Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 140
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Dëshmia X

    Agim Zogaj u varros të shtunën pasdite në Prizren, në një ceremoni mortore me pak njerëz. Por, rrëfimi për “Dëshmitarin X” nuk përfundon këtu. Vëllai i tij, Afrimi, thotë se para vdekjes Agimi ka lënë një letër, e cila është në duar të autoriteteve gjermane. Aty sqarohet gjithçka.
    Nga Lirita Halili më 02 tetor 2011 në ora 08:00

    I njohur si “Dëshmitari X” në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve, Agim Zogaj është varrosur të shtunën në varrezat e qytetit të Prizrenit.

    Saktësisht rreth orës 17 e 30 minuta, atij i është dhënë lamtumira e fundit nga një masë shumë e vogël njerëzish që merrnin pjesë në varrimin e tij, kryesisht familjarë.
    Përveç dhembjes dhe zisë për të, askush gjatë ceremonisë së varrimit nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

    E, ajo që nuk mundi të mbahej nga dhimbja ka qenë nëna e tij, e cila tërë kohën ka puthur fotografinë tashmë të djalit të ndjerë.

    “E humba djalin më të mirë”, ka thënë ajo gjatë ceremonisë së varrimit.

    Trupi i pajetë i Agim Zogajt është sjellë nga Gjermania rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, ndërkohë që vëllai i tij, Afrim Zogaj ka thënë gjëra që deri më sot nuk ishin të njohura për opinionin.

    Ai në asnjë mënyrë nuk mund të bindet së vëllai i tij ka bërë vetëvarje. Edhe përkundër se i kishte në duar dokumentet e lëshuara nga mjekësia ligjore.
    “Nuk jam duke i besu autopsisë. Vëllai im nuk ka asnjë shenjë që dëshmon në ndonjë krim. Veç e di se ai ka vdekë”, thotë Afrimi, derisa nuk po i mbante lotët e pikëllimit.
    Por, sipas Afrimit, edhe nëse vëllai i tij e ka vrarë veten, siç thuhet në raportin e policisë, mendon se ka qenë i shtyrë për ta bërë këtë.

    “Nuk i besoj autopsisë që i është bërë vëllait tim. Ai ka pasur arsye të forta për të bërë një gjë të tillë, jam i bindur se ka qenë nën presionin e ndokujt për të marrë këtë hap”, thotë Afrim Zogaj.


    Sipas tij, që nga muaji maj i këtij viti, Agim Zogaj i njohur si “Dëshmitari X” ka qenë duke banuar në Duisburg të Gjermanisë, në banesën e tij.
    “Ai ka qenë i pambrojtur, ai në banesën time ka ardhur në muajin maj, nuk kam ditur asgjë për Agimin deri një moment kur ai ka filluar të rrëfehet”, tregon Afrim Zogaj.
    Afrimi ka sqaruar për Express së vëllai i tij e kishte në plan që para se të ftohej si dëshmitar në rastin “Kleçka”, të dalë para medieve dhe të sqarojë gjithçka. Por një gjë të tillë, sipas Afrimit, nuk e kishte lejuar EULEX’i.

    “Ai më ka thënë se para se të fillojë procesi, kishte planifikuar të dalë në media publikisht dhe të thotë çdo gjë rreth kësaj çështjeje, por Agimin nuk e lejoi EULEX’i ta bëjë këtë”, ka thënë Afrim Zogaj për Express.

    Sipas tij, Agimi apo “Dëshmitari X” ka lënë si testament një letër shumë të gjatë ku ka treguar fije për pe se çfarë ka ndodhur në tërë këtë proces, por nuk ka dashur ta bëjë publike për media.

    “Letrën e ka policia dhe gjykata në Gjermani si dhe ne si familje. Ajo do të bëhet publike dhe do të sqarohet gjithçka”, thotë Afrimi.

    “Veç diçka dua të sqaroj, që askush nuk e ka ditë për vëllanë tim. Përveç “Dëshmitarit X”, Agimi ka qenë edhe komandant “Murrizi” që shpesh është përmendur”, rrëfen vëllai i dëshmitarit të ndjerë.

    Pavarësisht të gjitha fjalëve që fliten rreth çështjes tashmë të mbyllur për familjen Zogaj, Afrimi thotë se e di mirë se çfarë fshihet pas vdekjes së mistershme të vëllait.
    “Janë tre faktorë që unë nuk dua t’i përmend. Por kurdoherë e vërteta do të dalë”, pohon ai.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ...................................

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Frika i shtyen shumë me e thirrë tradhtarë këtë X-in. Ashtu e ngushllojnë vetveten se vetëm ata që bëjnë keq i gjen e keqja.

    Ky X-i shihet në një pamje i veshur si polic ushtarak. Polic ushtarak në kohën kur jo më shumë se 2% të popullit të Kosovës, që ishin të aftë, i patën marrë armët me u përball me egërsinë e sulmeve të okupatorëve Shkije në Kosovë.

    Nga shkrimet në lidhje me X-in, njëri mund të kuptojë se X-i ka dëshmuar për vrasje të të burgosurëve.

    Ju që e quani tradhëtar X-in, nëse dëshmia e X-it se janë vrarë të burgosurit është e vërtet, tregoni se nga cila gjykatë, ushtarake ose qytetare, dhe në bazë të cilit ligj, ushtarak ose qytetar, janë vra ata të burgosur?

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    PLAKU po keta sipase teje si doti quaim

    UDB-ashat qe torturonin të burgosurit:

    1.Bafti Jakupi,
    2.Lutfi Ajvazi
    3. Ejup Bajgora
    4.Mehmet Haskaj
    5..Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    21.Metë Kuqi
    Pak a shume te gjithe keta gjenden edhe te "Dosja e Adem Demacit

    Pa_doreza2,

    Me këtë mënyrë të të menduarit, a do të shprehesh se Shqiptarët luftuan me u liru prej UDB-ashëve e Shkijeve për me u bë si UDB-ashët e Shkijet?

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    NA TREGO O DUKISTI KHMER RRUZH MEDAURRI se cfar tradhtie ka ber ky x-i..

    po pres..
    Une dukist ?????une qesha me humorin qe kishte ne tekst por sdomethene qe mund ta miratoj....ai qe dorezon shqiptarin te te huajt per mua eshte tradhetar pa marre parasysh cka bere ai tjetri.. Pike.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Une dukist ?????une qesha me humorin qe kishte ne tekst por sdomethene qe mund ta miratoj....ai qe dorezon shqiptarin te te huajt per mua eshte tradhetar pa marre parasysh cka bere ai tjetri.. Pike.
    Me fjalë tjera, "për inati të vjehrres, më vdektë burri".

    Nëse e vazhdon këtë përkufizim tëndin të tradhtisë, atëher je tradhtarë se po e përdor kompjuterin e prodhuar nga "të huajtë". Përndryshe, je dyfytyrësh.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Me fjalë tjera, "për inati të vjehrres, më vdektë burri".

    Nëse e vazhdon këtë përkufizim tëndin të tradhtisë, atëher je tradhtarë se po e përdor kompjuterin e prodhuar nga "të huajtë". Përndryshe, je dyfytyrësh.
    Ore mik ...ky po dorezon te Eulexi shqiptaret se kane vrare spiuna te UDB dhe serbe(qofshin edhe gazetare)..TY per ke po te vjen keq ..per spinat e UDB apo per Serbet ??Se ne ate kohe serbet perdhunun qindra gra e vrane mijera shqiptare....Skam degjuar ndonje serb te dali deshmitar kunder mlladicit dhe gjithe krimineleve te tyre...
    Kurse tipat si ty nuk kane pasur humbje ne lufte ..se po te kishe nuk do flisje si karafil.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    [QUOTE=skipetar;3218349]Pa_doreza2,

    Me këtë mënyrë të të menduarit, a do të shprehesh se Shqiptarët luftuan me u liru prej UDB-ashëve e Shkijeve për me u bë si UDB-ashët e Shkijet?[/QUOTE]

    Ma kujtove nje thenje gjermane kur thone se shqiptaret jan shpiuna te lire nuk kekojne para ket pune e bejne falase.Na iku koha duke e shpiunuar vetveten per inati dhe teke private .Ti shume mire e dine se ne gjermani edhe sot denohen ata te cilet punuane ne DDR shtazi Pra sa UDB-sha u denuan ne kosove ata jo qe u denuan por ju dhane poste shume te larta kur ne shqiptaret duhet te vedisohem Shkinia masakroj qe nga sllovenija e deri ne kosove afer 500'000 Njerez pa marre parasyshe gjinin sa shkie u denuan per ket gjenocide as 15 veta nuk u denuan Pse ne shqiptaret tere jeten duhet ti sherbyer Pushtuseve Njeher i sherbyem Turqis 500 vjet 100 vjet ne sherbim te shkinise tashe qe 12 vite ne sherbim te UNMIKUT-EULESHIT a dotethote se ne shqiptaret e kemi tradite te shpiunojme vetveten ne dobi te kujte ?

    Nderimet e mia
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Ore mik ...ky po dorezon te Eulexi shqiptaret se kane vrare spiuna te UDB dhe serbe(qofshin edhe gazetare)..TY per ke po te vjen keq ..per spinat e UDB apo per Serbet ??Se ne ate kohe serbet perdhunun qindra gra e vrane mijera shqiptare....Skam degjuar ndonje serb te dali deshmitar kunder mlladicit dhe gjithe krimineleve te tyre...
    Kurse tipat si ty nuk kane pasur humbje ne lufte ..se po te kishe nuk do flisje si karafil.
    E përfaqësoj vetveten e nuk përfaqësoj "tipa". Megjithatë, jam një prej "tipave" që nuk e vajtojnë vetveten e humbjet i shohin si të përkohëshme e i kthejnë në fitore. Jam një prej "tipave" që KURR, asnjëher, nuk bëhen si Shkijet me i vra njerëzit e lidhur/burgosur, edhe në qoftë se ata njerëz disa çaste para se me i zënë rob lufte kanë gjuajtë me i vrarë.

    Jam prej "tipave" që nderin e kanë para ndjenjave vetjake, e i nderojnë mësimet prej të moçmive se ushtarin e armikut e vret më shumë me e mbajtë gjallë si rob lufte për me e përjetu fitoren tanë se sa me e shpërbly me vdekje të cilën armiku e ka llogaritë me detyrë që ja parashtron vetvetes kur niset për luftë.

    Për më shumë, jam një prej "tipave" që nuk kanë vrarë e nuk vrajnë njerëz të lidhur/burgosur edhe për ta ruajtur ndërgjegjën e shëndosh që ashtu me vazhdu jetën duke kontribuar për të mirë të shoqërisë në liri.

    Jam prej atyre "tipave" që, edhe nëse arrihet paqja ndonjëher me Shkije, Shkive e kanë vështirë me ua falë. Shpresoj se nuk i humbë kuptimi duke e përkthyer shprehjen më 1969 të Golda Meir, një prej themelueseve të, dhe Kryeministre e katërt e, shtetit Izraelit:

    "Kur arrihet paqja, me kalimin e kohës ndoshta do të jemi në gjendje me ua falur Arabëve se i vranë bijtë tanë, por do të jetë më e vështirë që të i falim se na detyruan të i vrasim bijtë e tyre."

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    Dëshmia X

    ...
    Ai në asnjë mënyrë nuk mund të bindet së vëllai i tij ka bërë vetëvarje. Edhe përkundër se i kishte në duar dokumentet e lëshuara nga mjekësia ligjore.
    “Nuk jam duke i besu autopsisë. Vëllai im nuk ka asnjë shenjë që dëshmon në ndonjë krim. Veç e di se ai ka vdekë”, thotë Afrimi, derisa nuk po i mbante lotët e pikëllimit.
    Por, sipas Afrimit, edhe nëse vëllai i tij e ka vrarë veten, siç thuhet në raportin e policisë, mendon se ka qenë i shtyrë për ta bërë këtë.
    Eshte e zakonshme, sidomos te ne shqipetaret, qe vetevrasja te heshtet apo te mos pranohet. Ne rastin konkret dhe ne pergjithesi, kur ekziston mundesia per tia hedhur fajin dikujt tjeter, atehre kjo eshte rruga me e mire, me e lehte dhe me e kuptueshme per familjen, per ta "arsyetuar" vetevrasjen para tjereve. Sepse ne fund vetevrasja nuk ka nevoje te arsyetohet. Eshte vendim vullnetar i atij qe ben vetevrasje. Askush nuk ka te drejte ta fajesoje ate per nje veprim te tille.

    Askush nuk mund te shtyje te besh vetevrasje, pervec ne rastin teorik kur p.sh. dikush ka rrembyer dike te familjes se ngushte dhe kanose direkt me vrasjen e tij, nese ti nuk ben vetevrasje.

    Presioni, shtresi, telashet prej me te ndryshmeve qe ka pasur i ndjeri ne rastin konkrete apo do te kishte secili ne poziten e tij te palakmueshme, duhet te konsiderohen dhe mund te lehtesojne dhe pershpejtojne procesin e vendimmarrjes per aktin e vetevrasjes. Por, ne fund secili nga ne eshte vete pergjegjes per veprimet dhe vendimet e tij, pavaresisht qellimit te tyre. Nese dikush nuk eshte ne gjendje tiu perballoje veshtiresive qe nderlidhen me vendime dhe veprime te caktuara, atehere ai duhet ose te kerkoje ndihme nga te tjeret (te afermit, mjeket etj.) ose te terhiqet, ose mund te perfundoje ne menyre te ngjashme tragjike, si ne kete rastin qe po diskutojme. Perseri, as ketu nuk ka vend per ta fajesur dikend, pervec ndoshta moralisht. Sepse asnjeri nga ne nuk ka asgje te garantuar ne jete. Rrezikun e disa vendimeve dhe veprimeve personale duhet ta bartim vete, pavaresisht aftesive te secilit per te reflektuar gjerat ne mase te duhur dhe si duhet -pervec kur dikush vuan nga ndonje semundje.

    Vetevrasja per familje eshte perjetim i rende. Prandaj, reagimet e familjes per mua jane te kuptueshme.

    “Nuk i besoj autopsisë që i është bërë vëllait tim. Ai ka pasur arsye të forta për të bërë një gjë të tillë, jam i bindur se ka qenë nën presionin e ndokujt për të marrë këtë hap”, thotë Afrim Zogaj.
    Nese vellau i te ndjerit ka fakte dhe prova per nje presion te tille, qe e ka detyruar vellaun e tij te vetevritet, atehere ka mundesi te paraqes aktakuze para gjykates gjermane. Per kete gje nuk ka nevoje as te ofroje emra dhe mbiamra te sakte te njerzve te dyshimte qe kane bere nje presion te tille.

    ...
    Afrimi ka sqaruar për Express së vëllai i tij e kishte në plan që para se të ftohej si dëshmitar në rastin “Kleçka”, të dalë para medieve dhe të sqarojë gjithçka. Por një gjë të tillë, sipas Afrimit, nuk e kishte lejuar EULEX’i.

    “Ai më ka thënë se para se të fillojë procesi, kishte planifikuar të dalë në media publikisht dhe të thotë çdo gjë rreth kësaj çështjeje, por Agimin nuk e lejoi EULEX’i ta bëjë këtë”, ka thënë Afrim Zogaj për Express.
    Nese eshte keshtu, pavaresisht faktit qe dalja e tij ne media, sic pershkruhet ketu, do te ishte e palejueshme, atehere po i bie se EULEX-i eshte ai qe atij i ka bere presion per vetevrasje. Sepse nuk mund te thuhet qe ne rastin konkret interesi i EULEX-it dhe te akuzuarve (perfshire edhe Limaj) eshte i njejti. Prandaj, dalja e tij para mediave, nese i marrim si te verteta keto pohime ta vellaut te ndjerit, do te kishte qene e papershtatshem per akuzat e EULEX-it dhe ne favor te te akuzuarve.
    Prandaj, eshte e pakuptimte si disa forumista vazhdojne ti fajesojne te akuzuarit dhe Limaj edhe pse indiciet flasin per fajesi te kundershtareve te tyre apo atyre qe deshirojne ti denojne (EULEX-it). Me duket se interesi i ketyre forumistave eshte vetem lufta politike, sepse e verteta dhe drejtesia per ta eshte vetem e verteta dhe drejtesia qe iu pershtatet atyre vete resp. bindjeve te tyre ideologjike dhe partiake. Po e keqeperdorin rastin per ta perbaltur luften e UCK-se ne pergjithesi duke u munduar qe kete veprim antikombetar dhe antishqiptar - a e bejne qellimisht apo jo, eshte pyetje tjeter- ta legjitimojne duke bere diferencime joreale dhe ahistorike, personalizim dhe politizim te luftes dhe duke keqeperdorur faktin e thjeshte qe asnje lufte partizane, sado e organizuar qe do te ishte, nuk ka mundesi reale te jete aq e paster sa qe do te pamundesonte cfardo akuze apo aktakuze, te bazuar apo te pabazuar.

    ...
    Pavarësisht të gjitha fjalëve që fliten rreth çështjes tashmë të mbyllur për familjen Zogaj, Afrimi thotë se e di mirë se çfarë fshihet pas vdekjes së mistershme të vëllait.
    “Janë tre faktorë që unë nuk dua t’i përmend. Por kurdoherë e vërteta do të dalë”, pohon ai.
    Nese vertete ka dicka permbajtesore ne keto pohime, atehre ky person me keso deklaratash e rrezikon vetem jeten e vete.
    Por, sipas gjitha gjasave jane vetem fjale.
    Le ta presim se cfare do te publikohet "kurdohere"?!

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-10-2011 më 07:56

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •