Close
Faqja 77 prej 230 FillimFillim ... 2767757677787987127177 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 2300
  1. #761
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    KOSOVA ESHTE SHQIPERI
    Kosova është Zemra e Shqipërisë

  2. #762
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    atje (në Kosovë) kemi përfaqsonjsit më të përsosur të racës s'onë, të vëndosur shumë më dëndur se në pjesën tjetër të Shtetit. - Jakov Milaj

  3. #763
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga *mistrecja* Lexo Postimin
    per mendimin tim jo cdo shtet te shikoj vendin e vet!
    Mistrece pa cenuar fare dallimet ne mendime si norme elementare demokratike patjeter duhet te kundershtoj kete qendrim te juajin.Ke te drejt te shfaqish mendimin tend personal.Eshte deshira jote pa hyre edhe ty vete ne analize me te thelle PSE mendon ashtu.Mirepo sa eshte ajo e llogjikshme dhe reale.Si nxenes ne kosove ne demonstratat anti serbe brohoritnim te vetmen nje parolle DEMOKRACI.Me vone vendosa te analizoj te njejten parulle.Dhe beso nuk e arijta dot qellimin.Por me pelqeu thenia e Monteskie (ne pika te shkurta)
    Demokracia eshte niveli me i larte i qeverisjes se shtetit nga vet qytetaret.E cila bazohet ne ate qe secili mund te bej dhe te thot lirisht cka te doj.Te njejtat veprime dhe thenie te limitizuara nga di limite.Ate qe themi dhe bejme te mos i pengoj te tjerve dhe e dyta ajo qe bejme dhe themi te kene te drejt edhe te tjeret te bejn edhe ta thone.
    Mistrece qendrimi i juaj eshte i qart.Per bashkim vendosin populli i shtetit ame dhe populli i krahines se shqiperis pra kosovaret.(kosovar,matjan, vlonjat, lumjan)
    Pra se fundi ne referendum populli i shqiperis, kosoves, dhe te gjith trojet tjera shqiptare do te vendosin per bashkimin e te gjitha tokave shqiptare.Pra fatkeqsisht edhe ju do te detiroheni te akceptoni deshiren e shumices absolute.Mistrece per fatin tend te keq do te jesh e detiruar me vllezer e motra kosovare te jetojsh bashk.

    P.S. sa duket je nen ndikimin e emisionit big bradher.Qe me shtye te mendoj qe je nje e mitur dmth. je ne moshe nder 18 vjet

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e tare bakiri
    Anëtarësuar
    21-08-2008
    Postime
    35
    po i biem ne qafe kot mistreces , goce eshte dhe mendon me ndryshe per kombin se neve .
    Lume Shqiperia qe na ka ....

  5. #765
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shqiptarët kanë njëmijë e një arsye, që të jetojnë në një shtet të bashkuar!



    SHQIPTARËT VETËM TË BASHKUAR SI NJË KOMB

    MUND TË ZHVILLOHEN NORMALISHT



    Shkruan: Qerim Pllana - Prishtinë, 25. 04. 2009

    _______________________
    SHQIPTARËT VETËM NË NJË SHTET TË BASHKUAR MUND TË ZHVILLOHEN NATYRSHËM - DHE TË JETOJNË ME DINJITET SI TË GJITHA KOMBET TJERA!




    Ekzistojnë njëmijë e një arsye se bashkimi për shqiptarët është rruga e vetme e zhvillimit ekonomik, social-shëndetësor, politik dhe i të gjitha lëmive të tjera me interes kombëtar. Bashkimi gjithkombëtar është me interes regjional-fqinjësor i të gjithëve, hapësirës për rreth dhe më gjërë. Bashkimi i shqiptarëve, intencë, qëllim dhe ide shekullore, si edhe i çdo kombi, në fazën e formimit, nuk ka pushuar me shekuj. Kjo përpjekje, për të cilën ekzistojnë një mori arsyenash, ka lindë historikisht me lindjen e shoqërisë në një kontinuitet gjuhësor, areal homogjen dhe kulturor, (pra me një hapësirë të caktuar teritori-gjeografik), në marrëdhëniet reciproke në degë të ndryshme ekonomike fisnore, zejtare, tregtare etj.

    Ilirët, si fise të mëdha (popujë), të shpërndarë për gjatë tërë Gadishullit Ballkanik dhe atij Iberik-Apenin në jug, kur filluan për t`ju kanosur rrëziqet, ata u detyruan të formojnë Federatën Ilire, me shumë karakteristika të Shteteve të sotme të Bashkuara të Amerikës. Kuptohet në rrethana, kohë, hapësirë dhe kushte të tjera të Kohës së Vjetër. Kurse, sot shqiptarëve nuk u ofrohën asnjëra nga ato kondita, rrethana apo kushte që të kenë çfarëdo mundësie për krijimin e shteteve të vogla, pastaj që të kalohet në ndonjë federatë, apo lidhje shtetesh si në Kohën e vjetër, kur u themelua Federata Ilire. Mund të jenë vetëm ëndrra të bukura ato, për shumë kë, por edhe për shqiptarët në këtë milenium.

    Ndërkaq, bashkimi si një çështje esenciale e përpjekjeve të shekullit të kaluar, dukshëm më fuqishëm ka depërtuar në kokat e çdo shqiptari, që njehë dhe respekton dinjitetin kombëtaro - historik, të paktën nga Periudha e Luftërave shqiptaro - turke, të gjysmës së dytë të shekullit XV-të, të udhëhequra nge GJ. K. Skënderbeu. Sepse, hapësira dhe areali i frymës së këtij populli, qysh atëherë ka ardhur duke u tkurrur me shpërnguljen e madhe të popullit shqiptarë në Itali, Dalmacinë Veriore dhe në viset e tjera të Europës dhe të Azisë.

    Koha e re dhe kjo më e reja, gjithashtu shqiptarët i ka dëmtuar si në toka, aq më shumë në frymë banorësh. Ngjarjet para, gjatë dhe pas Lidhës Shqiptare të Prizrenit, 1878/1881, me gjithë konferencatë, kongreset dhe tubimet e tjera, Shqipërinë etnike e dëmtuan mbi 52, për qind të hapësirës të saj. Luftratë Ballkanike 1912/193, Lufta e Parë dhe e Dytë botërore, 1939/1945, gjithashtu, Shqipërisë etnike i shkëputën gjysmën e hapësirës. Lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përkrahur, nga të gjitha viset e Kosovës etnike, nga Diaspora, shteti amë etj, filloj me një përpjekje dhe shpresë përfundimtare për t`ju bashkuar pjesëve tjera të Shqipërisë Londineze, Republikës aktuale Shqiptare.

    Por, ka një mori faktorësh, të cilët ndikuan në të tri luftërat, Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Iliridë, që ato përpjekje të përfundojnë pa u kurorëzuar me idealet, e atyre, të cilët ranë në altarinë e lirisë. Në gjithë këtë “mish - mash”, së pari ishte faktori ndërkombëtar ai, kinse për shkaqe të gjendjes së “ndërlikuar me popujtë e shpërndarë në G. Ballkanik, çështjes së kufijve, të cilët paraqesinë ndërlikueshmëri etj”. Si çështja e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi, Bosnjë dhe Kroaci etj. E vërteta është krejtësishtë e qartë dhe e kristaltë, sa u përket shqiptarëve. Sepse, ata kanë territorin e tyre homogjen gjuhësor, historik, kulturor dhe gjeografik etj. Vazhdimi i luftës diplomatike, (pas humbjeve të të katër luftërave fizike, të Serbisë), tani sidomos me të ashtuquajturën, “kërkesë të drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më qartë se kurdoherë shihen pretendimet e mëtejme të Serbisë. Të paktën për shkëputjen e një pjese të Kosovës, nga shteti i brishtë i saj, pa ushtri, pa kufij të përcaktuar definitivishtë, pa ekonomi tregu të zhvilluar, me papunësi dhe varfëri ekstreme, pa ndihma të mjaftueshme investuese etj.

    Me një luftë tepër të ashpër diplomatike të fqiut verior, i cili jo më largë se 10 - vjetë më parë rrënojë, kalli, vrau dhe ushtrojë gjenocidë, etnocidë, dhunë dhe shkatërrime marramendëse të ekonomisë, xehtarisë energjetikës, mjedisit etj. Të gjitha këto janë shkaqe, elemente, arsyena dhe përpjekje, të cilat duhet me mish dhe shpirt për t`i orientuar në një luftë jo violente, diplomatike, politike, të frymës bashkëpunuese shpirtrore drejtë bashkimit kombëtar. Sepse, tendencat e disa elementeve të huaja, të cilat në vazhdimësi përpiqën që Kosova të mos ketë ushtri të saj të rregulltë, tendencat e ish-UNMIKU-t, e sidomos tani të EULEX-it, që Kosova të krijojë (deshën shqiptarët apo jo, pra shumica absolute) edhe nja 8-10 komuna të banuara me serb. Që në Kosovë të kthehen të paktën gjysma e asaj popullsie, nga 600.000 sa ishin paraparë sipas unmikasëve, pra 300.000 etj. Kur dihet se Kosova, kurrë në historinë e saj nuk ka pasur më shumë se 180.000 banorë serbo-malazezë. Dhe prej tyre gjysma nuk kanë qenë vendës, por popullsi koloniste e sjellur sipas, situatave që i ka krijuar; MSKS, ish- Jugosllavia e parë, 1929-1939 dhe ish-Jugosllavia avnoiste 1945-1999.

    Historia e këtyre periudhave për shqiptarët e Kosovës natyrore, është tepër mosmirënjohëse. Prandaj, ka njëmijë e një arsye, që shqiptarët në G. Ballkanik të mendojnë, punojnë, të përpiqën me të gjitha forcat politike, diplomatike, me miqtë, aleatë dhe me atë ekonomi, me të cilën disponojnë brenda dhe jashtë në Diasporë, për kriijimin e kushteve, rrethanave dhe mundësive për bashkim kombëtar. Sepse, ata vetëm bashkimi i shpje drejtë një prosperiteti, zhvillimi dhe konsolidimi si komb, shtet dhe bashkësi më të fuqishme, më të zhvilluar dhe shumë më të respektuar në botë. Për t`u arritur kjo, nevojitet që së pari të eleminohën partikularizmat, duke u zhdukur intereset partiake, mbi ato kombëtare, vjedhjet, ndërprerjet e ndjekjeve të trurit, kthimin e tij kudo nga kanë ikur ata në Diasporë. Evitimin e luftës së egër dhe tepër të pakompromisë, të fushatave para, gjatë dhe paszgjedhore, ngritja e vetëdijës votuese etj.

    Që të mos zgjedhën njerëz pa kapital kombëtar, jopatriotë, jonjerëzor e jo human etj. Ka rendësi jetike se kush ku, dhe nga çfarë familje vjen, në vende udhëheqëse shtetërore dhe institucionale etj. Prandaj, nga kjo çështje duhet nisur pastrimi i dosjeve nga e kaluara, e atyre që gjatë gjithë jetës bënë karrierë në frymën servile, dhe në dëm të gjeneratave, të cilat vuajtën nëpër burgje dhe kaluan kalvare të tjera mizerabël, vetëm e vetëm për liri, bashkim dhe për demokraci. Përpjekjet për të ringjallur parullën e “Bashkim Vëllazërimit”, për të krijuar diç të hibridizuar nga shqiptarët në “kosovar”. Përpjekjet që të harrohet e kaluara aq e trishtuar e këtij populli, jashtë kufijve të Shqipërisë, madje edhe Lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është barazi me kthimin, në ish-Jugosllavinë avnoiste- titiste. Unë, psh. kam menduar se para, gjatë dhe pas Luftës në Kosovë, nuk ka elemente të shumta të tipit, Basri Pllana, me të cilin sot e kësaj dite, edhe për kundër distancimit publikë ndaj tij, jo më pak se 80-90.000 shqiptarë të këtij llagapi, ( mbiemëri vazhdojnë të jenë të nënçmuar)!

    Tani, fare mirë është kuptuar se në Kosovë, ka të tillë, apo tipa të Basriut, me qindra, në çdo fis, çdo llagap, madje në detyra të niveleve mjaftë të larta shtetërore e institucionale etj. Të atillë të cilët, natë e ditë luftuakan, që të vazhdohet, “miqësia e vjetër e kumarisë me komshitë, të cilët më shumicë, gjatë luftës ishin vrastarë, të bashkuar me të gjitha njësitë, dhe orditë serbe në Kosovë. Pse atëherë, ne jemi duke i vuajtur pasojat e një apo dy-tre vete, me shembuj konkretë, dhe me emra, apo mbiemra të anatemuar!? Shikoni, asnjë (pllanë) nuk gjendet në kuvend, asnjë, (pllanë), nuk gjendet në Qeveri, asnjë nga ky llagap nuk gjendet në Presidencë! Këtij mbiemri me një numër mjaftë të madh banorësh, pavarësisht, vuajtjeve, sakrificave, madje sakrificave historike, pavarësisht ngritjes intelektuale, bashkë me llagapet e tjera të një emërtimi të huaj, por të ndodhur, e të quajtur muhagjerë, kurrë më shumë nuk janë lënë anash, se sa në këto dhjetë vjetët e kësaj lirie. Sidomos nga zgjedhjet e fundit dhe shpalljes së shtetit të Kosovës etj. Edhe pse muhagjeret qysh nga shpërnguljet e mëdha të vitit 1877/78, e deri në qershor të vitit 1999, përherë kanë qenë shumë të ndjekur, persekutuar, burgosur, vrarë etj., në Kosovë! Fundja kjo ishte, dhe edhe sot e kësaj dite, është vepër përqarëse e armikut, jerli-muhagjirë, që s`do të thotë tjetër pos të ardhurë, të shpërngulur dhe vendës etj. Edhe pse kjo çështje, nuk do të duhej të paraqesë ndonjë paradoks të madh! Sepse i ndjeri dr. Sabit Uka e ka shpjeguar bukur mirë në të 4 veprat e tij.

    Së fundi, s`do dalur nga tema, e cila ka një rëndësi krejtësisht të një natyre tjetër. Sepse, s`ka grur pa egjër dhe nuk ka fis, pa ndonjë pis, as shtëpi pa tym a dollap, derë a dritare! Shtruarja e temave të tilla në këtë kohë para zgjedhjeve, (mendohet në Shqipëri, por dhe ato lokale në Kosovë), për ndokë mund të duken ngapak absurde! Por, sado-kudo, për ndonjë politikan, diplomat dhe për shqiptarët, të cilët e duan kombin, atdheun, shtetin dhe mirëqenjen e popullit të vetë, ja vlenë prurja dhe shtruarja e këtyre mendimeve, të paktën për t`i zbutur gjakrat e atyre. Se nuk është gjithçka dhe mbi të gjitha, vetëm karriera përfituese, jokombëtare, pra vetëm përfituese vetiake, familjare, klanore, farefisnore etj., etj. Unë thjeshtë e them, se vetëm bashkimi na shpje drejtë prosperitetit, zhvillimit të mirëfilltë ekonomik, drejtë sigurisë së plotë të të mirave kombëtare etj.

    Pavarësishtë pranisë së NATO-së, e cila tashmë ka shkelur në një pjesë të hapësirës kombëtare. E cila prani, nuk do të thotë, se ka zgjedhur çdo gjë dhe gjithëçka do të jetë okej! Sepse, NATO-ja, ka strategjinë e saj politike, diplomatike e në rend të parë ate, ushtarake-gjeo-strategjike, sigurinë e një hapësire sa më të gjerë etj. Kurse, shqiptarët duhet të kenë strategjinë e tyre sublime; bashkimin si fuqi të vetme, të ngritjes së mirëqenies, afinitetit, zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik urban dhe rural, detar dhe malor, turistik, kulturo-artistik dhe shkencor etj. Bashkimi është fuqi endogjene dhe energjike!... E këtë e dëshmojnë ekzistimi i SHBA-ve, NASE-së, NATO-së, pra e dëshmojnë ekzistencat e shoqërive kolektive, sociale e grupimeve si të bletëve, thneglave, etj., pra e shtetit monolit e kombëtar, jo kaq heterogjen. Zatën lufta për ekzistencë në natyrë e imponon si të domosdoshme bashkimin i cili krijon fuqinë, jo për të dominuar, sa për të ekzistuar! Kjo s`është kurrfarë fshehtësie, por mëse e domosdoshme, dhe e provuar historikisht me shembuj konkret të vetë ekzistimit të kombit dhe shtetit!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #766
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ribashkimi I Shqipërisë Natyrale - është Shpëtim Për Shqiptarët

    RIBASHKIMI I SHQIPËRISË NATYRALE - ËSHTË SHPËTIM PËR SHQIPTARËT

    Ideja e ribashkimit tonë në një shtet të vetëm është shumë e vjetër. Ajo daton që nga momentit kur më shumë se gjysma e Shqipërisë Natyrale u pushtua dhe u aneksua nga ushtritë e shteteve shoviniste, me të cilat kufizohemi.

    Kjo ide madhore me kohë u shndërrua ne njërën nga aspiratat jetike të popullit tonë. Ajo, në formë amaneti, bashkë me shumë virtyte tjera të larta njerëzore dhe kombëtare u përcoll brez pas brezi, që nga ditët e para të jetës së shqiptarit - fillimisht nëpërmjet ninullave që këndoheshin nga Loke-madhet , duke përkundë djepat me nipa dhe mbesa.

    Jemi dëshmitar, se ideja e ribashkimit tonë në një shtet të vetëm kombëtar deri para pak kohësh ishte temë tabu. Mirëpo, aktualisht, ajo po artikulohet për ditë e më shpesh nga politikan, diplomat dhe qarqe me ndikim në arenën ndërkombëtare, si një zgjidhje mundshme e çështjes shqiptare, e cila do të kishte ndikim pozitiv në stabilitetin e Gadishullit të Ballkanit.

    Gjithashtu, jemi dëshmitar se kjo është ideja e cila u është ekspozuar më së shumti rrebesheve të sulmeve nga shumë drejtime. Kjo valë e sulmeve të kryqëzuara u hetua kah mesi i luftës së armatosur çlirimtare. Efekti i këtyre sulmeve ishte i plotë. U devijuan synimet e kësaj lufte, të cilat ishin të sanksionuara edhe ne Betimin Luftarak të pjesëtarëve të UÇK-së. Pas përfundimit të luftës, u shpërbë Qeveria e Përkohshme e Kosovës, për t’u zëvendësua nga Unmikistani. Gjatë kohës së Unmikistanit, Qendra nga drejtoheshin këto sulme u ri-konsolidua dhe ri-programua, si zakonisht në përputhje të plotë me kërkesat e Beogradit, për të qenë e gatshme për intensifikimin e këtyre sulmeve, gjatë epokës së Republikës së Ahtisarisë. Siç mund të hetohet, ky intensifikim i sulmeve do të jetë i përmasave të një ofensive, me objektiva të qarta: eliminimin e kërkesave të ligjshme të shqiptarëve për vetëvendosje dhe për ribashkimin në një shtet të vetëm, të trojeve të banuara me shumicë prej tyre.

    Mbështetur në shumë deklarime, sidomos nga diplomatë evropian mund të arrihet te përfundimi, se krahas vazhdimit të sulmeve kundër kërkesave legjitime të shqiptarëve edhe veprimet për përpunimin e terrenit, para fillimit të veprimeve ofensive, tanimë të drejtuara nga treshja Zanieri-Feith-Kermabon, janë në përfundim e sipër. Si zakonisht, në vijën e parë të këtyre sulmeve janë kohortat e përbëra nga mercenarë gjakprishur shqipfolës. Efektet e këtyre sulmeve nuk mund të konsiderohen ndryshe pos edhe një shuplakim i rëndë për popullin tonë. Por, me siguri populli jonë nuk do të dorëzohet. Ai do të tregojë edhe njëherë shkallën e dosidoshme të vendosmërisë dhe gatishmërisë për të sakrifikuar çka është e nevojshme për realizimin e aspiratave të tij të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare.

    Në këtë drejtim, duhet të veprohet në mënyrë të organizuar, urgjentisht dhe me përkushtim, së pari për t’i demaskuar në popull synimet e ideatorëve dhe ekzekutuesve të këtyre sulmeve dhe së dyti, për ta mobilizuar, organizuar dhe drejtuar popullin, në luftën vendimtare kundër të gjitha pengesave që mund të dalin përpara, gjatë rrugëtimit drejt realizimit të aspiratave tij te ligjshme.

    Përballë këtij realiteti i cili ngërthen ne vete shumë rreziqe, nuk mund t’i bishtnohet përfundimit, se duhet punë serioze, e organizuar dhe e drejtuar nga një qendër e vetme. Kjo punë mund të kryhet me sukses të plotë, vetëm nëse drejtohet nga një subjekt i organizuar, unik dhe gjithëkombëtar. Andaj, mund të konstatohet pa u hamendur, se për krijimin dhe fuqizimin e këtij subjekti është momenti i fundit. Por, kurorëzimit me sukses të plotë të një veprimi të tillë, sa të domosdoshëm po aq edhe madhor, patjetër duhet t’i paraprij reformimi dhe riorganizimi i mirëfilltë i subjekteve ekzistuese, të cilat, siç mund të dëshmohet me programet e tyre, përmbushjen e Amanetit të Dëshmorëve të Kombit e kanë synim përfundimtar. Nga shumë fakte të mbledhura në terren, mund të nxirret përfundim i qëndrueshëm se në të kaluarën jo të largët, në këtë drejtim janë vërejtur do lëvizje. Por, duhet konstatuar me keqardhje, se ato ishin provizore, anemike për nga përmbajtja dhe pa ndonjë efekt pozitiv në terren.

    Pse, parashtrohet pyetja.

    Përgjigja është e thjeshtë, por shumë e hidhur. Ky efekt i cili premton pak është pasojë e drejtuesve të disa subjekteve ekzistuese, të cilët si pasojë e lodhjes apo angazhimit me përparësi në bizneset e tyre, nuk u morën me këtë punë me seriozitetin e duhur.

    A ekzistojnë faktorë të cilët na bëjnë te besojmë se mund të arrihet deri te një bashkim i tillë, imponohet pyetja.

    Po!!!

    Mjafton të bazohemi vetëm në faktet e pakontestueshme, se faktorët të cilët tërheqin drejt bashkimit, në shumicën e këtyre subjekteve ekzistuese , dominojnë mbi ato që largojnë dhe të besojmë fuqishëm, se falë vullnetit të mirë të drejtuesve të tyre dhe ky bashkim kaq i nevojshëm mund të arrihet në një kohë shumë të afërt.

    Bazuar në karakterin e shumicës së drejtuesve të subjekteve ekzistuese, të cilët zotohen dhe betohen se do të veprojnë me përkushtim për përmbushjen e Amanatit të bashkëluftëtarëve të rënë – Dëshmorëve të Kombit, mund të besohet, se ata i kanë zbërthye e kuptuar drejt e mirë të gjitha rrethanat të cilat e karakterizojnë momentin aktual, si ato brenda ashtu dhe ato përreth trojeve shqiptare dhe, me siguri kanë ardhur deri të përfundimi:

    - se duhet ndërmarrë veprime të shpejta, konkrete dhe të pandërprera, për të qenë të aftë për përmbushjen e zotimit;

    - se duhet të bëhen përpjekje shtesë për të arritur bashkimin e të gjitha subjekteve të ngjashme për nga programi, në një subjekt të vetëm dhe gjithëkombëtar;

    - se bashkimi i dy e më shumë subjekteve të organizuara, nuk duhet të bëhet shkel e shko, sepse si i tillë ai bashkim nuk mund të ketë jetë të gjatë. Një bashkim i tillë, në realitet do të ishte një vetëmashtrim shumë i rrezikshëm për çështjen shqiptare;

    - bashkimi duhet të bëhet mbi baza të shëndosha dhe vetëm atëherë pasi të jenë sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet dhe mospajtimet e mëparshme programore në mes subjekteve të interesuara për bashkim;

    - se është i mundshëm vetëm bashkimi i atyre subjekteve të cilat janë të frymëzuara nga aspirata të sinqerta dhe të ndershme, për të vepruar si një front unik dhe mbi baza të qarta politike, të pranueshme për të gjitha palët ndërtuese të këtij bashkimi.

    Jetësimi i një bashkimi të tillë as që mund të paramendohet, nëse fillimisht nuk hiqet dorë nga interesat e ngushta personale dhe ato të subjektit të cilit i përkasin nismëtarët e kësaj vepre. Ky është parakusht, pa përmbushjen e të cilit as që mund të paramendohet krijimi, konsolidimi dhe forcimi i një subjekti të gatshëm, për t’i pri popullit drejt përmbushjes së aspiratës së tij shekullore, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet të plotë në Atëmemëdheun e tij të vetëm.

    Me bashkimin në një front apo lëvizje gjithëkombëtare, duke kontribuar pa hile, si gjatë përpilimit ashtu dhe gjatë zbatimit të programit dhe strategjisë së vetme të veprimit, ky parakusht përmbushet më së miri.

    Si programi ashtu dhe strategjia e veprimit të një subjekti të organizuar gjithëkombëtar faktikisht edhe ekzistojnë, por ato janë të shkapërderdhura nëpër programet e subjekteve ekzistuese. Mjafton të lexohen këto programe nga një grup punues dhe të përzgjidhen ato pjesë të cilat do të përmblidhen dhe radhiten në kuadër të një programi unik. Gjatë përpilimit të këtij programi unik gjithëkombëtar shqiptar, duhet kujdes i madh, që të mos përvidhet as edhe paqartësi më e vogël, sepse ajo me siguri do të shfrytëzohet nga ata individ dhe nga ato qarqe të cilët janë të dëshmuara me vepra, se janë kundërshtar të përbetuar të realizimit të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, për të sajuar akuza, se gjoja në përmbajtjen e këtij programi po u fshehkan aspiratat hegjemoniste “shqiptaro-mëdha”.

    Përmbushja e këtij Programi as që mund të paramendohet pa mbështetjen e gjithanshme dhe të plotë nga populli. Për sigurimin e kësaj mbështetje duhet punuar shumë. Përveç se duhet dhënë përgjigje të plotë dhe pa rrotulla në çdo pyetje të popullit, atij duhet t’i thuhet çdo herë vetëm e vërteta. Popullit duhet t’i thuhet drejt se përmbushja e Programit të subjektit gjithëkombëtar, është përmbushja e Amanetit të Dëshmorëve të Kombit dhe ky Amanet nuk është tjetër pos ribashkimi i Shqipërisë Natyrale (duke mos lënë jashtë saj as edhe një pëllëmbë të trojeve të banuara që prej lashtësisë nga populli shumicë shqiptar), të cilën e patën ndarë dhunshëm gjyshërit dhe etërit e disave, të cilët sot edhe pas një shekulli, të maskuar si miq nuk po kursejnë mund as mjete për të penguar realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve, sa të drejta po aq dhe jetike. Në këtë drejtim, popullit duhet t’i shpjegohet drejt e mirë, se realizimi i interesave njerëzore dhe kombëtare, për të qenë zot në truallin e tij, as që mund të paramendohet po nuk u bashkua në kuadër të këtij fronti unik, veprues dhe gjithëkombëtar, të udhëhequr nga ata të cilët do ta fitojnë besimin me votën e tij të lirë.

    Popullit gjithashtu duhet t’i sqarohet drejt dhe mirë, se vetëm pas fitimit të proceseve gjyqësore të cilat do të iniciohen pranë gjykatave relevante ndërkombëtare (në bazë të tapive nga periudha e Perandorisë Otomane), për rikthimin e pasurisë së uzurpuar të shqiptarëve në trojet e spastruara etnikisht nga “kama” dhe “bajoneta” e pushtuesve barbar serbo-sllav, mund të konsiderohet se janë përmbyllur me sukses përpjekjet për rikthimin dhe ribashkimin e trojeve, trashëgim nga të parët tanë!

    Popullit duhet t’i sqarohet se realizimi i një programi të tillë mbarëkombëtar kërkon shumë mund, ndofta edhe sakrifica shtesë, por përfundimi do të jetë një rilindje dhe garanci e përjetësisë së tërësisë territoriale e Shqipërisë Natyrale!

    Dalja në skenë e një subjekti të organizuar gjithëkombëtar të vendosur për ta përmbush Betimin para Flamurit Kombëtar Shqiptar, për realizimin e plotë të Programit të tij, duke vepruar sipas një Strategjie të përpunuar drejt dhe mirë, do të jetë një sihariq i shumëpritur për shumicën absolute të popullit. Kjo do të dëshmohet, me masivizimin e shpejt të këtij organizimi të ri, të themeluar mbi bazat aspiratës tonë shekullore, legjitime, jetike, njerëzore dhe kombëtare!
    Shkruar nga Sejdi VESELI
    Tuesday, 28 April 2009
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #767
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Deshira na e ka gjithve besoj...por ama le te konsolidojme shtetin e Kosoves nje her pastaj shofim.

  8. #768
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale



    U HARTUA PLATFORMA E SHQIPËRISË NATYRALE









    Harta: Copëtimi i kombit shqiptar në 5 shtete




    · Përfundoi Platforma e Shqipërisë Natyrale.


    Autor i saj është Koço Danaj (Autori është Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale me seli në Tiranë). Platforma do të ketë 250 faqe. Ajo do të përkthehet në sërbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do të botohet në mbi 50 mijë kopje. Do të shpërndahet falas ose maksimumi do të shitet 1 euro.



    · Platforma bazohet:

    në Kushtetutën e Republikeës së Shqipërisë që bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore.



    · Platforma bazohet:

    në Kuvendin e Vlorës i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë Natyrale dhe jo të Shqipërisë që ështëe sot.



    · Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet:


    në faktin se në mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu të cilat kanë të bëjnë me thelbin e kombeve. Mjetet e realizimit të Shqiprisë Natyrale janë dialogu dhe debati demokratik. Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë disa Shqipëri. Prandaj nuk ka me nevojë për gjak. Për këtë arsye në Platformë i jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht Referendumi.




    · Platforma argumenton,

    askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar që respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve, nuk është gjë tjetër veçse nacionalizëm i bukur, i dëeshirueshëm, i padebatueshëm.



    · Platforma argumenton tezën:

    se Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duke qenë e tillë, progresist do ta ketë edhe realitetin e saj të nesërm.



    · Shqipëria Natyrale synon:


    shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikës siç është sot në paqebërësin kryesor të rajonit të Ballkanit.



    · Shqipërinë Natyrale do të thotë:


    mirëqenie, dinjitet, qetësi dhe stabilitet në rajon. Ato ne ua kemi borxh fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Prandaj na takon ta bëjmë sa më parë Shqipërine Natyrale.



    · Pas botimit,


    në Tiranë do të bëhet një promovim i gjerë me pjesëmarrjen e Shqiptarëve nga gjitha hapsira e kombit shqiptar si dhe nga Diaspora.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #769
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Vitin 2009 do t'a simbolizojë kjo bisedë telefonike:

    - Allo, nanë, jam në Durrës, erdhëm për tri orë, nuk u nalëm kurrkun, nuk na lypi kurrkush pashaportën

  10. #770
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Deshira na e ka gjithve besoj...por ama le te konsolidojme shtetin e Kosoves nje her pastaj shofim.
    Bace ti je ne rregull pa shtet bejme harta qe pashaporte mos te kemi.Kane harruar Adriatikun qe do arrije deri ne Vojvodine.
    O zot o Perendi na ruaj nga kjo C'menduri.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •