Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 90
  1. #81
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ketu do jemi dhe do shohim. Rama eshte i vendosur qe te perdore ēdo mjet te mundshem per t'u ulur qofte edhe nje dite ne karrike.

    Une jam i bindur se ai eshte i vendosur te kaperceje dhe mbi kufoma!

    Anetaresia e PS ka ne dore integritetin e Shqiperise, sepse per kapobanden e saj as qe i ben pershtypje.

    Ai eshte i ngarkuar me mision, qe ti fuse shqiptaret ne pergjakje civile.

    Gjithkush qe i ndjek me pak vemendje zhvillimet politike atje, bindet se ai dhe nje grup pas tij kete mision kane dhe kete e kane shprehur dhe provuar.

    Ata tashme po presin rastin e ardhshem!

    Perkohesisht nje nga anetaret e shtabit te tij (kryeredaktori i Shekullit) eshte duke qendruar paksa i terhequr.
    Mė vjen keq i dashur zotėri, Rama nė mos sot nesėr do ulet nė atė karrige, kjo po qė ėshtė e sigurt.
    Kurse pėr ato parashikimet e tua mė e pakta qė mund tė them ėshtė qė ke nevojė tė ngutshme tė fusėsh kokėn nė ujė tė ftohtė.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga pirro10 Lexo Postimin
    Pėrsa i pėrket z. Islami problemi nuk qėndron nėse do tė largohet apo jo nga partia ky individ, dhe unė nuk besoj tė ketė pėrjashtime nga partia por qė duhet tė largohet nga drejtimi kjo ėshtė njė masė e nevojshme pėr tė. Z.Islami c`ka dhėnė e ka dhėnė dhe rezultati ėshtė praktikisht zero nė politikat e sė majtės shqiptare e aq mė pak pėr Shqipėrinė, sepse cdo gjė qė e ka bėrė ka patur parasysh atė qė e ka vendosur nė krye tė sė majtės gjithė kėto vite: R.Alia, sė bashku me tė tjerėt. Prania e tij ka bėrė qė PS tė dukej mė shumė komuniste sesa Socialiste apo social-demokrate apo mė pak, njė parti e majte perėndimore, sepse kėtu nuk qėndron problemi se sa herė ka shkuar dhe dėshėron tė shkojė ky individ nė kryeqytetet e Europės perėndimore, por se kush e ka cuar (nė tė kaluarėn) por dhe sot, dhe cfarė mesazhesh i ka sjellė sė majtės dhe elektoratit.
    Sigurisht njė nga pėrfaėsuesit mė nė zė tė bartjes sė mentalitetit tė vjetruar dhe anakronik nė drejtimin e tė majtės ėshtė dhe trockisti i vjetėr Kastriot Islami i cili pavarėsisht se pėrbėnte nė fillimet e `90 njė nga `tė rinjtė me eksperiencė tė pėrfaqėsueses tė sė majtės sė reformuar`, eksperienca tregoi se edhe ai sė bashku me xhaketat e vjetra pjesė tė ish-nomeklaturės sė kuqe, nuk i dhanė asgjė demokracisė sė re qė po ndėrtohej, pėrjashto rastin e Fatos Nanos i cili dhe disa mesazhe emancipimi.
    Pėrvec qenies sė tij si pėrfqėues nomeklaturės sė kuqe, z. Islami (sė bashku me gardiėn e vjetėr tė sė majtės e cila u fut nė tė gjitha partitė e majta e tė djatha me porosi), ka qėnė njė nga pengesat e shumta, i caktuar nga Ramiz Alia, dhe ėshtė gjithashtu njė nga faktorėt pėr shkak tė tė cilėve Shqipėria po e merr kthesėn kaq ngadalė, qė Shqipėria mezi po integrohet, sepse prania e tij, ashtu si dhe e ish-nomeklaturistėve tė tjerė nė PS, ishte dhe ėshte shkaku qė Europa dhe SHBA nuk e shihnin dhe e shohin me sy tė mirė kėtė parti pseudo tė majtė e cila brenda njė dite na u shndėrrua si me magji nė njė Parti tė majtė sistemit tė ri demokratik, ishte ky shkaku qė konflikti politik me partitė e djathta ishte ėshtė dhe do tė jetė i ashpėr derisa kėta individė tė mos jenė nė drejtim, ėshtė ky shkaku sė bashku me ish-nomaklaturistėt e kuq nė tė dy krahėt e politikės shqiptare qė nuk u miratua ligji pėr lustracionin qė nė 1992-1993 ashtu sikundėr u miratua nė Poloni, Ceki dhe Slloveni, por dhe sot e kėsaj dite projekt-ligjet pėr kėtė qėllim bėhen jo tė sakta por evazive.
    A nuk ėshtė turp qė kėta individė tė ankohen tek organizmat e huaja porsi kalamanj duke u thėnė:... na ndihmoni qė tė mos na pėrjashtojnė nga partia...?
    Unė me kėtė rast nuk dua ta mbėshtes Edi Ramėn nė konceptet e tij autoritariste, por mendoj se ai ka tė drejtė tė largojė nga postet 20 vjecare drejtuese kėta pinjollė tė komunizmit. Le tė rrinė kėshilltarė apo le tė merren me analiza politike, por jo tė drejtojnė apo tė bėjne rolin e tė dyzuarit edhe tė ndėrmjetėsit pa i thėnė kush, ose tė bėjnė rolin e kritizerit vetėm kur i lėkundet karrikja. Kėta njerėz mė mirė le tė dalin nė pension.
    Problemi tjetėr qė dua tė shtoj nė vazhdim tė problemeve qė ka PS dhe e majta nė pėrgjithėsi qoftė pėr shkak tė mos gjetjes sė rrugės sė drejtė pėr tė pėrballur tė djathtėn, qoftė pėr mungesėn e programit elektoral tė saktė dhe premtues, ėshtė se si duhet tė vijė nė pushtet kjo e majtė. Dihet nga cdo kush se Maxhoranca e ka kapur drejt zgjidhjen e disa aspekteve kardinale pėr tė ardhmen e vendit si:
    -zgjidhjen e problemit tė energjisė elektrike tė cilėn e majta nuk e zgjidhi dot,
    -zgjidhjen e problemit tė pėrmirėsimit tė rrugėve tė cilat shkurotjnė kohėn, nxisin tregėtinė,shtojnė mundėsitė e punėsimit, afrojnė integrimin,
    -problemin e ujit i cili githastu ėshtė i rėndėsishėm.
    Atėhere del pyetja: si do ta konkurojė e majta nė zgjedhjet e ardhshme- Maxhorancėn e sotme? Duke sharė Berishėn?- nė se do tė drejtojė bateritė politike me sharje do tė bėjė shumė gabim,
    Apo duke mos bėrė fare program sepse e di qė elektorati i majtė voton verbėrisht?- gjithashtu shumė gabim dhe kjo.
    Me kėtė rast po paraqiten kėtu, disa opsione tė cilat xhaketat e vjetra e kanė penguar ose nuk kanė dashur ti japin si alternativa.
    Lėvizjet e shumta taktike dhe organizimi i ri politik i Partisė Socialiste sigurisht ėshtė njė pasojė e presionit ndėrkombėtar i kombinuar dhe me presionin e brėndėshėm tė lidervėve tė tjerė politikė tė sė majtės tė cilėt nuk u pėlqen autoritarizmi.
    Mos qenia dakort me autoritarizmin ėshtė njė dukuri e vazhdueshme sot nė tė gjithė politikėn shqiptare por vėrehet gjithashtu edhe paradoksi i njohur shqiptar qė na kujton fare qartė aforizma shqiptare: bėni si them unė por mos bėni si bėj unė`. E vėrteta qėndron se edhe kundėrshtarėt mė tė vendosur tė autoritarizmit nė tė majtėn shqiptare pa dyshim qė do tė silleshin si autoritarė nėse do tu jepej mundėsia tė drejtonin jo vetėm partinė politike por dhe kudo, dhe kjo pėr shkak tė mentalitetit drejtues tė kėsaj klase politike 9 pėrfshi dhe tė nderuarin e tė respektuarin Kastriot Islami), klasė e cila ende nuk ėshtė reformuar por ka ne njohuritė e saj vetėm njė mėnyrė e metodė drejtimi, mėnyrėn e drejtimit tė Partisė sė Punės, tė vetmen mėnyrė tė cilėn e kanė mėsuar mirė.
    Sigurisht Demokracia shqiptare e cila paraqitet para shqiptarėve dhe para syve tė Europianėve perėndimorė ėshtė njė demokraci e cunguar pa standardet qė kėrkohen dhe e mbarsur me elementėt reminishentė politikė, ekonomikė dhe socialė tė sė kaluarės,.
    Mungesa e demokracisė brenda partive tė mėdha dhe mė tepėr tek partitė e koalicionit tė majtė, sigurisht vazhdon tė reflektojė dhe mungesė tė demokracisė nė shoqėrinė shqiptare, por e ardhmja sigurisht ėshtė kalimi gradual nė njė demokraci tė zhvilluar nė tė ardhmen sepse brezat e rinj krahas arsimimit tė lartė po marrin dhe kulturėn perėndimore tė tė menduarit dhe tė drejtuarit.
    Prania e Edi Ramės nė drejtim megjithė pasojat negative tė disa veprimeve tė pastudiuara tė tij ėshtė duke dhėnė disa rezultate pozitive si: largimi nga drejtimi i xhaketave tė vjetra nė tė cilat pėrfaqėsuesi ryesor ėshtė z.Islami, (por jo nga partia), si dhe organizimi dhe menaxhimi mė i mirė i resurseve partiake dhe mbėshtetėsve dhe simpatizantėve tė sėmajtės pėrballė kundėrshtarit tė fortė dhe shumė konkurrues PD, koalicionit tė saj dhe kryetarit gjithashtu autoritar tė saj Sali Berisha.
    Nėse gjatė kėtyre viteve strategjia e PS ka qėnė kundėrshtimi i rreptė deri nė ekstrem (bojkoti) ndaj veprimeve tė maxhorancės kjo ka patur arsyet e veta tė justifikueshme nė katėr drejtime:
    - Dyshimet pėr korrupsion tė rėndė ne rrugėn Durrės Kukės,
    - Dyshimet pėr korrupsion tė rėndė nė ngjarjen e Gėrdecit
    - 21 janari
    - Dyshimet e rėnda pėr manipulim tė zgjedhjeve tė 29 qershorit 2009 dhe tė majit 2011
    Nė kėtė drejtim njė nga zėrat kundėr veprimeve tė forta tė sė majtės ka qėnė z. Islami i cili kundėrshtimet e tij i ka patur mesa duket mė tepėr klienteliste se sa parimore dhe kjo mund tė konfirmohet nga kėmbėngulja e tij ndaj qėndrimeve tė Maxhorancės sidomos kundėr bojkotit, por nė asnjė rast ky zotėri nuk ka dhėnė ndonjė alternativė tė dobishme se si mund tė bėhet oponencė dhe se si veprimi opozitar do tė mund tė ketė sukses ndaj veprimeve tė dyshimta tė maxhorancės.
    Nėse E majta po vazhdon tė reformohet ajo do tė mund tė bėhet njė faktor me tė vėrtetė konkurrues pėr tė marrė pushtetin vetėm duke realizuar disa detyra kryesore tė cilat pėrputhen dhe me 12 kėrkesat pėr integrim tė formuluar nga BE:
    - Largimin nga drejtimi i tė majtės - i xhaketave tė vjetra,
    - Realizimi i njė programi elektoral konkurrues
    - Krijimi i njė koalicioni tė gjėrė me partitė e majta dhe me faktorė tė tjerė tė shoqėrisė pa asnjė paragjykim,
    - Bashkėpunimi me Maxhorancėn pėr probleme kombėtare.
    Fermentimi i vazhduar brėnda sė majtės e kryesisht brenda PS, ėshtė nė fakt njė dukuri pozitive dhe do tė japė efektet e saj nė zgjedhjet e 2013 nėse do tė realizohen ato pika qė pėrmėnda mė sipėr, pavarėsisht nga zėrat e xhaketave tė vjetra tė cilat mesa duket deri nė fund do tė pengojnė integrimin pavarėsisht argumentave nė dukjė tė sakta, por sikundėr se thuhet- argumantat e sakta tė thėna nga njerėz tė gabuar mund tė kenė efekte negative nė procesin e zhvillimeve pozitive nė gjirin e sė majtės shqiptare.
    Prof. Kastriot Islami nuk asht kene per ate parti qysh se ka ba lutjen me u fut si komunist e mandej "nderroi" xhakete e u ba specialit. Me axhe te pushkatuem ai ka dashte me rregullue biografine se ka pas axhen e pushkatuem. Njerezit punetore e te mendshem, gjithkush i do dhe respekton. Ai asht nji nga kokat me peshe ne Mallakaster. Me cilendo parti te rreshtohet, votat per deputet i ka te sigurta. Rama asht inatēor si Enveri, nuk i do njerezit qe mendojne ndryshe. Iku koha "grusht ēeliku rreth partise". Cilido lider qe mendon me i mbajt n'"grusht" anetaret, thyen kryet e vet. Do te quhej nji donkishot i shek. XXI.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    heqm islamin profesor e mbet vrroma me 4tr kllas shkoll, po formojm bIron . vallai ky ia mer xha verit m kthes. kot s;kon thon robt, nxonsi mo i mir se msusi
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  4. #84
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Agolli kundėr pėrjashtimit tė Islamit: PS nuk mund tė jetė kazermė ushtarake

    Patriarku i socialistėve, Dritėro Agolli, e cilėsoi pėrjashtimin e deputetit Kastriot Islami si njė metodė tė vjetėr qė funksiononte dikur nė partitė politike. Sipas tij, gabimi i Islamit, mungesa nė seancėn e fundit, nuk mund tė ndėshkohej me pėrjashtim, por ky vendim duhej gjykuar gjatė dhe thellė. Pėr anėtarin e Asamblesė Kombėtare, partia nuk duhet konsideruar si njė repart ushtarak ku mbizotėron disiplina formale, por duhet parė si njė bashkim vullnetar njerėzish me dėshirė pėr tė kontribuuar. Dritėroi sugjeron qė partitė politike duhet tė shohin pėrtej ndėshkimit tė njė deputeti, duhet tė marrin mirė parasysh pasojat qė vijnė pas tyre. Ai tregon se edhe kur ka qenė vetė deputeti i Kuvendit tė Shqipėrisė, jo gjithmonė i ka ndjekur veprimet e Grupit Parlamentar, por asnjėherė nuk ėshtė pėrjashtuar. Shkrimtari i njohur ishte ndėr mė radikalėt nė ’91-shin kur kėrkoi dėnimin e Byrosė Politike dhe tė figurės sė Enver Hoxhės, por delegatėt e kongresit e zgjodhėn atė nė Kryesinė e re tė PS. Gjithashtu, gjatė viteve tė qeverisjes socialiste ai ka qenė njė nga kritikėt e mėdhenj pėrmes intervistave dhe shkrimeve tė kreut socialist Fatos Nano dhe mėnyrės se si ai e qeveriste vendin. Edhe atėherė nuk u diskutua kurrė pėr pėrjashtim tė tij, madje rimori mandatin e pjesshėm tė deputetit.

    Para mbledhjes sė Grupit Parlamentar ju refuzuat tė flisnit lidhur me mundėsinė e pėrjashtimit tė Kastriot Islamit nga Grupi dhe partia. Sot ky pėrjashtim ka ndodhur. Si e vlerėsoni kėtė vendim tė Grupit tė PS?

    Dua tė flas hapur dhe i pandikuar nga komentet e ndryshme qė janė bėrė kėto ditė. Mua kėto lloj pėrjashtimesh mė duken tė vjetruara, tė nxituara, fenomene tė partive tė shekullit XX, partive konservatore tė mbyllura. Kėto vendime duheshin gjykuar shumė, duheshin vėnė nė balancė dhe s’duhej marrė njė moment i caktuar pėr tė bėrė pėrjashtimin e dikujt. Ēdo njeri mund tė pėrjashtojė edhe veten pėr njė moment. Pse e them kėtė? Edhe unė ka momente gjatė ditės qė kundėrshtoj vetveten: “… More gomar, ēfarė bėre? Si fole ashtu me kėtė apo me atė? Pėrse veprove nė kėtė mėnyrė? Pėrse nuk e mendove mirė?”. Kėto gjykime, unė, por dhe ēdo njeri, ia bėn vetes. E jo mė tė gjykosh njė njeri tjetėr, i cili ka shprehur disa mendime, tė cilat, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk mund t’i thuash se janė tė pavėrteta dhe tė pavend. P.sh., ēėshtja e bojkotit, tė cilėn Kastrioti e kishte kritikuar shumė, ashtu si dhe unė. Faktet treguan se duhej lėnė shumė kohė mė parė. Deputetėt socialistė u kthyen nė Kuvend, ky ishte qėllimi i kritikave tė mia, por dhe tė Kastriotit, besoj apo dhe tė tjerėve qė kritikuan bojkotin dhe kėrkuan qė deputetėt tė ktheheshin dhe debatonin nė Kuvend. Por, pėrjashtime nga partia ka pasur edhe mė parė. Nuk ėshtė ndonjė gjė e re nė politikėn shqiptare, sepse heroin e demokracisė, Azem Hajdarin, e pėrjashtuan nga Grupi i PD-sė. Edhe gazeta “Rilindja Demokratike” doli me tituj tė mėdha, qė Azem Hajdari pėrjashtohet nga Grupi i PD-sė. Pra kjo nuk ėshtė njė gjė e re pėr politikėn shqiptare, por ēėshtja ėshtė se nuk duhen pėrsėritur nė politikėn tonė gjėra qė nuk janė tė dobishme.

    Ishte njė rast i rėndė ai i Kastriot Islamit, qė duhej marrė njė vendim i menjėhershėm?

    Rasti i Islamit nuk qe se kishte bėrė ndonjė marrėveshje tė fshehtė kundėr PS, kundėr Grupit, apo i dha votėn partisė tjetėr, apo i premtoi se do tė shkonte me ta. Partitė duhen tė mendohen mirė para vendimeve tė tilla. Sepse partitė e tanishme kanė nevojė pėr sa mė shumė njerėz. Kryesia e partisė ka nevojė pėr tė pasur njerėz tė tillė qė sjellin mbėshtetės. Nuk ka shumė nevojė anėtari pėr partinė, por ka partia nevojė pėr anėtarin, madje kur ai bėn politikė, mbledh rreth veten njerėz. Veēanėrisht kur partia ėshtė nė opozitė. Nė opozitė duhen njerėz me cilėsi, qė arrijnė tė sjellin vota dhe mbėshtetės. Nuk ėshtė fjala se u pėrjashtua Kastrioti si individ, por pas tij ka dhe 2-3 mijė njerėz qė votojnė. Dhe ēfarė bėn partia? Pėrjashton kėta votues qė votojnė pėr Kastriotin. Para se tė marrė njė vendim, kėtė duhet tė mendojė udhėheqėsi i menēur se ēfarė pasojash sjell pėr partinė ēdo pėrjashtim qė bėhet. Partia ėshtė njė grumbullim vullnetar njerėzish. Nė demokraci, ku ka decentralizim, njerėzit nuk mund tė vihen si nė repart ushtarak, qė kur kalon komandanti tė gjithė ushtarėt rrinė gatitu dhe nderojnė me grusht. Partia nuk ka disiplinė tė tillė formale ushtarake. Nė parti ėshtė krejt tjetėr; nėse mua mė vjen pėr tė teshtirė, unė do tė teshtij, nuk do ta frenoj veten se mos mė pėrjashtojnė. Edhe nė kohėn time, kur isha deputet, ka pasur shumė raste qė rrija vetėm dhe nuk ndiqja se ē’bėnin deputetėt e tjerė. Shumė herė se kam pėrtuar. Ndonjėherė iknim nga Parlamenti, unė qėndroja, por asnjėherė nuk u diskutua se duhet tė pėrjashtohem se nuk iu bashkova nė kėtė mėnyrė Grupit.

    Jepet njė mesazh me pėrjashtimin e zotit Islami pėr zėrat ndryshe nė PS?

    Kuptohet qė ky pėrjashtim bėhet edhe pėr kėtė qėllim. Por duhet tė kuptojmė se partia ka dhe rregullat e veta tė pranuara nga tė gjithė dhe qė duhen zbatuar. Se parti pa rregulla nuk mund tė ketė, por rregullat duhen zbatuar rast pas rasti dhe pėr efektet qė jep ēdo veprim. Por, megjithatė, ishte pėr t’u pėrgėzuar qė edhe brenda Grupit Parlamentar socialist kishte zėra apo vota kundėr. Por mendoj se mendime ndryshe ėshtė mirė tė ketė, por ato, sipas meje, gjithmonė duhen diskutuar nė forume, dhe jo nė mediat qė janė pranė qeverisė.

    Panorama

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Mire ja bon po he.

    S'bohen 2 pune ..o ke Abc news lol , ose deputet. Tashi t'pakten ka rastin t'filloje fulltime aty.

    Njeri me 700 ftyra.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Rudina nė botėn e ēudirave!


    Gjithmonė kam menduar se Faik Konica e ka tepruar disi me qėndrimet antishqiptare nė shkrimet e tij . Mė ėshtė dukur i padrejtė pėrēmimi i tij ndaj vendit dhe paraardhėsve tanė edhe pse mund tė ketė qenė pjesė e vizionit tė tij kritik e qortues me qėllimin pėr tė bėrė korrigjime. Por qė tė jem i sinqertė jo rrallė e kam ndjerė veten time tė zhytur nė vrullin e zemėrimit tė Konicės qė ndoshta shpeshherė ju ka pushtuar edhe ju. Diēka tė tillė ndjeva duke lexuar njė lajm tė ditės sipas tė cilit deputetja Rudina Seseri lė mandatin dhe kthehet nė Amerikė. Nė letrėn e saj “tė lamtumirės “ na thotė se do tė vazhdojė tė japė kontributin pėr rimėkėmbjen e Shqipėrisė , shprehje qė mė tepėr se njė zotim apo ideal m’u duk veēse njė mėnyrė etike pėr ta bėrė sa mė tė butė ndarjen. Ndoshta nuk kam tė drejtė tė ngre paragjykime mbi tė ardhmen apo pėr ndonjė rikthim tjetėr tė saj, prandaj vendosa tė sjell ndėr mend tė shkuarėn.

    Nuk di pse imagjinata ime mė shtyn tė mendoj se Rudina ashtu si edhe unė ushqente njė farė pakėnaqėsie apo qejfmbetje ndaj Konicės kur nė vendin qė ky dikur e pat quajtur Zululand mori vendimin tė kthehej me dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė mirė apo thjesht pėr tė vėrtetuar se Konica e paskėsh gabim. Nuk mund tė hedh dot poshtė as mendimin e disa skeptikėve se ajo ėshtė nisur vetėm nga disa ambicje personale me qėllimin pėr tė bėrė karrierė . Edhe kjo nuk mė duket aspak gjė e keqe . Ēdo njeri ka tė drejtė tė synojė pėr tu ngjitur mė lart dhe le tė ngjitet nėse ėshtė i zoti dhe e meriton.

    Imagjinata mė lejon tė mendoj edhe versionin qė Rudina e mbėshtetur mbi tavolinėn e saj tė punės nė njė nga firmat prestigjoze nė Amerikė, papritur tė jetė zhytur nė njė ėndėrr ashtu si personazhi i pėrrallės sė famshme Liza qė hyn nė botėn e ēudirave. Por nė kėtė rast personazhi ynė me anė tė ėndrrės sė vet ndėrmerr njė udhėtim me misionin pėr t’u bėrė drejtuese nė botėn e ēudirave tė Konicės . Endrrėn e filloi duke u caktuar anėtare e Kuvendit Popullor qė thuhej se qenkėsh institucioni mė i lartė qė ” bėnte ligjin “ nė kėtė vend. Ajo u nis me emocione si fėmija nė ditėn e parė tė shkollės qė e humb entuziazmin ditė pas dite kur nė shkollė nuk bėhet mėsim fare. Edhe pse e kishte menduar krejt ndryshe pozicionin e vet, s’kishte se ē’bėnte tjetėr, do tė pėrshtatej si gjithė tė tjerėt. Kur u nis kishte pėrshtypjen se pėr njė punė tė tillė do t’i vlenin bagazhi intelektual dhe dituritė e fituara nga arsimimi nė universitetin e Harvardit apo eksperienca e punės nė Microsoft, por kėto nuk kishin se ē’duheshin nė njė botė ēudirash. Pėr mė tepėr aty diploma, grada e gjėra tė ngjashme si kėto shiteshin nėpėr disa dyqane mode qė ishin shtuar shumė kėto kohėt e fundit. Nėse kishe para mund t’i blije si t’i doje e sa tė doje. Kishte menduar se pėr t’u pėrfaqėsuar denjėsisht nė Kuvend nevojitej menēuri, urtėsi e seriozitet , por si mund tė ketė seriozitet nė njė botė ēudirash e pėrrallash. Aty ka vetėm lojra tė ndryshme tė cilat duhet tė dish t’i luash. Asaj jo vetėm qė nuk iu dha mundėsia tė tregonte urtėsinė nė foltoren e kuvendit , pėr faktin se kėtu lojrat zhvilloheshin rrugėve , por iu desh tė mėsonte e tė luante bashkė me shokėt. Aty pa ligjbėrėsit tė bėheshin palaēo e prestigjatorė cirku pėrpara njerėzve, tė luanin “roja dhe hajduti” duke vjedhur nga xhepat e njėri-tjetrit si shami hundėsh vullnetet dhe fuqitė e popullit, tė luanin “shtėpirash“ nė disa ēadra pėrpara Portės sė Lartė, njė lojė tė lodhshme gjer nė sakrificė qė nė fund nuk e kuptoi se kush ishte fituesi dhe kush humbėsi i lojės. Ajo u ēudit kur u gjend pa dashje nė disa lojra si “kungulleshka me vota” , “kukamfshehti me kuti” , “kala dibranēe me policė“ e deri edhe “lojė luftash” . Pėr tė marrė pikė nė kėto lojra nuk nevojitej as zgjuarsia as bukuria e nje femre por nė radhė tė parė servilizmi. Njė deputet i zoti duhej tė ishte kokulur pėrpara komandantit dhe autoritar e kapo i bandės sė tė fortėve tė lagjes se vet, me tė cilėt mund tė bėnte hile nė lojė sy pėr sy apo ta prishte lojėn fare kur nuk i pėlqente rezultati. Ndoshta ishte me fat qė ishte bėrė deputete ashtu si rastėsisht me anė tė njė ėndrre pasi shumė nga shokėt e tjerė ose e kishin blerė me para deputetllėkun ose ishin tė fortėt e lagjes.

    Kur iu dha mundėsia tė hynte nė kuvend edukata e saj u trondit me themele. E gjeti veten brenda njė familjeje tė degjeneruar ku pjesėtaret e saj akuzonin e shanin njėri-tjetrin mashtrues, hajdut, vrasės, narkoman, tė ēmendur, pederast, puēist .... e deri te sharjet mė tė rėndomta nga ato me fis e me farė, ekskluzivitet kėto tė mė tė moēmit tė fisit, i cili ua shpėrndante deputetėve sharjet nė grumbull si fara luledielli. Asaj i vinte shumė cudi qė kėta njerėz qė gjithė ditėn shaheshin e ziheshin , nė mbrėmje uleshin rreth tryezes , hanin e pinin duke bėrė gallatė me njėri-tjetrin si tė ishin aktorė komedie qė sapo kanė dhėnė me sukses njė shfaqje.

    Ndoshta sharjet dhe banalitetet apo lojrat me hile nuk mund tė kenė qenė njė arsye e fortė pėr ta trembur Rudinėn, por kur disa lojra me gjeneralė e robėr, me agjentė e puēistė, me plane A e B e C, me stilolapsa pistoletė e ēadra mitralozė, u bėnė aq tė rrezikshme sa shkaktuan plagosje dhe humbje jete tė kalimtarėve nė rrugė, apo kur njė mėngjes mund tė merrte vesh se shoku i bankės mungonte nė kuvend pasi nje natė mė parė qė vrarė nė derėn e shtėpisė, atėherė kishte vėrtetė njė arsye tė fortė pėr tė patur frikė. Kur njė ditė prej ditėsh Rudina shkoi nė Kuvend, shokėt dhe shoqet e saj qė i kishin lėnė orėt e mėsimit qeshėn dhe u tallėn me tė. Ajo paskėsh lėnė nam qė kishte kėrkuar rrogėn e vet , sepse deputetėve nuk ka se ē’u duhet rroga. Nė botėn e ēudirave ka shumė mėnyra tė tjera qė deputetėt tė marrin para dhe ato “pak” para tė rrogės as qė u hyjnė nė sy . Aty ka njė manual metodash tė titulluar “Vjedhje me duar tė pastra” ku mund tė gjesh mėnyra qė nga dhuratat e marra me detyrim e deri te lojrat e fatit me liēensa, konēesione, privatizime, leje ndėrtimi, importim plehrash e shumė e shumė tė tjera si kėto.

    Nė botėn e ēudirave qė dikur Konica e pat quajtur Zululand vjedhja ėshtė virtyt i shoqėrisė ndėrsa nderi shihet si diēka pa vlerė qė mė e shumta mund tė bėhet skllav i ligėsise. Kėtu hajdutėt nderohen , gradohen e bėjnė karrierė, ndėrsa ata qė nuk vjedhin tregohen me gisht si njerėz tė pazotė. Nė kėtė botė ēudirash ndodhin ēudira tė tilla si pėr shembull hajduti tė shpallet viktimė e i vjedhuri fajtor , sepse drejtėsia ėshtė diēka qė blihet me para nė dorė. Me para blihet ēdo gjė , jo vetėm trupi por edhe shpirti. Ke para dhe je mė i zgjuari , je mė i dituri. Me para bėhesh deputet , drejtor , profesor e ēfarė tė duash edhe pa patur mend. Sepse kėtu flet paraja dhe mendjet heshtin. Nėse ke aftėsi dhe kėrkon qė tė ngjitesh mė sipėr e ke tmerrėsisht tė vėshtirė, dhe kjo jo prej pamundėsisė sė mposhtjes sė forcės sė gravitetit, por sepse njė mekanizėm i hekurt tė shkel e tė rrėzon sa herė qė tenton tė ngjitesh. Pėr t’u ngjitur ose duhet tė paguash ose duhet tė kesh pak fat qė do tė thotė tė kesh njė dorė magjike qė ta zgjatin nga lart. Kėtu reklamohen ca projekte si Brain Gain, qė nė tė vėrtetė s’janė gjė tjetėr veēse njė mėnyrė pėr tė kaluar ca fonde publike nėpėr xhepa, se pėr tė ‘mbledhur mendje’ nuk i intereson askujt. Jetojmė nė mbretėrinė e antivlerave dhe kėto antivlera qė na kanė zaptuar njėlloj si plehėrat rrugėve ne i nderojmė e i ngremė ne piedestal. Magjia e parasė na ka bllokuar ēdo vlerė njerėzore. Kėtu blihet ēdo gjė, blihen diplomat, blihet kandidimi, blihen votat , blihet njė vend pune pėr mėsuese fshati, blihet edhe buzėqeshja e njė infermiereje apo njė mjeku nė spital. E keqja ėshtė se kėto blerje na duken normale. Na duket shumė normale edhe “kafeja” e policit qė na ndalon makinėn ndonėse pa patur ndonjė shkelje edhe “kafeja” e rojes te porta. Jo vetėm qė na duken normale pasuritė marramendėse tė politikanėve, por ata njerėz ne i kemi lejuar tė hyjnė e tė na rrinė kėmbėkryq nė shtėpitė tona. Po na vjedhin bukėn e gojės, po na tallin, po na marrin nderin dhe ne jo vetėm qė nuk i nxjerrim jashtė, por bėjmė gjumė letargjik ose ē’ėshtė dhe mė e keqja i adhurojmė si perėndi. Nuk e di nėse Rudina ashtu si edhe unė ėshtė ndjerė e zhgėnjyer nga njerėzit e popullit tė saj, qė me urdhėr tė eprorėve dhe idhujve medioker dalin rrugėve e janė gati tė bėjnė ēdo gjė qė kėnaq interesat e komandantėve, ndėrsa pėr veten e vet nuk ngrihen kurrė .

    Rudina nė ėndrrėn e saj u nis drejt Olimpit pėr t’u bėrė pjesė e tij, por rrugės nuk pa asnjė hyjni. Shpesh i shfaqeshin pėrpara lukuni qensh qė kishin zhvatur ndonjė kockė nga kufoma e shtetit. Si pėr ēudi , gjė qė nuk ėshtė e pamundur nė njė botė ēudirash, ėndrra diku kishte ngatėrruar rrugė dhe nė vend tė Olimpit ajo e gjeti veten nė shpellėn e hajdutėve. Gjėja qė i bėri mė shumė pėrshtypje ishte se ndėrsa hajdutėt ndanin plaēkėn e grabitur, shqiponja e flamurit dhe e gjakut tonė, qė ashtu si tė gjithė ne edhe ajo e njihte pėr shpend tė egėr, ishte zbutur si njė papagall qė rrinte nė supet e hajdutėve dhe pėrsėriste gjepurat e tyre.

    Rudina e la ėndrrėn e saj pėrgjysėm, u ngrit edhe iku pėr tė rifilluar jetėn e saj normale. Po ne qė mbetėm kėtu ē’tė bėjmė?! Njėra nga gjėrat e pakta qė dimė ta bėjmė mirė ėshtė qė ndėrsa harxhojmė kohė tė zgjatura nė kafene, tė trazojmė me kafen e hidhur edhe keqardhjen pėr fatin tonė tė keq. Pastaj do shfletojmė gazetat pėr t’u kėnaqur me sharjet dhe batutat e politikanėve.

    Ndoshta Rudina nuk ka tė bėjė fare me kėtė trillim tė imagjinatės sime dhe unė i kėrkoj ndjesė qė kam pėrdorur figurėn e saj si personazh tė kėsaj rrėfenje. Gjithashtu nuk kam se ēfarė t’ju kundėrshtoj edhe juve qė mendoni ndryshe pasi jeni tė mbarsur me mllefe personale, politike apo thjesht jeni tė zemėruar prej veprimit tė saj . Por unė dhe ju e dimė shumė mirė se midis nesh ka qindra e mijėra Rudina, qė dėshirojnė por kanė frikė tė kthehen, qė kthehen e prapė ikin apo qė vetėm ikin pėr tė mos u kthyer. Ky fund vjeshte shkėputi edhe njė gjethe, ndoshta edhe shumė tė tjera nga trungu i atdheut tonė. Kam besuar se gjethet e kanė vendin nė pemėn e tyre , vetėm aty mund tė bėjnė fotosintezėn, t’i japin jetė pemės dhe kuptim jetės sė tyre. Por kur sheh se nuk ushqejnė as veten as trungun por krimbat qė i kanė zaptuar, atėherė mė mirė le tė fluturojnė nė erė se stina e jetės ėshtė e shkurtėr. Nėse nė kopshtet e huaja tė kėputura, tė zverdhura ndihen edhe mė me vlerė, atėherė unė me keqardhje ua pranoj largimin.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rudina erdh me rrujt..

    ishte gjith shpresa se me edvinin qe e mendonte se do benej krietar qeverrie.. ajo do rruante mire e mire.. e prandaj e perdori gjith dinakerine hipokrizine e majmunerine e saje ne sherbim te nji bande mafiozesh..

    mirpo nuku duall hesapi si e kish menduar rudina..

    edvini i saj nuku u beti as krieminister e as krietar bashkije..
    rudines i mbeti vetem rroga e deputetit..

    per oreksin e saj kjo rroge nuk i dukej gjė..

    prandaj u vidhis prap ne usa..

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    sa mire beri PS qe u pastrua nga elementet antiparti
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #89
    Islami sulmon Ramėn: Urren profesorėt

    30 Dhjetor 2011


    Akuza

    Pėrjashtimi i Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partisė Socialiste, ka edhe njė interpretim joprocedural dhe emotiv. Kėtė e ka thėnė vetė Islami, i cili nė pėrgjigje tė deklarimeve tė kreut socialist Edi Rama, qė e ka cilėsuar ēėshtjen “Islami”, ēėshtje tė mbyllur, ka replikuar nga profili i tij nė “Facebook”. “Po dėgjoja Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe disa gazetarė mė dėrguan pėrgjigjen e Ramės nė ‘TV Ora News’ lidhur me pėrjashtimin tim. Ndjeva njė keqardhje pėr mediokritetin dhe kompleksin e inferioritetin ndaj inteligjencės tė njeriut tė radhės qė drejton PS-nė. Njė ndjenjė mėshire pėr urrejtjen qė drejtuesi i PS-sė ka ndaj profesorėve dhe tė gjithė atyre me eksperiencė”, shprehet Islami. Ai ka vijuar pas kėtyre akuzave me parashikimet e sė ardhmes politike tė Edi Ramės dhe vetė PS-sė pėr tė cilėn sheh vetėm humbje me ekipin aktual drejtues. “Dėshtimi i radhės nė 2013-n do tė jetė pėr tė njėjtėn arsye mediokriteti dhe paaftėsia e Ramės pėr tė ndėrtuar projekt fitues. Ashtu siē ishte humbėsi i 2009-s dhe kandidati mė i dobėt i PS-sė nė 2011-n, Rama do tė jetė e vetmja arsye e humbjes nė 2013... Ndiej keqardhje vetėm pėr socialistėt e ndershėm, qė pėr herė tė parė nė kėtė tranzicion demokratik do tė qėndrojnė 12 vjet nė opozitė”, shprehet Islami. Kjo ėshtė ndoshta njė prej parathėnieve tė vitit 2013, e cila pavarėsisht vėrtetimit ose jo me gjasė pėrcakton ndarjen pėrfundimtare tė Islamit me PS-nė e drejtuar nga Edi Rama. Nė parim ky qėndrim ėshtė distancim nga projekti aktual i selisė rozė, i parė mė sė shumti tė vihet nė jetė me programin e ri politik qė po diskutohet dhe po trajtohet gjerėsisht. Nė njė pėrsėritje tė mesazheve tė veta, edhe dje Islami ka pėrdorur “Facebook”-un duke zgjedhur shahun si ilustrim. “Nė shah ka njė shprehje tė famshme: Bylmezi (i padituri) e gjen vetė rrugėn e humbjes... Politika ėshtė si shahu”, shprehet ai.

    gazeta shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 30-12-2011 mė 10:12

  10. #90
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    "Eh Kaēi i shkrete qe ngeli gjithe jeten kafshate", keshtu do te shprehej nje miku im diplomat kur e pyeten ne lidhje me temen.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •