ku eshte kjo letra e deshmitarit..
spo e shoh kund..
ku eshte kjo letra e deshmitarit..
spo e shoh kund..
Ne luft ndodh gjithçka, dhe kur i bashkohes luftes, njehsohesh me te, do vrasesh armiq, te armatosur apo rober, ashtu sic bejne edhe kundershtaret e tu, pra armiqt e tu. Por ti nuk mund te dalesh kunder vetes tende dhe shokeve te tu, per cfar ke bere ne kohe lufte, sepse edhe armiku jot nuk del kunder vetes se tij.
Une vetem Shqiptar kam pare e degjuar te spiunojne shoket e luftes.
Serbet kane vrare kane prere gra e femi, dhe nuk e kan paditur kurre njeri tjeterin per cfar kane bere, perkundrazi i mbajne si heronj, kurse ne i cojme gjyqeve te botes pse lufuan per liri, dhe pse vrane dy serb qe e kishin hak plumbin.
Turp shum turp per cilindo qe behet vegel e botes se ndyre perendimore.
o njerz jeni mir ju apo spo jau kap truri hiq, po pune e madhe nese limajt me shok paskan vra rober lufte te zen serb, por shqiptaret pse u vran shqiptaret pse u burgosen, per inate te para luftes inate banale, po vllezerit krasniqi ku mbeten dikush duhet dhen pergjigje ne ket pyetje, lereni ket pun se herojt e vertet do kuptojm diku pas 10vjete,kush ishin te vertetet, po dalin sende qe kurr ne jet nuk i kisha besuar, po del qe edhe zahir pajaziti e edmond hoxha e hakif zejnullahu jan qit ne prit nga azem syl e xhavit halita konfidantat e adem demaqit etj etj, po dalin shum sene ne drit kadaldal por edhe shum te tjera do dalin nese fatmir lima ka qen ne luft dhe ka luftu ai prap ska pas drejt me vra shqiptare vetem per inate banale, disa koleg ketu shpesh po perdorin fjalen tradhetar duke mos ditur qka eshte tradheti, a ka tradheti me te madhe per kombin qe te mos del e verteta ne drit, a ka tradheti me te madhe per kombin qe me dit qka ka ndodhe dhe me hesht, po nje rast tjeter per nje oficer uck qe i mbijetoi luftes dhe me disa shok ishte nisur te vinte ne shtepi deri afer qytezes se tina eshte par me shok dhe aty eshte zdukur, behet fjal per komandant karadakun, dikush duhet dhen pergjigjeje ketu, etj etj
Ndryshuar për herë të fundit nga gjema : 14-10-2011 më 16:13
Kopjen apo rigjinalin?!
Avokati i Deshmitarit X e ka treguar dje ne lajmet qendrore te RTK-se.
Perndryshe, Koha Ditore thuhet se e ka nje kopje, te cilen ndoshta e ka publikuar ne gazete, por jo online...
Në një kopje të asaj letre të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, dëshmitari i njohur si “X” ishte i bindur se EULEX-i e “ka masakruar psikikisht”. Ish komandanti i UÇK-së, që ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, në fakt, ka lënë shumë letra të shkruara në të cilat sipas familjarëve ai ka treguar në detaje për gjithçka që i ka ndodhur prej kohës kur kishte dhënë dëshminë e parë në EULEX, e deri në momentin kur kishte vendosur që t`i jepte fund jetës.
“EULEX-i po don që unë me shku në botën tjetër para se me ia nis gjykimi, e masnej ata me sejmenët e vetë me ba qysh të dojnë”, shkruan Zogaj me 15 shtator 2011, trembëdhjetë ditë para se të bënte vetëvrasje.
Një kopje e ditarit që po e mban familja i është dorëzuar policisë gjermane. Gazeta ka parë pjesë të ditarit të tij dhe ka marrë nga familja letrën kryesore, që sipas bashkëshortes së Agimit, Ganimete Zogajt, i ndjeri e kishte lënë amanet që të publikohej, atëherë kur nuk do të ishte më.
Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Kleçka, Mauricio Salustro.
Dëshmitari më i rëndësishëm në rastin ku EULEX-i akuzon nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së për krime lufte, shfryn kundër misionit të BE-së. Letra është e nënshkruar nga Agim Zogaj dhe mban datën 29.12.2010.
“Këtë padi po e bëj me shkrim kundra prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld dhe Hansi nga Gjermania. Donalldi nga Britania. Zotri prokuror, hetues. Ti më bëre jo krim por masakër psikike më tërë fëmijët dhe gruan time”, shkruan Zogaj.
Letra nuk është e shkruar në shqipe letrare, por në të folme individuale. Bashkëshortja e të ndjerit, Ganimete Zogaj, ka rrëfyer për dhe ka marrë përgjegjësinë se letra është e shkruar nga vetë burri i saj. Ajo ka treguar se letrën Agimi e kishte lënë para se të merrej nga EULEX-i në fillim të këtij viti.
Ajo kërkon nga EULEX-i që t’i japë përgjegjësi për bashkëshortin. “Ai u kanë në duar të tyre. EULEX-i duhet mem dhanë përgjegjësi për burrin”, ka thënë Ganimetja.
Zogaj shkruan se si nga EULEX-i është dërguar bashkë me familjen në Maqedoni për tri javë, por e kishin lënë atje tre muaj. I kishin ndërruar pasaportën dhe emrin, duke e emëruar si Azem Bytyqi. “Na latë pa asnjë dokument ku nëse vritna mos me u ditë nga jam”.
Në mënyrë të paqartë, Zogaj përsërit në shkrim përgjegjësit për ato që ai i quan vuajte. “Fëmija i dëshmojnë të vetat që kan vujt. Ket përgjegjsi timen qe me shtyren që unë të ndahem nga jeta ime me ni presion të pa përballueshëm janë këta. Mauricio prokurori, Donalldi. Hansi..... Unë jam dëshmitar i zër rob se unë jam i plagosur me 21.06.2009 në oborr të shtëpisë time unë, e kjo më ka shtyrë që të kontaktojë me EULEX0in”, shkruan X-i.
Në pjesën e dytë të letrës së tij, ai jep datat e njëmbëdhjetë herëve që është marrë në pyetje dhe datat kur ka nënshkruar gjashtë dokumente, që ai pretendon se nuk i janë përkthyer. “Ka munsi me qen edhe data të tjera, por me këto data i kum nënshkrua. Pa mi përkthy fare. I kum dhanë dëshmitë në podrumin e shtëpisë së NN (emri i njohur për redaksinë shkruan Koha Ditore), në Taukbashqe dhe i sëmurë prej plagve. Këto pyetje kan qen jashtë normav ligjore. EULEKSI vet ish mbi ligjin”, përfundon letra.
Bashkëshortja e të ndjerit ka angazhuar një avokat dhe e ka ndërmend që të kërkojë përgjegjësi nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovës.
http://www.ekonomisti.info/artikulli...uzon-eulex-in/
Franca heton lidhjet EULEX-SHIK?
Shërbimi Informativ i Francës po i heton lidhjet e qytetarëve të saj, që respektivisht shërbejnë në misionin evropian EULEX, me strukturat ilegale në Kosovë.
Siç ka mësuar e përditshmja serbe “Blic” nga burime në Prishtinë, Qeveria franceze është e interesuar veçanërisht rreth kontakteve që këshilltari politik i shefit të EULEX-it, Romuald Pichard, i mban me qeveritarët në Kosovë, të cilët janë, siç shkruan “Blic”, njëkohësisht edhe anëtarët të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK).
Shkas për këtë hetim është vdekja e mistershme e paradokohshme e dëshmitarit kyç të rastit Limaj, dëshmitarit Agim Zogaj, për sigurinë e të cilit ka qenë përgjegjës EULEX-i.
Siç ka mësuar “Blic” nga burimi i saj i mirinformuar, Romuald Pichard është i lidhur ngushtë me Kadri Veselin, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit dhe me Shaip Mujën, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi.
Burimi i “Blic”-it deklaron gjithashtu se të tre këta të sipërpërmendurit janë të përfshirë thellë në SHIK, dhe kësisoj janë qeveri formale dhe joformale në Kosovë. /zëri/
“Dëshmitarit X” i vetëvrarë, me letrën “amanet”, akuzon EULEX-in
... dëshmitari i rastit që impliko nëntë pjesëtarët e UCK-së, në krime të luftës i njohur si komandant Murrizi, shkruan se nuk mashtrohet nga falja e burgut për krimet “ që ndoshta i ka bërë” e as nga një milion eurot e premtuara. “ Por ti mua sun um blen kurr për një milion eurot e juaja edhe për burgun që ma falni por cka edhe kum bërë apo edhe për disa dëshmi që ti kam nenshkru pa mi përkthy fare….” shkruan Zogaj duke e përmedur emrin e përkthyesit në rastin e tij.
Zogaj shkruan se si nga Eulex-I është dërguar tri javë me familjen e tij në Maqedoni por e kishin lënë atje tre muaj. I kishin ndërruar atij pasaportën dhe emrin duke e emruar si Azem Bytyqi. “ Na lat pa asnjë document ku nëse vritna mos me u ditë nga jam” dhe i drejtohet prokurorit duke i thënë se e ka arritur një gjë të tillë.” Sun e bëre këtë. Une po thom se te gjitha deklaratat e mija që gjenden para teje janë të pavlera “ shkruan “dëshmitari X”, në rastin Klecka.
...
http://kosovalbaner.com/vm/2011/10/agim-zogaj/
thx antiproanti.. per sqarimet..
nga kjo e nga shum tjera gjana kuptohet se kosova perjeton nje situate te terrorit te tmerrshem..
njerzit jetojn me frike..
te gjithe kan vnue maska..
mask ne ftyre.. mask ne gjuhen e folur.. mask ne te shkruar.. mask ne kafiq..mask neper zyra.. mask ne shitore e thertore e shkolla e fakullteta.. televiziona e gazeta..
..
mask vrasesit..mask familjet e te vramve.. mask rinia e mask pleqo-burrnia..
mask femija e maska profesoro akademik-lija..
..
maska diplomacia..mask euleksi.. mask prishtina e maske tirana..
te gjithe me hile..
zoti e ruajt kosoven..
.
Gjermanët sigurojnë: X u vetëvra
Selvije Bajrami | 05-01-2012 08:07 CET
(E plotësuar) Agim Zogaj, i koduar si dëshmitari “X”, në rastin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij të njohur si “Rasti Kleçka” ia ka marrë jetën vetes dhe askush nuk ka ndikuar, qoftë nga Kosova qoftë nga jashtë, në aktin e vetëvrasjes.
Së paku ky është konstatimi i autoriteteve gjermane, që e kanë kryer autopsinë në trupin e viktimës, i cili është gjetur i vdekur në minutat e para të 27 shtatorit të vitit që lamë pas.
Disa muaj pas vdekjes, autoritetet gjermane me kërkesë të misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), i cili edhe udhëheq procesin kundër ish-ministrit Fatmir Limaj dhe të tjerëve, raporti i autopsisë tashmë ka arritur në Kosovë. Ky raport do të diskutohet në seancën e 30 janarit kur pritet të rifillojë gjykimi ndaj të akuzuarve për krime luftë në Kleçkë të Lipjanit.
“... ka qenë dëshmitar në një procedurë gjyqësore në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 2011 në kornizën e të ashtuquajturit programi i EULEX-it (program i mbrojtjes së dëshmitarëve), ai së pari është sjellë në Munih dhe pastaj në Duisburg”, thuhet mes tjerash në raportin e autopsisë së autoriteteve gjermane, raport në të cilin ka pasur qasje gazeta “Zëri”.
Më datën 26 nëntor, sipas raportit, ai kishte dalë nga shtëpia rreth orës 18.00 dhe pas një kohe të shkurtër ai kishte telefonuar të vëllanë. Tashmë i ndjeri Zogaj i kishte thënë vëllait se gjendet në një vend të pyllëzuar dhe se me veti kishte një litar që do ta përdorte për të varur veten.
“Më 27.09.2011 në orën 00:05 ai ishte gjetur i varur në një pemë, në një pyll në rajonin 47198 në Duisburg në këndin në mes të Brucher Strasse dhe Ehren Strasse. Gjatë kontrollimit të rrobave të kufomës, ishte gjetur një lloj letre, e fundit e shkruar para vetëvrasjes në gjuhën shqipe”, thuhet më tej në raport.
Autopsia ndaj viktimës ishte kryer dy ditë më pas dhe sipas raportit të përpiluar, nuk ka asnjë indikacion se vdekja është shkaktuar nga ndonjë person tjetër.
“Gjetjet shpijnë pa dyshim tek vetëvrasja”, thuhet më tej në raport, i cili specifikon se nuk është konstatuar asnjë pikë alkool në trupin e viktimës.
Misioni i cili edhe e kishte në program të dëshmitarëve të mbrojtur dëshmitarin X, ishte informuar përmes telefonit nga autoritetet gjermane për rezultatin e hetuesve gjermanë.
EULEX, sipas raportit, është informuar se një hetuese ka kontaktuar vëllanë e viktimës i cili po jetonte në Duisburg, se është takuar me të dhe se e ka marrë telefonin e viktimës për inspektim. Inspektimi i bërë ka treguar se viktima kishte pasur kontakt vetëm më vëllain e tij Myftar Zogajn në Munih.
“Ne supozojmë se nuk ka mundur të tërhiqet këmbëza (në mes të tjerash përmes një telefonate nga Kosova), për ta çuar dëshmitarin drejt vetëvrasjes”, thuhet nga raporti i përpiluar nga kryeinspektori i policisë kriminale në Duisburg.
Se Agim Zogaj ka bërë vetëvrasje dhe se askush nuk ka ndikuar në marrjen e jetës së tij, sipas tij, e tregon edhe hapja e kufomës e cila është bërë në Gjermani përkatësisht në Institutin Forenzik në Duisburg.
“Në anën e pasme të qafës si dhe në pjesët mbështetëse të krahëve dhe këmbëve, shihen qartë shenja të formuara me ngjyrë të kuqe të hapur...”, thuhet në raport në lidhje me autopsinë e viktimës që kishte pasur 62 kilogramë e gjatësi 164 centimetra.
“Hapja e kufomës nuk ka rezultuar në asnjë provë të ndonjë akti dhune të huaj, të jashtme apo mekanike përmes të cilit ndonjë person i tretë ka shkaktuar vdekjen”, thuhet në raport.
Ky raport do të diskutohet në një seancë në mes të janarit që është seancë procedurale kundër Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij. Për vlefshmërinë e dëshmisë së dëshmitarit X, i cili është vetëvrarë muaj më parë në Gjermani, ndërkaq, do të diskutohet në seancën kryesore e cila është caktuar të mbahet më 30 janar.
Ndryshe, dëshmia e Agim Zogajt është dëshmia kryesore në aktakuzën kundër ish-ushtarëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”.
vrasjet, vetevrasjet dhe qdo gje qe ka te beje me vrasje jan te kobeshme dhe o gure-zeze. shof ktu shkrime qe edhe sikur i gezohen nji vraseje, nji humbe-jete. e kobeshme. mendoj qe vdekjet duhen te jene natyrale ashtu siq edhe lindjet jan. ne shqiptarte mjaft jemi te demtuar nga vrasjet prej armiqeve... vrasjet prej hakemarrjeve... por edhe prej vrasjeve aksidentale... por te gjitha kan nji emrues te perbashket; jan vraseje. por vrasjet me paramendim, vrasjet te qellimeshme jan vrasje te pa falsheme dhe jan vrasje te kobeshme. qdo gjakederdheje nder-shqiptare eshte vetevrasje. po e vret nji njeri, po e humbe nji jete... e kobeshme dhe qmenduri. mendoj qe per qdo vrasje duhet te mirret drejtesija... dhe vetem drejtesija eshte ajo qe i jape vlersimin dhe denon vrasjen. nderimet e mija te nderuar lexues. burimix=rifat mulaj.
Ditari i Dëshmitarit X është shkruar nga katër persona
Nga Express 06 Shkurt 2012 18:13
Ka nisur shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka” për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Në këtë seancë është trajtuar besueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit “X” si dhe thirrja e prokurorit të rastit, Maorizio Salustro në cilësinë e dëshmitarit. Mbrojtja e ka dorëzuar sot një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”. Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka” është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet.
Ndonëse në seancën e sotme si prioritet ishte përcaktuar të trajtohet besueshmëria ose jo e provave të shënuara në ditarin e dëshmitarit “X”, kjo çështje u prek vetëm pak në fillim të saj, ndërsa e tërë kjo seancë u fokusua në rëndësinë që prokurori Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit në këtë rast. Mbrojtja kërkesën e saj që prokurorin ta ftojnë në cilësinë e dëshmitarit e mbështet në akuzat që Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” ka bërë ndaj tij në ditarin e vet.
Meqë prokuroria nuk bëri deri tani një analizë të grafologjisë për ditarin e dëshmitarit Agim Zogaj, një veprim të tillë e ka bërë mbrojtja, e cila ka angazhuar ekspertin e grafologjisë në Shqipëri, Hysni Kotri.
Sipas Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt dhe bashkë iniciues i analizës së grafologjisë, tregon se ekspertiza e nxjerrë nga eksperti i kësaj çështjeje pasqyron se ditari i dëshmitarit “X” është shkruar nga katër autorë të ndryshëm.
“Prova më e rëndësishme të cilën ne e kemi deponuar sot është një ekspertizë e bërë nga një ekspert i autorizuar i grafologjisë është nga Tirana dhe unë me kolegun Kahn kemi bërë një kërkesë për ekspertizën e ditarit të dëshmitarit “X” Agim Zogaj, dhe nga rezultatet dhe ekspertizat që i ka dhanë eksperti del se të paktën nga katër duar është shkruar ditari. Do të thotë, sipas ekspertit nuk është ajo që ditarin e ka shkruar vetëm Agim Zogaj, por aty janë katër persona të ndryshëm, sepse dallimet në shkrime janë në katër pika të cilat i ka marrë si model për ekspertizë dhe kjo tregon se besueshmëria e ditarit të dëshmitarit “X”, Agim Zogaj, po ashtu edhe deklaratat e tij është në nivelin zero”, ka thënë ai.
Rrecaj ka shtuar se dëshmia e analizës së grafologjisë së ditarit është edhe një mbështetje shtesë e cila e arsyeton kërkesën e mbrojtjes që kaherë e ka bërë për një analizë të tillë, por që është neglizhuar. Ai shfaq shpresën se trupi gjykues do të marrë vendim që analiza grafologjike e ditarit të dëshmitarit “X” të bëhet sa më parë.
Më tej, mbrojtja ka insistuar që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Pala mbrojtëse mendon se dëshmia e prokurorit do ta ndihmonte procesin në zgjidhjen e shumë pikëpyetjeve që po e shoqërojnë këtë proces.
Kjo kërkesë e mbrojtjes që sa kohë është duke u bazuar në akuzat që Agim Zogaj i ka bërë në ditarin e tij ndaj prokurorit Salustro.
Në mbështetje të kësaj kërkese doli edhe Ramiz Krasniqi, avokat mbrojtës i Belul Limajt, i cili citoi pjesë nga ditari i Agim Zogajt, e që kanë të bëjnë me akuzat e tij ndaj prokurorit Salustro, duke thënë se “prokurori po më shkatërron, Salustro po më bënë presion, Salustro po më çon në vdekje”.
Mendim mbështetës lidhur me ftesën e prokurorit Salustro në cilësinë e dëshmitarit e dha pas seancës edhe Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Nasen Krasniqit, i cili tha se në ditar janë disa gjëra që vetëm prokurori Salustro mund t’i sqarojë.
“Kemi apeluar, kemi propozuar te trupi gjykues që zotëri prokurori të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit për t’i verifikuar disa rrethana të cilat kanë të bëjnë me deponimin e ditarit nga ana e vëllait të dëshmitarit “X”, Afrim Zogaj, i cili është publikuar edhe në mjetet e informimit. Sipas atij ditari ekzistojnë disa çështje të cilat patjetër duhet të sqarohet”, ka thënë ai.
Ndërkaq, avokati Tahir Rrecaj jep edhe arsyet tjera pse prokurori Salustro duhet të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se janë një sërë akuzash të rënda që janë ngritur ndaj tij nga Zogaj për përdorimin e metodave të ndaluara në raport me dëshmitarin, dhe nëse këto akuza vërtetohen, atëherë denueshmëria është deri në dhjetë vjet burg.
“Ato janë akuza të rënda të cilat ngrisin çështjen e përdorimit të metodave të ndaluara me ligj në raport me dëshmitarët dhe në qoftë se vërtetohen akuza të tilla, prokurori ka shkel ligjin në mënyrë më flagrante jo vetëm procedural, por veprime të tilla nëse vërtetohen, ato paraqesin elemente të veprës penale marrja e dëshmive me dhunë neni 163 i Kodit Penal që në rastet më të rënda siç është ky denueshmëria mund të shkojë edhe deri në dhjetë burg nën kushtin që do t’i hiqet imuniteti dhe do t’i nënshtrohet një përgjegjësie penale”, ka thënë ai.
Avokati Rrecaj shton se nëse deklaratat e “X” karshi prokurorit dalin të rreme, atëherë duhet që edhe deklaratat e po të njëjtit dëshmitar me të cilat akuzohet Fatmir Limajn të dalin si të pavërteta.
Seanca e sotme përfundoi pak para kohe, pasi që në të njëjtën sallë pritej të mbahej seanca e radhës në rastin “Medicus”. Seanca e radhës në rastin “Kleçka” mbahet nesër prej orës 10.00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. /kosovapress/
Krijoni Kontakt