Sigurisht se mund te jete sic thua ti, une e ceka se personalisht per veten time nuk shoh problem ne te shprehur ne gjuhen zyrtare, por verej se shumica e popullates shqiptare jashte kufinjeve te Shqiperise 1913 ndeshin pengesa ne te shprehur. Une nuk pretendoj te jem kategorik ne nevojen per ndryshim, mirepo kam frike se nese nuk ndermerret dic ne te ardhmen, atehere rrezikojme qe gjuhes shqipe t'i krijohet edhe nje standard i te shkruarit. Une nuk e uroj te ndodhe kjo, konsideroj se pasuria me e madhe qe kemi ne si komb nuk jane as germadhat arkeologjike, kulinaria, muzika, arti, fete apo dicka e ngjashme, por eshte gjuha shqipe vlera me e madhe e jona.
Kurse ne lidhje me pretendimin tend se gjuha shqipe eshte e thjeshte, konsideroj se nuk qendron kjo thenie. Gjuha shqipe eshte shume e "koklavitur" jo vetem per te huajt qe deshirojne ta mesojne ate, por edhe per vete shqiptaret. Ne gjuhen shqipe ke lakim emrash, permerash, mbiemrash e biles edhe numeroresh. Ke mbaresa te vecanta per zgjedhim te foljeve ne te trija vetat, pervec per nje grup foljes (psh rri, ha, pi zgjedhohen pa mbaresa neper vetat e njejesit). Ke forma foljesh qe nuk mund t'i gjesh ne asnje gjuhe tjeter, psh deshirorja, kam lexuar se pervec greqishtes se vjeter, deshiroren nuk mund ta gjesh ne asnje gjuhe tjeter ne Bote! Pra, shqipja eshte e pasur ne gramatike, jo edhe aq ne fjalor (leksik) dhe kurrsesi e lehte per t'u mesuar!
Krijoni Kontakt