Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama pėrjashton Kastriot Islamin nga PS. Seseri dhe Majko braktisin mandatet

    Deputeti i Partisė Socialiste, Ben Blushi u ka dhėnė fund dilemave dhe ka deklaruar para kamerave se s’ka dyshime se nė fillim tė marsit ai do tė jetė nė parlament, pavarėsisht se cili do tė jetė vendimi i kryetarit nė detyrė tė PS-sė. Pas pėrfundimit tė Asamblesė sė PS-sė, Blushi deklaroi se nė fillim tė muajit mars do tė bėhet pjesė e Parlamentit duke thyer kėshtu bojkotin e opozitės pasi sipas tij bojkoti rezultoi njė strategji e gabuar. “Asambleja duhet tė diskutonte pėr bojkotin qė rezultoi njė strategji e gabuar. Unė nuk do djeg mandatin tim” u shpreh Blushi. Ai kėrkoi qė ēėshtja e bojkotit tė diskutohet nė Asamblenė e PS, por kėrkesa nuk u mor nė konsideratė. Ben Blushi e mori fjalėn fill pas Ruēit nė mbledhjen e Asamblesė duke kėrkuar qė rendi i ditės tė ketė si pikė tė saj sot edhe bojkotin ende nė fuqi. “Pasi tė pėrfundojnė diskutime pėr pėrmbytjen dhe situatėn qė u krijua prej tyre, nė rendin e ditės duhet tė jetė edhe bojkoti i parlamentit dhe hapat e tjerė qė do tė duhet tė marrim nė vazhdim”, - deklaroi Blushi. “Ne duhet tė bėjmė njė bilanc tė rreth gjashtė muajve tė fundit dhe tė dalim me njė vendim pasi arsyet pėr tė bojkotuar parlamentin nuk janė mė tė justifikueshme”, - deklaroi z.Blushi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Asambleja Socialiste: Replika te ashpra me lidershipin e PS

    Ne partine socialiste lufta brenda llojit po vazhdon. Ende nuk dihet se a do te triumfoje shizofrenia e Edvin Rames apo arsyeja e grupit per mendim ndryshe....

    Deputeti socialist Ben Blushi tha dje se do tė hyjė nė Parlament javėn e parė tė marsit dhe nėse grupi i PS-sė do vazhdojė bojkotin.
    “Pavarėsisht nga vendimi qė mund tė marrė grupi parlamentar, tė cilin nuk kam arsye ta paragjykoj, unė do tė jem nė Parlament nė javėn e parė tė marsit. Do tė jem nė Parlament nė javėn e parė tė marsit jo se mė bėn pėrshtypje letra e Jozefina Topallit, jo se kam ndonjė emergjencė, jo se kam frikė se mandati im do tė digjet, do tė jem nė Parlament si shprehje e vullnetit tim dhe lirisė sime personale, se kjo sakrificė bojkoti ishte e pafrytshme. Pėr sa mė takon unė jam njė njeri i lirė, jam njeri i lirė, durimi im ka njė fund”, u shpreh Blushi nė njė prononcim pėr medias nė pėrfundim tė mbledhjes sė djeshme tė Asamblesė Kombėtare. Sipas tij, bojkoti nuk ishte njė sakrificė qė PS kėrkoi, ishte njė vendim personal i kryetarit tė PS, i cili pati njė emergjencė, siē e dimė nė shtator-tetor, pėr t’u rizgjedhur. “Kjo detyroi qė tė merrte njė rrugė radikale, si kjo qė ne jemi futur sot, por e cila rezultoi e pafrytshme. Jam i bindur akoma mė shumė se rruga e PS ishte dhe mbetet e pasuksesshme. Sot PS ėshtė mė e dobėt se nė shtator, ėshtė mė e dobėt se nė tetor, ėshtė mė e dobėt se nė nėntor sepse nuk ballafaqohet dhe ėshtė e pamundur tė mundesh njė kundėrshtar tė cilin nuk e ke pėrballė. Ne nuk mund tė mundim njė kundėrshtar nė rast se nuk shkojmė nė Parlament”, u shpreh deputeti socialist. Deputeti socialist duke bėrė njė bilanc tė periudhės pas zgjedhore, tha se bojkoti nuk solli asnjė nga pritshmėritė dhe premtimet qė PS i dha socialistėve dhe elektoratit tė saj. “Ne sot bėjmė njė bilanc edhe pėr shkak tė bojkotit, kutitė nuk u hapėn, ne nuk provokuam dot zgjedhje tė parakohshme, PS nuk i dha dot Shqipėrisė opozitėn qė Shqipėria meriton, njė opozitė parlamentare, tė fortė, solide, e cila mund tė ndėrtojė njė aksion politik mė tė fortė nė parlament se sa jashtė parlamentit”, u shpreh Blushi.
    Mbledhja
    Qė nė nisje tė mbledhjes sė djeshme tė Asamblesė Kombėtare, deputeti Blushi i kėrkoi kryetarit tė Asamblesė, Ruēi dhe gjithė anėtarėve tė kėtij forumi pėrfshirjen nė rendin e ditės tė rishikimit tė bojkotit tė deputetėve socialistė ndaj parlamentit. Kjo kėrkesė u la qė tė diskutohej nė fund tė mbledhjes, ndėrsa nė fillim u diskutua rreth pėrmbytjeve nė zonėn e Shkodrės. Pjesa e diskutimit rreth qėndrimit tė bojkotit, ashtu siē pritej, u zhvillua pa praninė e mediave. Ylli Manjani, Ben Blushi, Ilir Zela, Arben Malaj i kanė kėrkuar Edi Ramės tė analizojė ēėshtjen e bojkotit por dhe tė unitetit brenda partisė. Ndėrsa kreu socialist Edi Rama nė pėrgjigje tė shqetėsimit tė tyre tha se do tė mbledhė shumė shpejt njė mbledhje tė re tė Asamblesė e cila do tė diskutojė kėtė problematikė.

    Debati me dyer tė mbyllura

    Ylli Manjani: Po bėjmė njė rezolutė por harrojmė se duhet tė flasim pasi tė kenė folur institucionet kompetente. Kėtė gjė ju s’mund ta bėni dhe i jeni sulur Prokurorisė me shpifje nga mė tė ndryshme, fajėsoni Prokurorinė se nuk dini tė bėni vetė politikė, dhe momenti qė ju bėn mė shumė fajtor ėshtė konsensusi qė PS ka dhėnė nė vitin 2008 pėr ligjin qė i mbyll gojėn Prokurorisė, e cila nuk mund tė bėjė asgjė. Prokuroria nuk mund tė bėjė asgjė sipas kėtij ligji pasi sapo nis njė hetim, i shkon direkt inspektimi nga ana e Ministrit tė Drejtėsisė dhe propozon shkarkimin e tij. Prokuroria i ka duart e lidhura nga ky konsensus.
    Ben Blushi: Na u pėrmend se po bėjmė telenovelė, por ai qė akuzon pėr telenovelė ėshtė vetė reklamė mes dy filmave. Strategjia e deritanishme nuk na ēoi aty ku donim, nė hapjen e kutive apo dhe nė zgjedhje tė parakohshme. Atėherė ėshtė momenti tė diskutojmė njė strategji tjetėr. Ndėrkohė sa tė mendoheni ju dhe sa tė ēliroheni nga tutela e Edi Ramės, unė po ju njoftoj qė sot qė nė datė 7 do tė hyj nė Kuvend pėr tė marrė mandatin. Kjo ėshtė e padiskutueshme. E bėj kėtė edhe pėr tė shprehur lirinė e individit.
    Ilir Zela: Duke dėgjuar Blushin dhe shokėt e tjerė me kėto qėndrime qė po mbahen duket, sikur po i themi Blushit e tė tjerėve ikni nga PS. Kjo ėshtė e gabuar, ne duhet tė bashkohemi sepse ky qėndrim ėshtė i gabuar dhe PS kėto qėndrime i ka provuar dhe nė 2003 ku rezultatet dihen. Kjo ėshtė njė mendėsi qė ka hyrė qė nė 2003 me Ilir Metėn tė cilin e pėrzumė dhe humbėm nė 2005.
    Edi Rama: Unė mendoj ta shtyjmė pėr njė mbledhje tjetėr kėtė diskutim, kur tė doni ju, pėr njė javė apo dy javė dhe tė mos shfokusohemi nga tema e pėrmbytjeve. Aty tė flasim pėr lirinė e gjithsecilit, si e ka ushtruar dhe si e ka pėrdorur atė. Po tė doni ne mund tė bėjmė njė diskutim dhe unė jam i gatshėm t’ju sfidoj dhe intelektualisht. Prandaj them ta mbyllim sot dhe ...
    Arben Malaj: Jo zoti kryetar, s’mund ta mbyllėsh nė kėtė mėnyrė. Dua tė flas edhe unė. Axhenda e PS ėshtė shumė larg tė qenurit parti opozitare. Pėr njė forcė politike kaq tė madhe, pėr njė forcė politike qė ka qeverisur kėtė vend, ėshtė e papranueshme qė kur fillon njė aksion politik, tė mos ketė njė exit-strategji, qė nėnkupton njė strategji tė suksesshme, jo njė pazar tė minutave tė fundit. Pėrgjigjja juaj z. Rama ka qenė e mbetet konstante: “Ne nuk duhet tė kemi exit-strategji, ajo ėshtė pėrgjegjėsi e Berishės”.
    Ne partine socialiste lufta brenda llojit po vazhdon. Ende nuk dihet se a do te triumfoje shizofrenia e Edvin Rames apo arsyeja e grupit per mendim ndryshe....
    Gazeta Panorama

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    per te realizuar reformat e tij permbytesore, salis eshte me mire qe te mos kete opozite fare ne kuvend - ushtaret e tij e kane mesuar mire ushtrimin e ngritjes se dores me kumande ...

    edver po i jep nje shans te pa-perseritshem salis per ta permbytur Shqiperine sa me prane Greqise dhe Serbise ... ne menyre qe te kalohet pastaj ne regjimin pa viza ... dhe ne te pastajmen ne BE ... sipas deshires dhe pelqimit te belgrad-athines ...

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    realist, ti qenke socialist i thekur bre, i grupit per mendim ndrishe ...

    kerkon tia fusesh salis, ben sigur godet edverin ...

    por nuku benet kjo vetem me kopjo e ngjit ...

  5. #5
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga REALIST Lexo Postimin
    Deputeti i Partisė Socialiste, Ben Blushi u ka dhėnė fund dilemave dhe ka deklaruar para kamerave se s’ka dyshime se nė fillim tė marsit ai do tė jetė nė parlament, pavarėsisht se cili do tė jetė vendimi i kryetarit nė detyrė tė PS-sė. Pas pėrfundimit tė Asamblesė sė PS-sė, Blushi deklaroi se nė fillim tė muajit mars do tė bėhet pjesė e Parlamentit duke thyer kėshtu bojkotin e opozitės pasi sipas tij bojkoti rezultoi njė strategji e gabuar. “Asambleja duhet tė diskutonte pėr bojkotin qė rezultoi njė strategji e gabuar. Unė nuk do djeg mandatin tim” u shpreh Blushi. Ai kėrkoi qė ēėshtja e bojkotit tė diskutohet nė Asamblenė e PS, por kėrkesa nuk u mor nė konsideratė. Ben Blushi e mori fjalėn fill pas Ruēit nė mbledhjen e Asamblesė duke kėrkuar qė rendi i ditės tė ketė si pikė tė saj sot edhe bojkotin ende nė fuqi. “Pasi tė pėrfundojnė diskutime pėr pėrmbytjen dhe situatėn qė u krijua prej tyre, nė rendin e ditės duhet tė jetė edhe bojkoti i parlamentit dhe hapat e tjerė qė do tė duhet tė marrim nė vazhdim”, - deklaroi Blushi. “Ne duhet tė bėjmė njė bilanc tė rreth gjashtė muajve tė fundit dhe tė dalim me njė vendim pasi arsyet pėr tė bojkotuar parlamentin nuk janė mė tė justifikueshme”, - deklaroi z.Blushi.
    brenda partise socialiste ka koka te zgjuara te cilet ja duan te miren shqiprise!
    Jo te gjithe jane anti kombetar,jo te gjithe jan per bojkot!
    shpresoj qe grupi i mendimit ndryshe prej 23 antaresh brenda ps, se shpejti do zene vendet e tyre ne parlament!!

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja pra more vithe-roze e vithe-blu ... te sheshit te kuq

    Panorama, 17/01/2010

    Shesh apo pėrshesh?
    Edmond Tupja

    Vazhdoj tė kaloj me biēikletė nėpėr sheshin Skėnderbej dhe gropat janė po aty, dhe biēikleta ime kėrcet e rėnkon, dhe fundi i shpinės sime, qė nuk quhet mė shpinė, mė dhemb dhe unė pres prej shekujsh tė rregullohet sheshi kryesor i kryeqytetit tim tė lindjes (e, me shumė gjasė, tė vdekjes), qė tė paktėn gropat tė rrafshohen e unė, ndoshta bashkė me ty, o lexues i vėmendshėm e i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, tė kaloj me biēikletė pa u troshitur e pa u nervozuar, qoftė edhe heshtas. Por, me sa duket, do tė presim qė tė dy gjatė, shumė gjatė.
    Do tė presim gjatė, shumė gjatė, sepse sheshi ėshtė bėrė aq pėrshesh, sa rrezik qė pritja jonė tė shkojė pėr lesh (ngaqė pėr pambuk, mėndafsh apo ndonjė tjetėr fibėr tekstili as nuk bėhet fjalė!).

    Sepse qė tė rregullohet sheshi, do tė duhet tė hapen kutitė e votimit; jo vetėm kaq, por me t'u hapur kėto kuti, do tė bjerė menjėherė niveli i ujit qė ka pėrmbytur Shkodrėn, gjendja nė ujėvarėn e Drinit, nė Bunė e nė liqenin e Shkodrės do tė normalizohet sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė, hundėt, gojėn e tė gjitha vrimat e tjera tė trupit, si me magji do tė pushojė shkrirja e akujve nė polet e Veriut e tė Jugut, efekti serrė do tė dobėsohet, kriza botėrore dhe gripi i derrave do tė zhduken pa lėnė gjurmė, Shqipėria do tė futet aty pėr aty nė Bashkimin Evropian, ku do tė marrė nė ēast kryesinė e radhės dhe fonde, fonde pėr zhvillim do tė vėrshojnė pa mbarim nė ekonominė fatlume shqiptare, dhe personalitetet mė tė shquara tė Partisė Socialiste do tė marrin drejtimin krenar tė organizmave tė tilla si NATO, Kėshilli Evropian, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, FMN, Banka Botėrore etj., etj. Por mė kryesorja do tė jetė se parashikimet e frikshme tė kalendarit Maja pėr fundin e pashmangshėm tė botės, pas dy-tri vitesh do tė dalin tė rreme.

    Vetėm pas kėtyre mrekullive nė shkallė planetare, do t'i vijė radha sheshit Skėnderbej qė unė dhe ti, o lexues i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, tė mos lėndohemi nga vithet, kur tė kalojmė nėpėr tė biēikletisht tė ngazėllyer. Sigurisht, qė nivelimi pėrfundimtar i gropave tė sheshit nė fjalė do tė realizohet nga firmat e huaja tashmė tė njohura (franceze, belge, marsiane, jupiteriane e ku di unė se ē'firmė tjetėr e lavdishme ndėrplanetare!) dhe pėr kėtė garanton kreu i Bashkisė sė Tiranės. Ditėn kur do tė realizohet ėndrra e vitheve tona, e vitheve tė tė gjithė biēiklistėve tė Tiranės, Shqipėrisė, Ballkanit, Evropės, rruzullit mbarė, do zhvillohen pikėrisht nėn hundėn e kalit tė Skėnderbeut, Turi i Francės dhe Xhiroja e Italisė, pa folur pėr rrethet ēiklistike tė vendeve tė tjera me traditė nė kėtė lloj veprimtarie sportive: "Ēiklistė tė tė gjitha vendeve bashkohuni!" - do tė thėrrisnin Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Mao Ce Duni dhe Enver Hoxha po tė ēoheshin nga varri pėr tė pėruruar jo vetėm sheshin Skėnderbej, tė rindėrtuar nėn duartrokitjet e parfumuara tė vitheve tė ēiklistėve, por edhe gjithė veprat e reja tė panumėrta tė konceptuara e tė realizuara pėr mirėqenien e pareshtur tė vitheve jo vetėm tė ēiklistėve, por edhe tė atyre qė, me vetmohim, u rregullojnė atyre biēikletat, sidomos shalat mė nė fund tė lumtura nga pesha e nga ngrohtėsia e vitheve tė pajtuara me sheshin horizontalisht paqėsor pėr to.

    Mirėpo kėtė perspektivė tė shkėlqyer tė sheshit Skėnderbej e tė atyre qė e pėrshkojnė atė ēdo ditė me biēikletė, e errėson kokėfortėsia e Kryeministrit Berisha, qė nuk dėshiron t'i hapė kutitė. Pėrballė kėtij fakti, ēiklistėt vitherozė qė pėrshkojnė rregullisht sheshin Skėnderbej kanė vendosur tė dalin nė protestė pikėrisht nė atė shesh gropa-gropa, gunga-gunga, gropa-gunga e gunga-gropa, pėr t'u zvarrisur atje vithazi e bythazi, deri sa t'u dalė gjak nga tė ndenjurat e pėr ta akuzuar Kryeministrin pėr vithocid. Por, nė kundėrshtim tė plotė me ta, ēiklistėt vitheblu kanė vendosur qė, ditėn e protestės sė homologėve tė tyre vitherozė, t'ua hipin biēikletave tė braktisura prej kėtyre tė fundit, pasi tė jenė dendur me fasule pllaqi; do tė gjėmojė atėherė fuqishėm e parfumshėm kori i vitheve tė tyre, aq sa kali i Skėnderbeut do tė hingėllijė pa asnjė kompleks nga lart e nga poshtė dhe patkonjtė tij do tė nxjerrin xixa, duhet rrahur kalldrėmin e sheshit mejdan betejash historiko-ēiklistike, ndėrsa Skėnderbeu i entuziazmuar do tė vringėllijė shpatėn e tij nė njė spektakėl madhėshtor, tė financuar nga tėrė pasardhėsit e sulltanėve tė Turqisė kudo qė tė jenė nėpėr botė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    duajesiveten,
    Po i kopjojme dhe po ju sjellim shkrimet ketu per te ju hapur syte juve socialisteve te coroditur qe jeni katandisur aq keq nga Edvin Rama sa qe nuk jeni ne gjendje te dalloni diten e naten. Juve ju duhet ndonje doze e forte per te ju kthyer prap ne jeten e realizmit sepse jeni plotesisht ne halucinacione te pakontrolluara dhe te paimagjinuara. Nuk e besoj se ka ndonje klinike qe do te mund te ju sheroj juve Edvinisteve te coroditur sepse keni shkuar ne nje shkalle aq te thelle te corodise sa qe nuk ka ilaq qe ju kthen prapa ne normalitet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O te mjer mos ndegjoni edvin kristaq ramen,se nje njeri qe nuk eshte per familje ai nuk mund te jet per shoqeri.
    Ky psikopat ju ka fut ne qorrsokak dhe veshtir qe do te dilni.
    Ne fakte ka ca quna qe me vie keq qe gjenden ne kete parti,une kam nje simpati ndaj ben blushit dhe eshte mekat qe eshte ber rob i edvinit ne vend qe te organizohen dhe ta shporrin kete psikopat

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    A cja futni pordhes kot juve.
    Rama ne Shqiperi eshte i vetmi ze qe po i thote Saliut kush eshte per shqipatret.
    Si sdolet dot xhanem nga mendesia diktatoriale qe i beni yes njeshit dhe sdoni asnje ze kunder qofte dhe nga opozita qe e ka per detyre.
    Opozita po thote acik qe nuk te njoh as si shtet as si parlament se keni vjedhur zgjedhjet.
    Opozita po thote beni tranparencen e zgjedhjeve e bla bla te sterthene tani se cdo vend i botes e ben ate.
    Hyri opozita ne parlament do lepije ato qe ka peshtyre pastaj? Ate shtet qe se njeh ate parlament qe se njeh ta njohe tani? Ku ju con mushka xhanem?
    Ajo pjese qe po ben derr derr qe do hyme eshte ajo qe do lepije e para ate qe ka peshtyre dhe me siguri do jetoje legjislaturen e fundit si deputet.
    Seshte kollaj te hyje opozita ne parlament jo.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk besoj se ka njeri nė Shqipėri qė tė besojė se Rama po mendon pėr popullin!Nė se dikush kėtu nė forum e beson njė gjė tė tillė,tė na thotė se ēfarė do bėjė ndryshe Edi Rama nga Sali Berisha.Kėtu duhet tė kuptohet se tė jesh kundėr Ramės nuk ėshtė e thėnė te jesh me Berishėn.Ndaj nuk po kuptoj pse disa po pėrdorin shprehjen o me ne o kundra nesh.Nuk e kuptoj pse disave ju djeg shumė kur kritikohet Rama!!!Di vetėm tė them se koha nesėr do provojė se mosfutja nė parlament ėshtė krejtėsisht e gabuar dhe njė inat fėminor."Nuk ha bukė se mė bėrtiti vėllai"!!!Tė besosh kaq shumė te Rama dhe ta pranosh idhull,kjo ėshtė mendėsi komuniste dhe diktatoriale.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •