
Postuar mė parė nga
fattlumi
Nė rolin e pėrbindėshit shpėtimtar
nga Enver Robelli
A mund tė shpjegohet njė ngjarje, tė cilėn nuk e pėrthekon as arsyeja e shėndoshė, as logjika njerėzore, as rrethanat politike botėrore, sado tė errėta qofshin ato? Nė shikim tė parė krimi masiv i Anders Behring Breivik nė Norvegji duket i pakapshėm nga mendja e njeriut racional. Gati 100 njerėz tė vrarė, kryesisht tė rinj, tė cilėt po merrnin pjesė nė njė piknik politik tė Partisė Socialdemokrate tė Norvegjisė nė ishullin Utoya. Bashkė me kėto viktima tė pafajshme numėrohen edhe tė vrarėt nė Oslo, tė cilėt u goditėn sė pari nga Anders Behring Breivik; pastaj ai mori rrugėn drejt Utoyas. Shpjegimi mė i lehtė ėshtė ky: Behring Breivik ėshtė i ēmendur. Nuk ėshtė me rėndėsi nėse atij i ėshtė lėshuar diagnoza pėrkatėse nga mjeku. Pėrballė pamjeve tė masakrės pėrfundimi ėshtė ky: njė i ēmendur, i hallakatur nė tru, ndoshta edhe i droguar, vret ēfarė gjen pėrpara. Pėr motivet e kriminelit mund tė spekulohet pa hesap. Nė luftėrat e fundit nė Ballkan shpesh kemi parė se si rojtarė hotelesh, shoferė tė fermave tė pulave, kontabilistė dhe poetė tė dėshtuar janė shndėrruar nė vrasės dhe pėrdhunues. Tipa tė tillė luftėn e shohin si rast tė mirė pėr tu bėrė padron tė jetės dhe vdekjes. Kėsodore ata, deri dje persona krejt tė padukshėm nė shoqėri, dalin nė sipėrfaqe, befas gjenden nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit botėror, madje japin edhe intervista cinike pėr gazeta e televizione. Tė dalldisur nga madhėshtia e rrejshme, tė cilėn e kanė arritur me armė, kėta njerėz ushqejnė instinktet mė tė ulėta.
Terroristi antimysliman
Si qėndron puna me Anders Behring Breivik? Vetėkuptohet se pa njė dalldisje mendore ai nuk do tė kishte mundur tė kryente kėtė krim aq monstruoz. Por, ēmenduria e supozuar e Breivikut nuk mjafton pėr tė shpjeguar kėtė ngjarje. Nė bazė tė informatave tė deritanishme shihet se Breivik e kishte pėrgatitur sulmin me vetėdije me vite tė tėra kundėr njė armiku, tė cilin ai e kishte skicuar vetė. Nė njė vėllim prej 1500 faqesh ai kishte pėrmbledhur, sipas tij, tė gjitha anomalitė e shoqėrive moderne, liberale dhe tė hapura perėndimore. Norvegjezin e pengonte ideja e shoqėrisė multikulturore, e cila pėrpiqet ti integrojė tė gjithė tė ardhurit nga vendet tjera nė njė komunitet tė barabartė me tė drejta dhe obligime, por edhe me shanse tė njėjta. Behring Breivik mendonte se Perėndimi dominohet nga politikanėt majtistė, marksistė, komunistė, naivė, tė cilėt i kanė hapur dyert dhe portat pėr myslimanėt e rrezikshėm dhe pushtues. Nė sytė e terroristit norvegjez myslimanėt infiltrohen nė Perėndim me tė vetmin qėllim: tė shkatėrrojnė krishterimin dhe kulturėn oksidentale. Pėr tė shmangur apokalipsin ai e pėrqafoi rolin e pėrbindėshit gjoja shpėtimtar. Daniel Poohl, kryeredaktor i gazetės antifashiste suedeze Expo, deklaroi se Breivik ėshtė terroristi i parė antimysliman. Pėr tė shpėrndarė ideologjinė e tij vrastare ai pėrdori intensivisht internetin, kėtė hapėsirė tė ndritshme dhe tė errėt njėkohėsisht, ku nė thellėsitė e anonimitetit gjejnė vend edhe figurat mė tė pėshtira njerėzore.
Doracakėt pseudofetarė
Nėpėr forume interneti tė qarqeve ekstreme myslimane nuk fshihet satisfaksioni se, ja, edhe tė krishterėt kanė njerėz tė degjeneruar nė mesin e tyre. Madje tė tillėt nuk sulmojnė, ta zėmė, vendet arabe, por shoqėrinė e tyre, bashkėqytetarėt e tyre tė pafajshėm. Ky lloj refleksioni popullist ėshtė tepėr bajat pėr tu marrė seriozisht. Mė i dobishėm pėr shpjegimin (dhe kurrsesi arsyetimin!) e krimit nė dukje tė pashpjegueshėm tė Breivikut ėshtė shikimi retrospektiv. Mė 11 shtator do tė mbushen 10 vjet nga sulmet e rrjetit terrorist Al-Kaida nė New York dhe Washington. Gjatė kėtyre viteve rrjeti i njėjtė kriminal, i cili vret nė emėr tė fesė islame, ka lėnė gjurmė gjaku nė Madrid, Londėr dhe gjetiu nėpėr botė. Prandaj, ėshtė e lejueshme pyetja: a do tė shndėrrohej Breivik nė terrorist antimysliman sikur tė mos kishte ndodhur 11 shtatori 2001? Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung me tė drejtė e krahason veprėn prej 1500 faqesh tė norvegjezit me njė pamflet tjetėr: Doracaku pseudokrishter i Breivikut nė shumė paragrafė i pėrngjan njė pamfleti pseudomysliman nga viti 1998, njė teksti tė vrasėsit masiv Osama Bin Laden, ish-prijėsit tė Al-Kaidės. Aty theksohet se me urdhėr tė Allahut i njoftojmė tė gjithė myslimanėt pėr kėtė fetfa (ekspertizė juridike islamike, v.j.): tė vriten amerikanėt dhe aleatėt e tyre civilė dhe ushtarakė ky ėshtė obligim personal pėr secilin mysliman. Vrasėsi masiv Bin Laden dhe vrasėsi i dyshuar masiv Breivik pėrdornin nocione tė njėjta. Historia e kryqėzatave duhej, nga perspektivat e ndryshme, tė ofronte shkakun e njėjtė pėr njė luftė mes kulturave. Sė pari shkrimi dhe pastaj krimi e bėjnė terroristin norvegjez antipod tė nihilistėve pseudoislamikė.
Ndonėse ende ėshtė herėt pėr njė analizė shteruese tė ngjarjes nė Norvegji, me gjasė Anders Behring Breivik ėshtė modeli i njė fanatiku tė krishterė, i cili pėr ēdo gjė i bėn pėrgjegjės myslimanėt. Nuk janė vetėm qarqet ekstreme tė djathta qė e kanė shndėrruar nė sport stigmatizimin e tė gjithė myslimanėve. Tė frikėsuar nga rreziku i sulmeve terroriste shumė politikanė nė Evropė dhe Amerikė i shikojnė myslimanėt me mosbesim tė skajshėm. Kur politikanė me pėrgjegjėsi tė madhe pėr paqen thonė se ka vdekur ideja e multikulturalizmit, atėherė nuk ėshtė fare befasi qė persona si Breivik kėtė e shohin vetėm si dėshmi se sa e drejtė ėshtė lufta e tyre. Breivik si cak sulmi zgjodhi njė grumbullim tė tė rinjve socialdemokratė norvegjezė. Dihet se socialdemokratėt nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės janė ideologėt kryesorė tė bashkėjetesės me tė huajt. Shpesh qasja e tyre ka qenė naive, pėr shembull kur kanė thėnė se integrimi nė shoqėritė perėndimore duhet tė bėhet vetėm mbi baza vullnetare; me vite tė tėra socialdemokratėt nuk e kanė parė tė arsyeshme tė ndryshojnė kėtė dogmė. Por, nė thelb, ideja e bashkėjetesės paqėsore mbetet njė kontributi i rėndėsishėm i tė majtės evropiane. Kundėr kėsaj ideje u revoltua Breivik. Kundėr kėsaj ideje sot luftojnė djathtistė nė shumė vende evropiane. Nė kohėra krize mobilizimi kundėr tė huajve merr pėrmasa frikėsuese. Nė Austri, Zvicėr, Holandė, Finlandė dhe gjetiu partitė djathtiste po korrin suksese tė njėpasnjėshme, sepse po manipulojnė me frikėn nga islami. Nė kėtė optikė islami dhe terrorizmi barazohen arbitrarisht. Breivik duket tė jetė pjellė e kėsaj atmosfere.
Klithje tė kėqija
Nė punimin e tij prej 1500 faqesh Anders Behring Breivik e pėrmend Kosovėn rreth 100 herė si shembull tė ekspansionit mysliman. Duke shfrytėzuar burime tė dyshimta dhe duke cituar autorė propagandistė serbė Breivik i skicon shqiptarėt myslimanė si armiq tė rrezikshėm tė kulturės perėndimore. Nė kėtė kontekst ai pėrmend edhe kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēin, dhe politikanin shqiptar nga Maqedonia Fazli Veliun. Doracaku i Breivik mban kėtė titull: 2083 Njė deklaratė evropiane e pavarėsisė. Numri i vitit i referohet vitit 1683, kur trupat osmane rrethuan Vjenėn, por nuk arritėn ta pushtojnė. Krimi i Breivik tregon sėrish se ku tė shpie keqpėrdorimi i fesė dhe kulturės si dhe pėrpjekja pėr tė demonstruar superioritet ndaj etnive, racave apo religjioneve tė tjera. Klithjet se vetėm feja jonė ėshtė e vėrtetė nuk janė gjė tjetėr pėrveēse provokime tė rrezikshme. Nėse norvegjezi u bė vrasės duke u inspiruar nga kryqėzatat dhe lozhat e masonėve, kosovari Arid Uka u shndėrrua nė terrorist i joshur nga ideologjia e Bin Ladenit, i cili predikonte dominimin e botės nga islami. Tė dy ishin tė bindur se gjenden nė rrugė tė drejtė. Koktejin e tij shpėrthyes Breivik e pėrgatiti duke u takuar me bashkėmendimtarė racistė, mes tjerash ai pėrmend njė takim sekret nė Londėr nė vitin 2002, ku ishte diskutuar pėr themelimin e njė lėvizjeje nacionaliste gjithevropiane tė spektrit tė djathtė kulturor. Yll i mbrėmjes, sipas tij, kishte qenė njė komandant serb, i cili ishte shpallur hero lufte pas pjesėmarrjes nė luftėn qytetare nė Liberi. Sipas hetuesve gjermanė Arid Uka u indoktrinua nga aktivistėt e islamit politik nė Frankfurt dhe nga webfaqet islamike.
Ēfarė mund tė bėjė shteti pėr ti parandaluar kėto lloj krimesh? Nė fakt, autoritetet e sigurisė e kanė vėshtirė tė depėrtojnė nė kėto tunele ideologjike. Nga rastet e tilla eventualisht mund tė nxirret mėsimi pėr kontroll mė tė rreptė tė internetit dhe tė aktiviteteve ekstremiste. Arsyeja e shėndoshė nuk arrin ti shpjegojė kėto krime. Shoqėritė racionale ndaj rasteve tė tilla reagojnė jo vetėm me ashpėrsim tė gjendjes sė sigurisė, por edhe me logjikė politike, e cila e lufton triumfin e urrejtjes duke u angazhuar pėr njė shoqėri qė edukohet vazhdimisht kundėr dhunės. Ky mision mund tė duket i pamundshėm pėrballė krimeve si ky nė Norvegji. Por, rrugė tjetėr nuk ekziston. Shtigjet tjera ēojnė nė humnerė. Kjo vlen pėr tė gjithė, tė krishterė e myslimanė, tė bardhė e zezakė.
Kolumna eshte publikuar ne Koha.net
Krijoni Kontakt