Po mė linēojnė| 20-06-2011
Ish-ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, thotė se ndaj tij po zhvillohet procesi i linēimit publik. Drejtėsia nė Kosovė, sipas tij, po vepron nė mėnyrė selektive dhe si nė kohėn e komunizmit.
Nė njė intervistė ekskluzive dhėnė pėr gazetėn Zėri, Limaj thotė se vendi ynė ka nevojė pėr njė drejtėsi perėndimore, ku nė fund do tė fitojė e vėrteta.
Ky ėshtė linēim publik dhe nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė. Nė tė kaluarėn, nė sistemin komunist kur ju keni dashur ta rrėnoni njė personalitet, ka mjaftuar njė propagandė e linēimit publik dhe ka pėrfunduar nė burg, thotė Limaj.
Ish-ministri i Transportit nuk ka dashur ta komentojė shkuarjen e kryeprokurorit tė EULEX-it, Wreeswijk, por ėshtė shprehur i bindur se akuzat e ngritura ndaj tij pėr korrupsion janė tė pabaza. Unė vazhdoj tė mbaj atė qėndrimin qė kam pasur qėkur kam qenė nė Ministrinė e Transportit. Nuk do tė mund tė gjejnė asnjė gjė qė ėshtė kundėrligjore ose keqmenaxhim, ose keqpėrdorim tė fondeve dhe pres qė kėtė ta thotė edhe EULEX-i, ėshtė shprehur Limaj.
Ish-komandanti i UĒK-sė ka folur edhe pėr akuzat e ngritura pėr zhvillimet qė kanė ndodhur gjatė luftės nė Kosovė. Duke mos hyrė shumė nė detaje tė ngjarjeve qė kanė ndodhur nė atė kohė, ai ka thėnė se drejtėsia nė fund do ta thotė tė vėrtetėn.
Sipas tij, mėnyra se si po pretendohet tė zhvendoset drejtėsia nga gjykatat nė medie dhe nė opinion publik, nė mėnyrė qė opinioni publik ta gjykojė tė vėrtetėn, i takon sistemit tė kaluar - komunizmit.
Limaj ka folur edhe pėr qeverisjen Thaēi II, ku nuk munguan kritikat e shumta. Sipas tij, deri tani kjo qeverisje nuk ka dhėnė rezultatet e duhura.
Kjo qeveri nuk ėshtė ndėrtuar mbi prioritete, por mbi bazėn e interesave tė individėve, tha Limaj, duke shtuar se pėrgjegjėsinė pėr sukses ose mossukses e ka kryekėput kryeministri Hashim Thaēi. Ai e ka mohuar mundėsinė e krijimit tė njė partie tė re qė do tė pėrbėhej nga disa njerėz tė PDK-sė, si Limaj, Jakup Krasniqi dhe tė tjerė tė pakėnaqur brenda partisė.
Ish-ministri parashikon se Kosova kėtė vit do tė jetė nė suficit, qė siē e quan ai tė rrejshėm, derisa viti 2012 dhe 2013 do tė jenė vite tė krizės pėr Kosovėn.
Limaj si rrezik tė madh pėr Kosovėn e sheh synimin e Serbisė pėr tė nxjerrė njė status special pėr serbėt e Kosovės, e cila autonomi do ta paralizonte shtetin tonė.
Marketing politik e jo zbatim i ligjit
Zėri: Sigurisht qė jeni tė njoftuar se kryeprokurori i EULEX-it, Wreeswijk do tė largohet nga Kosova. Ai ka qenė personi qė i ka nisur hetimet pėr korrupsion nė Ministrinė e Transporteve, por si duket po shkon pa rezultat. Ēfarė ka ndodhur nė atė kohė dhe ku ėshtė gjendja tash lidhur me kėto hetime?
Limaj: Ju e dini se ish-kryeprokurori i ka eprorėt e tij, ėshtė punėtor i EULEX-it dhe unė nuk e vlerėsoj punėn e tij, e vlerėsojnė organet tė cilat e kanė emėruar dhe pėr tė cilat ka punuar. Kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e vetė EULEX-it dhe i mbetet opinionit publik ta vlerėsojė punėn e tij.
Ndėrsa, nė raport me kryeprokurorin nuk ka asgjė tė re nga ajo qė ka ndodhur njė vit e gjysmė mė parė. Unė vazhdoj tė mbaj atė qėndrim qė kam pasur qė nė Ministrinė e Transportit. Nuk do tė mund tė gjejnė asnjė gjė qė ėshtė kundėrligjore ose keqmenaxhim, ose keqpėrdorim tė fondeve dhe pres qė kėtė ta thotė edhe EULEX-i. Pra, rezultatet pėrfundimtare tė vijnė nė kėtė pėrfundim.
Zėri: Wreeswijk kishte deklaruar se do tė fusė prapa grilave shumė politikanė. Si ish-ministėr dhe si politikan largimin e tij e shihni tė ndėrlidhur me misionin tė cilin ai nuk ka arritur ta pėrfundojė?
Limaj: Unė mendoj se drejtėsia nuk duhet tė shikohet ashtu. Kosova ka nevojė pėr drejtėsi, Kosova ka nevojė pėr shtet ligjor. Po nė emėr tė shtetit ligjor dhe nė emėr tė drejtėsisė, kushdo qė e shkel shtetin ligjor, rregullat ligjore, drejtėsinė, do tė pėrgjigjet pėr veprimet e veta.
Nėse mendoni ju se kėtu duhet tė vijnė sisteme tė kėrcėnimeve tė tilla, mendoj se kjo nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsi. Atėherė ėshtė njė kusht tjetėr, tė cilin nuk dua ta komentoj. Ajo qė dua tė them unė, ėshtė se Kosova, vendi ynė, shteti i ri, mė shumė sesa pėr ajėr dhe bukė ka nevojė pėr njė drejtėsi perėndimore. Fatkeqėsisht unė ende nuk po shoh drejtėsi perėndimore nė vendin tonė.
Zėri: Ēka nėnkupton me drejtėsi perėndimore?
Limaj: Me drejtėsi perėndimore nėnkuptoj dhe do tė doja shumė qė metoda, koncepti, zbatimi, respektimi i drejtėsisė dhe implementimi i drejtėsisė tė jetė nė parametrat e vendeve perėndimore. Do tė doja qė edhe vendi ynė tė njihet me kėta hapa dhe tė instalohet njė drejtėsi e tillė.
Dhe prezenca e mekanizmit ndėrkombėtar, EULEX-it, pėr tė na ofruar kėtė pėrvojė, pėr ne ka qenė dhe ėshtė mė se e nevojshme dhe e domosdoshme. Mirėpo, fatkeqėsisht deri tani, kėtu mė tepėr kemi njė drejtėsi e cila mė sė paku ka tė bėjė me drejtėsi qė ne e kemi parė nė Perėndim dhe qė duam ta ndėrtojmė.
Zėri: Mos ėshtė mė shumė marketing politik sesa zbatim i ligjit?
Limaj: Unė frikėsohem se ne e kemi nxjerrė pikėrisht kėtė. Frikėsohem se drejtėsinė e kemi nxjerrė nė njė stadium, nė media, nė opinion dhe njerėzit i gjykojnė nė publik. Gjykimi dhe kėrkimi i drejtėsisė ėshtė nė organet e drejtėsisė. Zbatimi i fakteve, dyshimeve dhe dilemave vėrtetohen vetėm atje ku e bėn bota e qytetėruar, nė organet e drejtėsisė - nė gjykata.
Tendenca pėr ti marrė faktet dhe drejtėsinė pėr ti nxjerrė jashtė nė publik dhe publiku pėr tė nxjerrė gjykime pėrfundimtare, kjo ėshtė. Ne e kemi pėrjetuar nė tė kaluarėn. Ky ėshtė linēim publik dhe nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė. Nė tė kaluarėn, nė sistemin komunist kur ju keni dashur ta rrėnoni njė personalitet, ka mjaftuar njė propagandė e linēimit publik dhe ka pėrfunduar nė burg. Kjo ka ndodhur, ne dhe ju jemi dėshmitarė sepse jemi gjeneratė qė kemi mund ti shohim nė tė kaluarėn.
Gjyqi po bėhet nė opinion
Zėri: Kush po e bėn kėtė linēim, zoti Limaj, ndėrkombėtarėt apo vendorėt?
Limaj: Jo, unė po them kjo ėshtė ajo qė po dihet, unė nuk dua tė them as vendorėt, as ndėrkombėtarėt, por fatkeqėsisht po ndodh nė Kosovė. Po ndodh sepse janė pėrzier gjėrat. Pėrsėri po them, tendenca pėr tua nxjerrė njerėzve faktet dhe njerėzit tė gjykojnė nėpėr kafene, nėpėr gazeta ose televizione, dhe ta marrin si proces tė drejtėsisė, ta nxjerrin ta qesin atje, pa filluar njė proces, pa pasur mundėsi qė gjykata tė verifikojė fjalėt e tua, faktet e mia dhe ajo tė nxjerrė pėrfundime dhe pastaj tė komentohet.
Nuk komentohet njė vendim i gjykatės. Dhe ju paraprakisht tė bėni gjyqin publik, kjo ka ndodhur vetėm nė sistemet totalitare tė cilat kanė pasur pėr qėllim linēimin e njerėzve, figurave, tė cilėt nė njėrėn apo tjetrėn, nė njė moment tė caktuar, ka qenė nė interesin e atij sistemi, atij mekanizmi pėr ta rrėnuar ose linēuar dikė. Kjo nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė.
Zėri: Realisht ndaj jush nuk ka pasur njė aktakuzė. E shihni kėtė mė shumė si njė presion politik ndaj jush, si mungesė faktesh, apo cila ėshtė ajo arsye qė nuk kemi aktakuzė?
Limaj: Sė pari duhet tė them se nė njė shtet normal hetimet janė mė se normale. Ēdo njeri qė administron, ose ka njė pėrgjegjėsi, njė detyrė publike, ėshtė mė se normale qė tė jetė nė syrin e vėzhgimit edhe tė hetimeve dhe ėshtė gjėja mė normale qė ka ndodhur, ndodh dhe duhet tė ndodhė nė tė ardhmen. Sistemi i parahetimeve i ka bazat e veta ligjore, tė cilat ju e keni pėr obligim ti respektoni.
Ju duhet ti respektoni edhe sistemin ligjor, edhe njerėzit pėr tė cilėt bėhet fjalė, pėr tė drejtat e tyre. Pėr atė edhe ne vlerėsojmė dhe sot ėshtė demokracia, shteti i lirė, ėshtė fitues i sistemeve shtetėrore pėr faktin se ke kujdes edhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, por edhe njėkohėsisht edhe nė ruajtjen e interesave publike, duke respektuar ligjet.
Ajo qė unė e di dhe e kam parė prej fillimi, ėshtė se hetimet janė mė se normale, por unė e di se pėrfundimet do tė jenė tė pastra. Dhe pse duhet tė ketė aktakuzė pėr diēka qė nuk ka fakte.
Zėri: Pse spo pėrfundojnė pra?
Limaj: Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė ju duhet ti pyesni organet kompetente tė EULEX-it, mendoj se ata duhet ta japin pėrgjigjeje. Unė e jap pėrgjigjen qė mė takon, atė qė kam thėnė qysh nė ditėn e parė, qė nė Ministrinė e Transporteve nuk ka pasur veprime pėr tė cilat dyshohet dhe mendojmė se e kemi kryer detyrėn ndershmėrisht dhe ligjshmėrish. I gjithė dokumentacioni qė ėshtė do ta vėrtetojė njė gjė tė tillė. Ne e kemi ofruar bashkėpunimin tonė me organet e drejtėsisė pėr tė ardhur deri te e vėrteta. Neve na intereson e vėrteta, mendoj se ėshtė nė interes pėr publikun tė dihet e vėrteta.
Mendoj se dy koncepte janė gabuar. Hetimet vazhdojnė dhe nėse vijnė nė pėrfundim. Pėrfundimet janė tė dyanshme, sepse hetimet kanė gjithmonė dy pėrfundime, ose kanė pėrfundime nė drejtim tė aktakuzės, ose pėrfundimet qė tregojnė se me gjithė hetimet ēdo gjė ėshtė nė rregull. Nė tė dy rastet fiton drejtėsia. Nė Kosovė nganjėherė nėnkuptohet dhe fatkeqėsisht dikush ka luajtur me kėtė mungesė tė edukatės sonė juridike, sepse drejtėsi nė Kosovė nėnkuptohet vetėm kur njeriu hynė nė burg.
Pėrkundrazi, e kundėrta ėshtė, drejtėsia ėshtė kur ju vini nė pėrfundim, dhe ėshtė rezultat, kur ju shkoni e hetoni dhe nuk i gjeni ato pėr tė cilat keni hetuar, edhe ky ėshtė rezultat, nuk ėshtė mungesė e rezultatit, ėshtė rėnie e drejtėsisė nė vend, sepse, mesazhi ėshtė i qartė. Nuk lejohet politika tė interferoj. Kemi pasur dyshime tė caktuara, kemi hetuar dhe kemi ardhur nė pėrfundim qė nga kėto dyshime nuk ka pasur asgjė tė vėrtetė dhe drejtėsia ka shkuar nė vend.
Mendoj se ky koncept duhet tė kuptohet, pavarėsisht nga pėrfundimi. Ėshtė njė shpresė qė drejtėsia e vonuar ėshtė drejtėsi e mohuar, por shpresoj qė tė aplikohet ajo drejtėsia perėndimore. Do tė doja shumė qė nė vendin tonė ti kemi jo vetėm edhe njerėzit, por edhe standardet perėndimore. Do tė doja shumė qė standardet perėndimore tė jenė nė kėtė vend.
Zėri: Pėr Ju realisht nuk ka pasur ndonjė aktakuzė pėr korrupsion. Ndėrkohė EULEX-i tashmė ka ngritur aktakuza pėr korrupsion ndaj zyrtarėve publikė. Nė rastin tuaj ėshtė kėrkuar dorėheqja dhe largimi nga politika qė tė mos i pengosh hetimet. Nuk po shohim qė ky standard ėshtė duke u zbatuar?
Limaj: Ju e dini qė ka qenė e lansuar ajo ideja me duar tė pastra, pa pėrfolje, qė kanė qenė para fushatės. Mendoj qė unė e kam bėrė veprimin tim me vetė faktin qė tė jepet kjo mundėsi, sepse duke qenė i bindur nė atė qė kam punuar, duke qenė i bindur nė pastėrtinė tonė. Megjithatė, kur ju jeni nė hetime ėshtė njė mjegull dyshimi.
Derisa tė largohet ajo mjegull ėshtė gjė normale qė ju tė bėni kėtė. Faktikisht, atėherė kam apeluar qė ky standard, ose ky kriteri me duar tė pastra tė vlejė pėr tė gjithė, jo tė bėhet nė mėnyrė tė selektuar. Koha po dėshmon se kjo ka qenė e orientuar nė mėnyrė selektive dhe nuk ėshtė respektuar nga tė gjithė, fatkeqėsisht.
Jam nė dispozicion tė drejtėsisė
Zėri: Realisht ajo qė mė brengos dhe besoj se ėshtė brengosėse pėr demokracinė nė Kosovė ėshtė fakti se ka njė pėrshtypje tė krijuar se edhe nė rastin e veprimeve tė ndėrkombėtarėve, edhe nė rastin e hetimeve tė EULEX-it, hetimet nė njė formė tė drejtėsisė e cila ėshtė selektive dhe kjo flet edhe pėr rastin tuaj. Nga njė akuzė pėr korrupsion keni kaluar nė njė akuzė tjetėr, e cila ka tė bėjė me ēėshtjet qė kinse kanė ndodhur gjatė luftės. Mos ėshtė duke u marrė shumė drejtėsia selektivisht me zotin Limaj?
Limaj: Unė kam qenė nė njė pozitė tė tillė, ju e dini qė edhe Haga, ka ndodhur kjo pėr korrupsionin, kam qenė nė njė pozitė tė tillė, fatkeqėsisht, ose fatmirėsisht, si tė doni quani. Kėshtu ka dashur fati qė tė jem prej pasluftės vazhdimisht dhe si ka ardhur e tek ka ardhur, mendoj se do tė rezervohem qė tė jap opinionin tim. Ajo qė mė takon mua tė them, dhe qė e kam thėnė vazhdimisht ėshtė se pavarėsisht nga mendimi im personal, unė e kam obligim ti pėrgjigjem drejtėsisė.
Unė e kam obligim tė jem nė dispozicion tė organeve, nuk ėshtė me rėndėsi a kam tė drejtė, nuk ėshtė nė dorėn time tė vlerėsoj dhe tė them se ėshtė e drejtė apo nuk ėshtė e drejtė, le tė vlerėsojė dikush tjetėr. Organet e drejtėsisė kur kėrkojnė nga ju qė ti pėrgjigjeni, e keni obligim qė ti pėrgjigjeni, pastaj janė ato organe qė vendosin se a kanė qenė apo nuk kanė qenė tė drejta. Dhe unė jam i tillė, unė do tė vazhdoj tė jem nė dispozicion tė kėtyre organeve pavarėsisht kjo qė ju thoni qė ka ndodhur vazhdimisht nė rastin tim dhe ėshtė krijuar pėrshtypja qė EULEX-i ėshtė kėtu vetėm pėr mua dhe jo pėr tė tjerėt, por unė do tė jem nė dispozicion jo pėr EULEX-in, por pėr hir tė drejtėsisė, pėr hir tė shtetit, pėr hir tė imazhit qė duhet tia japim vendit tonė.
Jam i bindur se edhe nga padrejtėsitė qė bėhen ndaj meje fiton drejtėsia nė Kosovė. Jam i bindur se do tė fitojė ky vend, nga kjo padrejtėsi do tė dalė diēka, do tė dalė ai mesazh, do tė dalė ajo qė me gjithė pėrpjekjet pėr tė bėrė padrejtėsi, kur ju qėndroni brenda drejtėsisė, brenda kornizave ligjore, jam i gatshėm pėr tė luftuar pėr tė drejtėn tuaj, e jep njė mesazh tė qartė pėr qytetarėt qė po jetojmė nė njė shoqėri tė lirė dhe demokratike dhe nėse ka tendenca dikush pėr tė dhunuar, do tė gjejmė mekanizma, do tė gjejmė rrugė qė megjithatė drejtėsia tė fitojė, dhe jo tė viktimizojė, ose tė dhunojė nė emėr tė drejtėsisė me veprime tė padrejta.
Kjo ka ndodhur nė tė kaluarėn dhe lufta ime qė sot po bėhet me arenėn e drejtėsisė ėshtė pikėrisht kjo, se me shtetin e lirė qė do ta ndėrtojmė ne, me kėto standarde, i fuqishmi nuk fiton gjithmonė, por fiton i drejti. I drejti fiton me mundime, por duhet tė fitojė e drejta dhe i drejti. Duhet tė fitojė i drejti qė ėshtė nė tė drejtėn e Zotit dhe tė ligjit dhe jo gjithmonė i fuqishmi. Besoj se ky mesazh, ky veprim imi do ti shėrbejė edhe njeriut tė rėndomtė, qytetarit tė rėndomtė tė Kosovės.
Kjo qė ndodh me ne, imagjinoni se sa i pambrojtur ėshtė qytetari i Kosovės nėse ballafaqohet me diēka, ose ėshtė ballafaquar me diēka, e qė ju dhe ne nuk kemi pasur rastin ta dimė historinė e tij, padrejtėsitė qė kanė ndodhur vazhdimisht.
Zėri: Zoti Limaj, ju nė Hagė keni dalė i pafajshėm nga gjykimi i parė. Nga doli tash kjo dėshmia e re. Pėr tė njėjtat akuza jeni hetuar, pse u rihap kjo ēėshtje?
Limaj: Unė kėrkoj nga ju mirėkuptimin qė tė mos komentoj kėtė rast, pėr faktin se atje ka disa punė. Ne duhet tė respektojmė organet e drejtėsisė. Unė nuk do tė bie nė kurthin e atyre tė cilėt dėshirojnė qė drejtėsinė ta zhvendosin atje ku duhet bėrė drejtėsia, nė medie dhe nė opinionin publik, por duhet ta lėnė nė organet ku ėshtė, nė gjykatė. Unė nė ēdo kohė dhe ēdo moment do tė jem i gatshėm qė argumentet, tė drejtėn, tė vėrtetėn time ta paraqes para organeve kompetente, por jo kėtė ta kthejmė nė njė gjyq publik, nė njė gjykatė publike, duke nxjerrė argumente dhe kundėr-argumente qė dikush tenton ta nxjerrė nė publik.
Tash ne jemi shtet demokratik dhe drejtėsia do tė jetė nė organet e drejtėsisė, dhe ju nuk mund tė kėrkoni tė vėrtetėn pėrmes opinionit publik. Politika mund tė bėhet me kėtė percepcion, por drejtėsia nuk bėn ti lihet percepcionit, drejtėsia flet me fakte e jo me percepcion. Unė do tė jem i gatshėm qė nė ēdo kohė tė jap argumentet e ti ēoj nė gjykatė. Shpreh keqardhje shumė pėr dhjetėra e dhjetėra njerėz tė cilėt kohėve tė fundit janė shqetėsuar pa tė drejtė.
Unė do tė jem i gatshėm qė ti dėrgoj argumentet e mia nė organet e drejtėsisė. Do tė doja qė edhe tė tjerėt tė veprojnė nė kėtė mėnyrė dhe drejtėsia tė ndahet atje ku ndahet, nė gjykata. Drejtėsia nuk ndahet as nė gazetėn tuaj, as nė politikė. Pėrndryshe, nėse bėjmė kėshtu, tendenca pėr tė marrė dhe ndriēuar nė duart tuaja dhe ju tė bėheni arbitėr i drejtėsisė nė publik ėshtė linēim, linēim publik, kėshtu ka ndodhur nė tė kaluarėn
Krijoni Kontakt