Close
Faqja 34 prej 40 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 392
  1. #331
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    EULEX konfirmon, 30 ditė arrest shtėpiak pėr Limajn
    Selvije Bajrami | 22-09-2011 19:26 CET




    http://www.zeri.info/fotot/37571/mai...2011c-l.h..jpg







    Nė orėt e mbrėmjes, njė gjyqtar i EULEX-it nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, ia ka caktuar Fatmir Limajt, deputet i Kuvendit tė Kosovės, masėn e arrestit shtėpiak prej 30 ditėsh. Limaj, ish-ministėr i Transportit dhe ish-komandant i UĒK-sė, ėshtė i akuzuar pėr krime lufte nė Kleēkė tė Malishevės.

    Kėrkesėn pėr masėn e arrestit shtėpiak e ka parashtruar prokurori i rastit Maurizio Salustro. Pos masės, EULEX-i ka konfiskuar pėrkohėsisht edhe dokumentet e udhėtimit tė Fatmir Limajt nė mėnyrė qė tė jetė i arritshėm pėr drejtėsinė nė kohėn kur do tė fillojė gjykimi ku Limaj me nėntė ish-bashkėluftėtarėt e tij akuzohen pėr krime lufte gjatė periudhės 1998-1999.

    Caktimi i masės sė arrestit ka rezultuar dy ditė pasi qė Gjykata Kushtetuese vendosi qė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės mund tė arrestohen dhe se nuk kanė imunitet pėr veprimet qė i kanė bėrė jashtė mandatit tė deputetit.

    Fatmir Limaj ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė disa minuta pas publikimit tė kėtij vendimi. Atij i ishte dorėzuar njė ftesė nga EULEX-i, tė cilės Limaj bashkė me mbrojtėsin e tij i ėshtė pėrgjigjur pas orės 17.00.

    I shoqėruar nga avokati Tahir Rrecaj, Limaj ėshtė ngjitur shkallėve tė gjykatės, ndėrsa seanca ka zgjatur rreth tri orė derisa ėshtė caktuar masa e arrestit. Fillimisht prokurori Maurizio Salustro ka paraqitur kėrkesėn e tij pėr tė caktuar arrest shtėpiak ndaj personit qė e ka hetuar tash e njė kohė.

    Gjyqtari i rastit Janfranco Gallo, pas shqyrtimit tė kėrkesės sė prokurorit dhe me gjithė kundėrshtimin e mbrojtjes, ka vendosur qė ndaj Limajt tė caktohet masa e arrestit shtėpiak.

    “Vendimi i Gjykatės ėshtė arrest shtėpiak pėr Fatmir Limajn pėr 30 ditė. Ky ishte edhe propozim i prokurorit dhe gjykata dhe prokurori morėn parasysh faktin se Fatmir Limaj gjithmonė kishte shprehur gatishmėrinė qė tė bashkėpunojė me organet e ndjekjes, me policinė, me Prokurorinė dhe me Gjykatėn dhe ne presim qė pas kalimit tė njė kohe tė caktuar edhe kjo masė tė hiqet dhe tė lėshohet krejtėsisht nė liri”, ka thėnė me tė dalė nga gjykata, mbrojtėsi i Fatmir Limajt, avokati Tahir Rrecaj.

    Arsyet pėr kėtė masė, sipas avokatit, janė dhėnė nė vendim, tė cilin ende nuk e kanė marrė nė gjuhėn shqipe. Sido qė tė jetė, mbrojtja ka thėnė se vendimi do tė respektohet.

    “Z. Limaj dhe unė respektojmė vendimin e Gjykatės”, ka thėnė Rrecaj, i cili nga gjykata ka dalė pa klientin e tij.

    Teksa Rrecaj ka njoftuar pėr vendimin para hyrjes kryesore tė gjykatės, zyrtarėt e EULEX-it kanė shfrytėzuar njė dalje tjetėr pėr vetėn dhe pėr Limajn.

    Pėr masėn qė ėshtė caktuar ndaj deputetit Limaj, ka njoftuar edhe EULEX-i pėrmes njė njoftimi. “Pas shpjegimit tė ēėshtjes sė imunitetit nga ana e Gjykatės Kushtetuese, Fatmir Limaj ėshtė paraqitur sot nė njė seancė pėr caktimin e masės nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė”, thuhet mes tė tjerash nė njoftimin e lėshuar nga EULEX-i.

    Pos caktimit tė masės, EULEX-i ka njoftuar se Fatmir Limajt i janė konfiskuar pėrkohėsisht edhe dokumentet e udhėtimit.

    EULEX-i ka mbajtur kėtė seancė nė orėt e mbrėmjes dhe atė pas zyrtarizimit tė vendimit tė kushtetueses. Ndėrkohė pėr Fatmir Limajn kishte pasur urdhėrarrest muaj mė parė kur ishin arrestuar edhe nėntė bashkėluftėtarėt e tij.

    Komentet zeri

    drenica (zvicer): 23-09-2011 07:30
    Eh kungulli spo shkojka gjithmon mbi uj,qdo ngritje paska edhe ramje teposht.Ky Lima vrau shum patriota shqiptar para ,gjat dhe pas lufte,vetem e vetem pse nuk mendonin si ky,prandaj ti o LIMA merri edhe do me veti se te ka hije...

    Mondi (Austri): 23-09-2011 06:29
    Kshtu i konvenon serbise njrerzt qe kan luftu e kan punu per jete Metemire Te shqiptarve mi zhduk, Milan vetem ata qe ne Bugjetin e Serbis dergojn miljona EURO nevit duke i bler produktet Serbe e TUI sjell ne ks. Pse EULEX si cakton Jovanovoqit ne Veri Te Mitrivices Arrest shtepisk Pissat

    Experti (Germany): 23-09-2011 04:44
    Problemi Qendron Fatmir Limen veq Po dojn me arrestu nuk ju kerset fort Eulex qka po vjedhet ne Kosove Por po dojn figurat e UCK mi zhduge prej pushteti E JU KOMENTUES MOS SHKRUANI KOMENTE PA KUPTIM MESOHUNI OJ SHQIPTARI TA MBROJNA TONIN SE I HUAJI KURR NUK TE DONE se ka me qindra shkije ne Kosove qe kan bere krime po gati hiq nuk kane arrestuar ZOTI FATMIR LIMAJ ZOTI QOFTE ME TY SE VLERAT E LUFTES NUK HARROHEN KURR edhe nese ka marr diqka PRAP MA MIR THOJNE MET VJEDH I JOTI SE I HUAJI.

    HAJNI i pulave (Dubrave): 23-09-2011 01:46
    Me e vjedh 1 pule per ate se jam i pa pune dhe i varfer une denohem me rrahje dhe burg, kurse Limaj ka vra Shqiptar kundershtar te tij dhe ka perdhunuar plaka Shkina dhe ka vjedh disa qindra mija euro si kishe minister i transportit dhe rrin e hane me kurva nga Ukraina ne "arrest shtepiak" !!!??? Ky sistem "demokratik" nuk eshte asgje me i mire se ai i Sllobes. RROFTE Tita.

    Uka L. (Prishtine): 23-09-2011 01:38
    Fatmiri e hanger.Tashe duhet te pergjigjen komandantat e ti te rognerit. Hashimi, Xhaviti,Azemi, Kadriu e shum tjere ne krye me Ibrahim kelmendin dhe Klosin e Nanon e Nexhmijen qe jau bekuan pushken per hakmarrje,vrasje shqyptaresh. tashe ashte koha populli te kerkon llogari nga te ashtuquajtunit komandant te luftes e su pan kerkund ne frontin e luftes!Komanda vllavrasese jepej nga tirana envero-nanoisto-klosiste,me parollen envero-miladino-mugoshiste: demaskoni,vrisni kundershtaret! kol.Ahmet Krasniqin,Azem Hajdarin e krejte qysh ju del para vrisni e shpallni trathetar!nese Fatmiri nuk ishte pjese e kesaj bande,pjese e kesaj ideologjie ishe sigurimso-Shikase, nuk duhet ti trembet drejtesis. Nese Fatmiri ashte peshtjelle me petkun e luftarit dhe ka marre komanden nga krye komandantat e rognerit qe ishen nen ndikimin e klosistave, ai duhet ti tregon gjenat fille e per pe.Duhet te mos i kursejn uredhe dhenesit per vrasjet tinezare qe u bene ne Kosove, paraluftes ne lufte e mbase lufte.
    presheva (gjermani): 23-09-2011 00:56

    ju cka po komentoni pa lidhje ndoni more gishtin ne kry ne qofse keni,se kush poi arreston dhe percka.nuk jam kunder arrestimeve por si po behen ato,sikur limaj edhe ramushi e shum te tjer jan duke u denu per luften kunder serbis po pse ,ky far euleshi e rroja i hupt eshte duke i kry punt e serbis,se ata nuk mujn mei denu clirimtaret e kshtu poi bajn kta rrugact e evropes qe ne vendin e tyre jan pastrus,per cka u largu nexhat daci,pse nuk ju shkoj pershtati te hujve,pse ramushi ne hag pse edhe ky kshtu,pse limaj edhe ky si ata,e per mei mrri qellimet e veta qe ja ka premtu serbis duhet mei largu ata qe mendojn per shtet dhe shqiptari,disa qe thoni shum mir ka mei ardh koha e keni me pa se keni qen gabim nese limaj ka vjedh po ae ka kosova gjygjin ta denojn kosova e jo euleshi,po kjo ka qeter qellim e per me bind popullin thojn keshtu, eju qe po talleni me fen e zotit islamin,leni more ato kundershtime e kshyrne shtetin se kta te hujt nuk na dojn te miren se edhe kta jan shkije serb

    ikrasniqi (prishtiné): 23-09-2011 00:34
    MOS U MERZIT,O FATMIR LIMAJ;NESE JE FAJTOR,JA PAFSH HAJRIN,NESE JE I PA FAJSHEM,E GEZOFSH LIRINE.NJI E DI KUSH KA LUFTUE ME ZEMER PER KOSOVE,AI AS NUK VJEDHE,AS NUK BEN KRIME,AI JETON NJE JETE NORMALE,PA PASURI ,PA VETURA TE SHTREJTA ,PA SHTEPI MILIONSHE,POR ME FYTYRE DHE DINJITET TE LART....!

    besim (holland): 23-09-2011 00:23
    kosova i ka tre nejrz nexhat dacin ramush hardinin ehe fatmir limen keta 3 persona jen kan penges e matrapazve evropjjjjan edhe shqiptar e per ket arsyje jan ku jan po drjtesija vonon e nuk harron shpreojm qe nje dite e verteta te del ne shesh,e me kta partiznat tash qe i kemi ne pushtet evropjnate ma let do ja arrijn qellimeve,paramnedoni njerz se qfar akuzash ja kan qysh moti mu pregadit kunder fatmirit paramnedoni se per qa u denu nexhat dacie hajnat qe e kan vjedh kosoven me miljona apsolut as qe permenden ...

    Shartari (Suedi): 23-09-2011 00:21
    Teper krim ne shqipetar e teper u pasunuen me kafshaten e popllit, se sa per lufte qe e kan ba me shkije hiq mos u trembni o qorrat qe keni shkrue ketu, se as qe jan pa me shkie pos kur kan pase talime bilaterale sikur tash edeh gjat luftes ku me i drejtue me i masakrrue popullaten, e ishalla edhe nja 40 mas tij tani lirohet kosova e mjerueme nga kriminelt e tradhetart.....

    murtez Xhemajli (Kosovė): 23-09-2011 00:19
    Nuk po mė brengos vendimi i EULEXIT sepse kjo ėshtė ditur sepse vetė puntori i tyre e ka konfirmue kohė mė parė se kjo po kerkohet me qdo kushtė pra arrestimi i limes por po me brengosin komentet e shumė shqiptarve nėse guxoi me i que sepse ata nuk janė shqiptar asė qe kanė gjakė shqiptari sepse te i gzohet faktit qe burgoset nji luftar i UCK-sė kjo ėshtė katastrofa e shtetit dhe asė qe mundem me paramendue se ndonjė shqiptar k kėso kerkese por kėta janė miqt e dreqit e tė birit dhe komentoin me kėto fjalė qe aspak nuk i perngjajn drejtėsis, nuk jam per ate qe mosė te ketė drejtėsi por ajo duhet me qenė njimend drejtėsi e jo ne te tei shtin huntė qyshė i ka shti pra politika.Unė per mendimin tinė duhet e terė populi te dalė nė mbrojtje tė z.Limaj sepse ai po akuzohet pėr luften qe e ka berė pėr qlirimin e shtetit tė Kosovės nga armiku dhe jamė i bindur se ai ėshtė i pafajshem por dikanin po e pengonqė ai te jetė deputet dhe tė jetė nė politik dhe tė jetė nė liri e kjo a katastrof.

    zerist i devotshem (Konjuh): 23-09-2011 00:19
    oooooo eulesh leni more kto pallavra, lene njerin rahat, shkoni merrnu me shikje n'mitrovice qe po ju hin e po ju dalin sa her po dojn n'territor t'sovranit. haj medet haj

    Agimi-CH (Genčve): 23-09-2011 00:02
    Kush e cap pushken me luftu kunder shkaut meriton ado lavdat, mirpo kjo qe kan ber luftetaret e UCK-es nuk sujet automatikisht atyre me ua dhen te drejten ta pervetsojn Kosoven edhe pushtetin e saj. Ose po e them ket? per arsye se ne gjith boten kemi X raste ku bash luftetaret jan Dhendrri ne diktator. Prandaj kush ka luftu per Kosovė pa hile e ka dry njė obligim ndaj atėdheut, e ka dorzu armen, dhe ne asnji menyr atij nuk i jipet e drejta mbi atedheun qe te bėj qka te doj.prandaj me disa luftetar po e them ket me pergjegjesi te plot se populli ėshtė teper i deshpruar. Pse?1. Pervetsimi i luftes

    Agimi-CH (Genčve): 23-09-2011 00:01
    Kush e cap pushken me luftu kunder shkaut meriton ado lavdat, mirpo kjo qe kan ber luftetaret e UCK-es nuk sujet automatikisht atyre me ua dhen te drejten ta pervetsojn Kosoven edhe pushtetin e saj. Ose po e them ket? per arsye se ne gjith boten kemi X raste ku bash luftetaret jan Dhendrri ne diktator. Prandaj kush ka luftu per Kosovė pa hile e ka dry njė obligim ndaj atėdheut, e ka dorzu armen, dhe ne asnji menyr atij nuk i jipet e drejta mbi atedheun qe te bėj qka te doj.prandaj me disa luftetar po e them ket me pergjegjesi te plot se populli ėshtė teper i deshpruar. Pse?1. Pervetsimi i luftes

    Kreshniku (Ks...): 23-09-2011 00:00
    Qe besa Talebudalina, po pajtohem me ty. A i sheh bashkėpunėtorėt e Hashimit si i thonė njė fjale beng e beng, tė hunit e tė konopit, secili mė i rrezikshėm se tjetri. Bėjnė kėrdi nėpėr komunat e veta e nėpėr Kosovė. Njerėz jo qė janė mbi ligjin, por janė ligji vetė pėr gjithēka pėrreth tyre e mė gjerė.Ruaje Zot Kosovėn dhe njerėzit e saj prej kėtyre mafiozėve

    Tale Budalina (Mitrovice): 22-09-2011 23:10
    O i madhėrishmi ish komandant i Ushtrise se Lavdishme tė Kosoves ,pra i UCK-es, qėndroni ballėhapur por edhe ballėlartė pėr sakrificat t'uaja prej njė patrioti qė rrallė gjinden tė tille tek e tėre shqiptaria. Njeherė ne njėqind vjet lindė njė Fatmi Limaj dhe Adem Jashar.Ky "sihariq" tė ėshtė pregaditur nga Enver Hoxha i dyte alias Hashim Thaci , nga ai i cili ne fund te fundit do tė perfundon nė birucat e Sheveningenit apo te Dubraves e besa egziston mundesia edhe te Nishit. Enver Hoxha i mbyti (vrau) te gjithė shokėt e luftės por edhe tė pasluftės per ta mbrojtur kolltukun e vet dhe pishanet qė bėri per dyzet vjet me radhė. Poashtu, edhe ky diktator me emrin Hashim Thaci po tenton qė me lincimin e tė madhit Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt do ta mbronė kolltukun e vet dhe punėt e pista qė eshtė duke i bėre, sė bashku me kompanin e vet sic janė : Xhavit Haliti, Xhabir Zharku, Bekim Haxhiu( Kamishi) ,Luli(Kadri Veseli),Sami Lushtaku, Shaip Muja ,etj etj ...turp o Hashim Prracka.

    Gilgameshi (Podjeva 1): 22-09-2011 22:47
    Hajde ishalla e ngreh kamen zhag edhe e merr edhe Hashimin me veti.Po pjelle e keqe kishit qene.

    Kapit Tupalla (Prishtinė): 22-09-2011 22:47
    Fatmiri ėshtė nė burg pėr ta mbtojtur Hashimin gjersa tė kryhen koncesionet ndaj Sėrbisė, po pastaj ? Shpresoj se as burgosja e F. Limajt nuk do ta shpėtoj Hashimin nga bashkėluftėtarėt e vet, kurse pastaj as nga kėtė qė sot po e burgosin Fatmirin.

    syla (Podujeve): 22-09-2011 22:41
    ooooooo mosni bre shqiptar mos ju gzoni kti lajmi se gjynah pasha bacen. ky nashta edhe ka ba krime po edhe ka luftu per neve e juve qe po shkruni qetu. hajr ishalla

    Mokna (Norway): 22-09-2011 22:41
    Eshte e quditshme se gjerat e mdhaja ndoshin kur Thaqi nuk gjindet ne Ks.Mos valle dikush po provon te thote se ska lidhje me rastin Limaj.Si komandant Qeliku bravo Limaj, e sa per korrupcion ke frik naga Allahu.

    el komandante (tu kusoves): 22-09-2011 22:39
    Ky duhet mi marre pas vete edhe hashimin,dhe hashimi i merr te gjithe pra nje nga nje pas veti,dhe keshtu Lirohet Kosova prej hajduqve,e kriminelve prmitive qe edhe sot po e shesin Kosoven..Turpe per keta hashima,e xhavita,jakupa,e disa dreqen te flliqte...

    el komandante (tu kusoves): 22-09-2011 22:39
    Ky duhet mi marre pas vete edhe hashimin,dhe hashimi i merr te gjithe pra nje nga nje pas veti,dhe keshtu Lirohet Kosova prej hajduqve,e kriminelve prmitive qe edhe sot po e shesin Kosoven..Turpe per keta hashima,e xhavita,jakupa,e disa dreqen te flliqte...

    sagasi (Llapnaselle): 22-09-2011 22:29
    E paski ba namin. hajt ishalla po mahet gjykimi ma shpejt e po ja rrasin nja 40 copa t'buta, e nashta pe ngreh kamen zhag per haverat e tij.

    BESI (finland): 22-09-2011 22:20
    turp osht ky veprim njerzit qe luftun tash po naj marrin ne burgje RAMUSH HARADINAJ FATMIR LIMAJN po na barazojn luften ton qlirimtare me luften qe e ka ba serbi per okupim me kriminelin po e barazojn viktimen ku jon shokt e ktynev qe nuk po dalin me i mbrojt turp

    topi (prishtine): 22-09-2011 22:19
    Ska dyshim per manipulime dhe korrupcion kurr dihen misrfilli 7 shtepit rend LIMAJ 1234567 pastaj kalaja ne fshat.Qka asht ma e dyshimta nder te gjitha qe daja i Fatmir limajt gjat mandatit te tij si minister ka ngrit aviokompanin ma te shkolluar ne vend si dhe ka marrun me qira aeroplan fluturues.Nese mirret nje biznes i till duhet pas **** katerqysheli dhe kogja miliona te shkollosh pilot tu stuardesat dhe ti pervetsosh te gjitha benificionet fluturuese.Andaj mos u quditni kto sjan genjeshtrra por jan te verteta.Sod te blesh banes ne qender te qytetit me 80m2 kushton diku mbi 100 mij euro e ku ky i gjet ato mjete te blej banes perball kinos ABC apo siq e njof un si prishtinas i moqem at ndertes nder te ku asht tani duqani i mobiljeve ka qen ish restorani Beograd.Ama nje e di se ndjersa e gurbetqarit te hahet dhe mos te denohet kurr skalon.Kjo ka me u denu mos sot neser.Quditem pas gjith atyre vdekjeve qe i pat su mbush mend kurr ,i shkoj gruaja e ngrat e ky ballin lart a ka mshir ky

    Goni (Gjakovė.): 22-09-2011 21:53
    Mos te harojna Kosovar te nderuar, se edhe Fatmiri, Hashimi,etj. Kane burgosur edhe njerzit - Shqiptaret (Kosovaret)dhe i kane mbajtur neper burgjet e tyre te improvizuara, e dijme se i kane burgosur Aktivistet e L.D.K., Aktivistet e Partis Demokristiane te Kosoves, gazetarėt e ndryshėm, ku per te cilet eshte dashur te INTERVENOI Bashksia Nderkombtare qe ti lirojne, gjegjsisht OSBE-ja. Kuptohet te gjitha keto kane ndodhur gjate Luftes ne Kosove. E keto nuk haron, dhe duhet ipet pergjegjsia per ato veprime, ndaj Kosovarve - Shqiptarve. Ju pershendes ZERI

    Naimi (Zvicet): 22-09-2011 21:27
    30ditė sha po m? vika keq

    Sali Preqa (Shipol-Mitrovice): 22-09-2011 21:11
    Ne vend qe te burgosen SHIK-istat te cilet ishin ne sherbim te te gjitha te kqijave pas luftes ne Kosove, ata i kurdisin nje akuz te pa qene luftetarit te madh te qeshtjes kombetare, por kjo eshte nje dhurat qe ja "KURDISI" vete Hashim Thaqi me bashkpuntoret e vet. Ne kete komplot kunder LIMES jan te angazhuar edhe Bekim Haxhiu, Shaip Muja,Xhevahire Imzaku,Ganimete Musliu,Behar Selimi dhe shume veprimtare te SHIK-ut qe ne bashkpunim me EULEX-in arriten qe zotri LIMAJN ta burgosin, por faji eshte i tij, ai eshte dashur qe te largohet nga Hashim RRENCI qe edhe Haxhin baban e vet do ta burgos vetum qe te jete "bajraktar" eshte i etØshem per KARRIG. Zotri Limaj do te fitoj se eshte i drejt.

    gazuzi (Europ): 22-09-2011 21:06
    Edhe Ramushit ja Bani sherrin dhe shkoi per Sheti,tash edhe Limajt njejt dhe shkoi per Amerik.aspak mir per shoket e vet se shpejti edhe vet ne Biruc.

    Dragobili (Dragobil): 22-09-2011 20:57
    Lexoni mire o komentues dhe pastaj komentoni. Fatmiri po akuzohet per rastin kleqka, qe ska te bej me MTPT-ne e as me vrasjet e pas luftes, por me nje dyshim per vrasjen e paramilitareve serb, qe kan vra e masakru shqiptar, prandaj beni kujdes. Fatmir, Jemi me Ty..... Fatmir Limaj, eshte legjenda e gjalle e luftes per liri.

    jakupi (drenas): 22-09-2011 20:57
    qdo emir eka diten evet po njashtu edhe te keqes ivjen dita jo fatmir lima po te gjithve ka mju ardh per dere ajo qe ekan ba vonim po pshtim jo





    http://www.zeri.info/fotot/37571/bal...2011c-l.h..jpg
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #332
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/fatmir-limaj22.jpg








    Caktohet arrest shtėpiak pėr Limajn

    30 ditė arrest shtėpiak pėr Fatmir Limajn
    Njė gjyqatar I Gjykatės sė Qarkut tė Prishtinės la marrė vendim qė deputeti I PDK-sė dhe ish-ministri Fatmir Limaj tė mbahet nė arrest shtėpiak pėr 30 ditė. Fatmir Limaj ėshtė parė nė orėt e pasdites duke hyrė nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė I pėrcjellė nga avokatėt e tij Tomė Gashi e Tahir Rrecaj si dhe nė shoqėri tė familjarėve tė tij.
    Ndaj Limaj ėshtė marrė nė pyejte edhe mė parė nga Prokuroria Speciale e Kosovės, fillmisht pėr rastin “Kleēka” e mė pas edhe pėr dyshime pėr pėrfshirje nė korrupsion nė kohėn sa ishte ministėr I Ministrisė sė Transporteve nė Qeverinė e kaluar.
    Fatmir Limaj ėshtė mbajtur tė enjten pasdite rreth 4 orė nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės, pėrderisa njė trup gjykues I kėsaj gjykate I ka shqiptaur atij dėnimin pėr arrest shtėpiak nė kohėzgjatje prej 30 ditėsh. Ky dėnim I ėshtė shqiptuar Limajt pėr rastin “Kleēka” pasi emri I tij ėshtė pėrfshirė nė njė aktakuzė tė ngritur 6 muaj nė parė nga njė prokuror I EULEX-it e ku janė pėrfshirė edhe 9 tė akuzuar tė tjerė.
    Vendimi i fundit i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės lidhur me imunitetin duke se I ka hapur udhė masave ndaj deputetit dhe nėnkryetarit tė PDK-sė Fatmir Limajt, B.S.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #333
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Shum pake rendsi ka si ndihet thaqi atje ku ka hyp ashte ngjit larete!
    Tashe i duhet te zbres ngadale, nuk jetohet hava o beni33,
    Fatmiri duhet te flas drejte, vetem drejtesia e shpeton.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #334
    Partitė politike mbėshtesin Limajn
    Nga Express mė 23 shtator 2011 nė ora 14:13
    Pėrfaqėsuesit e subjekteve politike e ēmojnė lart qėndrimin e deputetit Fatmir Limaj dhe gatishmėrinė e tij pėr tė bashkėpunuar me organet e drejtėsisė, pėrderisa e konsiderojnė tė papranueshėm dhe absurde tė mendohet se nė Kosovė ka pasur krime tė luftės. Sipas tyre, drejtėsia nė Kosovės ėshtė vėnė nė shėrbim tė politikės, ndėrkohė kėrkojnė qė gjyqėsia ta kryejė punėn nė mėnyrė tė pavarur dhe mbi bazėn e fakteve, pa u ndikuar nga politika.

    Shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci ka theksuar se tė mendohet se ka pasur krime lufte nė Kosovės ėshtė e papranueshme dhe absurde, ngase dihet se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka bėrė luftė pėr liri dhe pėr ēlirimin e vendit nga regjimi i Serbisė.

    “Nė Kosovė ėshtė zhvilluar njė luftė ēlirimtare, nuk ėshtė zhvilluar njė luftė pushtuese ndaj askujt dhe e dyta qė ėshtė tepėr e rėndėsishme z. Limaj pėr tė njėjtėn vetėm ka qenė i akuzuar edhe nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė. Atje ka arritur suksesshėm tė dėshmojė pafajėsinė e tij, tė dėshmojė se lufta ēlirimtare e popullit tė Kosovės ka qenė luftė e drejtė dhe kam besim tė plotė se edhe kėsaj radhe z. Limaj do tė arrijė suksesshėm tė dėshmojė pafajėsinė e tij dhe tė dėshmojė edhe njė herė dhe tė vėrtetojė se nė Kosovė lufta jonė nuk ka pasur asnjėherė elemente tė krimit”, ka thėnė Grabovci.

    Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri para sė gjithash ka pėrshėndetur qėndrimin e Fatmir Limajt, nė kuptimin e gatishmėrisė pėr tė bashkėpunuar me organet e drejtėsisė.

    “Ne e dimė edhe rastin kur ka qenė nė Hagė dhe po ashtu ky bashkėpunim i tillė dhe gatishmėria e tij pėr t’iu pėrgjigjur ftesave tė organeve tė drejtėsisė dhe ne duhet dhe kemi obligim tė besojmė nė organet e drejtėsisė dhe atyre duhet lėnė fjalėn dhe po them edhe njėherė se duhet pėrshėndetur qėndrimin e tij dinjitoz dhe pozitiv nė aspektin e bashkėpunimit me ata qė janė tė thirrur pėr sundimin e rendit dhe ligjit. Tė tjerat duhet lėnė gjykatės”, ka thėnė Beqiri.

    Deputeti i Lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca, e sheh rastin e Limajt nga njė prizėm tjetėr. Ai e ndėrlidh kėtė me aspekte politike, duke thėnė se kėtė e dėshmon mė sė miri fakti qė as 24 orė nuk kaluan nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr imunitetin e deputetit, dhe filluan menjėherė arrestimet e deputetėve.

    “Ajo pėr ēka ka paralajmėruar me kohė Lėvizja Vetėvendosje se ne atėherė kur Gjykata Kushtetuese ngriti interpretimin e saj, ne po ashtu ngritėm shqetėsimin tonė se kjo do tė mund t’i hapė rrugė shtetit policor tė kryeministrit dhe tė qeverisė, pėr arsye se kemi tė bėjmė me njė qeveri policore, e cila do t’ua mbyllė gojėn pėrfaqėsuesve tė popullit nėpėrmjet metodave tė tilla dhe mendoj qė Gjykata Kushtetuese e ka dhėnė po ashtu kontributin e saj qė t’i hapė rrugė kėtij shteti policor. Para dy ditėsh kemi thėnė qė kjo mund tė shfrytėzohet, po ashtu, edhe pėr eliminimin dhe spastrimet e brendshme partiake tė eliminimit tė kundėrshtarėve politik tė kryeministrit dhe kjo mendoj se ėshtė duke ndodhur aktualisht”, ka thėnė Konjufca.

    Ndėrkaq Ahmeti Isufi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ka theksuar se politika ėshtė duke ushtruar ndikimin e saj tek drejtėsia, dhe kjo sipas tij, vėrehet nė mėnyrė tė veēantė nė rastin e Fatmir Limajt, me lėndėn e tė cilit ėshtė marrė edhe Gjykata e Hagės, edhe UNMIK-ut, edhe tash EULEX-i.

    “Konsideroj se drejtėsia nė Kosovė ėshtė nėn ndikimin e politikės me vetė faktin se z. Limaj njė herė ėshtė akuzuar pėr krime lufte nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, pastaj UNMIK-u ėshtė marr me kėtė lėndė, EULEX-i tash merret dhe nė tė njėjtėn kohė janė dy akuza qė ndėrlidhen me gjoja krime tė luftės dhe tjetra me korrupsionin, gjė qė tregon pėr jo seriozitetin e drejtėsisė nė Kosovė dhe ndikimet politike qė po bėhen”, ka thėnė Isufi.

    Sipas tij, edhe vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr rastin Limaj tregon mė sė miri pėr nivelin e seriozitetit tė institucioneve, pėr tė cilat ai ka thėnė se po e humbin ēdo ditė vlerėn dhe pavarėsinė e tyre, duke rėnė nėn ndikimin e politikės pėr interesa tė ngushta tė vendorėve dhe ndėrkombėtarėve.

    Gjykata e Qarkut nė Prishtinė mbrėmė ka vendosur masėn e arrestit shtėpiak prej 30 ditėsh pėr deputetin Fatmir Limaj, i cili paraprakisht ėshtė marrė nė pyetje fillimisht pėr rastin “Kleēka” e mė pas fillimisht edhe pėr dyshime pėr pėrfshirje nė korrupsion nė kohėn sa ishte ministėr i Ministrisė sė Transporteve nė Qeverinė e kaluar.

    Vendimi i Gjykatės sė Qarkut ka ardhur pak pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr imunitetin e deputetėve, e cila ka vlerėsuar se imuniteti i ligjvėnėsve ėshtė minimal dhe se mund tė arrestohen nė ēdo rast, nėse dyshohen pėr vepra tė ndryshme. (KP)

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,63377
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #335
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Reagimet e deputetėve pėr rastin Limaj

    Shefi i grupit parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri, thotė se tė gjithė jemi tė barabartė para ligjit dhe ēdo interpetim tjetėr lidhur me masėn e burgut shtėpiak per deputetin Limaj do tė bie ndesh me kėto parime. Sipas tij kėtė qėndrim e ka theksuar edhe vetė deputeti Limaj, andaj nuk ka shteg pėr interpretime tė tjera:
    ”Tė gjithė jemi pėrcaktuar pėr sundim tė ligjit, kėtė e ka thėnė disa herė edhe vetė zoti Limaj. Organet e drejtėsise duhet ta bėjnė punėn e vet, ēdo interpretim tjetėr bie ndesh me kėtė qė po e themi, andaj duhet lėnė organeve tė drejtėsisė ta thonė fjalėn e vet”, tha Beqiri.
    Per sundimin e cilit ligje?!
    Per EULEX-in sundon ligji i ish Jugoslavise dhe jo ligji (i Kosoves) per te cilin eshte percaktuar Zoteriu i LDK-se.
    Nuk sjelle asgje te pajtohesh me padrejtsi, shkelje ligji, rregullash, parimesh dhe te kushtetutes vetem pse nga keto padrejtesi aktualisht vuan nje kundershtar politik. Te gjithe shqiptaret, pavaresisht librezes partiake, ideologjise apo fese jane te rrezikuar njejte nga trajtimi i pandrejt, jashteligjore, diskriminues, antishqiptar, antidemokratik i organeve dhe organizatave te huaja (pjeserisht kolonialiste) te instaluara me dhune ne Kosove.
    Nese zyrtari i LDK-se, i cili eshte betuar ne Kushetuten e Kosoves, e pranon qe qytetaret e tij te gjykohen me ligje te nje shteti (te huaj) absolutisht anstishqiptar dhe tanime inekzistent (ish Jugoslavise), madje edhe per te njejten gje per te cilen jane liruar nga gjykata me e larte nderkombetare, atehere ky zyrtare, me duket edhe deputet?, vepron ne kundershtim me Kushtetuten dhe rregullat e shtetit te vete.

    Edhe deputeti Nait Hasani nga PDK thekson se si institucione janė tė obliguar t''i respektojmė vendimet e organeve tė drejtėsisė:
    ”Gjykata ka marrė njė vendim tė tillė, jemi tė obliguar t''i respektojmė institucionet, unė besoj nė pafajshmėrinė e tij, dhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet t''i pėrgjigjet drejtėsisė”, tha Hasani.
    E njejta vlene edhe per kete Zoteriun e PDK-se. Ky megjithate e ka nje arsye direkte, sepse ose ka frike nga ndeshkimi i brendshem partiak ose nuk deshiron ta rrezikoje "karrieren" e tij partiake.

    Sido qe te jete, edhe vendimi i Gjykates Kushtetuse, nese konsiderohet si i gabueshem dhe kundershtohet nga shumica e deputeteve te Kosoves, gje qe do te duhej te ndodhte patjeter dhe sa me shpejte, mund te ndryshohet. Kuvendi ka mundesi ti ndryshoje dhe precizoje nenet perkatese me shumicen e votave, ngjashem si eshte duke u vepruar me ndryshimine Kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit etj. Pra, asnje deputet nuk ka arsye dhe mundesi te fshihet prapa vendimev arbitrare dhe qe rezultojne nga keqperdorimi i hapur i kompetencave te gjyqetareve shqiptar dhe te huaj ne GJKK.
    Por, dyshoj shume se ata deputet jane aq te pavarur dhe te guximshem te ndryshojne dicka te padrejte, antidemokratike dhe antikushtetuese qe eshte ne sherbim te zbatimit te agjendes se te huajve ne Kosove.

    Ahmet Isufi nga AAK-ja thotė se ēėshtja Limaj ėshtė rasti mė eklatant se drejtėsia nė Kosovė bazohet nė formula politike dhe jo nė funksionimin e ligjit. Sipas tij nė rastin Limaj janė tė pėrziera ndikimet politike tė faktorėve vendorė dhe atyre ndėrkombėtarė:
    ...
    Burimi: RTK
    Ky eshte me afer te se vertetes, por gjithashtu ben kryesisht lufte politike.

    Pershendetje.

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kini hapur nje teme atje ku nuk duhet o ben 333 shi..

    sipas teje.. hashimi don me shti limen ne burg..

    kjo nuk eshte e vertete..

    hashimi ndoshta ska mundesi ta mbroje.. megjithse boll e ka mbrojt.. por qe hashimi e don me e pa mikun e vet ne burg kjo eshte fjal boshe..

    flisni drejt..

    lima ne ate kohe.. per te cilen e akuzojne.. sikurse shum tjere .. vuante nga semundjet envero-qosiste ibrahimokelmendoiste..kloso mutaviste.. lpk-isto.. bedri islam-oiste..
    sic i kuptonte lima ather punet.. vazhdojne sot mijra tjere te ken po ato mendje..

    kjo filozofi.. nxiste.. luften kunder "shkaut" por ne nji version shum originall..

    "shkau" sipas ksaj filozofije.. ..pra objektiv i luftes .. ishte ibrahim rugova ne prishtin e sali berisha ne tiran..

    pra lufte LDK ne Kosov e Diaspore e lufte PD-se ne Shqiperi..

    PD u luftua me famkeqen 97 te.. qe u organizua nga PS por qe u ndihmua dhe nga LPK-ja..

    Kurse LDK u luftua me te ashtuquajturen.. por.dh te madhe.. se na LPK -ja kemi ba UCK..



    per reciprocitet e solidaritet.. meqe ps morri ndihm nga lpk me rrezu berish e pd.. me 97 ten caushiste qosiste.. athere dhe ps e ndihmoj lpk ne luft kunder ldk-se me instruktore e eksperte te filozofise enveroiste-polpotiste..qe brari e quan kte.. per shkurt.. klosizem..

    nga mbremja do ta sqaroj me mire se cdua te them..

    pra cfar eshte fenomeni Lima.. apo Sali Veseli apo Qosja.. e krejt kta.. bedelet e mjere qe sot vuajn nen stresin.. makbethian..

    vini re te ngratin azem syla..
    nuk i qesh buza..

    nuk jan te lehta kto pune..

    tung i her..

  7. #337
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    kini hapur nje teme atje ku nuk duhet o ben 333 shi..

    sipas teje.. hashimi don me shti limen ne burg..

    kjo nuk eshte e vertete..

    hashimi ndoshta ska mundesi ta mbroje.. megjithse boll e ka mbrojt.. por qe hashimi e don me e pa mikun e vet ne burg kjo eshte fjal boshe..

    flisni drejt..

    lima ne ate kohe.. per te cilen e akuzojne.. sikurse shum tjere .. vuante nga semundjet envero-qosiste ibrahimokelmendoiste..kloso mutaviste.. lpk-isto.. bedri islam-oiste..
    sic i kuptonte lima ather punet.. vazhdojne sot mijra tjere te ken po ato mendje..

    kjo filozofi.. nxiste.. luften kunder "shkaut" por ne nji version shum originall..

    "shkau" sipas ksaj filozofije.. ..pra objektiv i luftes .. ishte ibrahim rugova ne prishtin e sali berisha ne tiran..

    pra lufte LDK ne Kosov e Diaspore e lufte PD-se ne Shqiperi..

    PD u luftua me famkeqen 97 te.. qe u organizua nga PS por qe u ndihmua dhe nga LPK-ja..

    Kurse LDK u luftua me te ashtuquajturen.. por.dh te madhe.. se na LPK -ja kemi ba UCK..



    per reciprocitet e solidaritet.. meqe ps morri ndihm nga lpk me rrezu berish e pd.. me 97 ten caushiste qosiste.. athere dhe ps e ndihmoj lpk ne luft kunder ldk-se me instruktore e eksperte te filozofise enveroiste-polpotiste..qe brari e quan kte.. per shkurt.. klosizem..

    nga mbremja do ta sqaroj me mire se cdua te them..

    pra cfar eshte fenomeni Lima.. apo Sali Veseli apo Qosja.. e krejt kta.. bedelet e mjere qe sot vuajn nen stresin.. makbethian..

    vini re te ngratin azem syla..
    nuk i qesh buza..

    nuk jan te lehta kto pune..

    tung i her..
    Ska lidhje me temen.
    Rolet partiake, politike, historike etj. te protagonisteve nuk jane teme bisede ketu.

    Ka shume tema ne forum, ku mund te plasohen spekulime te egra, thashethena, gjysem te verteta, te verteta...dhe ku mund te te qerohen hesapet me kundershtarin politik duke injoruar krejtesisht sensin e duhur per drejtesi ligjore, rregulla, demokraci, dhe duke ua mohuar te gjithe shqiptareve te Kosoves te njejtat te drejta dhe obligime qe i kane te gjithe njerzit tjere ne rajon dhe evrope.

    Mund te jete se ke edhe shume infomata te sakta per secilin protagonist. Por paraqitja e tyre ketu dhe ne cdo teme, vend e pa vende, nuk eshte fare e dobishme dhe nuk ka asnje kuptim, perveq si propagande e eger (pa asnje rregull) ideologjike dhe partiake ne dem te te gjithe shoqerise kosovare.

    Pershendetje

  8. #338
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Krasniqi: Politika tė mos pėrzihet nė rastin Limaj

    Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka deklaruar se pret qė drejtėsia ta kryejė punėn nė mėnyrė tė pavarur pa u ndikuar nga politika. Ai ka theksuar se vendimet e gjykatės duhet tė jenė mbi bazėn e fakteve, e jo mbi baza politike.

    Ai kėto komente i bėri tė premten i pyetur pėr rastin e shqiptimit tė arrestit shtėpiak prej 30 ditėsh pėr deputetin Fatmir Limaj.

    “Realisht, mendoj qė krejt ēka kam pas tė them pėr kėtė rast dhe rastet e ngjashme e kam thėnė publikisht dhe kam fol me argumente. Tani kemi njė vendim tė gjykatės dhe si institucione dhe si njerėz qė ia duan tė mirėn kėtij vendi dėshirojmė qė gjykatat nė Kosovė tė jenė tė pavarura, tė marrin veprime tė drejta dhe mbi bazėn e dėshmive dhe fakteve, por jo mbi baza politike. Derisa nė sistemin e drejtėsisė ndėrhyn politika, pra pėr fat tė keq ajo ka ndėrhyrė gjithnjė, rrezikohet funksionimi normal i sistemit tė drejtėsisė dhe i gjyqėsisė. Ne dėshirojmė qė gjyqėsia tė jetė e pavarur ne dėshirojmė qė gjyqėsia tė merr vendime tė pavarura dhe konform fakteve dhe dėshmive qė i ka duke i respektuar ligjet qė i kemi nė fuqi", ka thėnė Krasniqi, raporton Express.

    I pyetur nėse po ndikon politika vendore apo ajo ndėrkombėtare, Krasniqi ka thėnė se tani ėshtė pėrzier politika dhe nuk po dihet ēka ėshtė vendore e ēka ndėrkombėtare.

    Gjykata e Qarkut nė Prishtinė mbrėmė i ka caktuar njė muaj arrest shtėpiak deputetit tė Kuvendit tė Kosovės, Fatmir Limajt, lidhur me rastin Kleēka.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...-rastin-limaj/
    Kryetari i Parlamentit te nje shteti qe flet keshu, do te duhej se paku te jepte dorheqje nga posti i tij. Sepse ky parimisht nuk deklaron asgje me pake sesa mosfunksionimin e shtetit, institucioneve dhe te ligjit.
    Perveq kesaj ky kerkon mosperzirje te politikes ne drejtesi, por njekohesisht shkele vete kete parim.

    Pershendetje

  9. #339
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    thaēi eshte aty ku eshte sepse ne kohen kur shume burra kane fshehur prapanicen e kane braktisur kosoven ai ka qene ketu dhe ka luftuar!

    kundershtaret e tij mund te lehin sa te duan por populli prapeseprape e do dhe e voton!

    p.s. hashim thaēi is the best, **** the rest!
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  10. #340
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Si eshte e mundur qe Gjykata te beje ndryshim te kushtetutes.. sepse kushtetuta eshte nderruar(sa i perket imunitetit) duke e anashkalu krejtesisht Kuvendin..
    Per eliminimin apo ndryshimin e vetem nje fjale ne kushtetutat e demokracive te zhvilluara behen debate e sterdebate me muaj.. dhe asgje nuk mund te behet nese Kuvendet nuk e miratojne me shumice se paku 2/3 e deputeteve, ndersa ne Kosove as qe mirret mendimi i Kuvendit e jo me te vendos diqka..
    As milloshi ne kohe te vet nuk e ka bere ndryshimin e amandamenteve pa pelqim te Kuvendit..

    Ky ndryshim virtual Kushtetute prej se larti me diktat, mendoj se mund te hidhet poshte.. sepse nuk eshte i miratuar prej Kuvendit, teknikisht eshte i pavlefshem.. nuk figuron ne Kushtetute.. Duhen avokat te guximshem joservil.. Madje edhe vet gjykatesit kushtetues mund te vihen para tribunalit per puēin e organizuar.

    Para interpretimit(puēit) deputetet kishin imunitet dhe nuk mund te arrestoheshin pa leje te Kuvendit..
    Pas puēit iu eshte zhdukur imuniteti.. mjafton qe policia te prese deri sa deputeti te dale nga salla e Kuvendit.. dhe ta arrestojne.. pa i marr leje askujt..

    Si eshte e mundur qe kjo te kaloje kaq lehte pa zhurme.. ne Kosove?
    Shqiptaret e Kosoves jane duke e shitur vetvehten shume lire.. po e bejne nga injoranca apo nga frika.. apo te dyjat?

    Ku jane juristet e forumit.. Darius.. Dar-di.. etj..
    Pse nuk e jepni mendimin per kete ēeshtje delikate..
    Mendoj se Antiproanti do te dinte t'ju pergjigjet pike per pike..
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

Faqja 34 prej 40 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •