Albo, mundoheni te pini supe me dy luge!Eshte e turpshme dhe e denueshme ligjerisht dhe moralisht ajo qe po ben Vetevendosja ne Kosove. Protesta te tilla anti-demokratike dhe anti-kushtetuese, nuk duhen lejuar ne Kosove. Protesta qe kane per qellim "bllokimin e pikave kufitare" nuk jane protesta kunder pales serbe apo bizneseve serbe, jane protesta kunder shtetit demokratik te Kosoves. Keto protesta jane te ngjashme me dhunen qe pame ne 21 janar 2011 nga protestat e opozites shqiptare ne Tirane. Kjo ka vetem nje emer: rrugaceri politike!
Nuk ka ngelur as fati i Kosoves dhe as ceshtja jone kombetare ne duart e Albin Kurtit. Populli shqiptar i zgjedh me voten e tij te lire ata qe duhet te drejtojne qeverine e vendit, dhe te flasin ne emrin e gjithe interesave te popullit te Kosoves. Vetem qeveria e Kosoves, Kuvendi i Kosoves, presidenca e Kosoves kane te drejte te dalin e flasin ne emer te popullit te Kosoves e te mbrojne interesat e tij. Nuk kane ngelur interesat tona te perfaqesohen nga njerez sharlatane si Albin Kurti, qe jo vetem qe nuk po e ndihmon situaten ne Kosove, por po minon gjithcka qe shteti i Kosoves ka arritur ne keto 2 dekadat e fundit ne Kosove.
Nese populli i Kosoves eshte i pakenaqur me qeverisjen e vendit, opozita nuk behet ne rruge, behet ne Kuvendin e Kosoves. Qeverite nuk rrezohen ne rruge, rrezohen ose ne Kuvend me mocion mosbesimi, ose ne zgjedhjet e ardhshme. Ashtu si populli i Kosoves nuk reflekton vlera kur imiton ekstremistet serbe me akte te tilla vandaliste. Me akte te tilla, nuk i tregojme botes qe jemi nje popull i qyteteruar, por qe jemi nje popull po aq i prapambetur sa edhe pala serbe qe ben akte te tilla.
Kam qene une ai qe kam shprehur shpesh ne kete forum indinjaten time me vendime qe qeveria e Kosoves ka mbajtur dhe politikane te ndryshem ne Kosove. Por ne kete rast, qeveria e Kosoves, institucionet e Kosoves, policia e Kosoves, gezojne mbeshtetjen dhe respektin tim per detyren e tyre kushtetuese. Mos lejoni keta njerez sharlatane qe te shkaterrojne me akte te tilla demokracine e brishte kosovare qe eshte ndertuar me gjak e sakrifica. Gjithashtu i bej thirrje gjithe popullit te Kosoves, qe te bojkotojne thirrjet antikushtetuese per bllokimin e pikave kufitare.
Albo
Krijoni Kontakt