Close
Faqja 8 prej 127 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1268
  1. #71
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri te PDK-se se Kosoves Lindore. Natyrisht se bllokimi i kufijve me Serbine eshte Politike. Eshte Politike sepse rrugedalje tjeter me Serbine pervec se ne kete menyre nuk ka. Kjo deklarate e juaja eshte me prapavije politike dhe aspak nuk eshte Politike. Veprimet e LVV jane gjithnje Politike dhe asnjeherash nuk jane me prapavije politike. Te besh Politiken te Shtetit te Pavaruar aspak nuk eshte e barabarte me prapavijen politike. E kjo deklarate qe ju tani beni kryekput eshte deklarate me prapavije politike. Sepse me kete deklarate ju i ndihmoni vetem Shtetit Serb dhe Pushtetareve Servil e te korruptuar ne Prishtine. LVV kete bllokim nuk e ben kunder Lugines se Presheves dhe Shqiptareve atje. Por LVV kete bllokade e bene kunder Shtetit Serb qe ne fakt po na imponon kete bllokade.
    pikerishte, mu sikur e ke shkruar,por ai surrati ne fjale, e qe thirret ne emer te asaj PDK-se te Kosoves Lindore, ne fakt eshte nje hiç dhe kot komplet!

    Sa me kujtohet mua, eshte po i njejti qe ***, qe me heret ka qene Hoxhe (po pra, me shallvare rreth kokes) nga rrethi prej nga vie dhe ne betejen qe bashkesine islame te shqiptareve matane ta lidhte me bashkesine islame ne Serbi deshtoj, sepse keta mbeten me ate ne Kosove dhe nuk i mbeti tjeter ketij fytyre jevgu dhe hoqi shallvaren dhe ja shiko se ç`muta injorante kane mbetur te futen ne politike e te japin deklarata te tilla, pak eshte tu pshurresh ne surrat te tilleve edhe ate publikisht

    VV, aktualisht eshte dhe mbetet forca politike me e dinjitetshme nga gjitha subjektet politike qe jane matane, e ketej kufinjeve !

    Ti pika 31 merre kete jevg edhe Hashon dhe nisuni, atje ku me 25 korrik Hashoja ngeli me dy kembet ne ***, e edhe akoma ka surrat te flase per lavdine e atij aksioni te deshtuar fund e krye!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Për reciprocitetin
    28 DHJETOR 2011 - E Mërkurë 06:13

    Kur filloi ky raund i ri i negociatave me Serbinë, që vazhdimisht po quhet dialog teknik, Qeveria e Kosovës premtonte njohjen nga Serbia si kulmim i negociatave. Rrjedhimisht, dhe në udhëtim e sipër, thoshin ata, do të shpërbëhen strukturat ilegale të Serbisë. Pra, që përmes negociatave në njërën anë do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi si dy vende të pavarura dhe sovrane me njohje dhe respektim reciprok të njëra tjetrës, ndërsa në anën tjetër normalizim të shtetit të Kosovës me integritet territorial dhe sovranitet institucional të shtrirë në tërë këtë territor.



    Pas 7 marrëveshjeve të arritura këto dy gjëra kurrë nuk duket të ketë qenë më larg. Pas zmbrapsjes së 26 korrikut, qeveria e Kosovës praktikisht dhe përfundimisht hoqi dorë nga shtrirja e sovranitetit në veri të Kosovës. Ndërkohë që marrëveshjet në formë konkluzionesh nga negociatat e qeverisë së Kosovës me Serbinë po e definojnë një marrëdhënie të veçantë mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse e veçantë, kjo marrëdhënie është gjithsesi marrëdhënie nënshtrimi, e jo marrëdhënie barazie.



    Parimi bazë i marrëdhënieve ndërkombëtare është reciprociteti. Secila marrëdhënie mes shteteve është e bazuar në reciprocitet. Dhe natyrisht që kulmi, por edhe baza e këtij reciprociteti është njohja dhe respektimi reciprok i së drejtës së tjetrit për vetëvendosje dhe vetëqeverisje. Pika 2 e Nenit të Kapitullit I-rë të Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë se qëllimi i Kartës së OKB-së është “të zhvillojë marrëdhënie miqësore mes kombeve të bazuara në respektimin e parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve, …” Ky tekst dhe kjo frymë e ligjit ndërkombëtar përmbajnë në vete aspektin pozitiv por edhe atë negativ të zbatimit të tij. Pra, obligon që t’i njohësh kur të njohin, dhe të mos i njohësh kur nuk të njohin.



    Qeveria e Kosovës e bën pikërisht të kundërtën – e njeh Serbinë kur ajo nuk na njeh dhe nuk na e respekton të drejtën e vetëvendosjes, si dhe synon marrëdhënie miqësore me Serbinë në këto kushte. Synon miqësi me Serbinë, e cila në kushtet e njëanshmërisë, pa reciprocitet me të, domosdoshmërisht është miqësi ndaj armiqësisë së Serbisë, njohje e mosnjohjes nga Serbia, dashamirësi për luftën e Serbisë kundër nesh.



    Ky parim sui generis i marrëdhënieve ndërkombëtare që po e zbaton qeveria e Kosovës karshi Serbisë është i përkthyer në të gjitha marrëveshjet e deritashme. Te ajo për kufirin njihet, pranohet dhe madje mirëkuptohet mosnjohja që Serbia ia bën kufirit tonë shtetëror me të; me marrëveshjen për librat kadastral dhe atë për regjistrin civil i pranohet dhe njihet Serbisë vjedhja dhe uzurpimi i këtyre dokumenteve të rëndësishme për shtetin e Kosovës (regjistri i qytetarëve dhe pronës së tyre), si dhe pronësimi i tyre nga Serbia; me marrëveshjen për vulat doganore dhe atë për tabelat e regjistrimit te veturave pranohet heqja dorë nga Republika sipas kërkesës së Serbisë. Këto marrëveshje nuk janë marrëveshje reciprociteti e barazie, meqenëse janë marrëveshje mes një shteti që njihet dhe tjetrit që nuk njihet, si dhe për shkak se janë marrëveshje që obligojnë vetëm njërën palë.



    Njohja e një shteti nuk mund të jetë e pjesshme e as të bëhet me faza. Ajo nuk është njohje dhe nuk mund të jetë njohje as praktike, përderisa nuk është njohje politike dhe juridike sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare të reciprocitetit. Një njohje të tillë nga Serbia nuk e kemi. Prandaj sot kemi zbatim të marrëveshjeve të cilat i detyrojnë qytetarët e Kosovës t’i ndërrojnë tabelat e makinave dhe të nxjerrin dokumente tjera në kufi me Serbinë në emër të lëvizjes së lirë, dhe që i detyrojnë prodhuesit e Kosovës të marrin dokumente të mallit nga strukturat ilegale të Serbisë në emër të tregtisë së lirë. Nënshtrimi institucional ndaj mosnjohjes nga Serbia po e kushtëzon mosnjohjen e Kosovës nga vetë qytetarët e saj.



    Kosova duhet të mos e njoh Serbinë. Ne nuk duam, sikur se që bën Serbia me ne, që kurrë të mos e njohim atë. Ne nuk e njohim atë që të na njohë. Kurse Serbia nuk na njeh që të mos na njohë.



    Me këtë mosnjohje Kosova nuk duhet të negociojë e as tregtojë me Serbinë, sikur që nuk duhet të ketë kurrfarë marrëdhëniesh me të. Vetëm në këtë mënyrë ne do të vendoseshim në pozitë avantazhi ndaj Serbisë. Kosova nuk e ka marrëdhënien me Serbinë të domosdoshme. Por as nuk duhet ta kundërshtojmë që një gjë e tillë të ndodh. Mirëpo normalizimi i marrëdhënieve dhe miqësia shtetërore e fqinjësore mund të ndodhin vetëm pasi që Serbia ta fitojë denjësinë për një gjë të tillë.



    Aktualisht në marrëdhëniet Kosovë – Serbi ekzistojnë dy fakte për të cilat ka pajtueshmëri të plotë: në njërën anën Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe në anën tjetër kemi një vendim të Kuvendit të Kosovës që kërkon reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Në fakt ky i fundit, pra vendimi i Kuvendit të Kosovës shpreh aspiratën politike të një shteti e të një populli për një marrëdhënie që për bazë do të duhet të ketë vetëm barazinë. Zhvillimet aktuale të raporteve Kosovë – Serbi nuk janë në kuadrin e zhvillimeve normale mes shteteve, siç janë p.sh. ato Kosovë – Maqedoni. Po të mbahet parasysh mosnjohja absolute që Serbia ushtron ndaj Kosovës, ajo çka prodhon dialogu i deritashëm dhe koncepti politik i negociuesve nuk po na bën të vendosim marrëdhënie të pavarësuara kundrejt Serbisë përkundrazi po thellojnë varësinë. Kosova sot nuk ka nevojë t’i tregojë Shqipërisë se sa shtet është por sigurisht që një gjë të tillë duhet ta bëjë në vazhdimësi me Serbinë deri sa kjo e fundit ta njohë si të tillë.



    Vendimi i Kuvendit për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar pos të tjerash nënkupton:



    1. Mosnjohjen e Serbisë deri sa kjo e fundit ta njohë Kosovën,



    2. Të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të shpallen të pavlefshme



    3. Mallrat e Serbisë duhet të bllokohen prej tregtimit apo transportit në territorin e Kosovës



    4. Mosnjohja e dokumenteve të Serbisë



    5. Ndalimi i mallrave dhe të gjitha transaksioneve financiare me Serbinë.



    Këto janë disa nga hapat që e vendosin Kosovën në raport të reciprocitetit me Serbinë.






    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    te bashkuar kunder serbis
    Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 07-01-2012 më 20:26 Arsyeja: hashimi vet serbia

  3. #73
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Qosja: LDK e Vetëvendosje po kërkojnë luftë

    Akademiku Rexhep Qosja në një deklaratë për mediat kosovare ka akuzuar partitë politike në Kosovë. Ai u shpreh se Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe lëvizja “Vetëvendosje” po kërkojnë luftë.

    “Le të luftojnë ata që po kërkojnë luftë: LDK-ja dhe Vetëvendosja”, tha Qosja. Akademiku komentoi edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke theksuar se qeveria kosovare nuk duhet të përdorë dhunë.

    “Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Nuk është KFOR-i kot në Kosovë”, shtoi Qosja.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ketyne "trimave" te vetvendosjes
    ja u ka prish qerdhen ne mitrovicen veriore
    Thaçi me Bajram Rexhepin me njisin speciale ROSU
    e tash su ka mbet tjeter veq rrugve te kosoves me plaqkit e me ba faqe te zeza
    hahaha gjynahit
    qyqy pse ROSU QENKA NE VERI TE VENDIT KURSE BANORET SHQIPTAR TE ASAJ PJESE E THON TE KUNDERTEN QE THOT REXHEPI DHE JU

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ariani_tb

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri te PDK-se se Kosoves Lindore. Natyrisht se bllokimi i kufijve me Serbine eshte Politike. Eshte Politike sepse rrugedalje tjeter me Serbine pervec se ne kete menyre nuk ka. Kjo deklarate e juaja eshte me prapavije politike dhe aspak nuk eshte Politike. Veprimet e LVV jane gjithnje Politike dhe asnjeherash nuk jane me prapavije politike. Te besh Politiken te Shtetit te Pavaruar aspak nuk eshte e barabarte me prapavijen politike. E kjo deklarate qe ju tani beni kryekput eshte deklarate me prapavije politike. Sepse me kete deklarate ju i ndihmoni vetem Shtetit Serb dhe Pushtetareve Servil e te korruptuar ne Prishtine. LVV kete bllokim nuk e ben kunder Lugines se Presheves dhe Shqiptareve atje. Por LVV kete bllokade e bene kunder Shtetit Serb qe ne fakt po na imponon kete bllokade.
    E KUPTOJM KET LOJ TE RADHES NE BASHKPUNIM ME QEVERIN E KOSOVES QE BEN KJO PTRTI PDK E KOSOVES LIDORE KJO BARIKAD E VETVENDOSJES NUK ESHT KUNDER SHQIPTARVE ROP KUNDER MAUNEVE SERBE QE HYN NE RP. TE KOSOVES

  6. #76
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Qosja: Le të luftojnë LDK e Vetëvendosje

    Prishtinë, 18 tetor -Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për “Epokën e Re:, siç transmeton Indeksonline, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po kërkojnë luftë.

    “Le të luftojnë ata që po që po kërkojnë luftë: LDK-ja dhe Vetëvendosja”, ka thënë Qosja.

    “Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Nuk është KFOR-i kot në Kosovë”, ka shtuar ai.

    “Po të jetë e nevojshme, po të e mençme kjo sot, ai, Hashim Thaçi, me Azem Sylën, me Jakup Krasniqin, me Agim Çekun, me Ramush Haradinajn, me Fatmir Limajn e me çlirimtarët e tjerë do ta bënin edhe luftën tjetër”, ka thënë Qosja.

  7. #77
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Qosja: Le të luftojnë LDK e Vetëvendosje

    Prishtinë, 18 tetor -Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për “Epokën e Re:, siç transmeton Indeksonline, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po kërkojnë luftë.

    “Le të luftojnë ata që po që po kërkojnë luftë: LDK-ja dhe Vetëvendosja”, ka thënë Qosja.

    “Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Nuk është KFOR-i kot në Kosovë”, ka shtuar ai.

    “Po të jetë e nevojshme, po të e mençme kjo sot, ai, Hashim Thaçi, me Azem Sylën, me Jakup Krasniqin, me Agim Çekun, me Ramush Haradinajn, me Fatmir Limajn e me çlirimtarët e tjerë do ta bënin edhe luftën tjetër”, ka thënë Qosja.
    Ndonese LDK-ja nuk do te luftoj fare. Sepse pikerisht LDK-ja e Isa Mustafes eshte ajo qe po e mban kete Politike dhe kete Qeveri te korruptuar, te shantazhuar e servile ndaj Nderkombetareve dhe shtetit serb. Hashim Thaci ende jeton ne kete pushtet pikerisht nga ndegjueshmeria qe ky (Hashim Thaci) ben tek nderkombetaret ne lidhje me Serbine. KJo Qeveri e tanishme ende vepron mu fale LDK-se se Isa Mustafes dhe ndegjueshmerise ndaj nderkombetareve ne lidhje me Serbine.

    E natyrisht se LVV tani per tani eshte e vetmja ajo Levizje e cila mund te beje ndryshimet te nevojshme ne Kosove. Perpos Luftes ka edhe mjete tjera, por natyrisht se Lufta eshte dhe duhet te jete mjet i domosdoshem ne rrethanat e tanishme me Serbine.

    E sa i perket Akademik Rexhep Qosjes. Personalisht besoj qe edhe ai nje dite do te vertetohet se kush per momentin eshte duke vepruar e punuar ne te miren e popullit. E kush jane ata te cilet ne emer te Kombit - vjedhin kombin. Dhe se per te mbajtur pushtetin jane ne gjendje edhe ta kthejne Kosoven si pjese perberse te Serbise - pra ta pranojne Autonomine e Kosoves perbernda Serbise.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #78
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

  9. #79
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bravo qose ia qellon si cdohere. foreca duhet ruajtur per anemikun e mbrendeshem. kete e ka lene amanet udheheqesi komunist enver hoxha, i keshillonete paretizanet e ti, mos i turrej gjermanit, ka kush e lufeton ate, na duhet ti ruajm energjit per anemiqet e mberndeshem, derrat nacionalista shqyptar!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pydykyja po perdor kret mashat e veta kundra VETVENDOSJES

    tu fillu me llapin, brarin e dydrinsin ne forum tu vazhdu me pdk e lugines e tu maru me Qosen

    kamt po u dridhen hajnave e kuisligve prej te madhit ALBIN.

    vec perpara vetvendosje
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 8 prej 127 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •