
Postuar më parë nga
Duaje Siveten
Kjo qenka kohe e "çuditshme". Nocionet shtremberohen sipas oreksit, shperfytyrohen sipas rastit qe i nevojitet shtetarit, politikanit, nepunesit, administratorit, deri edhe forumisti i ngrate, si ky me siper.
Stadiumi nuk eshte shteti, aq me teper nuk eshte prone e tifozave te Vllaznise; ndersa presidenti eshte institucion i shtetit. E keqja eshte se tifozat (e sportit) transformohen, manipulohen dhe instrumentalizohen si tifoza partish e fansa te njerit apo tjetrit politikan.
Persa i perket rastit te mesiperm, parid i dashur, demokracia eshte perfshirese, dhe jo perjashtuese; e drejta e njerit perfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit, qofte si individ, ashtu edhe grup, grupim, tubim te karakterit publik ose jo.
Fillojeni tek vetja, pastaj tek familja, shihni fqinje e jeten komunitare, e pastaj ate publike e politike, e do te dalloni ndryshimet e shtremberimet, duke filluar qe nga personalitetet me psiqike te ndare deri edhe ne marrezine kolektive.
Krijoni Kontakt