Meidani: Me Ramėn nė krye, PS nuk fiton as mė 2013
Ish-Presidenti i vendit, aktualisht anetar i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Rexhep Meidani, shprehet dyshues se PS-ja do te mund te fitoje zgjedhjet e ardhshme, me ne krye Edi Ramen. Ne nje interviste te dhene ne emisionin Fakt ne UTV, Meidani i pyetur nese PS-ja i fiton zgjedhjet e ardhshme me ne krye Edi Ramen apo jo, u shpreh se eshte paksa e veshtire, pasi per fitore kerkohet bashkimi i forces kryesore politike me forca te tjera. Strategji qe, sipas tij, e kuptoi me mire PD-ja dhe Sali Berisha.
Zoti Meidani, gjate Kongresit elektoral i vitit 2009, pretendohet se ju i dorezuat Z. Rama nje liber te madh, pasi ky eshte nje program i Partise Socialiste.
Keto jane prodhime te medias. Ne ate kohe, nje fondacion qe ndertoi Partia Socialiste, nuk arriti te marre ate frymemarrje sic mendonim nje pjese e anetareve te drejtimit te ketij fondacioni. Ne kete fondacion jane bere shume aktivitete. Jane bere 3 konferenca shkencore per probleme ekonomike, financiare te politikes monetare, jane bere per politiken e jashtme, per probleme sociale. Ne konferenca te tilla marrin pjese, pervec intelektualeve, anetaret e Partise Socialiste, si dhe simpatizante te PS-se. Ne te gjitha keto konferenca ka pasur referime, ka pasur debate per ceshtje te caktuara. Te gjitha keto materiale jane permbledhur ne kete dosje ose permbledhje. Cdo gje lidhej me filozofine e ketij fondacioni dhe te intelektualeve te fushave te ndryshme. Nuk ishte program qeverises, ishte vetem nje material i debatuar midis specialisteve te fushave te ndryshme, i cili mund te shfrytezohej per te ndertuar programin elektoral. Ai ka qene vetem material bruto per ceshtjet e diskutuara. Mbi kete duhej te ndertohej programi elektoral. Ne qofte se eshte konsideruar material elektoral, kjo eshte bere nga media.
A mund te kete qene ky material i perdorur nga Rama ne kongresin e fundit te mbajtur para pak ditesh, kongres tek i cili u ngjall nje debat per ju, per nje deklarate qe keni bere se pretendimi i ketij programi per 300 mije vende te reja pune, eshte i pamundur. Per kete deklarate jeni akuzuar nga deputete te cilet kane qene perkrahes te forte te zotit Rama, se tashme ju jeni ulur ne prehrin e Berishes?
Natyrisht qe kjo nuk eshte e mundur, jo vetem intelektualisht, por edhe politikisht, nuk ka fare rendesi. Nese ka dicka qe eshte e drejte dhe nese kryeministri aktual eshte duke bere nje gje te drejte, une do te them fjale pozitive. Nese do te kete dicka qe do me duket e padrejte, perseri do te shfaq mendimin tim, i cili mund te mos jete ai absoluti dhe ne rastin konkret, nuk ka fare rendesi se si jane deklaruar ne kongres. Me shume eshte dobesi e ketyre individeve se sa vleresimi im. Vleresimi im nuk ishte per te goditur njeri, ishte nje vleresim mbi koston e vendit te punes, me nje logjike fare shkencore. Ne nje periudhe 4-vjecare per te hapur mbi 300 mije vende pune duhej ne dispozicion nje fond me nje shume qe nuk e ka ne dore mjedisi shqiptar, qofte privat, qofte publik. Edhe gjithe kjo ishte me rezervat perkatese. Ne te gjitha vendet e botes kur pretendohet te hapen vende pune, shifrat jane shifra fare modeste. Qe te flasesh per 300 mije vende pune, nese llogarit koston dhe shifren e propozuar nga PS-ja, do te thote qe perqindja e vendeve te hapura ndaj atyre qe jane aktuale, eshte ne zonen nga 13-15 deri ne 30 per qind. Ne asnje vend te botes, kur nje force politike vjen ne pushtet, nuk mund te pretendoje qe mund te hape mbi 15 per qind te vendeve te punes.
Ju gati-gati jeni zgjedhur Sekretar i Pergjithshem i PS-se, pa ju pyetur paraprakisht. Si ka mundesi qe ju zgjedhin, ua bejne fakt te kryer, pa ju pyetur paraprakisht?
Ceshtja se pyetesh a nuk pyetesh, nuk ka fare vlere. Media i ka dhene nje fare pompe kesaj ceshtjeje fare te parendesishme. Une nuk kam qene ne Shqiperi, kam qene ne Kroaci, por une ne cdo rast mund te them qe nese ka nevoje per ndihmen time, une do te them ashtu sic e ndjej, nuk i nenshtrohem asnje trysnie, nuk dua ti bej qejfin njerit apo tjetrit. Po qe se kjo keshille kerkohet brenda keshillit te te urteve apo ne menyre individuale, une perseri do te isha i gatshem dhe kjo nuk eshte vetem per Partine Socialiste, por per cdo strukture apo individ qe kerkon ndihmen time, kur une kam mundesi ta jap kete ndihme.
I fiton PS-ja zgjedhjet me ne krye Edi Ramen apo jo?
Kjo eshte paksa e veshtire, qe te besh prognoze qe sot. Une mund te them qe me kete sistem zgjedhor kerkohet bashkim jo vetem brenda forces politike, por kerkohet bashkim dhe i forces kryesore politike me forca te tjera, me programe te ngjashme me aspirata te ngjashme. Ne kete kuptim, une do te thosha qe kete e kuptoi me mire Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Ne 2009, me kete lloj sistemi zgjedhor, ai afroi te gjitha partite qe ishin te gatshme per te bashkepunuar ne ate Aleance me Partine Demokratike. Kete nuk e ndjeu Partia Socialiste dhe dyshoj qe kjo nuk eshte kuptuar sic duhet nga drejtimi aktual i PS-se. Mund te them qe per te bere bashkim, kerkohet deshire per te bashkepunuar, kerkohet me shume sjellje njerezore, kerkohet me shume transparence, me shume hapje. Ne kete kuptim, ende nuk mund te them qe mund ta realizoje nje gje te tille plotesisht Edi Rama. Pavaresisht plotesimit te ketyre kushteve, qe permenda me siper, qe jane te rendesishme per nje parti politike, vecanerisht per nje parti qe ka orientimin majtas. Situata aktuale ne Evrope eshte nje situate kritike dhe kjo mund ta beje shume me te mundshem kthimin e PS-se ne qeverisje, por, ne kushte te tilla, qeverisja do te jete e veshtire. Me shifrat aktuale akoma nuk duket qe jemi ne kete situate. Ne kete situate te veshtire eshte Greqia nga e cila po goditet emigracioni shqiptar, nje pjese dhe po kthehet. Une mund tju them qe kam qene shume i tronditur kur lexova nje nga intervistat bombe te ministrit te Jashtem francez, i cili thote se nese nuk arrihet te administrohet kjo krize me shpejtesi, madje brenda ketij viti, kjo mund te godase seriozisht euron. Euro mund te humbase te gjithe forcen e vet bashkuese te vendeve anetare te eurozones, pra mund te shperbeje eurozonen. Nese shperbehet eurozona mund te shperbehet dhe Bashkimi Evropian. Te njejtin pohim e kam ndeshur dhe te Zhak Atalie, ish-presidenti i BERZH-it. Ai shkon pak me tutje dhe thote qe nese kjo nuk zgjidhet deri me 24 dhjetor, euro do te vdese.
Ne rast se ne Shqiperi nuk vjen kjo krize, momentalisht, e majta me z. Rama e ka te veshtire te fitoje?
Nese nuk arrihet qe forcat politike qe jane me majtas ose ne qender dhe nese afrohen stresime te tjera ne mbeshtetje te Partise Socialiste, ose nese nuk arrihet te gjendet nje bashkeveprim ne kete elektorat te majte, i cili sot eshte i copezuar, duket e veshtire. Po ashtu, mundesi tjeter, nese forcat e se majtes arrijne te krijojne nje koalicion, prape eshte e mundshme qe PS-ja se bashku me aleancen e forcave te majta, mund te fitojne zgjedhjet dhe te ndertoje se bashku qeverisjen, por kjo nuk do te thote se keto dy grupime duhet te zgjedhin si kryeminister ate qe eshte kryetar i Partise Socialiste.
Ne analizen tuaj, po e shikojme te pamundur Edi Ramen si kryeminister?
Une nuk e them kete, une po bej analizen qe keshtu sic eshte, ne kete situate, duket akoma larg, nuk do te jete fare e mundshme, nese do te jete nje situate teper e veshtire Evropen dhe per Shqiperine. Nuk e uroj as per Evropen e aq me pak per Shqiperine.
Nuk e uroni se Evropa hyn ne krize apo se Rama behet kryeminister?
Ajo lidhet me qytetarin, ska fare se kush behet kryeminister. Ne qofte se qytetari do te vuaje, nese jeta ekonomike ne Shqiperi behet problematike, nese standardi i jetes per qytetarin ulet, te gjitha keto nuk kane interes me, jo vetem per mua, por per nje pjese te politikes. Nese goditet qytetari, crendesi ka forca politike. Per mua ka rendesi ai qe qeveris me mire. Ka rendesi sa mbeshtetet rritja e standardit te jeteses. Cdo force politike, e mira eshte te qendroje vetem per nje kohe te shkurter dhe une do te uroja qe PS-ja te qendronte vetem 4 vjet ne mandatin e pare, pastaj te behej rotacioni i nje force tjeter. Nese do te kishim rotacione te tilla te forcave politike, qeverisja do te ishte me e mire, institucionet do te beheshin me te fuqishme, shkalla e korrupsionit ne administrate do te ishte me e ulet.
KJ
Krijoni Kontakt