Close
Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 275
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Kam pershtypjen se kjo pune kaq e pati.

    Killerin e vertete nuk do ta mesojme kurre sepse me sa po lexojme deri tani nuk ka pasur nje te tille por "lojtare" qe luajne ne nje lige te njete.

    Njeri me c4 e telekomande qe ben zhurme e tym ne mes te dites e tjetri me nje art tjeter c4 "gjykates me vula" qe nuk ben shume zhurme e tym ne rruge por qe ka te njetin efekt.

    Jam mese i bindur qe gjykatesin e kane paralajmeruar....por babezia per disa persona qenka shume e fuqishme se jeta e familja...

  2. #192
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ky Konomi është shembulli se çfarë ndodh kur refuzon një ofertë "që nuk mund të refuzohet".
    Konkluzioni është ky që Ti ke shkruar, fjalët e tjera jan fukarallëk.

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Zjarri shkriu kartën e telefonit, nuk lokalizohet thirrja-bombë

    ELTON QYNO,"Metropol"

    14/09/2011

    Vrasja e gjyqtarit. Zbardhen tabulatet, asnjë telefonatë apo mesazh kërcënues

    TIRANE-Tabulatet telefonike të marra nga dy kompani celulare, nuk kanë dhënë asnjë ndihmesë për të zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Nga verifikimi i tyre grupi hetimor s’ka gjetur asnjë numër të dyshimtë apo mesazh që mund të ngjallte kërcënim për jetën e gjyqtarit 33-vjeçar të vrarë në qendër të Vlorës nga një shpërthim i fuqishëm tritoli. Aktualisht për llogari të hetimit nuk është administruar asnjë provë që do implikonte drejtpërdrejt autorin e krimit. Hetuesit shprehen se çështja është ndërlikuar akoma dhe më tepër për shkak se dhe brenda automjetit nuk janë gjendur pjesë të telefonit apo kartës, që ka bërë aktivizimin e rreth 500 gr tritol të vendosur poshtë sediljes, ku qëndronte i ulur gjyqtari Skerdilajd Konomi. Sipas tyre, mosgjetja e kartës e bën të pamundur lokalizimin nëpërmjet antenave të vendndodhjes nga ku është bërë thirrja telefonike, si dhe gjetja e numrit që ka bërë telefonatën e fundit në drejtim të celularit bombë. “Ky është çelësi i çështjes”,- shprehet burimet pranë grupit hetimor, të cilët kujtojnë rastin e vrasjes së anëtarit të Bandës së Lushnjës, Enver Rabija, me minë me telekomandë. Pikërisht në këtë ngjarje është gjetur si provë karta e telefonit dhe nga verifikimet e bëra rezultoi se thirrja e fundit ishte bërë nga shtetasi Leonard Prifti ose “Çibuku”, tashmë i vrarë, ish-anëtar i bandës së drejtuar nga Aldo Bare. Në rastin e vrasjes së gjyqtarit, shpërthimi dhe zjarri ka zhdukur gjithçka dhe për pasojë e bën të pamundur gjetjen e autorit nëpërmjet këtyre metodave. Duke mos pasur asnjë shpresë në këtë drejtim, grupi i hetimit që drejtohet nga tre prokurorë të krimeve të rënda, tashmë vëmendjen më të madhe e ka përqendruar në konfliktet me pronat që kishte familja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi. Janë tërhequr nga sekretaritë e gjykatave të gjitha vendimet gjyqësore, si dhe po verifikohet me imtësi historike i truallit në Hamallaj dhe në fshatin Rrushbull në Durrës. Përparësi po i kushtohet dhe personave, me të cilët gjyqtari ka pasur konflikte rreth pronave të sipërcituar.

    Autopsia: Zemra e koka s’u dëmtuan

    Pati shembje legeni dhe

    këputje të njërës këmbë

    Prokuroria ka administruar në dosje dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, i cili pasi ka këqyrur kufomën e gjyqtarit të vrarë, ka nënvizuar se nga shpërthimi i fuqishëm viktima ka pasur dëmtime të rënda në pjesët e poshtme të trupit. Sipas ekspertimit mjeko-ligjor, Skerdilajd Konomi ka pasur shembjen e plotë të legenit dhe se njëra prej këmbëve nga shpërthimi i fuqishëm i është këputur, por jo plotësisht. Më tej raporti shton se viktima ka qëndruar disa minuta i gjallë për shkak se nuk ka marrë dëmtime në pjesët organike të trupit. Mjekët tregojnë se zemra dhe truri, i gjyqtarit Konomi nuk ka marrë asnjë plagë nga shpërthimi që i mori jetën në qendër të qytetit të Vlorës, gjyqtarit Konomi.

    Pritet “tërmet” në AKKP, Durrës e Tiranë

    Prokuroria: Ka dyshime për

    pronat, por s’ka asnjë provë

    Mjaft dyshime të forta grupi i hetimit ka ngritur mbi disa persona që kanë pasur konflikte ligjore për pronat me familjen e gjyqtarit të vrarë. Burimet shprehen se për disa prej tyre dyshimet janë të shumta, por ato nuk plotësohen me asnjë provë. “S’ka asnjë provë minimale që do të implikonte sado pak këta persona”,-shprehen hetuesit. Momentalisht punë intensive është duke u bërë në këtë drejtim, ku në skaner janë duke kaluar një sërë dokumentesh dhe se shumë shpejt Prokuroria, pritet të marrë në pyetje dhjetëra persona nga, AKKP në Tiranë dhe Durrës, si dhe individët me të cilët Konomi ka pasur kontradikta për truallin 340 hektarë në zonën e Hamallajt.

    Dërgohen në institutin e Policisë Shkencore

    Telefoni dhe një dosje që u

    gjet merren për ekspertizë

    Telefoni celular i Skerdilajd Konomit, si dhe një dosje pune që u gjendën në vendin e krimit, janë dërguar në institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Burimet sqaruan se kjo procedurë ndiqet për çdo dosje hetimore, veprim ky që në këtë rast nuk është shumë i domosdoshëm për zbardhjen e ngjarjes. Sipas hetuesve dosja, e gjetur në makinën e viktimës, është dosje pune dhe jo personale. Ndërkohë që telefoni do i nënshtrohet edhe ai një ekspertimi mbi gjendjen dhe përmbajtjen e tij. Thuajse të gjitha ngjarjet e kësaj natyre janë të pazbardhura nga policia dhe Prokuroria, për shkak se dhe mënyra e ekzekutimit dhe autorët janë tepër të sofistikuar.

    Përllogaritja e ekspertëve

    Bëhet fjalë për prona që

    vlejnë 200 milionë euro

    Sipërfaqja tokësore prej 340 hektarë që ndodhet në gjirin e Lalëzit e fituar nga familja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, mund të vlerësohet me një shifër ekonomike prej 200 milionë euro. Sipas ekspertëve, kjo shifër astronomike del për faktin, se trualli ndodhet përgjatë plazhit të detit Adriatik, territor ky që çdo vit po lakmohet nga dhjetëra biznesmenë për të ndërtuar vila turistike, resorte dhe fshatra turistikë. Momentalisht në zonën në fjalë janë bërë vetëm pak ndërtime dhe se e gjithë sipërfaqja është e nderë, çka tregon se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, shumë shpejt ajo do të shitej.

    Vendimi i Gjykatës së Lartë që i jep të drejtë asaj të Durrësit: Konomi, pronar i ligjshëm

    Konflikti i pronave, çelësi i zbardhjes së vrasjes së gjyqtarit

    Paditë penale të të dyja palëve ndaj AKKP-së, konfliktet e vazhdueshme

    TIRANE- Tensioni mes familjarëve të fisit Konomi dhe përfaqësuesve të palës tjetër që pretendonte trashëgiminë mbi pronën 340 hektarë në zonën e Hamallajt dukej hapur. Familjarët e gjyqtarit janë shprehur se ai ditët e fundit dukej i lodhur nga gjyqet dhe paditë penale. Të dyja palët i janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës me kallëzime penale duke akuzuar për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e truallit. Krahas pronës prej 340 hektarësh të kthyer, gjyqtari 33-vjeçar kallëzoi edhe një mbivendosje prej 400 hektarësh pronë e familjes së tij. Ka dyshime se prona që i është kthyer trashëgimtarëve të familjes Shallvari, trashëgimtar i së cilës ka qenë babai i gjyqtarit Konomi, Fotaq Konomi, ka qenë e mbivendosur dhe u është dhënë disa personave të tjerë. Madje njëri prej zyrtarëve të AKKP-së ka firmosur për këtë pronë një ditë para se të largohej nga detyra, duke kryer mbivendosjen e saj. Për pasojë veç palëve, është paditur dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dega Durrës dhe ajo qendrore në Tiranë. Deri më tani, pista kryesore e vrasjes së gjyqtarit mbetet ajo e konfliktit të pronave.



    Pjesë nga Vendimi i Gjykatës së Lartë

    Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, edhe ligji 9235 datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar, nuk e lidh asnjëherë njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës me faktin nëse pretenduesit ish-pronarë e kanë poseduar apo jo pronën. Është e pamundur që ish-pronarë të pronave me sipërfaqe të madhe të posedonin vetë pronën, kjo provon edhe njëherë faktin se konkluzioni i të paditurit është i gabuar. Mbi këtë arsyetim, trashëgimlënësit Sllava Ljubica Maria Lampo, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mika, trashëgimtarët e Evdhoqes Goxhomani, Ariandhi Konomi, janë bashkëzotenues mbi objektin çifligu Rrushkull, i cili është i përcaktuar në objektin e padisë, pra kanë pasur një pronë e cila deri më 29.11.1944 nuk rezulton të jetë shitur apo tjetërsuar prej tyre. Ky fakt vërtetohet edhe nga nota e transkriptimit të Hipotekës Durrës, nr.126, datë 29.05.1946, ku prona e mësipërme, e cila ishte marrë në enfiteozë nga Shoqëria E.I.A.A, prej znj. Sllava Maria Ljubica Lampo, konfiskohet dhe kalon në favor të Shtetit Shqiptar. Në lidhje me faktin se pasuria në fjalë i është dhënë në enfiteozë një shoqërie italiane, në emër të së cilës është bërë dhe shpronësimi, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka konstatuar se është e vërtetë që nga ana e njërit prej bashkëzotënuesve (bashkëpronarëve), Maria Ljubica Shallvari, është lidhur një kontratë enfiteoze me Shoqërinë Italiane E.I.AA, por kjo kontratë nga vetë përmbajtja e saj rezulton të jetë nul, duke qenë se njërës prej palëve i ka munguar cilësia e pronares së ligjshme për të lidhur këtë kontratë. Sipas kësaj gjykate, përveç sa më sipër, kontrata e enfiteozës nuk është kontratë që ka për qëllim kalimin e pronësisë, por ajo ka për qëllim zhvillimin e pronës. Pronësia e sendit të paluajtshëm mbetet e enfiteozëdhënësit. Në nenin 1530 të Kodit Civil të vitit 1929 (i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes së kontratës së enfiteozës), parashikohet se: “Enfiteozi asht një kontratë, me të cilën i koncedohet një personi (enfiteozmarrësi), një pronë, me detyrimin që ta përmirësojë dhe të paguajë një prestim të përvitshëm, që quhet kanon dhe që caktohet në të holla ose drithna”. Neni 1532 po i Kodit Civil të vitit 1929 parashikon se: “Enfiteosi mund të lidhet vleftësisht vetëm prej atyne që kanë të drejtë tjetërsimi edhe me ato kondita dhe forma që lypen për tjetërsimin”. Pra, gjykata çmon se është tërësisht e provuar cilësia si pronar mbi sendin objekt kërkimi deri më 29.11.1944 i trashëgimlënësve të paditësave. Nga ana e të paditurit është argumentuar se pasuria e kërkuar është sekuestruar si pasuri e shtetasve italianë. Ky fakt, pra sekuestrimi i pasurisë objekt gjykimi si rezultat i zbatimit të këtij ligji, arsyeton gjykata, nuk dëshmon që sekuestrimi ka qenë i drejtë. Sipas gjykatës, Shoqëria Italiane E.I.A.A nuk ka qenë pronare e pronës Çifliku Rushkull dhe Çifliku i ri, por ka qenë vetëm enfiteozmarëse. Në nenin 2 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar, cilësohet se: legjitimohen të kërkojnë kthimin apo kompensimin e pronës ish-pronarët që prona “iu është marrë sipas akteve ligjore dhe nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944”. Pra, edhe sipas argumentit të përdorur nga i padituri, gjykata ka konstatuar se marrja e pronës në bazë të një ligji, të dalë pas datës 29.11.1944, nuk i pengon paditësat të kërkojnë pronën e tyre. Ka rezultuar për gjykatën se prona objekt kërkimi nuk është vetëm e shtetases italiane Maria Ljubica, por edhe e Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mika, trashëgimtarët e Evdhoqes Goxhomani, Ariadhni Konomi, të cilët e kanë fituar të drejtën e tyre të pronësisë që në vitin 1933. Në këto kushte ky ligj nuk i shtrin efektet mbi pronën e shtetasve shqiptarë të cituar më lart.

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Une nuk jam juriste dhe nuk kam nerva te merrem as me pronat e mija e merre me mend me te
    te tjereve ...po mqs ka ndodhur nje vrasje dhe eshte nje problem i madh per konflikt social,pengese per ekonomine ,sa me shume te zgjatet rritet fatura financiare e shtetit etjetj po mundohem te shkruaj nja dy fjale per pronen ...(ne fakt kjo eshte nje teme me vete dhe shume e gjere )

    Per rastin konkret dhe une e mendoj si Brari ...
    Si shume lemsh eshte kjo prone...njehere flitet per 200 ha pastaj na dalin 2000ha bo...
    Une kam degjuar nga babai( qe njihet me nje nip te Toptaneve) qe me ardhien e demokracis ai kerkonte vilen e Sukthit qe thuhet qe eshte bere nga mbreti Zog....
    Nuk me kujtohet mire por me duket se babai me tha qe eshte bere ne toke te paraardhesve te tij ..keshtu me sa kam degjuar Toptanasit kane qene pronare aty po se ku konkretisht nuk e di ...
    Bo kjo prone mua nuk me duket e besueshme ...mbase gaboj ...
    Pse do thoni ju ?
    Po ja deri sa eshte sekuestruar nga shteti qe ne 1943 .....!!!!!
    Per çfare arsye eshte sekuestruar ??!!
    Pastaj them perseri qe kjo zone ka qene e pa banuar ka qene pyll dmth nuk ka qene toke bujqesore ne ato vite (keto toka atehere quheshin pyje livadhe dhe kullota )dhe kishin tarifa dhe me te ulta ...
    Prap e bej pyetje vetes pse nje qe nuk ka banuar ne Durres apo Tirane (mqs jane qytetet qe jane me afer me keto zona )te kete shprehur interes per te blere keto pyje e kullota ?!
    Dihet kushtet e rendit dhe infrastuktura ne ate kohe ...me duket pak si anventure ..mos qofsha gabim...do ishte me e besueshme qe ta kishin blere familje te tjera te pasurish te zones si Delialliste e Shijakut psh et jetj.
    Mendoj qe me pronat luhet shume me fallsifikime nga ata/o qe kane mundesi ti bejne me ndihmen e pushtetareve ...
    edhe 200 ha qofshin mua me duket si shifer e larte per nje famijle me nje mbiemer jo shume te degjuar ....
    Ka familje shume me te degjuar se keta dhe nuk i kane kaq shume ha toka ...
    M q s Durresin deri ne Kavaje e kane betonuar s'ka ngelur me gje te hidhemi ketej tani rruga per ne gjirin e Lalesit eshte bere ..eshte me afer tiranes ..zone e bukur dhe e virgjer per investime ...vete nuk futemi dot se e kemi bere bloze dhe KE po na e thote vazhdimisht zgjidheni problemin e prones ...atehere te vjellim duke ndihmuar disa ish pronare ...
    Uroj ta kem gabim te shohim....
    Pse nuk e zgjidh shteti problemin e prones ?
    Ku dihet se egziston dyfishi i tokes me shume se ajo shume ,qe eshte per tu kthyer pronareve....


    BE: Pa pronat, s’ka integrim

    Mesazhi i fundit i zyrtarëve të Brukselit ka qenë integrim nëpërmjet zgjidhjes së problemit të pronave. Këtë mesazh presidenti i BE-së ua ka drejtuar të gjitha shteteve të Evropës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Vonesa e miratimit të ligjit për kthimin e pronave shihet nga Brukseli si një pengesë edhe për investimet e biznesmenëve të huaj në këto vende
    Gabimi kryesor eshte ligji 7501...
    I jep grekut Vorio Epirin me tapi...
    Erdhen hysmeqare ne tokat tona e u bene me tapi te dhene nga politikanet tane ...
    Ai qe plaçkiti token dhe ndertoi e legalizohet prona ...
    pronarit nuk i jepet toka e tij ....
    Një pasqyrë të shkurtër të pronësisë deri më 1945, ku duket qartë se pronari më i madh ka qenë shteti. Nga gjithë sipërfaqja totale, shteti ka gëzuar këto pasuri në raport me të: tokë e mbjellëshme 158 mijë ha (5.75%); livadhe e kullota 856 mijë ha (31.8%); kultura drusore 144 mijë ha (5.32%); pyje e shkurre 992 mijë ha (35.98%); toka të pambjellura 302 mijë ha (11%). Këto të dhëna janë marrë nga studimi i autorit Pier Françesko Nistri më 1941. Ai thekson faktin se “latifondisti” më i madh në vend nuk ka më shumë se 10 mijë ha tokë bujqësore dhe gjithsej të tillë janë 6-7 familje. Në fakt, objekti gogol i indoktrinimit dhe demagogjisë barazimtariste komuniste — “latifondistët” - nuk zotëronin më tepër se 15 mijë ha të gjithë së bashku. Unë mendoj se në Shqipëri, pas Reformës Agrare të zbatuar me sukses (për shkaqe ekonomiko-shoqërore) nga mbreti Zog, nuk kishte nevojë për një tjetër reformë të thellë. Me që ra fjala është e nevojshme ta sjellim në kujtesë faktin se Zogu bëri reformën në këtë mënyrë: kush zotëronte më tepër se 40 ha (plus 5 ha për çdo fëmijë) i shpronësohej vetëm 1/3 e pjesës së mbetur mbi këtë kufi bazë. Nga të dhënat dihen faktet se në Shqipëri 86% e popullsisë në fshat ka qenë pronare. Pa tokë ishin vetëm 13.8% e familjeve ose 21.500 familje, kur familjet e tjera ndaheshin në këtë mënyrë: 5356 familje ishin të pasura (3.45%); 128318 familje ishin të mesme (82.67%).

    Totali i familjeve të lidhur me tokën bujqësore ka qenë 155.225 familje. Ndërsa këto kategori familjesh zotëronin respektivisht në hektarë këto sipërfaqe (në raport me totalin e tokës bujqësore): “latifondistët” 14.450 ose 3.67%; familjet e pasura 87970 ose 22.37%; familjet e mesme 237.668 ose 60.44%; entet fetare 3163 ose 0.8% dhe shteti 50 mijë ha ose 12.71% si latifondisti më i madh.

    Bile per keto latifondistet e medhenj nuk jam dakorte qe te marrin te gjith tokat qe kane me tapi qe nga koha e perandorise osmane per shebimet qe i kane bere portes se larte.... Disa prej tyre nuk kane as orgjine shqiptare ,jane aziatik te asimiluar ne shqiptar...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #195
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    si ske pertu mi saure me shkrujt. un vallaj pertova me te lexu hahahahahahahahahaha

    se mos dal nanjoni qi ka tapi ka koha e skener beut. e shikjo mi saure care na boni reforma agrare. gruja i tako atij qe e puno ka pas qen parulla. masanej kolektivizimi e boni si shpi publike. e te gjithve ene e asnjonit. tani osht bo lesh arapi
    no glove no love

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O brar, ta jap un pergjigjen e sakt, e ti lem teatrot e kota.
    KATOVICA!!!!!!
    Ke te drejte per KATOVICEN,po nuk besoj se ai hyn ketu,KATOVICE eshte e gjithe BOTA!?

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    si ske pertu mi saure me shkrujt. un vallaj pertova me te lexu hahahahahahahahahaha

    se mos dal nanjoni qi ka tapi ka koha e skener beut. e shikjo mi saure care na boni reforma agrare. gruja i tako atij qe e puno ka pas qen parulla. masanej kolektivizimi e boni si shpi publike. e te gjithve ene e asnjonit. tani osht bo lesh arapi

    Tiko une lexoj 10 ore ne dite kam nje jete qe e bej kete pune ...i paskam pas syte shume te forte lol...
    kjo s'eshte asnje gje ...
    Une per shembull nuk kam nerva me u marre me pronat mbas 8 vjet gjygje thash te bohet çfare te bohet une nuk merrem me me keto pune ...
    ngela tere jeten romantike dhe idealiste dmth budallaqe e thene troç ..
    tani i gjimoj ndonje gallate me shoqnin...as qe e vras trunin mo ...
    aman se nuk do morim gje me vete ..
    me henger kom
    me u vesh po
    me gjesdis po
    ça do mo
    i dru mas qafe
    s'jom tamaqare si puna jote un ahahahahaha
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    si ske pertu mi saure me shkrujt. un vallaj pertova me te lexu hahahahahahahahahaha

    se mos dal nanjoni qi ka tapi ka koha e skener beut. e shikjo mi saure care na boni reforma agrare. gruja i tako atij qe e puno ka pas qen parulla. masanej kolektivizimi e boni si shpi publike. e te gjithve ene e asnjonit. tani osht bo lesh arapi

    Tiko te shkau gau ty gruja i tako atij qe e puno
    duket qe je shkodron
    si Tuçi qe vrau me mor token dhe me e punu Loken lol....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #199
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Tiko te shkau gau ty gruja i tako atij qe e puno
    duket qe je shkodron
    si Tuçi qe vrau me mor token dhe me e punu Loken lol....
    por Lokja nuk ja dha ......

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    por Lokja nuk ja dha ......


    Malsia ka rrit burrnesha
    Elvira Dones - Vergine giurata
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •