Close
Faqja 55 prej 154 FillimFillim ... 545535455565765105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 1535
  1. #541
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Të gjitha lehtësirat portuale Kosovës për të përballuar embargon e Serbisë


    Berisha-Thaçi: Sulmi në Veri, nga qarqet ultranacionaliste


    Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për t'iu përgjigjur me reciprocitet embargos disavjeçare serbe për mallrat e Kosovës. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha, i cili të dielën që shkoi zhvilloi një drekë pune me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhërmi. Gjatë këtij takimi të dy Kryeministrat biseduan gjerësisht për zhvillimet më të fundit në kufirin verior të Kosovës. Kryeministri Berisha ritheksoi se qeveria shqiptare po e ndjek me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në kufirin verior të Republikës së Kosovës dhe e siguroi kryeministri Thaçi se ajo mbështet plotësisht vendimet e qeverisë së Kosovës për garantimin e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të saj. Të dy Kryeministrat ndanë të njëjtin qëndrim se aktet kriminale në vendkalimet në kufirin verior të Kosovës nuk janë gjë tjetër veçse akte të nxitura dhe të mbështetura nga qarqe ultranacionaliste të Beogradit, të cilat dëshmojnë qartë rrezikun që fantazma e Serbisë së madhe paraqet ende për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi dhe mbështeti vendimin e qeverisë së Kosovës për t'iu përgjigjur me reciprocitet embargos disavjeçare serbe për mallrat e Kosovës dhe e siguroi Thaçin se qeveria shqiptare do t'i japë Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe çdo lehtësi tjetër, për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj me pasoja sa më të vogla. Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi si të domosdoshme uljen e tensionit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt, Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm krijimin e kushteve për vazhdimin me sukses të dialogut dhe negociatave, në kuadrin e procesit të Brukselit, si proces midis palëve të barabarta dhe shumë i rëndësishëm për vendet e tyre, për paqen dhe stabilitetin në rajon.








    RD

  2. #542
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Gameness Lexo Postimin
    Albo, nuk mundem te mos rrespektoj mundimin qe e bere per kete elukubrim politik, te cilin megjithat, ne permbajtje nuk e perkrahi.

    Por, simbas mendimit personal, simbas teje, sa kohe na mbetet neve - po mendoj neve shqiptarve ne pergjithsi, ne te gjitha trevat - qe te zhdukemi, ose, ma cilesuese, te asimilohemi respektivisht nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, dhe Greqia. Ose ndoshta, ekziston nje zgjidhje per dilemen e shqiptaris?! Mos din gje ti?
    Shteti i vetem ne Ballkan, i interesuar per t'iu asimiluar, eshte Turqia, qe po investon rendshem ne Kosove per te mbajtur gjalle me cdo kusht "kulturen osmane". Asnje populli tjeter ne Ballkan, nuk i interesoni qe t'iu asimilojne. Jugosllavia e kish kete mundesi per plot 90 vjet, e asnjehere nuk e mori mundimin qe t'iu asimiloje.

    Ceshtja shtrohet: A do te pranoni te ndertoni shtet demokratik, e nje shoqeri demokratike, qe ka te njejtat vlera e principe qe gjejme edhe ne mbare shoqerite e botes perendimore ku kemi shkuar si emigrante, apo do te zgjidhni izolimin dhe veteshkaterrimin, duke mbajtur ne pushtet njerez qe jane kriminele e hajdute ordinere?

    Kjo eshte ceshtja para jush. Po zgjodhet te paren, do te gezoni mbeshtetjen nderkombetare dhe mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve demokrate ne bote. Po zgjodhet te dyten, nuk do te gezoni as ndihmen e mbeshtetjen nderkombetare, e as mbeshtetjen e shqiptareve demokrate ne bote.

    Ceshtja shtrohet: Nje Kosove evropiane, apo nje Kosove kolumbiane?

    Albo

  3. #543
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...

    Prej 12 vjetesh ne Kosove, gjithe prania nderkombetare po punon per te ndertuar nje Kosove demokratike, ku te gjithe shtetasit e Kosoves gezojne te njejtat liri dhe te drejta kushtetuese te garantuara nga ligji. Dhe bashkejetesa nderetnike, eshte parakusht i pranise nderkombetare ne Kosove ne keto 12 vjet.
    "Prania nderkombetare" ne Kosove nuk ka ardhur me apo per ato qellime qe pretendon ti. Ata jane aty, sepse ishin te detyruar per ta vendosur dhe sguruar njefar paqe dhe sigurie ne Kosove dhe ne regjion. Respektimi i kushtetutes dhe ligjeve atyre nuk ju intereson(te) shume, cfare edhe eshte vertetuar ne 12 vitet e kaluara. E njejta vlene edhe per "bashkejetesen ndertetnike". Shumica e popullit te Kosoves i ka respektuar ne pergjithesi te gjitha rregullat dhe ligjet. Nje pjese e mire edhe "bashkejetesen nderetnike". Jane pikerisht "nderkombetaret" qe permes ndermarrjeve dhe marrveshjeve te tyre, si dhe zgjedhjeve dhe rregullave te imponuara nuk e kane respektuar pothuajse asnje standard demokratik dhe kushtetues, dhe kane injoruar pjeserisht relaltetin ne Kosove dhe ne regjion. Vendasit apo kosovaret ne pergjithesi iu kane permbajtur shumices se kerkesave dhe rregullave te nderkombetareve. Kosovaret (posaqerisht shqipetaret) nuk kane pasur si te sillen me mire apo me konform kerkesave apo deshirave te "nderkombetareve".
    Sigurisht qe ne kete kontekst nuk mund te futen problemet e theksuara sociale te Kosoves, te nje vendi te dale nga lufta, te varfer dhe nen trysni armiqesore permanente. Sepse edhe shoqerite me te perparura evropiane do te kishin probleme te ngjashme ne rrethana te tilla. Kryesorja eshte se Kosovaret ne pergjithesi ju kane permbajtur shumices se kerkesave te "nderkombetareve". Pse nuk jane arrite rezultate edhe me te kenaqshme eshte me se paku faji i shumces se popullit te Kosoves. Eshte pikerisht politika e nderkombetareve qe e ka shpie Kosoven ketu ku eshte, sepse Kosovaret (edhe udheheqesit e tyre) ne pergjithesi i kane implementuar shumicen e kerkesave dhe deshirave te nderkombetareve. Pra, nese dikush ka deshtuar, atehehere jane "nderkombetaret", sepse nuk kane ditur apo kane udhehequr nje politike antikosovare.
    Nese deshirojme te fajsojme, atehere mund te fajsohen udheheqesit kosovare dhe shumica e popullit te kosoves per faktin se ju kane permbajte kerkesave dhe rregullave te nderkombetareve.

    Te thuash qe nuk ka asgje te keqe me rrugen e bashkejeteses, dhe se ndarja eshte rruga me e mire, eshte njesoj si te thuash: ju nderkombetaret po harxhoni fondet, kohen dhe energjite kot ne Kosove per mbi 1 dekade. Ndarja e Kosoves eshte e paevitueshme.
    "Bashkjetese" ka, por jo me cdo kushte dhe ne cfardo rrethane. Bashejetesa kudo ndodhe vetem duke ju pershtatur kushteve dhe rrethanave. Nje "bashkejetese" me dhune nuk mund te kete sukses te gjate.
    Ne vete shumicen e vendeve te "nderkombetareve", ne te cilet aludohet, nuk ka bashkejetese te mirefillt nderetnike, sepse atje shumica e pakicave etnike ose jane asimiluar ose jane te parendesishme. "Bashkejetesa" me te huajt perpos qe eshte dicka e ndryshme, ne shumicen e vendeve te "nderkombetareve" nuk eshte aq e kenaqshme. Natyrisht qe standardi shume me i larte jetesor atje ben qe disa dukuri te mos duken apo te mos luajn rolin, si p.sh. ne vende shume me te varfera.

    Ajo qe ti nuk arrin te kuptosh, eshte se konsekuenca e ndarjes eshte:

    - Nje Kosove e ndare ne linja etnike eshte nje Kosove akoma me e vogel se sa aktualisht, qe do te vere ne medyshje vete ekzistencen e nje shteti te pavarur ne Kosove.
    Une nuk jam per ndarje!
    Megjithate ajo qe thua ti nuk eshte argument. Ndoshta do te ishte e rendesishme nese Kosova do te ishte shtet komebetar. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine nuk eshte humbje e territorit per kombin shqipetar ne pergjithesi.

    - Ndarja e Kosoves do te thote largimin e faktorit nderkombetar nga Kosova, si NATO dhe EULEX dhe lenia e Kosoves ne meshiren e politikes shqiptare ne Kosove. Nuk do te kete me fonde qindra miliona dollare qe te mbajne ne kembe ekonomine lokale, dhe Kosova nga ana e sigurise do te ngelet ne meshiren e tankeve serbe.
    D.m.th. Sipas teje do te ishte me pozitive per Kosoven, nese aty do te kishte konflikt(e) te vazhdueshme, sepse vetem keshtu Kosova do te perfitonte "qindra miliona fonde"?
    Kujt i intereson ti jape Kosoves vazhdimisht "qindra miliona fonde" per rolin e saj si zone konflikti, dhe pse?

    - Ndarja e Kosoves do te thote edhe destabilizimin e mbare jetes se shqiptareve ne Ballkan, duke filluar me shtetin am, Shqiperine, ku Kosova do te ktheje syte per ndihme. Dhe nga nje problem nderkombetar, Kosova do te kthehet ne nje problem shqiptar. Te gjitha arritjet e shtetit am ne kete dekaden e fundit do te avullojne brenda dites sapo nderkombetaret do t'ia lene ne dore Tiranes te merret me problemin Kosove. Askush nuk do te investoje apo pushoje ne nje vend qe eshte ne konflikt dhe ka probleme sigurie te pazgjidhura.
    Sic e potencova edhe me larte, une asnjehere nuk isha per ndarjen e Kosoves!
    Une vetem kam shprehur bindjen time, se marrja e politikes dhe shoqerise kosovare me pjesen e kontestuar te veriut eshte humbje e kote energjishe, sepse ne 12 resp. 25 vitet e fundit Kosova nuk ka perfituar asgje nga kjo gje. Vetem ka pase humbje kohe dhe materiale.
    Une jam per shkembim territoresh, nese nje gje e tille do te ishte e zbatueshme. Por, pasi qe une nje gje te tille e shoh te pazbatueshme, athere eshte me rendesi qe kosovaret ta perdorin karten e "Lugines se Presheves", nese nuk ju rrihet pa u marre me pjesen e kontestuar te veriut.


    - Ndarja e Kosoves do te vere ne medyshje edhe rrugen e anetaresimit te Kosoves ne BE. Pranimi i Kosoves ne BE kish si parakusht ndertimin e nje shteti demokratik multi-ethnik. Nga momenti qe ky parakusht nuk eshte me i vertete, Kosova perfundon ne te njejtin shkalle me vende si Turqia. Dhe jo vetem kaq, por ajo qe ngjet ne Kosove ka per te demtuar edhe anetaresimin e Shqiperise ne BE.
    Per anteresim ne BE nuk nevojiten parakushte te tilla. Perndryshe disa shtete nuk do te ishin bere anetare te BE-se, si p.sh. Rumania.
    Per tu bere anetare i BE-se me rendesi te vecante eshte pozita gjeografike, pozita gjeostrategjike, pozita demografike etj.
    Kosova eshte shume e vogel per te mbetur jashte BE-se nese te gjitha shtetet tjera ballkanike behen anetare. Pra, Kosova me apo pa dashje, demokratike apo jodemokratike do te behet anetare e BE-se. Me e rrezikuar eshte ekzistenca e Kosoves si shtet, sesa anetaresimi i saj afatgjate ne BE.

    Durimi i diplomacise nderkombetare me shqiptaret nuk eshte pa kufi. Ai sot, sidomos pas asaj qe sapo ndodhi, ka arritur limitet e veta. FMN para disa javesh doli publikisht e tha qe e preu ndihmen ekonomike per Kosoven per vitin 2011. Si mendon se reagon ai qytetari gjerman, amerikan kur shikon ne ekranet e tij te televizioneve, ushtare gjermane e amerikane qe ndajne shqiptaret e serbet? Shteti im nuk ka te ardhura per te paguar pensionin tim, por ka te ardhura per t'i shpenzuar ne nje vend qe une nuk e di ku bie, ne Kosove!
    Ushtaret gjerman, amerikan etj. ndodhen aty me deshire te qeverive demokratike te atyre vendeve, e jo per tua plotesuar deshiren kosovareve apo politikaneve te tyre. Ne momentin kur qeverite e atyre vendeve mendojne, se nuk kane me interesa per te mbajtur kontigjente ushtarake atje, ata do te terhiqen. Asnjehere ata nuk do te rrine aty per tua plotesuar ndonje deshire apo nevoje kosovareve. Per kete gje ata kane instrumente tjera.
    Fakti qe ne Kosove ende ka konflikt eshte me teper tregues per interesin e vazhdueshem te lartpermendurve per te qendruar edhe me tutje atje.

    Eksperimenti amerikan dhe evropian ne Kosove eshte: ndertimi i nje shteti te mirefillte demokratik, ku zbatohen te gjitha vlerat e principet e shoqerive demokratike ne bote, mes nje populli musliman. Dhe pasi te dilnim me sukses te ndihmonin ne ndertimin e ketij shteti model demokratik, te mund ta perdornin Kosoven si prove qe demokracia nuk eshte lluksi vetem i botes jo-muslimane, por edhe i botes muslimane.
    Ky nuk eshte argument, sepse para Kosoves jane dhe ishin se paku Bosnja dhe Shqiperia.

    Prania e NATO dhe EULEX ne Kosove nuk eshte nje vendim qe e ka marre populli i Kosoves, apo shteti shqiptar ne Kosove, eshte nje vendim politik i vendeve anetare te NATO dhe BE. Dhe problemi me vendimet politike eshte se aq kollaj sa forcat e NATO dhe EULEX u instaluan ne Kosove, aq kollaj ato mund te largohen nga Kosova, ne cdo kohe, pa i marre lejen askujt. Dhe ky eshte problemi me i madh, qe inkriminimi dhe korrupsioni i njerezve ne krye te shtetit shqiptar ne Kosove, eshte duke larguar faktorin nderkombetar nga Kosova. Kosova po humb mbeshtetjen nderkombetare, fale njerezve qe ajo ka ne krye te shtetit shqiptar, qe jane ne pjesen me te madhe te inkriminuar dhe korruptuar. Dhe pergjegjesia per te larguar keta njerez te inkriminuar e korruptuar nga pushteti, nuk eshte ne doren e BE apo NATO, eshte ne pergjegjesine e qytetareve te Kosoves.

    Albo
    Kosova eshte ne duar te "komunitetit nderkombetar"!

    Nese e ke fjalen per perkrahje te ambicjeve shqipetare ne Kosove resp. lidhur me pjesen e kontestuar te veriut apo integrimin ne komunitetin nderkombetar si subjekt i barabarte etj., kjo eshte nje teme e komplikuar. Edhe ketu faktori shqipetar apo kosovare nuk luan role te madh. Edhe ketu jane vendimtare interesat dhe mardhenjet e shteteve dhe organizatave te fuqshme nderkombetare. Kosova ketu ka ndikim relativisht te vogel. E vetmja shance per te ndikuar ketu eshte fatkeqsisht nxitja e konflikteve dhe destabilizimi i Kosoves dhe me gjere, sic e beri Thaci me aksionin e tij. Dhe mu per kete edhe nuk e kritikoj aksionin e "deshtuar" te Thacit sic e bejne disa te tjere. Sigursht qe Thaci ka qene vetem ne rolin e zbatuesit te urdherave, por gjithsesi ishte nje aksion i miremenduar per ti arrituar disa objektiva te caktuara. nder tjerash ky aksion e ka perforcuar njekohesisht edhe vete poziten e Thacit, i cili pas bisedimeve te padobishme me Serbine dhe rastit te Limaj ishte nen presion permanent edhe te partise se vete.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-08-2011 më 10:16

  4. #544
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    horre ne lufte horre ne paqe

    NATO ndihmon me trupa shtesë KFOR-in

    http://koha.net/repository/images/02...08111449_1.jpg

    Publikuar: 02.08.2011 - 14:51
    Bruksel, 2 gusht - NATO sot ka kumtuar se u është një ndihmë forcave të KFOR-it aktualisht të angazhuara për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

    Zëdhënsëja e NATO –s Carmen Romero (në foto) ka sqaruar dekretin për këtë e ka dhënë komanda e NATO-s n- Napoli pas kërkesës që e kishte bërë komandanti i FOR-it Erhard Buelher.

    "Vendosja e këtyre ushtarëve në kaudër të KFORit do të bëhet më vën, u ka sqaruar gazetarëve Romero në Brkusel.

    “Ne po kërkojmë trupa nga jashtë Kosovës. Nuk mund të them numrin, por do të jetë një battalion”, ka thënë më herët Dieter Wichter, zëdhënës i KFOR-it, raporton Reuters.

    Forca e NATO-s në dy vjetët e fundit kishte nisur reduktimin e trupave duke e vlerësuar të qetë dhe nën kontroll situatën në Kosovë. Por, zhvillimet e fundit në veri kanë bërë që të ketë nevojë për kthim trupash
    koha net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #545
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Policia e Kosovës edhe në pikën kufitare 1

    http://koha.net/repository/images/02...08111342_1.jpg

    Publikuar: 02.08.2011 - 13:45
    Prishtinë, 2 gusht - Agjentë të policisë kufitare të Kosovës janë vendosur të martën edhe në pikën kufitare numër 1, në Jarinjë, e cila u dogj pesë ditë më parë nga grupet radikale serbe. Ndërkohë, pastrimi i rrugëve nga bllokadat serbe është ndalur, pasi sipas KFOR-it rrugët janë të mbushura me snajperë serbë.

    Vendosja e agjentëve të Policisë së Kosovës në pikën kufitare numër 1 është konfirmuar nga zëdhënësja e këtij institucioni, Sabrie Kamberi, raporton TopChannel, transmeton telegrafi .

    Ndërkohë, policia kosovare ka përsëritur paralajmërimin se zyrtarët serbë që hyjnë pa leje në Kosovë mund të arrestohen.

    Fjala është për negociatorin serb Borko Stefanovic dhe të ashtuquajturin ministrin për Kosovën, Goran Bogdanovic, të cilët kanë hyrë sërish në veri përmes rrugëve dytësore
    koha
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #546
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    KFOR-i largoi bllokadat

    http://koha.net/repository/images/02...08111323_1.jpg

    Publikuar: 02.08.2011 - 13:24
    Prishtinë, 2 gusht - Njësitet e KFOR-it kanë larguar tri bllokada nga rruga kryesore që lidh Mitrovicën me Zubin Botokun. Vendimi është marrë nga komandanti i kësaj forca, Erhard Buhler, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it. Operacioni, sipas komunikatës është zbatuar në mënyrë të shpejtë dhe me sukses. Nuk kishte asnjë rezistencë në bllokadat e rrugës, njëra prej të cilave përbëhej prej zhavorrit, gurëve dhe rërës dhe dy të tjerat prej trungjeve dhe shtyllave. Sipas KFOR-it, situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. “Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar”, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.


    http://koha.net/repository/images/02...08111737_1.jpg

    KFOR-i ka kthyer prapa disa vetura që tentuan të hyjnë nëpërmjet pikës kufitare 1 në Jarinje, pasi që në automjete kishte mallra e medikamente, e disa vetura të tjera karburante. KFOR-i u ka bërë të qartë se nëpër këtë pikë kufitare mund të kalojnë vetëm veturat me pasagjerë, por jo edhe me mallra. Raportohet se kontrolli nga pjesëtarët e KFOR-it nuk është i rreptë siç ishte para pak ditësh. Mediet serbe raportojnë se KFOR-i në pikën kufitare 31 në Bërnjak ka lejuar vetëm disa automjete, të cilat po transportonin bukë dhe qumësht nga Serbia.
    koha


    Serbë të armatosur në afërsi të KFOR-it

    Publikuar: 02.08.2011 - 17:36
    Mitrovicë, 2 gusht-Gjendja ne veriun e Kosovës mbetet e tensionuar, rrugët magjistrale të vendit mbesin ende të bllokuar ndërsa që serbet shihen të armatosur afër pikave të kontrollit të KFOR-it. Në anën tjetër, i ashtuquajturi Universitet Serb që funksionon në veri iu ka dhënë indeksa personave që janë të armatosur, me qëllim që nëse ndalohen nga KFOR-i apo organe të tjetra të sigurisë, ata të kalojnë më lehtë duke thënë se studiojnë në Mitrovicë. Dy magjistralet e Kosovës në veri të vendit ende mbesin të bllokuara nga barrikadat serbe gjithashtu edhe rruga që lidhë Zubin Potokun me komunën e Istogut është e bllokuar nga serbet pikërisht në fshatin Dreth, kanë njoftuar burime të Kohës Ditore. Po ashtu, këto burime njoftojnë se serbë të armatosur me AK 47 shihen në barrikadën në fshatin Rudare, aty ku janë të vendosur edhe ushtarët e KFOR-it. Serbet janë të vendosur rreth 100 m mbi magjistralen e Ibrit. Po ashtu serbë të armatosur ka edhe në barrikadën e Zupçit, rreth 200 metra larg pikës së kontrollit të KFOR-it, në anën e majtë të rrugës për në Zubin Potok.

    Burimet e Kohës Ditore pohojnë se KFOR-i tashmë ka filluar rigrupimin e forcave shtesë në veri të Kosovës, duke pritur urdhra nga lartë.
    koha



    http://koha.net/repository/images/02...08110923_1.jpg

    Publikuar: 02.08.2011 - 09:22
    Prishtinë, 2 gusht -Një konflikt i hapur mes figurave kryesore në PDK, të cilin kryeministri Hashim Thaçi mund të mos ketë shkathtësinë e duhur për ta zgjidhur, ia kërcënon atij kontrollin mbi partinë. Disa emra vendimtarë të partisë janë bërë haptazi armiqësorë ndaj kryeministrit, duke u përpjekur që koalicionin e tij qeveritar ta nxjerrin nga binarët dhe duke e turpëruar atë përmes refuzimit të hapur të kërkesave të ndryshme nga mbështetës të rëndësishëm ndërkombëtarë, shkruan Prishtina Insight, transmeton Indeksonline ..

    Burime të afërta me Limajn sugjerojnë se Thaçi, përkundër shfaqjes mbështetëse në publik, në fakt donte ta largonte Limajn nga skena, ndoshta për shkak të xhelozisë ndaj popullaritetit të tij.

    “Ai (Limaj) nuk ka folur me Thaçin ose Kadri Veselin (ish-udhëheqës i SHIK-ut) me muaj të tërë, tha burimi brenda partisë.


    kast politikanash te llojit huligana qe aredhen ne krye te pushtetit me ane te krimit.
    horra ne lufte horrra ne paqe, shkaku i keti lloji sot vuan Kosova.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #547
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    ...
    Ndërkohë, policia kosovare ka përsëritur paralajmërimin se zyrtarët serbë që hyjnë pa leje në Kosovë mund të arrestohen.

    ...
    Pse mund e jo do te...???


    Perndryshe, ne piken kufitare 1 jane sigurisht vetem KFOR-i.
    Dogana e Kosoves nuk funksionon atje. Ajo nuk do te funksionoje as ne te ardhmen. Vetem neses KFOR-i e lejon dhe e mbrone.
    Funsionimi "normal" i doganave te atjeshme do te ishte praktikisht fundi i aspiratave serbe ne Beograd dhe ne veri te Kosoves. Per kete arsye une mendoj se serbet dhe Serbia nuk do ta lejojne nje gje te tille kaq lehte.


    Pershendetje

  8. #548
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Serbët ua bllokojnë rruhen tri fshatrave shqiptare në veri Mitrovicë, 2 gusht 2011 (Kosovapress) Koha: 17:35

    Serbët ua kanë bllokuar rrugën tri fshatrave shqiptare, Bistricë, Serajë dhe Koshtovë, në veri të vendit. Rruga e bllokuar me drunj e rërë, lidh tri fshatrat shqiptare me magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.

    Banorët shqiptarë kanë kërkuar nga autoritet e Kosovës dhe forcat e KFRO-it që tu dalin në ndihmë, për t’ua mundësuar qarkullimin e lirë.

    Me urdhër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, nga dje kanë filluar punimet për të hapur një rrugë malore, e cila do t’ua mundësonte fshatrave shqiptare të veriut qarkullimin.

    Deri sa të kryhen punimet në hapjen e kësaj rruge, apo nëse nuk merret ndonjë aksion nga forcat e rendit, për hapjen e rrugëve të bllokuara nga serbët, fshatrat shqiptare Bistrica, Seraja, Koshtova, Boletini e Kelmendi, do të mbesin të bllokuara dhe me rrezik që banorët e këtyre fshatrave të mbesin dhe pa ushqimet elementare për jetë./Kosovapress/


    =================================================

    Mitrovicë, 17:11 – Huliganët serbë e kanë mbyllur rrugën në drejtim të fshatrave shqiptare Bistricë dhe Cerajë.

    Ata i kanë bllokuar këto rrugë në dy pikat, përmes të cilave këto fshatra lidhen me rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

    Sipas burimeve, shkak për këtë mbyllje është hapja e rrugës përmes Shalës së Bajgores për fshatrat shqiptare të Leposaviqit.

    **********************************

    Prishtinë, 16:09 – Pas largimit të Cooper-it, shefi i AKI-t vazhdon të qëndrojë në qeveri.

    Burimet tona bëjnë ditur se qeveria do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme në orën 17:00.

    **********************************

    Prishtinë, 16:05 – Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për bisedimet, Robert Cooper, sapo ka dalë ka takimi me kryeministrin Hashim Thaçi.

    Nuk ka pasur deklarim për media, nga asnjëri.

    Burime të portalit brenda takimit bëjnë të ditur se kryeministri Thaçi ia ka përcjellë ndërmjetësit Cooper vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, për të shtrirë ligjshmërinë dhe sovranitetin në mbarë territorin.

    **********************************

    Prishtinë, 15:41 – Tani në Qeveri është parë duke hyrë edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, për të raportuar për informatat e fundit.

    Ambasadorët e Quintit sapo u larguan.

    Pas takimit Thaçi dhe Cooper nuk do të prononcohen për opinion.

    **********************************

    Mitrovicë, 15:33 – Serbë të armatosur shihen duke qëndruar në afërsi të barrikadave në Rudare dhe Zupçë, deri sa ushtarët e KFOR-it janë në rrugë. Serbët e armatosur janë 50-100 metra largësi në male.

    Burimet tona kanë parë grupe të serbëve të armatosur dhe janë identifikuar se nga armët që bartin janë “Kallashnikov AK-47”.

    Ndërsa KFOR-i është duke u rigrupuar dhe duke u riorganizuar në terren.

    **********************************

    Mitrovicë, 15:19 – Burimet e portalit raportojnë se komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ishte në Urën e Ibrit, në Mitrovicë, por refuzoi të takojë Borko Stefanoviqin dhe Goran Bogdanoviqin.

    **********************************

    Mitrovicë, 14:25 – Zëdhënësi i KFOR-it ka deklaruar për Reuters se kanë kërkuar së paku një batalion të trupave shtesë nga NATO-ja, pasi situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës.

    **********************************

    Mitrovicë, 14:21 – Borisllav Stefanoviq ka deklaruar para barrikaduesve të rrugëve në Rudare afër Zveçanit se “këtu nuk është geto, por është Serbi”

    **********************************

    Mitrovicë, 14:10 – Një burim nga veriu i ka konfirmuar portalit se në Jarinjë nuk ka prezencë të shqiptarëve në pikën kufitare.

    **********************************

    Prishtinë, 13:39 – Burimet e portalit konfirmojnë se në këto momente në Qeverinë e Kosovës ka arritur edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff.

    Bëhet e ditur se kryeministri Thaçi do t’i takojë të gjithë përfaqësuesit e Quintit, për të gjetur zgjidhjen derisa Robert Cooper të qëndrojë në Kosovë.

    **********************************

    Mitrovicë, 13:25 – Raportimet e fundit nga terreni, kanë bërë të ditur për Portalin LajmeShqip.com, se të dy përfaqësuesit serbë që hynë mbrëmë ilegalisht në Kosovë, Borisllav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, po kërkojnë me çdo kusht takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.

    Ata, momentalisht, ndodhen në Leposaviq.

    *********************************

    Mitrovicë, 13:17 – Universiteti serb në veri iu ka lëshuar indeksa grupeve të armatosura serbe, për të dëshmuar kinse ata janë studentë e jo kriminelë të armatosur, nëse këta persona ndalen apo legjitimohen nga strukturat e rendit, Policia e Kosovës apo KFOR-i, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com brenda strukturave të rendit.

    *********************************

    Prishtinë, 13:06 – Cooper sapo hyri në ndërtesen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Burimet tona thonë se do të ketë takim me Thaçin. Cooper ka qenë i shoqëruar nga Fernando Gentilini

    *********************************

    Prishtinë, 12:47 – Burime të portalit LajmeShqip.com konfirmojnë se në këto momente ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, sapo e ka përfunduar një takim në Qeverinë e Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi.

    Besohet se ai e ka koordinuar me Qeverinë e Kosovës qëndrimin që këta të fundit duhet ta mbajnë gjatë takimit të sotëm me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, që po qëndron në Prishtinë.

    ********************************

    Mitrovicë, 11:44 – Pas mbylljes së Jarinjës, e tërë kontrabanda serbe po bëhet përmes pesë fshatrave kufitare myslimane Rvatska, Beberishtë, Kalim i Epërm dhe Kalim i Poshtëm të Komunës së Leposaviqit.

    Banorët thonë se janë të shqetësuar me lëvizjet e makinave dhe të njerëzve të armatosur që po hyjnë nga Serbia në Kosovë, ngase myslimanët e këtyre anëve, sipas tyre, nuk ka kush t’i mbrojë.

    Vitin e kaluar, grupe huliganësh serbë, të përkrahur nga MUP-i i Serbisë, e ekzekutuan në pusi Shefko Sallkoviqin, udhëheqësin e myslimanëve në Podstenje të Leposaviqit.

    ********************************

    Mitrovicë, 11:31 – Banorët myslimanë të brezit kufitar Kosovë-Serbi, të pesë fshatrave Rvatska, Beberishtë, Kalim i Epërm dhe Kalim i Poshtëm të Komunës së Leposaviqit, kanë shprehur shkallë të lartë shqetësimi për lëvizjen e shumtë të makinave dhe të njerëzve të armatosur që po hyjnë nga Serbia në Kosvë, thonë burime të Portalit LajmeShqip.com.

    ********************************

    Mitrovicë (E MARTË), 10:21 – Përmes një kumtese për media, komanda e KFOR-it ka konfirmuar se në veri të Kosovës janë të vendosur snajperistë serbë.

    KFOR ka rikonfirmuar megjithatë përkushtimin e tij për vendosjen e ligjit në Kosovë dhe për t’u ballafaquar me snajperistët dhe huliganët serbë në veri.

    Për këtë arsye, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar të KFOR-it, ndodhet në veri, e gatshme për t’u ballafaquar me çdo lloj konflikti që mund të shfaqet.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #549
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pse mund e jo do te...???


    Perndryshe, ne piken kufitare 1 jane sigurisht vetem KFOR-i.
    Dogana e Kosoves nuk funksionon atje. Ajo nuk do te funksionoje as ne te ardhmen. Vetem neses KFOR-i e lejon dhe e mbrone.
    Funsionimi "normal" i doganave te atjeshme do te ishte praktikisht fundi i aspiratave serbe ne Beograd dhe ne veri te Kosoves. Per kete arsye une mendoj se serbet dhe Serbia nuk do ta lejojne nje gje te tille kaq lehte.


    Pershendetje

    Pershendetje i nderum, mund sepse ne krye te pushtetit jan horrat qe nuk jan te siguret per veten e tyne. sa kan fillu te gerveshin dhemet kunder njeni tjetrir!



    Policia mohon të jetë vendosur në Pikën 1
    02-08-2011 15:34 CET



    http://www.zeri.info/fotot/33832/mai...bi-Merdare.jpg


    Policia e Kosovës demanton lajmin se agjentët kufitarë të Policisë së Kosovës janë vendosur në Pikën Kufitare të Jarinës, apo që njihet si Pika 1.

    Kjo u konfirmua për “Zërin” nga zëdhënësja e policisë, Sabrie Kamberi.

    Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Bërnjakë, vazhdon të qëndrojë Policia e Kosovës. Sipas saj, situata në veri është e qetë, por me tensione.

    Më herët gjatë ditës, nga medie të ndryshme u raportua se në pikën kufitare të Jarinës janë vendosur agjentë kufitarë të policisë së Kosovës. /zëri/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #550
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    BE: Të shmangen tensionet, palët t'iu kthehen bisedimeve

    BRUKSEL-Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësi evropian në bisedimet midis dy palëve, Robert Kuper, po viziton Prishtinën, pas qëndrimit në Beograd.

    “Kemi pasur tensione gjatë javëve të kaluara, ne duhet t’i shmangim ato. Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negocaiatve”, tha Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së.

    “Bashkimi Evropian pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme të njërës ose tjetrës palë nuk janë të dobishme”, u ka thënë Men mediave në Bruksel.

    Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

    (d.b/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •