Nuk eshte "rastësi". LDK-ëja eshte trashegemi komuniste. Rugova ishte komunist.
Nuk eshte "rastësi". LDK-ëja eshte trashegemi komuniste. Rugova ishte komunist.
http://www.zeri.info/fotot/36284/mai...atit_-_bik.jpg
BIK respekton rrugën institucionale
06-09-2011 16:28 CET
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që ndërlidhen me realizimin e të drejtave fetare në vend. Këto të fundit, siç thuhet, kanë të bëjnë me të drejtën e shkollimit në sistemin publik për nxënësit që bartin shaminë, futjen e edukatës fetare në shkolla, ndarjen e vendit për xhaminë në Prishtinë, etj..
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës angazhohet që të realizohen të gjitha të drejtat e besimtarëve, e para së gjithash e drejta për shkollim, punësim, arsimim e vend dinjitoz për xhami. Konsiderojmë që këto të drejta janë legjitime dhe në bashkëpunim me institucionet e vendit do të gjejmë zgjidhje ligjore e kushtetuese”, thuhet në kumtesën e BIK-ut.
Sipas së njëjtës, BIK-u nuk mbështet dhe as që do të mbështesë “asnjë lloj proteste, manifestimi, qëndrimi a platforme politike, që është bërë dhe shfaqur kohëve të fundit”.
“Kryesia e Bashkësisë Islame shpreh gatishmërinë për respektimin e rrugës institucionale dhe jemi të bindur që institucionet tona me përgjegjësi do të kryejnë detyrat e veta ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, besimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet pos tjerash në komunikatën e BIK-ut. /zëri/
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Prej ksaj qeshtje meseshumti do te ken humbje deputetet,sepse nuk do tiken votat te shqiptareve islame ,per ket arsye esht formua sindikate e bashkesis islame ,qe do te jet nje sindikat me ndikim ,Ternava do te ket me shum kujdes ne hapat qe do te mirren ne ta arrdhmen e afert ,pra deputetet qe kan qen kunder te ardhmes se femive te vet nuk do ti ken me votat e qytetareve ,esht e vertet se kisha katolike ka derguar letra deputeteve qe mos te votohet ligji ,sepse do te ishte nje humbje per te ,.
[COLOR="Blue"][/COLO
Duart e plakes, jan duar te arta.
10-09-2011 | 12:16 CET,"ZERI",Prishtine
Loja e Thaçit me xhami
Arbana Xharra
Është për t’u “admiruar” afiniteti i Thaçit për të luajtur lojëra të dyfishta duke tentuar që të përfitojë në aspektin politik nga secila situatë, në të njëjtën kohë duke shfrytëzuar çështje shumë të ndjeshme, të cilave mund t’ua shohë sherrin një pjesë e madhe e komuniteteve të caktuara në Kosovë, që përbëjnë një numër goxha të madh të qytetarëve.
Në kohën kur zhvillimet politike dhe ndodhitë e njëpasnjëshme po krijojnë konfuzitet dhe shpërqendrim të opinionit sa nga një problem sa në tjetrin, kur më së paku të shkon mendja te një mundësi përfitimi, kryeministri i Kosovës kap momentin për të nxjerrë diçka në favor të vetin.
Duke mos llogaritur aspak çështjen e ndjeshme fetare për të ardhmen e Kosovës, të cilës nuk i duhen skandale e ndasi e aq më pak ato fetare, Hashim Thaçi shfrytëzon momentin për të sulmuar indirekt kundërshtarin e tij politik, me lojërat e tij të dyfishta.
Në këtë lojë, ai paraqitet me dy fytyra dhe luan me dy palë karta, për një fitore të vetme - të tijë personale. Kur është në pyetje komuniteti ndërkombëtar, ai është i vetëdijshëm që nuk guxon të mbajë qëndrim pro fetar e sidomos ndaj Islamizmit, kështu që zgjedh t’iu përshtatet kërkesave të tyre dhe mban qëndrimin e një personi indiferent apo edhe kundër fesë.
Nga ana tjetër, përmes njerëzve të tij të afërt, të cilët janë pjesë e grupeve të caktuara brenda organizatave islamike, paraqitet si mbështetës i kërkesave të tyre. Nuk duhet asnjë argument më shumë se të shikojmë shkrimet fetare e të dëgjojmë deklaratat e analistit politik të PDK-së, Milazim Krasniqit, që për para dhe Thaçin e ndërron edhe fenë nëse kërkohet, por sot është kinse besimtar islamik.
Në takimet me përfaqësuesit e bashkësisë është mësuar se kryeministri ka mbështetur idenë që të ndërtohet xhamia e madhe në qendër të Prishtinës, por duke iu dhënë adresën se ku ta kërkojnë lokacionin për ta ndërtuar. Duke i parë si audiencë që i duhet në një të ardhme të afërt, e cila përbën një numër shumë të madh të votuesve, Thaçi nuk ka rrezikuar t’i humbasë, por ka luajtur një lojë perfekt duke i lënë në dorë të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, vendimin e zorshëm të ndarjes së lokacionit për ndërtimin e xhamisë.
Taktikë shumë e mençur politike dhe njëkohësisht e ulët njerëzore, e cila bart probabilitetin shumë më të madh të dëmtimit të kundërshtarit, i cili po ashtu nuk e ka komoditetin që të dalë kundër qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar pro një xhamie në qendër të Prishtinës. Duke mbajtur Isa Mustafën nëpër luftëra nga më të ndryshmet, Thaçi ka llogaritur të sigurojë disa dhjetëra mijëra vota në favor të tij dhe kundër kundërshtarit të tij politik, Isa Mustafës.
Nuk ka asnjë dyshim se çështjen e lokacionit të xhamisë në kryeqendër, Thaçi është duke e nxitur. Madje këtë edhe nuk e fsheh fare. Ai vetë në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se nuk e kupton se cilat janë arsyet që kjo çështje nuk është zgjidhur ende, duke i lënë kështu fajin për këtë çështje njeriut që më së shumti i frikësohet në politikë, kryetarit të LDK-së dhe të kryeqytetit, Isa Mustafa.
Në tërë këtë lojë shtrohet vetëm një pyetje, nëse edhe kësaj here do të fitojë Thaçi dhe të humbë Kosova, apo historia kësaj radhe nuk do të përsëritet. Politika është arti i së mundshmes, por edhe Isa në këtë deri më sot nuk na ka bindur.
Kontrabanda e sheriatit nën etiketën e të drejtave të njeriut
Shkolla nuk është institucion i prodhimit të xhematit, por i zhvillimit të mendimit kritik, i mendimit që dyshon në të “vërtetat e gatshme”. Religjioni nuk kërkon njerëz që mendojnë me kokën e tyre, në mënyrë të pavarur, por besimtarë, xhemat. E shkollat publike nuk janë për këtë punë. Përfundimisht nuk janë
Rëndom debatet publike zhvillohen për t’i qartësuar çështjet apo dilemat për të cilat është i interesuar publiku. Debati i këtyre ditëve për edukatën fetare duket të mos ia ketë arritur ende këtij qëllimi elementar. Ka një mosmarrëveshje themelore në mes atyre që kërkojnë me ngulm që edukata fetare të futet në sistemin e arsimit publik të Kosovës, atyre që janë kundër kësaj dhe një pjese tjetër që nuk identifikohet me organizatat fetare, por që është pro edukatës fetare në shkolla.
Kjo mosmarrëveshje duhet zbërthyer duke u nisur nga dallimi i njohur në mes dy formave të mësimit fetar në shkollat publike.
Ky është dallimi në mes të mësuarit mbi religjionet dhe të mësuarit të religjionit.
Të mësuarit mbi religjionet nënkupton disa gjëra. E para: ky i mësuar bazohet mbi pranimin se ekzistojnë shumë religjione. E dyta: të gjitha këto religjione janë të barabarta dhe njohuritë mbi to duhet të merren në mënyrë të barabartë dhe neutrale. Për më tepër ky i mësuar mbi religjionet bazohet mbi faktin se gjatë historisë religjionet kanë ushtruar ndikim të madh në jetën e shoqërive, prandaj ato duhet të njihen në mënyrë që njohja jonë për shoqëritë të jetë sa më e pasur dhe më e argumentuar. Në një shoqëri liberale askush nuk do të ishte dhe nuk është kundër kësaj forme të mësuari mbi religjionet dhe kjo është kështu edhe tek ne. Kurikulumet e shkollave tona publike e reflektojnë shumë mirë këtë. Nxënësit tanë mbajnë mësim disa vjet rresht në lëndë të tilla, si historia, edukata qytetare, e pastaj më vonë edhe sociologjia e filozofia. Në të gjitha këto lëndë flitet për religjionet, për kohën dhe kontekstin e lindjes së tyre, për konceptet edhe përfytyrimet e tyre mbi Zotin dhe botën, si dhe për ndikimin e tyre në rrjedhat dhe ngjarjet e rëndësishme historike. Dikush mund të thotë se ky lloj i të mësuarit mbi religjionet është i shkapërderdhur në shumë lëndë dhe do të ishte mirë që të bashkohet në një lëndë të vetme. Kësisoj perspektivat e ndryshme teorike do të bashkoheshin në një kurikulum të vetëm.
Krejt kjo është në rregull, punë e thjeshtë pedagogjie, por problemi nuk është këtu. Organizatat islamike që po bëjnë zhurmë rreth kësaj çështjeje nuk po e kërkojnë këtë lloj të të mësuari. Ato po kërkojnë të mësuarit e religjionit, që për ta është vetë islami. Kërkesa e tyre bazohet mbi bindjet e tyre fundamentaliste se ka vetëm një religjion të drejtë dhe të vërtetë në këtë botë dhe ky është islami. Sipas tyre, të gjitha besimet e tjera janë të gabueshme dhe nuk duhet humbur kohë me to. Zoti është vetëm me myslimanët dhe pesë miliard njerëzit e tjerë të botës janë në rrugë të sigurt drejt ferrit, madje edhe një grua që gjithë jetën e saj e kishte kaluar duke ndihmuar të mjeruarit e kësaj bote. Si mund të kuptohet pse Nënë Tereza duhet të jetë në xhehenem, ndërsa të jenë në xhenet ata që përditë hedhin në erë njerëz të pafajshëm nëpër rrugët e Bagdadit apo Kabulit, duke shpresuar se në botën tjetër si shpërblim do të marrin pesë, gjashtë apo më shumë virgjëresha? Zotërinj fundamentalistë, ky nuk është moral hyjnor, ky është moral i kodoshëve, moral i haremit.
Por të kthehemi tek kërkesa në fjalë. Ajo është formuluar si “kërkesë për futjen e mësim-besimit”. Bartësit e saj po kërkojnë t’u mësohet fëmijëve besimi religjioz, në kontekstin aktual besimi islam. Çka do të thotë kjo? Në shkollat publike të Kosovës të mësohet Sheriati dhe krejt këtë e bëjnë duke manipuluar me terma të tillë si “të drejtat e njeriut”, “standardet evropiane”, duke fyer kështu intelektin e kësaj shoqërie. E them fyerje të intelektit, sepse nuk duhen shumë njohuri për të ditur se Sheriati dhe Të Drejtat e Njeriut janë dy kode morale dhe juridike që e përjashtojnë njëra- tjetrën. Nuk mund ta kontrabandosh sheriatin nën etiketën e të drejtave të njeriut. Të marrim vetëm një shembull të thjeshtë: lirinë e besimit. Në konceptin e të Drejtave të Njeriut liria e besimit ka dy anë, është një e drejtë e dyfishtë, sepse kjo liri nënkupton si të drejtën për të besuar, ashtu edhe të drejtën për të qenë ateist, apo indiferent në punët e religjionit. Sheriati nuk e njeh konceptin e lirisë së besimit, dhe rrjedhimisht as të drejtën për të mos besuar. Në Sheriat ateizmi është krim, ashtu siç ka qenë edhe në Evropën e inkuizicionit mesjetar të kishës së krishterë. Nuk mund ta kontrabandosh sheriatin nën etiketën e shërbimit social ndaj të rinjve të prekur nga dukuritë e drogës e alkoolit. Nuk ka argumente se feja ofron zgjidhje për këto probleme. Po të ishte ashtu nuk do të kishte nevojë që në disa vende arabe ku islami është i fuqishëm shtetet të përdorin të ashtuquajturën “polici morale”, e cila me vetë faktin se ekziston tregon se në ato vende shkelen masivisht rregullat e moralit fetar.
Duke dashur të fusin në shkollat publike “mësim-besimin islam” këto organizata islamike bien në kundërshtim me parimin themelor të shkollës dhe universitetit modern, e ky parim thotë se shkolla nuk është institucion i prodhimit të xhematit, por i zhvillimit të mendimit kritik, i mendimit që dyshon në të “vërtetat e gatshme”. Religjioni nuk kërkon njerëz që mendojnë me kokën e tyre, në mënyrë të pavarur, por besimtarë, xhemat. E shkollat publike nuk janë për këtë punë. Përfundimisht nuk janë.
nga Blerim Latifi-Koha.net
(Autori është mësimdhënës i filozofisë politike në UP).
Loja e Thaçit me xhami
Arbana Xharra
Është për t’u “admiruar” afiniteti i Thaçit për të luajtur lojëra të dyfishta duke tentuar që të përfitojë në aspektin politik nga secila situatë, në të njëjtën kohë duke shfrytëzuar çështje shumë të ndjeshme, të cilave mund t’ua shohë sherrin një pjesë e madhe e komuniteteve të caktuara në Kosovë, që përbëjnë një numër goxha të madh të qytetarëve.
Në kohën kur zhvillimet politike dhe ndodhitë e njëpasnjëshme po krijojnë konfuzitet dhe shpërqendrim të opinionit sa nga një problem sa në tjetrin, kur më së paku të shkon mendja te një mundësi përfitimi, kryeministri i Kosovës kap momentin për të nxjerrë diçka në favor të vetin.
Duke mos llogaritur aspak çështjen e ndjeshme fetare për të ardhmen e Kosovës, të cilës nuk i duhen skandale e ndasi e aq më pak ato fetare, Hashim Thaçi shfrytëzon momentin për të sulmuar indirekt kundërshtarin e tij politik, me lojërat e tij të dyfishta.
Në këtë lojë, ai paraqitet me dy fytyra dhe luan me dy palë karta, për një fitore të vetme - të tijë personale. Kur është në pyetje komuniteti ndërkombëtar, ai është i vetëdijshëm që nuk guxon të mbajë qëndrim pro fetar e sidomos ndaj Islamizmit, kështu që zgjedh t’iu përshtatet kërkesave të tyre dhe mban qëndrimin e një personi indiferent apo edhe kundër fesë.
Nga ana tjetër, përmes njerëzve të tij të afërt, të cilët janë pjesë e grupeve të caktuara brenda organizatave islamike, paraqitet si mbështetës i kërkesave të tyre. Nuk duhet asnjë argument më shumë se të shikojmë shkrimet fetare e të dëgjojmë deklaratat e analistit politik të PDK-së, Milazim Krasniqit, që për para dhe Thaçin e ndërron edhe fenë nëse kërkohet, por sot është kinse besimtar islamik.
Në takimet me përfaqësuesit e bashkësisë është mësuar se kryeministri ka mbështetur idenë që të ndërtohet xhamia e madhe në qendër të Prishtinës, por duke iu dhënë adresën se ku ta kërkojnë lokacionin për ta ndërtuar. Duke i parë si audiencë që i duhet në një të ardhme të afërt, e cila përbën një numër shumë të madh të votuesve, Thaçi nuk ka rrezikuar t’i humbasë, por ka luajtur një lojë perfekt duke i lënë në dorë të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, vendimin e zorshëm të ndarjes së lokacionit për ndërtimin e xhamisë.
Taktikë shumë e mençur politike dhe njëkohësisht e ulët njerëzore, e cila bart probabilitetin shumë më të madh të dëmtimit të kundërshtarit, i cili po ashtu nuk e ka komoditetin që të dalë kundër qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar pro një xhamie në qendër të Prishtinës. Duke mbajtur Isa Mustafën nëpër luftëra nga më të ndryshmet, Thaçi ka llogaritur të sigurojë disa dhjetëra mijëra vota në favor të tij dhe kundër kundërshtarit të tij politik, Isa Mustafës.
Nuk ka asnjë dyshim se çështjen e lokacionit të xhamisë në kryeqendër, Thaçi është duke e nxitur. Madje këtë edhe nuk e fsheh fare. Ai vetë në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se nuk e kupton se cilat janë arsyet që kjo çështje nuk është zgjidhur ende, duke i lënë kështu fajin për këtë çështje njeriut që më së shumti i frikësohet në politikë, kryetarit të LDK-së dhe të kryeqytetit, Isa Mustafa.
Në tërë këtë lojë shtrohet vetëm një pyetje, nëse edhe kësaj here do të fitojë Thaçi dhe të humbë Kosova, apo historia kësaj radhe nuk do të përsëritet. Politika është arti i së mundshmes, por edhe Isa në këtë deri më sot nuk na ka bindur.
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...acit-me-xhami/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Shaminë, futjen e mësimit fetar në shkolla, dhe xhaminë, nuk i kërkojnë populli por e kërkon Ramiqi e Krasniqi që të dy të lidhur me Hamasin.
Unë kam qenë në Kosovë, kam parë gjendjen e mjerë ekonomike dhe me tendencë të përkeqësimit të mëtejm. Populli më së paku i interesojnë këto gjëra, përkundrazi atyre u duhen vende të punës ku do punohet, ku prodhohet e jo xhami ku nuk punohet dhe humbet kohë pa produktivitet.Shefqetit dhe Ramiqit, ky i fundit një ish ushtarak jugosllav, nuk kan nevojë për punë se finasohen me para të majme nga bota arabe mbase dhe sllave.Xhaminë e kërkojnë mu përball Katedrales, që nuk ka si të spjegohen ndryshe përveq se një reagim jo tolerant ndaj sajë, kjo është një idiotizëm i tejskajshëm dhe në kundërshtim me tiparet tona shqiptare, pra është një tipar arab.....
Unë bëjë apel të të gjithë shqiptarët që nuk mendojnë si Ramiqi e Krasniqi, të mos heshtin para një invazioni turko-arab, përseri nëpërmes fesë si në kohen shek.VI-të. Feja është e ndarë nga shteti dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihet në institucione shtetrore, ajo ka xhaminë për lutje, medrezetë për mësimin e sajë dhe kjo është e qartë. Unë ndjej se jemi në rrezik, veriu me problemi, jugu akoma me pretendime greke....
E po të jetë kështu si thua ti zotrote, nuk paskem përse të frogohemi nga paraqitja e Vehabistve Krasniq e Ramiq me flamurin e Hamasit në qendër të Prishtinës. Atëehrë bravo N. Tërnava por nuk duhet që ai të lërë hapsirë që çmëndurit Krasniqi, se po të dëgjohet ky i fundit, të gjitha femrat shqiptare në Kosovë do të duheshin mbuluar.
Krijoni Kontakt