HARADINAJ: BLLOKIMET NUK DUHET TË JENË MËNYRË E ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE
Nga Express 16 Janar 2012 21:56
Deputeti Daut Haradinaj ka deklaruar se është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve që të respektojnë vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se tensionet dhe bllokimet nuk duhet të jenë mënyrë e zgjidhjes së problemeve.
Deputeti Haradinaj, në një takim me strukturat e AAK-së në Ferizaj, ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë ta zhvendosë vëmendjen nga problemet ekzistuese, jetike për vendin dhe qytetarët tanë, në një temë tjetër dhe se çdo tensionim i situatës bënë që vëmendja të shpërqendrohet nga të gjitha segmentet e qeverisjes së keqe në Kosovë, nga rritja e vazhdueshme e pakënaqësisë sociale, nga angazhimet drejt perspektivës evropiane të Kosovës, që është dhe që duhet të jetë edhe e ardhmja e të gjithë qytetarëve tanë.
Ai ka thënë se zhvillimet e fundit nuk e amnistojnë qeverisjen e keqe nga përgjegjësia që ka, për nxjerrjen e vendit nga kriza e gjithanshme politike dhe ekonomike dhe nga hendeku drejt të cilit kjo shkollë qeverisëse e ka çuar Kosovën në vitet e fundit. /rtk/
Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeke
VETËVENDOSJE PO GABON!
Nga Express 16 Janar 2012 21:18
Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker, në një intervistë të shkurtër për RTK-në, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshi edhe protestën e së shtunës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Asnjë parti politike nuk ka të drejtë të marrë ligjin në duart e veta. Ishte mënyrë e pajustifikuar për të shprehur mendimin, për të penguar lirinë e lëvizjes dhe tregtinë e lirë. Protesta e të shtunës ishte e papranueshme, andaj dua të theksoj se policia e Kosovës, sipas raporteve që kam marrë ndga vendorët e ndërkombëtarët, është sjellë në mënyrë profesionale. Ka pasur raporte se ka pasur edhe sjellje të pahijshëm, por qeveria ka thënë se do të ketë hetime për këtë, dhe kjo është ajo që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare”.
I pyetur të komentojë papralajmrimin e Vetëvendosjes për protesta më 22 janar, Reeker ka thënë se pret nga udhëheqësit politikë të përgjegjshëm të ndjekin rrugë të përgjegjshme. “Vetëvendosje është kundër negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por nuk e di ku t’i dërgojë këto. Të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre, të jenë kritikë, por ne jetojmë në shekullin e 21 dhe negociatat janë të rëndësishme dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë proces”.
Ndërsa i pyetur për zhvillimet në veri të Kosovës, Reeker ka thënë se serbët atje bëjnë përpjekje të kota për shkëputje. “Nuk mund të ketë ndryshim kufijsh, as ndarjesh as shkëmbim territoresh në këtë rajon. Serbët në jug të Kosovës janë integruar dhe janë qytetarë të një Kosove të lirë dhe demokratike. Edhe serbët e veriut do të integrohen në institucionet e Kosovës”, ka thënë Reeker duke shtuar se në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një porosi për të gjithë qytetarët e Kosovës – të punojnë për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike.
...mu kan pa karakter te kisha than kallxoju n'shpi....e dita qi je pa karakterpo une te thash mos ju kallxo....se ju doket i jeshum e ku me dit ku e shtin ...
.....a Hajgaregjija qe ishe ti more gamenes...![]()
...hehehehehehheeeee.....
...mos je ti njeri nga antarete stupcav , se shum hajgarexhi je...!!!![]()
Krijoni Kontakt