Qeshim ne me budallallekun tend. Hoxha mbas luftes se dyte boterore u be diktator.
Frang Bardhi: viti i lindjes dhe vdekjes (1606 - 1643)
"Tek shkel turku, nuk mbin bar"
Ti tjetra me shume shume njerez te mencur qe njeh. Frang Bardhi serisht.
"Apologjia e Skënderbeut" botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkëatdhetarëve dhe atdheut të tij". "
Vazhdimisht gjer në ditët e sotme,- shkruan autori,-
bashkëkohësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë… dhe e quajnë Skënderbeun tonë me emrin "Kuçedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Arbërit-Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm Skënderbeu".
"Unë e mora përsipër këtë barrë,- thotë Bardhi,- jo për ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu (lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura edhe të rrema".
__________________________________________________ ________________________________________________
Ja cfare thote Andon Zako Çajupi (1866 - 1930), qe ka jetuar gjate kohes se perandorise Osmane.
Sulltani
Jam sulltan, mbret i vërtetë,
shok të tjerë s'kam në jetë;
gjakëtor e zemërderr,
nga frika më bëjnë nder!
Dola nga fund' i Azisë
si rrebesh' i perëndisë:
Vrava, preva e shkretova,
botën me gjak e mbulova!')
Kur zotova Anadollë,
erdha mora dhe Stambollë,
njerëzit i shkova në thikë,
dhe, kush mbeti, rron me frikë!...
Jam i keq si egërsirë,
të urtët janë të mirë,
dua të quhem i marrë,
po puna të vejë barë.
Thera grekër e bullgarë,
thera ermenët e mjerë,
thera sa munda të tjerë!
Egërsirë si ariu,
me fytyrë si njeriu,
me dërgoi perëndia,
që të vuaj' njerëzia!
Evropa që më shikon,
të më bëjë gjë s'guxon,
se ka mejtime të tjera...
Prisha, vrava, preva, hera!
Bëra.. po ç'nukë kam bërë?
Prisha botënë të tërë!
Mysliman' e të krishterë
Kam dërguar n'atë jetë,
me tepër se ç'vdiqnë vetë!
Jam i zoti, rroj me pallë,
s'dua të shoh njerëz të gjallë!
Nat' e ditë gjak kërkoj,
pa pirë gjak s'munt të rroj!
Dhe tani q'u bëshë plak,
nukë munt të fryhem gjak!
Ata që kam nënë zgjedhë,
të mundijë tok t'i mbledhë,
me dorë time t'i vrasë,
të pijë gjakn' e rajasë!
Pse s'u bë nga perëndia
me një kokë njerëzia,
që ta presë menjëherë,
të mos mbeteshin të tjerë!
Të mbetej dheu i shkretë,
se doje të rroje vete:
me egërsira të rrojë,
pa frikë të mbretëroje,
se më duan e i dua,
jemi një gjak e një sua!
S'lash njeri pa të keq!
Gra e burra, djem e pleq,
dridhenë kur më kujtojnë:
mëmatë më mallëkojnë,
më mallëkojnë të vetë
edhe qajnë dit' e natë!
Qajnë! Po kush nukë qa?
Qajnë burra, qajnë gra,
qajnë maletë për pyje,
qajnë fushatë për lule!...
Kudo shkela u tha bari,
ç'la pushka e dogji zjarri!...
Egërsirë si ariu,
hëngra dhe mish njeriu!
Si kam dashur kam punuar,
pse nukë jam i gëzuar?
I lig jam, të liga dua,
nga kush më vjen frikë mua?
Nukë di se ç'kam i ziu,
nga frika gjaku më ngriu...
Me punëra që kam bërë,
më duken armiq të tërë,
mysliman' e të krishterë;
sa dhe trimat shqipëtarë
zun' e më punojnë varre!
Humba Morën' e Vllahinë,
Bullgarinë me Serbinë.
Bosnjenë me Mal' e Zi,
Gjiritnë me Thesali.
Keshë kombn' e Shqipërisë,
direk i gjithë Turqisë;
pse s'më priti sa të vdesë
pa të më dil i pabesë!
Me Shqipëri të lëftonem,
kam frikë mos turpëronem;
kam frikë nga Skënderbeu
mos dalë prapë nga dheu!...
Se ç'mendoj, a ç'jam i marri!
S'më bën dot gjë shqipëtari
dhe sa të jem vet' i gjallë,
nga zgjedha s'ka për të dalë.
Pas meje në këtë jetë,
guri mbi gurë mos mbetë!
C'paska qene Enver Hoxha dhe perpara se te linde ka diktuar cfare te shkruaje njerezia.
ps. Thuani turkut qe eshte kapur gabim me historine, duhet te ishte kapur me letersine shqiptare qe eshte e mbushur me levdata per shpetimtaret turkalesh.
Krijoni Kontakt