Close
Faqja 23 prej 27 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 266
  1. #221
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Topalli ka 6 vjet Kryetare e Parlamentit, dhe tani doli problemi gjuhes ..Problemi i vertete nuk eshte te gjuha por te lufta politike. Ne kete lufte jane perfshire te gjithe, Maxhoranca, Opozita, Presidenti, media...
    E kush do ja permende problemin e gjuhes asaj?
    Saliu apo ata te ps-se qe su rruhet shume perderisa i kane xhepat plot?
    lol

    Ajo flet perbret zotit ......apo se ka ate tonin e trashe te hap zorret , thuaj ti eshte femer apo mashkull kjo

  2. #222
    PSE TOPI NUK E KUPTON GJUHËN E TOPALLIT?
    18 Tetor 2011 14:33, Nga Çim Peka
    Fatos Nano ka qenë në historinë pluraliste politikani më lokalist për sa i përket përzgjedhjeve dhe shijeve të tij krahinore. Por sa herë shkonte në Shkodër, mundohej të fliste si shkodran. Në Kukës mundohej të fliste si kuksian, e kështu me radhë. Por kurrë nuk bëri gafën të pretendonte se shkodranët nuk flisnin shqip. Këtë gafë e bëri vetëm Bamir Topi.

    Për shkak të prejardhjes politike, Fatos Nano ka qenë në historinë pluraliste politikani më lokalist për sa i përket përzgjedhjeve dhe shijeve të tij krahinore. Por sa herë shkonte në Shkodër, mundohej të fliste si shkodran. Në Kukës mundohej të fliste si kuksian, e kështu me radhë. Por kurrë nuk bëri gafën të pretendonte se shkodranët nuk flisnin shqip. Këtë gafë e bëri vetëm dje Bamir Topi. Presidenti në largim Topi, u mundua të justifikohej më pas se, nuk kishte gjë me Shkodrën, shkodranët, Fishtën, Kol Idromenon, e plot figura emblematike të historisë politike e kulturore, që pa dëshirën e Bamir Topit, flasin njëlloj si Jozefina Topalli.

    Do të besonim se Bamiri e ka vetëm me Jozefinën, në rast se edhe Paulini e Nardi nuk flisnin të njëjtën shqipe si të Jozefinës. Madje shumë më të cunguar. Por, për Presidentin në ikje Topi, Paulini dhe Nard Ndoka flasin një shqipe të përkryer. Madje më me përmbajtje jo vetëm se Topalli, por edhe se vetë At Gjergj Fishta. Uroj që zoti Topi të ketë njohuritë e mjaftueshme që të mos ngatërrojë At Gjergjin, me Sami Gjergjin. E kam fjalën për At Gjergj Fishtën e madh të letrave shqipe.

    Prandaj zoti Topi nuk e ka inatin vetëm me shqipen e zonjës Topalli. Bamir Topi urren të gjitha ato fjalë shqipe që nuk shajnë, fyejnë, kritikojnë, kontestojnë Sali Berishën. Dhe prandaj për Bamir Topin, Nard Ndoka e Paulin Sterkaj flasin një shqipe të përkryer. E thënë më shkurt, Bamir Topi nuk urren gjuhën e Jozefina Topallit, por përmbajtjen e fjalëve të gjuhës së Jozefina Topallit.

    Që do të thotë se Presidenti Topi i konsideron jo shqiptarë të gjithë ata që mendojnë si zonja Topalli. Por këtë nuk e thotë dot, e fshihet pas dialektit të shqipes së Jozefina Topallit. Dhe që për shkak të kulturës së tij të kufizuar politike, bëri pohimin e djeshëm se vetëm shkodranët si Nardi e Paulini flasin shqip.

    Dy janë shkollat që kanë prodhuar më shumë delirantë në Shqipëri. Shkolla e Bashkuar, e cila prodhoi "intelektualët" që i shpallën luftë gjithë botës edhe formacionit ushtarak dhe politik të NATO-s. Dhe formacionit politik dhe ushtarak të Varshavës, d.m.th, gjithë botës ushtarake dhe politike.

    Dhe e dyta është Universiteti Bujqësor i Kamzës. Sipas studentëve të këtij universiteti, diploma e tyre ishte e vetmja që njihej në botë, dhe këta na qenkëshin intelektualët më të zotë të kombit.

    Pikërisht nga këto dy shkolla janë përzgjedhur dy presidentët e fundit. Alfred Moisiu nga Shkolla e Bashkuar, dhe Bamir Topi nga Universiteti Bujqësor i Kamzës.

    Prandaj dhe nuk duhet të mbetemi të shokuar nga delirizmi, kapaciteti shumë i cunguar politik dhe intelektual i tyre. Thjesht duhet të rikujtojmë se këto janë talljet e fundit që Sali Berisha dhe Fatos Nano kanë bërë me institucionet shqiptare. Kuptohet, për shkak të interesit të tyre politik. Presidenca është institucioni që zoti Berisha e ka drejtuar dhe zoti Nano e ka ëndërruar. Nuk ka mundësi më të mirë për të vënë në dukje diferencën e tyre politike dhe intelektuale me pjesën tjetër, sesa duke përzgjedhur për këtë institucion "kapacitete" si Alfred Moisiu e Bamir Topi.

    Në fund mund të them se, ndryshe nga zoti Topi, jo vetëm e them, por dhe e mendoj se, Paulini dhe Nardi flasin shqipe shumë të pastër.

  3. #223
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Late nam me keto shkrimet e gazetave.
    Po e hidhni topin nga nje zone ne tjetren

  4. #224
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ky Çim Peka ja paska fut kot fare. Si duket Jozi ka vendos shperblim per shkrimet anti-Bamir. LOL.

    Eshte injorance te thuash qe te dipllomuarit e UB jane qypa dhe ata te Akademise Ushtarake jane derdimene vetem pse Dulla i shpallte lufte edhe mizave qe fluturojne.

    Nga UB Kamez vjen ministri i financave Ridvan Bode. Nga Akademia Ushtarake vjen ministri aktual i brendshem. Gjithashtu nga keto dy universitete vijne edhe nje numer deputetesh te PD.

    Shif tani kur te dali ndonje i "shperblyer" nga Topi dhe te thote, te dipllomuarit e Universitetit te Shkodres jane analfabete dhe dangalle. LOL.

    Çfare nivel gazetarie i ulet. Edhe amatoret e gazetave te shkollave te mesme perpiqen te "zhgarravisin" diçka me sens dhe te kendshme ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #225
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Ja nje lajm i mire per Bomin.


    Topi nderohet me "Medaljen e Korpusit të Paqes"
    Presidenti i Republikës Bamir Topi priti të martën zëvendësdrejtoreshën e Korpusit të Paqes, Keri Hesler-Reidilit. Ajo shoqërohej nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe Drejtori i Korpusit të Paqes në Shqipëri, Hill Denham.

    Zëvendësdrejtoresha e Korpusit të Paqes i dha Presidentit Topi "Medaljen e Korpusit të Paqes", duke i shprehur "mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe bashkëpunimin që i ka dhënë organizatës vullnetare të drejtuar prej saj".

    Presidenti Topi u shpreh se ky vlerësim, më shumë se për individin, është për Institucionin. "Institucioni është për të gjithë qytetarët', tha Presidenti."Duke më vlerësuar mua,- vijoi kreu i shtetit,- ju keni vlerësuar të gjithë shqiptarët". Presidenti Topi e vlerësoi veprimtarinë e Korpusit të Paqes në vendin tonë si një dëshmi e mbështetjes dhe e ndihmesës së qeverisë dhe popullit amerikan për qytetarët shqiptarë.

    Korpusi i Paqes vepron në Shqipëri që prej vitit 1991 dhe tani numëron rreth 500 vullnetarë. Ky është një vit i rëndësishëm për të, sepse shënon 50-vjetorin e krijimit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ky Çim Peka ja paska fut kot fare. Si duket Jozi ka vendos shperblim per shkrimet anti-Bamir. LOL.

    Eshte injorance te thuash qe te dipllomuarit e UB jane qypa dhe ata te Akademise Ushtarake jane derdimene vetem pse Dulla i shpallte lufte edhe mizave qe fluturojne.

    Nga UB Kamez vjen ministri i financave Ridvan Bode. Nga Akademia Ushtarake vjen ministri aktual i brendshem. Gjithashtu nga keto dy universitete vijne edhe nje numer deputetesh te PD.

    Shif tani kur te dali ndonje i "shperblyer" nga Topi dhe te thote, te dipllomuarit e Universitetit te Shkodres jane analfabete dhe dangalle. LOL.

    Çfare nivel gazetarie i ulet. Edhe amatoret e gazetave te shkollave te mesme perpiqen te "zhgarravisin" diçka me sens dhe te kendshme ...
    Po mor dak , po ! Vetem kategorise se Cim Pekave, me shoku , iu japin ze neper media ! Vetem keta jane te "sigurtet" dhe te porositurit per ta degjenuar opinionin publik !

    Pse cfare kujton ti se rekrutojne ata (politika e gjithpushtetshme)? Kete kategori rekrutojne ! Prandaj edhe media jone merret me keto muhabete , kur gjithe Shqiperia lengon dhe po shkon per lesh !

    Nuk ka nje fushe te jetes , ku shenohen te pakten hapa progresive ! Kemi degjeneru totalisht si kafene llafazanesh , kur "kamarieret" po i vene flaken lokalit !

  7. #227
    Pra paskajorja "me mendu" mbetet e pandryshuar, sic ndodhe ne shumicen e gjuheve indoevropiane. Them se me perdorimin e paskajores se geges gjuha shqipe behet me e natyrshme, me e lehte per t'u folur, me e lehte per t'u mesuar nga te huajt, me indoevropiane dhe me pak sllave (edhepse edhe keto konsiderohen si gjuhe te familjes indoevropiane).
    Per keto te errerat, kjo varet nga dialekti qe flet. Per nje tosk, "mendoj, mendosh, mendoje" eshte me e lehte..

    per keto te nenvizuarat, keto jane gjera te kota, si te perdoresh gegen si tosken nuk behet as me shume e as me pak gjuhe indoeuropiane, do behesh me pak indoeuropiane nese ne fjalorin tone do te futeshin fjale qe nuk jane pjese e kesaj familje
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    Per keto te errerat, kjo varet nga dialekti qe flet. Per nje tosk, "mendoj, mendosh, mendoje" eshte me e lehte..

    per keto te nenvizuarat, keto jane gjera te kota, si te perdoresh gegen si tosken nuk behet as me shume e as me pak gjuhe indoeuropiane, do behesh me pak indoeuropiane nese ne fjalorin tone do te futeshin fjale qe nuk jane pjese e kesaj familje
    Fakti qe paskajorja ne versionin zyrtar te saj te tanishem nuk gjen gati asnje perdorim ne gjuhen shqipe, a nuk te shtyn te mendosh se dicka nuk eshte ne rregull. Komenti im ka te beje me faktin qe ne shumicen e gjuheve indoevropiane, paskajorja (infinitiv-i) eshte boshti kurrizor i zgjedhimit te foljeve. Teza ime eshte se ne dialektin gege percillet kjo logjike, perjashtim ben dialekti toske. Per kete arsye them se ka vend per ndryshime ne kete drejtim.

    Une per vete nuk e ndjej kete problem, e flas dhe e shkruaj gjuhen shqipe ne menyre korrekte (besoj) mirepo verej se ka probleme te shumta tek shumica e kombit shqiptar ne te shprehur ne gjuhen e unisuar.

  9. #229
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    A nuk mendon ti promoteu se mbase jemi dhe popull pak koketrashe ne qe e kemi te veshtire te adoptohemi tek nje gjuhe standarte? Sepse me e pase te veshtire te adoptohesh tek nje gjuhe aq e thjeshte sac eshte shqipja , duke pase parasysh fjalorin e dobet qe mbizoterojme , tregon se jemi njerez deficenta. Une keshtu e mendoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 19-10-2011 më 13:01

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    91
    Postimet në Bllog
    4
    Shka asht kah bahet, as tatari nuk po mun i bjen ne fije!,pra. as une.
    Mendimi jem asht shume i thjesht e edhe shume praktij.Ne mujna me ba muhabet qyshe te na vjen ma se lehti,kuptohet, ne ode burrash, ne sokak, ne autobus, ne vapor, ne aeroplan, ne kafe, ne bixhozhane,pra kudo qe jemi, a?Besoj se kurrkush nuk ka ta drejten me ma nalu te folmen teme, sikurse une qi nuk muj me ja nalu dikujna tjeter. E, kur jemi tek adninistrata, aty duet kihet parasysh gjuha e NJESUAR, PTJETER se aty duhen et dhana te saktamte njejta ne te gjitha viset ku ka administrate shqipe,Por, edhe mediumet asht mire ta praktikojne gjuhen e njesuar, ngase, edhe ato jane ne nje fare menyre te deturume ne komuniku siç parasheh "kushtetuta" e gjuhes.Perndryshe, per mue as deputeti, as kryetari, as kryekuvendari nuk ban kurrefare gjynahi nese flet ashtu si don vet.Kryesorja asht me u marre vesh si njerez, madje si nji popull me shume pake dallime te imta gja qe nuk qon kurrefare peshe. Shrimtari, poeti lirisht det shprehet qysh atina te ia merr mendja se asht ma mire. Po, edhe shkolla, tekstet shkollore, bam te shkruhen ne gjuhen zyrtare(te njesuar). E, kur jemi te grindja e Topallit me Topin, ktu nemi konfilikte te tyne , pra, kapriciznat,pra, nuk ban me que rrjedhen ne drejtimin e keq.
    Hajt, rrini me shendet, e mos paqim tjera gajle!

Faqja 23 prej 27 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •