Close
Faqja 19 prej 28 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 275
  1. #181
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    hyllen..

    thx per kte informacionin.. qe ke sjell..

    mos harro emrin e gazetes..


    pra konomi ka marre mbi 1000 e ca hektare..

    pretendon per mijra te tjere..

    do e kompensojn me reparte ushtarake etj..

    gjithashtu dhe blendi del toptan..

    edhe ai yxhym..

    babezia madhe..

    tmerr..

    Ti më shpjego mua si një shtangist fshatar pashkollë injorant si Meta ka vilë në Lalëz dhe pastaj i bëjmë llogaritë. Hajde Xha Brar mi bë pak llogaritë ku na dolën këta politikanë pronarë në Lalëz se për Konomët merren Konomët - nëse nuk i hedhin në erë dhe ato që mbeten se kur ke të bësh me mafie italo-ballkanike gjithshkah mund të presësh nga këta Milloshevica të rinj që janë përvec të tjerash një cross-hybrid me Enverin dhe Stalinin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 14-09-2011 më 00:59
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shpjegimi vjen nga njohja..

    sa me shum te njohim cpo ndodh nen rrogozet.. aq me mire kuptojme ku livadhis shteti e shoqeria..

    raste si ky qe diskutojme..pra rastet e krimeve te renda shfrytezohen nga media-mafia.. e cila fillon e tregon per interesa elektoralo-politike.. gjera qe ne si popull nuk i dime.. pra gerrmon e tregon kjo mafi me qellim qe te shpartalloj armikun e vet..pra berishen..

    me kte rast ata publikojn gjera qe i kan ditur por qe tani u vjen rasti ti thone..

    e me kte rast dhe ne mesojme..

    pra..jam per zbardhjen e cdo veprimi qe eshte bere ne kto 20 vjet..plackitje-privatizime..

    ..

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe RD pula nuku jep inf per ceshtjen konomi.. detyrohemi te marrim nga shekulli, sorra.. informata.
    se kur ske pulen... cfar behet o hyllien..?
    po e gjete..


    shekulli psh nuku krruhet me ata qe kan plackitur rrushkullin.. po i sillet verdalle lalzit mo peshkon ndonje argit..
    nejse.. kokodhimua ate ka ne dore.. e keshtu kadaldale gjith shqiperia do zbardhet..

    --

    shekulli

    -
    14/09/2011 07:51

    Një deputet dhe një ish-deputet në hetimet e pronës ‘Konomi’
    Lindita Çela / Flamur Vezaj

    Kanë dalë edhe emrat e një deputeti dhe një ish-deputeti në hetimet intensive të këtyre ditëve pas vrasjes së gjykatësit Skerdilajd Konomi. Emrat e dy personave në fjalë nuk bëhen të ditur dhe burimet e hetimit janë shumë të rezervuara në këtë pikë. Ajo që dihet është që dy shtetarët e lartë kanë dijeni direkte ose indirekte mbi marrëdhëniet e mëparshme mes personave të interesuar për pronën, përfshirë të ndjerin Skerdilajd Konomi.

    Duket se prona e madhe që prek vendimi i Gjykatës së Lartë ka qenë një histori në të cilën janë përfshirë jo pak njerëz të rëndësishëm dhe me ndikim. Vendimi i AKKP dhe përpjekja për të rrëzuar këtë vendim kanë prodhuar një seri interesash të mëdha që prekin shumë persona, mes të cilëve edhe njerëz të njohur në vend. Ndër pasardhësit e familjeve kufitare Toptani, Dibra, Qoralliu etj, janë edhe persona të njohur sot si Blendi Fevziu, gazetar i njohur i TV Klan apo Gazmend Dibra, drejtor i përgjithshëm i Burgjeve (shih Shekullin e djeshëm).



    Misteri i BMW-së së djegur pas ngjarjes

    Pak orë pas ngjarjes së tmerrshme në Vlorë, një makinë BMË X5 u dogj tërësisht në afërsi të Tunelit në zonën e Vlorës. Ka patur shumë dyshime mbi këtë ngjarje dhe nuk munguan zërat se kjo makinë kishte të bënte me ngjarjen e vrasjes së Konomit. Burime të hetimit sqarojnë se hetimet për këtë diegie nuk kanë nxjerrë lidhje me vrasjen. Sipas tyre, rezulton se diegia e BMË-së është bërë nga persona të cilvë një ditë më parë, pronari i saj u kishte aksidentuar një të afërm.

    SHKB: Hetim policëve në vendngjarje, nuk u afruan për t’i dhënë ndihmë

    TIRANË – Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Policisë së Shtetit në bashkëpunim me hetuesit e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, kanë nisur hetimet ndaj efektivëve të policisë të cilët ditën e vrasjes mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk i ofruan ndihmën e parë këtij të fundit.

    Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas këtyre të fundit, mësohet se tashmë janë sekuestruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB-ja) pamjet filmike të regjistruara nga televizionet lokale në Vlorë, ku duken qartë efektivët e policisë duke soditur makinën që digjej së bashku me gjyqtarin brenda. “Kemi marr pamjet filmike të televizioneve që kanë regjistruar makinën pak sekonda pas shpërthimit, për të analizuar veprimet e efektivëve të policisë. Këta të fundit, duken qartë që edhe pse erdhën në vendin e ngjarjes për pak minuta, nuk u afruan pranë makinës për t’i dhënë ndihmë gjyqtarit Skerdilajd Konomi që ishte në grahmat e tij të fundit. Gjyqtari në pamje filmike duket që ishte gjallë menjëherë pas shpërthimit dhe ende pa marr flakë makina, policët nuk afroheshin për t’i dhënë ndihmë. Ishin qytetarë të ndryshëm të cilët i ofruan ndihmë gjyqtarit duke nxjerr nga makina, por, trupi i tij mbeti i shtrirë në rrugë, pasi makina mori flakë dhe asnjë polic nuk afrohej që ta tërhiqte. Për këto fakte, SHKB-ja ka nisur hetime ndaj efektivëve të policisë së Vlorës, të cilët nuk ndërhyjnë për ta tërhequr trupin e gjyqtarit nga makina që ende nuk kishte marrë flakë”- thuhet nga burimet.

    Sipas tyre, gjyqtari Konomi menjëherë pas shpërthimit ishte ende gjallë dhe për disa minuta priti në makinë që ta nxirrnin që aty. Ishin disa kalimtar të rastit që iu afruan makinës duke hapur derën me forcë për ta nxjerr gjyqtarin e gjymtuar. Por, edhe pse e nxorën nga makina, trupin e tij u la në rrugë deri sa erdhën zjarrfikësit që shuan zjarrin dhe tërhoqën trupin. “Që nga momenti i shpërthimit e deri në momentin e nisjes së trupit të gjyqtarit për në Spital, kishin kaluar rreth 25 minuta, çka e ka bërë më të vështirë mbijetesën e gjyqtarit Konomi nga pasojat e shpërthimit. Për këtë vonesë të ndërhyrjes për dhënien e ndihmës së parë do të procedohet ndaj efektivëve të policisë”-thuhet nga SHKB-ja. Gjithashtu, grupi hetimor i Prokurorisë për Krime të Rënda ka kryer edhe verifikimin e vonesës së ardhjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes. Sipas këtyre burimeve, mësohet se ambulanca e Spitalit në momentin e marrjes së njoftimit për një shpërthim në qendër të Vlorës ndodhej shumë larg që aty në një shërbim urgjence, çka nuk mundi të arrij në kohë.



    Pasuria që Konomi dhe trashëgimtarët e Shallvarit fituan në Gjykatën e Lartë

    TIRANË- Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, grupi hetimor i Prokurorisë për Krime të Rënda ka arritur të zbardh pronat të cilat gjyqtari Skerdilajd Konomi dhe trashëgimtarët e tjerë të Miltjadh Shallvarit i fituan që pas vitit 1946 kur ishin sekuestruar nga shteti komunist. Sipas vendimit që “Shekulli” botoj një ditë më parë të firmosur nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Imeraj, familja Konomi dhe 75 kryefamiljarët e tjerë trashëgimtarët të Miltjadh Shallvarit përfituan pronat e tyre pas 65 viteve. “Me vendimin e Gjykatës së Lartë, familjes Konomi së bashku me 75 trashëgimtarët e tjerë të Miltjadh Shallvarit i është njohur e drejta e pronës në 2552 hektar tokë. I është kthyer në natyrë 1127 hektar tokë, i është vendosur t’i kompensohen 241 hektar tokë dhe i lind e drejta e parablerjes së repartit ushtarak dhe dy godinave shtetërore që ndodhen brenda vijës së gjelbër të pronave të Miltjadh Shallvarit.

    Prona këto që njihen me emrin “Çifligu Rrushkull” dhe “Çifligu i ri” sipas hartës së vitit 1919 dhe ndodhen në zonën e fshatit Rrushkull, Hamallaj, Gjiri i Lalzit dhe Shën Pjetri në Qarkun Durrës. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, të gjithë këto prona me firmën e ish-kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ishte njohur si trashëgimi trashëgimtarëve të familjes Toptani, Qorali dhe Dibra. Përfaqësuesit e këtyre të fundit, sipas AKKP-së ishin bërë pronar të këtyre tokave, edhe me vendim të Gjykatës së Apelit. Vendim ky që u shfuqizua nga Gjykata e Lartë e cila i dha të drejtë treshes gjykuese të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, të cilët kishin vendosur pavlefshmërinë e vendimit të AKKP-së dhe ZRKKP-së së qarkut Durrës, ku tre familjet Toptani, Qorali dhe Dibra i njihte si pronar mbi pronat e Miltjadh Shallvarit.

    Tashmë me zbardhjen e këtij vendimi, trashëgimtarëve të familjes së Shallvarit ku në mesin e tyre është edhe familja e gjyqtarit Konomi i lind e drejta për t’i regjistruar këto prona pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke i bërë pronar të vërtetë të këtyre tokave në bregdet. Në këto zona, shumë firma ndërtimi apo edhe kompani të huaja ishin të interesuar për të ndërtuar komplekse turistike, çka me vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë këto projekt do të mbeten në letër. Sipas prokurorisë, kjo edhe është një nga pistat kryesore të hetimit për vrasjen e gjyqtarit Skeridlajd Konomi mëngjesin e së premtes në qendër të Vlorës me anë të bombës me telekomandë.


    Shperndaje:
    5 Komente
    bruna 14/09/2011 08:57
    e para me vjen shume keq per djalin qe iku e la 2 femije.eshte per te vene duart ne koke me keto qe po degjojme.ka arritur kulmi.per sa i perket ndihmes se shpejte kjo eshte dicka qe dhe shteti duhet te beje dicka dmth cdo qytetare duhet te marri njohurite e duhura per ndihmen e shpejte ashtu sic ndodh ne tere boten kur shkon dhe merr patenten psh.shtei yne ka marre fund por nuk duam ta pranojme se duket bukur ne paraqitje.sdi cte them jemi bere si ne afganistan,ku jeta njeriut na duket si loder.
    Reply luli 14/09/2011 09:10
    Hetimet gjithmone i nisin keta po pas ca javesh s’behet me i gjalle njeri, kur e shohin se ke kush dere te shpie pista hetimit. Per kete deputetin … kush di dicka me teper?
    Reply Petro 14/09/2011 09:44
    Mallkue qofshit o kriminele te dale nga sistemi komunist dhe Berishjan.Mallkue qofshit jue qe kete vend po e leni ne dore te anadollakeve modern dhe bastardeve te cilet duan vetem ta shkaterrojne kete popull per ta blere vete kete vend.
    Zoti ju mallkoft juve dhe gjithe ata qe kane ne plan shkaterrimin e ketij vendi dhe ketij populli per interesa personale.
    Mallkim,mallkim,Tradhti e madhe asht oj Shqypni e mjera Shqypni.
    Reply tropojani 14/09/2011 10:03
    qdo njeri normal duhet ta dij qe te shkretin e kan vrar koka te medha dhe ato koka te madhe jan ne pushtet se nje njeri normal ska mundsi te blej tok ne brgdetin durres nga friga se ata duhet te paguajn per te gjith at terren qe ka fituar ai jan miljarda lek,kan paguar nje kafe te vogl per mos te paguar te madhe per ta vrar mallku qoft shqiptarina murt ne qaf ngruhunio shqiptar ti permbysim kta pushtetar ti varim ne litar te gjith
    Reply ximi 14/09/2011 10:17
    SHKB-ja te kryej hetime te hollsishme ndaj policeve sepse kane treguar nje dobesi per te dhene ndihme te plagosurit.


    -



    ja cthote panorama e hasanbellive..

    -

    Gjyqtari, zbulohet dëshmia e së shoqes
    Aktualitet e Martë, Shtator 13th, 2011

    Gjyqtari i vrare: Skerdilajd Konomi
    Gruaja dhe babai i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, janë marrë në pyetje dje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me vrasjen e magjistratit.Fillimisht, bashkëshortja Enkelejda dhe më pas babai Fotaq Konomi, janë marrë në pyetje nga grupi i hetimit në lidhje me vrasjen e gjyqtarit 33-vjeçar pak ditë më parë në Vlorë. Bashkëshortja dhe babai i Skerdilajd Konomit nuk ishin marrë në pyetje deri ditën e djeshme për shkak se kanë qenë të tronditur nga humbja e të afërmit të tyre. Pas kthimit në Tiranë ditën e diel, grupi hetimor i Krimeve të Rënda ka mbërritur dje përsëri në Vlorë, ku ka mbledhur dëshminë e dy personave më të afërt të gjyqtarit. Edhe pas pyetjes së këtyre dy dëshmitarëve, grupi hetimor mbajti të njëjtin qëndrim, duke pohuar se ka mësuar fakte të reja, por që ende nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Babai i gjyqtarit mësohet të ketë pranuar se djali i tij ka pasur përplasje gjyqësore në proceset për përfitimin e pronësisë së tokave, ndërsa bashkëshortja e 33-vjeçarit sipas hetuesve ka pohuar angazhimin e madh dhe shqetësimin e magjistratit për ecurinë e çështjes së pronave edhe pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë.
    Paditë


    Skerdilajd Konomi me bashkeshorten
    Konflikti i pronësisë për tokën e trashëguar në bregdetin e Durrësit, mes Skerdilajd Konomit dhe Agjencisë së Pronave, është bërë shkak për padi penale për falsifikim. Gjyqtari Skerdilajd Konomi mësohet se ka paditur Agjencinë e Pronave dhe një palë të tretë të interesuar për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë e Durrësit. Ndërkaq, pala tjetër në mosmarrëveshjen e pronësisë mësohet se kishte bërë të njëjtën gjë, duke kundërpaditur gjyqtarin dhe duke e akuzuar për falsifikim dokumentesh. Në këtë mënyrë, të dyja palët kishin paditur njëra-tjetrën, ndërsa pritej që prokuroria të hidhte dritë mbi këtë çështje. Pista e atentatit për shkak të konfliktit të pronësisë mbi tokat në Hamallaj e Gjirin e Lalëzit, është versioni kryesor që po verifikon Prokuroria dhe Policia. Kjo jo vetëm për faktin se dosjet që po shqyrtonte gjyqtari nuk kishin rrezikshmëri, por edhe pasi 33-vjeçari ndodhej në një betejë të fortë ligjore për të marrë pronësinë e një sipërfaqeje shumë të madhe toke, në një zonë krejtësisht turistike në Hamallaj dhe në Gjirin e Lalëzit. Vlera totale e kësaj sipërfaqeje toke me çmimet e tregut arrin deri në disa miliona euro.
    Hetimi
    Të paktën tri video amatore të regjistruara në vendin ku ndodhi shpërthimi i makinës me të cilën lëvizte gjyqtari, janë ekzaminuar nga grupi i hetimit, por pa rezultat. Sipas burimeve nga Policia dhe Prokuroria, regjistrimet filmike në vendin e ngjarjes përmbajnë makinën duke u djegur, si dhe një numër të madh personash okularë, por nuk tregojnë detaje apo elemente të dyshimta në lidhje me krimin. Imazhet në fjalë, të regjistruara nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, si dhe disa video të realizuara nga personat e rastësishëm, janë administruar nga grupi i hetimit, ndonëse është arritur në përfundimin se ato nuk kanë vlera për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Interesant është fakti se nga shqyrtimi i videove, në momentin e shpërthimit të makinës ku ndodhej gjyqtari nuk vihet re asnjë person i dyshimtë. t.s/q.b

    Gjykatat pezullojnë punën në shenjë zie për Skerdilajd Konomin

    Të gjitha gjykatat e vendit pezulluan dje punën në shenjë zie për vrasjen e kolegut të tyre, Skerdilajd Konomi. Të gjitha institucionet e Drejtësisë në rrethe të ndryshme, kanë bllokuar aktivitetin për rreth 30 minuta, ndërsa në Gjykatën e Vlorës, zyrat nuk kanë funksionuar gjatë gjithë ditës. Nëntë gjyqtarët e saj pezulluan dje të gjitha seancat gjyqësore, ndërsa apeluan që shteti të punojë më shumë me sigurinë fizike të tyre. Gjyqtarët e Vlorës dolën në një deklaratë të përbashkët, nga ku dhanë mesazhin se “nuk mund të eliminohet kurrë drejtësia”. Në zyrën e kolegut të tyre, Skerdilajd Konomi, i cili u vra në një atentat me lëndë eksplozive të premten e kaluar në mes të Vlorës, gjyqtarët vendosën një tufë me lule dhe një foto të tij. Një fotografi e madhe e Skerdilajd Konomit u vendos edhe në tavolinën, ku gjyqtarët e Vlorës dolën në konferencë për mediat.
    Kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, e cilësoi ngjarjen si një eliminim mafioz që shokoi gjithë opinionin. Sipas tij, kjo është ngjarja më e rëndë në rrethin e Gjyqësorit, duke e krahasuar atë me vrasjen mafioze të Xhovani Falkones në Itali. Ai apeloi që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe që kushdo që ka informacion ta japë atë pranë organeve përkatëse. Sipas tij, Gjyqësori është i pambrojtur në luftën me krimin. “Shteti duhet të punojë më shumë me sigurinë fizike të gjyqtarëve, pasi ngjarje si kjo mund të përsëriten. Vdekja e Skerdilajdit të jetë një mesazh për mungesën e sigurisë, pasi lufta mes krimit dhe Gjyqësorit është një luftë e ashpër”.

    Gjykata e Lartë: Të mbrohet Drejtësia

    TIRANE – Ora 12:00 e ditës së djeshme i gjeti të boshatisura sallat e gjyqeve në të gjitha gjykatat e vendit. Për 15 minuta togat e zeza bojkotuan gjyqet në shenjë homazhi për vrasjen e kolegut të tyre Skerdilajd Konomi dhe proteste për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë u bashkua njëzëri me të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë, në nderim të figurës së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, duke mbajtur një minutë heshtje në orën 12:00 të ditës së djeshme. “Gjyqtarët e kanë quajtur homazhin e sotëm një ‘Protestë të heshtur’, në nderim të kolegut, mikut, birit dhe babait të dy fëmijëve, Skerdit. Kjo protestë ka për qëllim sensibilizimin e organeve kompetente për të punuar fuqimisht, me gjithë autoritetin që u jep ligji, për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje kriminale dhe për t’i vënë autorët e këtij akti terrorist përpara drejtësisë, duke marrë dënimin e merituar”, njoftoi dje me anë të një deklarate zyrtare, Ida Vodica, shefja e marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Gjykatën e Lartë.

    Vlorë, 30 persona në polici për vrasjen

    Ditën e djeshme ka arritur në 30 numri i personave që janë shoqëruar në Policinë e Vlorës për t’u marrë në pyetje dhe për t’u verifikuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Një numër i konsiderueshëm i këtyre personave janë njerëz të afërt dhe të njohur të gjyqtarit, ndërsa pjesa tjetër janë thirrur në polici për verifikime në lidhje me vendndodhjen e tyre ditën kur ka shpërthyer makina ku gjeti vdekjen gjyqtari i Vlorës.

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-09-2011 më 04:54

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me ne fund.. kemi nje pasqyre me te perafert me te verteten.. mbi ceshtjen e pronave ku ishte angazhuar privatishto shteterishto.nen rrogozoisht.. gjyqatari i shtetit konomi..
    brava..kjo koldiana e gsh-se..

    puna qenka shum e vjeter.. dhe shum e re..

    ---

    “Trashëgimtarët” e Hamallajt, si i fituan 2.500 ha në gjyq
    » Dërguar më: 13/09/2011 - 15:03



    Klodiana Lala

    Zbardhen pronat e familjes Shallvari, trashëgimtar ligjor i së cilës rezulton dhe gjykatësi i Vlorës, Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua mëngjesin e së premtes nga shpërthimi i një sasie të madhe tritoli të vendosur në automjetin e familjes, me të cilin udhëtonte drejt zyrës. Familja Shallvari zotëronte sipërfaqe të mëdha toke në Hamallaj, sot zonë mjaft e lakmuar nga biznesi, si dhe në Rrushkull të Durrësit.
    Trashëgimlënësi Miltiadh Shallvari ia kishte trashëguar me testament ish-bashkëshortes së tij, shtetase italiane. Në vitin 1946, gjykata e ka shpallur të pavlefshëm testamentin, duke njohur si trashëgimtarë të këtyre pronave, pasardhësit e Miltiadh Shallvarit. Pavarësisht se testamenti ishte shpallur i pavlefshëm, italiania Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo kishte lidhur një kontrate me një shoqëri italiane duke ia lënë tokat në përdorim për një afat prej 99 vitesh. Në 1946-ën, shteti shqiptar i konfiskoi pronat duke u bazuar në një ligj të kohës. Vetëm pas vitit 1990, trashëgimtarët e Miltiadh Shallvarit kanë kërkuar rikthimin e pronave të tyre. Beteja e trashëgimtarëve të kësaj familjeje që zotëronte prona të shumta ka vazhduar gjatë jo vetëm me agjencitë e kthimit dhe kompensimit të pronave, por edhe me drejtësinë shqiptare. Në korrik të 2011-ës, babai i Skerdilajd Konomit fiton të drejtën e pronësisë dhe rrjedhimisht, dhe gjykatësi 33-vjeçar bëhej pronar i pranove të lakmuara. Më poshtë po botojmë pjesë të vendimit të Gjykatës së Lartë, që i jep të drejtë familjes Konomi (edhe familjeve të tjera trashëgimtare të familjes Shallvari), duke u dhënë të drejtën e pronës....
    VEREN
    Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se "nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, gjykatat e Faktit kanë pranuar të provuar se paditësit Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi (babai i gjykatësit të vrarë, Skerdilajd Konomi), Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima dhe ndërhyrësit kryesorë Polikseni Mima dhe Marjeta Mima, janë trashëgimtarë ligjorë të ish-pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, Ariadhni Konomi, fakt i cili vërtetohet nëpërmjet dëshmive të trashëgimisë ligjore.
    Paditësit dhe ndërhyrësit kryesorë i janë drejtuar Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Durrës, me kërkesë për njohjen e së drejtës së pronësisë dhe kthimin në natyrë të pronës të lënë nga trashëgimlënësit e tyre. Zyra Rajonale e KKP-së Durrës, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e trashëgimtarëve të ish-pronarëve, fillimisht me vendimin nr.172, datë 01.08.2007, u ka pranuar atyre kërkesën për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe u ka kthyer në natyrë sipërfaqen e tokës 157.2 ha, si dhe ka vazhduar procedurat për njohjen dhe kthimin e pjesës tjetër të pronës. Zyra Qendrore e Agjencisë së Kthimit të Pronave, pasi ka shqyrtuar me iniciativën e saj vendimin nr.172, datë 01.08.2007, e ka shfuqizuar atë dhe ka kthyer dosjen për shqyrtim, duke i lënë si detyra Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (ZRKKP) Durrës, të verifikojë korrespondencën me Ministrinë e Mjedisit. Në rishqyrtim, ZRKKP Durrës ka rrëzuar kërkesën e trashëgimtarëve të ish-pronarëve Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, Ariadhni Konomit, për njohjen e së drejtës së pronësisë dhe kthimin në natyrë të pronës së trashëgimlënësve të tyre, me argumentin se: Paditësit nuk rezultojnë të kenë gëzuar titullin e pronësisë të vetëm ose në bashkëpronësi për pronën e pretenduar; e gjithë prona rezulton në emër të znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo (shtetase italiane) dhe i është dhënë me enfiteozë (përdorim) për 99 vjet shoqërisë 'EIAA' në vitin 1940, dhe më pas i është sekuestruar nga shteti shqiptar në 1945 kësaj shoqërie; ankimuesit në asnjë rast nuk figurojnë pronarë ose bashkëpronarë.
    Historia prej 1946-ës
    Sipas një testamenti të lënë nga trashëgimlënësi Miltiadh Shallvari në datë 08.05.1929, e gjithë prona kalonte në favor të shtetases italiane, znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo (ish-bashkëshorte e të ndjerit). Miltiadh Shallvari ka vdekur më 17.05.1933. Duke mos qenë dakord me testamentin e lënë nga i ndjeri në favor të ish- bashkëshortes së tij, kanë ngritur padi në gjykatën e Paqit Durrës.
    Vendimi i gjykatës së Durrësit, nr.52, datë 02.03.1946, e ka konsideruar të pavlefshëm testamentin e lënë nga Miltiadh Shallvari në favor të znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo dhe ka vendosur të njohë si bashkëpronar Znj.Maria Ljubica Shallvari, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, Ariandhi Konomi, sipas pjesëve takuese.
    ...Më datë 27.04.1940, është regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme Durrës një kontratë enfiteoze kundër Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, në favor të shoqërisë italiane 'EIAA'. Në 1946-ën, shteti shqiptar e konfiskon këtë pronë në zbatim të ligjit nr.36, datë 14.01.1945, "Mbi konfiskimin e pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë, të ndodhura në Shqipëri".
    Me vendimin gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuar me Kolegj Arbitrar, Evdhoqi Goxhomani dhe Ariadhni Konomi, janë njohur bashkëpronar mbi pronën "Çifligu Rushkull dhe Çifligu i Ri", së bashku me ish-bashkëshorten e të ndjerit Miltiadh Shallvari, duke u përcaktuar edhe pjesët përkatëse të secilit bashkëpronar. Në pjesën arsyetuese të vendimit rezulton se, prona nuk ka qenë e Miltiadh Shallvarit, por e të atit të tij, z. Kostandin Shallvari. Gjithashtu rezulton se testamenti në favor të bashkëshortes Sllava Maria Ljubica, është i pavlefshëm dhe pa pasoja juridike.
    Argumentet
    Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se, "pavarësisht se pranuan të provuara të njëjtat rrethana fakti dhe ligjore, dy gjykatat e Faktit, gjatë shqyrtimit të çështjes konkrete arritën në përfundime të ndryshme në lidhje me zgjidhjen e themelit të mosmarrëveshjes. Kështu, në vendimin përkatës të saj, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendoi pranimin e padisë së paditësve dhe ndërhyrësve kryesorë duke argumentuar se paditësit Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima dhe ndërhyrësit kryesor Polikseni Mima dhe Marjeta Mima, janë trashëgimtarë ligjorë të ish-pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, Ariadhni Konomi.
    Këta trashëgimtarë janë njëkohësisht edhe trashëgimtarë ligjorë të Sofija Koleas, dhe si të tillë ata legjitimohen për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që u është shkelur, për të provuar përpara gjykatës se ata kanë pasur në pronësi, prona të cilat përfshihen nga zbatimi i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar. Pra, kanë pasur cilësinë si ish-pronar dhe se kjo pronë iu është marrë sipas akteve ligjore dhe nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose marrë me çdo mënyrë tjetër nga shteti datë 29.11.1944.
    ...Gjykata e Shkallës së Parë ka çmuar si të provuar se bashkëzotërues në çifligun Rrushkull të Shijakut janë Maria Ljubica Shallvari, Jorgji Vevecka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, trashëgimtarët e Evdhoqes Goxhomani, Ariandhi Konomi, sipas pjesëve përkatëse të tyre të përcaktuar në vendimin gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuar me Kolegj Arbitrar. Po ashtu, nisur nga vendimi gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuar me Kolegj Arbitrar, është pranuar e provuar se testamenti i lënë prej trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari në favor të bashkëshortes Sllava Maria Ljubica, është deklaruar i pavlefshëm, pasi në çastin e përpilimit të tij, testatori ka qenë në paaftësi mendore për të disponuar me testament. Në kushtet e mësipërme, sipas kësaj gjykate, pasuria e tij nuk mund t'i nënshtrohej trashëgimisë testamentare, por asaj ligjore. Duke qenë se trashëgimlënësi Miltiadh Shallvari ka vdekur në vitin 1933 atëherë bashkëzotëruesit Maria Lubica Shallvari, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, trashëgimtarët e Evdhoqes Goxhomani, Ariandhi Konomi, sipas pjesëve përkatëse të tyre kanë fituar pronësinë, që në momentin e çeljes së trashëgimisë, në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari, në vitin 1933 dhe jo në datën e marrjes formë të prerë të vendimit. Gjithashtu, duke fituar pronësinë, trashëgimtarët kanë fituar edhe posedimin e kësaj pasurie, pavarësisht se nuk e kanë shtënë në dorë efektivisht atë.
    ....Trashëgimlënësit Sllava Ljubica Maria Lampo, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mika, trashëgimtarët e Evdhoqes Goxhomani, Ariandhi Konomi, janë bashkëzotenues mbi objektin çifligu Rrushkull, i cili është i përcaktuar në objektin e padisë, pra kanë pasur një pronë e cila deri më 29.11.1944 nuk rezulton të jetë shitur apo tjetërsuar prej tyre. Ky fakt vërtetohet edhe nga nota e transkriptimit të Hipotekës Durrës, nr.126, datë 29.05.1946, ku prona e mësipërme, e cila ishte marrë në enfiteozë nga Shoqëria 'EIAA', prej znj. Sllava Maria Ljubica Lampo, konfiskohet dhe kalon në favor të Shtetit Shqiptar.
    Në lidhje me faktin se pasuria në fjalë i është dhënë në enfiteozë një shoqërie italiane, në emër të së cilës është bërë dhe shpronësimi, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka konstatuar se është e vërtetë që nga ana e njërit prej bashkëzotëruesve (bashkëpronarëve), Maria Ljubica Shallvari, është lidhur një kontratë enfiteoze me Shoqërinë Italiane E.I.AA, por kjo kontratë nga vetë përmbajtja e saj rezulton të jetë nul, duke qenë se njërës prej palëve i ka munguar cilësia e pronares së ligjshme për të lidhur këtë kontratë. Sipas kësaj gjykate, përveç sa më sipër, kontrata e enfiteozës nuk është kontratë që ka për qëllim kalimin e pronësisë, por ajo ka për qëllim zhvillimin e pronës.
    ....Ka rezultuar për gjykatën se prona objekt kërkimi nuk është vetëm e shtetases italiane Maria Ljubica, por edhe e Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mika, trashëgimtarët e Evdhoqes Goxhomani, Ariadhni Konomi, të cilët e kanë fituar të drejtën e tyre të pronësisë që në vitin 1933. Në këto kushte ky ligj nuk i shtrin efektet mbi pronën e shtetasve shqiptarë të cituar më lart.
    Vendimi i Apelit
    Në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës është argumentuar se me ligjin nr.12, datë 21.10.1943 të Këshillit Ekzekutiv (pasi në atë kohë nuk funksiononte parlamenti deri në janar 1944), është vendosur sekuestrimi i pasurive të Shoqërive Italiane 'EIAA' dhe AGIP, fakt që provon se kjo pronë e dhënë nga Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, me enfiteozë, shoqërisë italiane 'EIAA'. ishte sekuestruar nga shteti shqiptar që në vitin 1943. Ndërkohë, gjykata e apelit konstaton se me notën e transkriptimit nr.126, vol.15, datë 29.05.1946, prona e dhënë me enfiteozë shoqërisë italiane 'EIAA'. rikonfirmohet se kalon përsëri në favor të shtetit shqiptar. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit nuk ka konsideruar si të mirëqenë faktin se vendimi nr.52, datë 02.03/1946, ka konsideruar të pavlefshëm testamentin e lënë nga z.Miltiadh Shallvari në favor të znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo dhe ka vendosur të njohë si bashkëpronare znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, me Jorgji Vevecka, Sofie Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, Ariadhni Konomi.
    ...Bazuar në testamentin e datës 08.05.1929, pas vdekjes së testatorit Miltiadh Shallvari më datë 17.05.1933, prona ka kaluar në pronësi të shtetases së huaj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo. Në këto rrethana, sipas gjykatës së apelit, në vitin 1940 prona në bazë të ligjit të mësipërm ka qenë shtetërore, për rrjedhojë për sa kohë që trashëgimlënësit e paditësve nuk kanë bërë gjyq me pronarin shtet edhe teorikisht nuk mund të bëhen pronarë. Kjo është arsyeja që shteti shqiptar ia ka marrë direkt shoqërisë 'EIAA'., pasi në atë kohë ai ishte vetë pronar i asaj prone në bazë të ligjit dhe nuk njihte pronarët e mëparshëm, znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo.
    ...Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmoi se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është një vendim i marrë në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore dhe si i tillë ai duhet të prishet duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vendim ky që u gjet i drejtë, i bazuar në ligj dhe në prova.
    ....Me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, duke bërë një renditje kronologjike të origjinës së pronësisë dhe kalimit të titullit të pronësisë ndër vite mes subjekte të ndryshëm, gjithmonë të lidhur në gjini me pronarin e parë Miltiadh Shallvari dhe atin e tij, ka konkluduar se në momentin e shtetëzimit të pronës, ajo (prona), nuk ka pasur asnjë pronar tjetër përveç pjesëtarëve të familjes Shallvari dhe subjekteve të tjerë të lidhur me të. Fakti se akti përkatës i shtetëzimit ka dalë në emër të shoqërisë italiane, Shoqërisë Italiane 'EIAA', nuk do të thotë se titulli i pronësisë i përkiste kësaj të fundit.
    Sikundër është provuar gjatë shqyrtimit gjyqësor në asnjë rast, shoqëria italiane 'EIAA' nuk ka pasur ndonjë titull pronësie mbi sipërfaqet e pronës të shtetëzuar. Në cilësinë e pronarit të sendit, me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka evidentuar fillimisht shtetasin Miltiadh Shallvari. Me vdekjen e këtij të fundit rezultoi se prona i kaloi të vesë së tij, shtetases së huaj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, nëpërmjet trashëgimisë testamentare (më vonë testamenti u shpall i pavlefshëm me vendim gjykate). Në këtë kuptim, shprehet gjykata e lartë, palët në këtë proces, nuk e kanë humbur në asnjë rrethanë pronësinë mbi sendin (tokat) deri në momentin e shtetëzimit.
    ...Gjykatat, si ajo e shkallës së parë ashtu edhe ajo e apelit, nuk mund të tejkalojnë objektin e kërkimit dhe të shqyrtimit gjyqësor të aktit administrativ, por duhet të hetojnë dhe vendosin nëse shkaqet e paraqitura në aktin administrativ për mospranimin e kërkesës qëndrojnë apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për palët ndërgjyqëse. Në këto kushte, Gjykata e Lartë ka marrë dhe vlerësuar bazueshmërinë ligjore apo jo të shkaqeve për të cilat është rrëzuar kërkesa për kthimin e pronave nga ana e palës së paditur.
    ...Duke qenë se trashëgimtarët e paditësve dhe ndërhyrësve kryesorë kanë qenë trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Miltiadh Shallvari, ata janë bërë bashkëzotërues së bashku me Sllava Maria Lubica Amaria Llampo, të venë e të ndjerit, pas shpalljes së pavlefshmërisë së testamentit. Ata kanë fituar pronësinë sipas pjesëve të tyre takuese që në momentin e çeljes së trashëgimisë në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit, duke qenë se ai e ka humbur pronësinë që nga ai moment dhe se testamenti ka qenë absolutisht i pavlefshëm, pra pa asnjë fuqi ligjore.
    ...Për sa më lart, pas konkludimit në lidhje me sipërfaqet e lira Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka marrë një vendim të drejtë e të bazuar në ligj (neni 6 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004), duke i kthyer në natyrë palës paditëse dhe ndërhyrësve kryesorë një pjesë të pronës dhe duke e kompensuar për pjesën e mbetur të saj.
    PER KETO ARSYE
    Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/b të Kodit të Procedurës Civile,
    V E N D O S I
    Prishjen e vendimit nr.210, datë 14.05.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2653, datë 05.10.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
    Tiranë, më 14.06.2011.

    Gjykatat,
    heshtje për
    15 minuta për
    Konomin
    Për 15 minuta me radhë, të gjithë gjyqtarët e vendit lanë dosjet e tyre ne shenjë nderimi për kolegun e tyre, Skerdilajd Konomi, i cili u vra në mënyrë barbare dhe makabre tri ditë më parë në zemër të Vlorës. Homazhi i djeshëm u quajt “protesta e heshtur” dhe u organizua nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në gjithë gjykatat e vendit, nga ora 12:00 deri në 12:15 nuk u zhvillua asnjë gjyq. Protesta e heshtur u mbajt në nderim të kolegut, mikut, birit dhe babait të dy fëmijëve, Skerdit. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë, duke u bashkuar njëzëri me të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë, në nderim të figurës së gjyqtarit të ndjerë mbajti një minutë heshtje. Sipas gjykatësve, protesta ka për qëllim sensibilizimin e organeve kompetente për të punuar fuqimisht me gjithë autoritetin që u jep ligji, për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje kriminale dhe për t’i vënë autorët e këtij akti terrorist përpara drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar.

    Burgaj: Do arrestojme autoret
    Shpejt mund të kemi ndonjë emër ekzekutori të Skerdilajd Konomit”. Kështu është shprehur ditën e djeshme kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në një dalje publike, ndërsa ka vijuar të mbajë me shpresë publikun se ende janë afër zbulimit të autorit të atij atentati. Ndonëse pa prova, gjurmë, motiv dhe pa asnjë të dyshuar, Burgaj i bashkohet kreut të Drejtësisë dhe kryepolicit të Vlorës në deklarata shpresëdhënëse për arrestimin së shpejti të autorëve të masakrës së ndodhur paraditen e së premtes në mes të Vlorës, ku një minë e telekomanduar me celular i mori jetën gjyqtarit të Shkallës së Parë. Burgaj e ka bazuar optimizmin e tij në punën e ekspertëve më të mirë të hetimit të krimit dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët janë instaluar në Vlorë për të zbardhur atë ngjarje. Sipas kryepolicit, po hetohet në dy pista për zbardhjen e krimit: atë të vrasjes për shkak të detyrës, dhe të pronave të shumta të familjes së tij.

    --


    sipas kaplloqes time gjith kjo prone.. i takon shtetit shqiptar dhe ish kompanise italiane.. qe e morri ne perdorim 99 vjecar.. ne 1940-ten..
    pra ne se ka ketu ceshtje juridike-gjyqesore.. ajo eshte midis shtewtit shqiptar dhe shoqerise agro teknike italiane..



    krejt keta tjeret jan plackitsa.. te pangopur..

    e i ndjeri konom..nje brigadier i ketyre te pangopurve..

    qe shfrytzon diturite e karriken e juristo-gjykatesit per te perfituar pasurin e shtetit duke zhbiruar letrat e duke ja pershtatur interesit te vet e te fisit te vet te babezitur..



    sic duket ne kte lufte te gjate ka cenuar dhe plackites te tjere.. dhe aty ka lindur nevoja per ..tritol-venje..

    pra kush jan plackitesit e tjere.. aty eshte vrasesi.. sepse konomi .. pamvaresisht se kerkon dicka qe nuk i takon.. ne fund te fundit luan me letra e gjyqe.. e jo me kallash..

    mirpo pala tjeter qe dhe ajo ka te vetet neper gjykata e agjensira privatizimi.. e ka par te udhes qe brigadierin qe perfaqson korin e pleqve.. ta hedh ne ere forever..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-09-2011 më 06:31

  5. #185
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk mu përgjigje, lëre Kokëdhimën se ai është kapitull më vete, Saliu u premtoi bregasve se pallatet pa leje te Kokëdhimës do i shembte dhe nuk e bëri. Ata në PD do kenë menduar, epo tëmën e sëmës pse mos t'ja marim fare pronat ktyre, dhe u detyrua bregu të votoj socialist nga halli, se dihet që në ka një zonë që PD-ja mund të fitoj lirisht dhe në mënyrë të pakontestueshme është andej nga bregasit, por nuk po bën atë që premtoi.

    Nesje, vijmë tek dallkauku ordiner Meta, si u bë ki me vilë në Lalëz ? Që do zgjidhet ai problem i pronave as mos e vej në dyshim, tani edhe Banka Botërore është futur, duan ndonjë thelë dhe ata, se kjo punë kshu po bëhet. Jep detin për Evropë e aprovim nga shteti më i menderosur, merr plerat për aprovim Italian, dhe nëse do prona do u dashka me u kollit nga gjykatat shqiptare në ato ndërkombëtare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hyllush..

    ps -ja ka mundesi te shpalle nje harte me krejt cka eshte ndertuar ne bregdetet tona.. e ti vej emrin cdo objekti..kush eshte pronari e nga e morri e si e beri..

    le ta bejne per ilir meten kte..meqe besoj eshte bere me vil atje kur ka qen bejth e brecka me ed rucet..

    nuku jam kontra..
    jo vetem ilir metes po krejtjve tu dalin horrlliqet..

    ne fakt konomi do behet sebeb qe te plasi nje fushat demaskuso- shpartalluse.. per gjith horrllikun ne bregdete..

    ja psh vetem me nje gervishje te vogel..dhe te nje anshme nga media ruciste po mesojme historikun e plackitjes se pronave ne nje zone..
    mendo kur te nxehet me shume seli rozja se cdo nxjerre..

    e keshtu nxehu njera e nxehu tjatra pale..do mesojme shum gjera ..

    ate po pres kur pd e ps ti nxjerrin syte njera tjatres per kte ceshtje qe debatojme ku per nje koh te gjat kan bere sehir njeri jatrin..

    ps tani po perpiqet te jap informata qe te demaskoje demokratet..

    mirpo dhe ps eshte e zhytur aty..

    te presim cdo nxjerrin..

    blendo fevzua para cakohesh i tha "ik pirdhu" babait e nenes se vet.. juridikisht.. duke u vet shpallur bir i nje plaku beqar te vjeter..meqe ki i shkreti plak kishte prona nga ana toptanasve.. e keshtu blendua mjeshtri i madh i te kuptuarit drejt te demokracise.. pin sikurse ne ekran ne 7 sisa.. dhe ne rruajtje pronash ne nja 14 sisa..

    i lumte..

    pra konomi i tritoluar do shkaktoje termet ne kte ceshtjen e toke-plackitjes..

    bile dhe qeveria mund te bjere..

    cfar sdo dali ketu..

    rrushkulli do hyj ne histori me keq se dushku..

    ..

    aty besoj eshte shkaku pse e vran konom.. tokaxhiun.. e pangopur..

    .

    luft te pangopurish.. kemi..

    .

  7. #187
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ekzekutimi i Konomit, zbulohet konflikti për 200 ha tokë në bregdet
    SHKRUAN: Leonard Bakillari 13-09-2011 09:58
    Tiranë Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mund të ketë si motiv një çështje pronësie ende të pazgjidhur, e mbetur jashtë vendimit të Gjykatës së Lartë. Kjo është pista kryesore ku është fokusur prej të paktën tri ditësh grupi i hetimit, i cili ka nisur një proces të detajuar verifikimi mbi pronat e trashëguara nga familja Konomi dhe pasardhës të tjerë të fisit Shallvari. Fillimisht, hetuesit kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm për një sipërfaqe mijëra hektarëshe toke në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, ku janë të paktën tre procese gjyqësore, përfshi atë të Gjykatës së Lartë, që i njeh pronën familjes Konomi. Por situata për hetuesit është komplikuar edhe më shumë, kur kanë zbuluar se të afërm të familjes së gjyqtarit kanë depozituar një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të cilët i akuzojnë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ky kallëzim ka ngjallur kureshtjen e hetuesve, të cilët kanë nisur verifikimet e nevojshme për rastin, duke e fokusuar hetimin në çështjen e pronësisë, por me dy drejtime të ndryshme. Burime të rezervuara pohojnë se pjesë e hetimit është çështja e pronësisë, për të cilën familja dhe të afërmit e gjyqtarit Konomi kishin përfituar nga Gjykata e Lartë më 14 qershor të këtij viti. Ndërsa çështja e dytë është ajo e kallëzimit penal që po hetohet në Prokurorinë e Tiranës, me objekt abuzimin me detyrën dhe falsifikimin e dokumenteve. Në thelb, të dyja këto çështje lidhen me një sipërfaqe të konsiderueshme toke që nis në Gjirin e Lalzit dhe përfundon në fshatin Rrushkull të Durrësit. Sipas burimeve të rezervuara, hetimi i të dy rasteve mund të çojë në të njëjtin përfundim, edhe pse praktikisht flitet për dy sipërfaqe të ndryshme toke.

    Kallëzimi penal i Konomit, një pistë e fortë…

    Sipas kallëzimit penal që të afërm të gjyqtarit kanë depozituar fillimisht në Prokurorinë e Durrësit rezulton se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë të padrejtë u ka mohuar atyre të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe toke prej rreth 200 hektarësh. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë u është marrë pa të drejtë trashëgimtarëve të familjes Shallvari dhe u është dhënë personave të tjerë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Për këtë proces, trashëgimtarët e kësaj familje bëjnë përgjegjës zyrtarët e AKKP-së. Kjo çështje është tashmë në hetim nga njësia “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës, e cila po heton dokumentacionin e kësaj prone dhe veprimet e zyrtarëve të AKKP-së në lidhje me njohjen e të drejtës së pronësisë për sipërfaqen prej 200 ha tokë në Gjirin e Lalzit. Burime të gazetës “Mapo” konfirmojnë se kjo sipërfaqe toke, procedurat e dhënies së të cilës janë nën hetim penal, nuk përfshihet në çështjen që është zgjidhur në rrugë gjyqësore nga Gjykata e Lartë. Nga ana tjetër, pak kohë pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori nga Konomi, pala kundërshtare është kundërpërgjigjur me të njëjtin akt, duke e dorëzuar padinë për falsifikim në Prokurorinë e Durrësit. Tashmë, për 200 hektarët në bregdet janë dy kallëzime të ndryshme, të bëra nga dy fise pretendente për të njëjtën sipërfaqe toke, të cilat do të zgjidhen pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Por është ky konflikt i ri, jashtë vendimit të Gjykatës së Lartë, që po verifikohet me prioritet nga hetuesit që kanë marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të Skerdilajd Konomit. Sipas hetuesve të çështjes, vend për hetim ka edhe në procesin tjetër të pronësisë, edhe pse ka marrë zgjidhje të formës së prerë, ku trashëgimtarëve të familjes Shallvari, pjesë e të cilës është dhe familja e gjyqtarit të vrarë, i është njohur e drejta e pronësisë dhe i është kthyer sipërfaqja prej 1127 ha tokë në Gjirin e Lalzit.

    Udhëtimet e shpeshta në Durrës

    Hetimet bashkohen në të njëjtën pikë: atë të udhëtimeve të shpeshta të gjyqtarit Konomi drejt qytetit të Durrësit. Nga të dhënat e para të hetimit rezulton se këto udhëtime kanë të bëjnë me hipotekimin e tokës së marrë me vendim të Gjykatës së Lartë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, veprim të cilin nuk ka mundur ta kryejë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme. Një nga arsyet e mos-hipotekimit të pronës me sipërfaqe të konsiderueshme ishte edhe mungesa e vendimit të zbardhur nga ana e Gjykatës së Lartë. Por lidhur me këtë çështje ka edhe informacione të tjera që po verifikohen nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e vrasjes mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në qendër të qytetit të Vlorës.
    MAPO
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #188
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Konomi”, përplasja për 200 ha në bregdet zbulon falsifikimin e regjistrit
    SHKRUAN: Leonard Bakillari 14-09-2011 11:25

    Tiranë Një fletë regjistri e falsifikuar dhe dy palë në konflikt për 200 hektarë tokë në bregdet përbëjnë fillin e komplikuar të dyshimeve, ku varen shpresat e grupit hetimor për zbardhjen e ekzekutimit të gjyqtarit të Vlorës. Katër ditë pas atentatit me minë-celular të Skerdilajd Konomit, hetimet janë fokusuar në dy kallëzimet penale për falsifikimin e dokumentit të kësaj prone. Kallëzimi i parë, i bërë nga familjarët e Skerdi Konomit në Prokurorinë e Tiranës ka zbuluar tashmë falsifikimin e aktit të pronësisë për tokën 200 hektarëshe, që ndodhet në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit. Ky fakt është konfirmuar nga hetimi i deritanishëm i prokurorisë, e cila ka mundur të sigurojë një dokument të nxjerrë nga arkiva. Dokumenti në fjalë, i cili daton në vitin 1944, nga një ekspertim i kryer rezulton i falsifikuar. Falsifikimi është evidentuar jo në përmbajtjen e kësaj flete të regjistrit, e cila është e ndryshme nga të tjerat, por në simbolet e saj. Vula dhe koka e dokumentit janë të ndryshme nga fletët e tjera të regjistrit të marrë në arkivë, i cili është paraqitur pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga pala kundërshtare, për të përfituar sipërfaqen prej 200 ha tokë. Edhe pse hetimi nuk mund të quhet i përfunduar, burimet konfirmojnë se për këtë çështje janë kryer ekspertizat teknike të nevojshme dhe rezulati është se një nga fletët e regjistrit mbi të cilën është ngritur pretendimi i pronësisë nga “kundërshtarët” e trashëgimtarëve të familjes Shallvari, është i falsifikuar.

    Kundër-padia

    Hetimi i dytë penal, i nisur kundër trashëgimtarëve të Miltiadh Shallvarit, fis ky i udhëhequr në gjykatë nga Skerdilajd Konomi po zhvillohet në Prokurorinë e Durrësit. Kjo padi ka si objekt të saj sërish falsifikimin, por në kah të kundërt. Burimet nga grupi i posaçëm hetimor, që kanë në duar të gjitha dokumentet mbi këtë konflikt pohojnë se ky kallëzim penal nuk ka dalë ende me një përfundim. Megjithatë, në rast se hetimi penal do t’i jepte të drejtë kundërshtarëve në gjyq të Konomit, ky akt rrezikonte të minonte të gjithë procesin që përfundoi në Gjykatë të Lartë, e që i kthente trashëgimtarëve të fisit Shallvari 1227 hektarë tokë në bregdet. Hetuesit besojnë se vlera e madhe e pronës në “lojë” dhe odisea e pambarimtë e padive dhe kundër-padive ka shkaktuar tension mes palëve, mjaftueshëm sa për të gjetur në të një motiv të fortë për ekzekutimin e stilit mafioz të gjyqtarit 33-vjeçar.

    Gjurmët në Durrës

    Sipas të dhënave nga hetimi bëhet me dije se grupi i hetimit që ka në dorë dosjen e konfliktit të pronave do të zbarkojë në Arkivin e qytetit të Durrësit, për të siguruar regjistrin orgjinal, pasi ekspertimet e deritanishme janë kryer mbi fotokopje të këtij regjistri. Për këtë arsye, hetimet për këtë çështje nuk kanë përfunduar ende, duke lënë kështu të hapur përfshirjen në hetime edhe të zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Trashëgimtarët e familjes Shallvari kanë pretenduar në kallëzimin e depozituar në prokurori katër muar më parë, se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar AKKP ka njohur të drejtën e pronësisë për sipërfaqen e konsiderueshme prej rreth 200 ha tokë që ndodhet në Gjirin e Lalzit. Por jashtë vëmendjes së hetuesve që kanë në dorë dosjen e vrasjes së gjyqtarit Konomi nuk është lënë as çështja tjetër e pronësisë, edhe pse është zgjidhur me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë. Arsyet e mosregjistrimit të kësaj pronë në Hipotekën e Durrësit, sipas hetuesve lë dyshime të cilat kanë nevojë për verifikim. Ky dyshim përforcohet nga udhëtimet e shpeshta të gjyqtarit Skerdilajd Konomi drejt qytetit të Durrësit, udhëtime këto që ishin intensifikuar kryesisht ditët e fundit para vrasjes. Dëshmitë e bashkëshortes dhe familjarëve të afërt të gjyqtarit kanë orientuar hetimin drejt një konflikti të mundshëm për çështje pronësie, pasi dy ditë më parë kanë deklaruar se Skerdi ishte i shqetësuar për pronat e trashëguara.

    1227 Hektarë është prona që Gjykata e Lartë i ktheu të afërmve të Skerdilajd Konomit, duke i cilësuar ata si trashëgimtarë të Miltiadh Shallvarit. Kjo pronë nuk ishte hipotekuar ende nga viktima

    200 Hektarë të tjerë në Gjirin e Lalzit janë në proces hetimi në Prokurori, pasi falë një dokumenti të falsifikuar, e pretendojnë si trashëgimtarët e Shallvarit ashtu edhe kundërshtarët e tyre në gjyq
    MAPO
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #189
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    do tjerin lesh ca dit ene asigjo nuk kon me zbulu. ene e dini pse. sepse ne shqipni nuk ka met njeri pa ngjy gishtin diku. jon te gjith te ngatarrum neper fije merimangash dhe ligjin nuk e bo ligji por alabaku ma i fort. kur vret vllai vllain ene baba birin per i cop gardh lene mo ka mur fun
    no glove no love

  10. #190
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ky Konomi është shembulli se çfarë ndodh kur refuzon një ofertë "që nuk mund të refuzohet".
    -

Faqja 19 prej 28 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •