Close
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 275
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Realitetin shqiptar e njoh por jo ne ate mase sa e njihni ju qe jetoni atje, kjo eshte shume normale besoj. Gjithashtu e di se mafia i ka pasur gjithmone rrenjet thelle ne institucionet e atjeshme. Korrupsioni gati gati sa nuk ka kalu ne legalizim te hapur.

    Me arestimin e disa bossave te mafise italiane dhe kelyshve te tyre (nje arrestim i tille ka ndodhe edhe para dy muajsh) e kisha ndryshu pak kete pershtypje dhe me ishte kriju pershtypja se dicka po fillon qe te levize ne te mire te zbatimit te ligjit.

    Them se nuk me duket akt hakmarres nga nje qytetar i thjeshte i djegur nga drejtesia per shkak te menyres se atentatit. Ky lloj i atentatit nuk me duket i zakonshem per keto raste. Me shume duket si atentat i nje grupi te mireorganizuar kriminal/mafioz. Une e ti nuk kemi dijeni, materiale dhe aftesi per te kryer nje atentat te tille...arma personale do te ishte opsion i pare dhe i vetem.

    Po e perseris, nuk eshte qellimi im te shes mend apo te bej ekspertin e forenzikes...por nje mendim i pare.
    Zakonisht grupet kriminale mafioze sic thua ti skane nevoje te vrasin gjygjtare per nje vend si shqiperia ku lekun e ha i madh e i vogel. Grupet mafioze perkundrazi nuk u intereson nje vrasje e tille sepse kane mundesine financiare ti joshin me para ose t'i levizin nga njeri qark ne tjetrin nqf se jane te pakorruptushem. Ne vrasje gjithmone arrijne ata qe i kane leviz gjithe guret dhe e ndjejne veten te pafuqishem per te kerkuar drejtesi.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  2. #22
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Sa vlere ka jeta ne shqiperi, dhe sa siguri ka ne shqiperi???

    Ngushellimet e mia familjes per njeriun e tyre te dashur.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shikoni ne video.. ate pantoll-shkurtin me blluz te kalter si vjen verdall me celular ne vesh.. ai nuk kryen asnji veprim shpetuso-ndihmus.. vetem.. shikon me vemendje se mos ka posht makines ndonji gje kompromentuese..e se.. a mbaroj i mjeri njeri..
    pra do te sigurohet..
    hmm..

    dhe nje tip cadereje.. vjen verdall..

    .

    http://www.botasot.info/def.php?category=58&id=135769


    .

  4. #24
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Zakonisht grupet kriminale mafioze sic thua ti skane nevoje te vrasin gjygjtare per nje vend si shqiperia ku lekun e ha i madh e i vogel. Grupet mafioze perkundrazi nuk u intereson nje vrasje e tille sepse kane mundesine financiare ti joshin me para ose t'i levizin nga njeri qark ne tjetrin nqf se jane te pakorruptushem. Ne vrasje gjithmone arrijne ata qe i kane leviz gjithe guret dhe e ndjejne veten te pafuqishem per te kerkuar drejtesi.
    Perderisa para nje viti u arrestua nje mafioz i kategorise se Albino Prudentinos dhe para dy muajve edhe nje mafioz tjeter i Ndranghetas bashke me kelyshet e tyre, sepse ata nuk veprojne vetem, normalisht, me eshte kriju pershtypja se parate e mafiozeve nuk kane mundesi qe te arrijne ne secilen pore te drejtesise dhe institucioneve tjera te Shqiperise....sepse fundja edhe ne keto dy raste do te vinte ne shprehje leku!!!

    Akoma nuk po mundem me e paramendu nje qytetar te zakonshem duke e kryer nje sulm te tipit mafioz apo alla Hollywood si ky i sotshmi!

    Mund te jem gabim, por nuk dua te besoj se niveli i korrupsionit eshte ne ata pike siq e paraqisni ju ketu. Besoj se akoma ekzistojne njerez te pakorruptuar qe e kryejne detyren e tyre me nder.
    Kete pershtypje e kam edhe per viktimen qe po flasim.

  5. #25
    Kam akoma para syve ato pamje, dhe vërtetë është shokuese !
    Më vjen keq kur lexoj komente të tipit: që mos ia kanë bërë për punë rryshfeti e komente të kësaj natyre, sepse ata që njihen për rryshfete nuk i gjen një fat i tillë, sepse dinë të merren vesh mirë me ata që i përkasin të njëjtit llum. Nuk bie rrufeja në hale!

    Është krijuar idea se të jesh avokat, oficer gjyqësorë (hetues) prokuror, gjyqtar je padyshim i korruptuar, dhe më vjen keq që është krijuar një psikozë e tillë tek njerëzit. Ke sa të duash si avoketër, si gjyqtarë e prokurorë që jo vetëm janë të aftë, por nuk janë nga ata të kompromiseve monetare apo favoreve të tjera. Disa njerëz e shohin si punë e thjeshtë - sepse fiton miliona nën dorë, por ata që nuk ndjekin një rrugë të tillë, punojnë gjithë kohës nën presion. Presioni nuk vjen veç nga jashtë si kërcënimet mafioze, por mbi të gjitha edhe nga brenda vetë ambientëve të gjykatës - nga ata që ke mbi krye në hierarki.

    Ironikja këtu qëndron edhe në ato deklaratat e pusht-etarëve, që drejtojnë këtë vend që u shprehën sot për atentat të drejtësisë, kur janë këta që e kanë përdhosur krejt si sistem drejtësie.

    Vërtetë ngjarje e tmerrshme, sikur t'i kishte ndodhur kujtdo jo veç një gjyqtari, dhe ironike që nuk shkon as ambulanca në vend ngjarje.

    Kryesisht, ata që kanë kryer Magjistraturën si Konomi në fjalë, jo vetëm që janë nga juristët më të aftë, por mbi të gjitha janë gjithmonë më të presionuarit, në krahasim me ato që janë vënë në ato pozicione nga njohje politike dhe 6 mujorshi i plepave.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pash videon tani..

    tmerr.. indiferentizmi i miletit..
    ai mund te shpetohej.. te nxirrej shpejt e te largohej nga makina..e te ekspozohej ne ajer te paster e pastaj mjeket te benin dicka..
    mirpo te gjithe vijn si pordha neper brek e vetem njeri mundohet ta largoje apo te hedh uje.. kurse disa vijn rrotull sic duket te binden se.. u kry bac.. vrasja.. pra rrini te qete o porositesa..

    turp i madh..

    e lan te digjej..

    .

    i kishin ngecur kembet prandaj nuk e nxirni dote. u munduan por deri te dera pergjysem jashte munden ta nxirnin.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Ngjarje tmerr......Camorra sa ka nomin se albanezi po bejne kerdine.....

    Mjere ai qe hiken thote populli ....

    Te vrasesh nje gjygjtar ne mes te dites e ne mes te rruges ne makinen e tij nuk eshte dicka inati i verber spontan i ndonje fakiri por nje pune shume kohore e nje qarku shume te organizuar...
    per mendimin tim duhet te jete nje grup internacional.....( ku di shqiptari te ndeze e te montoje bomba me celular...! )
    Nga ana tjeter ....e dime te gjithe se Shqiptari nevrikoset vetem kur i merr hakun dhe si ben punen ....ky eshte realiteti ...

    Dhe nje here ngushellime familjes se te mjerit...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Kam akoma para syve ato pamje, dhe vërtetë është shokuese !
    Më vjen keq kur lexoj komente të tipit: që mos ia kanë bërë për punë rryshfeti e komente të kësaj natyre, sepse ata që njihen për rryshfete nuk i gjen një fat i tillë, sepse dinë të merren vesh mirë me ata që i përkasin të njëjtit llum. Nuk bie rrufeja në hale!

    Është krijuar idea se të jesh avokat, oficer gjyqësorë (hetues) prokuror, gjyqtar je padyshim i korruptuar, dhe më vjen keq që është krijuar një psikozë e tillë tek njerëzit. Ke sa të duash si avoketër, si gjyqtarë e prokurorë që jo vetëm janë të aftë, por nuk janë nga ata të kompromiseve monetare apo favoreve të tjera. Disa njerëz e shohin si punë e thjeshtë - sepse fiton miliona nën dorë, por ata që nuk ndjekin një rrugë të tillë, punojnë gjithë kohës nën presion. Presioni nuk vjen veç nga jashtë si kërcënimet mafioze, por mbi të gjitha edhe nga brenda vetë ambientëve të gjykatës - nga ata që ke mbi krye në hierarki.

    Ironikja këtu qëndron edhe në ato deklaratat e pusht-etarëve, që drejtojnë këtë vend që u shprehën sot për atentat të drejtësisë, kur janë këta që e kanë përdhosur krejt si sistem drejtësie.

    Vërtetë ngjarje e tmerrshme, sikur t'i kishte ndodhur kujtdo jo veç një gjyqtari, dhe ironike që nuk shkon as ambulanca në vend ngjarje.

    Kryesisht, ata që kanë kryer Magjistraturën si Konomi në fjalë, jo vetëm që janë nga juristët më të aftë, por mbi të gjitha janë gjithmonë më të presionuarit, në krahasim me ato që janë vënë në ato pozicione nga njohje politike dhe 6 mujorshi i plepave.

    mos ua qaj shume hallin avokateve dhe gjyqtareve se realisht ka aq shume per tu vrare me buke ne goje sa ti nuk e ke iden sidomos ne gjykaten e vlores e cila eshte gjykata me e korruptuar ne gjithe shqiperin. keta punonjes te drejtesis bejne padrejtesit me te medha qe ti mund te imagjinosh dhe shpesh here u takon plumbi dhe bomba me shume se cdo krimineli tjeter. keta jane rraca me e keqe dhe mafia me e keqe se cdo mafie tjeter.
    une nuk e di pse eshte vrare ky por siqnerisht une dyshoj te kete qene burre aq i mire sa ka sakrifikuar deri aty sa te humbi dhe jeten per te bere drejtesi. ka shume mundesi te kete qene vete ky qe ia ka bere borxh dikujt ose ka dhe mundesi te kete pasur vete lidhje me pare me mafie por per ceshtje llogarish apo gjerash te tjerash sjane mare me vesh me nejri tjetrin. ose ose vrasja mund te mos kete lidhje fare me profesionin e tij por mund te jene ceshtje te tjera jashte ambientit profesional.
    ne fund fare mbetet dhe ajo mundesia e fundit ku ky gjykates ka qene burri me i mire i dhe doli me shpat ne dore kunder te gjitheve per te bere drejtesi dhe e pagoi me jeten e tij. une kete mundesi personalisht do ta lija te fundit.

  9. #29
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Nga menyra se si eshte ekzekutuar, ne mes te dites dhe ne qender te qytetit, me duket veper krimit te organizuar mafioz.

    E kane lene te ece deri ne qender me shume njerez , psikologjia mafioze per ti paralajmeruar drejtesine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 09-09-2011 më 10:36
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #30
    Kanina, unë jam pjesë e atij sistemi, dhe në qoftë se ju njihni të korruptuar e matrapazë (ka sa të duash në fakt) unë njoh shumë mirë edhe nga ata që bëjnë jetë të ndershme, dhe i di shumë mirë se çfarë presionesh hasin.

    Nuk më duket e drejtë si je shprehur, që "ky nuk po del të vëjë në rrezik jetën për shkak të drejtësisë", sepse ai nuk doli në shesh dyluftimi apo me flamur në dorë, është vetë profesioni që ka si qëllim : të japësh drejtësi!

    Dikush nga magjistratët nuk i përmbahet, që përbëjnë shumicën (dhe ta kesh parasysh se më shumë fiton një parukiere e thjeshtë me 8 klasë, se sa e ka rrogën një gjyqtar, që përveç 4 vite si jurist bën edhe 3 vite magjistraturë) por ka edhe nga ata që dalin çdo ditë në punë, për të kryer atë detyrë që kanë marrë mbi supe : dhënia e drejtësisë, dhe unë fatmirësisht njoh edhe të tillë. Jam brenda aty dhe jo jashtë, sepse është kollaj të paragjykohet dhe t'i shohësh gjërat gjithmonë nga jashtë dhe me syzet e paragjykimit.

Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •