Majko drejt OKB, ikėn Seseri, Rama:Tė pėrjashtohet Islami
Kreu i PS-sė, Edi Rama, i ka kėrkuar Grupit Parlamentar tė pėrjashtojė deputetin Kastriot Islami, njė prej themeluesve tė PS dhe kryetari i parė i Kuvendit pluralist mė 1991-shin. Propozimi i Ramės u bė dje nė mbledhjen e Kryesisė sė re tė PS-sė, ku u shqyrtuan mungesat e tre deputetėve socialistė, Pandeli Majko, Kastriot Islami dhe Rudina Seseri nė votimin e kreut tė KLSH, Bujar Leskaj, nė Parlament. Nė mbledhjen e parė tė Kryesisė sė re socialiste Rama ka tėrhequr vėmendjen dhe ka kėrkuar qė tė bėhet njė vlerėsim pėr mungesat e vėna re nė mbledhjen e Grupit. Sipas Ramės, nga tre emrat qė munguan, Majko, Seseri dhe Islami, vetėm Islami ka qenė i pajustifikuar. Duke shprehur vendimmarrjen e mbledhjes sė shkuar tė Grupit Parlamentar socialist, Rama mėsohet tė ketė thėnė se kėto raste nuk duhen toleruar, por duhet zbatuar Statuti. Rama ka kėmbėngulur nė kompetencat e Grupit Parlamentar pėr tė diskutuar dhe vendosur pėr kėtė thyerje tė vendimmarrjes. Deputetėt socialistė Arben Malaj dhe Ben Blushi i kanė kėrkuar kreut socialist qė para debatimit nė Grup, Islami tė takohet me kreun e Grupit, Ruēi, dhe tė tregojė aty shkaqet qė e detyruan atė qė tė mos ishte nė momentin e votimit. Kreu socialist ka kėrkuar qė Majko, i cili mungoi nė momentin e votimit, tė shpjegojė arsyet e largimit nga seanca parlamentare. I gjendur nėn trysninė e deputetėve socialistė, Majko i ka treguar Kryesisė se arsyeja e largimit nga seanca ishte organizmi i njė videokonference nė njė nga ambasadat e huaja nė Tiranė lidhur me kandidimin e tij pėr njė post tė lartė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Kjo arsye e Majkos e ka ētensionuar situatėn nė mbledhjen e Kryesisė, ndėrsa anėtarėt e saj i kanė uruar Majkos suksese. Gjithashtu, Rama i ka njohur anėtarėt e Kryesisė me letrėn qė deputetja Rudina Seseri i ka dėrguar atij me anėn e sė cilės e lajmėronte se linte mandatin e deputetit.
DEBATI
Reaksioni ndaj mungesės sė Islamit dhe Majkos nė seancėn e sė enjtes, kur votohej kandidati i maxhorancės pėr kreun e KLSH-sė, Bujar Leskaj, ishte krijuar menjėherė pas sakrificave qė disa deputetė kishin bėrė pėr tė zbatuar vendimin politik tė Grupit. Mėsohet se njė nga deputetėt socialistė kishte lėnė njė nga familjarėt e tij nė spital nė Itali dhe ishte kthyer nė Tiranė pėr tė qenė prezent nė seancėn e sė enjtes. Gjithashtu, edhe njė tjetėr deputet i operuar nė shtyllėn kurrizore kishte ardhur nė sallėn e Kuvendit pėr tė bashkuar votėn me Grupin Parlamentar socialist. Largimi i Majkos dhe Islamit duket se ka krijuar reaksion dhe qėndrime tė ashpra nga shumica e deputetėve qė kanė kėrkuar tė jepen sqarime pėr sjelljen e dy deputetėve tė Grupit tė tyre Parlamentar. Socialistėt kishin parashikuar se nėse i gjithė Grupi i tyre do tė ishte nė sallė, pa asnjė mungesė dhe me ta do tė bashkohej dhe vota e Dritan Priftit dhe Vangjel Dules, kandidatura e Bujar Leskajt do tė rrėzohej, duke ditur dhe tre abstenime nga Grupi Parlamentar demokrat pėr kėtė kandidaturė. Ditėn e martė, nė mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist pritet tė diskutohet dhe tė hidhet nė votim pėr ēregjistrim emri i deputetit socialist Kastriot Islami, pas mungesės sė tij nė votimin e sė enjtes. Neni 36 i Statutit tė PS pėrcakton rastet se kur deputeti ēregjistrohet nga Grupi Parlamentar.
Debati pėr Islamin
Edi Rama: Dje ka pasur mungesa nė votim. Ka munguar Pandi, Islami dhe Rudina. Pandi do ta sqarojė vetė mungesėn. Rudina mė ka kėrkuar lėnien e mandatit pėr shkak se ka angazhime nė SHBA dhe smund tė ndjekė punėt e Parlamentit. Por kjo ėshtė ēėshtje me tė cilėn duhet tė merret Grupi Parlamentar. E kishim thėnė se votimi i djeshėm ishte njė vendim politik i Grupit dhe kisha kėrkuar qė tė gjithė deputetėt tė ishin nė sallė dhe tė merrnin pjesė nė votim.
Arben Malaj: Unė mendoj se zoti Islami tė takohet me kryetarin e Grupit, zotin Ruēi.
Edi Rama: Nuk dua ta zgjasim mė kėtė ēėshtje, meqė ėshtė kompetencė e Grupit, le tė jetė pjesė e vendimmarrjes sė Grupit.
Ben Blushi: Le ta konsiderojmė ditėn zero pėr kėto thyerje tė vendimeve politike. Mendoj se Islami duhet tė flasė me kryetarin e Grupit sepse kjo ėshtė ēėshtje e Grupit.
Edi Rama: E kemi vendosur nė mbledhjen e fundit qė tė lėmė pas ēfarė ėshtė bėrė deri tani nė Kuvendi dhe thamė qė tani e tutje tė zbatohet Statuti.
Islami: U interesova te drejtuesit e Grupit tė PS, nuk ka vendim zyrtar
Deputeti socialist, Kastriot Islami, nė njė reagim tė tij tė parė pas njoftimeve se do tė jetė Grupi Parlamentar qė do tė merret me qėndrimin e tij nė Parlament, u shpreh se nuk ėshtė njohur me njė propozim pėr pėrjashtim tė tij nga Grupi Parlamentar. Nga shumė gazetarė dhe nga faqe tė medias pranė Ramės jam bėrė me dije pėr propozimin e Ramės pėr pėrjashtimin tim nga grupi i PS. Jam interesuar te njė nga drejtuesit e Grupit Kuvendor tė PS dhe mė rezulton se nuk ka asnjė vendim zyrtar pėr kėtė ēėshtje. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk mund tė kem asnjė qėndrim lidhur me kėtė ēėshtje, u shpreh Islami. Deputeti socialist, nė mbledhjen e fundit tė Asamblesė Kombėtare, nuk u propozua as pėr nė Kryesinė e re dhe as pėr nė Sekretariat. Ish-sekretari pėr Ēėshtjet Zgjedhore, Islami, ka mbajtur njė qėndrim kritik ndaj kreut tė PS dhe vendimeve tė tij si pėr bojkotin e Parlamentit tė deputetėve socialistė, ashtu dhe pėr pėrgjegjėsitė e humbjes sė zgjedhjeve tė 2009-s dhe 2011-s. Vetėm njė ditė mė parė, Islami, nė adresėn e tij nė rrjetin social Facebook, ka shprehur qėndrimin e tij ndaj vendimit tė fundit tė Grupit Parlamentar pėr Bujar Leskajn si kreu i KLSH-sė. Pėrveē votimit kundėr dhe pro, ka shumė mėnyra tė tjera alternative pėr tė pasur njė qėndrim inteligjent e institucional lidhur me emėrimet e anėtarit tė bordit tė BSH, tė kryetarit tė KLSH, tė Avokatit tė Popullit, nė mėnyrė qė PS tė rezultonte njė forcė politike qė respekton shtetin ligjor, garantuese e zbatimit tė Kushtetutės dhe forcimit tė institucioneve dhe ngjall besimin e publikut pėr procesin e pėrzgjedhjes dhe tė emėrimit nė institucionet publike, shprehej dje Islami nė Facebook.
Majko drejt OKB si ndihmės i Ban Ki Munit
Anėtari i Kryesisė socialiste, Pandeli Majko, pritet tė jetė ndihmės i sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun. Ėshtė hera e parė qė Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nė njė nivel kaq tė lartė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
Vendimi do tė merret nė janar nga vetė sekretari i Pėrgjithshėm pėr tė emėruar ndihmėsin e tij pėr vendet e Europės dhe vendet e ish- Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit. Propozimi ka ardhur nga njė ambasadė e huaj nė Tiranė dhe i ėshtė dėrguar selisė qendrore tė OKB-sė, ndėrsa ditėn e enjte Majko ėshtė larguar nga salla e Kuvendit, ku bėhej votimi pėr tė marrė pjesė nė njė video-konferencė me selinė qendrore tė OKB-sė rreth kėtij propozimi. Ėshtė hera e parė qė propozimi nuk ėshtė bėrė nga asnjė institucion shqiptar. Majko dje ka marrė pėrgėzime dhe nga kreu i PS dhe kolegėt e tij nė Kryesinė socialiste. Nėse Pandi do tė emėrohet nė kėtė post, do tė jetė njė nder shumė i madh pėr vendin, por dhe pėr Partinė Socialiste, mėsohet tė jetė shprehur Rama. Vetė Majko, nė njė sqarim pėr mediat dje nė mbrėmje, sqaroi propozimin qė atij iu bė pėr postin e lartė nė OKB. Unė jam vėnė nė dijeni qė emri im, si shqiptar, ėshtė duke u konsideruar pėr njė kandidaturė tė mundshme pranė Kombeve tė Bashkuara, nė pozicionin e ndihmėssekretarit tė Pėrgjithshėm tė Europės dhe vendeve tė ish- Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit. Pėr njė politikan karriere si unė, pavarėsisht moshės sime tė re, ėshtė gjithmonė i mirėpritur rasti pėr tė dhėnė kontributin individual pėrtej kufijve kombėtarė. Marrja nė konsideratė pėr tė qenė pjesė e mundshme e njė qeverisjeje globale do tė ishte njė nder pėr cilindo politikan karriere. E theksoj dhe njėherė se kandidimi i emrit tim ėshtė thjesht nė stadin e kandidaturave jo tė pakta qė arrijnė pranė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB dhe qė nė fund ėshtė Shkėlqesia e tij, zoti Ban Ki Mun ai qė do tė pėrzgjedhė kandidaturėn mė tė pėrshtatshme, shprehet Majko nė njoftimin e tij. Sipas Majkos, ai do tė vazhdojė tė jetė deputet i PS. Unė vazhdoj tė jem deputet i Partisė Socialiste dhe tė jap kontributin tim gjithashtu brenda Kryesisė sė Partisė Socialiste, shprehet Majko. Duke vlerėsuar rolin e OKB-sė nė botė, Majko kujton se kjo organizatė ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė rajonin tonė. Sot Kombet e Bashkuara po marrin njė rol akoma dhe mė primar nė menaxhimin e krizave, paqes, zhvillimit njerėzor dhe luftės kundėr varfėrisė nė botė. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por qė 10 vjetėt e fundit ka ditur tė japė kontributin e saj nė paqen jo vetėm nė rang rajonal, nė menaxhimin e krizės se Kosovės dhe Maqedonisė, por edhe atė global me pjesėmarrjen e saj nė paqeruajtėsit e Kombeve tė Bashkuara apo me punėsimin e disa dhjetėra shqiptarėve, tė cilėt japin kontributin e tyre nė gjirin e Kombeve tė Bashkuara nėpėr misionet e zhvillimit nė botė, shprehet Majko.
Institucionet shqiptare mbėshtesin ish-kryeministrin
Tė gjitha institucionet shqiptare kanė dhėnė mbėshtetjen maksimale pėr Pandeli Majkon nė kandidimin e tij pėr postin e ndihmėssekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Sipas burimeve tona, si Kryeministri, ashtu dhe kryetarja e Kuvendit, por dhe Ministria e Jashtme, kanė dhėnė vlerėsimet maksimale me referencat e tyre pėr dy herė ish-kryeministrin e vendit dhe anėtarin e Kryesisė socialiste. Rasti Majko duket se ėshtė nga tė paktat raste kur ngjyrat politike nuk janė parė pėr tė pėrfaqėsuar vendin nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, tė cilat nuk kanė pasur ndonjėherė njė shqiptar nė nivele kaq tė larta.
Zgjedhjet nė janar
Zgjedhja e ndihmėssekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Europėn dhe vendet e ish- Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit do tė bėhet nė muajin janar. Do tė jetė vetė sekretari i Pėrgjithshėm, Ban Ki Mun, qė do tė bėjė pėrzgjedhjen e emrit qė do tė punojė pranė tij. Lista e kandidatėve ėshtė e gjatė, por kandidati i Shqipėrisė duket se ka dhe mbėshtetjen e njė prej ambasadave mė tė rėndėsishme nė Tiranė.
Ban Ki Mun
Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, ka nė stafin e tij disa ndihmės, tė cilėt mbulojnė tė gjitha kontinentet, mbi bazėn e njė ndarjeje qė lidhet mė shumė dhe me problematikat. Sekretari i Pėrgjithshėm ka njė grup prej 42 anėtarėsh nga e gjithė bora, tė zgjedhur prej tij, qė mbulojnė tė gjitha ēėshtjet pėr tė cilat angazhohen Kombet e Bashkuara. Aplikimet pėr vendet vakante bėhen tė hapura, ndėrsa vendimin pėr plotėsimin e stafit e merr vetė sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė.
Braēe: U betuam se do ta mbanim sekret
Anėtari i Kryesisė socialiste, Erjon Braēe, pas pėrhapjes sė lajmit se Pandeli Majko mund tė lėrė mandatin nėse do tė marrė detyrėn e ndihmėssekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, shprehu habi pėr shkak tė konfindencialitetit qė vetė Majko kishte kėrkuar pėr kėtė lajm nė mbledhjen e Kryesisė. Po kush ua tha, kjo ishte tejet sekret?!!!!, u shpreh Braēe nė Facebook, duke vazhduar qė me pėrhapjen e lajmit do tė merret Kryesia e ardhshme. Nejse, do kemi mbledhje kryesie prapė pėr tė gjetur se kush e tha, sepse ne u betuam qė sdo ia thoshim kujt!!!, u shpreh Braēe.
Projektet nė SHBA, Seseri dorėzon mandatin e deputetes
Rudina Seseri jep dorėheqjen nga mandati i deputetes sė PS-sė pėr shkak tė pėrfshirjes nė njė projekt tė madh tė menaxhimit tė fondeve nė SHBA. Pak mė shumė se dy vjet nga marrja e mandatit nga KQZ-ja, Seseri ka njoftuar ditėt e fundit drejtuesit kryesorė tė partisė, Edi Ramėn e Gramoz Ruēin, si dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, pėr vendimin. Nė letrėn qė mban datėn 14 dhjetor, drejtuar Ramės thuhet: Mė duhet tju njoftoj zyrtarisht se pėr arsye personale nuk do ta kem tė mundur tė vazhdoj detyrėn e deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Rishtazi kam vendosur tė marr angazhime mė tė mėdha profesionale, tė cilat e bėjnė tė pamundur tė pėrmbush pėrgjegjėsinė e detyrės sė deputetit nė vazhdimėsi. Shkėputja ime ėshtė efektive menjėherė dhe, nė pėrputhje me ligjet nė fuqi, mandati im i kalon kandidatit vijues tė listės zgjedhore sė Partisė Socialiste pėr qarkun Durrės. Ndėrkohė, nė letrėn drejtuar kreut tė PSsė, deputetja e qarkut tė Durrėsit e ka falėnderuar atė pėr mundėsinė qė i krijoi pėr tu pėrfshirė nė jetėn politike nė Shqipėri. Ky angazhim qe njė eksperiencė unike pėr tė kontribuuar, sė cilės i jam pėrgjigjur me kontributin tim tė gjithėkohshėm dhe tė gjithanshėm. Mbi tė gjitha, ju falėnderoj qė mė rilidhėt nga afėr me bashkėqytetarėt e mi, sidomos me popullin e Krujės, ndaj tė cilit mbetem mirėnjohėse dhe krenare, thuhet nė letrėn e deputetes sė Krujės. Nė fund, deputetja socialiste garanton kreun e PS-sė se do tė ketė mbėshtetjen e saj pėrmes ekspertizės profesionale nė sfidat e vendit. Rudina Seseri ėshtė njė nga figurat e reja qė u promovua nga PS-ja nė zgjedhjet e 2009-s me njė eksperiencė tė pasur akademike dhe profesionale. Me njė CV qė pėrfshin Universitetin e Harvardit, karriera e Seserit mbart pozicione nė kompani prestigjioze si Credit Suisse, Fairhaven Capital dhe Microsoft Corporation. Nė botėn e ekonomisė dhe sipėrmarrjes, ajo ėshtė vlerėsuar si njė ndėr 50 gratė mė tė fuqishme tė SHBA, ndėrsa publikimi prestigjioz Business Journal para dy muajsh e ka klasifikuar Seserin si pjesė tė 40 individėve mė tė suksesshėm nėn moshėn 40 vjeē.
Seseri, letėr Ruēit: Kėshillat tuaja politike mė kanė ndihmuar
Deputetja e Partisė Socialiste, Rudina Seseri, i ka dėrguar njė letėr edhe kryetarit tė Grupit Parlamentar tė kėsaj partie, Gramoz Ruēi, ku e ka vėnė nė dijeni tė vendimit tė saj pėr tė lėnė mandatin. Nė letrėn drejtuar kreut tė Asamblesė sė socialistėve thuhet se nėpėrmjet kėsaj letre mė duhet tju njoftoj zyrtarisht se pėr arsye personale nuk do ta kem tė mundur tė vazhdoj detyrėn e deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Rishtazi kam vendosur tė marr angazhime mė tė mėdha profesionale, tė cilat e bėjnė tė pamundur tė pėrmbush pėrgjegjėsinė e detyrės sė deputetit nė vazhdimėsi. Nė planin individual, lejomėni tju shpreh mirėnjohjen dhe falėnderimet e mia pėr konsideratėn, mbėshtetjen dhe dashamirėsinė qė keni treguar nė vijimėsi ndaj meje. Nė mėnyrė tė veēantė, kėshillat tuaja mė kanė ndihmuar nė angazhimin tim politik dhe mė gjerė. Nė mbyllje, dėshiroj tju siguroj pėr mbėshtetjen time tė palėkundur pėrmes ekspertizės sime profesionale nė sfidėn madhore tė rimėkėmbjes sė Shqipėrisė, pėrfundon letra e deputetes sė PS-sė
Letra pėr Ramėn: Ishte eksperiencė unike
Zotit Edi Rama,
Kryetar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė Tiranė
I dashur Edi,
Nėpėrmjet kėsaj letre mė duhet tju njoftoj zyrtarisht se pėr arsye personale nuk do ta kem tė mundur tė vazhdoj detyrėn e deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Rishtazi kam vendosur tė marr angazhime mė tė mėdha profesionale, tė cilat e bėjnė tė pamundur tė pėrmbush pėrgjegjėsinė e detyrės sė deputetit nė vazhdimėsi. Dėshiroj tju shpreh falėnderimet e mia pėr mundėsinė e rrallė qė mė ofruat pėr tu pėrfshirė nė jetėn politike nė Shqipėri dhe pėr vlerėsimin qė keni treguar nė vazhdimėsi. Ky angazhim qe njė eksperiencė unike pėr tė kontribuar, sė cilės i jam pėrgjigjur me kontributin tim tė gjithėkohshėm dhe tė gjithanshėm. Mbi tė gjitha, ju falėnderoj qė mė rilidhėt nga afėr me bashkėqytetarėt e mi, sidomos me popullin e Krujės, ndaj tė cilit mbetem mirėnjohėse dhe krenare. Lejomėni, gjithashtu, tju siguroj pėr mbėshtetjen time tė palėkundur pėrmes ekspertizės sime profesionale nė sfidėn madhore tė rimėkėmbjes sė Shqipėrisė.
Me respekt,
Rudina Seseri
LETRA E PLOTĖ PĖR TOPALLIN
Jozefina Topalli (Ēoba),
Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė
Bulevardi Dėshmorėt e Kombit
Tiranė
E nderuara znj. Topalli (Ēoba),
Nėpėrmjet kėsaj letre mė duhet tju njoftoj zyrtarisht se
pėr arsye personale nuk do ta kem tė mundur tė vazhdoj
detyrėn e deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Rishtazi
kam vendosur tė marr angazhime mė tė mėdha profesionale,
tė cilat e bėjnė tė pamundur tė pėrmbush
pėrgjegjėsinė e detyrės sė deputetit nė vazhdimėsi. Shkėputja
ime ėshtė efektive menjėherė dhe, nė pėrputhje
me ligjet nė fuqi, mandati im i kalon kandidatit vijues tė
listės zgjedhore sė Partisė Socialiste pėr qarkun Durrės.
Ju uroj gjithė tė mirat.
Rudina I. Seseri
Letra origjinale me tė njėjtėn pėrmbajtje ju ėshtė dėrguar me postė.
Konomi zėvendėson Seserin
Njė bankier do tė zėrė vendin e lėnė bosh nga Rudina Seseri nė Parlament. Sipas listės qė Partia Socialiste ka dėrguar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, rezulton se Edison Konomi, me profesion ekonomist, do tė jetė deputeti mė i ri i kėsaj force politike. Konomi, nė fakt, ishte renditur i shtati nė listėn e qarkut tė Durrėsit dhe nė kėtė zonė PS-ja fitoi pesė deputetė. Por ai ka pėrfituar pėr shkak se i gjashti, Gjon Bardhi, u kandidua dhe fitoi nė zgjedhjet lokale tė 8 majit si kryetar i Bashkisė sė Fushė-Krujės. Edison Konomi ka mbajtur pėr pak kohė edhe postin e kryetarit tė Partisė Socialiste tė qytetit tė Durrėsit.
Panorama
Aristir Lumezi/Adi Shkembi
Krijoni Kontakt