Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 181
  1. #131
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Në kontekstin e temës dhe studimeve të Virchow, logjikisht, superioriteti apo inferioriteti i një gjeni, do të matej për nga aftësia shtetformuese, aftësia për të ndërtuar një mirëqënie ekonomike dhe sociale dhe faktorë të tjerë të kësaj sfere.
    Meqe nuk kam asnje mundesi te ta lexoj me zë, - ja dhe nje here:
    a keni mundesi tani qe pas ketij vrojtimi te sakte evidencash te na sqaroni: ne cka e bazoni konkludimin tuaj perfundimtar, apo me saktesisht - ne cilen menyre apo ne cfare menyre keto evidenca historike e vrojtime te vecuara ketu, rrijne antiparalel e ne kundershtim te ndersjelle, kur ballafaqon konceptin e shtetit shqiptar - kundrejt konceptit superioritet?
    Tash edhe nje pytje me te lehte: A je ti Uriel edhe Smth Pathetic i njejti person me dy funksione dhe dy personalitete ne te njejtin forum?! Dmth a ke hyre me nick te gabuar kur ke bere kete gjene qe behet njeriu per tja plas vajit tek humbet besimin ne ardhmerine e gjinise njerezore.

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Nuk besoj se aftësia për të pështyrë apo urinuar për së largu do të ishte në interes për fushën hulumtuese në fjalë. Qënia njerëzore bashkëvepron me qënie të tjera duke ndërtuar civilizime, për nga ku shkëlqimi dhe rënia e tyre i atribuoen elementeve të tjera përpos atyre gjenetike. Ndaj kur studjohet një grup i homo sapiens, nuk merren në konsideratë aftësitë e tyre personale por produktiviteti i një civilizimi të caktuar që mund të lëvrojë, dhe shteti është alfa dhe omega e civilizimit, në të kundërt nga bashkësia primitive. Sigurisht, i gjithë ky rast hipotetik aftësishë do merrej si i mirëqënë nëse studime të tilla do gëzonin ende mbështetje në qarqet e sotme shkencore.

    Dhe nje tjeter me te sinqerte: a eshte gjuha shqipe gjuha jote amtare? Apo kerkohet ta lexoj dhe nje here me ze kete:
    mr smth [unresolved], nuk te pyeta per gjendjen tende sociale, as per idiokonceptet tua arbitrare ne lidhje me vlerat; As pse ngaterron vlerat praktike me ato abstrake dhe pse permes atij mish-mashi sjell gjykime me te 'kthjellta' se nje boze konfuze.

    Kujte i je gjegj -se keto pyetje s'ti beri askush; Ne rast se nuk e kupton pyetjen [tende] (tani te shtruar drejt teje dhe kur as vet nuk di te gjegjesh) - perse atehere ben pyetje pa kuptim?!

    Qyshkur mireqenia ekonomike percaktoka inferioritetin apo superioritetin e nje gjeni; race; apo edhe nje individi te vetem?
    ...
    Shteti, zoteri i nderuar, eshte nocion abstrakt - Na e spjego pra: c'lidhje kane vlerat tona gjenetike me ekzistimin e abstrakcioneve te tilla, si dhe ne cka e bazon kete kushtezim?

    Ose ne cka e bazon ti bindjen klosiste te budallepsur se sa me shume qe te shash kombin shqiptar aq me superior je? [Ketu marre parasysh edhe faktin se nuk ke nga iken, me qe në >leter< sepaku, edhe ti shqiptar do jesh (dhe "ah c'fatkeqsi"). ] -A nuk eshte patetik dhe akoma me keq se paradoksal ky pozicionim' i yt?!

    Pergjegjen e sheh te gjithe ata qe kane peshtyer diellin. Ua gje' ne fytyre.

    Kjo perkthehet ne: "Ai qe peshtyn perpjete i bie ftyres" e jo ashtu si e ke perkthyer ti. Se sa larte peshurr apo urinon ti me te vertete nuk eshte problem per ne dhe komente te tilla ju lutem jo ne publik.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #132
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Në kontekstin e temës dhe studimeve të Virchow, logjikisht, superioriteti apo inferioriteti i një gjeni, do të matej për nga aftësia shtetformuese, aftësia për të ndërtuar një mirëqënie ekonomike dhe sociale dhe faktorë të tjerë të kësaj sfere. Nuk besoj se aftësia për të pështyrë apo urinuar për së largu do të ishte në interes për fushën hulumtuese në fjalë. Qënia njerëzore bashkëvepron me qënie të tjera duke ndërtuar civilizime, për nga ku shkëlqimi dhe rënia e tyre i atribuoen elementeve të tjera përpos atyre gjenetike. Ndaj kur studjohet një grup i homo sapiens, nuk merren në konsideratë aftësitë e tyre personale por produktiviteti i një civilizimi të caktuar që mund të lëvrojë, dhe shteti është alfa dhe omega e civilizimit, në të kundërt nga bashkësia primitive. Sigurisht, i gjithë ky rast hipotetik aftësishë do merrej si i mirëqënë nëse studime të tilla do gëzonin ende mbështetje në qarqet e sotme shkencore..

    Nuk dua të futem thellë dhe meqë jemi në temë: shqiptarët kanë pësuar shpesh tragjedi demografike dhe shpërngulje masive popullsishë, qysh nga koha e Perandorisë Romake, gjer në pushtimin total otoman. Dhe mos mjaftonte veç kjo, brezat gjuhësore kanë qënë aq të gërshetuar në mënyrë komplekse, saqë gjatë periudhës së mesjetës, (mos lë pa përmendur periudhën e errët ku nuk dihej kush ishte kushi) në sajë të dokumentave të pakët bashkëkohorë që na ofrohen sot, është tepër e vështirë të jenë të qarta kufijtë etnikë të popujve ballkanikë. Shpeshherë kanë lëvizur, shpeshherë disa krahina kanë mungesë totale dokumentacioni ku na lejohet të hulumtojmë edhe për prezencë aliene në ato territore. Dhe pas gjithë këtij mish mashi, fjala homogjenitet qëndron larg si dita me natën. Mos flas më tej për bullgarët, serbët, ''malazezët'' dhe pjesën tjetër.
    Keto mund t'i shkruante me konfidence te tille vetem nje pjelle e tufes qe eshte pozicionuar ne jete ne saje te forces se kopese.

    - Njeriu nuk mund te jetoje pervec se nepermjet mendjes se tij. Ai vjen ne toke i paarmatosur. Truri eshte e vetmja arme e tij. Por mendja eshte atribut i individit. Nuk ekziston nje gje e tille qe quhet mendje kolektive. Nuk ka asgje qe quhet mendim kolektiv. Nje marreveshje e arritur nga nje grup njerezish eshte vetem nje kompromis os enje mesatare e mendimve individuale. E ka pasoja dytesore. Akti primar – procesi i logjikes – duhet kryhet nga cdo njeri me vete. Ne mund te ndajme gjellen mes shume njerezve. Por nuk mund te tresim ne nje stomak kolektiv. Asnje njeri nuk mund te perdore mushkerite e tij qe te marre fryme nje tjeter. Te gjitha funsksionet e shpirtit dhe trupit jane private. Ato nuk mund te ndahen ose te transferohen.

    Ne trashegojme produktet e mendimit te njerezve te tjere. Ne trashegojme rroten. E bejme nje karroce. Karroca behet makine. Makina behet aeroplan. Por permes gjithe ketij procesi ajo cka marrim nga te tjeret eshte vetem rezultati i fundem i mendimit te tyre. Forca levizese eshte aftesia krijuese, e cila e merr kete mendim si material, e perpunon dhe krijon hapin tjeter. Kjo cilesi krijuese nuk mund te jepet ose te merret. Ajo i takon te vecantit, individit. Ajo qe KRIJON eshte prone e krijuesit. Njerezit mesojne nga njeri tjetri. Po gjithe mesimi eshte vetem kembim materiali. Asnje njeri nuk mund t’i jape tjetrit aftesine per te menduar. E pikerisht ajo aftesi eshte mjeti yne i jeteses.

    Asgje nuk i eshte dhene njeriut ne bote. Cdo qe qe i nevojitet duhet prodhuar. Dhe ketu njeriu perballohet me alternativen baze: ai mund te jetoje vetem ne njeren nga keto dy menyra- nga puna e pavarur e mendjes se tij, ose si nje parazit i ushqyer nga mendjet e te tjereve.

    Krijuesi origjinon. Paraziti huazon. Krijuesi e perballon natyren vete. Paraziti permes ndermjetesueve."

    FINIS-
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 26-09-2011 më 21:31

  3. #133
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin

    mr smth [unresolved], nuk te pyeta per gjendjen tende sociale, as per idiokonceptet tua arbitrare ne lidhje me vlerat; As pse ngaterron vlerat praktike me ato abstrake dhe pse permes atij mish-mashi sjell gjykime me te 'kthjellta' se nje boze konfuze.

    Mr. Baptist i kafsheve shtepiake .
    Me bere fillimisht nje pyetje goxha te gjate duke perfshire therrmia konspirative te cilat une i lash menjane sepse nuk me interesojne shume konspiracite . Jane kafshata te cilat ushqejne vetem njerezit te cilet ndihen te pavlefshem ne kete bote. Duke lene menjane kotesite e pyetjes , vendosa ti pergjigjem vetem pjeses ''pse me intereson inferioriteti i shqiptareve'' .
    Nuk di sesi ti ngjyej keto shkronjat qe ti ta kuptosh me mire kete gje .




    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Kujte i je gjegj -se keto pyetje s'ti beri askush; Ne rast se nuk e kupton pyetjen [tende] (tani te shtruar drejt teje dhe kur as vet nuk di te gjegjesh)
    Une pyetjes se copezuar iu pergjigja.
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    - perse atehere ben pyetje pa kuptim?
    Nuk bera asnje pyetje tek ai postim

    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Qyshkur mireqenia ekonomike percaktoka inferioritetin apo superioritetin e nje gjeni; race; apo edhe nje individi te vetem?
    Une jam kundra ketij koncepti e ti akoma i bie fyellit ne te njejtin vrime?
    Kur thashe qe gjendja ekonomike e ben genin inferior?
    Di te lexosh shqip ti apo jo?
    ''Kultura jone fukaralleke.....'' nuk nenkupton gjendjen ekonomike , kapish?
    ...
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Shteti, zoteri i nderuar, eshte nocion abstrakt - Na e spjego pra: c'lidhje kane vlerat tona gjenetike me ekzistimin e abstrakcioneve te tilla, si dhe ne cka e bazon kete kushtezim?
    ''Vlerat'' tona gjenetike? lol
    Kokesheshtesia??!!
    Nuk kane lidhje aspak e as nuk u perpoqa ti lidhja sadopak ,sepse sic e thashe edhe me lart ,une nuk besoj ne inferioritet ''race'' .
    Shteti dhe kultura e nje populli ndihmon qe njeriu te eci para e te formoje vlera morale e humane , nocione abstrakte sikurse edhe shteti si fjale.
    E kap dot tani linjen e mendimeve apo me duhet se s'ben ti ngjyros shkronjat?

    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Ose ne cka e bazon ti bindjen klosiste te budallepsur se sa me shume qe te shash kombin shqiptar aq me superior je? [Ketu marre parasysh edhe faktin se nuk ke nga iken, me qe në >leter< sepaku, edhe ti shqiptar do jesh (dhe "ah c'fatkeqsi"). ] -A nuk eshte patetik dhe akoma me keq se paradoksal ky pozicionim' i yt?!
    ''Kombin'' shqiptar?
    Cfare nocioni eshte ky baptist kafshesh?
    Ku e pe superioritetin tim ti mr?
    Mo duket se jeni ju qe po pretendoni superioritet ketu e une jam ai qe po ju them se jeni duke enderruar apo jam gabim?
    Eshte shume e lehte te shohesh shkrimet e mia se kur une dale kundra ketij ''kombit'' shqiptar...vetem atehere kur pretendime skandaloze te tipeve te tilla dalin ne pah. Arsyeja eshte e thjeshte. Fodulleku i tepert te le ne balte , e momentalisht ti je i zhytyr ne lluce.


    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Pergjegjen e sheh te gjithe ata qe kane peshtyer diellin. Ua gje' ne fytyre.
    Mr. baptist kafshesh. Dil nga lluca.

  4. #134
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Per bese ti meriton reputacion se me cyte te lexoj nje post te tille duke kujtuar se do kishte dale diku ndonje mendim ne nje faqe te tere. Por me qe reputacionin e kam parim te mos e shkoj dem, po te kompesoj duke mos t'u pergjigjur.

    Mr. baptist kafshesh- thote.
    Qenie e ronitur, 'ofeza' jote vetem shkakton te qeshura.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 26-09-2011 më 22:41

  5. #135
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Mr. Baptist i kafsheve shtepiake .
    Me bere fillimisht nje pyetje goxha te gjate duke perfshire therrmia konspirative te cilat une i lash menjane sepse nuk me interesojne shume konspiracite . Jane kafshata te cilat ushqejne vetem njerezit te cilet ndihen te pavlefshem ne kete bote. Duke lene menjane kotesite e pyetjes , vendosa ti pergjigjem vetem pjeses ''pse me intereson inferioriteti i shqiptareve'' .
    Nuk di sesi ti ngjyej keto shkronjat qe ti ta kuptosh me mire kete gje .
    Sa mire imitoka procesin e te menduarit!
    Ne fakt te bera pyetje shume te shkurter.
    Ende nuk je pergjegjur..., ja se ta sjell edhe nje here:
    eshte poaq interesante te dijme arsyen tende:
    - perse te intereson kaq fort "inferioriteti i shqiptareve" ndaj racave tjera, e sidomos atyre jevgo-sllave, i bazuar ekskluzivisht ne makinerine propagandistike te politikave serbomedha?
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Une pyetjes se copezuar iu pergjigja.

    Nuk bera asnje pyetje tek ai postim
    nuk ke nevoje te na e deshmosh.
    e kuptojme qe je copezuar.

    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Une jam kundra ketij koncepti e ti akoma i bie fyellit ne te njejtin vrime?
    Ti mund t'jesh edhe kundra gravitetit, bukuroshi. Po, fjala eshte: "a di ta argumentosh?"; se te flasesh si papagall a LP klosiste, nuk na zbulon gje - e aq me pak se i deshmon kujte per gjenin tend superior duke, gjoja, perqesh', e gjoja duke sha' gjenin shqiptar.

    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Kur thashe qe gjendja ekonomike e ben genin inferior?
    Di te lexosh shqip ti apo jo?
    ''Kultura jone fukaralleke.....'' nuk nenkupton gjendjen ekonomike , kapish?
    I the te dyjat retard, tash mos me shty te t'recitoj;
    dhe kjo qe 'açikove' ketu, nuk te sherben aspak per 'me te mire', por per tri shkalle 'me te keq' se q'synon te behesh.
    Tash edhe kulturen po na e shane -sikur paske qene ti nga ata qe kane njohuri per kulturern shqiptare. Ha ha ha

    ''Vlerat'' tona gjenetike? lol
    Kokesheshtesia??!!
    (jo po kokbythsia bizantine na qenka virtyt, mik mik)
    Nuk kane lidhje aspak e as nuk u perpoqa ti lidhja sadopak ,sepse sic e thashe edhe me lart ,une nuk besoj ne inferioritet ''race'' .
    Shteti dhe kultura e nje populli ndihmon qe njeriu te eci para e te formoje vlera morale e humane , nocione abstrakte sikurse edhe shteti si fjale.
    E kap dot tani linjen e mendimeve apo me duhet se s'ben ti ngjyros shkronjat?
    Po, po, une e kuptoj se ti akoma s'ke mesuar as ato qe ne te tjeret vecme kemi filluar t'i harrojme.

    Si the! Shteti e beka njerine?
    Bjeri mor daulles
    Sipas teje homosapiensin e paskan vizituar UFO-t -ua kane bere qytetet, i kane ftuar ne te gatshem dhe ia kane mbathur fill. Keta pastaj duke qene ne shtet qytet dhe duke iu nenshtruar asaj kulture te lene, filluan te bejne vlera! Muret e shtetit i kane drejtuar e orientuar qe te behen 'superior'!?
    Per bese ti je gallata e forumit, si nuk e paskam dit' te hy me heret ne bisede me ty.

    Te me falesh por - ishte njeriu ai qe i krijoi qytetet; ishte njeriu ai qe beri kulturen; ishte njeriu ai qe thuri moralin( sipas masave e kerkesave te gjenit te tij specifik);
    Ishte njeriu ai qe zbuloi masen e drejtesise dhe thuri ligjet qe atij i vijne tamam per gjenin e tij, moralin e tij, lirine e tij, civilizimin e tij dhe dinjitetin e tij.

    Nuk ishte e kunderta. -Dashke ti shteti te te motivoje; shteti te te edukoje; shteti te te civilizoje ty???

    Nese te interesojne mendimet atehere:
    Nuk e di ne ka gjen me inferior pra se ato krijesa qe ulurojne opinione gjate kohes qe bejne sikur logjikojne.

    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    ''Kombin'' shqiptar?
    Cfare nocioni eshte ky baptist kafshesh?
    Ku e pe superioritetin tim ti mr?
    Mër?! Mua me thua mer, ti?
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Wow .
    Paranoia e superioreve ndaj cukitjeve te sqepave inferiore?
    Hmmmm hard to believe thats the case , but u can keep dreaming about your reality .lol
    lol je mire me shendet ti?
    Cili krimb inferior me kompleks superioriteti do ta bente nje 'plasaritje' te tille tjeter, perpos atij qe jeton ne boten e tij imagjinare te cilen e konsideron Realitet?

    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Mo duket se jeni ju qe po pretendoni superioritet ketu e une jam ai qe po ju them se jeni duke enderruar apo jam gabim?
    Ne kete fshatin tone inferior te gjithe e kuptojne se ai qe i konteston tjetrit 'superioritetin' pretendon se eshte vet superior.

    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Eshte shume e lehte te shohesh shkrimet e mia se kur une dale kundra ketij ''kombit'' shqiptar...vetem atehere kur pretendime skandaloze te tipeve te tilla dalin ne pah. Arsyeja eshte e thjeshte. Fodulleku i tepert te le ne balte , e momentalisht ti je i zhytyr ne lluce.
    Mr. baptist kafshesh. Dil nga lluca.
    Prit sa te ta gjej vendin ne kope i here.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #136
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Meqe nuk kam asnje mundesi te ta lexoj me zë, - ja dhe nje here:

    Tash edhe nje pytje me te lehte: A je ti Uriel edhe Smth Pathetic i njejti person me dy funksione dhe dy personalitete ne te njejtin forum?! Dmth a ke hyre me nick te gabuar kur ke bere kete gjene qe behet njeriu per tja plas vajit tek humbet besimin ne ardhmerine e gjinise njerezore.



    Dhe nje tjeter me te sinqerte: a eshte gjuha shqipe gjuha jote amtare? Apo kerkohet ta lexoj dhe nje here me ze kete:


    Kjo perkthehet ne: "Ai qe peshtyn perpjete i bie ftyres" e jo ashtu si e ke perkthyer ti. Se sa larte peshurr apo urinon ti me te vertete nuk eshte problem per ne dhe komente te tilla ju lutem jo ne publik.
    Rasti siç të thashë ishte hipotetik/imagjinar/joreal, nëse do ishte e vërtetë që supremacia do të ekzistonte tek grupet e popullatave dhe do dallohej në saj të tipareve fizionomike. Dhe nëse vazhdohet ti mëshohet këtyre teorive, janë pikërisht nocione abstrakte si shteti, kombi, mirëqënia ekonomike e një bashkësie njerëzish që jetojnë sëbashku në saj të disa normave që ndryshojnë nga njëra shoqëri në tjetrën që do shërbejnë si etalon matës për këtë ''supremaci'' të pretenduar në kuadër të ndërtimit të civilizimeve. Dhe bota ka parë të ngrihen dhe të bien shumë të tilla, por kjo nuk ka ndodhur për arsye gjenetike. Edhe personaliteti tek vetë qënia njerëzore në thelb, lëvrohet dhe brumoset nga ambjenti rrethues dhe nuk ka të bëj me gjenetikën, siç nuk ka të bëj kultura e një X apo Y civilizimi. Nga nocioni abstrakt shtet, lindi dhe nocioni tjetër më abstrak ''komb'' sepse nga qielli nuk ra, ku ishte dhe kazani ku u gërshetuan elemente të kulturave të ndryshme, zakoneve dhe traditave. Dhe, nëse lëmë jashtë peshores këto ''njësi'' matëse ''abstrakte'', çfarë na mbetet për të mbajtur në jetë absurditete të tilla suprematike tek ''racat'' njerëzore? Kush mban më shumë frymën apo kërcen për së larti? Si e tillë ishte dhe aftësia për të urinuar për së largu. Por, i gjithë ky proçes do merrej parasysh nga shknecëtarët e sotëm, veç nëse do ekzistonte supremacia - dhe nqs po, këto kritere logjikisht do përdoreshin për ta matur nga një popull në tjetër. Për fatin e keq, kemi të bëjmë me hipoteza që kurrë nuk u vërtetuan shkencërisht, dhe sot ushqejnë veç iluzione boshe. Ndaj i nderuar, uroj të ma kuptosh gjuhën dhe mos më lodhësh me gjykime kontestuese pa fund, siç ndodh rëndomt.

    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Keto mund t'i shkruante me konfidence te tille vetem nje pjelle e tufes qe eshte pozicionuar ne jete ne saje te forces se kopese.

    - Njeriu nuk mund te jetoje pervec se nepermjet mendjes se tij. Ai vjen ne toke i paarmatosur. Truri eshte e vetmja arme e tij. Por mendja eshte atribut i individit. Nuk ekziston nje gje e tille qe quhet mendje kolektive. Nuk ka asgje qe quhet mendim kolektiv. Nje marreveshje e arritur nga nje grup njerezish eshte vetem nje kompromis os enje mesatare e mendimve individuale. E ka pasoja dytesore. Akti primar – procesi i logjikes – duhet kryhet nga cdo njeri me vete. Ne mund te ndajme gjellen mes shume njerezve. Por nuk mund te tresim ne nje stomak kolektiv. Asnje njeri nuk mund te perdore mushkerite e tij qe te marre fryme nje tjeter. Te gjitha funsksionet e shpirtit dhe trupit jane private. Ato nuk mund te ndahen ose te transferohen.

    Ne trashegojme produktet e mendimit te njerezve te tjere. Ne trashegojme rroten. E bejme nje karroce. Karroca behet makine. Makina behet aeroplan. Por permes gjithe ketij procesi ajo cka marrim nga te tjeret eshte vetem rezultati i fundem i mendimit te tyre. Forca levizese eshte aftesia krijuese, e cila e merr kete mendim si material, e perpunon dhe krijon hapin tjeter. Kjo cilesi krijuese nuk mund te jepet ose te merret. Ajo i takon te vecantit, individit. Ajo qe KRIJON eshte prone e krijuesit. Njerezit mesojne nga njeri tjetri. Po gjithe mesimi eshte vetem kembim materiali. Asnje njeri nuk mund t’i jape tjetrit aftesine per te menduar. E pikerisht ajo aftesi eshte mjeti yne i jeteses.

    Asgje nuk i eshte dhene njeriut ne bote. Cdo qe qe i nevojitet duhet prodhuar. Dhe ketu njeriu perballohet me alternativen baze: ai mund te jetoje vetem ne njeren nga keto dy menyra- nga puna e pavarur e mendjes se tij, ose si nje parazit i ushqyer nga mendjet e te tjereve.

    Krijuesi origjinon. Paraziti huazon. Krijuesi e perballon natyren vete. Paraziti permes ndermjetesueve."

    FINIS-
    Do të rikujtoja që po diskutonin për tjetër gjë, që kishte korniza specifike, dhe jo për filozofi. Unë e respektoj gjykimin tënd personal filozofik, dhe nuk kam çti ç'replikoj, pasi do personalizoja diskutimin, në kuadër të inkuadrimit në të të botëkuptimeve individuale, dhe kjo nuk i shërben anës argumentative dhe vetë temës.

    Dhe, zotërinj, nuk është e vështirë të respektohet mendimi ndryshe dhe të diskutohet brënda normave të etikës? Apo jo? Nuk ekziston ndonjë konspiracion apo grup armiqësor në forum, për të nëpërkëmbur vlerat kombëtare, ndaj kursejani vetes rolin e shpëtimtarit virtual. Ajo që duket si ujk, është në fakt veç mendimi kritik, që të gjithë duhet ta pranojnë dhe ta respektojnë duke iu përmbajtur kulturës së debatit. Ju flm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 27-09-2011 më 02:30
    relata refero

  7. #137
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    mesa shihet gjithe kjo teme eshte ndertuar mbi fallacies, por vecanerishtt une ve re 2, ka dhe te tjera, por po i le.

    ARGUMENTUM AD VERECUNDIAM

    1- qe X eshte i vertete e thote dhe Rudolf Virchow.... megjitheqe keta omniscient-et e forumit X(southeast of europe) te rudolfit i rrasin nje tjeter fallacy(X=europe)...dhe nuk quhet fare argumentum ad verecundiam, perderisa antaret e forumit qe pohojne X=europe, as nuk jane autoritet=rudolf, jane askushi qe shkruajne neper forume.

    2- pra X eshte i vertete.

    dhe

    ARGUMENTUM AD IGNORANTIAM

    1-askush s'ka provuar qe X eshte fals

    2- pra X eshte i vertete


    vertet s'merret vesh se ku konsiston superioriteti i kafkave tona ne te gjithe europen juglindore,(une thashe dhe qe te nderrohet titulli i temes, por ne e marrim me force vendin e pare ne europe).... kemi vetem nje pohim nga rodolfoja dhe meqe e ka thene rodolfoja kjo duhet te jete e vertete...ne menyre qe me pas ta kthejme ne

    ARGUMENTUM AD POPULUM

    1- te gjithe e dine qe X eshte i vertete

    2-pra X eshte i vertete.

    dhe me ne fund te gjithe shqiptaret jetojme te lumtur ne maskarallekun, mjerimin dhe varferine tone.

    dmth fallacy te tipit kafkat me superiore, mua me kujtojne fallacies te enver hoxhes, tip "fanar ndricues ne bote", " ne goje te ujkut hedhim valle" etc etc

    enver hoxha kishte aftesine ti bente te gjitha fallacies, argumentum ad populum, fatkeqesisht ju nuk e keni.

    per fat te keq se ka aftesine as salia i berishes, qe thote, shqiperia eshte ekonomia e dyte me e fuqishme e europes pas gjermanise shqiperia perla e turizmit boteror etc( ka budalliqe sa te dush me kete tragjikomik)
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-09-2011 më 04:35

  8. #138
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    pra ajo qe dua te them une, nuk kane rendesi hic kafkat(nuk ka kafka superiore apo inferiore, maksimumi ka kafka te bukura apo te shemtuara, dhe kjo bile eshte relative, nje hunde e bukur europiane kinezeve ju duket e shemtuar dhe e madhe), rendesi ka truri qe gjendet brenda ketyre kafkave....qe per fat te keq(s'dua te bie as une ne ndonje fallacy) imagjinoj qe cave ketu duhet ta kene pa rrudha.

    vazhdoni sofizmat sepse tema behet akoma me funny. pa kaluar ne delirium madheshtie(sepse ne disa raste e kam vene re kete, krahasimi i gjenialitetit te antareve te caktuar me gjenialitetin e Einstein, ca nuk lexon ketu ! une zakonisht qesh kur lexoj te tilla budallalleqe , por me vjen dhe keq per personin qe i shkruan, deliriumi i madheshtise eshte semundje e rende mendore...ka plot te cmendur qe besojne qe jane jezu krishti).

    pyetja qe kam une eshte kjo, (cik shaka)

    kush eshte me i semure?

    1- selimi qe beson se eshte dora vet jezu krishti

    2-selaudini qe beson se selimi eshte jezu krishti
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-09-2011 më 05:06

  9. #139
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Rasti siç të thashë ishte hipotetik/imagjinar/joreal, nëse do ishte e vërtetë që supremacia do të ekzistonte tek grupet e popullatave dhe do dallohej në saj të tipareve fizionomike. Dhe nëse vazhdohet ti mëshohet këtyre teorive, janë pikërisht nocione abstrakte si shteti, kombi, mirëqënia ekonomike e një bashkësie njerëzish që jetojnë sëbashku në saj të disa normave që ndryshojnë nga njëra shoqëri në tjetrën që do shërbejnë si etalon matës për këtë ''supremaci'' të pretenduar në kuadër të ndërtimit të civilizimeve. Dhe bota ka parë të ngrihen dhe të bien shumë të tilla, por kjo nuk ka ndodhur për arsye gjenetike. Edhe personaliteti tek vetë qënia njerëzore në thelb, lëvrohet dhe brumoset nga ambjenti rrethues dhe nuk ka të bëj me gjenetikën, siç nuk ka të bëj kultura e një X apo Y civilizimi. Nga nocioni abstrakt shtet, lindi dhe nocioni tjetër më abstrak ''komb'' sepse nga qielli nuk ra, ku ishte dhe kazani ku u gërshetuan elemente të kulturave të ndryshme, zakoneve dhe traditave. Dhe, nëse lëmë jashtë peshores këto ''njësi'' matëse ''abstrakte'', çfarë na mbetet për të mbajtur në jetë absurditete të tilla suprematike tek ''racat'' njerëzore? Kush mban më shumë frymën apo kërcen për së larti? Si e tillë ishte dhe aftësia për të urinuar për së largu. Por, i gjithë ky proçes do merrej parasysh nga shknecëtarët e sotëm, veç nëse do ekzistonte supremacia - dhe nqs po, këto kritere logjikisht do përdoreshin për ta matur nga një popull në tjetër. Për fatin e keq, kemi të bëjmë me hipoteza që kurrë nuk u vërtetuan shkencërisht, dhe sot ushqejnë veç iluzione boshe. Ndaj i nderuar, uroj të ma kuptosh gjuhën dhe mos më lodhësh me gjykime kontestuese pa fund, siç ndodh rëndomt.

    Do të rikujtoja që po diskutonin për tjetër gjë, që kishte korniza specifike, dhe jo për filozofi. Unë e respektoj gjykimin tënd personal filozofik, dhe nuk kam çti ç'replikoj, pasi do personalizoja diskutimin, në kuadër të inkuadrimit në të të botëkuptimeve individuale, dhe kjo nuk i shërben anës argumentative dhe vetë temës.

    Dhe, zotërinj, nuk është e vështirë të respektohet mendimi ndryshe dhe të diskutohet brënda normave të etikës? Apo jo? Nuk ekziston ndonjë konspiracion apo grup armiqësor në forum, për të nëpërkëmbur vlerat kombëtare, ndaj kursejani vetes rolin e shpëtimtarit virtual. Ajo që duket si ujk, është në fakt veç mendimi kritik, që të gjithë duhet ta pranojnë dhe ta respektojnë duke iu përmbajtur kulturës së debatit. Ju flm.
    Si e shpjegon qeverisjen me Kanun dhe Pleqni perkunder asaj me Perandori Autarkike? Lirine e qytetarit dhe gruas ne Sparte perkunder rajase ne Babiloni e Kine?

    Njeresit e perkatesive te tjera kane mesuar ne formen me te veshtire qe "When at Rome do as Romans do" qe do te thote se po nuk kooperuan kane ligjin pas. Ne fakt qe te tera definicionet ruajen kulturen e tyre, menyren e tyre te logjikes, te punes, te vlerave e ne disa rasete edhe gjuhen, te pacenuara.

    Filozofia nuk eshte teori njerezish te ceket qe nuk kishin ndonje gje me te mire per te bere. Filozofia eshte linearizimi i sistemeve te vlerave per te gjetur modelin ose se paku parametrat e operimit social dhe njerezor. Filozofet me te degjuar kane qene me se pari shkencetare.

  10. #140
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Do të thoja përsa i takon mentalitetit të shqiptarëve, që i ka munguar kurdoherë nevoja për tu zgjeruar drejt një komuniteti më të gjërë, nga ku vështirësohej shtrirja e komunikimit tek populli në tërësi. Jetesa në këtë mënyrë çoi dhe në vonesën e ndërtimit të shtetit, siç qe e vonë dhe e çalë edhe Rilindja Kombëtare, ndryshe nga ata popuj që adaptuan formën ''Si fueris Romae, romano vivito more'' edhe nëse ishte e nevojshme forma e perandorisë autarkike. Një civilizim duhet të jetë i hapur drejt zhvillimit, huazimit të ndërsjelltë, dhe jo të mbylljes izolacioniste në vetvete - madje këtë formë e ndoqi edhe regjimi komunist me Shqipërisë si shkëmb graniti në Adriatik. Kjo formulë zhvillimi është vërtetuar më së miri dhe nga historia e njerëzimit, ku versioni tjetër qëndron në antagonizëm të plotë si modeli ''edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë''. Gjithsesi, i tërë ky zgjerim diskutimi del jashtë kornizave të supremacisë së gjenit. Respektimi ose i jo i gruas, vjen si pasojë e brumosjes së një kulture të caktuar nga kushte dhe rrethana të caktuara historike, dhe jo nga cilësia apo defekti i gjeneve. Mentaliteti trashëgohet në formë kujtese nga kultura, dhe deri më sot nuk ka dalë ndonjë studim që të vërtetojë nëse kultura trashëgohet gjenetikisht. Deri sa nuk ka dalur në dritë në shek XIX, nuk gëzon ndonjë shpresë.

    Filozofia është me të vërtetë për një kastë të caktuar njerëzish, por jo e aplikueshme në diskutime që i kanë të përcaktuara më së miri konturet e tematikës. Nëse unë do thoja që për mëngjes më hahet reçel rrushi, se reçeli është i ëmbël dhe i shëndetshëm, mund të përmbajë fruktozë dhe lëndë të tjera të shëndetshme - nuk mund të ngrihet një kundërargument se unë nuk veproj mirë që e konsumoj. Kjo është shije personale, dhe mbi to nuk mund të debatohet pa e shndërruar diskutimin në personal, dhe si i tillë pozicionohet edhe mënyra individuale perceptuese filozofike në këtë diskutim.

    p.s Replikat personale jashtë teme -> deletus
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 27-09-2011 më 07:00
    relata refero

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •