Pikat kufitare nuk jane aspak nen kontrollin e qeverise se Kosoves. KFOR ka deklaruar se trupat e veta nuk do te mbajne nen kontroll keto pika, por do te terhiqen prej tyre per te shmangur konfliktin. Atehere per cfare "fitore" duhet te gezojne shqiptaret ne mbare boten ne kete situate? Mos valle duhet te gezohemi qe nje polic humbi jeten per asgje, sepse keshtu iu shkrep ne koke kryeministrit te vendit, duke mos pyetur njeri dhe duke shkarkuar nga detyra dhe eprorin e policise?
Njerezit budallenj e te panxene gezojne atehere kur duhet te qajne me ate qe po ngjet e po luhet ne Kosove. Dhe nuk do te jete e larget dita, kur realiteti ne terren ne Kosove do te vertetoje keto qe po te shkruaj une sot. Jeni njerez viktima te injorances suaj te trasheguar qe e shisni edhe per nacionalizem.
Ne mendjen tende, institucioni i Kosoves eshte Hashim Thaci. Ne mendjen tende, ai eshte njeri-institucion. Hashim Thaci nuk eshte institucioni i Kosoves, ai eshte drejtuesi i perkohshem i shtetit te Kosoves. Dhe po te kishit dy klase me shume shkolle e dy fara mend me shume ne koke, do ta kuptonit qe me ate qe beri, Hashim Thaci beri jo me pak se nje puc politik te institucioneve te Kosoves: ai shkarkoi drejtorin e policise se Kosoves, dhe u be vete edhe drejtor policie edhe kryeminister, dhe dha nje urdher policeve te Kosoves qe nuk i takonte qe t'ia jipte. Drejtori i policise se Kosoves, eshte po aq legjitim sa edhe kryeministri i Kosoves.
Dhe jo vetem kaq, por polici qe humbi jeten ne ato dyluftime, eshte nje pergjegjesi direkte e kryeministrit te Kosoves, pasi ai i dergoi policet ne veri. Drejtuesi i policise se Kosoves u shkarkua, pasi asnjehere nuk do te jepte nje vendim te tille te rrembyer, pa konsultuar me forcat nderkombetare ne Kosove, dhe pa u siguruar qe sekreti i misionit nuk ishte ruajtur: drejtorit te shkarkuar te policse se Kosoves i dhimbsen jeten e policeve te tij, kurse Hashim Thaci nuk e ka per gje ti dergoje policet e Kosoves ne pritat e serbeve, vetem e vetem per te arritur qellimet e veta politike.
Te te jap edhe une nje alternative te trete?
Kryeministri i Kosoves te japi shpjegimet para Kuvendit te Kosoves per kete mision te deshtuar, dhe pasi te perballet me deputetet e pyetjet e tyre, te kerkoje edhe nje votebesim ne parlament per qeverine qe ai kryeson. Eshte turp per Kuvendin e Kosoves, qe te vazhdoje te toleroje nje kryeminister qe vepron e sillet si nje mafioz gangster qe kujton se gjithe administrata e Kosoves punon per llogari te klanit te tij.
Prej 12 vjetesh ne Kosove, gjithe prania nderkombetare po punon per te ndertuar nje Kosove demokratike, ku te gjithe shtetasit e Kosoves gezojne te njejtat liri dhe te drejta kushtetuese te garantuara nga ligji. Dhe bashkejetesa nderetnike, eshte parakusht i pranise nderkombetare ne Kosove ne keto 12 vjet.
Te thuash qe nuk ka asgje te keqe me rrugen e bashkejeteses, dhe se ndarja eshte rruga me e mire, eshte njesoj si te thuash: ju nderkombetaret po harxhoni fondet, kohen dhe energjite kot ne Kosove per mbi 1 dekade. Ndarja e Kosoves eshte e paevitueshme.
Ajo qe ti nuk arrin te kuptosh, eshte se konsekuenca e ndarjes eshte:
- Nje Kosove e ndare ne linja etnike eshte nje Kosove akoma me e vogel se sa aktualisht, qe do te vere ne medyshje vete ekzistencen e nje shteti te pavarur ne Kosove.
- Ndarja e Kosoves do te thote largimin e faktorit nderkombetar nga Kosova, si NATO dhe EULEX dhe lenia e Kosoves ne meshiren e politikes shqiptare ne Kosove. Nuk do te kete me fonde qindra miliona dollare qe te mbajne ne kembe ekonomine lokale, dhe Kosova nga ana e sigurise do te ngelet ne meshiren e tankeve serbe.
- Ndarja e Kosoves do te thote edhe destabilizimin e mbare jetes se shqiptareve ne Ballkan, duke filluar me shtetin am, Shqiperine, ku Kosova do te ktheje syte per ndihme. Dhe nga nje problem nderkombetar, Kosova do te kthehet ne nje problem shqiptar. Te gjitha arritjet e shtetit am ne kete dekaden e fundit do te avullojne brenda dites sapo nderkombetaret do t'ia lene ne dore Tiranes te merret me problemin Kosove. Askush nuk do te investoje apo pushoje ne nje vend qe eshte ne konflikt dhe ka probleme sigurie te pazgjidhura.
- Ndarja e Kosoves do te vere ne medyshje edhe rrugen e anetaresimit te Kosoves ne BE. Pranimi i Kosoves ne BE kish si parakusht ndertimin e nje shteti demokratik multi-ethnik. Nga momenti qe ky parakusht nuk eshte me i vertete, Kosova perfundon ne te njejtin shkalle me vende si Turqia. Dhe jo vetem kaq, por ajo qe ngjet ne Kosove ka per te demtuar edhe anetaresimin e Shqiperise ne BE.
Durimi i diplomacise nderkombetare me shqiptaret nuk eshte pa kufi. Ai sot, sidomos pas asaj qe sapo ndodhi, ka arritur limitet e veta. FMN para disa javesh doli publikisht e tha qe e preu ndihmen ekonomike per Kosoven per vitin 2011. Si mendon se reagon ai qytetari gjerman, amerikan kur shikon ne ekranet e tij te televizioneve, ushtare gjermane e amerikane qe ndajne shqiptaret e serbet? Shteti im nuk ka te ardhura per te paguar pensionin tim, por ka te ardhura per t'i shpenzuar ne nje vend qe une nuk e di ku bie, ne Kosove!
Eksperimenti amerikan dhe evropian ne Kosove eshte: ndertimi i nje shteti te mirefillte demokratik, ku zbatohen te gjitha vlerat e principet e shoqerive demokratike ne bote, mes nje populli musliman. Dhe pasi te dilnim me sukses te ndihmonin ne ndertimin e ketij shteti model demokratik, te mund ta perdornin Kosoven si prove qe demokracia nuk eshte lluksi vetem i botes jo-muslimane, por edhe i botes muslimane.
Prania e NATO dhe EULEX ne Kosove nuk eshte nje vendim qe e ka marre populli i Kosoves, apo shteti shqiptar ne Kosove, eshte nje vendim politik i vendeve anetare te NATO dhe BE. Dhe problemi me vendimet politike eshte se aq kollaj sa forcat e NATO dhe EULEX u instaluan ne Kosove, aq kollaj ato mund te largohen nga Kosova, ne cdo kohe, pa i marre lejen askujt. Dhe ky eshte problemi me i madh, qe inkriminimi dhe korrupsioni i njerezve ne krye te shtetit shqiptar ne Kosove, eshte duke larguar faktorin nderkombetar nga Kosova. Kosova po humb mbeshtetjen nderkombetare, fale njerezve qe ajo ka ne krye te shtetit shqiptar, qe jane ne pjesen me te madhe te inkriminuar dhe korruptuar. Dhe pergjegjesia per te larguar keta njerez te inkriminuar e korruptuar nga pushteti, nuk eshte ne doren e BE apo NATO, eshte ne pergjegjesine e qytetareve te Kosoves.
Albo
z.Albo
i ke thenur gjerat sakt !
dhe i ke ngjeshur me argumente te pa-kontestuara !
respekt
Krijoni Kontakt