ja paska hedhur serbve. ua ka shitur me çmim të kripur te pakten
Mos i ngaterro gjerat. Ne cdo vend te botes, edhe ne Amerike, bizneset dhe njerezit qe i drejtojne ato biznese, bejne donacione politike partive politike qe mbajne qendrime ne favor te interesave te tyre te biznesit. Dhe kjo nuk duhet kuptuar detyrimisht qe gjithe tregtaret e vegjel te naftes ne Shqiperi punonin per llogari te shtetit apo duhet te paguanin gjoben ne kufi per te shitur naften ne Mal te Zi. Ata benin donacione politike PD pasi sic e thashe edhe me lart, PD nuk e mbyllte kufirin dhe nuk u nderhynte atyre ne biznesin e tyre fitimprures se shitjes se naftes.Pra qeveria deri ne kete pike nuk i organizoi vete por qe nga momenti qe i detyroi te paguanin Haraç tregtaret u mor vete indirekt me levizjen dhe shitjen e carburantit.
Eshte nje gje te akuzosh presidentin e kryeministrin e vendit si te implikuar ne kontrabanden e naftes, gje qe deri me sot askush nuk e ka vertetuar me fakte, edhe pse kane kaluar 20 vjet qe atehere. Eshte tjeter gje te thuash qe ata tregtare qe perfitonin nga kjo tregti, benin donacione partise ne pushtet. Kjo e dyta eshte praktike legjitime qe ndiqet ne mbare boten, jo vetem ne Shqiperi, e nuk do te thote detyrimisht se kreret e shtetit jane te implikuar.
Po te ndiqej me kete llogjike, dikush do te dali e thote qe fajin e ka Berisha e shteti qe ne keto 20 vjet shqiptaret merren me trafikun e droges apo me prostitucion! Ne fakt, te gjithe ne jemi pergjegjes per vendimet qe marrim ne jete pasi tek e fundit jetojme ne nje Shqiperi demokratike ku jemi te lire te zgjedhim.
Sa per tregtaret e naftes se asaj kohe, nje prej tyre ishte ne Permet, mbushte botet me nafte ne Greqi dhe i shpinte ne Mal te Zi. E njohin te gjithe permetaret se kush eshte dhe cilat ishin bindjet e tij politike. Nuk ishte nje mbeshtetes i PD por i PS pasi vinte nga nje familje komunistesh.
Ajo qe ngjau me Malin e Zi nuk ishte gje tjeter se sa biznes: malazezet nen embargo kishin mungesa ne tregun e tyre per mallra e energji, dhe shqiptaret nga ana tjeter e kufirit e shfrytezuan kene situate per te perfituar ekonomikisht. Asnje ligj i shtetit shqiptar nuk u shkel, ajo qe u shkel ishte vetem nje embargo e vendosur nga nderkombetaret.
Albo
Qe nga arsyetimi je shume gabim,hiq PIRAMIDEN,dhe lere popullin per komunizem dhe Demokrate,sepse dhe Gjyshi yt ka Qene KOMUNIST apo jo me teser kuptohet?
Per fat zonen e Jugut,dhe Shqiperise se Mesmee njoh shume mire,por per kuriozitet a mund te na e thuash ate EMRIN ne PERMET,kush eshte ky person qe ka bere kondrabande nafte???
Une psh ta kam dhen nje EMER,po deshe ta perseris.
A mund te na e thuash ATE emer ALBO?
Po ça faktesh kërkon kur Saliu vet me gojën e tijë e ka pranuar që e ka thyer embargon por këtë e ka bërë në emër të "humanizmit"
Kurse për atë që thua se tregëtari i nafës nga fshati jot nuk është me PD se është familje komunistësh je gabim komplet se gjith PD_ja me komunist dhe familje komunistësh është mbushur.![]()
Mos i ngaterro ti gjerat dhe fjalet, se une nuk thashe qe i kerkuan donacion, apo qe jepnin donazion, por i bllokuan maunet plot dhe i than shko ankohu ne filan vend, kur shkoj atje i than troç na jep kaq lek qe te lirojme mallin, dhe ky person nuk ishte rrugaç rrugesh por me post ministri ne qeveri. Tani keto llafe jan se filmime si ato te Priftit nuk i shkonte mendja njeriut qe te bente prandaj po deshe besoji po deshe harroji.Mos i ngaterro gjerat. Ne cdo vend te botes, edhe ne Amerike, bizneset dhe njerezit qe i drejtojne ato biznese, bejne donacione politike partive politike qe mbajne qendrime ne favor te interesave te tyre te biznesit. Dhe kjo nuk duhet kuptuar detyrimisht qe gjithe tregtaret e vegjel te naftes ne Shqiperi punonin per llogari te shtetit apo duhet te paguanin gjoben ne kufi per te shitur naften ne Mal te Zi. Ata benin donacione politike PD pasi sic e thashe edhe me lart, PD nuk e mbyllte kufirin dhe nuk u nderhynte atyre ne biznesin e tyre fitimprures se shitjes se naftes.Eshte nje gje te akuzosh presidentin e kryeministrin e vendit si te implikuar ne kontrabanden e naftes, gje qe deri me sot askush nuk e ka vertetuar me fakte, edhe pse kane kaluar 20 vjet qe atehere. Eshte tjeter gje te thuash qe ata tregtare qe perfitonin nga kjo tregti, benin donacione partise ne pushtet. Kjo e dyta eshte praktike legjitime qe ndiqet ne mbare boten, jo vetem ne Shqiperi, e nuk do te thote detyrimisht se kreret e shtetit jane te implikuar.
Pra fjala Donacion do te thot dhurate, dhe mos e zbukuro, kurse fjala gjobe eshte tatim mafios, dhe kur kete e ben dikush ne qeveri dmth qeveri apo minister mafios. Por mesa duket ne Shqiperi te jesh e tille eshte nder dhe e modes perderisa nuk i denon as ligji.
Ty mor djal i mbare te duket PD-ja fushe me lule, ndersa ata qe e drejtojne Pd-ne te duken karafila dhe tulipana.Po te ndiqej me kete llogjike, dikush do te dali e thote qe fajin e ka Berisha e shteti qe ne keto 20 vjet shqiptaret merren me trafikun e droges apo me prostitucion!
Prandaj po te them nje gje tjeter, Miellin ne zvicer nuk e luante PD-ja por ata individ qe Pd-ja i paiste me pashaport dipllomatike si punonjes te Shikut. Ata benin trasportin e dores se dyte perzierjen dhe shperndarjen.
Keta po !, qe benin ate lloj donacioni qe thoni ju, sepse kishin interes qe te paisnin persona me kesi lloj pashaportash. Ne ate kohe u kap jo larg vendit ku banoja nje nga keta tipat qe udhetonte ne autostrade me dy valixhe plot me para, dhe justifikimi ishte se jane leket e shtetit qe perdorim per pune dhe kapjen e kriminelave. Sigurisht ai u la i lire por leket u sekuestruan per shqyrtime te metejshme.
Pothuajse te gjith keta tipat sot jane bere kryetar komunash apo drejtore apo ku di une çfare prandaj vidhet e stervidhet Shqiperia or babaxhan.
Njeri prej tyre qe nuk dua tja them emrin e kapen me pune te pista ne Shqiperi dhe e futen brenda, ma sa di un ka nja 1 vit gjysem, kur doli ne seancen e pare perpara gazetareve tha qe Sala e ka fajin un di shum gjera dhe do flas per te gjitha etj.... por qe nga ajo dit ai nuk ka dale me ne gjyq dhe nuk e di se çbehet me te. Sigurisht peshku i madh e ha gjithmon te voglin.
Nese do emra konkret ti jap ne privat, per tu bindur, jo per ti cuar ke Sala.
Mbase vinte nga nje familje komunistesh, pak a shum si gjith Shqiperia, dhe si vet Sala, por nga ata komunist qe mendonin se vertet shqiperia do ndryshonte dhe perparonte, pa ditur se peshku ishte qelbur nga koka.Sa per tregtaret e naftes se asaj kohe, nje prej tyre ishte ne Permet, mbushte botet me nafte ne Greqi dhe i shpinte ne Mal te Zi. E njohin te gjithe permetaret se kush eshte dhe cilat ishin bindjet e tij politike. Nuk ishte nje mbeshtetes i PD por i PS pasi vinte nga nje familje komunistesh.
Nuk mund ti vihet faji komunistave per ato qe bente partia, ashtu siç nuk mund ti vihet faji demokrateve pse Minstrat e PD -se qe jepnin pashaporta dipllomatike per korieret e Droges.
Dhe PD-ja nuk ka hequr dore nga ky pazar sipas lajmeve te fundit nje muaj me pare me ambasaden tone ne Bullgari, ku perdoreshin makinat e ambasades per kete lloj trasporti.
Personi ne fjale nese flasim per te njejtin person nuk ishte komunist, perkundrazi ka share dhe kundershtuar gjithmon ate sistem, duke u zene edhe me familjaret e tij. Nuk ishte as me teser ne PD por ishte me demokracine prandaj mos ja fut kot per te justifikuar e llustruar ato qe shkruan.
Ndersa me kete citimin e fundit me vjen vetem per te qeshur, ha.ha.ha.ha.Asnje ligj i shtetit shqiptar nuk u shkel, ajo qe u shkel ishte vetem nje embargo e vendosur nga nderkombetaret.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 10-01-2012 më 18:37
' nuk ishte i PD po i PS se vinte nga familje komunistesh' lol a thu se keto demokratet ne kohen enverit kane pase ndonje ide cdo te thote demokraci. ore po si su vine zor nje here. po eshte gjynah more gjakpirsa, se ju presupozohet se keni dhe nje fare niveli intelektual. po eshte krim kjo qe beni ju mo plehra, krim, se cdo gje qe shkruani ketu e beni me vetedije te plote. po si ka mundesi more, qe njerez qi ju te mundoheni te na e nxirni salen dhe qeverine e tij engjell dhe te pafajshem, si? te paskrupull paskeni qene.
Without deviation from the norm, progress is not possible
Shqipëria është vendi më kontraverz në botë: këtu çfarëdo gabimi që të bësh, nuk të lënë në kori, por të bëjnë “atdhetar”, sikur që është rasti i Sali Berishës!
Si mund të arrihet tek Kulla e Berishajve?
Thjesht nisuni nga rruga “Hamza Kastrioti” dhe pas nja 700 metrave lakoni djathtas. Aty do të shihni semaforin e parë. Nëse është i kuq dhe nuk ka makina tjera, vazhdoni; se a respektoni këmbësorët, është në pushtetin Tuaj zoti Hans. Pasi ta keni lënë pas vete semaforin, atëherë lakoni përsëri djathtas dhe do të gjendeni në një udhëkryq të madh. Vazhdoni me kokëfortësi drejt, pa shikuar shumë, vazhdoni i ngrysur dhe serioz dhe pas disa minutave do të gjendeni në sheshin “Mojsi Golemi.” Ngisni tutje me ballin plot rrudha, kështu u transmetoni shqiptarëve se jeni i djathtë dhe mund të keni më pak kokëçarje. Tek semafori i dytë, respektoni edhe të kuqen, përndryshe rrezikoni një përplasje të keqe, nga makinat që mund të vijnë nga e djathta dhe urrejnë ata që futen nga e majta. E djathta është në pushtet zoti Hans dhe nuk është e detyruar t’ i respektojë Ligjet e Komunikacionit, e as Kodin Penal.
Mos vështroni gjatë përmendoren me kalë të Hamza Kastriotit, por vazhdoni me kryeneçësi të madhe drejt. Majtas mos lakoni kurrë, sepse të gjitha rrugët e djathta të shpijnë drejtë e në kryeqendër të pushtetit: Tek “Kulla e Berishajve. “ Duke qenë i bindur se keni kuptuar përshkrimin, pas dy kilometrave, atëherë, ju lutem, lakoni përsëri djathtas dhe mu tek busti i Esat Pashë Toptanit, gjendet një çezme. Aty lani sytë mirë sepse pas katër kilometrave, do të gjendeni para përmendoreve madhështore: “Tre Heronjtë e Shekullit XX”: Ceno Cërnoglaviçi (në kllapa shkruan, Kryeziu) Nikolla Pashiqi dhe Ahmet bej Zogollit. Ky i fundit është bir i pashait, nip i Esat Pashës, që shpalli nënën e mjerë Sadije, analfabete: “Mbretëreshë të Shqiptarëve.” Nëse keni dëshirë, parkoni makinën në mes të rrugës dhe fotografohuni pranë tre heronjve shqiptarë. Nuk do të keni pengesa nga populli. Ai do ta çmojë këtë akt. Në fotografi do ta shihni ngjyrën e fytyrës që ka pllakosur lëkurën Tuaj apo gojën e çaraveshur. Ju do t’ i bëni shumë pyetje vetes, por ka vetëm një përgjigje dhe atë mund ta merrni pranë grilave të pushtetit, ku u eliminuan disa puçistë, që i qenë sulur Kullës me LA (lapsa atomik) dhe me ÇDZ (çadra të zeza nukleare.)
Pse pashallarët heronj? Arsyeja është e thjeshtë zoti Hans, duhet krijuar një ekuilibër kombëtar: Erdoani, vëllai i Hashimit dhe Saliut, ka kërkuar që edhe pashallarët të shpallen heronj të shqiptarëve. Madje, edhe sulltanët. Ai dëshiron të futemi më shpejt në Europë. Sali Pasha dhe Hashim Pasha, kanë nënshkruar këtë obligim…
Po e vërtetë, kanë rrëzuar përmendoren e Enverit dhe ngritur të Ahmet Zogut…Po, ashtu është në modë tani në Shqipëri: Enveri ishte tradhtar, Zogu patriot…
Nejse, pranë “Tre Heronj të Shekullit XX”, do ta gjeni rrugën “Leka i Parë”, mbret i ndjerë tanimë, që në një hotel të Parisit, shpalli veten mbret i shqiptarëve. Këtë hotel, zoti Hans, Qeveria shqiptare ka vendosur ta shkulë dhe ta ngulë në Shqipëri. Bisedimet po vazhdojnë mes Carla Brunit dhe Jozefina Berishës. Është monument historik shqiptar dhe nuk mund të mbetet më në Paris, zoti Hans. Është ofendim për kombin tonë dhe Oborrin Shqiptar. Këtu nëse dëshironi mund të ndaleni ca, t’i bëni disa pyetje vetes… Po, e vërtetë, Saliu e pat përzënë mbretin, por tani është penduar: Jemi njerëz dhe gabojmë në jetë. Po, e di, e di, se ai tani pohoi se ka mësuar të numërojë vota dhe këtë ia tha edhe mbretit të vdekur. Nëse ngrihesh, i tha ai, atëherë, do t’ i rinumëroj votat si duhet dhe do të të shpall mbret…Ishte korrekt, apo jo?! Mirëpo, mbreti gaboi dhe nuk u ngrit…Medet! Në vend të tij, u ngrit vampir Nano. Ec e merre vesh këtë botë!
Është e mundur Zoti Hans, është e mundur se ai tani Lekën tjetër po e përgatit. Kjo mirëpo akoma nuk dihet. Dihet vetëm se ai është numëruesi më i mirë në Europë.
Tani zoti Hans, ju jeni fare pranë Kullës, por meqë nuk bën të lakoni majtas, ju ngelen edhe pesë kilometra për të arritur aty. Tani vazhdoni përsëri djathtas dhe do të gjendeni në Bulevardin “ Rrahman Morina.” Pas dy kilometrave, lakoni djathtas në bulevardin “Atdhetari Shqiptar, Janutallosi,”. Nëse keni navigacioni fikeni, është e mundur se ju sugjerohet të ktheheni majtas, por mos e bëni këtë në Shqipëri ju lutem. Mund të ju dërgojnë në parajsë.
Jo, jo, në Shqipëri nuk ndiqet politikani që vret njerëz dhe miza. Ai posedon imunitet. Po, natyrisht se ka një prokurori, por jo për qeveritarët…Imuniteti Zoti Hans, imuniteti…po, ashtu, siç posedonte imunitet Stalini, Hoxha, Tito, James Bondi apo kaubojt…Pasi të parkoni makinën, hiqni nga xhepi lapsin. Çadër mos merrni me vete edhe nëse bie breshër. Nga bodrumet e Kryeministrisë, mund të ju përshëndesin dhe japin lamtumirën, dmth, fitoni vizën për transferim. Në këtë Kullë, gjendet stalinisti i vetëm në sistemin tonë diellor, që drejton një parti demokratike.
Pse tradhtarët me përmendore dhe rrugë? Edhe kjo shumë e thjeshtë zoti Hans. Ndjenjat humaniste shtyjnë Kryeministrin t’ i pajtojë patriotët me tradhtarët. Pastaj, është provuar se tradhtarët kishin bërë tradhti, nga dashuria e tepërt ndaj atdheut dhe kjo duhet të shpërblehet… Ju ndoshta dini se politikanët zgjedhin shëmbëlltyra për t’ i arsyetuar veprat e veta, u nevojiten personalitete historike që kanë bërë vepra të njëjta apo gati të njëjta. Për shembull, duke rehabilituar Ahmet Zogun, oborrin mbretëror shqiptar – që sipas statutit të vet Art. 65, nuk mund të konsiderohet mbret, kur qëndron më shumë se 3 muaj jashtë vendit – përligjet falja e detit Greqisë.
Jo, tani për tani jo, e pengoi “tradhtari” i shekullit XXI, profesori Myslim Pasha. Ndërkaq, dezertimi zoti Hans, nuk quhet dezertim në Kullë, por largim. Edhe pse sipas artikullit 71 të statutit të vet “Ai është komandanti më i lartë i forcave tokësore, detare dhe ajrore të Shteti…” Kaq, zoti Hans. Një politikan shpall si shëmbëlltyrë Skënderbeun, tjetri Zogun. Pse? Sepse vota e Einsteinit, vlen po aq sa vlen edhe vota e një bariu që gjendet ”brinjave, çukave, gërxheve, kodrave dhe lumenjve të kulluar…”
Edhe një gjë mos harroni: Asnjë fjalë apo mendim pozitiv për Edi Ramën apo për opozitën. Edhe këtë pyetje mos ia bëni. E di. Në Gjermani Krishtlindjet i urohen popullit nga qendra e pushtetit. Kancelarja dhe Kryetari i Gjermanisë nuk zhvesh pushtetin e fituar nga populli dhe nuk gjunjëzohet para një prifti apo hoxhe që përfaqëson vetëm lutësit e rregullt, por jo popullin. Në Ballkan, për dy apo tri vota, politikani degradon veten dhe me tërë pushtetin veshur nga populli, shkon tek krye-eminenca, tek ambasadori i Zotit: Janutallosi apo tek Naim Tërnava dhe i urojnë popullit që e ka “zgjedhur” Krishtlindjet apo Bajramin. E bëjnë këtë nga zyra e njeriut, që nuk e ka votuar askush. Kaq Zoti Hans. Kur të hyni në zyrën e Kryeministrit merrni me vete: një psikiatër, një psikolog dhe një mentolog. Njëri të vështrojë gjuhën e trupit, tjetri grimasat dhe i treti t’ i analizojë. Po, zoti Hans, po, gënjen dhe rrenë sapo ta hap gojën. Edhe kur thotë mirëdita, shikojeni orën, ju lutem, mund të jetë mesnatë.
Edhe një gjë harrova: fotografoni piramidën. Më vonë nuk do ta gjeni aty. Jo… Arsyeja është e thjeshtë edhe këtu. Saliu është traumatizuar nga piramidat që kishte ndërtuar më herët dhe tani urren çdo piramidë. Madje, i ka ofruar ndihmë edhe vendeve arabe për ta ndërtuar demokracinë, dmth. sillet e mbështillet se si t’ i rrënojë edhe piramidat e Egjiptit.
Jo, jo, mos bëni këtë gabim ju lutem. Jo për dhëmbët. Dhëmbët ngjyrë kafeje janë arma e tij. Po e di, e di se në Gjermani qortohet prindi nëse në “Kopshtin e Fëmijëve “ nuk i lanë njëri dhëmbët, po, por Saliut i kanë vdekur prindërit. Është jetim tani. Prandaj është e kotë! Pastaj, ai me ata dhëmbë dhe me kollare në qafë, trishton kundërshtarët, sepse kur sheh njeriu dhëmbët e tij, për një çast, mendon se ka para vete një neandertaler, por kur i vëren kollaren, atëherë kthehet me shpejtësi drite në shekullin tonë: ky kolizion i mendimeve, ngjallë tmerr dhe dezorientim zoti Hans. Shkakton huti, zgurdullim, blackout, panik dhe ja pse ai ruan ata dhëmbë dhe nuk i ka larë qysh nga ndërrimi i rendit politik. Nuk i ka larë, sepse Enveri ishte diktator dhe deri sa ishte sekretar i Partisë së Punës, Saliu ishte i detyruar t’ i lajë rregullisht dhe këta dhëmbë sot shërbejnë për të dëshmuar demokracinë dhe shkëputjen nga stalinizmi. Dhe, nuk i lanë për inat të Enverit. Kjo është një lloj proteste zoti Hans… E di, e di, mos e përsëritni ju lutem. E di se pastaj njerëzit në Perëndim mendojnë se nuk kemi zbuluar akoma furçën, por nuk mund ta ndryshojmë. Këta dhëmbë kanë funksion politik të brendshëm…
Jo, jo, për kartolinën cullak të Edi Ramës, mos thoni gjë. Ata janë konservativ dhe nuk duan ta shohin gruan kështu të zhveshur, janë shumë të moralshëm. Ata edhe kur i bëjnë detyrat e shtëpisë, nuk zhvishen, thjesht nxjerrin lapsin jashtë nga një plasë dhe fët e fët i kryejnë detyrat ashtu në këmbë duke u parë në sy me gruan. Ky vështrim reciprok, ndikon që foshnja të lindet me identitet kombëtar dhe të djathtë, zoti Hans…
Shkruan: Naser Aliu
T'paktën qeka trregu i zgjut që "jua paska fut" me çmim të lartë se zakonisht Salës ja fusin. lol
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Krijoni Kontakt