mos rrej diten per diell o djali plangprishes i kukesit..te pakten ne temen e dydrinasit mos te genjeje pasi dydrinasi eshte vete banor aktual i qytetit te kuksit kurse ti e sheh me dykbi ate..ej medet ku arrin injoranca dhe mllefi..cdo gje te behet zi...kukesi eshte nder qytetet me te furnizuara me uje ne shqiperi e ky na e ben me nje ore uje ne dite..duket se ke kohe qe se ke vizituar vendlindjen..apo nuk te lidh gje me kuksin dhe kuksianet...o harrova ..ti nuk ke lindur ne kukes...
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
ta tregon dydrinasi ma mire pasi ai jeton atje sa ore uje ka kukesi dhe kush po rren...por te thuash se kuksi ka uje vetem 1 ore eshte genjeshtra me e madhe qe kam degjuar....edhe ne kohen e dulles kur kukesi kishte nje tub furnizimi sa kyqi i dores kishte uje me shume se nje ore..me marrjen e gjurres se kolosjanit qe eshte sa 100 fishi i linjes se pare paska mbet kukesi me 1 0re uje e..plus asaj qe kukesit do i shtohet edhe uji i lakut te dardhes..ujesjellesin e ri te kukesit nuk e prek kush pasi cdo fshat ka ujesjellesin e vet..tani ndonje lidhje te paligjshme edhe mund te ken bere por asaj linje nuk i kushtojne kurgje 1 apo 10 lidhje.....mos rrej per hava djalosh..
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Ne Kukes kam qene ne shtator vjet, dhe ne fund te majit kete vit. Nuk kishte uje. Bile shkova u lava ne Prishtine se ne Kukes vinte ne oren 4 per nja gjysem ore-nje ore e une nuk kisha nder mend te cohesha ne pike te nates per te pritur ujin. Banoret mbushnin depozita e kova me uje, e laheshin kush te mundte me pare. Kukesi ka ujesjellesa, eshte i rrethuar nga uji por nuk ka pike uji brenda ne qytet...Dydrinasi ka qene kete vere ne Kukes, ndoshta ka ndodhe ndonje ndryshim nga maji...Shpresoj...
Tiranë, vendosen matësat e ujit
18/09/2011 16:45
Ujësjelllësi i Tiranës ka ndërmarrë një aksion për paisjen me matësa të të gjithë konsumatorëve familjarë. Kostoja prej 1.800 lekësh e matësit po u faturohet po konsumatorëve.
Drejtues të ujësjellësit thanë se procesi do të vazhdojë në të gjithë qytetin për t’i dhënë fund abuzimit me ujin. Sipas tyre, shumica e konsumatorëve paguan aforfe, pa ditur sasinë reale të konsumit të ujit, ndërsa një pjesë nuk paguante fare.
Përfundimi i këtij procesi do të disiplinojë përfundimisht marrëdhëniën mes konsumatorit dhe Ndërmarjes së Ujësjellësit.
Por ndërsa po vendosen matësat dhe merren masat për ndërprerjen e ujit konsumatorëve familjarë që nuk paguajnë, në listën e debitorëve ndaj ujësjellësit rezultojnë të jenë institucione shtetërore dhe njësi të pushtetit vendor.
Bashkia e Kamzës dhe 6 komuna të Tiranës janë borxhlinj ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit pasi nuk kanë shlyer detyrimet që kanë ndaj saj, ndonëse janë furnizuar me ujë të pijshëm.
Bashkia e Kamzës ka një borxh prej 245 mijë dollarë ndaj ujësjellësit duke u pasuar nga Komuna e Farkës me 41 mijë dollarë, Komuna Bërzhitë me 35 mijë dollarë, Komuna Paskuqan me 26 mijë dollarë, e të tjera.
Në një njoftim për shtyp të Drejorisë së Ujësjellësit thuhet se ky institucion u detyrua të bëjë publik debitorët pasi edhe pse ishin paralajmëruar disa herë nuk kishin reaguar për të shlyer detyrimet.
Të shtatë institucionet krijojnë së bashku një debi rreth 500 mijë dollarë ndaj ujësjellësit. Sipas njoftimit një pjesë e mirë e këtyre njësive i kanë lidhur kontratat me ujësjellësin në fund të vitit 2010 dhe deri më sot nuk kanë shlyer asnjë detyrim mujor.
top-channel
Me këtë Sahitin ujin e lëshojnë vetëm paradite, ndërsa pasdite jo. Ideja është që shumica e njerëzve paradite sjanë në shpi, ndërsa pasdite kur u duhet s'kanë.
Ujë 24 orë me presion s'bëhet fjalë, po të mos jenë depozitat, që i ka thujse çdo shpi, shumicën e kohës s'do kishte ujë në çezme.
Mirë kështu, po të paktën ta binë njëherë pasdite një herë paradite.
p.s. Kukësi s'ka pas ujë kto 2-3 muajt e fundit. Fare dmth.
Kukësi funksionon si një qytet kazermë ushtarake, sepse atje të gjithë duhët të çohen nga gjumi në ora 05.00, që të kesh mundësinë të mbushesh të gjithë arsenalin e enëve mbushëse që e ka çdo familje, të paktën që 30 vite që i mbaj unë në mend.
Kush nuk çohet nga gjumi ka mbaruar për atë ditë për ujë! NUk ka asnjë mundësi tjetër.
Ne vitet 1984-1985 është ndërtuar një ujësjellës i ri për qytetin, më pas ky sistem është rikonstruktuar dhe modernizuar me fondet e bankës gjermane KfW.
Pas luftës në Kosovë, rrjetit të ujësjellësit i është shtuar dhe një burim tjetër uji, nga zona e Lojmes.
Vjet është kryer një investim i ri në qytet, prej të cilit u shkatërruan tërësisht rrugët e qytetit, mirëpo ai ka ngelur në mes dhe Kukësi sot e kësaj dite nuk ka ujë.
Këtë verë vinte uji 2 herë në ditë (korrik), mirëpo në vijim (më saktë këto ditë) atje nuk ka furnizimi as edhe 2 herë në ditë.
Imagjino prindërit e mij në moshë të vjetër detyrohen të zbresin 3-4 herë në ditë në katin përdhe pë të mbushur ujë. Ti nuk e beson po nuk po më zë vendi.
Eshtë krim dhe shkatërrim për njerëzit! Askush nuk çan kokë! Turp! As spitali nuk ka ujë!
Eshtë mbushur çdo pallat banimi me pompa dhe me kazanë të të gjitha llojeve. Edhe prindërve të mij u kishin sugjeruar që të instalojnë pompë dhe kazan!
Viti 2011! Pretendojmë të integrohemi në familjen europiane!
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-09-2011 më 14:21
Pikërisht kështu është Station!
Në Shqipëri duhet transformuar tërësisht menyra se si financohet dhe se si administrohet uji.
Shteti është treguar i paaftë!
Si hap të parë unë shikoj krijimin e ndermarrjeve aksionere të furnizimit me ujë, kanalizime dhe trajtim të tij, duke futur si aksionerë të gjitha njesitë e pushtetit lokal dhe duke nxitur dhe blerjen e aksioneve nga investitorë privatë.
Pra uji si çdo prodhim tjetër të hyjë në treg, me kushtin që shteti të subvencionojë vetëm kategoritë sociale. Për të gjithë të tjerët çmimin e furnizimit, të shkarkimit dhe të trajtimit (impjantet) ta percaktojë tregu.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-09-2011 më 14:35
Krijoni Kontakt