Close
Faqja 81 prej 127 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 801 deri 810 prej 1268
  1. #801
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    " i keni 5 min. kohe me u shpernda, ose kem me ju a... stupc"
    ...jo kjo mua nuk me ka pelqy se ju kan dhan koh shum ...5 min...., sikur se te isha une ne vend policit aty , une vetem 5 seconda ju kisha dhen koh edhe ato 5 seconda po me duket shum ,,,,,po nejse pak toleranc me pas edhe per rrugaqt....

  2. #802
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    NJË DITË HERO, PO DITËN TJETËR...?
    18 Janar 2012 13:36, Nga Bekim Çollaku
    Bëhet fjalë për të njëjtët policë që më 25 korrik 2011 i rikthyen nën kontroll kufijtë e shtetit tonë dhe për këtë punë shembullore ne i shpallëm heronj. Tani, unë pyes inspiruesit e protestës se si ka mundësi që heronjtë e shtetit brenda natës të ndryshojnë dhe tani të klasifikohen si “dhunues” të qytetarëve, që ata i mbrojnë me jetën e tyre?

    Tani tensionet politike janë ulur, rrugët janë pastruar nga gurët e shumtë dhe të rëndë, tymi i gazit lotsjellës është shpërndarë në hapësirën e pafund ajrore. Ato rrugë dhe udhëkryqe që të shtunën e kaluar tërhoqën gjithë vëmendjen e opinionit publik (vendor dhe ndërkombëtar) tashmë janë rikthyer në rrjedhën e zakonshme. Por, pyetja e pashmangshme është se a do të vazhdojnë të mbesin të tilla këto rrugë edhe të dielën e ardhshme apo përsëri do ripërsëritet ajo çfarë ndodhi të shtunën e kaluar?

    Dhe tani ta analizojmë se kush, si dhe në çfarë mënyre do të përcaktojë një gjë të tillë. S’do shumë mend, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund të vendosë për një gjë të tillë, sepse e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare. Për më tepër, Qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e interesuar që qytetarët e vendit tonë, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat të shprehin lirshëm dhe pa frikë, kurdoherë, përgjithmonë dëshirat e tyre, brengat e tyre, synimet e tyre për një jetë më të mirë dhe dinjitoze. Fundja, liria e jonë ka kuptim vetëm nëse këto të drejta themelore respektohen në tërësi. Dhe kjo është ajo çfarë na udhëheq në punën tonë, kjo është ajo çfarë po bëjmë e do të bëjmë në vazhdimësi kudo që të shërbejmë.

    Atëherë, kujt i mbetet të vendosë se a do të kthehen ato rrugë dhe udhëkryqe në arena të tilla neveritëse sikur të dielën e kaluar? Sigurisht, përgjigja më e thjeshtë është që një gjë e tillë të bëhet nga projektuesit e këtij skenari. Dhe mund të bëhet fare lehtë nëse në mendjen e tyre mbizotëron logjika e arsyes që përmes mënyrës institucionale të adresojnë kërkesat e tyre politike. Dhe, ndoshta, do të mund ta bënin një gjë të tillë. Ndoshta do të duhej patjetër ta bënin një gjë të tillë që të japin shembullin konkret se respektojnë institucionet që fundja ata vetë përfaqësojnë. Pretendimi i tyre se qeveria nuk po zbaton një vendim të Parlamentit të Kosovës mund të adresohet në mënyrë institucionale, pa pasur nevojë të rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës, qofshin ata pjesëtarë të Policisë së Kosovës apo protestues. Një gjë e tillë mund të adresohet fare lehtë në seancën e radhës të Parlamentit të Kosovës që do të mbahet këtë javë. Kështu, në njërën anë kemi Qeverinë, e cila thotë se vendimi i Parlamentit është duke u respektuar, ndërsa në anën tjetër një forcë politike parlamentare pretendon të kundërtën. Sepse për ta sqaruar këtë dilemë nuk besoj që ka nevojë të shkohet këtu e në Merdarë apo tek Dheu i Bardhë. Dhe kjo duhet të ndodhë pikërisht në Parlament, për shumë arsye. Parlamenti është institucioni i vetëm përfaqësues i qytetareve, është organi kompetent për të nxjerrë ligje dhe vendime të cilat i zbaton Qeveria. Për më tepër, kushtet për punë janë më të mira, stimulimi financiar është adekuat dhe qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në pika kufitare, por mund të ndjekin nga shtëpitë e tyre të qetë trajtimin e kësaj problematike.

    Ata që konsiderojnë se Qeveria nuk po zbaton vendimin për reciprocitet, kanë shumë mundësi legale që të ndërmarrin veprime legjitime të përcaktuara me Kushtetutë. Për t’iu lehtësuar pak punët e tyre të lodhshme po përmend vetëm dy opsione: nën një, deputetët që mendojnë se Qeveria nuk po respekton vendimin për “masa reciproke, ekonomike, tregtare, politike etj” mund të kërkojnë mocionin e mosbesimit për këtë Qeveri dhe kështu i japin fund kësaj dileme; dhe e dyta, që është shumë racionale dhe adekuate në këtë situatë të krijuar, është themelimi i një komisioni parlamentar me mandat strikt për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi të Parlamentit. Për ta bërë edhe më kredil këtë komision parlamentar, në krye të tij patjetër duhet të emërohet vetë lideri i grupit parlamentar që mendon se ekzistenca e vetë shtetit dhe qenies tonë njerëzore varet nga zbatimi i këtij vendimi. Konsideroj se këto dy opsione janë shumë më të pranueshme për qytetarët e vendit krahasuar me vendimin e udhëheqësve të protestës për të marrë në duar të tyre pushtetin ekzekutiv për zbatimin e një vendimi që ka dalë pikërisht nga Parlamenti.

    Për fat të keq, druaj se ata nuk do të bëjnë një gjë të tillë, për shumë arsye. Një nga ato që konsiderohet si më e rrezikshmja është perceptimi i gabuar se rritja e presionit politik kundër Qeverisë, duke organizuar protesta (paqësore ose të dhunshme) me synimin për të prishur rëndin publik, që rrjedhimisht në mënyrë të pashmangshme nënkupton intervenimin e policisë për zbatimin e ligjit. Ky është një skenar i rrezikshëm i cili është zgjedhur për të realizuar objektivat politike të marrjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme nga ky ‘grusht’ i vogël njerëzish. Dhe krejt kjo po mundohet të bëhet në emër të interesit nacional. Por këtë interes nacional fatkeqësisht kanë drejtë ta përcaktojnë vetëm ky grusht njerëzish. Kjo nuk është e drejtë. Ku mbesim ne të tjerët dhe çfarë jemi ne?

    Se mos jemi ne nga ata që nuk ia duam të mirën vendit tonë? Ndoshta ata mendojnë se pushteti na i ka verbuar sytë dhe na ka tjetërsuar. Kështu mendojnë ata, dhe me propagandën e tyre provojnë që Qeverinë demokratike të Republikës së Kosovës ta paraqesin si qeveri diktatoriale. Shajnë dhe etiketojnë me qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi që ditë dhe natë, përkujdesën që themelet e pavarësisë së shtetit tonë të mos lëkundën nga lëkundjet dhe shkarjet e çastit që ndodhin në mendjen e këtij grushti të vogël njerëzish. Fyejnë dhe shfryhen me mllef mbi Policinë e Kosovës e cila bëri punën e vet ashtu siç ia ka përcaktuar Parlamenti i Kosovës. I fyejnë pa të drejtë dhe tash duan t’i linçojnë publikisht vetëm e vetëm se ata vepruan në zbatim të ligjit të shtunën e kaluar, ashtu siç vepruan të hënën e 25 korrikut të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për të njëjtit policë që me 25 korrik 2011 i rikthyen nën kontroll kufijtë e shtetit tonë, dhe për këtë punë shembullore ne i shpallëm heronj. Tani, unë pyes inspiruesit e protestës se si ka mundësi që heronjtë e shtetit brenda natës të ndryshojnë dhe tani të klasifikohen si “dhunues” të qytetarëve, që ata i mbrojnë me jetën e tyre?

    Në fund, dua të besoj se deputetët tanë ( e sidomos ata deputetë që janë duke organizuar protestat) të cilët i kemi zgjedhur për të përfaqësuar interesat tona në Parlamentin e Kosovës, do të bëjnë punë e tyre, do të trajtojnë me maturi politike të gjitha çështjet që e mundojnë shoqërinë tonë. Ata duhet të ofrojnë zgjidhje aty brenda në sallën e ngrohtë dhe jo në rrugët dhe udhëkryqet e janarit të ftohtë. Kjo duhet të jetë pritja legjitime e qytetarëve të vendit tonë, dhe jo ankthi se çfarë do të ndodhë të dielën e ardhshme.

    Autori është:

    Këshilltar i Lartë Politik i Kryeministrit të Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

  3. #803
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Vetvendosja eshte me emocione mos ja zini per te madhe... Keta te vvv edhe buke hane veq kur te kapin emocione.

  4. #804
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    THAÇI FTON VETËVENDOSJEN PËR DEBAT NË KUVEND

    Nga Express 18 Janar 2012 15:09

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje për një debat në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka përsëritur se rrugët nuk janë vendi i duhur për të zgjidhur problemet.

    "Dallimet dhe dilemat nuk zgjidhen në rrugë. E ftoj Vetëvendosjen që të kthehet në Kuvend dhe t’i bisedojmë të gjitha. Kam qenë i hapur dhe kam ftuar opozitarët. E kam ftuar edhe Vetëvendosjen, por ata kanë refuzuar. I ftoj që të mos e bartin politikën në rrugë. Zyra ime ka qenë dhe është e hapur për Vetëvendosjen. Të shmanget dhuna dhe rruga, e ta zhvillojmë debatin në institucione”, tha Thaçi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 18-01-2012 më 11:24

  5. #805
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kërbaçi i regjimit votëplaçkitës

    Publikuar: 17.01.2012 - 20:25
    Sulmi i policisë së Kosovës kundër qytetarëve që dolën për të protestuar në mbrojtje të një vendimi të Kuvendit të Kosovës ishte reagim i pritshëm i një regjimi, i cili pasi zaptoi institucionet e shtetit me vota të vjedhura, tash rrah shqiptarë e nesër ndoshta edhe mund t’i vrasë. Dhe për këtë terror psikik dhe fizik përherë do të gjejnë arsyetim leckat publicistike të pushtetit. Pas gjithë kësaj rrëmuje, opinioni duhet të shtrojë pyetje edhe për “Vetëvendosjen”, e cila duket se i ka ngatërruar qëllimet politike me veprime të papërshtatshme

    I

    Një pamje nga Podujeva flet më shumë se një mijë fjalë. Kur para 22 vjetësh, në një ditë dimri, policia serbe e vrau Ylfete Humollin në Lupç të Llapit, shqiptarët e Kosovës e dinin se për ta kishte nisur një fazë e vështirë e historisë – ballafaqimi i gjithanshëm me terrorin e Beogradit. Kryesisht duarthatë, por në epërsi morale ndaj një regjimi kriminal shqiptarët e fituan njëherë lirinë, pastaj edhe pavarësinë. 22 vjet më vonë dhe sërish nga Llapi policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, e cila, tekembramja, dominohet nga ata që e quajnë apo e ndiejnë veten shqiptarë, i ofroi publikut të Kosovës, me apo pa dashje, skena pothuaj të njëjta si atëbotë kur u vra Ylfete Humolli. Natyrisht, rrethanat janë krejt të ndryshme, nuk mund dhe nuk po krahasohen këtu pushtetarët e sotëm të Prishtinës me sundimtarët e atëhershëm jugosllavë dhe me puthadorët e tyre shqiptarë, nuk mund të krahasohet as policia e sotme e Republikës së Kosovës me milicët e atëhershëm. Por, megjithatë, nganjëherë një pamje flet më shumë se një mijë fjalë dhe publiku i gjerë televiziv i krahason ngjarjet me thjeshtësinë më të madhe të mundshme. Duket se qeveritarët e Kosovës, të cilët të shtunën e përcillnin me komoditet demonstrativ spektaklin brutal pranë pikave kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, nuk kanë qenë të vetëdijshëm për peshën e pamjeve. Dhe si të jenë, kur kujtesa e tyre historike është rrudhur në tenderin e pardjeshëm dhe keqpërdorimin e djeshëm të arkës së shtetit.

    II

    Mund të diskutohet nëse shefi i “Vetëvendosjes” me shokë e zgjodhi rrugën e duhur të shtunën për të protestuar në mbrojtje të një vendimi, i cili, sidoqoftë, nuk është votuar nga bashkësia lokale e Muçibabës, por nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. A u shfrytëzuan të gjitha instrumentet e angazhimit brenda institucioneve? A u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për denoncim publik të të gjithë atyre biznesmenëve që sjellin mallra nga Serbia në Kosovë, ku e realizojnë ekstra-profitin? A e kanë sa duhet të qartë liderët e “Vetëvendosjes” dallimin mes protestës që nuk kanos rendin publik dhe nuk shkakton dëme që në fund kompensohen nga xhepi i taksapaguesve, në emër të të cilëve kjo lëvizje thotë se po proteston, dhe monopolit që ka shteti për përdorimin e forcës legjitime? (Me forcë legjitime nuk mendoj assesi brutalitetin policor të së shtunës, por monopolin shtetëror në kuptim të asaj që kanë shkruar e shtjelluar Jean Bodin, Thomas Hobbes dhe Max Weber. Është e pabesueshme që partia e lexuesve të pasionuar, siç është “Vetëvendosja”, të mos ketë dijeni për këtë detaj politik, filozofik dhe sociologjik). A nuk do të kishte qenë më mirë sikur aktivistët e “Vetëvendosjes” të shpërndaheshin para vetëshërbimeve e dyqaneve nëpër Kosovë dhe të bënin kampanjë aktive kundër prodhimeve të padëshiruara? Lëvizja “Vetëvendosje” pretendon të jetë shumë kreative në organizimin e aksioneve politike. Kësaj radhe, për fat të keq, ajo nuk i dëshmoi këto aftësi kreative. Shumë pyetje mund t’u shtrohen drejtuesve të subjektit të tretë politik të Kosovës.

    III.

    Por edhe një mijë pyetje për “Vetëvendosjen” nuk e arsyetojnë brutalitetin e policisë së Kosovës, e cila të shtunën ose u urdhërua të veprojë ashtu si veproi ose nuk pati kush ta urdhëronte dhe e kaloi ditën duke u shfryrë në djem e vajza shqiptarë – kinse në përpjekje të mbrojtjes së rendit dhe ligjit. Ata policë që tundnin kërbaçin në emër të pushtetit, që gjakosnin qytetarë, që rrihnin e burgosnin deputetë të Kuvendit të Kosovës mund të pyeten – dhe kjo nuk është pyetje populliste – nëse do të vepronin me vendosmërinë e njëjtë ndaj strukturave paralele në veri ose ndaj atyre serbëve që edhe gati 13 vjet pas luftës në Kosovë qarkullojnë me vetura me tabela “UR”, “PR”, “PZ”, “DJ”, “GL” etj.?

    Është e kuptueshme që njerëzit, qytetarët anekënd Kosovës të jenë të zemëruar me këtë sjellje të policisë, e cila paguhet me para të taksapaguesve. Të shtunën, reagimi i policisë ishte joprofesional, agresiv, me një fjalë: ishte keqpërdorim i ligjit nga mbrojtësit e rendit dhe ligjit. Këta janë fqinjët tanë, kushërinjtë tanë, miqtë tanë. Nuk janë armiq tanët. Edhe pse policët nuk mund t’i lajnë duart tërësisht në pafajësi, mllefi i qytetarëve të Kosovës duhet të drejtohet kundër urdhërdhënësve të këtij brutaliteti. Ata kanë emër e mbiemër dhe ushtrojnë funksione në qeverinë e Kosovës. A do të bëhej hata sikur protestuesit të rrinin dy-tri ditë afër pikave kufitare? Jo. Në Gjermani njerëzit bllokojnë me ditë të tëra hekurudhën, madje lidhen me zinxhirë për binarë për të penguar transportin e mbetjeve radioaktive. Ose ndalin trafikun për të protestuar kundër ndërtimit të ndonjë autostrade. Por policia nuk ndërhyn ashtu si kjo jona të shtunën. Çdo polici profesionale përgatit dhe zbaton planin për deeskalimin e situatës. Përdorimi i forcës është mjeti i fundit. Në policinë e Kosovës është ndryshe, sepse ajo u nënshtrohet urdhrave të një tarafi politik, i cili në kuadrin e të gjitha deformimeve që i ka bërë deri më tash ua ka kaluar të gjitha pushteteve të pasluftës, duke vendosur në disa pozita udhëheqëse agjentë të nëntokës, figura të lidhura me krimin e organizuar dhe pinjollë udbashësh.

    Prandaj, ajo çfarë pa Kosova të shtunën ishte reagim i pritshëm i një regjimi, i cili nuk ka asnjë synim tjetër përveç se qëndrimin në pushtet me çdo mjet duke mos përjashtuar as dajakun për qytetarët, të cilëve gjoja u shërben.
    Dhuna e përdorur afër pikëkalimeve kufitare në Merdar dhe Dheu i Bardhë u ushtrua rrafsh 13 muaj pasi garnitura e tanishme sunduese erdhi në pushtet me vota të vjedhura. Një parlament me legjitimitet të cunguar zgjodhi një qeveri pothuaj pa legjitimitet demokratik. Rrjedhimisht një regjim i tillë – dhe kjo s’duhet ta befasojë askënd – për të ruajtur pushtetin sot është i gatshëm të rrahë qytetarë e nesër ndoshta edhe t’i vrasë. Tekembramja, atmosferës së dhunës dy-tri ditë para protestës i kontribuuan vetë eksponentët e regjimit, duke filluar nga kryeministri e deri te kalemxhinjtë e tij, të cilët tashmë e kanë pranuar tërësisht rolin e leckave publicistike, që zakonisht përdoren për çdo punë të fëlliqur. Por edhe për ta vlen porosia e Adem Demaçit që në vitet 90 ia kishte dhënë një figure publike: “Bacit, ti ke me u ba ikajl me e hongër krejt tirazhin e gazetës”.

    IV.

    Në krejt këtë rrëmujë një rol të neveritshëm luajti edhe qeveria e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çdokush mund të ketë 1001 vërejtje e kritika me vend për Albin Kurtin dhe lëvizjen e tij, por të krahasosh forcën e tretë parlamentare të Kosovës me serbët që bllokojnë rrugët në veri të vendit, siç veproi Ministria e Jashtme e Shqipërisë, është nonsens. Është primitivizëm t’i krahasosh krerët e “Vetëvendosjes” me Zvonko Veselinoviqin, kryeshefin e kriminelëve serbë në veri, i cili madje ka marrë rrogë nga Postë-Telekomi i Kosovës, që kontrollohet nga Qeveria e Kosovës. Sjellja e Shqipërisë zyrtare është përzierje flagrante në punët e brendshme të një vendi sovran. Paternalizmi i Tiranës mbi Prishtinën ka arritur me këtë ndërhyrje kulmin dhe nuk duhet të durohet më.

    Nuk është mirë që kryeministri Hashim Thaçi të vazhdojë të marrë yrnek në Tiranë për të qeverisur në Kosovë, sepse Shqipëria nuk është model, por është antimodel i demokracisë. Në verbërinë e tyre në favor të Berishës jo pak kosovarë nuk duan t’i shohin edhe anët e errëta të qeverisë së tanishme në Tiranë: Sali Berisha nuk do të mbahet në mend nga shqiptarët vetëm pse gjatë qeverisjes së tij shtetasve të Shqipërisë iu hoqën vizat për vendet e Schengenit. Berisha do të mbahet në mend për 26 të vdekur në Gërdec, për viktimat e 21 janarit 2010 në Tiranë, për koalicionin me Ilir M., i cili madje u incizua duke bërë pazare me pasuritë e shtetit, do të mbahet mend Berisha edhe për krijimin e një skene mediale me gazetarë oborrtarë e lecka publicistike, të cilat përdoren, njëjtë si në Kosovë, për të fshirë çdo fëlliqësi. Do të mbahet në mend Berisha edhe për shtrirjen e pushtetit familjar madje deri te vija bregdetare dhe lumenjtë e Shqipërisë. Të gjithë kosovarëve mund t’u pëlqejë ajo që po quhet rruga e kombit, por të paktë janë ata që shtrojnë pyetje rreth keqpërdorimeve të mëdha financiare që supozohet (nga drejtësia!) se janë bërë pikërisht në emër të rrugës së kombit. Gazeta e famshme franceze “Le Monde diplomatique” e pati quajtur “autostrada e korrupsionit nacional”.

    V.

    Sali Berisha sa herë që e ka pasur punën pisk në Tiranë është përpjekur të përdorë e keqpërdorë Kosovën për interesa të tij. Në fund të vitit 1996 dhe në fillim të vitit 1997, kur Shqipëria ndodhej para shembjes së piramidave financiare - dhe këto i kishte lejuar qeveria e atëhershme - Berisha u përpoq që krizën ta bartte në Kosovë, duke e ndërsyer, mes shumë të tjerëve, edhe folësin Reis Çiço që në TVSH-në e atëhershme të këndojë komente në stilin: “Kosovarët duhet t’i përkrahin demonstratat e opozitës serbe në Beograd... Studentët serbë do të fitojnë... Demokracia në Serbi do të fitojë”. Sipas kësaj logjike shqiptarët e Kosovës, të terrorizuar nga Serbia, duhej të dilnin në rrugë jo për të kërkuar lirinë e tyre, por për t’i ndihmuar Vuk Drashkoviqit të demokratizojë Serbinë. Që nga atëherë Reis Çiço ma kujton Hajrije Spikericën e Televizionit të Prishtinës të pushtuar nga regjimi serb. Ky rol destruktiv i atëhershëm i Berishës ndikoi në keqësimin e marrëdhënieve të tij me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Këta dy nuk u takuan kurrë në truallin e Kosovës. Në këtë mes dhe nga perspektiva e sotme duket vetëm qesharake ajo që Berisha kishte thënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në mars të vitit 1997: i pyetur nga revista “Der Spiegel” se ç’mendonte për aksionet e UÇK-së, ai së pari kishte shprehur dyshimin e tij nëse këto “të ashtuquajtura grupe terrori” vërtet përbëheshin nga shqiptarët, pastaj kishte supozuar se prapa sulmeve të UÇK-së qëndronte vetë Arkani, shefi i bandave paramilitare serbe. Kjo i bie se Arkani paskësh qenë shef i Hashim Thaçit. Është mirë që kryeministri i tanishëm i Kosovës t’ia shpjegojë homologut të tij shqiptar si ka qenë puna, nëse takohen këto ditë për t’i dhënë këshilla njëri-tjetrit dhe për të shkëmbyer eksperiencën e begatshme për atë se si luftohen “armiqtë e brendshëm”.

    VI.

    Nga gjithë ajo që ndodhi të shtunën duhet të nxirren disa mësime e përfundime: së pari Qeveria e Kosovës duhet të merret vesh se ç’janë protestuesit e “Vetëvendosjes” – “faqezi” (sipas Hashim Thaçit) apo “patriotë të sinqertë” (sipas hyzmeqarit të tij të parë Hajredin Kuçi?) “Vetëvendosja” dhe sidomos Albin Kurti duhet ta pyesin veten nëse politika është vetëm art i asfaltit dhe i gurëhedhjes, i cili në fund më shumë u kushton qytetarëve se sa qeveritarëve, apo art i së mundshmes dhe i krijimit të alternativave e aleancave që i bëjnë të arritshme ndryshimet. Albin Kurti po ashtu do të ishte mirë të koncentrohej në politikën e prekshme dhe ta linte njëherë ad acta idenë e tij për bashkim kombëtar, sepse kjo s’bëhet me entuziastë që zënë vend në dy autobusë, as me monopolizim të patriotizmit dhe në kundërshtim frontal retorik me politikën ndërkombëtare. Mbi të gjitha “Vetëvendosje” dhe partitë e tjera opozitare në muajt në vijim duhet të formulojnë një plan të përbashkët për evitimin e plaçkitjes së votave në zgjedhjet e ardhshme dhe një platformë për një qeverisje të pastër. Nëse opozita nuk është e vendosur dhe e organizuar, atëherë ky regjim sërish do t’i vjedhë zgjedhjet, sepse kjo është njëra prej shkathtësive më të rrezikshme të tij. “Vetëvendosje” ka bërë njëherë gabim duke hyrë symbyllur në parlamentin që doli nga votat e vjedhura.

    Rruga drejt pushtetit është e gjatë – Joschka Fischerit, aktivistit majtist dhe gurëhedhës kundër policisë gjermane, i janë dashur 20 vjet derisa arriti në kulm të pushtetit. Në këtë rrugëtim ai modifikoi e modernizoi shumë qëndrime, duke u bërë politikan i moderuar: prej urrejtësit të NATO-s u bë përkrahës i intervenimit të NATO-s në Bosnjë dhe Kosovë, prej armikut të kapitalizmit të egër u bë mbështetës i një shoqërie të majtë liberale. Në ditët në vijim Albin Kurti është mirë të lexojë disa libra të Joschka Fischerit dhe jo pak tekste mbi karrierën politike të gjelbëroshit gjerman, nëse nuk dëshiron të qëndrojë 20 vjet në opozitë.
    http://www.koha.net/?page=1,9,84402

  6. #806
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Vetvendosja eshte me emocione mos ja zini per te madhe... Keta te vvv edhe buke hane veq kur te kapin emocione.
    Prishtinë, 17 janar – Vepra me të cilën krenohet kryeministri Hashim Thaçi është ndërtuar edhe nga persona të kërkuar për krim të organizuar. Kamionët e kriminelit të shumëkërkuar Zvonko Veselinoviq kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinoviq dhe dy personave të tjerë, kamionë këta të kompanisë ’Hipo alpe Adria lizing’.

    Prokurori serb Milko Radisavleviq ka thënë për mediat serbe se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare. Sipas prokurorit, përveç Veselinoviqëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojnçiq dhe Dragan Qurçiq.

    “Sipas prokurorit Radisavleviq, këta kamionë janë përdoruar në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Tiranë”.

    po pra, keta nga VV nuk mund marrin tendera si ai Veselinoviqi i veriut, qe po tall ****** me shtetin e hashimit ne veri plus edhe KFOR-in, e nderkohe edhe rrugen e kombit kishte qene duke ua ndrequr ! nc,nc,nc

    He lujani Drenica e Hashimit, luajani, edhe per Shypni e keni sose ta çoni Serbine dhe produktet e saja, e per nje rruge te vjelin dy here haraçin here ne Merdare e here ne Vermice!

    Po edhe hala te tregoni, si dikush po deshiron t`ua marre pushtetin, ne fakt te ua ndale tere ate biznes te piste qe e bejne, sepse do ju ndalet kafshata ne fyte dhe do i ze mjerimi.

    Disi ama hiç nuk po ju pershtatet fotoja çlirimtare dhe e pervuajtur me kete foton e sotme, njera eshte gabim 100 % e tani ju mbetet te vendosni mes dyjave !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  7. #807
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Mund të diskutohet nëse shefi i “Vetëvendosjes” me shokë e zgjodhi rrugën e duhur të shtunën për të protestuar në mbrojtje të një vendimi, i cili, sidoqoftë, nuk është votuar nga bashkësia lokale e Muçibabës, por nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. A u shfrytëzuan të gjitha instrumentet e angazhimit brenda institucioneve? A u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për denoncim publik të të gjithë atyre biznesmenëve që sjellin mallra nga Serbia në Kosovë, ku e realizojnë ekstra-profitin? A e kanë sa duhet të qartë liderët e “Vetëvendosjes” dallimin mes protestës që nuk kanos rendin publik dhe nuk shkakton dëme që në fund kompensohen nga xhepi i taksapaguesve, në emër të të cilëve kjo lëvizje thotë se po proteston, dhe monopolit që ka shteti për përdorimin e forcës legjitime? (Me forcë legjitime nuk mendoj assesi brutalitetin policor të së shtunës, por monopolin shtetëror në kuptim të asaj që kanë shkruar e shtjelluar Jean Bodin, Thomas Hobbes dhe Max Weber. Është e pabesueshme që partia e lexuesve të pasionuar, siç është “Vetëvendosja”, të mos ketë dijeni për këtë detaj politik, filozofik dhe sociologjik). A nuk do të kishte qenë më mirë sikur aktivistët e “Vetëvendosjes” të shpërndaheshin para vetëshërbimeve e dyqaneve nëpër Kosovë dhe të bënin kampanjë aktive kundër prodhimeve të padëshiruara? Lëvizja “Vetëvendosje” pretendon të jetë shumë kreative në organizimin e aksioneve politike. Kësaj radhe, për fat të keq, ajo nuk i dëshmoi këto aftësi kreative. Shumë pyetje mund t’u shtrohen drejtuesve të subjektit të tretë politik të Kosovës.
    1. VV proteston kunder ketij rendi publik, gjegjesisht, rendit te kamionave nga serbia apo me mallra serbe qe futen ne Kosove. VV ka qene teper e qarte ne qellimet e saja, ka sqaruar ne detale se cilin rend deshiron ta stopoje.. dhe asnje tjeter nuk do ta pengonte ne realizimin e tij normal. Ky rend publik i lejuar dhe sponzoruar nga qeveria eshte antiKosove dhe antishqiptar, plus eshte edhe ne kundershtim me vendimin e Kuvendit. Perdorimi i pakontrolluar i monopolit te shtetit(forces publike) nga ana e qeverise, qoi apo do te mund te qonte deri te prishja e rendeve tjera publike dhe shkaktimit te demeve tjera, deme te cilat megjithate jane pakrahasim me te vogla se lejimi apo egzistimi i nje rendi te ketille publik ashtu si egziston momentalisht. Fajin per deme kolaterale pra, duhet ta bartin egzekutoret dhe urdherdhenesit e forces publike qe reaguan ne menyre te pakontrolluar qellimisht.. per ta paraqitur VV si rrezik ndaj institucioneve, si grupim anarkik me parime antishteterore e antiqytetare. Reagimi jo profesional i milicise se hashimit prishi teresisht rendin publik dhe rahatin e qytetareve, perndryshe vetem kamionet e shkive do te bllokoheshin(keshtu tha perafersisht edhe Albini dy-tri dite para protestes, kur u pyet rreth komenteve te ashpra te qeveritareve, ai tha: "ne eshte e vertet qe i detyruam te reagojne, komentojne.. por nuk jemi fajtor pse reagimi i tyre ishte banal").
    Sigurisht ne kete rast qendron edhe ideja qe.. per nje te mire me te madhe duhet te sakrifikohen gjera me te vogla. Ne kete rast vetem idiotet dhe antishqiptaret nuk dojne ta kuptojne se rendi publik qe VV deshiron ta prishe, ndaloje, stopoje.. eshte nje hiq minucioz ne krahasim me perfitimet qe do na sillnin.

    2. Sa per kampanjen aktive afer vetesherbimeve, etj, qe mbajne prodhime nga serbia.. habitem se si Robelli mund te bjere ne nje gabim te ketille axhamie. Kjo do te qonte ne vllavrasje pa dyshimin me te vogel. Nuk lejon shqiptari me ju afru te zadruga e me ja kesh mallin.. Kjo s'vjen ne konsiderat fare. Duhet mu vra me qytetar shqiptar, me privat, me shitesa t'imte.. kur fajin kryesor mbajne mafijozet e klaneve te lidhura me shkije e pushtet. Kete padyshim do ta preferonte edhe qeveria.. gjakderdhje ndermjet qytetareve me inicim te VV-se.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #808
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    THAÇI FTON VETËVENDOSJEN PËR DEBAT NË KUVEND

    Nga Express 18 Janar 2012 15:09

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje për një debat në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka përsëritur se rrugët nuk janë vendi i duhur për të zgjidhur problemet.

    "Dallimet dhe dilemat nuk zgjidhen në rrugë. E ftoj Vetëvendosjen që të kthehet në Kuvend dhe t’i bisedojmë të gjitha. Kam qenë i hapur dhe kam ftuar opozitarët. E kam ftuar edhe Vetëvendosjen, por ata kanë refuzuar. I ftoj që të mos e bartin politikën në rrugë. Zyra ime ka qenë dhe është e hapur për Vetëvendosjen. Të shmanget dhuna dhe rruga, e ta zhvillojmë debatin në institucione”, tha Thaçi.
    i erdhi fundi z.hashimoviqit

  9. #809
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Qeveria, si strukturë paralele
    Publikuar: 18.01.2012 - 18:09
    Debati në shoqërinë demokratike nuk do të drejtohej kah pyetja se a kanë të drejtë aktivistët e “Vetëvendosjes” që të përcaktojnë se cila veturë e kalon kufirin, por përse Qeveria e vendit nuk e ka plotësuar obligimin ndaj të zgjedhurve të popullit. Për më tepër, pse i rrah kur ata kërkojnë që të respektohen interesat e vendit, ashtu siç i ka përcaktuar Kuvendi. Krahasuar me këto mëkate, ai i “Vetëvendosjes” duket lojë fëmijësh

    1.

    Pengimi i dhunshëm i demonstratave të “Vetëvendosjes” më 14 janar të këtij viti tregon degradimin e mëtejmë të funksionimit të brishtë të demokracisë kosovare dhe është edhe një sinjal alarmi për shtetin e ri.

    E qartë, ajo që u pa në sipërfaqe të ngjarjes, në afërsi të Podujevës, ishte ushtrimi i dhunës nga ana e policisë së Kosovës kundër protestuesve të padhunshëm. E me këtë, edhe sinjali i Qeverisë së Kosovës se nuk ka tolerancë ndaj protestës - së paku ndaj protestës së shqiptarëve. Rrjedhimisht, dhe po të qëndrojë kështu, do të ndërtohet një parim i rrezikshëm për shoqërinë, e ai është e drejta e seleksionimit nga ana e Qeverisë se kush guxon të protestojë dhe kush nuk guxon ta bëjë këtë, ani pse përdor metoda të padhunshme.

    Vendi ka kaluar nëpër arbitraritetin qeveritar më herët - vetëm se ka qenë një sistem krejtësisht tjetër, që pau fundin e vet me bomba të NATO-s.

    2.

    Problemi është edhe më i thelluar se kaq, kur shohim se në mesin e të rrahurve dhe të të arrestuarve ka deputetë të Kuvendit të Kosovës. Urdhërdhënësit e këtij aksioni vunë në një situatë të papërputhshme me demokracinë njësitet e policisë së Kosovës: ato lëre që nuk kanë të drejtë të rrahin e të arrestojnë protestues të padhunshëm, por aq më pak kanë të drejtë të rrahin e të arrestojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e përfshirë në këto protesta konsideronin se po e kryenin mandatin e tyre, si përfaqësues të zgjedhësve të vet, dhe përfshirja e tyre në protestë nuk kishte asnjë element të veprimit kriminal për çka do të mund të ndiqeshin eventualisht. Rrahja dhe arrestimi i deputetëve të “Vetëvendosjes” përbën një shkelje të rëndë ligjore. Është edhe pengim i dhunshëm i kryerjes së funksionit të deputetit. Është edhe cenim i votës së lirë të qytetarëve, i shndërruar në mandat të deputetit. Është edhe përmbysje e interpretimit të Kushtetutës: policët rrahën dhe arrestuan eprorët e vet. Deputeti i Kuvendit të Kosovës zgjedh Qeverinë e Qeveria, në bazë të këtij mandati të marrë urdhëron policinë. Vetëm në sisteme jodemokratike mund t’i urdhërojë policia pjesëtarët e Parlamentit se çka të bëjnë.

    3.

    Veprimi i policëve, natyrisht, nuk ishte shprehje e vullnetit individual të tyre. Po të ishte kështu, atëherë në Podujevë e në pikën kufitare të Dheut të Bardhë do të flisnim për tejkalim kompetencash të pjesëtarëve të policisë.

    Nuk është kështu. Veprimi i policisë ishte tejkalim kompetencash i Qeverisë. Shpërfillja e Qeverisë e të së drejtës për të protestuar, qoftë të qytetarit, qoftë të deputetit pason një shpërfillje paraprake, atë të vendimeve të Kuvendit të Kosovës.

    Me iniciativë të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe me përkrahje të deputetëve të shumë subjekteve të tjera parlamentare (përfshirë edhe të atyre të Pushtetit), Kuvendi mori një vendim me të cilin Qeveria obligohet që të vendosë marrëdhënie reciproke me Serbinë.

    Qeveria deri më tani nuk ka marrë në shqyrtim ndonjë informatë përmbledhëse e lëre më t’i raportojë Kuvendit se çka ka ndërmarrë në kryerjen e obligimit të vendosur nga organi më i lartë i vendit. Në vend të shqyrtimit, të përpilimit të detyrave dhe raportimit, Qeveria me një dozë të theksuar harbutërie deklaroi se këtë vendim e konsideron këshillëdhënës, pastaj se edhe ashtu është duke e përmbushur reciprocitetin dhe në fund e akuzoi “Vetëvendosjen” se po sillet njëjtë sikur një i arrestuar për kontrabandë armësh dhe kush e di çka tjetër me emrin Veselinoviq.

    Obligimi i një qeverie demokratike, në këtë një muaj e gjysmë, prej se është marrë vendimi në Kuvend, ka qenë që së paku të ftohen “Vetëvendosja” dhe partitë e tjera votuese të këtij vendimi për të bërë një bilanc: çka është bërë deri tani në vendosjen e reciprocitetit, çka po mungon sipas partive në opozitë, çka mund dhe duhet të bëhet më tutje.

    Kjo gjendje quhet dialog, kusht paraprak për zgjidhje brenda institucionale, diçka që duket e panjohur për pushtetin e tanishëm.

    Kjo qeveri, në vend të ftesës për zbatim të përbashkët të obligimeve të vendosura në Kuvend është kërcënuar së pari verbalisht ndaj prijësve të “Vetëvendosjes”, e pastaj këtë kërcënim e ka zbatuar me dhunë policore.

    Duke shkelur mbi protestuesit, Qeveria ka shkelur me të dyja këmbët edhe mbi relacionin demokratik mes Kuvendit dhe Qeverisë: ka zgjedhur të mos e përfillë vendimin e Kuvendit, e madje edhe të shkelmojë të gjithë ata që menduan se duke protestuar në rrugë po e mbronin mu atë vendim të Kuvendit.

    Kështu ia ka hapur rrugën vetes që të vendosë parimin e arbitraritetit: do të respektojë çka dhe kur të dojë nga Kuvendi i Kosovës, e kur këtë nuk do ta bëjë mund të përdorë edhe forcën.

    4.

    Kurthi i arbitraritetit rri edhe mbi kokën e “Vetëvendosjes”. Dikush mund të akuzojë, ndoshta edhe me të drejtë, se “Vetëvendosja” ka zgjedhur të bëhet “arbitri kufitar” i cili do të përcaktojë se cili kamion do të kalojë e cili jo, cila veturë bën të hyjë në Kosovë e cila jo. Këto punë i kanë qartazi policët dhe doganierët e Kosovës, dhe “Vetëvendosja” nuk mund t’ua marrë atyre kompetencat. Por ky arbitraritet duhet të konsiderohet brenda kontekstit të arbitraritetit më të madh, atij të Qeverisë. Nëse Qeveria nuk i urdhëron policët e doganierët kosovarë që të respektojnë një marrëdhënie reciproke me Serbinë pse të akuzohet “Vetëvendosja” që dashka të bënte një gjë të tillë me vetiniciativë?

    Në një shtet demokratik, veprimi i këtillë i “Vetëvendosjes” ndoshta do të interpretohej si një veprim arbitrar, por edhe më tepër, si një veprim që simbolizon dështimin e institucioneve të Kosovës. Debati në shoqërinë demokratike nuk do të drejtohej kah pyetja se a kanë të drejtë aktivistët e “Vetëvendosjes” që të përcaktojnë se cila veturë e kalon kufirin, por përse Qeveria e vendit nuk e ka plotësuar obligimin ndaj të zgjedhurve të popullit. Për më tepër, pse i rrah kur ata kërkojnë që të respektohen interesat e vendit, ashtu siç i ka përcaktuar Kuvendi. Krahasuar me këto mëkate, ai i “Vetëvendosjes” duket lojë fëmijësh.

    Lëvizja “Vetëvendosje” është portretuar pa të drejtë me tone alarmuese nga ana e Qeverisë, medieve të tyre dhe disa përfaqësuesve ndërkombëtarë. Këta të fundit do të mund të ishin më konsekuentë në fjalët e tyre dhe para se të deklaroheshin, do të mund të lexonin Raportin e Progresit të Komisionit Evropian të tri viteve të fundit. Aty, në formë të përhershme vlerësohet si dobësi e madhe e Kosovës shpërfillja e Kuvendit të Kosovës nga ana e Qeverisë. Po të ishin konsekuentë në analizë do të duhej të pranonin se në formë paradoksale, jo edhe gjithaq të dashur e të duhur ndoshta, por lëvizja “Vetëvendosje” po i zbaton rekomandimet e Komisionit Evropian, për dallim prej Qeverisë.

    5.

    Para një viti vendi ishte në një krizë politike të krijuar, kryesisht, nga partia e cila sot është në pushtet.

    Ajo për një kohë të gjatë ndërtoi institucionet e veta paralele, me burime gjithsesi të dyshimta financimi. Për pothuaj një dhjetëvjetësh kishte policinë e vet sekrete, jashtë çdo kontrolli institucional. Pastaj organizoi një strukturë për vjedhje votash, e cila nuk u ndëshkua nga ligji, duke e legjitimuar si partinë, ashtu edhe instrumentin e vjedhjes së votës.

    Pushteti arriti të funksionojë si “strukturë paralele” në shumë vendime, prej atij prej negociatave me Serbinë e deri te ndërtimi i autostradës, me një kontratë "fantome" që do të kushtojë një miliard euro.

    Me veprimin e 14 janarit Qeveria e dha kontributin edhe për vulën e vet politike. Po rrezikon të shndërrohet e tëra në strukturë paralele, e shkëputur prej relacioneve kushtetuese dhe qytetarëve të vet, e vendosur që të mbrohet me kërbaç.

    http://www.koha.net/?page=1,9,84531

  10. #810
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    Prishtinë, 17 janar – Vepra me të cilën krenohet kryeministri Hashim Thaçi është ndërtuar edhe nga persona të kërkuar për krim të organizuar. Kamionët e kriminelit të shumëkërkuar Zvonko Veselinoviq kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinoviq dhe dy personave të tjerë, kamionë këta të kompanisë ’Hipo alpe Adria lizing’.

    Prokurori serb Milko Radisavleviq ka thënë për mediat serbe se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare. Sipas prokurorit, përveç Veselinoviqëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojnçiq dhe Dragan Qurçiq.

    “Sipas prokurorit Radisavleviq, këta kamionë janë përdoruar në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Tiranë”.

    po pra, keta nga VV nuk mund marrin tendera si ai Veselinoviqi i veriut, qe po tall ****** me shtetin e hashimit ne veri plus edhe KFOR-in, e nderkohe edhe rrugen e kombit kishte qene duke ua ndrequr ! nc,nc,nc

    He lujani Drenica e Hashimit, luajani, edhe per Shypni e keni sose ta çoni Serbine dhe produktet e saja, e per nje rruge te vjelin dy here haraçin here ne Merdare e here ne Vermice!

    Po edhe hala te tregoni, si dikush po deshiron t`ua marre pushtetin, ne fakt te ua ndale tere ate biznes te piste qe e bejne, sepse do ju ndalet kafshata ne fyte dhe do i ze mjerimi.

    Disi ama hiç nuk po ju pershtatet fotoja çlirimtare dhe e pervuajtur me kete foton e sotme, njera eshte gabim 100 % e tani ju mbetet te vendosni mes dyjave !
    A qaq leht bini pre e provokimeve beogradase a... Une vlla ma shume i besoj temit se t'hujit

    Shif shif ku informohen per gjendjen ne Kosove VVVufundusja... hahahah

Faqja 81 prej 127 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •