Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Milosevic kishte 700 agjentë në Kosovë.

    Ish-presidenti serb Slobodan Milosevic, gjatë regjimit të tij, ka pasur 2200 agjentë në Ballkan, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb. Milosevic më së shumti agjentë kishte angazhuar në Kosovë, 700 sish, kurse më së paku (150) kishte në Maqedoni.

    Të dhënat lidhur me rrjetin agjenturës së Milosevicit janë bërë publike në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan.

    Gjatë debateve, Zoran Petrovic i organizatës joqeveritare “Koop i Kapinic” paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e shërbimeve sekrete serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Milosevicit.

    “Regjimi i Millosevicit kishte në dispozicion një rrjet prej 2200 agjentësh jashtë territorit të vetë Serbisë. Në Kroaci – 450, në Slloveni – 150, në Maqedoni – 150, në Bosnje-Hercegovinë – 350, në Kosovë – 700, në Mali të Zi – 200. Kurse dyqind të tjerët punonin në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së “Koop i Kapinic”, Zoran Petrovic.

    “Agjentët e Miloshevicit ishin politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Milosevicit”, nënvizoi Petrovici.

    “Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit Petrovic.

    Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.

    Në rezolutën e fundit për Serbinë, më 28 mars 2012, Parlamenti Evropian u bëri thirrje autoriteteve të Beogradit “të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të eliminuar legjitimitetin e ish-shërbimeve sekrete komuniste, si një hap demokratizimi në Serbi”, shkruan BIRN. /Telegrafi/

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Hehe, ke sa te duash prej tyre ne Shqiperi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin

    hajde agjentur hajde......megjithse disa te tille (ne territoret te banuara nga Shqype) nuk ka nevoje te quhen agjente, se punojne aq hapur sa mund te titullohen punonjes...rrogetare perse jo mund ta kene bere/bejne edhe falas.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Millosheviqi kishte 2200 agjentë, në Kosovë 700

    Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, njofton portali bullgar “actualno.com”, transmeton plusinfo.mk.

    Në shtetet ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë.

    Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.

    Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.
    Bota sot

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Per cilin Forum behet fjale fattlumi?

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    As tani, pas Milosheviqit, nuk jane me pak sa aq. Ndoshta numri eshte edhe me i larte se aq. Rruges Prishtine - Gjilan, diku ne kilometrin e 6-7 eshte Graqanica. Kafet e Graqanices kane me shume klient shqiptar se serb gjate nates. Ata nuk shkojne vetem per kurva e per raki aty...shkojn me i dorezu informatat te cilat i kane mbledh gjate dites. Sepse gjate dites nuk jane kushedi sa sekret ata persona. Jane njerez qe qendrojne ne shoqeri te elites...nese mund ta quajm elite ate shtrese berllog te shoqerise.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    te gjithe ata qe jane budallenj, pa moral, te uritur po te uritur teper ama e per nji
    kohe te gjate,..... te deziluzionumit....jane agjente potencjale ...po eshte histori e gjate kjo....rrofshin parrullat.....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Per cilin Forum behet fjale fattlumi?
    Nuk e di Javan,ne Bruksel po thuhet qe eshte mbajt.

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk e di Javan,ne Bruksel po
    thuhet
    qe eshte mbajt.
    me thasha e me thana nuk shkruhet ketu..e mira eshte te jepet burimi i sakte..megjithate edhe pse me duket pak e egzagjeruar nuk me habit fare..kudo ne bote sigurimi eshte i nderthurur..keshtu serbia ka agjentet e saj ne vendet e tjera e vendet e tjera kane agjente ne serbi..keshtu shkon kjo pune..i forte eshte ai sigurim qe i le shume pak hapesira sherbimeve sekrete te tjera..edhe pse shqiperia ne kohen e enverit ishte bunker prap spiunazhi ja dinte edhe sa dhembe e dhemballe kane byroistet me pederin udheheqes..edhe pse ishte bunker ku nuk hynte as miza ne shqiperi zeri i amerikes transmetonte live nga tirana me koreospondentin mark marleku..tani ne kohen e demokracise kur ne cdo kufi hyn derri e dosa cfare mund ti pengoje spiunet te hyjne e te dalin..

    keshtu pra mos u cudisni fare..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    me thasha e me thana nuk shkruhet ketu..e mira eshte te jepet burimi i sakte....
    Me fal shoku gjykates, ja ku e ke linkun ku thuhet qe eshte mbajt forumi.
    http://www.telegrafi.com/lajme/milos...e-2-22692.html

    Ne te dy postimet e para nga une shkruan burimi shume qarte,i pari eshte nga Telegrafi,i dyti eshte nga Bota Sot,mirepo keshtu eshte kur shkruan vetem sa per cinizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 28-05-2012 më 14:08

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •