Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 88
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    ti the jugoret e kuptojne se ku e kam fjalen
    po pra, nga qe jugoret i kapin gjerat me shpejt ne pergjithesi prandaj.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  2. #22
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    po pra, nga qe jugoret i kapin gjerat me shpejt ne pergjithesi prandaj.
    Hahahaha dhe thuaj: " Nė ndryshim nga vėndet e tjera tė botės"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    po pra, nga qe jugoret i kapin gjerat me shpejt ne pergjithesi prandaj.
    po ke te drejte. nuk po them ēfare gjanash veē

  4. #24
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Hė mos u prek tani... Nuk desha tė tė rėndoja kaq shumė. Do ju japim ēdo shkodrani nga njė pllakatė "Kjo ka qenė bazė e luftės antikomuniste-ēlirimtare" siē kėrkonin vlonjatėt pllakatet e LANĒ-it.

    Thirrini mėr kaplloqes jeni nė 2011 e flisni akoma si nė '87. Mos u hiqni kaq anti-komunista se po tė ishit vėrtet do i kishit djegur tė gjallė qė nga ai shkodrani qė trashėgoi Fronin e K.Q.P.P.SH e deri tek ajo Jozepiēka qė zgėrdhihet me shakatė plot kripė tė Duēes (kur Duēja shan nga roptė e shpisė nė mes tė Parlamentit).

    Nė fakt Artani ja fut pak kot qė merret akoma me ata qė u dogjėn nga qulli dhe i fryjnė kosit. Ku llafi i parė ndaj tjterit ėshtė "komunist, klysh i Sigurimit, mllef i komunistėve".

    Mjaft mėr me kėto budalliqe. E ndani akoma Shqipėrinė me zona operative. "Zona e Parė Operative"....bastion i klyshave tė kuq. Shkodra=Bllu Ėllbenia.

    Sa pėr dijeni, qė tė heqėsh komplekset e mllefeve komuniste anti-shkodrane.
    Artan Lame qorton Fishtėn dhe Klerin jo si "tradhėtarė" por qė i mėshonin "shqiptarit tradicional". Kur duhej tė promovonin shqiptarin Europian.

    Promovimi i Shqiptarit Tradicional ishte detyrė e Rilindasve. Pashko Vasės me shokė. Por nė vitet '20-'30, dmth rreth 20 vjet pas pavarėsisė ne nuk na duhej "tė varfėr por krenarė", na duhej rrebesh pėr tė shplarė mesjetėn.
    Pra nuk na nevojiteshin Legjenda Krenare por Shkrimtarė Qytetarė. Dhe Migjeni ishte ndėr tė rrallėt, dhe padyshim mė i miri.

    Por se si mund tė quhet mllef anti-shkodran dikush qė mburr njė shkodran....vetėm ti dhe Brari e kuptoni.
    -

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Hė mos u prek tani... Nuk desha tė tė rėndoja kaq shumė. Do ju japim ēdo shkodrani nga njė pllakatė "Kjo ka qenė bazė e luftės antikomuniste-ēlirimtare" siē kėrkonin vlonjatėt pllakatet e LANĒ-it.

    Thirrini mėr kaplloqes jeni nė 2011 e flisni akoma si nė '87. Mos u hiqni kaq anti-komunista se po tė ishit vėrtet do i kishit djegur tė gjallė qė nga ai shkodrani qė trashėgoi Fronin e K.Q.P.P.SH e deri tek ajo Jozepiēka qė zgėrdhihet me shakatė plot kripė tė Duēes (kur Duēja shan nga roptė e shpisė nė mes tė Parlamentit).
    E keni gjete tash me permend Ramiz boshnjakun kur flitet per antikomunizmin e Shkodres. Fakti qi lind ne Shkoder nuk te ban shkodran. Po edhe sikur, nji njeri nuk perfaqson nji qytet.
    Nejse se nuk ka randsi fort

    Nė fakt Artani ja fut pak kot qė merret akoma me ata qė u dogjėn nga qulli dhe i fryjnė kosit. Ku llafi i parė ndaj tjterit ėshtė "komunist, klysh i Sigurimit, mllef i komunistėve".

    Mjaft mėr me kėto budalliqe. E ndani akoma Shqipėrinė me zona operative. "Zona e Parė Operative"....bastion i klyshave tė kuq. Shkodra=Bllu Ėllbenia.
    Sa here duhet me e persrite se komunizmi u permend se Lame perdori per Fishten, klerin dhe parine e qytetit te njejtat shpifje qe jane perdore prej komunistave? Nuk i tha kush Lames komunist se tha qe ne Shkoder ka varfni.

    Sa pėr dijeni, qė tė heqėsh komplekset e mllefeve komuniste anti-shkodrane.
    Artan Lame qorton Fishtėn dhe Klerin jo si "tradhėtarė" por qė i mėshonin "shqiptarit tradicional". Kur duhej tė promovonin shqiptarin Europian.

    Promovimi i Shqiptarit Tradicional ishte detyrė e Rilindasve. Pashko Vasės me shokė. Por nė vitet '20-'30, dmth rreth 20 vjet pas pavarėsisė ne nuk na duhej "tė varfėr por krenarė", na duhej rrebesh pėr tė shplarė mesjetėn.
    Pra nuk na nevojiteshin Legjenda Krenare por Shkrimtarė Qytetarė. Dhe Migjeni ishte ndėr tė rrallėt, dhe padyshim mė i miri.
    Pikrisht kto jane shpifje te kohes se monizmit. Pikrisht per kto po kritikohet Lamja. Fatkeqsisht edhe ti qi je i lexum vazhdoke me te njejtat rrena.
    Qe jane rrena e vertetojne shkrimet e tyne, shkollat qi kane hape, nxansit qi i kane dhane mundsi me u shkollu ne vendet ma te perparume evropiane, intelektualet e shumte qi kan dale prej shkollave te klerit, kontributi kryesore qi kan dhane ne zhvillimin e artit e kultures ne qytetin ma evropian (don apo s'don lamja) shqptar

    Por se si mund tė quhet mllef anti-shkodran dikush qė mburr njė shkodran....vetėm ti dhe Brari e kuptoni.
    po. edhe ata qe thone ebrejte e keqtrajtun krishtin flasin mire per ta se mburrin nje ebre (krishtin)

  6. #26
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    Pikrisht kto jane shpifje te kohes se monizmit. Pikrisht per kto po kritikohet Lamja. Fatkeqsisht edhe ti qi je i lexum vazhdoke me te njejtat rrena.
    Qe jane rrena e vertetojne shkrimet e tyne, shkollat qi kane hape, nxansit qi i kane dhane mundsi me u shkollu ne vendet ma te perparume evropiane, intelektualet e shumte qi kan dale prej shkollave te klerit, kontributi kryesore qi kan dhane ne zhvillimin e artit e kultures ne qytetin ma evropian (don apo s'don lamja) shqptar


    po. edhe ata qe thone ebrejte e keqtrajtun krishtin flasin mire per ta se mburrin nje ebre (krishtin)
    OK, ashtu e lemė. Unė e Artani rrejmė. Ti dhe RD mbroni qytetarinė, klerin, dhe nderin e Shkodrės.
    Dashakeqės ne mor burrė.
    -

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    OK, ashtu e lemė. Unė e Artani rrejmė. Ti dhe RD mbroni qytetarinė, klerin, dhe nderin e Shkodrės.
    Dashakeqės ne mor burrė.
    A mundesh me e kundershtu vetem nji fakt prej etyne qi ke citu?

  8. #28
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Unė mundem, po a mundesh ti t'i pranosh?
    Qė kleri katolik ishte mė i arsimuari kėtė e ka deklaruar vetė Qoftėlargu me gojėn e vet. Madje prandaj e quante edhe mė tė rrezikshėm sepse ishte mė i arsimuari.
    Pėrmende shkollat qė hapte kleri katolik. Shkollat jezuite mbahen nė gjithė botėn si shkolla qė kanė nxjerrė mendje tė mėdha.

    POR (dhe njė por e madhe) nė asnjė vend Kapitalizmi (sepse Kapitalizmi ishte Europa) nuk u nxit nga Kleri Katolik. Pėrkundrazi kleri katolik ka luftuar kundėr Kapitalizmit sepse Kapitalizmi bie ndesh nė parim me krishtėrimin. (Me pėrjashtim tė rasteve kur Vatikani bėnte aleancė me Fashizmin pėr tė luftuar Komunizmin. Ky i fundit nuk i merrte vetėm parimet....po edhe pronat e Kishės).

    Askush nuk mohon rolin dhe kontributet e Fishtės. As vlerat letrare dhe patriotike tė Fishtės.
    Por Fishta ngeli besnik i parimeve fetare, qė aq fort i kundėrshtoi Migjeni. Vetė parimet fetare dhe mentaliteti katolik ishte I PRAPAMBETUR pėr kohėn.

    Nė kėtė pikė unė them "E dua Platonin, po mė shumė dua tė vėrtetėn".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 30-09-2011 mė 16:12
    -

  9. #29
    Shkodra mund tė ekzistojė pa Shqipėrinė, por Shqipėria nuk ekziston dot pa kryeqytetin e Ilirisė.

    Personalisht Shkodrėn e krahasoj me Bavarinė!

    Sa herė qė hyj nė atė qytet, sa herė qė dėgjoj tė folmen e ėmbėl, sa herė qė pij kafe mes qytetarėsh qė komunikojnė gjithė humor, sa herė qė ulem nė oborret e shtėpive shkodrane tė mbushura nė lule gjithėllojesh, sa herė qė dėgjoj muzikėn qytetare shkodrane, po aq herė mė shtohet dashuria e po aq herė mė shtohet respekti!

    Shkodra dhe shkodrani ka qytetari!

    Eshtė cepi i vetėm shqiptar ku dielli lind mė tė vėrtetė andej nga perėndon.

  10. #30

    Udha E Kryqit Nė Gjurmėt E Martirėve Tė Komunizmit

    UDHA E KRYQIT NĖ GJURMĖT E MARTIRĖVE TĖ KOMUNIZMIT

    (1946-1990)


    NĖ ISH-BURGUN E SIGURIMIT TĖ SHTETIT SHKODĖR


    Nėn kujdesin e Murgeshave Klarise

    Manastiri “Sh. Kjara”

    Shkodėr - 2009


    Ndalesa e parė

    Nga njė letėr e Dom Shtjefėn Kurtit, e datės 16.10.1946, drejtuar Atit tė Shenjtė Papa Piut XII (Famullitar i Tiranės. U arrestua dy herė. Herėn e parė nė Tiranė mė 28.10.1946 dhe u dėnua me 20 vjet burg, prej tė cilėve bėri 17, i mbyllur nė burgun e Burrelit. Herėn e dytė u arrestua nė Gurėz nė vitin 1970, u burgos dhe njė vit mė vonė u pushkatua).

    “Atė shumė i Shenjtė,

    […] Radhėt e martirėve shtohet ēdo ditė; nė burgje praktikohen tortura tė tmerrshme ndaj tė gjithėve pa dallim; mijėra burra, gra, pleq e fėmijė tė zhveshur lakuriq dhe tė uritur, internohen nė kampe pėrqendrimi, nė vendet mė tė izoluara dhe mė tė rrezikshme, nė shtėpi pa dyer dhe pa dritare, tė shtrėnguar qė tė bėjnė punė tė rėnda, gjithė ditėn, vetėm pėr njė copė bukė. Mė qėllim qė tė burgosurit tė dobėsohen fizikisht dhe tė lėngojnė pėr shkak tė shterimit tė fuqive dhe tė tuberkulozit, me njė vendim tė kohėve tė fundit u ėshtė ndaluar familjeve t’u sjellin atyre ushqime.

    Shenjtėri, do tė kisha pėr tė tė thėnė edhe shumė gjėra tė tjera, por duhet tė kufizohem duke hedhur shpesh e shpejt kėto rreshta prej frikės se mos mė kapin duke i shkruar.

    Duke u pėrulur nė kėmbėt e Shenjtėrisė Suaj, me pėrvujtėri kėrkoj bekimin Tuaj atėror dhe apostolik pėr mua, pėr krejt klerin, pėr mbarė popullin, me qėllim qė tė luftojmė, pa e lėshuar veten, pėr fenė tonė”.

    Ndalesa e dytė

    Nga dėshmia e Atė Anton Lulit (Jezuit; bashkėkohės i Gjon Palit II, i mbijetoi komunizmit dhe bėri njė dėshmi nė Shėn Pjetėr me rastin e 50 vjetorit tė meshtarisė qė festonte me Papėn. Vdiq nė vitin 1998).



    “Nė dhomat e Sigurimit torturat morale dhe fizike ishin tė tmerrshme dhe tė padurueshme.

    Nė burgun ku isha unė ndodheshin, me mua, edhe dy meshtarė tė tjerė, tė cilėt i njihja mjaft mirė.

    Ata u rezistuan vetėm pak ditė torturave. I dėgjoja tek kėrkonin ndihmė, kėrkonin ujė pėr tė pirė, por askush nuk u jepte. I pari, Dom Aleksandėr Sirdani, rezistoi tri ditė.

    Tė dytin, Dom Pjetėr Ēunin, i ri nė moshė, e torturuan me rrymė elektrike.

    Unė isha i lodhur prej jetės dhe dėshiroja tė vdisja. Kur policėt mė shoqėronin u thoja atyre se do t’u isha mirėnjohės nėse do tė mė goditnin me njė plumb mu nė lule tė ballit pėr t’i dhėnė kėshtu fund vuajtjeve tė mia tė tmerrshme”.

    Ndalesa e tretė

    Nga dėshmia e Imzot Frano Illisė (U mbijetoi pėrndjekjeve, sepse dėnimi i tij me vdekje, sė bashku me Atė Giovanni Faustin s.j. dhe Atė Daniel Dajanin s.j., iu kthye nė burg tė pėrjetshėm dhe punė tė detyruar. U emėrua Ipeshkėv i Shkodrės dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatė vizitės sė Tij nė Shqipėri mė 25 prill 1993. Vdiq nė vitin 1998).

    “Ishim kaq tė lodhur, kaq tė dobėsuar dhe kishim kaq shumė vuajtje materiale e shpirtėrore, sa tashmė, gjatė marrjes nė pyetje, nuk dinim mė ē’tė thonim.

    Ishim tė detyruar tė pėrgjigjeshim: - Po, po, mirė! -

    Pranonim me sy mbyllur atė qė ata thonin. Gjykatėsi, emri i tė cilit nuk mė kujtohet, ishte njė njeri shumė arrogant dhe i ashpėr. Na fuste frikėn dhe bėrtiste me tė madhe: - Ju jeni armiq tė popullit! -.

    Thonin se ishim spiunė tė Vatikanit. Me kėto akuza mė dėnuan me vdekje”.

    Ndalesa e katėrt

    Nga njė dėshmi e Dom Josef Marxen (Meshtar me kombėsi gjermane, lindi nė vitin 1906 nė Provincėn e Kėlnit, misionar nė Shqipėri. U arrestua dhe u vra nė moshėn 40 vjeēare).

    Arrestuar nė vitin 1946 nga regjimi, sepse ishte prift dhe, pėr mė shumė, i huaj, Dom Josef Marxen u mbyll nė burgun e Tiranės. Iu nėnshtrua torturave ēnjerėzore, u pushkatua me akuzėn se ishte njė agjent i Gestapos. Njė shok i tij i burgut, i cili u mbijetoi pėrndjekjeve, tregon: “Tė gjithėve ne qė e kemi njohur na vjen shumė keq pėr atė njeri. Jo vetėm sepse ishte i ri nė moshė, por sepse ishte shumė serioz dhe i mėshirshėm. Nuk hezitonte tė ndihmonte ēdo tė sėmurė dhe racionin e vet tė ushqimit e ndante me tė burgosurit, qė kishin mė shumė nevojė. Ky njeri gėzonte respektin e tė gjithėve. Nėna e tij nė Gjermaninė e largėt priste pėr vite tė tėra djalin e vet meshtar, por nuk i shkonte ndėr mend se ia kishin pushkatuar, edhe pse nuk i kishte bėrė keq askujt. Kishte ardhur tė shėrbente nė Shqipėri dhe e vranė pa gjyq.

    Ditėt e fundit tė jetės i thoshte njė shokut tė vet tė qelisė: - Jam i gėzuar qė po vdes, sepse shqiptarėt do tė mė kujtojnė gjithmonė si meshtar tė fesė sė Krishtit! -”.

    Ndalesa e pestė

    Nga njė dėshmi mbi Dom Ndre Zadejės (Lindi nė Shkodėr nė vitin 1891, studioi nė Itali dhe Austri. U shugurua meshtar nė vitin 1916, mė pas u emėrua famullitar nė Sheldi. Njihet si orator i madh, Dom Zadeja qe edhe shkrimtar, poet dhe dramaturg. Akuzohet se nė homelitė e veta ka folur kundėr ardhjes sė komunizmit, u arrestua dhe mė pas u pushkatua mė 25 mars 1945, tė Dielėn e Larit).


    Mė 25 mars 1945 Dom Ndre Zadeja, sė bashku me 13 shokė tė tjerė, u nxorrėn nga burgu pėr t’u ēuar drejt vendit tė ekzekutimit. Tė gjithė tė burgosurit ishin tė frikėsuar. Shokėt e tij meshtarė, para se tė dilte, i dhanė bekimin nėpėrmjet derės sė vogėl tė burgut. Dom Zadeja u gjunjėzua sė bashku me tė gjithė tė tjerėt. Nė vendin e ekzekutimit, pas varrezave katolike tė Shkodrės, iu afrua Dom Tom Lacaj pėr t’i dhėnė zgjidhjen e fundit tė mėkateve. Dom Zadeja e falėnderoi atė me kėto fjalė: “Tė falėnderoj qė ke ardhur kėtu pėr tė m’i lehtėsuar vuajtjet”. Pas pak ēastesh, qyteti i Shkodrės dėgjoi krismat e mitralozit qė shtrinė pėrtokė 14 vetė.


    Ndalesa e gjashtė

    Nga dėshmia e Atė Zef Pllumit, o.f.m. (Lindi nė Lezhė nė vitin 1924 dhe vdiq nė vitin 2007. Njeri me kulturė tė gjerė, u mbijetoi pėrndjekjeve pasi bėri 25 vjet burg dhe punė tė detyruar).


    “Me rastin e Pashkėve tė vitit 1949 nė qelinė time nr. 7 ndodhi njė ngjarje tejet e gėzueshme.

    Krishti erdhi pėr tė na forcuar nė fe! Ja ēfarė ndodhi.

    Atė Leon Kabashi, frat minor, i kėrkoi njė palė papuēe tė motrės, Rozės, e cila kishte ardhur pėr ta takuar. Mundi t’i thoshte: “Pėrpiqu qė nė papuēe tė na futėsh dhuratėn e Pashkėve!”.

    Policėt dhe spiunėt qė i dėgjuan kėto fjalė nuk e kuptuar se ai po i kėrkonte tė motrės oste tė shuguruara, pėr kungim. Pėr Pashkė Atė Leoni arriti ta takonte Rozėn, e cila i solli papuēet.

    I hapėm fshehtas: brenda tyre ndodhej njė korporal me 50 oste! Rashė nė gjunjė.

    M’u kujtua Shėn Tarcizi, martir i kungimit nė kohėn e katakombeve…

    O Qengji i Hyjit, Ti qė shlyen mėkatet e botės, ki mėshirė pėr ne!

    Po pėrsėriteshin nė shek. XX po ato skena qė kishin ndodhur nė katakombet romake”.

    Ndalesa e shtatė

    Nga njė dėshmi mbi Dom Pjetėr Ēunin (Lindi nė Shkodėr nė vitin 1914, studioi nė Romė dhe u shugurua meshtar, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit, nė vitin 1940. Pasi u kthye nė Shqipėri, u emėrua famullitar nė Shkrel e Rrjoll, ku u dallua pėr pėrkujdesje dhe pėrkushtim nė shėrbimin e tij baritor dhe pėr marrėdhėniet dashamirėse me tė gjithė. Dha njė kontribut tė ēmuar pėr revistėn dioqezane “Kumbona e sė Djeles” dhe bėri pėrkthime tė ndryshme, falė njohjes sė tij shumė tė mirė tė gjuhės italiane. Ende famullitar i ri, nė korrik tė vitit 1948, u arrestua pa akuzė dhe pa gjyq dhe pesė muaj mė vonė u pushkatua).


    Njė kushėri i tij tregon: “Dom Pjetri kishte kohė qė po pėrgatitej pėr ta pranuar Kalvarin e vet. Flisnim pėr vendime, dėnime e pushkatime, qė shtoheshin dita-ditės.

    Mė tha: - Mė duket se Krishti ka vendosur qė unė tė jem ndėr tė fundit! -.

    Jo shumė kohė pas kėtij takimi nė shtėpinė time, Krishti vendosi ta thėrriste pėr t’i bėrė dėshmi: ishte korriku i vitit 1948. Nė fakt, njė mėngjes, njė i Sigurimit e ndali nė rrugė duke e pyetur se kush ishte, edhe pse e dinte shumė mirė se kush ishte. Ai e kuptoi se kishte ardhur koha. Atė ditė u nis me biēikletė pėr nė Koplik, kryeqendra e zonės sė famullisė sė tij. E ndaluan dhe e arrestuan pa asnjė shkak e motiv. E lidhėn dhe e ēuan nė Koplik. Kėtu, sė bashku me Dom Aleksandėr Sirdanin, i lidhėn dhe i hipėn mbi dy gomerė. I shėtitėn kėshtu nėpėr tė gjithė qytetin, ndėrsa i fyenin dhe i akuzonin pareshtur.

    Ndalesa e tetė

    Nga njė dėshmi mbi Marie Tucin (Lindi nė vitin 1928. Studioi nė Shkodėr pranė Institutit tė Motrave Stigmatine, tek tė cilat hyri si aspirante. Guximtare dhe e fortė nė bindjet e veta fetare, me ardhjen e komunizmit mori pjesė nė grupin klandestin tė rezistencės, sė bashku me shumė tė rinj tė shkollave katolike, si edhe me disa seminaristė. Shumė e bukur pėr nga pamja, i bėri ballė dhunės qė donin tė ushtronin kundėr saj nė burg. Pėr kėtė arsye e torturuan tmerrėsisht, sa u detyruan ta shtronin nė spital, ku vdiq mė 24 tetor 1950).


    Mė 10 gusht 1949 Marie Tuci u arrestua sė bashku me familjarė tė tjerė dhe u burgos pėr njė vit nė Shkodėr.

    Nė burg i nėnshtrohej shpesh marrjeve nė pyetje dhe rrahjeve mizore. Burgu i saj ishte njė vrimė pa dritė dhe pa ajėr. Njė herė nė muaj, me anė tė njė miku tė vet, mund tė merrte vetėm njė komplet ndėrresash, qė ia ēonte e ėma, tė cilat i ndante me shoqen e vet tė qelisė.

    Njė dėshmitare tregon se ditėve shumė tė ftohta tė dimrit rrinin tė pėrqafuara pėr t’u ngrohur sado pak. Ndėrsa kur binte shi, uji arrinte deri tek dysheku, i cili rrinte i lagur pėr ditė tė tėra.

    Kur e ēuan nė spital nė gjendje shumė tė rėndė, pėrpara se tė vdiste i tha Davidės, shoqes sė vet, e cila kishte shkuar pėr ta parė: - Dolėn fjalėt e Hilmi Seitit (pėrndjekėsi i saj): Do tė tė bėj nė atė mėnyrė sa as familjarėt e tu mos tė tė njohin!... Falėnderoj Hyjin qė po vdes e lirė! -.

    Ndalesa e nėntė

    Nga njė dėshmi mbi Atė Giovanni Faustin (Jezuit, lindi nė Brescia (IT) nė vitin 1899. U diplomua nė teologji dhe filozofi. Nė vitin 1929 u dėrguar nė Shkodėr si profesor nė Seminar. U detyrua tė kthehej nė atdhe nė vitin 1932 pėr arsye shėndetėsore; dhjetė vjet mė vonė u rikthye nė Shqipėri si rektor i Seminarit Papnor tė Shkodrės. U arrestua mė 31 dhjetor 1945 sė bashku me Atė Daniel Dajanin s.j.. Tė dy u akuzuan se kishin ndihmuar pėr formimin e njė grupi rezistence kundėr komunizmit, brenda nė Seminar. U dėnuan me vdekje dhe u pushkatuan mė 4 mars 1946).

    Njė hollėsi mjaft mallėngjyese na sjell nė kujtesė diēka prej Mundimeve tė Krishtit.

    Duke kaluar nga burgu pėr nė gjykatė, Atė Faustin e shanin, e poshtėronin dhe e pėshtynin. Njė gjė e tillė u pėrsėrit pėr shumė ditė radhazi, aq ditė sa zgjati edhe procesi. Njė ditė ndėrsa po bėnin kėtė rrugė, njė grua u shkėput nga turma: sytė i kishte tė skuqur nga gjaku dhe flokėt e pakrehura. Papritmas ajo u doli pėrpara atyre dhe me njė zė tė ējerrur prej zemėrimit klithi: - Plumb ballit! -. Dhe me gojėn e saj tė pistė pėshtyu mbi fytyrėn e Atė Faustit. Por Atė Fausti ishte shpirtmadh. Iu pėrgjigj duke e pėrshėndetur me kokė dhe, duke ndjekur shembullin e mėsuesit hyjnor, tha: - “Fale, o Atė, se nuk e di se ēfarė po bėn”.

    Ndalesa e dhjetė

    Nga njė dėshmi mbi Dom Dedė Maēajn (Lindi nė vitin 1920. Meshtar i ri dioqezan, i plotėsoi studimet e teologjisė nė Romė. U kthye nė Shkodėr, shėrbeu si famullitar nė Rragam e Sheldi, ku pak mė parė kishte qenė Dom Ndre Zadeja. U arrestua nė vitin 1947. Me njė gjyq-farsė, u dėnua dhe u pushkatua, duke pėsuar tė njėjtin fat si shokėt e vet meshtarė).


    “E larguan nga salla e gjyqit. Gjykata mori njė vendim pa apelim. Dėnim me vdekje dhe ekzekutim tė menjėhershėm, po nė atė vend. I kėrkuan tė shprehte dėshirėn e fundit. Tha: - S’kam asgjė pėr tė thėnė pėrveē asaj qė e dini edhe ju, qė jeni duke mė dėnuar pa faj -.

    E ēuan jashtė zonės ushtarake nė njė lėndinė pranė Vjosės. I hoqėn petkat, siē bėnė me Jezusin nė Golgotė, dhe njė skuadėr qitėsish qėlloi mbi tė. Por ai nuk ra pėrtokė.

    Qėlluan pėrsėri mbi tė dhe pėrsėri Dom Deda qėndroi nė kėmbė. Xhelati, i tėrbuar nga inati, prej faktit se nuk kishte mundur ta shtrinte pėr tokė me njė tė goditur tė vetme atė vigan, dha urdhėr qė tė qėllonin pėr tė tretėn herė. Por kėtė herė ai nuk arriti tė qėndronte! U rrėzua dhe pėrshėndeti tokėn nėnė, e cila u skuq me gjakun e tij”.


    Ndalesa e njėmbėdhjetė

    Nga njė dėshmi mbi Dom Anton Muzajn (Lindi nė vitin 1919, studioi pranė Seminarit Papnor tė Shkodrės. I pėrfundoi studimet e teologjisė nė Romė. Nė vitin 1946 u kthye nė Shkodėr, nė kohėn kur pėrndjekja komuniste kishte filluar. U arrestua nė vitin 1947, me akuzėn se kishte qenė spiun i Vatikanit. Vdiq nė moshėn 29 vjeēare).


    Ishte tetori i vitit 1947 kur Dom Anton Muzaj dhe Atė Frano Kiri u arrestuan dhe iu nėnshtruan torturave mė tė tmerrshme. I detyronin tė qėndronin nė kėmbė, me majėn e hundės tė mbėshtetur tek muri, tė lidhur duar e kėmbė, pėr ditė e netė tė tėra, ndėrsa etja ua shtonte edhe mė shumė vuajtjet. Ēdo ditė, dy tė burgosur, me radhė, lanin dyshemenė e korridorit tė burgut, shpesh tė lagur me gjak. Dom Antoni u kėrkoi atyre qė tė mos e thanin krejt ujin, qė tė mund tė pinte pak prej tij. Menjėherė i hodhėn pėrtokė pėr tė lėpirė si qentė ndonjė pikė ujė qė mund tė kishte mbetur nė atė dysheme tė lagur.

    Kishte shkuar deri nė atė pikė sa nuk mund tė qėndronte mė nė kėmbė dhe pėr kėtė arsye rrahej edhe mė shumė. Shpesh i hidhnin pėrsipėr kova uji tė ngrirė dhe e vendosnin mes dyerve dhe dritareve, nė rrymat e akullta tė muajve dimėrorė. U sėmur rėndė nga tuberkulozi. Pas procesit, gjyqtarėt duke parė gjendjen e tij shėndetėsore e kuptuan se nuk kishte veēse pak muaj jetė. Pėr kėtė arsye nuk e dėnuan me vdekje. Shokėve tė tij tė burgut u tha: - Nėse njė ditė do t’i shihni familjarėt e mi, thoni atyre qė jam krejt i pafajshėm dhe se po vdes pėr fenė time nė Krishtin -.

    Ndalesa e dymbėdhjetė

    Nga njė dėshmi mbi Dom Mikel Beltojėn (I ndihmuar nga Imzot Ernest Ēoba, studioi filozofi e teologji. U shugurua meshtar nė Shkodėr nė vitin 1961, ndėrsa regjimi po shkatėrronte plotėsisht Kishėn katolike dhe strukturat e saj.

    Mė 19 prill 1973 u arrestua dhe u torturua pėr katėr muaj rresht. Gjatė procesit, ku do tė dėnohet me vdekje, Dom Mikeli nuk pati frikė tė fliste deri nė fund kundėr komunizmit, armik i betuar i fesė dhe i kombit. Do ta paguajė, nė fakt, me jetėn e vet faktin se kishte folur me pasion dhe vendosmėri duke mbrojtur klerin dhe tė gjithė intelektualėt, qė regjimi i kishte zhdukur tashmė me egėrsinė e vet).


    Disa dėshmitarė okularė tregojnė se Dom Mikeli ishte njė “ushtar” i vėrtetė i Krishtit: i guximshėm dhe i zellshėm pėr ēėshtjen e Hyjit, i vendosur dhe i patėmetė, i gatshėm pėr gjithēka veē pėr t’i shėrbyer Krishtit dhe vėllezėrve.

    Pėr kėtė arsye komunistėt e pėrgjonin dhe e ruanin vazhdimisht atė.

    Njė ditė agjentėt e Sigurimit hynė nė shtėpinė e tij dhe bėnė njė kontroll tė hollėsishėm. Morėn gjithēka gjetėn: petkat e Meshės, librat liturgjikė, foguret dhe objektet e tjera tė shenjta. Pastaj i dolėn pėrpara dhe e arrestuan pėrpara kishės sė Beltojės, qė nė atė kohė e kishin kthyer nė njė qendėr kulture.

    E futėn me dhunė nė makinė! Ai me qetėsi pėrshėndeti ata qė ishin aty tė pranishėm..., por tė gjithė patėn frikė t’i pėrgjigjeshin dhe e shoqėruan vetėm me sy. Shtėpia e tij u ruajt me roje tė armatosura, tė cilėt, pasi morėn gjithēka, mblodhėn popullin duke e detyruar atė qė ta akuzonte Dom Mikelin si armik tė popullit dhe si reaksionar.

    Ndalesa e trembėdhjetė

    Nga njė dėshmi mbi Atė Serafin Kodėn, o.f.m. (Lindi nė vitin 1893. Hyri nė Urdhrin e Fretėrve Minorė nė vitin 1909. Pasi u shugurua meshtar, nė vitin 1915 u bė definitor provincial dhe famullitar i fshatrave tė ndryshėm. Ishte famullitar nė Lezhė kur u arrestua dhe u torturua nė mėnyrė ēnjerėzore pėr njė akuzė tė rreme komploti, pasi kishte marrė pjesė nė njė mbledhje tė Provincės Franēeskane. Vdiq mė 11 maj 1947 nė moshėn 54 vjeēare).


    Atė Serafini, njeri shumė i mirė dhe i kujdesshėm, prej tė gjithėve vlerėsohej pėr urtinė dhe guximin e tij, ishte i palodhur nė misionin e vet si meshtar e famullitar. I kryente shėrbesat fetare pa pasur frikė prej asgjėje dhe prej askujt. U arrestua ne kuvendin franēeskan tė Lezhės nga forcat e Sigurimit: ishte dita e emrit tė tij, 12 tetor 1946. U mbajt i burgosur nė stallėn e kuvendit, marrė nga regjimi dhe kthyer nė spital.

    E torturuan duke e futur nė njė fuēi me ujė deri nė fyt. Ia ngulėn aq shumė thonjtė nė fyt sa ia shqyen gurmazin. Ai qė u gjend afėr tij, tregon se ndėrsa po e ēonin nga burgu pėr nė infermieri – gjithmonė brenda kuvendit – Atė Serafini iu drejtua Zojės me kėtė lutje: - O Zojė, bėje shpejt punėn tėnde! -.

    Ndalesa e katėrmbėdhjetė

    Nga njė dėshmi mbi Dom Aleksandėr Sirdanin (Lindi nė Shkodėr nė vitin 1892, shumė shpejt mbeti jetim nga nėna. Studioi nė Shkodėr pranė Kolegjit Saverian tė Jezuitėve dhe i vazhdoi studimet e teologjisė nė Austri. U shugurua meshtar nė vitin 1916, shėrbeu si famullitar nė fshatra tė ndryshėm tė dioqezės sė Shkodrės. Njeri lutjeje dhe punėtor paqeje, ndėrhynte nė situata mosmarrėveshjeje dhe hakmarrjeje mes familjeve. U dallua pėr urtinė dhe fisnikėrinė e tij tė shpirtit.

    Nė vitin 1948 u arrestua dhe u ēua nė Koplik. Iu nėnshtrua torturave ēnjerėzore pėr pesė muaj, u vra sė bashku me Dom Pjetėr Ēunin).


    Njeri i gojės, Dom Aleksandri ishte shumė i qartė nė predikimet e veta. Me fjalė tė thjeshta dhe tė kuptueshme prej tė gjithėve, pėrēonte mėsimet e urtisė sė krishterė, dhe, pa iu trembur asgjėje dhe askujt, hidhte poshtė teoritė materialiste dhe ia nxirrte bojėn, pėrpara tė gjithėve, ideve antikristiane tė komunizmit ateist. Pėrsėriste me zė tė lartė dhe tė vendosur se vetėm aty ku ėshtė Shpirti i Zotit, aty ėshtė edhe liria!

    Disa dėshmitarė tregojnė se njė ditė, pas predikimit tė tij, persona nė shėrbim tė regjimit e nxorrėn jashtė, afėr njė kryqi dhe me zemėrim tė madh e kritikuan me fjalė tė ulėta dhe e kėrcėnuan pėrpara popullit.

    Dom Aleksandri, me qetėsinė e vet tė zakonshme, tha: - Mė godisni. Ja ku jam. Unė e jap jetėn pėr Krishtin! -.

    Atėherė dikush iu lut: - Jo, Dom Aleksandėr, sepse kėshtu po na shkatėrron ne dhe veten tėnde! -.

    Dhe ai iu pėrgjigj: - Ėshtė nder pėr mua dhe pėr ju ta dėshmojmė Krishtin. Unė kam predikuar dhe do tė predikoj vetėm fenė e Krishtit! -.



    Nėn kujdesin e Manastirit “Shenjtja Kjarė” – Klarise – Shkodėr

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •