Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 106
  1. #91
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Ke marre pergjigjen,a mos duash me ta vizatu!

    Kane inetervenu per interesat e tyre.Sepse ishte afer 50 vjetori i Natos dhe shume shtete antare te Nato-s mendonin se duhet te shuhet kjo org.Amerikanet iskenuan gjithe ate ekzod.ne marveshje me serbet jepnin koridoret nga mund te hikin shqiptaret...me kujtohet,para ofanzivess se shkijeve,erdhe gilbard ne prishtine dhe menjehere u kthye ne Beograd,dhe nga aeroporti i beogradit deklaroi se ai na qenka ekspert per teroristat dhe se ata atje "posht" jane te gjithe terorista.pas dy diteve ja nisi ofanziva.....me pas shperngulja e shqiptareve,vetem e vetem per ta paraqite org.Nato edhe si org humanitare....ky ishte Interesi kryesore.Dhe keshtu Nato vazhdoje "jeten".
    Me pas dualen lojra tjera.....auuu ka shumeeee ky nuk eshte vend ku mund te diskutojme per kete gje.
    Kete e kane bere ata qe sot po i quani "miq" si ti si shume kushi ketu.Prandaj tu drejtova me JU dhe aspak nuk kam gabuar.
    Hajt shnet,se krejtve ka mi ardhe fundi
    Flm per pergjegjen. Ka ngelur edhe nje pyetje pa pergjegjur (lexo me lart). Po e perseris: Ku eshte dallimi ne mes te pohimit te bazuar ne hamendje dhe pohimit te bazuar ne fakte e argumente? Si e dallon te parin nga i dyti?

  2. #92
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    po qush se pshtetin.. euleshi nuk ka ne radhet e veta nje chino per t'i shkaperderdh intelektualisht shkijet e me ja hudh ne pleh "deshmite".. Ne eulesh jane llomi i llomave, llomshtija e burokracise se evropes.. e jo "crem de la crem".
    Por kjo s'eshte asgje, nuk eshte kjo aresya. Faktet krijohen e ne baze te nevojave eliminohen, varesisht nga vullneti politik. Cfaredo cobani shqipe edhe me i dobti me nje vullnet propozitiv per neve do shtyhej pa problem me akademite e shkijeve e me leshat e evropes.. Po i fyne kategorin e cobanave shoq.. Ata nuk jane servila e pa kurrizor sikur kta qe euleshat i kan vnu n'pushtet.. po jane te ndershem e me karakter dhe fale tyre kemi mbijetuar deri me sot..
    Nuk i ofendova, sepse nuk thashe se cobani do kishte menduar se eshte i afte per keso pune.
    Ti po ia mveshe cobanit kete gje, po difamon ekselencen cobanore te Kosoves. : )

    E shoh qe m ke jape te drejte ne kete postim, edhe pse formalisht tenton te tregosh te kunderten.

  3. #93
    kryeministri e ka vendin ne dubrav

  4. #94
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    E shoh qe m ke jape te drejte ne kete postim, edhe pse formalisht tenton te tregosh te kunderten.
    Kryesorja e asaj qe kam dashte me thane une eshte kjo:
    "Faktet krijohen e ne baze te nevojave eliminohen, varesisht nga vullneti politik".
    Ndersa ti e sheh te mungesa e kapaciteteve.. qe per mua s'eshte e vertet. Jo qe s'ka mungesa.. s'diskutohet(mjafton me jau pa ftyrat.. gjysemongoloide) por mendoj se nuk eshte kryesorja.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,129
    Postimet në Bllog
    22
    Ne ka nje moment kur protestat ne Kosove duhet te beheshin, eshte pikerisht ky moment. Kryeparlamentari refuzon qe tu heqi imunitetin e deputetit njerezve te akuzuar per korrupsion e krim dhe qe sherbejne ne instancat me te larta te shtetit kosovar. Krasniqi mbron te korruptuarit, qe vjedhin fondet te cilat nderkombetaret japin per popullin e Kosoven, vjedhin te ardhmen e femijeve te Kosoves. Ku jane rinia e Kosoves qe te protestojne para parlamentit te Kosoves e te kerkojne me ngulm heqjen e imunitetit e nxjerrjes para drejtesise se te korruptuarve? Ku eshte Albin Kurti e kompani, qe te ngrejne zerin ne parlament e te kerkojne heqjen e imunitetit te deputeteve nen akuze?

    Jakup Krasniqi nuk po perfaqeson interesat e zgjedhesve te Kosoves, po perfaqeson interesat e mafies se Kosoves. Dhe per aq kohe sa ju do te zgjidhni te heshtni, dhe zerin e ngrejne vetem nderkombetaret, atehere mafiozet kane per tu vjedhur te ardhmen dhe nderkombetaret kane per t'iu braktisur duke iu lene ne meshire te fatit.

    Ngrini zerin tuaj e protestoni, se keni per ti kallur friken ne palce Krasniqit e kompani. Eshte turp qe te ngreje zerin ambasadori amerikan dhe jo populli i Kosoves.

    Albo

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    O jakup pashaporta , na e dim se ti e din alfabetin , pra din me shkru e lexu .

    Po kjo nuk do me thane se ti din edhe me kuptu .

    Perse don me na e bere drejtesie kancer , o jakup .

    A thua pak e kemi vuajt ate semundje nga kolera e kuqe( ideollogjia e idolit tend-dulles ) me dekada me radhe ?!

  7. #97
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Flm per pergjegjen. Ka ngelur edhe nje pyetje pa pergjegjur (lexo me lart). Po e perseris: Ku eshte dallimi ne mes te pohimit te bazuar ne hamendje dhe pohimit te bazuar ne fakte e argumente? Si e dallon te parin nga i dyti?
    A ben me u pergjegj une? .. ...po pres ... ..
    Po e marr si OK, pasi s'po pergjigjesh.

    Ne mes te pohimit te hamedshem dhe atij te bazuar ne fakte nuk egziston asnje dallim dhe nuk dallohen hiq i pari nga i dyti.
    Dallimi qendron ne personin qe e thote kete pohim.
    Nese e thote Delli.. ateher eshte i padiskutueshem. Po e thote delli.. a e din ti kush eshte delli.. ky vjen prej amerike, a e din qe na ka pshtu amerika, po ki guxim me dyshu ne vertetesine e fjaleve te tij.. jazek, tradhtar e prosllav.
    Nese e thote Albini atehere kjo komentohet vet, s'ke nevoje as me ngu çka po thote.. Kush eshte Albini.. t'ish kan dikushi e kishin myt shkijet, po ky punon me ta prandaj se kan myt.. edhe eshte komunist me maic te Chegevares, rrugaq.. veq me gju me vo ma shume s'din.

    Ky eshte dallimi, pra ne autoritetin e personit qe e thote kete pohim, e autoriteti nuk qendron ne forcen e fjales por ne forcen e krahut. Leket jane pjese perberese e forces se krahut. Krahu s'dorezohet para asnje argumenti.. krijon tjera argumente.. i mjegullon ato tuat.. shpik, e ka edhe forcen e mediave dhe te oborrtareve servil te lindur qe gjinden ne çdo shoqeri dhe nuk del humbes gati asnjeher. Mendoj se kjo eshte nje prej aresyve pse SHBA-te e kan me kushtetut qe kryetari ti ket vetm dy mandate, sepse do te krijonte fuqi te madhe te pamposhtur prej asnje argumenti.. dhe do e shkaterronte shtetin. Mirepo kjo vlen vetem per organizim te brendshem te tyre. Qka te rrok jashte kufijeve.. vet emri SHBA eshte argumenti me i forte qe egziston. Amerika nuk eshte motra Terez dhe i perdor argumentet ekskluzivisht vetem per interes te vet.. Nese deri diku interesat tona dhe te tyre perputhen Ok.. jau pafsh hajrin.. perndryshe bay bay.. shko he dheun se s'ki asnje argument.

    ps. nuk jam antiamerikan, e perdora si shembull qe te kuptohet me lehte problemi.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #98
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne ka nje moment kur protestat ne Kosove duhet te beheshin, eshte pikerisht ky moment. Kryeparlamentari refuzon qe tu heqi imunitetin e deputetit njerezve te akuzuar per korrupsion e krim dhe qe sherbejne ne instancat me te larta te shtetit kosovar. Krasniqi mbron te korruptuarit, qe vjedhin fondet te cilat nderkombetaret japin per popullin e Kosoven, vjedhin te ardhmen e femijeve te Kosoves. Ku jane rinia e Kosoves qe te protestojne para parlamentit te Kosoves e te kerkojne me ngulm heqjen e imunitetit e nxjerrjes para drejtesise se te korruptuarve? Ku eshte Albin Kurti e kompani, qe te ngrejne zerin ne parlament e te kerkojne heqjen e imunitetit te deputeteve nen akuze?

    Jakup Krasniqi nuk po perfaqeson interesat e zgjedhesve te Kosoves, po perfaqeson interesat e mafies se Kosoves. Dhe per aq kohe sa ju do te zgjidhni te heshtni, dhe zerin e ngrejne vetem nderkombetaret, atehere mafiozet kane per tu vjedhur te ardhmen dhe nderkombetaret kane per t'iu braktisur duke iu lene ne meshire te fatit.

    Ngrini zerin tuaj e protestoni, se keni per ti kallur friken ne palce Krasniqit e kompani. Eshte turp qe te ngreje zerin ambasadori amerikan dhe jo populli i Kosoves.

    Albo
    Albo,

    Kjo eshte nje loje ndermjet Eulexit, Dellit dhe Qeverise se Kosoves, se kinse Qeveria e Kosoves ka te gjitha ne duart e saja. Nje gje duhet ditur se EULEXI ne Kosove eshte Ligji mbi te gjithe, keshtu qe EULEXI kurdoherash mundet qe ta heqe Imunitetin e kujdoqofte sepse EULEXI e ka kete te drejte.

    Me kete Loje EULEXI mundohet qe me nje gjuajtje ti vrase dy apo me shume zogje.

    1. EULEXIT dita - dites po i humb kretibiliteti ne Kosove. Sepse Eulexi ne Kosove eshte nje organizate qe eshte vendosur si organizate Neutrale qe nuk e njeh Pavarsine e Kosoves, dhe qe eshte vendosur pasi qe BE-ja dhe Shtetit Serb kane bisedime rreth Vendosjes dhe menyres se veprimit te EULEXIT. E gjithe kjo eshte bere para Pavarsimit te Kosoves, para se Thaci te kerkonte ardhjen apo vendosjen e EULEXIT. Deshtimi i EULEXI ne Kosove eshte ne siperafqe te dukshme, sepse aspak fare nuk kane vene rend e ligj ne gjithe territorin e Kosoves, sidomos ne pjesen Veriore te Kosoves (Mitrovices) ku bile atje eshte kriminaliteti me i madh dhe ku atje strukturat okupuese Serbe bejne kontrabande ne cdo aspekt. Dhe per kete arsye EULEXI me kete se kinse kerkon heqjen e Imunitetit te deputeteve nga ana e Kuvendit apo Qeverise, dhe kjo eshte vetem nje farse e tyre, sepse po te donin keta te EULEXIT ta heqin Imunitetin e ketij apo atij Deputetit kete do e benin kurdoherash.


    2. KJo loje e Imunitetit nga ana e Eulexit, Dellit dhe Qeverise, mundohen qe edhe me tej te hedhin pluhur para syve te populli, dhe ta c'orijetojne vemendjen e populli nga problemete me kryesore dhe te perditshme qe jane ne Kosove, qe ka Populli dhe tja vendosin vemendjen aty ku s'sduhet fare e kjo eshte ne loje qe jane duke bere keta aktere. Me kete Eulexi, Delli dhe Qeveria nuk deshirojne qe popullit ti ipet hapsire te menduarit se cka po ndodhin me keto bisedime te pabarabarta ndermjet Qeverise se Thacit dhe asaj te shtetit Serb. Me keto gjera, keta atketere deshirojne qe populli mos te miret me hallet dhe punet e veta, por te miret me kete shfaqje teatrale qe keta e bejne.


    Mos te harojme edhe nje gje se e gjithe kjo behet edhe per arsye se kredibilitetti i Hashimit, Limajt dhe Jakupit bie cdo dite e me teper tek populli, keshtu qe me kete gje, me kete loje te Imunitetit mundohen qe ta ruajne kete kredibilitet sadopak te vogel qe kane, se kinse edhe keta kundershtojne. Ne fakt keta jane se bashku dhe kundershtojne EULEXIT apo Dellin vetem atehere kur eshte ne pyetje ceshtja e tyre personale.

    E permende ku eshte Albini me Kompanin e tij. Po kjo eshte vetem nje loje e cila nuk duhet fare te miremi me te. LVV-dhe Albini reagojne dhe kane reagur gjithmone kur eshte ne pyetje Kosova dhe vendimet e padrejta qe i behen Kosoves dhe Popullit, ndersa per kete gje le te miren akteret e kesaj drame tragjiko-komike.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #99
    Trusnia me imunitet - nga Albin Kurti
    by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, July 20, 2011 at 12:35pm

    EULEX-i dhe zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë në Kosovë e kanë shtuar trysninë mbi Kuvendin e Kosovës sepse ai mbase iu duket institucioni më i padisiplinuar te ne, ndryshe prej Qeverisë së Kosovës, policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë kosovare, si dhe ndryshe prej medieve publike në Kosovë.

    Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, ka deklaruar që BE-ja e përkrah plotësisht EULEX-in lidhur me kërkesat drejtuar Kuvendit të Kosovës për sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve. Ajo ka theksuar që medoemos duhet të sqarohet se ku fillon dhe ku mbaron imuniteti i deputetëve të Kosovës.

    Misioni i EULEX-it në Kosovë bazohet në Veprimin e Përbashkët të Këshillit të BE-së 5928/08, të datës 4 shkurt 2008. Me datën 16 shkurt 2008, pra vetëm një ditë para se të shpallet pavarësia e Kosovës, ky dokument u pat publikuar në gazetën zyrtare të BE-së. Kësisoj, EULEX-i i cili as sot nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ishte inauguruar 24 orë para se të shpallet pavarësia e Kosovës. Gjithsesi, tepër e rëndësishme kjo gjë për të qenë krejtësisht e rastësishme.

    Sipas këtij dokumenti themeltar, EULEX-i fitoi fuqi ekzekutive në Kosovë të cilat janë të pakufizuara si në kohëzgjatjen e tyre po ashtu edhe në spektrin e tyre. Neni 3.b thotë që EULEX-i do të ‘kujdeset për mbajtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit, rendit publik dhe sigurisë, përfshirë këtu përmes prapakthimit apo anulimit të vendimeve operacionale të marrura nga autoritetet kompetente të Kosovës, siç është nevoja dhe pas konsultimit me autoritetet relevante civile ndërkombëtare në Kosovë.’ Ndërkaq, neni 3.h thotë që EULEX-i ka të drejtë të ‘marrë mbi vete përgjegjësi tjera, pavarësisht apo në përkrahje të autoriteteve kompetente të Kosovës, për të siguruar mbajtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit, rendit publik dhe sigurisë, pas konsultimit me agjencitë relevante të Këshillit’. Në të dy rastet EULEX-i ndodhet mbi institucionet e Kosovës të cilave nuk u jep llogari ndërkohë që ka të drejtë të veprojë në mënyrë të njëanshme mbi to. Siç e shpjegojnë nenet e mësipërme, edhe nëse EULEX-i do të konsultohej para përdorimit të fuqive ekzekutive, ky konsultim s’do të bëhej me institucionet vendore të Kosovës por vetëm me ato ndërkombëtare.

    Atëherë, pse EULEX-i kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës që çështja e imunitetit të deputetëve të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para se EULEX-i të ndërmarrë çfarëdo veprimi ndaj deputetëve të caktuar? EULEX-i do të mund t’i përdorte fuqitë e tij ekzekutive dhe kësisoj me shpejtësi do të mbaronte punë, apo jo? Për më tepër, dihet që Qeveria dhe Presidenti i Kosovës nga koha e shpalljes së pavarësisë e patën ftuar dhe mirëpritur EULEX-in duke e bërë qenien dhe funksionimin e tij në Kosovë një çështje legale. Pse atëherë EULEX-i ngurron e heziton kaq shumë të veprojë në përputhje me kompetencat e të drejtat që ia ka përcaktuar vetes? Cili është kuptimi i posedimit të gjithë këtij pushteti përderisa ai s’para shfrytëzohet?

    Duket se EULEX-i insiston që të mos duket ashtu siç është dhe të duket ashtu siç nuk është. EULEX-i dhe Brukseli janë së tepërmi të preokupuar me imazhin e EULEX-it. Nga 22 misione të Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes të shpërndara në tri kontinente, EULEX-i është misioni më i madh i tillë. Madhësia dhe pesha e EULEX-it nuk e bëjnë atë më të fuqishëm, por, përkundrazi, më të brishtë. EULEX-i preferon që t’i përmbushë objektivat e tij pa i përdorur fuqitë ekzekutive që ka, ose, më saktë, të kërcënojë me to por të mos i ushtrojë ato. Pra, EULEX-i dëshiron që të veprojë duke mos vepruar. Nëse do të vepronte duke vepruar, atëherë do të demaskohej si regjim policor. EULEX-i i do rezultatet e veprimit pa veprimin.

    Duke qenë shumë i vetëdijshëm për qenien e vet të padrejtë në Kosovë, EULEX-i është shumë i kujdesshëm për dukjen e funksionimit të tij. EULEX-i dëshiron që Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese të shërbejnë si legjitimitet paraprak për ndërmarrjet e mëvonshme të EULEX-it. EULEX-i më shumë ka hall se kush do të fajësohet për arrestimet e deputetëve sesa nëse njëmend do të arrestojë deputetë fajtorë. Për më tepër, këto arrestime duket që do të jenë më parë e më shumë për çështjen e krimeve të luftës që nuk njihet si e tillë sesa për korrupsionin e nivelit të lartë. Thjesht, EULEX-i ka vlerësuar që për dallim nga të ashtuquajturat krime të luftës ku politikanët ish luftëtarë të UÇK-së mund të trajtohen e mbahen edhe ndaras nga njëri-tjetri, kur vie puna te korrupsioni i peshqve të mëdhenj disi bëhet e pamundur të arrestohen vetëm një a dy prej tyre pa e tërhequr ata edhe kryepeshkun me vete.

    Së fundi, problemi tjetër madhor me kërkesën e EULEX-it sigurisht se është vetë tema e imunitetit. Dihet që të gjithë të punësuarit e EULEX-it, përfshirë familjet e tyre, kanë imunitet diplomatik në Kosovë të njëjtë me atë që gëzohet sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (Neni 4.6 (a,b,c) Aneksi IX). Kësisoj, EULEX-i i cili për vete ka imunitet nga ndjekja penale në Kosovë kërkon heqjen e imunitetit për deputetët e caktuar të Kuvendit të Kosovës. A nuk do të duhej që EULEX-i me shembullin e vet të printe? A nuk do të duhej që EULEX-i para se të insistojë në heqjen e imunitetit për deputetët të mos insistojë në imunitetin për veten e tij? A nuk do të duhej që EULEX-i ta dëshmojë sinqeritetin dhe seriozitetin duke hequr dorë vetë ai nga imuniteti që gëzon? Kushtetuta dhe ligji në Kosovë janë fort të qarta dhe pa kundërthënie mbi atë se ku fillon e mbaron imuniteti i deputetit në Kosovë. Ajo që s’ka fund në Kosovë janë pikërisht fuqitë ekzekutive dhe imuniteti i EULEX-it.


    Prishtinë, 19 korrik 2011
    Albin Kurti
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Qeveria kërkon sqarime në Gjykatë për imunitetin

    Qeveria kërkon sqarime në Gjykatë për imunitetin

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi kërkoi të mërkurën nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që të sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që Gjykata Kushtetuese të sqarojë përveç imunitetit të deputetëve, edhe imunitetin e posteve tjera, si presidentit, kryeministrit etj.

    Kryeministri Thaçi ka thënë se është obligim institucional që para qytetarëve dhe botës demokratike që kësaj çështje t’i jepet përgjigje legale.

    “Duke u nisur nga fakti se Gjykata Kushtetues është institucion i pavarur për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, propozojmë që të merret vendim që kërkohet që Qeveria të referojë për Gjykatën Kushtetuese pyetjet të cilat i parashtrova këtu. Pra që Qeveria i referon Gjykatës Kushtetuese parashtresë për sqarim lidhur me imunitetin e presidentit të Republikës së Kosovës, kryeministrit të Republikës Kosovës, gjithë anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe bartësve tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka thënë se këtë kërkesë, Qeveria e Kosovës e bën duke u bazuar në nenin 92 pika 10 e Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 113 të Kushtetutës e cila e parasheh edhe Qeverinë si palë që mund të ngris një kërkesë të tillë para Gjykatës Kushtetuese.

    Në fakt, javën e kaluar EULEX-i kishte kërkuar që Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve, në mënyrë që t’i hapë rrugë arrestimit eventual të deputetëve që janë nën hetime.
    Një kërkesë të tillë u përkrah edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të.

    Madje, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ishte shprehur ashpër, duke thënë se kryeparlamentari Krasniqi ka zgjedhur të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij.

    Mirëpo, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar idenë që Kuvendi të nxjerrë rezolutë, me anë të të cilës do t’i kërkohej sqarim Gjykatës Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve. Ai ka kundërshtuar këtë rezolutë, me arsyetimin se kjo nuk është çështje që i përket Kuvendit të Kosovës.

    Pas polemikave, se a është çështje e Kuvendit apo Qeverisë së Kosovës, të kërkohet sqarimi për imunitetin e deputetëve, kryeministri i vendit të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë ka vendosur që të kërkoi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës të sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, presidentit dhe kryeministrit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •