Close
Faqja 21 prej 28 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 275
  1. #201
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Malsia ka rrit burrnesha
    Elvira Dones - Vergine giurata
    dhe Lokja i tha Tuçit : un i vej tap dhe ty sta jap pronen"

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    dhe Lokja i tha Tuçit : un i vej tap dhe ty sta jap pronen"

    Po mor kallamoq sa te dush anej ...
    ika naten me bej te fala banoreve te berlinit ...
    ju perqafoj e ju puth per se largu
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe nje here vertetohet se problemi i tokes zgjidhet vetem me force. dinakeria me ane te ligjeve njerezore nuk ka vlere ne qofte se dikujt i meret jeta.


    zgjidhet me force!!!!!!!!!

    mendoni qe me vrasjen e Ikonomu do NDRYSHOJE DESTINACIONI PRONES???????????

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    zgjidhet me force!!!!!!!!!

    mendoni qe me vrasjen e Ikonomu do NDRYSHOJE DESTINACIONI PRONES???????????
    ne nje vend si shqiperia pronaret e tokave ndryshojne c`do 50 vjet.
    por te pakten kur ndodhin vrasje te tilla gjykatesit do ndergjegjesohen dhe do vepronin me me ndershmeri.
    lufta per toke eshte gjithmone nje lufte e drejte.

  5. #205
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Arvizu: Zbardhni sa më shpejt vrasjen e gjyqtarit
    Gazeta Jone
    Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu kërkoi të mërkurën nga organi i akuzës dhe policia, zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi, në Vlorë.
    Ambasadori amerikan tha se “vrasja e gjyqtarit Konomi është një vrasje e tmerrshme”, dhe theksoi se “dikush u përpoq ta vriste, dhe e vrau gjyqtarin Konomi.”
    “Gjyqtari ishte baba dhe bashkëshort dhe la pas një familje”, nënvizoi ambasadori Arvizu.
    Ambasadori Arvizu i bëri komentet në qytetin e Ersekës, të cilin po e viziton për inagurimin e kopshtit numër 2, që është rikonstruktuar nga USAID-i.


    Vrasja e gjyqtarit Konomi, prokuroria hetim policisë në Vlorë
    Gazeta Jone
    Në prokurorinë e Vlorës është hapur një tjetër hetim në lidhje me ekzekutimin mafioz të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, përvec atij për të zbardhur krimin e rëndë, shruan sot e përditshmja “Gazeta Shqiptare”.
    Sipas “Gazetës Shqiptare”, hetimi ka të bëjë me mosveprimin e forcave të policisë për t’i dhënë ndihmë njeriut të drejtësisë.
    Nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, si dhe referuar pamjeve filmike që ndodhen në duart e hetuesve, rezulton se punonjësit e policisë dallohen mjaft qartë duke biseduar në telefon´apo duke u munduar të bllokojnë trafikun, por asnjëri prej tyre nuk shpejton t’i japë ndihmë gjykatësit të plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak minuta më vonë.
    Përpos kësaj, edhe transportimi i gjykatësit drejt spitalit i vendosur në bagazhin e një makine policie, për njerëzit e drejtësisë ishte njëe fyerje mjaft e madhe.
    Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë më 9 shtator në një atentat me makinë në qendër të qytetit të Vlorës
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ti lexova ca postime tuat or ti shaqo skipotari i lpk-se i maskuar si patriot..
    lol

    nuk e mban dot masken me brarin ti demagog..

    te ra menjiher..
    te lexova se ishe solidar me vampiret e 21 janarit.. qe barbarizuan policine tone e deshen te rrezojne shtetin shqiptar..
    kaq mjafton qe te te duken ganxhat e cakallit polpotist.. e lekura deles sti mbulon dot..

    mbeturinat karpato aziatike ishin ne bulevard ne 21 janar.. per ta djegur shqiperine..

    ti sipas shkrimeve tua.. te hershme.. paske qen adhurues i tyre..

    keshtu o maskë..

    nje nga 21janar-sat ka "punuar" disa vjet si "maske".. andej nga gerxhet e jugut duke vrare e grabitur shqiptaret..
    ziveri i gjolek rucit..
    do e kesh takuar kur si i lpk-se shkoje andej me nxit shkatrrimet e 97 tes..
    mundet ta kesh pasur dhe bodigard..

    ja kush je ti.. shok i tyre..
    ndryshon nga kollarja vetem..

    ..

    lol..

    hipokrit..

    Brari, mënyrat përçarëse të mendimit, shkrimit, e veprimit nuk të bëjnë punë kur i drejtohesh Shqiptarit/es për këdo që i ka shërbyer më njerëzores, siç është Shqiptaria.

    Këto mënyra përçarëse u janë shërbyer Shqiptarëve prej se janë afruar dhe e kanë fëlliq hapësirën Shqiptare armiq të ndryshëm nëpërmes njerëzve si ti, Mirpo, te Shqiptarët, pamarr parasysh se çfarë ngjyrime ideologjike e fetare kanë pas e kanë, të qenit Shqiptar e Shqiptaria ishte dhe mbetet mbi të gjitha.

    Me fjalë tjera, duke e mbështjell shkrimin tënd me të paqena, ke gabuar nëse ke pritë se më bën me mendu e me shkru kundër:
    - tërë një lëvizjeje, së cilës i përkisnin edhe Adem Jashari, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu... dhe
    - atyre që u vranë se dolën në rrugë, të rraskapitur nga skamja, për me i kërku gjërat themelore të jetës.

    Për sa i përket asaj se kush jam unë, fillimi i atij rrëfimi nuk ka ndryshuar ndonjëher dhe fillon me cilësinë e të qenit pjestar i Shqiptarisë, e krahaz është një tjetër përkatësi po aq e çmueshme. Natyrisht, kam pas fatin më të mirë me këto që janë përkufizimet më njerëzore, që më bëjnë me jetu pa e luftu vetveten sikur e kalon jetën lloji i yt duke ndërruar maska, e pastaj vijnë vetit e tjera relative të mijat.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shaqo..

    shkojn e vijn ne forum shum demagoge..

    ne se je nga ata.. ke me ik me bisht nder shal me mask te cjerrun..
    ne se je ndoj kopuk i zakonshem.. qe don me u duk.. ani rri.. e shit pallavra..

    e sa per at levizjen.. ne se je i tyre.. krejt pisa kan dal e cdo dit po i njeh mire populli..

    ndoshta prandaj dhe i je qep brarit..

    kini vec nji arm te fort ju..
    kallashin e pabesise..
    kurgja tjeter..
    kurse llafollogjin tuaj leht e hjedhim ne berllog..
    e saper adem jashar..

    ju ja kini cue policin serbe mu ne der ..e kini ba sehir pi hamburgi e rogneri..

    je cfaq si adhurues i 21 janarsave ketu..

    kaq mjafton..

    ja ke ba vedit klasifikimin..

    ..

    ububuja..

  8. #208
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    saure sa ma shum prona te kesh aq ma shum dhimje kaptine osht. ene managimi i prones osht art me vete. kur kisha i ktu ne nj i shpi te vogel me dy kate isha rehat. tani qi kom i shpi te modhe ene ma shum tok le qe taksa paguj ma shum po ka ma shum shpenzime.

    pronat ne shqipni jon bela e modhe. me ke te luftosh ma par: me shtetin me tjetrin qi don me ta mur apo me fisin tat qe kush e kush te muri pjesen ma te modhe. prapaskenat qi te bo fisi nuk ti bo njeri. del i hundlesh ene thot mi falni mu te gjitha se vetem kshu mund ti murim pronat. ose i tjeter katnar i fisit i shkollum me i llaf thot se femnat nuk kon pjes ne trashegimni. me i llaf e qit momen time jasht loje. po lexo care thot ligji mer **** (pardon my french).
    no glove no love

  9. #209
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Takimi 2 ditë para vdekjes i Skerdilajd Konomit në hipotekën e Durrësit
    SHKRUAN: Habjon Hasani 15-09-2011 10:49

    Dy ditë para ekzekutimit në qendër të Vlorës, Skerdilajd Konomi kishte kaluar orë të tëra në hipotekën e Durrësit. Bashkëpunëtorë të tij të afërt kanë konfirmuar për grupin e hetimit se gjyqtari i vrarë është përpjekur të hipotekojë 1127 hektarët e tokës në bregdet, që i kishte fituar me vendim të Gjykatës së Lartë që prej 14 qershorit të këtij viti. Burime të rezervuara informuan MAPO-n se gjyqtari 33-vjeçar, i shoqëruar me një prej avokatëve të tij, ka trokitur në hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës, akt ky i zvarritur në mënyrë të përsëritur nga zyrtarë të hipotekës. “Që prej vendimit të Gjykatës së Lartë, Skerdilajdi ka synuar hipotekimin e sipërfaqes së konsiderueshme që fitoi në Hamallaj. Në fillim i kanë kërkuar qoftë dhe një dispozitiv të vendimit të Gjykatës së Lartë, pa qenë nevoja për vendimin e zbardhur. Dy ose tri ditë para se të vritej, ai ka shkuar në hipotekë së bashku me avokaten dhe ka tentuar të dorëzojë dispozitivin e vendimit gjyqësor dhe në atë moment i është thënë se duhej vendimi i plotë i gjykatës, i zbardhur”, - bën me dije burimi i mësipërm për MAPO-n. “Nga ana tjetër, zyrtarët e hipotekës i kanë thënë Konomit të paraqitej dy ditë më vonë me vendimin e zbardhur, për të bërë regjistrimin”, u shprehën burimet e rezervuara. Udhëtimet e Skerdilajdit dhe kontaktimet e tij dhe të avokatëve të tij me zyrtarë të hipotekës, pak ditë para se të vritej, janë konfirmuar edhe nga grupi i hetuesve, të cilët nga ana e tyre kanë refuzuar që të detajojnë dhe të qartësojnë plotësisht natyrën e këtyre kontakteve. Burime të rezervuara nga grupi hetimor kanë bërë të ditur gjithashtu se zakonisht Skerdilajdi i ndiqte çështjet gjyqësore të pronave duke udhëtuar me kunatin e tij drejt Durrësit dhe Tiranës, por ky i fundit, në deklarimet e dhëna para hetuesve, është shprehur se javën e fundit nuk kishte udhëtuar me Skerdilajdin. “Nga marrja në pyetje e kunatit të tij, është konfirmuar se udhëtonte shpesh javët e fundit drejt Durrësit dhe Tiranës, por 2-3 ditët e fundit dyshohet se ai mund të ketë udhëtuar vetëm dhe jo si zakonisht, në shoqërinë e kunatit të tij, pasi ky i fundit ka thënë se nuk ka qenë pjesë e udhëtimeve me Skerdilajdin, siç ndodhte zakonisht”, - shprehen burime nga grupi hetimor. Hetuesit e çështjes, nga ana tjetër, kanë siguruar dje se i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme personave të kontaktuar prej gjykatësit të vrarë dhe avokatëve të tij në hipotekë, ndërsa kanë konfirmuar dhe pyetjen e zyrtarëve të hipotekës lidhur me këtë çështje. Fillimisht, informacionet për vizitat e gjykatësit dhe tentativave të tij për regjistrimin e pronës në hipotekë kanë ardhur në rrugë operative, ndërsa më pas hetuesit kanë mundur të konfirmojnë intensitetin e vizitave të Skerdilajdit në hipotekë dhe 2-3 ditët e fundit para se të vritej. Dyshohet se tentativa e Skerdilajdit për të regjistruar pronën e fituar me vendim të Gjykatës së Lartë dhe ngurrimi i zyrtarëve të hipotekës apo zvarritja e regjistrimit të pronës mund të jenë edhe shpjegimi i ndonjë momenti tensioni të krijuar, si pasojë e ndonjë trysnie të palës kundërshtare në procesin gjyqësor për të vonuar regjistrimin e pronës në hipotekë. Gjithsesi, të gjitha dyshimet janë në proces verifikimi, ndërsa grupi hetimor, i kryesuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda, janë duke marrë në pyetje të gjithë personat që kanë takuar gjyqtarin Skerdilajd Konomi në ditët e fundit të jetës së tij.
    MAPO
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Brari, ose Bhrharhi,

    Vazhdon me e përmend 21 Janarin sikur të ishit ju me sigurimsat e tjerë viktima e jo ata të cilët i vratë në pikë të ditës.

    Kështu e luani rolin e viktimës edhe kur i përmendni '97-ten, Gërdecin, e deri te vrasjet e tjera sikur kjo e Gjyqtarit Konomi.

    E di se nuk përgjigjesh Bhrharho, por ja pyetja e ime e radhës për ty:

    në çfarë sisteme të qeverisjes ndodh që pasuria e udhëheqësit dhe familjes së tij shtohet në përpjestim të drejtë me shtimin e vrasjeve?

Faqja 21 prej 28 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •