Close
Faqja 9 prej 28 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 275
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gabova me disa ore dje..

    mendoja se sot ne mengjez do cfaqeshin gjurmet e krimit.. ne gazetat ed ruciste..
    mirpo merua nuk duroj..
    pak ore mbas atentatit.. pa u shuar mire zjarri ne makine.. TEMA e meros se gjolek rucit te edvinit.. botoi dokumenta te gjykates se larte ku na del se baba i gjykatesit me ca tjere kishin nji ceshtje prone ne gji lalez..

    si ka mundesi mbas dite.. se ne drek ndodhi ngjarja.. te hapen kasafortat e gjykates per meron e bazes e ti jepet dokumenti..
    hmm..

    dhe fakti qe topochanelli lajmin e atentatit e dha njekohesisht me.. njoftimin se bamiri e spahiu denojne krimin.. te ben te dyshosh..

    se merot edvinet e bamiret e ina ramat e shaqiret.. e gjiket.. e tjere rreth tyre.. e kan planifikuar kte vrasje..per tja rrasur berishes..

    kjo eshte bindja ime se dyshimin e kisha sapo mesova per atentatin..

  2. #82
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gabova me disa ore dje..

    mendoja se sot ne mengjez do cfaqeshin gjurmet e krimit.. ne gazetat ed ruciste..
    mirpo merua nuk duroj..
    pak ore mbas atentatit.. pa u shuar mire zjarri ne makine.. TEMA e meros se gjolek rucit te edvinit.. botoi dokumenta te gjykates se larte ku na del se baba i gjykatesit me ca tjere kishin nji ceshtje prone ne gji lalez..

    si ka mundesi mbas dite.. se ne drek ndodhi ngjarja.. te hapen kasafortat e gjykates per meron e bazes e ti jepet dokumenti..
    hmm..

    dhe fakti qe topochanelli lajmin e atentatit e dha njekohesisht me.. njoftimin se bamiri e spahiu denojne krimin.. te ben te dyshosh..

    se merot edvinet e bamiret e ina ramat e shaqiret.. e gjiket.. e tjere rreth tyre.. e kan planifikuar kte vrasje..per tja rrasur berishes..

    kjo eshte bindja ime se dyshimin e kisha sapo mesova per atentatin..
    Kush e ka planifikuar o Brar ? Ai që e ka mendjen tek futbolli nga mëngjesi deri në darkë, ajo që nuk ka asnjë farë fuqie, apo Merua që u shkep në dru nga zari i Berluskonit në Shqipëri ?

    Ke mënd cfarë thua apo jo ? Nuk mund ta kenë fajin "të tjerët" gjithmonë, sepse nëse e kanë, dhe nëse dihet kush janë, në rastin më pak të keq, Saliu është njëriu më i paaftë në krye.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #83
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.gazetajone.com/wp-content...i1-300x187.jpg


    Berisha: Vrasja e gjyqtarit, akti i shëmtuar kriminal

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dënuar atentatin ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
    Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë dënoi me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal që mori jetën e gjyqtarit Konomi, në qendër të qytetit të Vlorës.
    Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.


    100 mijë euro për informacionin për vrasjen e gjyqtarit

    Policia e Vlores tha të premten se ofron shpërblim për personin që jep infomacione për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
    Policia ofron 100 mijë euro shpërblim, për personin si dhe ruan anonimatin e tij, raportoi Ora News.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në Vlorë, ku makina me të cilën udhëtonte gjyqtari Konomi, shpërtheu.
    Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, një zonë mjaft e populluar, ku automjeti tip benz me targa VL 6383 B në pronësi të gjykatësit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, shpërtheu në momentin kur ishte në ecje.
    Gazeta jone
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    allahile o hyllen cfar po thue..

    shum konfuz je..

    kodra mbas bregu gjithmon ti..

    apo hajt me fol kunder brarit..

    fol por thuj dicka jo krejt llafe lesh e li..

    --

    ne teme tani..

    pra dyshim-bindja ime eshte se.. dhe ki atentat eshte veper e paramenduar me qitje te afert e te larget..e shtabit 21 janaroist..

    te njejtet jan ne tave..

    ed rucet bamiret in ramet e mero baze topo chanelljanet..

    ..

    duan te vertetojne se.. o arviz e kie keq.. qe nuk na mbron ne bllokqenerine.. qe nuku na e mban ison si ata tjeret..

    kjo eshte..

    ..

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    allahile o hyllen cfar po thue..

    shum konfuz je..

    kodra mbas bregu gjithmon ti..

    apo hajt me fol kunder brarit..

    fol por thuj dicka jo krejt llafe lesh e li..

    --

    ne teme tani..

    pra dyshim-bindja ime eshte se.. dhe ki atentat eshte veper e paramenduar me qitje te afert e te larget..e shtabit 21 janaroist..

    te njejtet jan ne tave..

    ed rucet bamiret in ramet e mero baze topo chanelljanet..

    ..

    duan te vertetojne se.. o arviz e kie keq.. qe nuk na mbron ne bllokqenerine.. qe nuku na e mban ison si ata tjeret..

    kjo eshte..

    ..
    Brari, ka njëzet vjet që Shqipëria i gëzon të mirat e Berishës. Për sa nga këto vjet duhet me e vajtu Brarin që jeton diku tjetër e nuk jeton me këto të mira?

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shqopatar..

    po flet ved me vedi a?

    ---


    KJ

    -


    Atentat mafioz, vritet gjyqtari
    Vlore- Atentat mafioz ne mes te Vlores, vritet me eksploziv gjyqtari i Gjykates se Rrethit. Skerdilajd Konomi nderroi jete pak minuta pasi makina me te cilen udhetonte u hodh ne ere me nje shperthim qe dyshohet se ka qene i telekomanduar me celular. Lloji i eksplozivit dyshohet mes dinamitit dhe C4, ne sasi te konsiderueshme, e vendosur poshte sedijes se autovetures "Benz 250" te gjyqtarit te ceshtjeve civile. Konomi ka mbetur i plagosur rende rreth ores 09:30, por duket se pamundesia per ta nxjerre nga makina e shkrumbuar ku kishte ngecur dhe mberritja me vonese e ambulances kane ndikuar ne shuarjen e shpejte te jetes se tij. Policia eshte perpjekur ta transportoje me furgon, por Konomi ka nderruar jete rruges. Mjeket thane se plaget ishin te renda nga mesi i trupit dhe poshte. Policia dhe Prokuroria kane nisur hetimet per vrasjen e babait te dy femijeve, 4 dhe 1 vjec, ndersa po verifikon te gjitha pistat e mundshme. Zyrtarisht ende nuk ka nje motiv konkret, por burimet thone se po hetohen nga sulmi per shkak te detyres, gjyqet qe ka drejtuar, deri tek konfliktet qe mund te kete pasur gjyqtari.

    Policia deklaroi se ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00 te mengjesit. Por deshmitaret thone se ka qene ora 09:30 kur u degjua shperthimi i fuqishem ne aksin Skele-Vlore, qe tronditi dhe shokoi te pranishmit e shumte. Nga dinamika e hetimeve te deritanishme rezulton se Skerdilajd Konomi, ka dale nga shtepia mengjesin e djeshem me familjen e tij, gruan dhe dy femijet. Gjyqtari banonte ne shtepine e tij private, perdhese, me parking privat brenda oborrit te baneses dhe murit rrethues, ne lagjen "Uji i Ftohte". Gjate rruges i ka zbritur ata ne Skele dhe ka vazhduar me tej. Policia ka indicio se aty eshte takuar me dy shoke te tjere, me te cilet ka pire kafe. Informacioni po verifikohet dhe po pyeten te gjithe personat qe kane dijeni. Po keshtu ka deshmuar edhe bashkeshortja pasditen e djeshme per itinerarin e udhetimit dhe shqetesimet e 33-vjecarit. Pak minuta me pas eshte degjuar edhe shperthimi i fuqishem. Makina ka ecur per inerci rreth 20 metra, derisa ka ndaluar. Paniku ka qene i madh dhe deshmitaret jane perpjekur te ndihmojne gjyqtarin, qe fillimisht nuk e dinin se kush ishte. Por kembet kishin ngecur brenda si pasoje e deformimit te mjetit nga eksplozivi. Kane pritur per disa minuta zjarrfikesit, sepse mjeti mori flake dhe me tej e kane nxjerre trupin e 33-vjecarit ne trotuar ne gjendje te renduar. Ne mungese te ambulances e nisen me furgon policie drejt spitalit, por pa asnje sukses.

    "Ngjarja ndodhi ne rrugen e bulevardit kryesor Vlore-Skele, ne afersi te nje banke private. Nga hetimet e para ka rezultuar se shperthimi ka ndodhur ne automjetin tip "Mercedes-Benz 250", me targa VL6383B, ngjyre e zeze", konfirmoi zyrtarisht policia. Ende nuk jepet lloji i eksplozivit, sasia e perdorur dhe menyra se si eshte hedhur ne ere. Burime policore thane se dyshohet qe autoret te kene depertuar gjate nates ne oborrin e baneses, ku dhe me tej kane vendosur eksplozivin, ose e kane bere kete gjate kohes qe gjyqtari mund te kete pire kafe. Aktivizimi eshte kryer me ane te celularit me telekomandim ne eksploziv. Autori ka pritur derisa ka zbritur familja dhe e ka ndjekur mjetin nga afer. Ne vendngjarje u gjet dhe nje celular, qe nuk dihet nese i perket viktimes apo ka qene i vendosur ne eksplozivin e shperthyer. Ekspertet mohuan kategorikisht qe lenda plasese te kete qene ne telefon brenda. Keto detaje kane ndihmuar ekspertet qe te ngushtojne sadopak rrethin per te ecur ne gjurmet e autoreve. Mesohet se u eshte kerkuar ndihme kompanive celulare per te zbuluar thirrjet e kryera telefonike ne zonen e Skeles ne oren qe ndodhi shperthimi. Kjo do te mund te zbulonte vendin nga ku autori e ka aktivizuar lenden plasese dhe shpresohet qe nepermjet filmimeve te mundshme te kamerave te bizneseve apo bankave te gjendet ndonje tjeter gjurme. Po keshtu dhe deshmite e familjareve, deshmitareve dhe shokeve, mund te ndihmojne hetimet e nisura. Zyrtarisht policia tha se po heton te gjitha pistat e mundshme, por ne vecanti dyshohet qe shkak te jete detyra qe kryente Konomi dhe ndonje konflikt me persona te tjere qe po verifikohen.

    Precedenti

    Atentati i dyte me eksploziv ne Skele, ne prill u vra Renato Abazi

    Shperthimi i djeshem vdekjeprures eshte i dyti brenda pese muajve te fundit ne qytetin e Vlores. Pothuajse ne te njejtin vend, me 28 prill te ketij viti, ne Skele-Vlore, u hodh ne ere me telekomande makina e Renato Abazit, i cili mbeti i vdekur ne vend. Gjate shperthimit u plagosen rende edhe tre persona te tjere, mes te cileve dhe djali i te ndjerit, por pa rrezik jete. Policia gjate hetimeve te kryera ne bashkepunim me prokurorine verifikoi te gjitha pistat e hetimit dhe doli ne dyshimet se behej fjale per nje ceshtje hakmarrjeje ne lidhje me aktivitetet e te ndjerit gjate viteve te kaluara jashte dhe brenda vendit. Por kjo eshte edhe ngjarja e dyte me e rende porsa i perket sulmit ndaj funksionareve te shtetit, kryesisht ne drejtesi. Vitin e kaluar u ekzekutua me nje plumb ne koke nga anetari i nje bande plackitesish, tashme i arrestuar, komandanti i grupeve te gatshme te komisariatit Vlore, Roland Likaj, i cili kishte zbuluar te dyshuarin.

    Policia, 100 mije euro shperblim per informatorin

    Drejtoria e Policise se Vlores ve ne dispozicion te informatorit qe do te jape emrat e autoreve te vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi, 100 mije euro shperblim. Kjo eshte shuma me e madhe e vendosur ndonjehere nga Policia e Shtetit per nje ngjarje, por njekohesisht eshte nder me te rendat ndaj sistemit te drejtesise gjate ketyre 20 viteve. Grupi hetimor e cileson nje atentat mafioz, terrorist, te pergatitur mire deri ne detaje, ku jane perdorur metoda te sofistikuara te krimit, nga celulari, tek eksplozivi i cilesise se larte, mendohet C4, ose dinamit. "Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur diten e sotme (dje), ftojme publikun e gjere per te dhene informacione te cilat mund te ndihmojne ne zbardhjen e autorit/eve te saj. Per personin qe do te jape informacionin i cili con ne zbardhjen e ngjarjes, Drejtoria e Policise se Qarkut Vlore ve ne dispozicion shperblimin prej 100 mije euro", deklaroi zedhenesi Dionis Dulaj pasditen e djeshme. Gjithashtu per dhenien e informacionit, policia ka vene ne dispozicion numrat e telefonit celular 0694102355 dhe 0694105397, por jo ata te Salles Operative. Nuk dihet ende perse grupi hetimor ka zgjedhur kete teknike per te bashkepunuar me qytetaret qe kane informacione, pasi zakonisht jepet edhe numri i sherbimit te shpejte ne sallen operative te drejtorise apo komisariatit. "Garantojne ruajtjen e plote te anonimatit te personit apo personave qe do te ndihmojne me informacionin", shtoi zedhenesi ne lidhje me situaten hetimore.

    Ne perpjekje per te zbardhur atentatin, dosjen e bujshme e ka marre ne dore Prokuroria e Krimeve te Renda. Hetimet i drejton zevendesprokurori i Prokurorise per Krime te Renda, Kostaq Beluri, si dhe prokurori Adnan Xholi. Nderkohe qe oret e vona te pasdites se djeshme, prokuroret kane marre ne pyetje bashkeshorten e gjyqtarit te ndjere Skerdilajd Konomi, familjaret e tij, te afermit dhe personat deshmitare ne momentin e shperthimit te mjetit. Po keshtu jane pyetur personat e kontaktit gjate dites se djeshme deri ne momentin e atentatit, per te mesuar ndonje konflikt te fundit te 33-vjecarit, shqetesimet e tij dhe problemet qe kishte brenda dhe jashte zyres se punes. Grupi hetimor ka informacione se Konomi eshte takuar edhe me dy shoke te tij para se te shkonte ne pune mengjesin e djeshem, ne zonen e Skeles, te cilet jane pyetur, por emrat nuk u bene publike dhe informacioni nuk konfirmohet zyrtarisht. Mendohet qe dy miqte e tij Konomi t'i kete takuar pasi ka lene gruan dhe femijet po ne zonen e Skeles.

    Drejtori i Policise Vlore, Ylli Metko, i pyetur per ngjarjen e rende, tha se "po hetohet ne te gjitha pistat e mundshme se bashku me prokurorine, por ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e krimit". Hetuesit kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes se bashku me ekspertet e policise.

    A. Qoraj



    Dosjet e "nxehta" te Konomit, kerkesa e Bollanos e rrafshimi i pyjeve

    Ne karrieren gjashte vjecare si gjyqtar ne Fier dhe pjesen me te madhe ne Vlore, Skerdilajd Konomi nuk njihet per drejtimin apo gjykimin e dosjeve te bujshme, apo qe quhen "te nxehta". Ishte caktuar si gjyqtar i ceshtjeve civile dhe shume rralle sipas procedurave dhe rregullave te institucionit drejtonte seanca qe kishin edhe natyren penale. Dy nga dosjet me te forta qe ka pasur 33-vjecari ne Vlore qe prej vitit 2006 kur eshte emeruar, kane qene kerkesa per ndryshimin e trupit gjykues e bere nga avokati i ish-kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano ne vitin 2008, te cilen Konomi e ka rrezuar dhe dosja per shkaterrimin e pyjeve ne ngarkim te 7 te akuzuarve ne kerkesen per ndryshim mase sigurie, qe nuk e ka pranuar. Por per grupin hetimor te dyja keto ceshtje te vjetra nuk perbejne shkaqe te forta qe te conin deri ne atentatin e bujshem te dites se djeshme. Nje tjeter perqendrim i eksperteve jane dosjet e fundit qe ka pasur ne dore Konomi dhe qe po verifikohen nga grupi hetimor. Ceshtjet nuk jane publike ne media, por edhe vete drejtuesit e gjykates po i verifikojne aktualisht. Me 24 nentor 2008. Konomi rrezoi kerkesen e avokatit Petraq Curri, perfaqesues i ish-kryebashkiakut Vasil Bollano, qe akuzohej per vendosjen e tabelave ne gjuhen greke. Bollano kerkoi ndryshimin e trupit gjykues te drejtuar nga Shkelzen Selimi. Shorti i ra Konomit, i cili e rrezoi kerkesen pasi degjoi prokurorin e ceshtjes. Kurse me heret, ne 30 tetor 2007, Konomi quajti te ligjshme arrestimin e 7 te dyshuarve per shkaterrimin e pyjeve, duke mos pranuar kerkesen e avokateve per revokim te mases se sigurise dhe zbutje te saj. Kerkesat ishin bere nga avokatet Brahimuco, Skenderaj dhe Xhuveli, kurse prokuror ishte Dorian Tafili, i cili argumentoi se te dyshuarit kishin shkaktuar nje dem ekonomik prej 36 milion USD shtetit.


    --

  7. #87
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Ska qene dhe aq e lehte per njerzit aty qe t'i jepej ndihma shpejte. E para frika nga ndonje shperthim tjeter. E dyta karbonizimi trupit qe se prek dot me dore sepse digjesh vete. E treta kembet e ngecura ne makine diku tek pedalet e frenave dhe fraksionit s'jepnin asnje mundesi per ndihme te pare. Fajin se kane njerzit por ndihma e pare duhej te iishte ambulanca ,imagjino e kane cu ne spital me furgon policie sepse ambulanca edhe pse kishte kalu gjys ore akoma s'kishte ardh. Shtet fantazem.

    Sipas mendimit tend shteti duhet te kontrolloje cdo banor ne Shqiperi qe te parandaloje krimin . Kur ndodhin krimet ne te gjithe boten, atentate mafioze, kriminelet dhe banditet vrasin cdo dite kurse ne Shqiperi na qenka shtet fantazem.. Ne cilin shtet te botes nuk ka krime ?

    Ne jetojme ne nje bote ku ka mendje kriminale qe vrasin njerez, e cila ka ekzistuar dhe do vazhdoje te ekzistoje per aq kohe sa te kete njerez qe organizojne krime
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 10-09-2011 më 07:34
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #88
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Nje grup mediatik ne raste te tilla mobilizohen ne maximum me lajmet e tyre bombastike, me komente dramatike, per qellimet e tyre : Me kete qeveri shteti nuk ekziston.

    E frikshme mobilizimi i tyre , ato duken sikur mezi presin ngjarje te tilla si hijenat te terbuara .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 10-09-2011 më 07:35
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Shqiperia si shtete i vogel u mbushe me varreza dhe jetima .

    Me keqeardhje po e them se Shqiperia eshte dashur qe nga viti 1991 te udheheqet nga Prorektoriat Civil Nderkombetare

    Ne shqipetaret nuk jemi duke lene shprese se ndonje here shqipetaret do ta zbatojne ligjin dhe te jetojne te lire dhe te sigurte, si popujt e tjere .

    Po te jete Gjygjesia e Shqiperise ne krime ,atehere ajo vepron simbas politikes dhe politikaneve te krimit . Per fate te keqe Gjygjetaret shqipetare mbeten ne mes te politikaneve te korruptuare dhe mafies terroriste.
    Gjygjetari ne Shqiperi, ne raste se gjykon drejtesine ,nuk e lejone politikani .
    Gjygjetari ne Shqiperi ,ne raste se korruptohet me ndikim nga politika e prete vdekja nga mafia .

    I mjeri ky popull qe ka mbetur rob i politikes se korruptuare dhe Mafise se krimit .
    -------------------
    Tetovë,
    Këtë po kërkon edhe Edi,Ruci,e Bamkë Topi...!

    "Protektorat....,vartësi e skllavëri,për këtë Shqipëri,që na morën malokët e veriut".....
    Eu, Tetovë eu...!
    Shiko si të përkrahë tifozeria e dujsave...!
    Sepse,ashtu janë mësuar këta,skllever të dikujt të jenë;njëherë të serbit,pastaj rusit,pastaj kinezit... dhe tash -kush jep më shumë...!
    Fundja ,çna duhet kjo Shqipëri.. nëse nuk e mjelim e kullosim neve ?!,kështu thonë ata.....
    Vrasje të gjyqtarëve ndodhim përditë në gjithë globin.
    Në Itali,Serbi,Rusi,Brazil,Spanjë etj.,por asnjë prej këtyre popujve nuk kërkon protektorat për këtë gjë...Asnjë..përveç nesh !

  10. #90
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Unë s'e marr vesh pse jeni kaq të nxituar. Jo atentat, jo tritol, jo telekomandë.
    Ku e dini ju që nuk ka qenë aksident? Ku e dimë ne që nuk ka qenë vetvrasje?

    Prisni more njerëz. Këtu ka ekspertë (po nuk mjaftuan tanët na dërgon ndonjë EfBiAi), pastaj kemi gjykata, kemi prokurorë. Po kemi Ministër Drejtësie, po kemi Kryeministër Drejtësie-Prokurorie-Gjykatë-Hetuesie-Përmbarimi.

    Ore ka shtet! S'ka tërci-vërci. E mbani mend kur ndodhi Gërdeci. U akuzuan padrejtësisht Ministra, Gjeneralë, bile edhe Naltmadhnija e tij. Po ja drejtësia e tha fjalën e saj. Asnjë nga ata nuk ishte fajtor. Biles ne duhet t'i falenderojmë për profesionalizmin, korrektësinë, ndershmërinë që treguan.

    Po kur vdiq Kosta Trebicka a nuk u aludua për vrasje? Po ja drejtësia sërish e tha fjalën e saj "Aksident me vullnet të Zotit". Si thoshte Ndrio "Është mëkat të hahesh me Zotin, o njeri".

    Prandaj prisni more njerëz. Mund të ketë qenë aksident. Mund të ketë qenë vetëvrasje. Po edhe sikur të ketë qenë vrasje ku e dimë ne kush e ka bërë?
    Mund ta ketë bërë gruaja se ishte xheloze. Mund ta ketë bërë ndonjë për shaka. Humor mes shokësh. Mund ta ketë bërë ndonjë paketa-shitës se ky nuk i ka dhënë paratë e shkrepses që i kishte marrë para një jave.

    Por për një gjë të jeni të sigurtë. Nqs (e theksoj fort këtë, Nëqoftëse) ka qenë vrasje drejtësia do e thotë fjalën e saj. Ashtu siç e ka thënë për krimet e komunizmit. Ashtu siç e ka thënë për '97. Ashtu siç e tha për Gërdecin. Ashtu siç e tha për Trebickën dhe për të gjitha krimet këto 20 vjetët e fundit.

    Pak më shumë besim tek drejtësia, tek Shteti, tek Naltmadhnija.
    -

Faqja 9 prej 28 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •