Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 111
  1. #101
    Demaskimi i Thaçit
    Albin Kurti

    Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e ’90-ta dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Qeveria e Kosovës po u bën thirrje KFOR-it e EULEX-it që të intervenojnë.

    Mirëpo, këta janë organizma neutralë karshi statusit që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Me këtë mënyrë, Kosovës nuk do t’i shtohet sovraniteti ose integriteti territorial, por dialogut me Serbinë do t’i shtohen temat e reja dhe kompromiset përkatëse.

    Në vitet e ’90-ta, ndonëse ishte i pamjaftueshëm, ndërkombëtarizimi ishte i nevojshëm dhe i dobishëm: e bënte Kosovën një çështje duke e nxjerrë atë politikisht nga sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë. Sot, kur vetë Kosova duhet të bëhet sovrane dhe me integritet territorial, kombëtarizimi, dhe jo më ndërkombëtarizimi, paraqet qasjen e duhur.

    Kryeministri Thaçi po thotë që e ka demaskuar Serbinë. Shqiptarët e kanë njohur mirë Serbinë dhe s’ke pasur se çfarë iu demaskon atyre. Thaçi me siguri po mendon që e ka demaskuar Serbinë para ndërkombëtarëve.

    Ama, edhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë bëhet fjalë për maskën e Serbisë që vetë Thaçi ia pati vënë asaj përmes bisedimeve me të. Duke iu falënderuar buzëqeshjeve dhe shtrëngimit të duarve midis Editës e Borkos në Bruksel, Serbia po dukej ashtu siç nuk është.

    E, megjithatë, mbase Thaçi mendon se po e demaskon Serbinë edhe para shqiptarëve: po iu tregon atyre se sa të fuqishme janë strukturat e Serbisë në veri, prandaj ata nuk do të duhej të befasoheshin kur të nisin negociatat për autonominë e veriut (sic.).

    Ndoshta Thaçi beson që shqiptarët kanë harruar disi se sa e fuqishme është Serbia, andaj ky duhet t’ua përkujtojë atyre këtë gjë para se të lëshojë pe në Bruksel. Kësisoj, demaskimi qeveritar i Serbisë para shqiptarëve të Kosovës nuk është demaskim i saj si shtet armiqësor e kriminal, por si shtet i fuqishëm.

    Në veri të Kosovës po krijohet gjendje e faktit të kryer. As në kohën e Milosheviqit strukturat e Serbisë në veri nuk kanë qenë kaq të mobilizuara e serbët nuk kanë qenë kaq homogjenë. Gjestet me helikopter të kryeministrit Thaçi e thelluan ndarjen e veriut si asnjëherë tjetër. Hapat taktikë qeveritarë të Thaçit tash po vihen në shërbim të planit strategjik shtetëror të Serbisë.

    Strukturat ilegale dhe armiqësore të Serbisë në veri e kanë shtuar dukshëm praninë dhe kontrollin atje. Ato kanë bllokuar çdo rrugë të mundshme në pjesën veriore duke na kthyer 20 vjet prapa (thua se ndodhemi në kohën e shkatërrimit të shtetit të Jugosllavisë dhe jo në atë të ndërtimit të shtetit të Kosovës).

    Qeveria e Kosovës është fiksuar me dy pikat kufitare veriore. Ajo po e shpërfill jetën e pasigurt e në ankth të 4.000 shqiptarëve në veri dhe faktin se në veri të lumit Ibër ndodhet 1/5 e territorit të Kosovës. Pikat 1 dhe 31 janë krejt çfarë sheh e dëshiron të shohë në veri Qeveria e Kosovës. Televizionet dhe gazetat qeveritare e ushtrojnë hegjemoninë e kësaj pikëpamjeje të ngushtë.

    Kryeministri Thaçi po orvatet që shteti i Kosovës ta humbasë veriun, ndërsa Qeveria e tij të mos e humbasë pushtetin. E gjithë sfida qeveritare konsiston në këtë pikë. Pra, në fakt, është veçse një pikë, jo dy sosh, që përbëjnë preokupimin e kryeministrrit Thaçi. Si të shkarkohen nga barra që quhet veri i Kosovës dhe, përkundër kësaj, të mos e humbasin pushtetin. Si ta rrudhin shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht ta ruajnë pushtetin mbi Kosovën. Kjo është çështja, e vetmja çështje për këtë qeveri.

    Pikërisht për këtë arsye, Thaçi nuk i ka problem strukturat e Serbisë në veri të Kosovës, por opozitën politike në Prishtinë. Ai nuk e ka hall që strukturat e Serbisë do t’ia marrin një copë shtetit të Kosovës. Ai shqetësohet vetëm nëse dikush do të mund t’ia marrë pushtetin atij.

    Prioriteti i kryeministrit kosovar për pushtet në llogari të shtetit të Kosovës, e bën Thaçin aleat me strukturat ilegale dhe armiqësore të Serbisë. Sepse, ato struktura e duan një kryeministër kosovar që nuk i lufton ato por fiksohet vetëm te pikat veriore kufitare.

    Në anën tjetër, kryeministrin Thaçi nuk e brengosin strukturat e Serbisë përderisa dihet që ato nuk duan t’ia marrin pushtetin këtij në Prishtinë.

    Veriu i Kosovës nuk është barrë për Kosovën ashtu siç e konsideron atë Qeveria e Kosovës. Përkundrazi, veriu i Kosovës është vendbanim për popullin dhe pasuri e Kosovës. Kjo Qeveri e Kosovës është barrë për Kosovën.

    (Autori është kolumnist i rregullt i gazetës ”Zëri”)


    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...kimi-i-thacit/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ti e ke bere praktike qe te me kapesh si muti pas kepuces!

    Ma sjell ne cilin postim kam gjeneralizu apo kam fol per 2 milion njerez sic po mundoheni me e paraqite. Lexo postimin edhe nje here dhe e ke te skjaruar mire se per cilen kategori kam shkru une!

    Per titullin e kam dhene mendimin qysh ne postimin e pare. PALLAVRA TE SHKIJEVE! Kaq
    coftine, nashta je msu me ta bo rrafsh n'shpi, po kur shkrun ne ni forum te hapte mos prit se ta bojne rrafsh.

    prite ti qe Shkite me kercnu me lufte e me ju qu juve Rugovistave edhe niher me jau mar n'goje Shkive. fjala osht per qata Shkije si me qisi "pallavra" ja kan nis e sot shum Shqiptarve as vorret pej tyne nuk ju dihen. edhe ksaj ti i thu nderkombtarizim dhe ma qun arritje.

    po ju Rugovistat me "lufte paqsore" silleshit e silleni sikur me kon numri i Shqiptarve permi ni miliard si popullata e Indise. po n'lufte vet jau mershi n'goje Shkive e nuk ju delshi durthate perball kallashave t'tyne. e kini pas pi popullin me marrina te juve. kushdo nuk ju bindke marrinave t'juve dhe e mbrojke shtepine e vet me arme, ju e diskreditojshi para Bote e u munojshi me e paraqit si terrorist. me Shkije nuk u mershi pervec se kur kerkojshi me ju mbrojtje Shkijet pej "terroristave".

    per cilen kategori t'mergimtarve ke shkru ti?

    a ke shkru per ata qe ju ka faru pothuajse krejt familja tuj luftu e mas lufte nuk kan pas asni perkrahje institucionale e ju osht dashte me dal jashte per kafshate te gojse? a ke shkru per ata qe jon pasardhse te patriotave ma t'mdhaj qe i ngjeh Shqiptaria, e qe bashkluftetarte e t'parve t'tyne i kan largu jashte, ku kane mbiemra tjere, mos me e cfaros llojin e tyne shpijunat e Shkive e Shkijet?

    ku me e dit per kon shkrove ti?

    kush je ti me bo kategorizime? tekefunit, cka n'te s'ames pret prej mergimtarve kur coftinat si ti as me i regjistru nuk i regjistrut, po i bete te huj?

    coftinave si ti u thom mos pritni pej mergimtarve, po gjuni me tendera Shkijet kur t'sulmojne.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    po i vete prap mendja serbise per ndonje shkundje prej pelevrekesh ?!
    Gati jemi 'ne' Amerikant .

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    sesht e vertet se serbia ska avion ushtarak ka shum edhe ushtri ka se aka mundesi te filloj ndonje luft me kosove ket nuk mund ta besoj por aka potencial per destabilizim te brendshem te kosoves ka shujm ka mundesi ket dhe esht duke e ber gjdo dit ajo ka njerz te tij ne kosove te armatosur mir
    aq mir te armatosur sa qeveria e kosoves spo ka guzimin qe nje barigad ta largon aty afer ures se ibrit paramendone at barigad nuk ka guzim kjpo tregon se jan shum te organizuar dhe tr armtosur serbet

  5. #105

    Lightbulb Shqiptarët në krye të listës së “armiqve të serbëve”

    Shqiptarët në krye të listës së “armiqve të serbëve”
    11:46 / 23.09.2011
    Tweet

    Nuk është i vogël numri i të rinjve në Serbisë që shpreh qëndrime shoviniste, nacionaliste dhe homofobike. Sipas një hulumtimi të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, nxënësit e shkollave të mesme të shumtën shprehin qëndrime konservatore, janë shovinistë dhe shumë homofobikë.
    Autorja e hulumtimit Maria Radoman ka thënë për DW, në gjuhën serbe, se rezultatet e tilla nuk duhet askënd ta habisin, bën të ditur QIK-u.

    Po ashtu thuhet se nxënësit e shkollave të mesme në Serbi shprehin qëndrime goxha stereotipe. Ato kryesisht janë tradicionale dhe konservatore...

    Qëndrime shoviniste ndaj romëve kanë shprehur rreth 70 për qind e nxënësve të anketuar. Në krye të listës së “armiqve të serbëve” janë shqiptarët.

    Janë anketuar nxënës në Beograd, Novi Sad, Nish, Zrenjanin, Novi Pazar dhe Krushevevc. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/?id=2&a=17217
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #106
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Te pakten tani e dime kush kryeson listen e gjate te armiqve

    Dhe qe ta dine mire ata, as ne nuk i duam !
    Cdo gje eshte relative...

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Sizifi
    Anëtarësuar
    19-09-2011
    Vendndodhja
    Në botën e Hadit !
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Shqiptarët në krye të listës së “armiqve të serbëve”
    11:46 / 23.09.2011
    Tweet

    Nuk është i vogël numri i të rinjve në Serbisë që shpreh qëndrime shoviniste, nacionaliste dhe homofobike. Sipas një hulumtimi të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, nxënësit e shkollave të mesme të shumtën shprehin qëndrime konservatore, janë shovinistë dhe shumë homofobikë.
    Autorja e hulumtimit Maria Radoman ka thënë për DW, në gjuhën serbe, se rezultatet e tilla nuk duhet askënd ta habisin, bën të ditur QIK-u.

    Po ashtu thuhet se nxënësit e shkollave të mesme në Serbi shprehin qëndrime goxha stereotipe. Ato kryesisht janë tradicionale dhe konservatore...

    Qëndrime shoviniste ndaj romëve kanë shprehur rreth 70 për qind e nxënësve të anketuar. Në krye të listës së “armiqve të serbëve” janë shqiptarët.

    Janë anketuar nxënës në Beograd, Novi Sad, Nish, Zrenjanin, Novi Pazar dhe Krushevevc. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/?id=2&a=17217
    Se mos është ndonje risi kjo ?! Tradicionalisht kështu ka qenë .Serbët lindin , rriten dhe edukohen me këtë frymeë nacionaliste . Nuk jan ata sikur ne shqiptarët që jemi të përqarë në baza fetare , partiake , etj., dhe urrehemi në mes vete !
    Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet!

  8. #108
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    [QUOTE=Sizifi;3210135]Se mos është ndonje risi kjo ?! Tradicionalisht kështu ka qenë .Serbët lindin , rriten dhe edukohen me këtë frymeë nacionaliste . Nuk jan ata sikur ne shqiptarët që jemi të përqarë në baza fetare , partiake , etj., dhe urrehemi në mes vete ![/QUOTE]

    I Paske perfshi te gjithe,une mendoj se jane diku 20% hic me shume

  9. #109
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Sizifi Lexo Postimin
    Se mos është ndonje risi kjo ?! Tradicionalisht kështu ka qenë .Serbët lindin , rriten dhe edukohen me këtë frymeë nacionaliste . Nuk jan ata sikur ne shqiptarët që jemi të përqarë në baza fetare , partiake , etj., dhe urrehemi në mes vete !
    Jo nuk ka rrezik, se ekzistojne vetem grupacione te vogela. Te ne besoj qe jane dy kryesore dhe me te rrezikshme. Ajo katolike qe paguhet nga fonde te dyshimta, si opus dei dhe tjera e ne anen tjeter i kemi dhe islamike nga organizata te dyshimta arabe. Jane shume te mobilizum se besoj qe jepen fonde te medha. Keto rrymat tradicionale kane ra ne hije.

    I kemi te pranishem dhe ketu ne forum dhe vende tjera virtuale, vetem fokusohuni ti lexoni dhe zakonisht jane te pranishem ne tema fetare.

    Midis ketyre dy rrymava ka filluarv te zhvillohet nje "beteje" ne nivele mediumesh, te shkruara dhe virtuale sidomos. Jane ne ndeshje permanente njera tjeren dhe zakonisht punojne ne dem te njera tjetres. ps.sh kane filluar te luajne dhe me figura te kombit dhe duke i pervetesuar ato, qe shkaktojne konflikte perdite, duke shkaktuar presion psikologjik te popullsia dhe duke ngrit tensionet.

    Kemi radikalizim te dy rrymave te ne ne Kosove,! qe nuk ka qene perpara. Zakonisht flitet per rrezikun nga krahu ekstrem islam, ndersa tjetra neglizhohet.

    P.S. ajo qe dallon osht se keta islamiket te jem e sinqerte nuk i kam lexu asnjhere qe thirrin ne vrasjen e shqiptareve, pavaresisht feve, kurse keta ekstremet e krishtene perdite i lexon duke thirr ne vrasjen shqiptareve qe nuk jane te nje feje me te. Ky eshte hendek i madh mes tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 24-09-2011 më 07:14

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Sizifi
    Anëtarësuar
    19-09-2011
    Vendndodhja
    Në botën e Hadit !
    Postime
    40
    [QUOTE=USA NR1;3210315]
    Citim Postuar më parë nga Sizifi Lexo Postimin
    Se mos është ndonje risi kjo ?! Tradicionalisht kështu ka qenë .Serbët lindin , rriten dhe edukohen me këtë frymeë nacionaliste . Nuk jan ata sikur ne shqiptarët që jemi të përqarë në baza fetare , partiake , etj., dhe urrehemi në mes vete ![/QUOTE]

    I Paske perfshi te gjithe,une mendoj se jane diku 20% hic me shume
    Realiteti në trojet shqiptare tregon një kuotë më të madhe se ai 20 % !
    Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet!

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •