Tani, duke pase parasyesh ekzistencen e Gjykates se Haages, e cila eshte krijuar ekskluzivisht per krime lufte ne ish Jugosllavi (perfshire edhe Kosoven), "tradhetari" ka mundesi te shenderrohet ne deshmitare te moralshem, pa rrezikuar te denohet nga pushteti i dale nga lufta e Kosves per tradheti apo dicka te ngjashme. Sepse edhe Kosova eshte e detyruar te bashkepunoje me Tribunalin e Haages.
Problematika kryesore te rasti i shqipetareve eshte se shume nga ta Tribunalin e Haages dhe gjykatat perkatese nacionale dhe internacionale per krime lufte i kane "keqekuptuar" si ftese dhe mundesi e mireseardhur per hakmarrje (personale, politike, ideologjike) ndaj njeri tjetrit, per padrejtesite dhe krimet qe i kane bere apo nuk i kane bere kunder njeri tjetrit. Pra, nen protektoratin moral, ligjor, pushtetor dhe shteteror te Tribunalit te Haages dhe organizmave tjere nderkombetare shqipetaret zhvillojne betejat e tyre hakemarrese ndaj njeri tjeterit, te cilat jane te frymezuara nga motivet me te ndryshme dhe edhe me absurdet qe mund te paramendohen. Keto luftera ne disa raste nuk kane te bejne fare me luften dhe ngjarjet ne luft, por jane konflikte nga me te ndryshmet, te vjetra apo te pasluftes. Natyrisht se edhe bashkepuntoret e dikurshem te regjimit te Millosheviqit e shfrytezojne protektoratin nderkombetare dhe te tribunaleve per krime lufte per tu hakmarrur ndaj atyre te cilet se paku i kane malltretuar ne kohe te luftes, nese nuk i kane torturuar apo likuiduar.
Te serbet, kroatet, boshnjaket etj. kjo gje nuk ndodhe resp. nuk luan rol te madhe ne rlacion me rastet e mundshme te involvimit ne krime Lufte gjate fushatave te ndryshme policore dhe ushtarake. Ne shumicen e rasteve ka vetem denoncime per krime te medha ndaj civilisteve. Sepse per shtetin serbe, si shtet sovran qe eshte, edhe sot do te denoheshin shume zyrtare dhe ushtare te thjeshte etj. nese do te denonconin fshehtesi te regjimit, armates apo shteterore.
Pra, mosekzistenca e shtetit sovran te kosoves ka bere te mundur qe praktikisht cdo veprimtari luftarake e UCK-se mund te gjykohet para Gjykates se EULEX-it sipas ligjeve te ish Jugosllavise dhe Krahines Autonome Socialiste te Kosoves, dhe ligjeve perkatese sipas te cilave cdo aksion i UCK-se qe ka rezultuar me viktima praktikisht eshte i denueshem.
Tani, i mbetet secilit te zgjedhe vete kush, kur ishte tradhetare dhe pse... Per ata qe e pranojne Gjykaten e EULEX-it eshte lehte. Sepse sipas kesaj gjykate nuk ka pasur asnje tradhetar dhe asnje kolaboracionist, por vetem organizate "ilegale" te armatosur me mbishkrimin UCK, e cila jashte ligjit ka luftuar kunder ketyre zyrtareve te ligjshem te shtetit.
Pershendetje
Krijoni Kontakt