Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 90
  1. #51
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Perderisa elektorati nuk e percepton dot se cfare ndodh uriel , atehere pse duhet te shqetesohemi kaq shume edhe ne tek e fundit? lol

    Derisa elektorati te behet koshent se per cfare po voton atehere diskutimet tona rreth ketyre ceshtjeve politike jane si nje vrime ne uje.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Aleanca e vėshtirė Meta-Berisha nuk vjen si pasojė e gjetjes sė njė zgjidhjeje alternative pėr tė vėnė mė sė miri nė praktikė programet e tyre politike, por si mėnyrė efikase kundėrvėnieje ndaj figurės imbeēile tė Ramės, si dhe mundėsive pa fund pėr fitore tė njėpasnjėshme. Nė kėtė pikė, situata ėshtė po aq pėr tė qeshur sa dhe pėr tė qarė, ku njė individ sillet si ''pronar'' absolut i njė force politike, pėrkundrejt figurave politike qė lėvizin si futbollistė gjatė mėrkatove tė dimrit dhe tė verės, dhe sė fundmi me elektoratin shqiptar nė sfond qė nuk percepton dot se ēfarė ndodh.
    Berisha dhe Meta jane ne pushtet jo per "inat te Rames", por sepse e diktoi rezultati i zgjedhjeve te vitit 2009. Ishin shqiptaret ata qe votuan dhe dhane nje rezultat te ngushte, ku Berisha nuk krijonte dot mandat qeverises pa koalicion me forcen e trete politike ne vend, LSI. Pare nga ky kontekst elektoral, mareveshja e PD-LSI eshte nje mareveshje historike, pasi ishte hera e pare qe dy forca politike te spektri te kundert, bashkohen per ti dhene vendit nje qeveri. Pra ky koalicion reflekton mire si Berishen dhe Meten, qe u ngriten mbi bindjet e tyre politike e ideologjike, per ti dhene vendit nje qeveri. Alternativa ishte vendi te kalonte ne destabilitet politik e ne krize qeverisjeje. Fakti qe ky koalicion i ka rezistuar kohes dhe po zgjeron bashkepunimin, reflekton mire per mazhorancen e keq per opoziten.

    Rama e ka kthyer PS, partine me te madhe opozitare ne vend, ne nje force irevelante ne politiken shqiptare. Dhe kjo irelevance, nuk eshte me e dukshme vetem ne syte e elektoratit te majte te zhgenjyer, eshte edhe ne syte e kupoles socialiste: vetem ne javet e fundit, 4 deputet te PS kane hequr dore nga mandati i tyre i deputetit ne vend, per tu larguar nga vendi, apo per tu larguar nga politika. Arsyeja? Keta nuk e shohin PS nen lidershipin e Rames te vije ne pushtet se shpejti.

    Albo

  3. #53
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Albo , aleanca nuk u be per hir te popullit , por per hir te interesave te tyre.
    Nuk mund vija te ndryshme politike te koekzistojne ne harmoni midis tyre.
    Njera duhet te leshoj perin me shume se tjetra ose anasjelltas.

    E njejta gje ndodhi ne angli, dhe liberal demokratet po humbin shume votues per shkak te kesaj aleanca. Arsyeja pse kjo gje po ndodh eshte se po dalin kundra politikes se tyre ne shume aspekte , e votuesi seshte i kenaqur sepse nuk votoi qe partia e tij te dilte konfront premtimeve te tyre.

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Misioni i partive politike eshte qe te vijne ne pushtet, e te aplikojne programet e tyre per te cilat u votuan. Prandaj duhet te mesosh, qe ardhja ne pushtet e nje partie, apo kerkimi i pushtetit, nuk eshte ne vetvete nje gje e keqe, eshte ne fakt qellimi i ekzistences i cdo partie politike. Nje parti politike qe nuk kerkon pushtetin, nuk meriton te quhet parti, por OJQ.

    Pushtetin e dhuron elektorati me voten e tij. Rezultati i zgjedhjeve, eshte verdikti i sovranit. Shume pak prej jush arrini ta kuptoni apo vleresoni kete gje, por gjithmone e anashkaloni e zhvleresoni verdiktin zgjedhor te sovranit, duke e vene gjithmone theksin tek "pazaret politike". Ka pazare politike te diktuara nga sovrani, sic ishin zgjedhjet e 2009, ka edhe pazare politike te pa diktuara nga sovrani, sic ishte vendimi i Rames per te mos hyre ne zgjedhjet e 2009 ne koalicion me LSI. Nese Rama do te kish hyre ne ato zgjedhje ne koalicion me LSI, koalicioni qeverises ne Shqiperi pas 2009 do te ishte i majte e jo PD-LSI.

    Dhe kur mareveshje te tilla politike behen, te diktuara nga verdikti i sovranit, nenkupton qe programet qeverisese reflektojne nje shkrirje te programeve te partive te koalicionit. Ne rastin konkret, programet e politikat e qeverise Berisha nuk jane 100% te djathta, por mund te jene 80% te djathta dhe 20% te majta, duke perfshire ne agjenden e qeverise edhe pika te programit te LSI.

    Sprovat e koalicioneve laramane jane prape zgjedhjet. Bazuar nga zgjedhjet lokale te ketij viti, koalicioni PD-LSI e kaloi bindshem kete sprove, duke e zgjeruar dhe jo zvogeluar numrin e votave te elektoratit ne rang vendi, krahasimisht me zgjedhjet e 2009. Koalicioni qeverises po funksionon me mire se sa pritej, dhe kjo eshte nje eksperience e re per klasen politike shqiptare, si per Berishen edhe Meten.

    Albo

  5. #55
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Berisha dhe Meta jane ne pushtet jo per "inat te Rames", por sepse e diktoi rezultati i zgjedhjeve te vitit 2009. Ishin shqiptaret ata qe votuan dhe dhane nje rezultat te ngushte, ku Berisha nuk krijonte dot mandat qeverises pa koalicion me forcen e trete politike ne vend, LSI. Pare nga ky kontekst elektoral, mareveshja e PD-LSI eshte nje mareveshje historike, pasi ishte hera e pare qe dy forca politike te spektri te kundert, bashkohen per ti dhene vendit nje qeveri. Pra ky koalicion reflekton mire si Berishen dhe Meten, qe u ngriten mbi bindjet e tyre politike e ideologjike, per ti dhene vendit nje qeveri. Alternativa ishte vendi te kalonte ne destabilitet politik e ne krize qeverisjeje. Fakti qe ky koalicion i ka rezistuar kohes dhe po zgjeron bashkepunimin, reflekton mire per mazhorancen e keq per opoziten.
    Rezultati i zgjedhjeve tė 2009 nuk diktoi asnjė aleancė, por veē njė aksident politik, nė pamundėsi tė gjetjes sė njė zgjidhjeje e cila mund tė ēonte nė ripėrsėritjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Madje nuk munguan as spekullimet pėr aleancė mes Berishės dhe Ramės, sipas modelit gjerman tė legjislacionit tė kaluar, por nė ndryshim nga Gjermania, mungesa e njė opozite tė madhe ishte e rrezikshme pėr stabilitetin politik tė vendit, megjithėse destabiliteti pėrsėri nuk mungoi vitet qė pasuan 2009-ėn. Binomi asokohe u legjitimua nėn prizmin e ''idealeve kombėtare'' pėr tė shpėtuar buxhetin e vendit nga zgjedhje tė reja.

    Nuk mund tė mohohet qė ishte Rama qė ia zgjati jetėn kėtij binomi politik edhe pėr zgjedhjet lokale tė 2011, madje do tė thoja edhe pėr ato vendore tė 2013 nėse ai vazhdon tė jetė nė krye tė PS. Ėshtė e padiskutueshme qė qeveria ėshtė e legjitimuar nga votat e shumicės sė elektoratit, por ēėshtja shtrohej tek aftėsia pėr tė konceptuar drejtė e kėtij elektorati, si parantezė me fenomene tė lėvizjeve politike siē ėshtė rasti i pretenduar i Islamit. Ajo ēfarė do doja tė evidentoja dhe nėnvizoja nė kėtė kontekst ėshtė se, nė asnjė vend demokratik Perėndimor njė figurė e spektrit tė majtė lėviz djathtas dhe anasjelltas pėr shkak tė konflikteve qė ka nė forcėn e vet politike, me formulėn politike shqiptare ''Pėr inat tė sime vjehrre, do tė fle me mullixhiun''. Ėshtė e trishtė ta ndjesh si shqiptar kėtė ndryshim nė kuadėr ''brishtėsie'' demokracie, nė raport me Perėndimin edhe 21 vjet pas rėnies sė diktaturės - periudhė e pamjaftueshme pėr tė konsoliduar njė filozofi demokratike mbi njė popullsi me tre milionė banorė.

    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic
    Perderisa elektorati nuk e percepton dot se cfare ndodh uriel , atehere pse duhet te shqetesohemi kaq shume edhe ne tek e fundit? lol

    Derisa elektorati te behet koshent se per cfare po voton atehere diskutimet tona rreth ketyre ceshtjeve politike jane si nje vrime ne uje.
    Pėr mendimin tim, u dha njė fije shpresė tek fushata e fundit pėr kryetar Bashkie nė Tiranė, ku sipas gjasave, qytetarėt votuan programin dhe jo emrin e partisė siē ndodh rėndom pėr arsye militantizmi. Por rilindja e kėtyre skenave si shembulli Islamit, tė bėjnė tė kuptosh se ėshtė ende herėt pėr ndėrgjegjėsime tė tilla qytetare. Derisa partia politike konceptohet si skuadėr sporti, tė vjen vėrtet keq tė paktėn pėr figura si Basha, Blushi ose ndonjė tjetėr dhe llumin ku vegjetojnė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 20-12-2011 mė 12:04
    relata refero

  6. #56
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Eshte mese e drejte ajo qe thua Uriel.

    Albo, po ti jap shembujt me konkret qe mbase te qartesohemi ndopak.
    Une votoj per nje program partiak e deshiroj qe partia ime , nqs fiton, te ushtroje ate program per te cilin une votova.
    Nqs partia ime nuk i fiton zgjedhjet me menyre bindese , i vetmi kualicion qe une mund te pres eshte midis partive te djathta,nqs partia qe une mbeshtes eshte e djathte , ose te majta , nqs partia qe une mbeshtes eshte e majte.

    Nqs kualicioni behet midis partive te rrymave te ndryshme ideologjike, atehere partia ime do bie ne ujdi mbi nje ligj me partine e cila ka program komplet ndryshe , e te cilin une se besoj a mbeshtes. Pra partia ime del kundra votes sime e premtimeve te cilat ata mi premtuan pergjate programit elektorat.

    Si mund te jete ky lloj kualicioni per te miren e vendit , ku te dyja palet e elektoratit ngelen te pakenaqura nga venia ne praktike e programeve te partive te tyre?

    Mirepo sic e tha Urieli me lart , ne shqiperi njerezit nuk duan tja dine sesa mundohet partia e tyre ta veje ne praktike programin e tyre. Njerezit i shohin partite si ekipe futbolli.
    Sikur njerezit te ishin koshent rreth atyre qe besojne , ky kualicion ishte i destinuar per te deshtuar deri tani.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    A nuk na kujtojne takimi i mbremeshem per promovimin e Librit per Enverit te Blendi Fevziut- perkujtimoret per xhaxhi Enverin?
    Cfare rastesie- te gjithe ish-nomeklatura e kuqe me rastin e perkujtimit te Enverit nga Gazetari Blendi Fevziu:

    Se bashku per te nderuar Enverin nepermjet sharjeve..... e c`rendesi ka sharje apo levdata? rendesi te perkujtohet....

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cmendon zoti pirro per 21 janarin?

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ishte grusht bashkuar kupola e kuqe ne provomovimin e librit te Fevziut te clilit nga bashkepunetor i rendomte i sigurimit ju dha detyra te mbronte katovicen shqiptare te cilen e ka bere me zell.
    Albania Uber Alles

  10. #60
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po Gramoz Ruēi ėshtė xhaketė i vjetėr? lol
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •