Personalisht nuk kam besuar, nuk kam menduar, dhe fare nuk me ka shkuar mendja qe me 14 Janar 2012 tek Merdarja dhe Dheu I Bardhe do perseritet apo riperseritet koha e okupimit te Ssrbise ne Kosove. Fare nuk kam menduar dhe nuk me ka shkuar mendja qe ne kete menyre te vrazhde e jo profesionale to te reagoj Policia e Kosoves ndaj Protestuesve, ndaj Popullit te vet. Ky reagim I vrazhde I policise se Kosove me 14 Janar 2012 per nje qast ma ktheu memorien e viteve 1981, edhe pse ne ate kohe kame qene goxha ne moshe te re, ma ktheu memorien e viteve 1990-1997 kur po ne te njejeten menyre sikurse policia e Kosoves tani, reagoi policia e regjimit te Millosheviqit ndaj Shqiptareve. Vetem e vetem pse Shqiptaret, pse populli, pse studentet u ngriten per te kerkuar te drejtat e tyre si popull e si komb per lirin dhe pavarsine te plote, sikurse gjithe popujt ne boten me demokratike.
Me te vertete nuk kam besuar qe Policia e jone ne kete menyre aq te vrazhde do I arreston gjithe protestuesit, gjithe deputet e nje levizeje apo partie e cila eshte e treat ne Kosove, gjithe konjukturen e partise se dyte opozitare – me sakt partise – levizjes me opozitare dhe te vetme ne Kuvend te Kosoves. Me te vertete nuk me ka shkuar mendja dhe nuk kam besuar qe policia e Kosoves te reagoj e te sillet ne kete menyre me te vrazhde te mundeshme ndaj atyre qe me qdo kusht u munduan ta mbrojne vendimin e oragnit me te larte legjistrativ ne Kosoves siq eshte Kuvendi I Kosoves per Reciprocitet te plote me Serbine te marr me date 7 Dhjetor 2011.
Gjitahshtu nuk kame besuar, dhe nuk me ka shkuar mendja qe keta pushtetar te tanishem, ish pjestar te Ushtrise Clirimtare te Kosves, te cilet edhe vet e luftuan regjimin e eger, regjimin poshterues, regjimin hegjemonist te Millosheviqit ndaj popullit Shqiptar me vite te tera, me decenie. Dhe ja tani me 14 Janar 2012 po keta pushtetar qe qdo herash thirren ne luften e UCK-se, dhane urdherin per nderhyrje te varzhde te policise ndaj protestuesve dhe popullit. Vetem e vetem qe protestuesit e populli deshen ta mbrojne e ta zbatojne vendimin e Kuvendit te Kosoves. Vetem e vetem qe protestuesit e populli deshen ta mbrojne interesin e tyre shteteror. Vetem e vetem qe protestuesit dhe populli deshi dhe reagoi kunder padrejtesive qe po I ofrohet e servohet si nga nderkombetaret, po ashtu edhe nga vendoret.
!4 Janari 2012 tregoi ca gjera. Se ne mund te duhet te jemi te Pavarur dhe te kemi Sovranitet te Plote. Edhe ne mund dhe duhet te vejm reciprocitet te plote ndaj atyre qe nuk ka njofin. Edhe ne mund dhe duhet te vendsoim per interesat tona shteterore e Kombetare.
Pra tani me 22 janar 2012 te gjithe ne mbrojte te KOMBIT Shqiptar.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Qeveria kuislinge e Thacit nuk bindet me protestat...
Bllokimi afatgjate i tregtise me Serbine per Qeverine kuislinge, kolonialistet dhe Serbine eshte pothuajse e barabarte me shpallje te luftes. Prandaj, ata te cilet deshirojne nderprerjen e tregtise me Serbine faktikisht do te duhej te ishin te gatshem te luftojne. Perndryshe, cdo here do te perballen me dhunen primitive te policise se instrumentalizuar nga kuislinget dhe propaganden perkatese.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-01-2012 më 13:14
Krejtesisht gjykim i gabuar dhe emocional!
Nuk behet as shtet e as politike me emocione Ariani_TB.
Ndjehem shume keq kur lexoj paralelizma naive ndermjet pushtuesit dhe shtetit tone. Une e ndjej Kosoven si shtetin tim, pavaresisht se jam lindur e rritur ne Shqiperine e faqes se zeze enveriste.
Te kam mendu me te ri ne moshe, mirepo me keto qe the tash e kam te qarte se pse shume prej jush keni mendime dhe qendrime te tilla.
Me duket se ende nuk dini se si ta doni Kosoven!
Jeni force politike more zoteri dhe nuk lejohet qe te silleni ne nje menyre kaq emocionale dhe kaq amatore me vetveten dhe me shoqerine.
e vertet
dhe do ta kini perkrahjen e krejt kombit shqiptar
ne mbroijtje te kombit nga
rrugaqet e vetfundosjes se albinit
mos ke frig se te gjith jemi per mbroitje
siq ishum edhe dje
qe te gjith e perkrahum intervenimin e drejt te policis se Kosoves ne mbrojtje te kufive te vet
Ndersa per mu pamje me te mjere se ta shoh kamionin e shkijeve duke pru ushqim per femijet e Kosoves.. nuk ka.
Qe ne çfare gjendje shtazarake kane ardhur zagart e hashimit.. edhe refugjatet e perzane nga shkijet me 99-ten i perqeshin.. dhe njekohesisht po tregojne se policia e kosoves eshte barazu ne egersi me milici e paramilitar shkije. Por po harron Mrena se refugjatet e fitun luften.. qashtu te rrahun e sakatum prej krimineleve.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Sot ka protestë, jo luftë!
S’e kuptoj përse gjithë kjo ndjellje e dhunës, gjakut, frikës dhe histerisë. Sot ka protestë, jo luftë. Është për Kosovën, jo kundër saj. As kundër Serbisë. Prandaj, sot duhen mend, jo pushkë. Nga të gjithë. Sot do të ketë protestë, jo luftë! Lutem të jetë ashtu. Shpresoj që secili nga këndi i tij sot të jetë patriot e atdhedashës, dhe jo një shpirtngushtë partiak. Ideja e protestës së sotme është për Kosovën (dua ta besoj kështu), prandaj nuk kemi çka të frikësohemi nga asgjë dhe para së gjithash nga njëri-tjetri. E këtë Kosovën e harruam të gjithë javën që shkoi.
S’po arrij të kuptoj përse nuk jemi në gjendje të kultivojmë një trohë racionalitet, një trohë gjykim me kokë të ftohtë, e të shohim përtej hundës sonë dhe matanë frikës. Pse duhet të frikësohemi, para së gjithash prej njëri-tjetrit. Për një copë pushteti a e vlen tërë kjo frikë.
Nuk e di përse duhet të mbjellim kaq shumë frikë ndaj njëri-tjetrit, të ndjellim dhunë, gjak në vend të ndjenjave njerëzore e civilizuese. Përse po parashikojmë vetëm zi dhe përse po e portretizojmë veten tonë ashtu si nuk jemi - si diktatorë aziatikë e arabë. ...
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...este-jo-lufte/
-----------------------------------------------------------------------------------------
Pati dhunë shtetërore, jo luftë!
Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje përfundoi jo ashtu siç alarmuan Qeveria e Kosovës, partitë në pushtet e disa opozitare, ambasadorët e Quintit, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë... Nuk u derdh as gjak, e nuk u bë as luftë. Nuk pati as zjarr e as vrasje.
Madje, për dallim nga protestat e kaluara, aktivistët e Vetëvendosjes janë treguar shumë më të qetë, më të “disiplinuar” dhe më të kujdesshëm. Ata të cilët janë treguar të dhunshëm janë pikërisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët ishin të parët që provokuan protestuesit.
Këtë e panë dhe e dëshmuan të gjithë: protestuesit, përfaqësuesit e medieve, kamerat si dhe përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Këtë nuk e pa vetëm Qeveria e Kosovës, e cila përmes një reagimi të lëshuar për medie “shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuara kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët janë në mbrojtje të rendit dhe ligjit” ...
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...rore-jo-lufte/
--------------------------------------------------------------------------------
Histori e përsëritur
....
Për të mos e zgjatur, shumëkush në pozicionin e Thaçit të sotshëm po e sheh Rugovën e dikurshëm, ndërsa aty ku dikur ishte Thaçi, tash ndodhet Albin Kurti. Le t’i krahasojmë të pakrahasueshmit në vetëm një segment - atë të qasjes së tyre ndaj sintagmës së përdorur (e të keqpërdorur) shpesh: “miqtë ndërkombëtarë”.
Duket se atë që Rugova e dinte dhe e mbronte atëherë, tash e kanë mësuar edhe përfaqësues të partisë në pushtet, të cilët shumë veprime, sidomos ato në raport me Serbinë, i arsyetojnë me domosdonë e të qenit bashkëpunues me shtetet e Perëndimit. Për këtë, siç jemi dëshmitarë, nuk kanë shumë mirëkuptim përfaqësues të Vetëvendosjes, të cilët, si Thaçi i atëhershëm, me shumë këmbëngulje e kërkojnë “të drejtën e të vërtetën” e plotë. ...
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-e-perseritur/
....po kush o ka ju shtin me zor me ble artikuj te shkive .....mos e blej ....pisat e keq ...veq t'ha m*t qaty leht osht ...pis..Ndersa per mu pamje me te mjere se ta shoh kamionin e shkijeve duke pru ushqim per femijet e Kosoves.. nuk ka.
Krijoni Kontakt