Paralajmërohen aksione të reja në veri
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë shprehur vendosmërinë e institucioneve për ta shtrirë autoritetin dhe sovranitetin në tërë territorin e vendit, ndërkohë u kanë dhënë mbështetje të plotë njësive elite të Policisë së Kosovës për të ecur përpara. Ata kanë vlerësuar punën e njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke thënë se ato janë krenaria e shtetit të Kosovës. Këto vlerësime u thanë gjatë vizitës të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë.
Jahjaga, Thaçi e Rexhepi kanë parakaluar para rreth 600 trupave të Njësive Speciale, duke u përshëndetur dorë më dorë me secilin, përderisa kanë ndaluar në shenjë nderimi para fotografisë së policit të rënë në detyrë, heroit Enver Zymberi, e cila ishte vendosur në radhë me policët tjerë.
Presidentja Jahjaga ka thënë se kjo vizitë është një përkrahje e plotë për punën që policët e Njësive Speciale kanë bërë në shërbim të shtetit, në mbrojtjen e rendit dhe ligjit dhe në ruajtjen e tërësisë territoriale, të sovranitetit dhe subjektivitetit të Kosovës.
“Republika e Kosovës është më e vendosur se kurrë dhe në këtë e ka edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë që në gjithë territorin e saj të zbatojë rendin dhe ligjit dhe që një herë e përgjithmonë të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën. Ky është edhe një kusht për procesin e integrimeve evropiane, kjo është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh të Kosovës apo Serbisë si dy vende demokratike që respektojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Jahjaga.
Jahjaga, Thaçi e Rexhepi kanë takuar edhe tre pjesëtarët e këtyre njësiteve, Shpëtimin, Astritin e Arbenit, të cilën u plagosën gjatë aksionit në veri më 25 dhe 26 korrik.
“Ju pjesëtarë të forcave speciale të Policisë së Kosovës do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe institucioneve të vendit në vendimet dhe veprimet që do të mund të pasojnë edhe në ditët e ardhshme për të vazhduar punën në misionin tuaj fisnik për mbrojtjen e rendit dhe ligjit. Rruga jonë është rruga e vetme e drejtë për Kosovën, është rruga e cila nënkupton se nuk do të ketë kthim prapa, është rrugë e ecjes përpara drejt konsolidimit të plotë shtetëror dhe integrimeve euroatlantike”, është shprehur Thaçi. Kryeministri Thaçi është zotuar se do të ketë përkujdesje të plotë institucionale për policët e rënë në detyrë, përderisa ka bërë të ditur se qysh këtë javë do të iniciojë plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit aktual për të mundësuar një gjë të tillë. Për dhunën e shkaktuar në veri, Thaçi edhe njëherë ka thënë se Prishtina e bën përgjegjës Beogradin zyrtar dhe këtë ka thënë se ia ka bërë të ditur edhe gjithë faktorit ndërkombëtar, ndërkohë për Beogradin ka përçuar edhe një mesazh, duke thënë se duhet të ndërrojë qasjen dhe mentalitetin ndaj Kosovës, ngase Kosova ka zot shtëpie dhe Serbia asnjëherë nuk do të mund të përzihet në punët e saj të brendshme.
KOSOVA SOT
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
denimet i shpallin gjykatat dhe jo qeverite nese nje qeveri e thote ka kuptim metaforik e jo praktik!
nese qeverite/diplomacite e perdorin do te perdornin, distancim/pergenjeshtrim/ qe ne kete kontekst!
dmth hashim thaci nuk ka pas mbeshtetje te shba sic ka theksuar ambsasdorja amerikane kjo eshte verteta e tjerat jane perralla te thacit dhe te argatve te tij!
politikat e shtetit amerikan ose te qeverise amerikane nuk i perfaqson thaci po amabsadoret e amerikes e bejne kte !
gjuha e diplomacise nuk eshte gjuhe e gjyqeve as fjale/fjali e gjykatsit!
mire e ka then albo dhe shume qarte e ka spjeguar!
thaci eshte nje karte e djegur dhe ky eshte fillimi i fundit te tij politik!
hajt mus kini gajle se thaqi apet ju shtin n goj t ujkut“Ju pjesëtarë të forcave speciale të Policisë së Kosovës do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe institucioneve të vendit në vendimet dhe veprimet që do të mund të pasojnë edhe në ditët e ardhshme për të vazhduar punën...
KOSOVA SOT[/QUOTE]
Vone eshte kujtuar Thaci per t'u pershendetur me forcat e policise.
Dukej shum artificiale.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-08-2011 më 14:23
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Ketu tash jane dy rruge:
1. Perkrahja e Kryeministrit Hashim Thaqi dhe instutucioneve te Kosoves, ose
2. Perkrahja e serbis me hordhit e saja kriminale.
Une nuk muj me jau rekomandue asnjeren shqiptarve sepse ata e din cila eshte e drejt dhe as shkieve nuk muj me jau rekamndue ndonjere por jau terhjeku vrejtjen ketu ne forume se kan me deshtue si ne qershore te vitit 1999 , si ne shkurt te vitit 2008, pikrisht prej te njejtit njeri pra prej Kryeministrit Hashim Thaqi.
Kot ju shkie me emra te shqiptarve mundoheni te perpeliteni me versjone alla UDB ju ka shkel rrota e historis. Nuk kryejn pune as deshmitari X e as Y...
Lëre qe u dukë artificial, por a e pe qe doli jasht protokolit dhe e la Kryetaren Jahjaga dhe ministrin Rexhepi anash sikur ata te mos ekzistonin. Kryetarja ishe ne dyshim, te vazhdon edhe kjo me shtrengim duarëve apo te respektoj protokolin e te parakalon siç parakalojn te gjithe.
Kjo tregon se sa eksperience ka kryeministri dhe çfarë keshillëtarë ka edhe pse ndoshta e kanë keshillua se duhet te parakalojë e jo shtrengim duarëve.
Ne anen tjeter, nese eshte vendosur me i shtrengua duart me policet/ushtaret dhe meqenese i ke Kryetaren e shtetit dhe ministrin me veti atehere tregoju dhe merruni vesh qe te tretë te veprojn njejte e jo si veproj kryeministri.
Me kete mund te kuptohet se kryetarja nuk e ka respektin e njejte sikur kryeministri, prandaj edhe nuki shtrengoj duart me forcat e rendit.
Nejse.. ndoshta po gaboj por nuk me pelqeu ajo pamje ku kryetarja e vendit nuk dinte çka me bëre, nje hap para e nje mbrapa.. te shkoj apo te mos shkoj.. kjo ishte pyetja.
P.S Meqenese nuk ishte krejt xhirimi i ketij parakalimi, ne nje foto tjeter, ishte edhe vendi i zbrasur i policit te rënë ne detyre, Enver Zymberaj, ku e kishin vendosur nje karrige me foton e tij. Prap po them meqenese nuk u pa ne video te lajmeve ne RTK, nuk mundem edhe me ditur saktesisht nese Kryeministri, Kryetarja dhe Ministri janë ndaluar para fotos se Enver Zymberaj dhe te nderohet me disa sekonda ne heshtje e pastaj te vazhdoj shtrengimin e duarve me policet tjere.
Duke e ditur se politikanet tone nuk dijn me ju permbajtë protokolëve e as nuk kanë kush t'i mesoj, nuk do te habitem nese dikush me thote se nuk janë ndalur por kan kaluar sikur te varri i shkaut.
Me respekt,
Flag
Ndryshuar për herë të fundit nga flag : 01-08-2011 më 15:45
Never argue with an idiot,they drag you down to their level and then they beat you with experience
Ketu tash jane dy rruge:
1. Perkrahja e Kryeministrit Hashim Thaqi dhe instutucioneve te Kosoves, ose
2. Perkrahja e serbis me hordhit e saja kriminale.
Une nuk muj me jau rekomandue asnjeren shqiptarve sepse ata e din cila eshte e drejt dhe as shkieve nuk muj me jau rekamndue ndonjere por jau terhjeku vrejtjen ketu ne forume se kan me deshtue si ne qershore te vitit 1999 , si ne shkurt te vitit 2008, pikrisht prej te njejtit njeri pra prej Kryeministrit Hashim Thaqi.
Kot ju shkie me emra te shqiptarve mundoheni te perpeliteni me versjone alla UDB ju ka shkel rrota e historis. Nuk kryejn pune as deshmitari X e as Y...
Pikat kufitare nuk jane aspak nen kontrollin e qeverise se Kosoves. KFOR ka deklaruar se trupat e veta nuk do te mbajne nen kontroll keto pika, por do te terhiqen prej tyre per te shmangur konfliktin. Atehere per cfare "fitore" duhet te gezojne shqiptaret ne mbare boten ne kete situate? Mos valle duhet te gezohemi qe nje polic humbi jeten per asgje, sepse keshtu iu shkrep ne koke kryeministrit te vendit, duke mos pyetur njeri dhe duke shkarkuar nga detyra dhe eprorin e policise?I tere Populli shqiptar si ne Kosove, Shqiperi, Iliride, Diaspore e me gjere i jep mbeshtetje te forte dhe te parezerve vendimit shume te drejte te kryeministrit Thaci, dhe te gjithe jane te gezuar me ndryshimin e gjenjes se meparshme, si kurrhere me pare populli shqiptar eshte i bashkuar ndaj ketij veprimi dhe qendrimi shume te vendosur te qeverise sone.
Ty Albo te pengon shume kjo vendosmeri e kryeministrit, sepse deshira yte si duket ka qene dhe eshte mbizoterimi i krimit ne ate pjese te vendit. Ndoshta ke edhe shoke andej ne ate pjese, sepse ne baze te reagimeve tuaje nuk mund te perjashtohet kjo mundesi pasiqe shpirtnisht te dhemb dhe te ka humb kontrolli fare.
Vetem nje prosllav i perbetuar mund te shkruan sikur ti.
Njerezit budallenj e te panxene gezojne atehere kur duhet te qajne me ate qe po ngjet e po luhet ne Kosove. Dhe nuk do te jete e larget dita, kur realiteti ne terren ne Kosove do te vertetoje keto qe po te shkruaj une sot. Jeni njerez viktima te injorances suaj te trasheguar qe e shisni edhe per nacionalizem.
Ne mendjen tende, institucioni i Kosoves eshte Hashim Thaci. Ne mendjen tende, ai eshte njeri-institucion. Hashim Thaci nuk eshte institucioni i Kosoves, ai eshte drejtuesi i perkohshem i shtetit te Kosoves. Dhe po te kishit dy klase me shume shkolle e dy fara mend me shume ne koke, do ta kuptonit qe me ate qe beri, Hashim Thaci beri jo me pak se nje puc politik te institucioneve te Kosoves: ai shkarkoi drejtorin e policise se Kosoves, dhe u be vete edhe drejtor policie edhe kryeminister, dhe dha nje urdher policeve te Kosoves qe nuk i takonte qe t'ia jipte. Drejtori i policise se Kosoves, eshte po aq legjitim sa edhe kryeministri i Kosoves.Ketu tash jane dy rruge:
1. Perkrahja e Kryeministrit Hashim Thaqi dhe instutucioneve te Kosoves, ose
2. Perkrahja e serbis me hordhit e saja kriminale.
Dhe jo vetem kaq, por polici qe humbi jeten ne ato dyluftime, eshte nje pergjegjesi direkte e kryeministrit te Kosoves, pasi ai i dergoi policet ne veri. Drejtuesi i policise se Kosoves u shkarkua, pasi asnjehere nuk do te jepte nje vendim te tille te rrembyer, pa konsultuar me forcat nderkombetare ne Kosove, dhe pa u siguruar qe sekreti i misionit nuk ishte ruajtur: drejtorit te shkarkuar te policse se Kosoves i dhimbsen jeten e policeve te tij, kurse Hashim Thaci nuk e ka per gje ti dergoje policet e Kosoves ne pritat e serbeve, vetem e vetem per te arritur qellimet e veta politike.
Te te jap edhe une nje alternative te trete?
Kryeministri i Kosoves te japi shpjegimet para Kuvendit te Kosoves per kete mision te deshtuar, dhe pasi te perballet me deputetet e pyetjet e tyre, te kerkoje edhe nje votebesim ne parlament per qeverine qe ai kryeson. Eshte turp per Kuvendin e Kosoves, qe te vazhdoje te toleroje nje kryeminister qe vepron e sillet si nje mafioz gangster qe kujton se gjithe administrata e Kosoves punon per llogari te klanit te tij.
Prej 12 vjetesh ne Kosove, gjithe prania nderkombetare po punon per te ndertuar nje Kosove demokratike, ku te gjithe shtetasit e Kosoves gezojne te njejtat liri dhe te drejta kushtetuese te garantuara nga ligji. Dhe bashkejetesa nderetnike, eshte parakusht i pranise nderkombetare ne Kosove ne keto 12 vjet.Nese bashkejetesa nderetnike eshte "e parealizueshme", atehere detyrimisht diskutohen alternativa tjera, nder to edhe ndarja. Kjo nuk eshte asgje e jashtezakonshme apo e papritshme.
Kosova eshte vend i predestinuar per destabilizim. Nuk do te kishte shtet ne bote, i cili ne rrethana te ngjashme me Kosoven do te dukej shume me ndryshe.
Te thuash qe nuk ka asgje te keqe me rrugen e bashkejeteses, dhe se ndarja eshte rruga me e mire, eshte njesoj si te thuash: ju nderkombetaret po harxhoni fondet, kohen dhe energjite kot ne Kosove per mbi 1 dekade. Ndarja e Kosoves eshte e paevitueshme.
Ajo qe ti nuk arrin te kuptosh, eshte se konsekuenca e ndarjes eshte:
- Nje Kosove e ndare ne linja etnike eshte nje Kosove akoma me e vogel se sa aktualisht, qe do te vere ne medyshje vete ekzistencen e nje shteti te pavarur ne Kosove.
- Ndarja e Kosoves do te thote largimin e faktorit nderkombetar nga Kosova, si NATO dhe EULEX dhe lenia e Kosoves ne meshiren e politikes shqiptare ne Kosove. Nuk do te kete me fonde qindra miliona dollare qe te mbajne ne kembe ekonomine lokale, dhe Kosova nga ana e sigurise do te ngelet ne meshiren e tankeve serbe.
- Ndarja e Kosoves do te thote edhe destabilizimin e mbare jetes se shqiptareve ne Ballkan, duke filluar me shtetin am, Shqiperine, ku Kosova do te ktheje syte per ndihme. Dhe nga nje problem nderkombetar, Kosova do te kthehet ne nje problem shqiptar. Te gjitha arritjet e shtetit am ne kete dekaden e fundit do te avullojne brenda dites sapo nderkombetaret do t'ia lene ne dore Tiranes te merret me problemin Kosove. Askush nuk do te investoje apo pushoje ne nje vend qe eshte ne konflikt dhe ka probleme sigurie te pazgjidhura.
- Ndarja e Kosoves do te vere ne medyshje edhe rrugen e anetaresimit te Kosoves ne BE. Pranimi i Kosoves ne BE kish si parakusht ndertimin e nje shteti demokratik multi-ethnik. Nga momenti qe ky parakusht nuk eshte me i vertete, Kosova perfundon ne te njejtin shkalle me vende si Turqia. Dhe jo vetem kaq, por ajo qe ngjet ne Kosove ka per te demtuar edhe anetaresimin e Shqiperise ne BE.
Durimi i diplomacise nderkombetare me shqiptaret nuk eshte pa kufi. Ai sot, sidomos pas asaj qe sapo ndodhi, ka arritur limitet e veta. FMN para disa javesh doli publikisht e tha qe e preu ndihmen ekonomike per Kosoven per vitin 2011. Si mendon se reagon ai qytetari gjerman, amerikan kur shikon ne ekranet e tij te televizioneve, ushtare gjermane e amerikane qe ndajne shqiptaret e serbet? Shteti im nuk ka te ardhura per te paguar pensionin tim, por ka te ardhura per t'i shpenzuar ne nje vend qe une nuk e di ku bie, ne Kosove!Ndarja e Kosoves nuk eshte ne agjende te diplomacise nderkombetare.
Fakti qe politikanet kosovare jane "kukulla" eshte i vetekuptueshem.
Eksperimenti amerikan dhe evropian ne Kosove eshte: ndertimi i nje shteti te mirefillte demokratik, ku zbatohen te gjitha vlerat e principet e shoqerive demokratike ne bote, mes nje populli musliman. Dhe pasi te dilnim me sukses te ndihmonin ne ndertimin e ketij shteti model demokratik, te mund ta perdornin Kosoven si prove qe demokracia nuk eshte lluksi vetem i botes jo-muslimane, por edhe i botes muslimane.Cili ishte eksperimenti?
Prania e NATO dhe EULEX ne Kosove nuk eshte nje vendim qe e ka marre populli i Kosoves, apo shteti shqiptar ne Kosove, eshte nje vendim politik i vendeve anetare te NATO dhe BE. Dhe problemi me vendimet politike eshte se aq kollaj sa forcat e NATO dhe EULEX u instaluan ne Kosove, aq kollaj ato mund te largohen nga Kosova, ne cdo kohe, pa i marre lejen askujt. Dhe ky eshte problemi me i madh, qe inkriminimi dhe korrupsioni i njerezve ne krye te shtetit shqiptar ne Kosove, eshte duke larguar faktorin nderkombetar nga Kosova. Kosova po humb mbeshtetjen nderkombetare, fale njerezve qe ajo ka ne krye te shtetit shqiptar, qe jane ne pjesen me te madhe te inkriminuar dhe korruptuar. Dhe pergjegjesia per te larguar keta njerez te inkriminuar e korruptuar nga pushteti, nuk eshte ne doren e BE apo NATO, eshte ne pergjegjesine e qytetareve te Kosoves.Kosova megjithate nuk eshte Afghanistan, ku ushtaret apo prezenca nderkombetare per dite luftohen dhe terrorizohen. Pra nuk kane arsye te verteta per tu larguar nga Kosova pa i arrituar objektivat. Nese objektivat e nderkombetareve jane te njejta ose te ngjashme me ato te shumices absolute te popullit, atehere sigurisht qe largimi i tyre nuk eshte shenje e deshtimit por e realizimit.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-08-2011 më 16:43
...e qdo dit po quditna ..
...perpara me m'pas than dikush qe edhe Bullicat kan me ja nis me fol , une te dy durt n'xhepa i kisha shti....
Krijoni Kontakt