Vazhdim...
Kurani, Hadithi dhe Islami
KEQPĖRDORIMI I KURANIT
"Nė tė dėrguarin e Allahut ju keni njė shembull tė mirė; njė shembull tė mirė pėr ata qė kėrkojnė Allahun dhe ditėn e Fundit, dhe e pėrkujtojnė Allahun shpesh.” (33:21)
Shejtani e pėrdori kėtė ajet qė tė krijojė njė status tė veēantė pėr idolizimin e Muhamedit, dhe t‟i bindė njerėzit qė kemi nevojė pėr Synetin (traditat) e pejgamberit.
Nuk ka dyshim qė pejgamberi Muhamed ėshtė shembulli ynė mė i mirė. Dhe ai na dha shembull duke iu pėrmbajtur Kuranit, dhe asgjėje pėrveē Kuranit.
Duket qartė qė ata qė ranė nė kurthin e Shejtanit nuk janė nė dijeni pėr faktin qė IBRAHIMI PĖRSHKRUHET NĖ KURAN ME FJALĖ TĖ NJĖJTA; fjalė pėr fjalė.
“Nė Ibrahimin dhe ata qė besuan me tė, ju keni njė shembull tė mirė pėr ata qė po e kėrkojnė Allahun dhe Ditėn e Fundit.” (60:4, 6)
A E URREN ALLAHU MUHAMEDIN ???
Natyrisht qė jo. Por nėse ti i pėrsėrit tė njėjtat gjėra qė Allahu i thotė pėr Muhamedin nė Kuran, ata tė akuzojnė qė e urren Muhamedin.
Ngjashėm, nėse ju thua tė Krishterėve qė Isa ėshtė qenie njerėzore dhe i dėrguar i Allahut, ata tė akuzojnė qė e urren Isėn.
MUHAMEDI NUK MUND TĖ UDHĖZOJĖ ASKĖ (28:56)
“Ti (Muhamed) nuk mund t‟i udhėzosh as ata qė i do. Allahu ėshtė Ai qė udhėzon kėdo Ai do, se Ai i njeh mė sė miri ata qė meritojnė udhėzimin.” (28:56)
Roli i vetėm i pejgamberit ishte qė tė sjellė Kuranin pa asnjė ndryshim, shtim, heqje, ose shpjegim. (Nė vijim tė kėtij libri jepen argumentet pėr kėtė).
DASHURIA E VĖRTETĖ NDAJ MUHAMEDIT
Dashuria e vėrtetė ndaj Isės ėshtė qė tė njihet ai si qenie njerėzore dhe i dėrguar i Allahut. Tė Krishterėt e duan Isėn aq shumė, por ai do t‟i mohojė ata nė Ditėn e Gjykimit (Mateu 7:23 dhe Kuran 5:116).
Dashuria e vėrtetė ndaj Muhamedit ėshtė qė tė njihet ai si qenie njerėzore dhe tė ndiqen mėsimet e tij, pra TI PĖRMBAHEMI KURANIT DHE ASGJĖJE POS KURANIT. Ata qė ndjekin “Hadithet dhe Synetin” quhen armiq tė Muhamedit, dhe Muhamedi do t‟i mohojė ata nė Ditėn e Gjykimit siē e shohim mė poshtė:
“(Nė ditėn e gjykimit) i dėrguari do tė thotė, „Zoti im; njerėzit e mi e kanė braktisur KĖTĖ KURAN.‟ Ne kėshtu ngrisim kundėr secilit pejgamber armiq prej fajtorėve. ZOTI YT MJAFTON SI UDHĖZUES DHE PĖRKRAHĖS.” (25:30-31)
Ju lutem vėreni ngjashmėrinė “fjalė pėr fjalė” ndėrmjet ajetit 31 mė lartė, dhe ajetit 112 tė Sures 6 i cili merret veēanėrisht me “Hadithin.”
Allahu ėshtė ai qė ju krijoi juve; Allahu ėshtė qė furnizon pėr ju; Allahu ėshtė ai qė ua pėrfundon jetėn tuaj; Allahu ėshtė ai qė ju ringjallė; Allahu ėshtė ai qė ju merr nė llogaridhėnie. Muhamedi nuk e bėn asnjėrėn nga kėto (shih 30:40).
MUHAMEDI NUK E DI TĖ ARDHMEN
“Thuaj (O Muhamed), „unė nuk sjell asgjė tė re qė ėshtė e ndryshme nga ndonjė i dėrguar tjetėr. Unė nuk e di se ēka do tė mė ndodhė mua, ose juve. Unė thjeshtė e ndjekė atė qė mė ėshtė shpallur mua. Unė nuk jam asgjė mė shumė se njė paralajmėrues.‟” (46:9)
“Thuaj (O Muhamed), „Unė nuk kam aspak fuqi t‟i ndihmoj vetes ose ta dėmtoj veten, pėrveē nė pėrputhje me vullnetin e Allahut. (As nuk e di tė ardhmen); sikur ta dija tė ardhmen, do tė shtoja pasurinė time, dhe asnjė dėm nuk do tė mė shkaktohej mua. Unė nuk jam asgjė mė shumė se paralajmėrues, si dhe bartės i myzhdesė pėr ata qė besojnė.‟” (7:188)
Por, qindra “Hadithe” tregojnė ngjarje tė tė ardhmes qė nuk kanė asgjė tė bėjnė me Kuranin, dhe pėrfaqėsojnė parashikime personale.
“Njėri nga “Hadithet” mė tė famshme tregohet kėtu:
“Tė ndiqni Synetin tim (traditėn time), dhe Synetin e „Khalifave tė udhėzuar‟ (AlKhulafa‟ AlRashidin) qė do tė vijnė pas meje.‟
Duhet tė theksohet qė shprehja “AlKhulafa‟ AlRashidin” nuk u shfaq nė literaturėn Arabe deri 200 vite pas pejgamberit; ėshtė shprehje moderne.
Si e dinte pejgamberi qė do tė ketė “Khulafa” qė do tė vijnė pas tij, dhe si e dinte ai qė ata do tė quheshin “AlKhulafaa‟ AlRashidin”?
“AlKhulafaa‟ AlRashidin” ėshtė edhe njė tem tjetėr pėr kėta emra (Muhamedi ėshtė profeti i fundit, por lajmtarė pas tij do tė vijnė nėse bazohemi nė Kuran).
Shprehja “AlKhulafaa‟ Al Rashidin” i drejtohet veēanėrisht katėr Khalifave: Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit, dhe Aliut. Kjo nuk u njoh si e tillė deri dy shekuj pas pejgamberit.
MITI I NDĖRMJETĖSIMIT
Ndėrmjetėsimi ėshtė njėri nga kurthet mė tė efektshėm tė Shejtanit pėr t‟i mashtruar njerėzit qė ta idolizojnė pejgamberin e tyre ose tė shenjtit.
Edhe pse Kurani pėrsėri dhe pėrsėri thotė qė nuk do tė ketė ndėrmjetėsim nė ditėn e gjykimit, shumė Mysliman u mashtruan nėpėrmjet “Hadithit & Synetit” nė mėnyrė qė tė pėrfundojnė duke e idolizuar pejgamberin Muhamed nė kundėrshtim me dėshirėn e tij, dhe duke e shpikur nocionin e NDĖRMJETĖSIMIT (Shefa‟ahn):
“Shpenzoni nga furnizimet tona tek ju para se njė ditė tė vijė ku nuk do tė ketė tregti, familjarizėm, e as NDĖRMJETĖSIM.” (2:254)
“Pejgamberėt thjeshtė i ndjekin urdhrat e Allahut. Ai e di tė kaluarėn dhe tė ardhmen e tyre. ATA NUK MUND TĖ NDĖRMJETĖSOJNĖ PĖRVEĒ PĖR ATA QĖ TASHMĖ JANĖ SHPĖTUAR NGA ALLAHU. Pejgamberėt vetė brengosen pėr fatin e vet.” (21:28)
Vazhdon...
Krijoni Kontakt