Close
Faqja 177 prej 230 FillimFillim ... 77127167175176177178179187227 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,761 deri 1,770 prej 2300
  1. #1761
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga dodgjeka Lexo Postimin
    Nuk i habitej Kosovës se e ka trnua komin e Flamurin, por nuk dij se si muj kryeministri i Kosovës me trnua datën e jau përhajron me 25 dhjetor Shqiptarvet fejes Katolik ditën e Pashkevet.Tan bota e ka qit at lajmë ën medijat elektronike e shtypit e kan barrua Ashim Taqin Kryeministrin e Kosoves.Nuk muni me kuptua si nuk e përmët kurrkush jektû at fenomen politikanit.
    I neruoshimi Milkway jeky fenomen asht për me diskutua e jo dialektin e Malës çi don me ignorua ti e disa tijer, se dialekti i Malsis ka egzistua para letërsishtes e drejtshkrimit.Pom dhêpej ni ke met pqa fjal.
    kryeministri ne fjalimin e tij uroi krishtlindjet,stafi i tij ne portalin e qeveris na i uruan pashket,e kam fjalen per portalin ne gjuhen serbe,ju ka perzi bozhiqi me uskrs,keshtu eshte kur ne administraten shteterore punesohen militantet e partive politike.

  2. #1762
    Mendimi ime eshte se jo bashkim me shqiperin as se si,,,me shqipatret e lugines po,,dhe maqedonis po a jo me shqiperin

  3. #1763
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Mendimi ime eshte se jo bashkim me shqiperin as se si,,,me shqipatret e lugines po,,dhe maqedonis po a jo me shqiperin

    Prishtina2010. Perse zoterote keni ate perceptim se nuk duhet Bashkuar asesi me Shqiperine. Pse sipas jush Shqiperia – Shqiptaret ne Shqiperi na qenkan totalisht popull e komb tjeter nga ne. Para se te ndodhe nje Bashkim I till sic ju mendoni. Shqiptaret e Kosoves me at ate Ilirides, me te Lugines se Presheves, e te Malesis se Madhe. Pikerisht mendoj qe Bashkimi I pare duhet qe te jete ai ne mes te Kosoves dhe Shqiperise. Shqiptaret e Kosoves, Ilirides, Malesise se Madhe e Lugines se Presheves kane kulture te njejte, kane gjuhe te perbashket, kane alphabet te njejte, kemi 36 germa apo shkronja te njejta, kemi histori ne njejte, kemi heronjet e deshmoret e perbashket me Shqiptaret e Shqiperise. Nese ju nuk e konsideroni Gjergj Kastriot Skender Beun, nese ju nuk e konsideroni Ismail Qemailin, nese ju nuk e konsideroni Avni Rustemin, nese ju nuk e konsideroni Naim e Sami Frasherin si heronje kombetar tuajin, ateherash edhe mund te mos deshironi qe te bashkoheni me Shqiperine. Por nje gje eshte shume e kjarte dhe e sigurte, se Shqiptaret e trojeve tjera te tyre shekullore (Iliride, Malesi e Madhe, Lugine e Presheves e Cameri) nuk mund te bashkohen, nuk kane mundesi aspak fare per bashkim te tyre, pa u bere Bashkimi ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. Sepse Bashkimi Kosove – Shqiperi do jete shume me lehte ne cdo aspekt edhe per Shqipetaret ne trojet e larte permendura.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 28-12-2011 më 11:53
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #1764
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Borxhi i Shqiperis ka arritur ne mbi 6.Miliarde euro apo pake mbi 50% te GDP.se se Shqiperis

    Ndersa Borxhi i Kosoves esht dikun te 200.Milion euro por edhe ky Borxhe esht fleksibel pasiqe esht trashigime nga ishe-Jugosllavia apo then shkurte i pa perfillshem.

    Ateher shtrohet pytja kushe do ta paguaje ket borgje kogja te madhe te Shqiperis mos valle taksapaguesit Shqiptare te Kosoves nderkohe kur Shqiperia nuk rreshte se futuri ne Borxhe te reja .

    Perndryshe jame pro Bashkimit por per nje Bashkim te studijuar mire e jo si ajo batuta une kame 2.dele ndersa ti 60.dhjet dhe eja ti bashkojme e pastaje ti ndajme per Gjyse.

  5. #1765
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Vetem mos te ket kontroll kufitare dhe skemi qka te bashkohemi me shume

  6. #1766
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Bashkimi real

    Opinion|19/01/2012 07:20
    Bashkimi real

    Genc Llakaj

    Në gjeopolitikën botërore, pas 44-vjeçarit midis të fortëve të së ftohtës, u përfshinë edhe shqiptarët. Në ndryshim nga “ata” të lindjes, shqiptarët, u futën ngutshëm në rrugën e tranzicionit. Por, me një elitë politike të lidhur fiziologjikisht dhe shpirtërisht me sistemin e së shkuarës, e cila nuk arriti të dalë nga konturet e një edukate totalitare. E mbërthyer nga emocione ballkanase dhe nga mungesa e vetëdijes kombëtare, kjo elitë, u zhyt në babëzi e shkatërrim. Derivate të politikës së saj të gabuar janë licenca që ju servir Janullatos-it në 1992-n, ndihma që iu dha makinës fashiste të Milosheviçit në ‘95-n, masakra e ‘96-‘97-s, puç/sabotimi i Farkut ndaj UÇK-së në ‘98-n, instalimi i varrezave greke në 2006-n, dhurimi i ujërave Greqisë (mbetur në tentativë ) 2009-n e, së fundmi, regjistrimi i popullsisë mbi baza etno-fetare në 2011-n.

    Kjo politikëbërje nuk është as amatorizëm e as rastësi. Atëherë, pse shqiptarët e politikës duhet të sillen dhunshëm me vetveten kur edhe vetë Bashkimi Evropian, që aspirojnë, është i sanksionuar, juridikisht dhe moralisht, mbi bazën e koloriteve kombëtare të secilit popull? Mbi bazën e mendim-veprimit të së drejtës së tyre si veç e veç dhe në harmoni me popujt e tjerë? Mbi bazën e barazisë e bashkëjetesës si të veçantë e jo si gjysmë të tillë? Pra, ky kontrast midis ekzistencës së një kombi të pjesëtuar, “de jure”, në 6-shtë, e të mbivendosur artificialisht në pozita kontradiktore me vetveten me konceptin e kombit, për më tepër, i përfaqësuar nga një politikë jo kombëtare dhe juridiksionit Evropian të Kombeve të Bashkuara, është një arsye shumë e fortë që tregon injorimin dhe shitjen nga politika shqiptare të interesave të popullit të vet.

    Nga ana tjetër, edhe vetë procesi i integrimit evropian kundërshton vetveten në raport me shqiptarët, sepse BE-ja e sanksionon identitetin e saj nga bashkimi i komb-shteteve dhe jo i gjysmë shteteve, popujve apo tribuve. Në këto kushte gjendemi përball dy realiteteve: shqiptarët, si popull-komb, që aspirojnë të konsolidojnë identitetin e tyre, por që nuk gëzojnë një komb-shtet (“falë” keqqeverisjes), nga ana tjetër, BE që dëshiron “moralisht” dhe “shpirtërisht të “ndihmojë” shqiptarët të integrohen në Të, por që hesht sepse, ata, nuk përmbushin një nga kushtet esenciale që ajo kërkon. Shqiptarët nuk janë, de jure, komb. A nuk është ky raport, midis shqiptarëve dhe Evropës, një paradoks ?!” Është! Duke qenë se është çështje kontradiktoriteti palësh lipset, nga shqiptarët e politikës, një sjellje e të menduarit dhe vepruarit më cilësore, e pakta, e tipit “hebre”, ku fryma intelektuale, financiare, kritika dhe autokritika politike, vizioni dhe mendim-veprimi largpamës në shërbim të kombit, të jenë modus-vivendi i përditshëm për ta. Madje, kjo edukatë politike të shndërrohet në pikë referimi për strukturat ligjvënëse shtetare, të kujtdo shteti a kahu politik shqiptar në Ballkan, duke vlerësuar denjësisht interesat kombëtare.

    E aq më tepër kur edhe E Drejta Ndërkombëtare në tërësi, të drejtat e kombeve, popujve dhe ato të njeriut, si pjesë integrale të saj, të sanksionuara në Rezolutat e njëpasnjëshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si; rez. 637 e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve (1952), rez. 1514 e të drejtës së integrimit etnik të një populli (1960), rez. 1815 e detyrimit të çdo politike aktive nga parimet e së Drejtës Ndërkombëtare (1963), rez. 2105 e cila rikonfirmon shkolonizimin (1965) dhe rez. 2625, e cila sanksionon të drejtën e popujve për krijimin dhe bashkimin e shtetit të tyre sovran e të lirë me një shtet tjetër (1970), të mbështetura edhe në Nenin nr. 5 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (21 tetor, 1998), janë në favor të Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Madje, aq sa të qarta po aq të detyrueshme saqë mospërfillja (nga politika e Tiranës apo Prishtinës) e këtij juridiksioni përbën jo vetëm dhunim të të drejtave të njeriut, por dhe tradhti ndaj aspiratës së një kombi. Ribashkimi politiko-institucional i shqiptarëve, aktualisht, atyre pa shtet dhe atyre me shtet të vetin, në një Komb-Shtet, Union apo Bashkim Shtetesh, është produkt imperativ i një ekuacioni të drejtë juridik, fiziologjiko-njerëzor, historik, të prekshëm dhe bashkëjetese që nuk duhet të injorohet as nga politikan të veçantë, as nga faktor, të dyshimtë, të jashtëm e as nga faktor, të dyshimtë, të brendshëm.

    Madje, nga ana tjetër, Ribashkimi Kombëtar i Shqiptarëve është një obligim kontraktor i brendshëm, institucional, kushtetues (Kushtetuta e R.Sh,fq.3; neni 8,fq.5), moral dhe shpirtëror midis shtetit të së drejtës dhe qytetarëve të vet. Këta të fundit, aspirojnë natyrshëm këtë të drejtë, qoftë dhe si derivat i precedentëve të kahershëm a recent historiko-juridik, por dhe si obligim ndaj së Drejtës Ndërkombëtare, parimit themelore të saj, vetëvendosjes. Nëse do t’i referoheshim të Drejtës Ndërkombëtare, ajo, përpos referendumit popullor, na lejon edhe një hap tjetër, paraprak, drejt Bashkimit Kombëtar, “Bashkimin Real”. “Bashkimi Real”, thotë e drejta ndërkombëtare, mund të bëhet realitet nga një marrëveshje midis dy shteteve. Në rastin tonë, midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

    Kjo marrëveshje, nuk cenon interesat e popujve konfinant, të D. Ndërkombëtare jo e jo dhe juridikisht është e mundshme. Ky koncept juridik ndërkombëtar konsiston, në ekzistencën e dy shteteve brenda vetvetes, por edhe në mundësinë e një politike të jashtme të unifikuar. Politikë kjo, e domosdoshme përballë ultranacionalizmit serbe, atij të “shkëmbimit të territoreve” dhe atij grek të “megalidesë”. “Bashkimi Real”, nuk nënkupton “një shtet” të vetëm, por një aleancë midis dy apo më shumë shteteve. Çdo shtet pjesë e tij ruan autonominë e vet, territorin e vet, qeverinë e vet dhe parlamentin e vet (lexo te Drejtën Ndërkombëtare). Pra, edhe vet “Pakoja e Ahtissari-t” nuk do të mundej ta parandalonte këtë lloj bashkimi a aleance që, për fat të keq të kësaj pakoje, nuk prodhon unifikim territorial midis dy shteteve shqiptare, por institucional-politik të pjesshëm. Si rrjedhojë, subjekt, në marrëdhëniet ndërkombëtare, është Bashkimi dhe jo shtetet veç e veç, përfaqësitë diplomatike në shtetet e tjera janë të përbashkëta, në rast lufte, lufta ndaj njërit shtet të Bashkimit është luftë ndaj bashkimit, marrëveshjet ndërkombëtare përfundohen nën autoritetin e Bashkimit edhe pse ato mund te jenë parashkruar nga njëri prej dy shteteve përbërëse. Bashkimi Real mundëson Ministri të Mbrojtjes të përbashkët, Ministri të Financave të përbashkët dhe Ministri të Punëve të Jashtme të përbashkët. Precedent të“Bashkimit Real” kemi Austro-Hungarinë(1867-1918), Suedi-Norvegji (1815-1905) dhe Danimark-Island (1918-1944). Atëherë, meqë politikat zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës kanë tmerr nga Bashkimi Kombëtar, po nga Bashkimi Real, pse duhet të kenë frikë kur atë e lejon dhe vet e Drejta Ndërkombëtare ?!

  7. #1767
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Borxhi i Shqiperis ka arritur ne mbi 6.Miliarde euro apo pake mbi 50% te GDP.se se Shqiperis

    Ndersa Borxhi i Kosoves esht dikun te 200.Milion euro por edhe ky Borxhe esht fleksibel pasiqe esht trashigime nga ishe-Jugosllavia apo then shkurte i pa perfillshem.

    Ateher shtrohet pytja kushe do ta paguaje ket borgje kogja te madhe te Shqiperis mos valle taksapaguesit Shqiptare te Kosoves nderkohe kur Shqiperia nuk rreshte se futuri ne Borxhe te reja .

    Perndryshe jame pro Bashkimit por per nje Bashkim te studijuar mire e jo si ajo batuta une kame 2.dele ndersa ti 60.dhjet dhe eja ti bashkojme e pastaje ti ndajme per Gjyse.


    Shyqyr qe si vje Era Borgjit se nuk ish nejt ne shqiperi ma .

  8. #1768
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Borxhi i Shqiperis ka arritur ne mbi 6.Miliarde euro apo pake mbi 50% te GDP.se se Shqiperis

    Ndersa Borxhi i Kosoves esht dikun te 200.Milion euro por edhe ky Borxhe esht fleksibel pasiqe esht trashigime nga ishe-Jugosllavia apo then shkurte i pa perfillshem.

    Ateher shtrohet pytja kushe do ta paguaje ket borgje kogja te madhe te Shqiperis mos valle taksapaguesit Shqiptare te Kosoves nderkohe kur Shqiperia nuk rreshte se futuri ne Borxhe te reja .

    Perndryshe jame pro Bashkimit por per nje Bashkim te studijuar mire e jo si ajo batuta une kame 2.dele ndersa ti 60.dhjet dhe eja ti bashkojme e pastaje ti ndajme per Gjyse.
    Ti qenke pro bashkimit me kushte.

    A duhen dy vllezer mes veti per interes?

    A quhet mik ai qe te don vetem ne dite te mira dhe te kthen shpinen kur je ngushte?

    Bashkimi i trojeve shqiptare ne nje shtet unik ka qene kauza qe u ka kushtuar shqiptareve me qindra mijera deshmore. Kesaj cfare i thua ti?

  9. #1769
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Bashkimi duhet te ndodhe! Por sa i perket ceshtjes strategjike ne rajon njehere na pergjigjet qe te kemi 2 shtete shqiptare qe do te luftojne per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, pa mos harruar Iliriden (Maqedonine Perendimore), Camerine, Luginen e Presheves, Malesine...

    Momenti i bashkimit mendoj se duhet te jete koha kur do te mundesohet qe edhe trojet tjera te kene mundesine te bashkohen, se mos ndodh qe pas bashkimit Shqiperi-Kosove pastaj te harrohen pjeset tjera!

    Sa i perket ceshtjes ekonomike ne kete rast duhet qe mos te shikohet ajo gjendje, leni mor vellezer borxhet shteterore, inflacionet, e investimet...njehere te jemi te bashkuar pastaj jemi me te forte edhe ekonomikisht!

  10. #1770
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Sa i perkete Energjetikes=jemi te pamvarun nga fqinjet tjerë;
    Mineralogjia edhe kjo është e pasur, sidomos bakri apo boksiti ne Shqiperi e kromi,
    Pastaj ne vedn qe ta exportojmi, ps e te mos hapim uzina ne vendin tone dhe te punesohen njerzit ?
    Te bashkohemi po por edhe te mendohet strategjia se si te jetohet me mire se sot per neser, ne nje bote shqiptare te pasur e jo te bashkohemi ne nje shtet te varfer !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •