Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 96
  1. #71
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Mire i ka thene Erdoğani Frances, pranoni gjenocidet tuaja qe keni bere neper afrike dhe azi. Francezet kudo qe shkuan vetem vjedhen dhe plackiten, kolonite franceze ndryshe nga ata angleze, jane ne terr akoma sot e kesaj dite. Turqia ne fakt do bente gabim nese do te futej ne batakun ekonomik te evropes. Edhe per te hyre ne batak keto i thone ' te leme te hysh ne BE por sı fillim prano qe keni nje histori turpi dhe te pergjakur me gjenocid' ımagjino cdo te kerkonin keta per ndonje gje tjeter. Ne fakt eshte krejt e kunderta, sipas zerave kopetente te historise otomane, jane armenet ata te cilet theren dhe masakruan mbi 1,2 milion banore te perandorise, dhe me pas u bene pre e urrejtjes se popullit qe shteti xhonturk i asaj kohe nuk kishte mundesi ta kontrollonte.

  2. #72
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ve re se shume anetare nuk e kane kuptuar kete ligj dhe thone pa dhene as edhe nje argument te vlefshem :"bravo franca".
    kujtojne se po denohet turqia per krimet qe ka bere.

    ky ligj nuk denon fare turqine per gjenocidin armen. absolutisht jo.
    ky ligj denon cdo person qe thote qe ky gjenocid nuk ka ndodhur. le te jete ky francez, turk, kinez apo cfare do tjeter.

    pra e vetmja gje qe ben ky ligj eshte limitimi i te drejtes se fjales. nje nder te drejtat themelore te njeriut.

    secili duhet te jete i lire te jape mendimin e vet. qofte ky i sakte apo i jo.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Ne france ka mbi1milionarmenien qe kane zene poste te rendesishme ne ump partine ne fuqi dhe meqenese zgjedhjet presidenciale po afrojne duan te pervetesojne votat e armenianeve

  4. #74
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ve re se shume anetare nuk e kane kuptuar kete ligj dhe thone pa dhene as edhe nje argument te vlefshem :"bravo franca".
    kujtojne se po denohet turqia per krimet qe ka bere.

    ky ligj nuk denon fare turqine per gjenocidin armen. absolutisht jo.
    ky ligj denon cdo person qe thote qe ky gjenocid nuk ka ndodhur. le te jete ky francez, turk, kinez apo cfare do tjeter.

    pra e vetmja gje qe ben ky ligj eshte limitimi i te drejtes se fjales. nje nder te drejtat themelore te njeriut.

    secili duhet te jete i lire te jape mendimin e vet. qofte ky i sakte apo i jo.
    Do ishte mire te kishim edhe ne ca ligje si ky..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #75
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Do ishte mire te kishim edhe ne ca ligje si ky..
    pse? per cfare e ke fjalen?
    ke nostalgji nga koha e xhaxhit?
    ky ligj do te thote t'i diktosh tjetrit se cfare te mendoje. eshte diktature e jo demokraci.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #76
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Jo s'kam nostalgji, e kuptoj qe shkelen lirite ..
    Ja psh. a nuk do te ishte mire qe te ishte nje ligj qe denon me burg dhe gjobe kedo qe thote se Kosova eshte Serbi, ose kedo qe jugun e Shqiperise e emeron si vorio epir ?
    Keto me erdhen ne mendje per momentin po ka edhe raste te tjera ku mund te aplikohet nje ligj i tille..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #77
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    per mua jo.
    secili duhet te kete te drejte te mendoje ate qe do. sado marrezi te jete.
    me duket e padrejte te detyrosh dike te thote dicka qe nuk e mendon...

    sdq duke i qendruar temes:
    turqia ka nje artikull ne kodin penal (artikulli 301).
    ne baze te keij artikulli jane denuar shume vete qe ne nje fare mase; kane pranuar gjenocidin armen.
    para nja 5-6 vjetesh, BE-ja ka kritikuar turqine ne lidhje me artikullin 301 duke valevitur flamurin e "lirise se fjales"...

    prandaj them une: HIPOKRIZI EUROPIANE
    sipas BE-se, ky artikull eshte cenim i lirise se fjales. po ky ligji francez???????
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #78
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ky ligj nuk denon fare turqine per gjenocidin armen. absolutisht jo.
    ky ligj denon cdo person qe thote qe ky gjenocid nuk ka ndodhur. le te jete ky francez, turk, kinez apo cfare do tjeter.
    Ky është dhe thelbi i temës, pas ngatërrimit të mollëve me dardha. Ligji nuk prek Turqinë, pasi Franca e ka njohur genocidin armen me një akt parlamentar qysh më 2001, ndaj kjo mbetet veç një lëvizje në formë gërricjeje politike përkundrejt turqëve sesa për ti vënë fre fjalës dhe mendimit të lirë.

    Nga ana tjetër shumë pak individë e kanë idenë e nocionit ''genocid'', që është një qasje për të shfarrosur një popullatë për shkak të përkatësisë së tyre etnike, fetare (genocidi në Armeni, Kosovë, Bosnje, Holokausti, të cilat e kanë një bërthamë - përndjeke për shkak të etnisë ose fesë) dhe nuk ka rëndësi për tu perefrazuar si i tillë nëse për këtë qëllim vritet një person apo një milionë. Genocidi nuk përcaktohet sipas shifrave.
    relata refero

  9. #79
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    .....dhe nuk ka rëndësi për tu perefrazuar si i tillë nëse për këtë qëllim vritet një person apo një milionë. Genocidi nuk përcaktohet sipas shifrave.
    Është një çast delikat për mua tani të të citoj () por për hir të saktësisë - duhet.

    Shifra më shumë se një person, ka rëndësi që ç'ke me të që vepra penale e genocidit të cilësohet si e tillë, pra është element cilësues, i domosdoshëm duke qenë se kryhet ndaj një grupi nacional, etnik, racial apo fetar.
    Sepse nëse vritet vetëm një person për këto motive, nuk cilësohet genocid por thjesht vrasje me dashje, dhe motivi i kryerjes nëse lidhet me racën, fenë, kombësinë...cilësohet thjesht si rrethanë rënduese në caktimin e dënimit.

    Sa për temën, jam shumë dakort me Francën, dhe jo vetëm aq - por Turqia gjithmonë ka për të pasur probleme në politikën e jashtme përsa i përket marrëdhënieve me Europën. Arsyeja është ajo që ka qenë gjithmonë, dhe do vazhdojë të jetë, dhe lidhet me atë që përfaqëson Europa prej shekujsh dhe që fshihet bukur nën petkun e Ligjit dhe Diplomacisë. E në fund të fundit, mirë bën!

  10. #80
    Mirë se vini në Harlan Maska e FreeByrd
    Anëtarësuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ve re se shume anetare nuk e kane kuptuar kete ligj dhe thone pa dhene as edhe nje argument te vlefshem :"bravo franca".
    kujtojne se po denohet turqia per krimet qe ka bere.

    ky ligj nuk denon fare turqine per gjenocidin armen. absolutisht jo.
    ky ligj denon cdo person qe thote qe ky gjenocid nuk ka ndodhur. le te jete ky francez, turk, kinez apo cfare do tjeter.

    pra e vetmja gje qe ben ky ligj eshte limitimi i te drejtes se fjales. nje nder te drejtat themelore te njeriut.

    secili duhet te jete i lire te jape mendimin e vet. qofte ky i sakte apo i jo.
    Çfarë është kjo botë vjen shumë? Unë në fakt dakord me Admiral !!!

    Është si një mrekulli e Krishtlindjeve

    Kush mendoni franceze mendoj se ata janë? Stalin? Ju nuk mund të diktojë opinionin e një njeriu apo të drejtën e tij për të shprehur se mendimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FreeByrd : 24-12-2011 më 16:07
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •