S'ta kishim borxh me na fye, o Lame
Marian Z. SHESTANI
Pėr gjithēka tė padrejtė, fyese e denigruese qė shkruejte kunder Shkodres e shkodranėve, ti o Artan Lame, nė shkrimin tand "Po tė mos ishte Migjeni", "Panorama", 1 shtator 2011, gjithēka mund tė tė thuhet, gjithēka tė thekshme mund tė meritosh me tė adresue, gjithfarė epitetesh ia ke ba borxh vetes me t'i atribue, por fillimisht po mjaftohem me tė thane se vetem intelektual nuk mund tė jesh, mbasi ia ke heqė tė drejten vetes me tė quejt tė tillė me ate shkrim qė ke guxue me shkruejtė. E aq ma pak shqiptar qe ia do tė miren gjithė shqiptarėve. Me gjithė atė mllef e vner tė tipit komunist ndaj Shkodres, qė nxore prej thellėsive ma tė erreta tė qenjes tande, keqdashje kjo qė shkodranet ia njohin mire, tash shtatėdhjetė vjet rraces politike, me tė cilen u prezantove nė ate shkrim, me gjithė ate urrejtje patologjike qe zbraze aq haptas e aq trimnisht kunder Shkodres, shkodranėve, kishės, klerit e Fishtės, ti e padite veten s'ka ku me shkue ma keq. Ashtu siē padite edhe gjithė perkatėsinė e njohun politike antishkodrane tė asaj partie qė more persiper me trashigue. Nuk asht se ti nuk i njeh vlerat e kontributet shumėshekullore shkodrane nė historinė e kulturės sonė kombėtare. Ti e di mire se ēdo tė ishte historia jonė pa ato vlera. Do tė t'i rrjeshtoi disa prej tyne. E ti hiqi ato e do tė shohesh se ēdo tė mbetet. Por asht tendencioziteti i asaj rrace politike qė, mbasi i luftoi, i shkatėrroi, i rrenoi e i denoi per njė gjysė shekulli perfaqėsuesit e medhej tė atyre vlerave, nuk mundesh me durue persėri sot pa vjellė vner per to, vetem e vetem se orientimi i tyne ishte gjithmonė europianoperendimor, vetem e vetem se kontributi i klerit katolik nė to qe vendimtar, vetem e vetem se truelli pjellor intelektual antikomunist shkodran tė bezdisė deri nė urrejtje. Dhe nuk e duron dot hijen e randė qė ato tė bajnė me vulen shkodrane qė ato mbajnė. Dhe ndermerr kėshtu angazhimin tand tė mrapesht politik, qė e njihni aq mire, ate tė perēamjes krahinore e fetare, nė sherbim tė synimeve tueja, si kurdoherė qellimkėqija. Na fute nė njė borxh tė madh qė s'ta kemi pasė kurrė borxh o Artan Lame. Dhe na imponove kėshtu t'i pergjigjemi shpotive tueja tė helmėta. Ndaj duro perplasjet e tallazeve qė vetė padrejtėsisht i ngrite. Unė mendoj se e njoh boten e madhe mendore e shpirtnore tė shkodranit, ēka mė jep besimin se do tė jem nė sintoni me to. Por nuk e marr persiper nė kėtė shkrim me i perfaqėsue ato. Kėtė mbetet me e ba vetė intelektualėt e institucionet akademike, shkencore e kulturore tė Shkodres, tė cilėt, edhe per tė shkuemen e largėt e tė afert, por edhe per tė sotmen, janė ma shumė se kushdo objekt i goditjeve tė shkrimit tand, ashtu siē janė edhe ma kompetentet e fushave perkatėse me perfaqėsue denjėsisht Shkodren dhe qendrimin qė i takon perkundrejt denigrimeve tueja. Jo se ai shkrim i papergjegjshem meriton pergjigje. Por se ia vlen qė vlerat shumėshekullore shkodrane me u ballafaque para lexuesit me papergjegjėsinė ekstreme te mohimit tė tyne dhe akoma ma per turp tė etiketimit injorantė nga ti tė atyne perfaqėsuesve kollosė tė patriotizmit e tė kontributeve tė shqueme nė fusha tė dijes, shkencės, arsimit, kulturės e artit. Po, keshtu ia vlen, sepse del ma mire nė pah ftyra qellimkeqe, fyese e denigruese ndaj vlerave e porsonaliteteve shkodrane qė perkatėsia e prejardhjes tande politike, ka pasė gjithmonė ndaj Shkodres.
Shkrimit tand plot urrejtje ende sot kunder klerit, kishės e poetit tone kombėtar, Gjergj Fishtės, zoti Gjergj Meta iu pergjegj me dinjitet, tue ba kėshtu diferencen intelektuale me shkrimin tand. Ndihem mire i perfaqėsuem nė ate pergjigje. I shpreh mirėnjohje dom Gjergjit per gjithēka ai denjėsisht mbrojti. Nė ate pergjigje u perballen dy botė krejt tė ndryshme, dy kultura, dy qytetari: ajo intelektuale prosperuese dhe ajo e urrjejtjes per vlerat mbarėkombėtare tė perfaqėsuesve tė mėdhej tė klerit katolik. Por po kaq edhe ndaj intelektuelėve tė vlertė shkodranė e kontributeve kombėtare, tė cilet ti pate guximin me i konsiderue injorantė, ndonėse bartnin mbi supe njė histori tė tanė patriotizmi e kulture kombėtare shqiptare. Dishroj t'i bashkėngjes shkrimit tė Metes vetem njė pohim tė intelektualit tė njohun shkodran, Sami Repishti, nė "Madheshtore", Nju Jork, 1997, ku shprehet: "Nuk ka veprimtari kryesore kombėtare ku elementi katolik tė mos ketė qenė nė qendėer tė punės per Shqipninė . ". Je nder ata o Artan Lame qė, kaq shumė tė bezdisin vlerat e kontributet shkodrane, saqė nuk mundesh me e mshehė urrejtjen tande patologjike per to. As Enveri juej, piramida-mauzole e tė cilit tė ka futė kaq shumė nė siklet e tė cilen po e qan me kuje ēdo ditė me argumente infantile nostalgjike, as ai pra, megjithėse nuk la krim pa i ba Shkodres e shkodranėve, nuk i shante e nuk i fyente haptas ata, perkundrazi i lavdonte si mendjendritun e duerartė, simbas taktikės komuniste kriminale me tė vra naten e me tė qa diten.
Ti o Lame trashigon mendėsitė e atij sistemi politik nanė, prej nga vjen grupimi yt politik qė, dihet e njihet mire si anmiku qė rrenoi vlerat e verteta shkodrane e shqiptare, historike, monumentale e kulturore. Ti e di mire se persekutorėt komunistė tė Shkodres nuk janė ngopė vetem me persekutimin per sė gjalli tė figures a vepres sė viktimave tė tyne, por kanė dashtė me i vra ata edhe per sė dyti, edhe mbas vdekjes, tue i zhdukė mundėsisht edhe vorrin, siē edhe e di se asht veprue. Dhe siē po vazhdon tė veprohet ende sot, permes heshtjes vrastare per to, permes shkrimesh tė tilla denigruese tė njė papergjegjshmenie mosmirėnjohėse e tė guximshme.
Ndigjo e veshtro o Artan Lame! Kurrė nuk janė mate njerėzit me sa dijnė, por me ate se nė sherbim tė kujt i vejnė dijet e tyne, progresit prosperues, apo regresit kriminal. Ne shkodranet, qė e kemi provue krimin komunist ma shumė se kushdo tjeter mbi jeten tone, e dijmė mire e nuk harrojmė se komunizmi asht kulsheder me shtatė krena. Ndaj nuk mjafton me ia pre njė a dy prej tyne. Duhet shkulė ai me rrajė. Dy dekada demokraci nuk e banė ende sa e si duhet ketė. Asht kjo arsyeja qė nostalgjia juej ka dale sheshit kudo, tue tregue dukshem se sa komunistė tė thekun keni mbetė. Kjo gja e shtyn prozatorin, poetin, studjuesin e analistin e respektuem, Agron Tufa tė shprehet: " Ajo qė perban shqetėsimin tim asht trashigimia e pashqitshme enveriste, me tė cilen ndeshemi nė ēdo hap jasht pragut, nė rrugė, nė sheshet publike, nė format recidiviste tė mendimit, arsyetimit dhe gjykimit, nė terėsinė e literatures shkollore, universitare, nė art, kulture, shkencė dhe politikė. Ne jemi tė nginjur me ajrin molepes e tė flligėsht tė komunizmės origjinale shqiptare. Jemi tė rrethuar me percjellėsit e kėsaj trashigimie tė rendė. Qė merr tė perpjetė kudo nė mjediset tona .Dhe, nėse vazhdojmė t'i numėrojmė ato cilesi mė tė dukshme tė natyrės sė bashkėkohėsit tone, s'do fort mend tė shohėsh tė ardhmen nė surrat se ēfarė ngerdheshjeje premtuese ka " Dhe nė kėto hulli tė mrapeshta tė angazhimit tuej politik ju vazhdoni persėri tė zbrazni mbi Shkodren helmin e propogandes tuej demagogjike, shpifėse e mashtruese. Na nuk kemi me harrue, por mos harro as ti o Lame se na ke atribue shumė tė padrejta e tė paverteta qellimkėqia qė nuk na takojnė. Sa i takon Migjenit do tė thosha se ti o Lame nuk synon me u marrė me vlerėsimin e vepres letrare tė Migjenit. Por nuk merresh as me vlerėsimin se sa e vertetė asht tablloja ekstremisht e zymtė dhe e pavertetė e mjerimit tė pasqyruem nė vepren e Migjenit. Ti merresh me spekullimin e aspektit politik tė atij mjerimi migjenian qė, ma shumė se nė tė verteten e kohės, qė dokumentohet se s'ishte e tillė, nxitet, jo nga dashunia per tė vorfnit dhe solidariteti me vuejtjen njerėzore, por nga urrjejtja per tė pasunit e vlerave materiale e deri tek pasunia shpirtnore e etenve klerikė qė i shkonte per shtat bindjeve tė tija tė pavendosuna. i gjithė ky spekullim nė vazhden e luftes politike tė perkatėsisė tande qė ka si moto nximjen e realitetit tė sotem ekonomik tė shqiptarėve. Kerkohet nga ti o Lame me heqė paralele tė sė sotmes me mjerimin migjenian. E nga ē'pozita e ban ketė? Prej pozitave tė asaj perkatėsie politike, pjellė dhe ndjekėse e provueme e asaj partie nanė qė i solli shqiptareve vorfninė e mjerimin ma tė madh qė s'ka tė krahasuem me gjendjen e asaj periudhe historike qė pasqron Migjeni, atij mjerimi snobist intelektual, pjellė ky i tallazit marramendes tė bindjeve tė tija tė pastabilizueme nė kontradikten e tij tė njohun tė ekzistencializmit me denoncimin e mjerimit ekonomik e padrejtėsitė sociale. Ti harron o Lame se Migjeni ynė i madh, me gjithė grushtin e shternguem qė ndonjėhere na tregon, nuk ishte poet socialist e as revolucionar, siē u perpoqen me e servirė per gjysė shekulli. Me ate natyren e tij pesiniste e depresive, me mungesėn e theksueme tė optimizmit dhe tė angazhimit nė veprimtari politike, ai nuk ishte kurrėsesi i tillė siē mashtronte mendimi realsocialist. Por edhe per faktin se Migjeni ishte produkt i viteve '30, asaj kohe kur intelektualet shqiptarė i terhiqte perendimi europian, ku ideologji rivale tė komunizmit e fashizmit po ndesheshin per here tė pare nė Luften e Spanjės. Migjeni, nė luhatjet e tij ishte i ndikuem edhe nga filozofia e sė djathtės qė po lindte. Aq sa njė shoku i tij e kishte paralajmėrue se komunistėt nuk do t'ia falnin per vjershat e tij. Edhe ne e marrim me mend fatin qė do tė kishte Migjeni po tė jetonte nė komunizem. Gjithėsesi ne dijmė se kritiket e realsocializmit nuk qenė kurrė nė gjendje me analizue shumė momente tė jetės e vepres sė tij e sidomos pesimizmin shopenhaurian, simpatinė per perendimin, seksualitetin e tij tė shtypun dhe elementin niēean tė mbinjeriut tek poezia "Trajtat e mbinjeriut", qė jo rastėsisht asht lane jashtė disa botimeve nė vitet e diktaturės.. Permes gjithė atij spekulimi politik, ti o Lame, tue shfrytėzue Shkodren si teatrin e ngjarjeve migjeniane, shfrytėzon rastin me shfrye urrejtjen tande antishkodrane. Dhe ja konkretisht. Na ke thane fillimisht se "shkodranet nuk e duen Migjenin" Ku e more ti tė drejtėn o Lame me perfaqėsue mashtrimisht shkodranet? A mos vallė tek demagogjia e propogandes sė njohun komuniste, qė s'di gja ma mire se me mashtrue, shtremnue e rrejtė? Na ke thane se "shumica jonė nuk di gja tjeter vetem t'u pergjigjen thirrjeve tė partive per mitingje dhe tė therrasin sa ma fort me shpresė qė t'i shohė kryemitingashi". Mjeranė qė besoni rrenen tuej. Tashma e dijnė mire tė gjithė shqiptaret se jeni ju ata qė i mashtroni, i bleni e i rrjeshtoni mitingashėt e demostrantet tuej, deri nė permasat kriminale tė 21 Janarit. Jeni ju ata qė keni nevojė me dhanė teste e provime besnikėrie servile krimi propogandistik para kryemitingashit tuej, ne gazeta, televizione konferenca shtypi e kudo tjeter. Shkodra s'ka pasė e ska nevojė as dje, as sot e as mot per askend per me votue per demokracinė, se ajo e ka nė AND-nė e saj ate, dhe se per ate ajo ka dhanė shumė. Qė nga kryengritjet e para antikomuniste nė Europė e deri tek tė masakruemit e 2 Prillit l991. Na ke thane se "shkodranet nuk dijnė tjeter kategori nderimi, veē t'i shpallin kryetar partie". Mjerė ti se deri nė ē'masė mberrin spekullimi yt sherbyes. Piedestalet madhėshtore shkodrane kanė dijtė me i naltue personalitetet e veta nė epizem kangėsh kreshnike, nė faqe tė lavdishme historie, nė mirėnjohje tė thella, fisnike e qytetare shkodrane. E s'kanė pasė ata kurrė nevojė per paēavuret e stimujve komunistė tė rraces tuej politike, perkundrazi janė tallė me to. Na ke thane se Migjenin nuk e duen ata shkodranė qė kanė shkollė dhe qė i mbajnė per tė dijshem e per elite tė qytetit" dhe ke shtue se "elita shkodrane asht vertetė injorante se, megjithėse u shkollue dhe u perkėdhel nga fati, mbeti po aq injorante dhe e pazonja". Antishkodranizem i mirėfilltė qė s'ju ka vlejtė kurrė gja tjeter, perveēse regresit tuej mjeranė. Vitalitrti i shkodranit rracen tande e terbon. Janė krejt tė tjerė nga ti ata qė iu dhamb Shkodra. Shkodra ishte dhe mbeti njė truell qė buroi dhe rrezatoi kurdoherė patriotizem, dije, kulture e art. Si nė kohnat kur naltohej nivelesh zhvillimi e progresi urban, ekonomik e kulturor, tue u shkėputė ndjeshem prej qyteteve tė tjera tė vendit, ashtu, nė njė mėnyrė krejt tjeter edhe kur u persekutue e denue e martirizue nga komunizmi i baballarėve tuej me zhdukje, me zhbamje, me vrasje tė atij shpirti tė veēantė qė ajo kishte, kur ai sistem ēnjerėzor, me njė arsenal tė tanė mjetesh tė dhunės, krimit e persekucionit, perpiqej gjithnjė e ma egersisht me i smontue Shkodres ate qė ajo kishte ma tė veēantė., ma tė virtytshem e ma rezistent, shpirtin e saj triumfues qė i printe asaj veshtrimisht nga perendimi europian. Shpirti i veēantė i shkodranit ka qenė dhe mbetet njė sistem i tanė i instaluem ndjeshmėnie qė i jep qytetit njė bukuri tė spikatun, njė ngrohtėsi tė veēantė. E gjitha kjo permes mendjesh tė ndrituna prosperuese, vullnetesh frymėzuese, zemrash tė bardha, shpirtnash tė pasun e ndjesish tė ngrohta, permes fytyrash tė ēeluna e fizionomish tė gėzueshme, botėsh energjike plot optimizem e humor, natyrash joshėse, kavalereske e tė lakmueshme, permes burrash tė shquem e grash fisnike. Na ke thane o Lame se "Migjenin shkodranet e shihnin si rrezik per veten e tyne, ndersa sot nuk e duen se janė edhe ma injorantė e tė padijshem" dhe se"shkodranet janė pjesė e qytetit qė i bishtnonte modernizmit" dhe se "tregėtaret shkodranė banin adetet e fesė, por mbeten tė pashpirt".. Pjellė e paskrupullt e tipit demagogjik komunist, por qė hyn nė kontradiktė me veten, pasi ti e di mire se pikėrisht per ate modernizem e orientim europian tė veprės sė tyne novatore, ata u persekutuen prej baballarėve tuej politikė. Po me tregėtaret e "pashpirt" shkodranė ē'patėt ju shpirtmirėt komunistė qė i grabitet, i ropet dhe per kėtė edhe i vratė, i burgosėt dhe i internuet ? Me siguri per me hanger poplli me lugė ari, apo jo o Lame? Dhe vazhdon papergjegjshem tė deklarosh se " pasardhesit shkodranė, po tė mos kishte shkrue Migjeni, nuk do tė dinin tė akuzonin paraardhesit se sa tė pashpirt e tė pa moral qenė ". Guxim i paperfytyrueshem urrejtjeje e neverie komuniste. E po kaq edhe ndaj poetit tone kombėtar, "Homerit shqiptar", "Shkambit tė tokės shqiptare" e tė kaq e kaq cilėsimeve siperore qė i bane madhėshtisė sė tij personalitete tė shqueme shqiptare e tė hueja.. Na ke thane se "keta shkodranė, jo vetem nuk e duen Migjenin, dhe se per kete harresė pergjegjesi ka vargani grotesk qė i thonė vetes "zotnitė e Shkodres". Me ketė ironi kaq fyese nuk e shuen dot o Lame inferioritetin tand ndaj tyne qė kaq shumė tė ve nė siklet, sa ma shumė evidentohet kontributi i vlerave tė tyne kombėtare. Ndaj perpiqeni t'i mbani nė heshtje e t'i denigrioni. A nuk vepruet kėshtu me Fishtat e Camajt, Koliqėt e Harapėt, Kazazėt e Prenushet, Shantojet e Prekė Calėt, Faik Quket et.etj. A nuk po tentoni tė veproni po kėshtu me Topallin, modelin shumėdimensional tė zonjes shkodrane e shqiptare qė, me performancen e saj, me fisnikėrinė, menēurinė, autoritetin, angazhimet, kontributet e vlerat e saj ju terbon edhe gjumin e natės. Tė shkretet ju. Na ke thane se "keta shkodranė tė mėdhaj tė dale nga hiēi e tė bamė zotni prej lekut e karrikės e prej tė cilėve nuk mund tė pritet tė duen ate qė ua zbulon rrėnjėt". E ke nga halli o Lame. Pikėrisht se njeh mirėmadhėshtinė jetėdhanėse tė rrajve shkodrane. Kėto rrajė qė ty tė bezdisin aq fort deri nė urrejtje janė krenaria e Shkodrės dhe e mbarė kombit. Gjithcka ke fye e mohue nė atė shkrim o Lame, kanė qenė dhe mbetėn rrajė tė vlerta tė shkodrės, pjesė e konsiderueshme dhe e randėsishme e rrajeve tė kombit, vlera bazale ndėr ma tė qėndrueshme e identitetit te tij. Ripėrtėritja e njė kombi, fillon nga kultura, nga rrajėt e saj, ai qė kėrkon me i shkulė kėto rrajė, ai qė i lufton dhe i mohon kėto vlera, ai mbetet antivlera ma e madhe e kombit.
Ke mbėrrijtė deri nė argumente tė tillė tė ēoroditun, kur thue se "midis shkodranėve tė kohės sė Migjenit dhe shkodranėve tė sotem asht brezi i shkodranėve tė komunizmit, qė sot vėshtirė tė vlerėsohet, mbasi e deshi se kėshtu tha komandanti" Aq shumė e deshi Shkodra komunizmin e komandantin tuej, saqė e di gjithkush se ēka priti me ba ai mbi Shkodren e shkodranet, si anmiku ma i madh qė pati Shkodra nė tė gjitha kohnat. Sa i takon aludimit tand per "pisllekun e kohnave", historia per fatin tuej tė keq ka me u rishkrue dhe ka me tregue qartė tė vertetėn e pisllekut tė kohės handrak qė komunizmi ende i la trashigim vendit me tė tilla forma recidiviste mendėsish e praktikash socialkomuniste. Sa i takon shtėpisė muze tė Migjenit dhe bustit tė tij, nė shkrimin tand ti thue vetem tė paverteta dhe dizinformon. Ose se nuk e njeh realtetin e kėtyne tė vertetave nė Shkoder ose, meqė ke marrė persiper tė denigrosh, i shtremnon me qellim tendencioz ato. E verteta asht se shtepia qė ti e quen tė Migjenit nuk ka qenė kurrė shtepia e tij, por njė tjeter ngrehinė perdhese aty ngjitė me te, tė cilen e rrenuen prej kohėsh pushtetarė vendorė komunistė. Ndersa busti i tij asht ripunue dhe, nė gjendjen e tij tė re asht respektue e vendosė nė vendin ma tė pershtatshem, nė lulishten e Teatrit "Migjeni", nė ballė tė rruges qendrore. Paēka se emni i tij nuk ka asgja tė perbashkėt me kėtė institucion.
Kėto na ke thane ti o Artan Lame nė ate shkrim flagrant, plot urrejtje e mllef, tue na rikujtue edhe njėherė, ndonėse nuk harrojmė, se deri nė ē'nivele tė degradueme arrin propaganda juej kundervuese. Propoganda juej e pandame e tipit komunist, mjeshtėrore per nga negacioni i saj, e paperkulun ajo, deri nė ēdo fraksion njėsie kohe e qelize jete, nuk pushon as ditė e as natė per me mbrojtė mitet tueja komuniste nga destruktimi qė ernat e epokes demokratike po i bajnė e do t'i bajnė. Pavarėsisht perpjekjeve tueja donkishoteske me i mbrojtė ato. Tue futė kėshtu ēdo ditė e kudo gurė nen rrotat e saj, dukuni kjo ma negativja e frenuesja e nostalgjikėve tė sė shkuemes komuniste. Na ke ba nder o Lame. Se shkodranėt e shqiptarėt e kuptojnė kėshtu edhe njėherė se pse janė urrejtė aq shumė prej komunizmit dhe pse vazhdojnė me u urrejtė persėri ende sot prej tyne.. Tue iu kthye Migjenit, ti ke harrue o Lame se Migjenin nuk ta lindi kush ty nė voter per me na e kundervue ne, qytetit qė e lindi e qė dijti kurdoherė me krijue klimen e nevojshme per shperthimin pa fund tė talenteve tė mėdha tė letersisė shqiptare, tė cilėt Shkodra i ka respektue gjithmonė, sepse ka pasė perse tė krenohet me to. Migjeni dhe shumė kollosė tė letrave shqipe janė pjellė e traditės sė madhe tė truellit pjellor shkodran, qė i dha aq shumė letersisė dhe kulturės tė tė gjithė shqiptarėve. Edhe ty e mosmirėnjohėsve tė tjerė. Sepse shkodranet e medhej kanė qenė sė pari shqiptarė tė mėdhej. Dhe nuk e kanė nda veten ashtu siē i ndatė ju dhe siē vazhdoni me i nda persėri me aq sa mundeni, permes establishmenteve tueja, ende nė kambė nė mjaft institucione shtetnore e joshtetnore, akademi e institute, shoqata civile e kompani mediatike.
Tash ia vlen me tė tregue konkretisht o Artan Lame se kush ishte Shkodra e hershme, ajo ma e vona, dhe ajo e kohėve tona, kush ishin personalitetet e shqueme te saj dhe kontributet madhore tė tyne nė historinė e kombit tonė. Qė tė shohėsh ti veten si nė pasqyrė se kujt i shėrben tue i quejt ata injorantė tė djeshėm dhe akoma ma injorantė tė sotėm.
Shkodra qyteti i madh dhe me kaq shumė histori, i pėrmendun pėr madhėshtinė e njerėzve tė saj nga ēdo i huaj emėnmadh, qė e njohu, ka lind nė gjinin e vet kaq e kaq figura tė shqueme qė kanė vu gurė themeli nė historinė e traditave patriotike e kulturore shqiptare. Edit Durham shprehet: " Kultura e qytetit tė Shkodrės asht e tillė, qė ka rrezatue, jo vetėm nė Shqipni, por edhe nė Ballkan. Tė gjitha periudhat e vėshtira tė mbijetesės dhe tė luftave pėr pavarėsi kanė mrenda edhe emnin e Shkodrės ". Traditat e mėdha e tė vlerta shkodrane janė njė mozaik i madh dhe i bukur ku shkodranė tė mėdhaj kanė vu veprėn e emnin e tyne nė themel tė kėsaj ngrehine gjigande shqiptare. Tradita nuk asht njė sistem i lashtė komunikimi vlerash tė kapėrcyeme nė kohė, por njė bazament mendėsish e praktikash tė vlerta dhe tė efektshme pėr ēdo stad e nivel zhvillimi e progresi.. Tradita ka mrendė zjarrin krijues e novator tė kohės, vitalitetin e shpirtit krijues, orientimin pėrparimtar tė kohės. Tradita asht truall asht themel, asht bazament, prej nga naltohen arritjet e nivelet e reja. Gjeneratat e reja, pėr me synue maja gjithnjė e ma cilėsore, modelesh e arritjesh, nuk kanė nevojė vetėm pėr krahė me fluturue por edhe pėr truell prej nga tė nisin fluturimin. Po kush shkeli nė Shkodėr o Lame e nuk shkroi me respekt pėr vlerat e kontributet e saj. Qė nga Hani e Pederseni, medjevistet e famshėm Jirecek, Taloēi e Shuflai, ipen, Ami-Bueja, Nopēa e Degrandi, Armau Ermau e Jaray, disa nga konsujt e kaq shumė konsullatave tė huaja qė, jo rastėsisht u ngritėn nė Shkodėr. ishte kontributi i shquem, patriotik e social-kulturor i pėrfaqesuesve tė familjeve shkodrane me emėn qė i imponuen respekt kujtėdo qė i njohu. A nuk ishte i tille kontributi i familjeve tė engjėllorėve e dukagjinėve, ato tė familjeve Bardhi, Bjanku, Bushati, Bumēi Bekteshi Coba, Ceka, Curani, Darragjati, Draēini, Gurakuqi, Gjylbegu, Gjyrezi, Jakova, Kamsi, Kazazi Kakarriqi, Koliqi, Logoreci, Luka, Muzhani, Marubi, Serreqi, Shiroka, Topalli, Vasa, Zadeja, sa per tė pėrmendė disa nga dhjetra tė tjera qė shkruan faqe tė ndritura nė historinė e vjetėr e tė re tė Shkodrės. A nuk janė kėto e tė tjera qė u shquen nė tė gjitha evenimentet historike tė luftave e pėrpjekjeve pėr liri, pavarėsi e pėrparim shoqnor, qė nga hershmėnia e deri tek lidhja e Prizrenit, Pavaresia, Krijimi i Shtetit Shqiptar, Lufta NacionalClirimtare, Rezistenca Antikomuniste, Pėrmbysja e Komunismit e deri ne ditėt tona tė qeverisjes demokratike. Nga ana tjeter a nuk ishin 17 nga kėto familje qė sollėn, qė nė gjysėm e dytė tė shekullit tė 19-tė kulturėn e pjanofortes nė shtėpitė e tyne, tė tjera qė sollėn qė nė vitet e para te shekullit te 20-tė lule nga vende te ndryshme tė Europės, tė tjera qė u interesuen tė kishin nė koleksionet e tyne piktura tė Rembrandit, disqe muzikore tė muzikantėve tė mėdhenj e relike tė tjera tė ēmueme. Si thua o Lame a i kane bishtnue kėto modernizmit? A nuk janė kėto figura e personalitete qė vunė gurė themeli e shėnuen pothuejse tė gjitha fillesat e dukunive, llojeve, gjinive e zhanreve tė letėrsisė, kulturės, artit, shkencės e arsimit kombėtar? Nė Shkodėr lindi dokumenti i parė i shkrimit shqip nga Pal Engjėlli 1462, libri i parė shqiyp "Meshari" nga Gjon Buzuku, 1555, Fjalori i parė Latinisht Shqyp i Frang Bardhit, 1635, themelues i leksikografisė e folkloristikės shqiptare, romani i parė: "Marēia" nga Dom Ndoc Nikaj, 1889. Kanė qenė tė parat nė llojin e vet "Apologjia e Skenderbeut" 1836 e Frang Bardhit, Fjalori Onomastik i Nikollė Gazullit, themelues i Onomastikes shqiptare, "Fjalori Leksikografik" shqip i Mazrekut, Fjalori i Orientalizmave" i Tahiri Dizdarit. Me humanistėt e shekullit tė 16-tė kemi nė Shkodėr veprėn e parė historiografike "Rrethimi i Shkodres" nga Marin Barleti. Nga shtypshkronjat e para tė ngritura nga Jezuitėt nė Shkodėr qė me 1870 kemi tė parėn gazetė shqiptare 1891. Monografia e parė shqiptare asht ajo e Pashko Vasės "Shqypnia dhe Shqyptarėt" 1879. Janė po kėshtu tė parat shfaqja e parė teatrore qė hapi tė parin sipar tė teatrit shqiptare " Nata e Kėshnellave" e Leonardo Demartinos, 1880. Janė po ashtu tė parat nė llojin e vet vėllimi me satira " Anxat e Parnasit" e Gjergj Fishtės 1907, revista"Kritika" e Arshi Pipes, 1944, proza psikologjike e Ernest Koliqit, poema "Sintezė" e Bernardin Palajt, vepra e parė nė fushėn e stilistikės " Literatyra Shqype" 1925 e Justin Rrotės. Nė Shkodėr u botua e para vepėr albanologjike, e para Histori e Letėrsise Shqype, e para vepėr Enciklopedike. Nė fushėn e artit muzikor kemi nė Shkodėr tė parėn opera te krijueme me 1920 nga Lec Kurti, tė parėn opera te luejtun "Mrika" 1958 nga Prenk Jakova, te parėn orkestėr frymore 1878, tė parin formacion orkestran 1889, korin e parė nga Martin Gjoka 1919, tė parėn vepėr tė muzikologjisė "Valle Shqiptare" me 1943 nga Gjon Kujxhia. Ashtu siē kemi nė Shkodėr shfaqjen e parė tė filmit nė Shqipėri, fotografinė e parė tė Marubit 1858, tė parėt muze historikė numizmatike botanike, stacionin e parė tė Hidrologjisė nė ballkan nė vitin 1882, Dhomėn ė parė tė Tregėtisė me 8 Prill 1736 " Komuniteti i Pjacės sė Shkodrės". Pa iu referu kėtu arkeologjisė sė strukturave shpirtnore, ku kemi vlera tė tjera unike shqiptare si Kanuni i Lekė Dukagjinit, ai organizim i pėrkryem i shoqėnisė sė kohės, Eposin madhėshtor tė Kreshnikėve, vlerat e tė cilit mund ti kėtė zili sot ēdo poet . E kėshtu gjithė tradita gojore aq e pasur e aq e vlertė tė kėsaj treve. Ashtu si edhe vlerat e gjuhės saj, gegnishtes, qė i japin dore gjuhėsisė krahasuese pėr me u shndėrrue nė njė disiplinė tė parė pėr me rrmue thellė nė prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e tė sotmes saj tė mohueme padrejtėsisht pėrmes politizimit tė Standardit Gjuhėsor tė atij Kongresi antishkencor tė 1972-shit.
Kontribute tė shėnueme dhanė pėrfaqėsuesit shkodranė nė Kongresin e Manastirit dhe nė Komisinė letrare tė Shkodrės. Kėta caqe fillestare qė i blatoi Shkodra kulturės sonė kombėtare, deri kur erdhi ēlirimi pushtues komunist njohėn edhe kulmet e niveleve te tyne tė progresit nė zhvillimet ekonomike e socialkulturore, ku u arritėn realizime arkitektonike idromenosh, kryevepra eposesh fishtiane e novelash koliqiane, tė krahasueshme me nivelet bashkekohore europiane, akademikėsh europianė e andersenėsh shqiptarė, modernitete tė artit poetik tė Migjenit e tė Gasper Palit e ēfarė jo tjetėr. Kishin bazė e themel zhvillimet e hershme e tė vona qytetare shkodrane, qytet qė nė vitet l840 kishte 45 mijė banorė, baraz me 20-30 % tė popullsisė sė pergjithshme urbane tė vendit, me 2500 dyqane, baraz me 26% tė numrit tė pergjithshem tė dyqaneve tė vendit, tregues keto qė i dhanė ftyre europiane zhvillimeve tė Shkodres.
Kjo asht traditė e pasun dhe e vlertė e atyne intelektualėve tė quejtun me mosmirnjohje nga ti o Lame, injorantė. Por qė ti tė mos mendosh qė komunizmi i baballarėve tuej e la djepin e kulturės shqiptare nė djep, siē spekullohet qėllimshėm po tė kujtoj disa nga intelektualet e sotėm shkodranė tė periudhės sė mbas Luftės sė Dytė Botnore e deri nė ditėt e sotme. Po fillojmė me perkthyesit e mėdhenj, Gjon Shllaku, Henrik Laca, Pashko Gjeci, Frano Alkaj, Ernest Koliqi, injac Zampunti, Nikolle Daka, Mark Dema, Robert Shvarc, Ferdinand Leka, Zef Simoni e te tjere ma te ri qe bane aq bukur me folė shqip Homerin e Danten, Gėten e mjaft kryevepra tė letėrsise botnore. Vazhdojmė me disa nga studiuesit e mėdhenj shkodrane tė ditėve tona, profesorė doktorėt Sami Reposhti, Arshi Pipa, Ramadan Sokoli, Ardian Marashi, Ardian Ndreca, Kolec Topalli, David Luka, Artan Haxhi, Gazmend Shpuza, Hamid Borici, Shefik Osmani, Tomorr Osmani, Bahri Beci, Romeo Gurakuqi, Gjovalin Shkurtaj, Gezim Hoxha, Frano Prendi, krahas kontributeve nga te tjere personalitete si Besnik Sykja, doktor Frederik Shiroka, doktor Selaudin Bekteshi, Willy Kamsi, Daniel Gjecaj, Anton Cefa, Primo Shllaku, Stefan Capaliku, Mentor Quku, Ana Luka, Kahreman Ulqini, Kolec Cefa, Fran Luli, Tefė Topalli, Pjeter Pepa, Nexhmi Bushati, Spiro Kalemi, Dori Kēira, figura potente keto qe ecen aq bukur ne gjurmet e tratdites se madhe shkodrane te Marin Barletit, Marin Beēikemit e ne vazhdimesi te kohnave nga Frang Bardhi, Nikollė Gazulli, Zef Jubani (Ndokillia), Daut Boriēi, Hamdi Bushati, Bernardin Palaj, Donat Kurti, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, Karl Gurakuqi, Kolė Kamsi, Marin Sirdani, Justin Rrota, Tahir Dizdari, Arshi Pipa, Gjon Sinishta, Hamit Gjylbegu, Vitor Vola, Stefė Curani, Rrok Zojzi, Zija Shkodra, Kolė Ashta, Nikollė Mzrreku, Gasper Gurakuqi, Anton Logoreci, Fadil Podgorica, Jup Kastrati, Luigj Marleka, injac Zamputi, personalitete keto qė i blatuen kultures kombetare aq shumė vlera shkencore albanologjike, gjuhesore, etnografike, arkeologjike, historike, bibliografike, muzeale e ēfarė jo tjeter. A mund tė mendohet se keto personalitete tė permasave e kontributeve madhore kombetare tė fyhen urryeshem nė penen e njė shqiptari?. E lypė propaganda e perkatesise tuej politike? E gezofshi mjerimin tuej intelektual. Por le t'i kujtojmė perseri Lames disa prej personaliteteve shkodrane te letersise e arteve, tė sė shkuemes e tė sė sotmes, pa tė cilet nuk mund tė kishte histori shqiptare letersie, arti e kulture ; shkrimtaret Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni, Filip Shiroka, Pashko Vasa, Ndoc Nikaj, Ndre Zadeja, Anton Harapi, Vinēens Prenushi, Hilė Mosi, Gasper Pali, Benedikt Dema, Qemal Draēini, Lazer Shantoja, Kolė Jakova, Vehbi Bala, Sander Gera, Fadil Paērami, Fadil Kraja, Skender Drini e deri tek Zef Zorba, Zef Pllumbi, Frederik Reshpja, Lec Shllaku Dodė Kaēaj, Anton Cefa, Primo Shllaku, Stefan Capaliku, Rikard Ljarja, Besnik Dizdari, Ritvan Dibra, Paulin Selimi, Xhahid Bushati, Ledia Dushi, Shpetim kelmendi, Gazmend Krasniqi, Alban Kraja, Albri Brahusha; regjisoret e artistet e medhej tė skenes dhe ekranit: Andea Skanjeti, Lec Shllaku, Xhemal Broja, Serafin Fanko, Paulin Sekuj, Filip Gjergji, Zef Jubani, Tinka Kurti, Marije Logoreci, Loro Kovaēi, Pjeter Gjoka, Lec Bushati, Ndrekė Luca, Bep Shiroka, Rikard Ljarja, Vitore Nino, Lazer Filipi, Hajrie Sula, Zyliha Miloti, Osman Mula, Tano Banushi, Zef Deda, Bik Pepa, Paulin Preka, Gjosho Vasia, Julian Deda, ismet Drishti ; mjeshtrit e artit muzikor , kompozitoret, dirigjentet, instrumentistet, vokalistet : Palokė Kurti, Shuk Shllaku, Martin Gjoka, Prenkė Jakova, Cesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Gjon Simoni, Abdulla Grimci, Gjon Kapidani, Tonin Rrota, Leonard Deda, Zef Lekaj, Robert Radoja, David Tukiqi, Zef Coba, Jetmir Barbullushi, Shpetim Saraēi, Kujtim Alia,Gjon Shllaku, Luan Barova ; Marije Kraja, Lukė Kaēaj, Avni Mula, Hysen Pelinku, Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji, ibrahim Tukiqi, Hysen Koēia, Ermelinda Paparisto, Xheudet Hafizi, Naile Hoxha, Bik Ndoja, Luēije Miloti, Sabahet Vishnja, Justina Alia, Valdet Hoxha, Tonin Tershana, Sidrit Bejleri, Eduard Jubani, Bashkim Alibali, Bujar Qamili, Rita Ndoci, Rosela Gjylbegu ; instrumentistet Tonin Guraziu, Nino Saraēi, Gjovalin Shestani, Gjovalin Lazri, Gjovalin Doda, Stefan Hajmeli, Cin Simoni, Vitor Shiroka, Jakin Nenshati, Nimet Salobegu, Lorenc Radovani, Markelian Kapidani, Rrok Jakaj, Lekė Spathari, Franc Shestani, Eugjen Gargjiola ; piktorė skulptoret Andrea Kushi, Ndoc Martini, Zef Kolombi, Kolė idromeno, Simon Rrota, Vladimit Jani, Kel Kodheli, ismail Lulani, Danish Jukni, Jakup Keraj, Gjergj Pali, Adrian Paci, Gjovalin Paci, Sadik Spahia, Nikolin Luci, Sytki Brahimi etj. etj. Si tė duken o Artan Lame? injorantė tė djeshem e akoma ma injorantė tė sotem? Studjuesi e botuesi Ndriēim Kulla, i frymezuem prej ketyne kontributeve shprehet : "Shkodra duhet vlersuar dhe si njė thesar vlerash me tė cilat s'mund tė mburrej asnjė qytet tjeter i Shqiperisė . Ajo ishte pothuejse qyteti i vetem nė Shqiperi qe pati njė traditė letrare qė s'e pat berė askush mė pare e qė askush nuk do mund ta bejė sa e si di ajo ".
Komunizmi e plagosi rėndė shpirtin shkodran. Ne pjesė tė veēanta tė tij edhe e vrau. Por, ndonėse e privoi nga gjithēka qė tė tjerėve ua jepte pakursim, komunizmi harroi se e ardhmja e Shkodrės nuk do tė matej kurrė me gėrmadhat qė ai i shkaktonte, por me shpirtin e saj tė paepun. Shpirti i Shkodrės ishte dhe mbeti njė" Materie " e pazhbashme, e pavdekshme, njė mit qė kish rilindė edhe mbas ēdo pėrpjekjeje pėr me e kthye atė nė hi, nė gėrmadhe. Shpirti i Shkodrės lėngoi por nuk mund tė vritej e tė varrosej nėn gėrmadha tė komunizmit. Ai e sfidoi atė kudo e nė cdo gja, qysh prej patriotėve, trimave, burrave, franceskanėve e intelektualeve tė saj tė mėdhenj para togave tė pushkatimit, nė ēdo aspekt tė rrezistencės saj antikomuniste e deri nė humorin e saj tė mprehtė e denoncues antisistem. Komunizmi mujti me e zbatue nė masė dhe ma egėrsisht se kudo tjetėr luftėn e klasės nė Shkodėr, tue zhduke ajkėn intelektuale e tue kthy Shkodrėn nė modelin e qytetit ma tė pėrsekutuem e martirizuem. Ti o Lame qė derdh gjoja lot pėr monumentet e kulturės si "Piramidėn", nuk i xunė njė herė me gojė e tė kėrkosh falje pėr rrėnimin qė komunizmi i bani vlerave tė pallogaritshme monumentale tė shkodrės, e tė denoncosh ato qė deshėn me i zhdukė Shkodrės ēdo dėshmi qytetnimi. Demokratėt e sotėm shkodrane, po pėrpiqen me sa tė jetė e mundur me ia kthye ato Shkodrės pėrmes restaurimesh e rikonstruktimesh. Gjithcka landore e material mujti ai me ia vra shkodrės dhe me e kthye metropolin e ballkanit nė gėrmadhė por jo shpirtin e saj. E kishte ba gabim llogarinė komunizmi me Shkodrėn e shpirtin e shkodranėve. Shpirti asht frymė, shpirti asht i pavdekshėm, i pavrasshėm, i pashpėrftyrueshėm nė thelbin e vet koherent. Atij nuk mundet me iu ndėrpre pėrcjellja e trashigimisė nė gjenerata. Shpirti Shkodran asht krijesė rrethanash historike, gjeomjedisore e dhuntish hyjnore. Shpirti shkodran asht i mbrumė me tharmin e sharmin shekullor e mijavjeēar ndaj ai nuk mund tė zhbahej, nuk mund tė vritej. Kėtė e provoi edhe komunizmi, ma i madhi e ma i egri anmik qė pati shkodra nė historinė e saj. Komunizmi punoi me e kthy Shkodrėn nė skllaven ma tė skllavnueme tė tij. Dhe, si nė filozofinė e Antikitetit e kishte kategorike mendėsinė se skllavi gjithmonė e vetėm duhet urdhnue e torturue. Biles edhe ma keq se kaq. Sepse edhe nė skllavni kishte raste qė skllavit i jepesh e drejta me punue pėr me ble skllavninė e vet. Shkodra nuk mundej " me ble" nė komunizėm asgja prej vlerave tė saj tė traditės. Ndonėse pėr demagogji pėr traditat flitej e shkruhej shumė, pėr Shkodrėn bahej e kundėrta. Atė qė ka provue Shkodra prej komunizmit e pėrballoi vetem shpirti shkodrane, vlera ma e madhe e tij qė reflektohet nė karakterin, mendėsitė e ndjeshmėritė e tij tė shėndoshta e progresiste. Nėse flitet pėr triumf historik tė ekzistencės shqiptare Shkodra asht shembulli i rezistencės qė, ndonėse iu nėnshtrue pushtime mbas pushtimesh, ngriti e naltoi qytetnime mbas qytetnimesh tue provue vitalitet e papėrkulshmėni tė shpirtit tė saj krijues e tė qėndrueshėm.
Si thue tash o Artan Lame? A mos vallė kėto ishin " injorantėt" e dikurshėm tė Shkodrės, tė trashiguem prej akoma ma "injorantėsh" tė sotėm, tue mos besue edhe vetė ti ato qė thue, por tue krye detyrėn qė ta kanė lanė amanet tė parėt e rracės tande politike. Ne e dimė mirė se ju jeni nga ata qė nuk i ktheheni rrespektit pėr vlerat shkodrane e pėrfaqėsuesit e saj. Se tash dy dekada nuk keni shfaqė asnjė pendesė e nuk keni kėrkue falje asnjėherė pėr asnjė nga krimet e shumta qė i janė ba Shkodrės, vlerave tė saj tė cilat ia fshehėt e mohuet shqiptareve pėr gjysėm shekulli dhe tė cilave vazhdoni pėrsėri mos me i dhanė vendin qė meritojnė, tue i sjellė njė dam tė madh kulturės sonė kombėtare.
rd
.
kush mundet me na e sjell ketu cka ka than ky lame i ed rucit?
..
Krijoni Kontakt