Close
Faqja 178 prej 230 FillimFillim ... 78128168176177178179180188228 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,771 deri 1,780 prej 2300
  1. #1771
    Shqiperia e Kosova duhet te bashkohen , te pakten per hir dhe per te miren e shqiptareve te tjere qe jetojne ne luginen e presheves , maqedoni dhe mal te zi...
    eshte moralisht e ulet te pranohet si zgjidhje me e mire ai kufi qe te tjeret na e caktuan ne londer para 100 vjetesh perderisa na shikonin si turq,
    ndryshimet dialektore nuk duhet te na behen pengese , nuk ka shtet ne bote qe nuk i ka brenda shtetit ndryshime dialektore ...biles deri ne masen sa mezi mirren vesh me njeri tjetrin,
    problemi i mosbashkimit ose i deshires se mosbashkimit eshte se keshtu kosovaret do te krijonin vetvetiu nje dinjitet kombetar kosovar qe do te kishte dicka ndryshe nga ai shqiptar,
    duhet te pranojme realitetin ashtu sic eshte , shqiptaret jane shqiptare me gjakovare, tropojane , tetovare e krutane , mallakastriot e korcare,
    kushdo qe i prononcohet me epitete te ndryshme ndaj vellezerve te tij shqiptar ..duhet te konsiderohet tradhtar,
    eshte koha te permirsojme ate qe na e imponuam dhe te fitojme kohen e humbur qe nuk eshte pak por 100 vjet ,
    kombi shqiptar eshte i vogel per te qene i ndare , nuk eshte as gjermani e as rusi..
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  2. #1772
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ç'ështja më relevante e shekullit!Pyetja është e tepërt,duhet të thuhet:kur vendet Perëndimore që e ndanë Shqipërinë Natyrale do ta përmirësojnë gabimin e vetë të pafalshëm para dhjetra decenie?!

  3. #1773
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Greqi: Frikë nga AÇTOSH dhe Kushtrim Mitrovica

    Publikuar: 18.03.2012 - 18:20

    Athinë, 18 mars - Agjencia greke e lajmeve “Epiri i Veriut” thekson në një shkrim të saj se Shqipëria e Madhe ka nisur të shqetësojë selitë diplomatike në Tiranë, por edhe në vendet fqinje.

    Duke iu referuar thirrjeve ekstremiste të një organizate shqiptare të quajtur “AÇTOSH” (Armata Çlirimtare e Trojeve Shqiptare”, kjo agjenci thotë se Interpoli dhe shërbimet e vendeve fqinje kanë nisur hetimet për identifikimin e anëtarëve të saj.

    Në artikull thuhet se deklarata e kësaj organizate për çlirimin e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare ka nxitur Europolin të nisë hetimet, transmeton Noa.

    Sipas informatave me të cilat disponon Europoli, kreu i kësaj organizate është shqiptari nga Kosova Kushtrim Mitrovica, i cilësuar si një nga elementët ekstremistë më të rrezikshëm që i ka shpëtuar shumë herë arrestimit.

    Agjencia greke pohon se forca e kësaj organizate është reale, pasi në thirrjen e saj flitet për një ushtri të mirorganizuar dhe të armatosur, sipas s cilës në veri të Kosovës nuk do të lejohet aktiviteti i strukturave paralele serbe, si territore të pushtuara shqiptare përmendet edhe krahina e Çamërisë në Greqi.

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,15,92064
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #1774
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    Une jam pro Bashkimit Kombetar.
    High Voltage , Power Supply

  5. #1775
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2012
    Postime
    25
    Pershendetje ,

    Po shoh qe paska shum njerz balosha , ore si mund te thuani nuk mund te bashkohet Shqiperia me Kosoven kur ne me ta kemi nje gjak , nje gjuhe , nje tradite dhe gjithcka te njejta jemi Shqiptar !
    Na ndan nje kufi i cili shum shpejt mund te zhduket ! Shqiptaria duhet te bashkohet te behet nje shtet ! Do forcohemi dhe me shume , bashkimi lidh fuqi.

    Kam nje mesazh per ata qe thone nuk duhet bashkim Kosove Shqiperi.
    "Si nuk ju vjen turp , turp duhet te keni . Ju te jeni kunder bashkimit ? Cka mund te jeni ju nese nuk perkrahni shqipet anemban ku ndodhen ? cka mund te jeni kur nuk perkrahni bashkimin ? Un ju them cka jeni ?
    ju jeni qen skllever qe kundershtoni , jeni qen skllever qe keni cef te ndani shqiperine e dikurshme , turp , qe ne me 5-6 shekuj luftuam e luftuam per te pritur nje date bashkimi !


    Kaloni bukur.

  6. #1776
    Citim Postuar më parë nga cMd Al Lexo Postimin
    Pershendetje ,

    Po shoh qe paska shum njerz balosha , ore si mund te thuani nuk mund te bashkohet Shqiperia me Kosoven kur ne me ta kemi nje gjak , nje gjuhe , nje tradite dhe gjithcka te njejta jemi Shqiptar !
    Na ndan nje kufi i cili shum shpejt mund te zhduket ! Shqiptaria duhet te bashkohet te behet nje shtet ! Do forcohemi dhe me shume , bashkimi lidh fuqi.

    Kam nje mesazh per ata qe thone nuk duhet bashkim Kosove Shqiperi.
    "Si nuk ju vjen turp , turp duhet te keni . Ju te jeni kunder bashkimit ? Cka mund te jeni ju nese nuk perkrahni shqipet anemban ku ndodhen ? cka mund te jeni kur nuk perkrahni bashkimin ? Un ju them cka jeni ?
    ju jeni qen skllever qe kundershtoni , jeni qen skllever qe keni cef te ndani shqiperine e dikurshme , turp , qe ne me 5-6 shekuj luftuam e luftuam per te pritur nje date bashkimi !


    Kaloni bukur.
    Pershendetje, une jam nje nga keta qe nuk duan nje bashkim hipokrit, e qe ti i quan "qen"..., me habit fakti perse ti nuk thellohesh me gjat por shpejt i jep nje epitet..., por perse-ja nuk te intereson...

    Me pelqejne njerez qe shkruajne me kaq dashuri per atdheun e per bashkeatdhetaret..., por qe shume pak kohe per te nxjerre konkluzione...
    Une do te keshilloja me pare, miqesisht kuptohet, te lexosh se ç'fare shkruajne shume nga ata shqiptar qe vetem te perbashket me ne kane njefare shqipe qe as qe nuk ju kuptohet mire...
    Fillo te dalesh nje "xhiro" nga nenforumet fetare dhe tek ajo e tolerances, e do te konstatosh mire qe jane pikerisht ata shqiptare "patriote", qe rrahin gjoksin me te madh per flamur e atdhe, por qe shpejt e ndyjne gojen me sha e ofendu nje shqiptar tjeter, vetem pse nuk ka te njejtat ide me te e ku feja behet vendimtare!
    Nje here shqiptaret u vrane e u prene me turkun per fe e atdhe, ku sot kjo e vertete historike po anashkalohet sikur me dashje ... ne menyre hipokrite!
    Jane pikerisht po keta patriote, qe kur u jepet mundesia "i bejne zbor" gishterinjve me nacjonalizem te semure, ku lehin sa majtas e djathtas kunder serbeve e grekeve..., tani ky avaz u be boze, por eshte karakteristike e ketij grupimi kokefortesia dhe arroganca..., por kur del puna per te diskutuar per heronjte tane kombetar, si Gjergj Kastrioti, por edhe per figura te tjera qe bota mbare na i ka zili, si Nane Tereza, etj, keta kopuke dalin hapurazi kunder duke i share figurat me te ndritura te kombit tone, ose largohen dinakerisht per te evituar faqen e zeze qe tu dali ne drite, e te gjithe te shohin se kush jane!
    Pra per hire te nje teme sa do te rendesishme te jete, psh; ajo e flamurit, e bashkimit, patriotizmit, historise kombetare, besimit fetar, etj..., kurren e kurres asnje nuk ka te drejte te ofendoje figurat me te shquara te kombit tone, ose te hedhe balte mbi kedo qe eshte shqiptar jo me pak se ai por qe Zoti desh e beri qe idete ti kete te ndryshme nga ai...
    Une sot hodha nje sy forumit andej nga dreka..., para nja 5-6 oresh, e ç'te shohe, flitej per nje teme futbolli, ku nje gjyqtar pasi e kishin ofenduar alla shqiptarçe, merr e heq flamurin me shkrime nacjonaliste e provokues politik...
    Hapu o qiell, e ç'behej..., filluan me sharje sikur ne mes te mejhaneve, me fjalet me te felliqura, ofendimet jo vetem per gjyqtarin, por filluan me ofendime ne forum..., midis njeri-tjetrit!
    Eshte kjo nje harmoni midis nesh?
    Kemi mirekuptim per te bashkejetuar ne paqe neve, flas shqiptaret nga te gjitha anet e kufijve...?
    Neve pushtuesi turk, armiku i perjeteshem,( çuditerisht nuk numerohet si armik ) na ndau jo vetem me kufij, por edhe me besim fetar, ku kjo e fundit luan nje rrol jo pak te rendesishem..., ka te bej direkt me menyren e jeteses dhe ate botkuptimore, ku gjerat marrin trajta krejt te kunderta..., me kot vijne e pellasin per "feja e shqiptarit eshte shqiptaria", kur sa u jepet mundesia vershojne ofendimet me nje urrejtje te denje sikur nje shkja o turk , por qe eshte shqiptari qe shan shqiptarin, ky eshte kulmi!
    Mund te kete nje bashkim te tille...?!
    Kur shpesh behet thirrje per zhihad..., e duke perfituar prej rrjetit demokratik te fjales se lire, flasin sikur studentet e medreseve te afganistanit..., por ne shqip!
    Shqiperia sikur edhe Kosova, kane halle te tjera per momentin, bashkimi vjen natyrshem kur gjerat shkojne si duhet...
    Jemi mesuar neve te diskutojme gjerat para kohe, i themi; " peshku ne det e tigani ne zjarr"..., hajde se po rame dakort neve ketu ne forum, gjerat mbaruan, u tha e u ba!
    Ngrihet pluhur kot, flasim sa per te rrahur uje ne hava..., llogje kavaje i thone nga neve...
    Por perpara qe te dilet me konkluzione te shpejtuara, duke etiketuar shqiptari shqiptarin me kompetence, keshilloj qe te mbahen parasysh problemet qe na ndajne, e me pas se ç'na bashkon....!
    Perpara vellazeri, e pastaj bashkim!!!
    Pershendetje e ja kalofshi per s'marit edhe juve...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #1777
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ariani_tb

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Prishtina2010. Perse zoterote keni ate perceptim se nuk duhet Bashkuar asesi me Shqiperine. Pse sipas jush Shqiperia – Shqiptaret ne Shqiperi na qenkan totalisht popull e komb tjeter nga ne. Para se te ndodhe nje Bashkim I till sic ju mendoni. Shqiptaret e Kosoves me at ate Ilirides, me te Lugines se Presheves, e te Malesis se Madhe. Pikerisht mendoj qe Bashkimi I pare duhet qe te jete ai ne mes te Kosoves dhe Shqiperise. Shqiptaret e Kosoves, Ilirides, Malesise se Madhe e Lugines se Presheves kane kulture te njejte, kane gjuhe te perbashket, kane alphabet te njejte, kemi 36 germa apo shkronja te njejta, kemi histori ne njejte, kemi heronjet e deshmoret e perbashket me Shqiptaret e Shqiperise. Nese ju nuk e konsideroni Gjergj Kastriot Skender Beun, nese ju nuk e konsideroni Ismail Qemailin, nese ju nuk e konsideroni Avni Rustemin, nese ju nuk e konsideroni Naim e Sami Frasherin si heronje kombetar tuajin, ateherash edhe mund te mos deshironi qe te bashkoheni me Shqiperine. Por nje gje eshte shume e kjarte dhe e sigurte, se Shqiptaret e trojeve tjera te tyre shekullore (Iliride, Malesi e Madhe, Lugine e Presheves e Cameri) nuk mund te bashkohen, nuk kane mundesi aspak fare per bashkim te tyre, pa u bere Bashkimi ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. Sepse Bashkimi Kosove – Shqiperi do jete shume me lehte ne cdo aspekt edhe per Shqipetaret ne trojet e larte permendura.
    si duket kjo prishtina 2010 ..me shqiperin sdon po me serbin i shkon per ftyre ja qfar dallimi ben kjo ket edhe beogradi e don jo bashkim me shqiperin

  8. #1778
    hahaha 178 faqe

    Levizni ore nga PC dhe jepni mundin tuaj qe te bashkohen se mjaft pyetet

    Sikur ka ngel puna duhet apo nuk duhet te bashkohen
    Revolution 1848

  9. #1779
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    hahaha 178 faqe

    Levizni ore nga PC dhe jepni mundin tuaj qe te bashkohen se mjaft pyetet

    Sikur ka ngel puna duhet apo nuk duhet te bashkohen
    Ashtu eshte. Bile duhet te hap nje teme te re te pyes: "Ca ke bere ti sot per bashkimin kombetar?" Dhe secili te shkruaje vetem se ca ka bere per bashkimin, kurse ne nje teme tjeter, te tjeret te shkruajne se ca kane bere kundra bashkimit.

  10. #1780
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kam pasur mendim ndryshe ne lidhje me bashkimin Kosove-Shqiperi.Gjithmone kam qene PRO ketij bashkimi.
    Jam duke e lexuar librin e Craig Jurisevic mjekut kardiolog nga Australia i cili ishte protagonist i ngjarjeve me te erreta te periudhes prill-qershor 1999.
    Drejtori i spitalit te Kukesit linte refugjate shqiptare te vdisnin dhe te kalbeshin vetem pse nuk kishin para per ta paguar nje amputim te gjymtyreve,Plus kesaj ky drejtor,i lidhur me mafian kuksiane nuk lejonte qe pacientet te shkonin te sheroheshin tek spitalet fushore italiane dhe te Emirateve te bashkuara arabe qe ishin vendosur vetem me qellimin e ndihmes per refugjatet shqiptare te Kosoves.Me dhjetra raste kishte lene ne rruge ky drejtori i spitalit te Kukesit vetem pse nuk kishin para per ta paguar mafian e tij.Gruaja te ciles i ishte vrare burri,djali 5 vjecar dhe vajza 3 vjecare nga serbet kishte arritur edhe pse ishte shtatzene te kalonte kufirin dhe te shpetonte nga paramilitaret serb.Edhe pse kishte shpetuar ajo kishte marre plage te renda ne kembe dhe i duhej operimi ne Kukes.Pasi skishte para dhe tere familjen e vrare,drejtori i spitalit te Kukesit nuk e merr ne rehabilitim sepse skishte para per ti dhene mafias se tij.Duhet permendur se te gjithe ndihmat ne barna dhe medikamente qe kishte ne posedim spitali i Kukesit atekohe ishin donacione te shteteve perendimore ,me qellim qe te perballohej kriza e refugjateve te plagosur nga serbet.Mirepo drejtori i spitalit te Kukesit me disa ndihmes te tij dhe 2 infermiere donte te pasurohej nga tregjedia e shqiptareve te Kosoves.

    Shume kufitar te Shqiperise kishin marre para nga serbet qe tu lejohej serbeve hyrja ne territorin shqiptar,ne menyre qe te minohej ajo pjese dhe keshtu te behej e pamundur dhe e veshtiresuar hyrja e ushtareve te UCK-se ne Kosove per te luftuar.

    Nese me lutni per bashkim me Shqiperine, atehere ju them faleminderit sepse nuk dua bashkim me drejtorin e ketij burgu dhe me kufitaret qe qitnin ne prita ushtaret e UCK-se per nje dore para.Na keni lene ne harrese per 80 vite,vetem e vetem se u desht ti ndertonitmbi 700000 bunkere fantazma qe te "mbroheni" nga vellezerit e juaj kosovar.

    Mjeku austrialian kishte ardhur vullnetar qe ti ndihmoje njerezit e plagosur nga serbet gjersa vellezerit e tyre zhvatnin para nga keta njerez ne kohen e tragjedise se tyre.

    Nese doni bashkim menjanoni keta drejtore spitalesh qe lenin femijet te vdesin pse nuk kishin 200 DM ti jepnin mafise se tij,denoni kufitaret qe qitnin ne prita dhe minonin fushen kufitare me Kosoven,perndryshe bashkimi do jete vetem fallso.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •