Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 106
  1. #61
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Imuniteti i deputetëve vë në sprovë Kuvendin e Qeverinë

    Imuniteti i deputetëve vë në sprovë Kuvendin e Qeverinë
    Publikuar: 18.07.2011 - 09:12




    http://koha.net/repository/images/18...07110911_1.jpg


    Prishtinë, 18 korrik – Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta shtrojë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës kërkesën që Parlamenti të aprovojë një rezolutë, me të cilën do të autorizohej Qeveria për të kërkuar një opinion nga Gjykata Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve. Por, ani pse vetë nuk do ta bëjë këtë, nëse dikush tjetër vendosë të kërkojë që Parlamenti të aprovojë një rezolutë, atëherë Grupi parlamentar i partisë së Hashim Thaçit do të dalë me qëndrimin e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

    E, në anën tjetër grupet e tjera parlamentare ia kanë lënë PDK-së që të merret me punën e imunitetit, me arsyetimin se “deputetët e përfolur janë të kësaj partie”.

    Gazeta ka mësuar të dielën se grupet parlamentare janë në pritje të kërkesave nga EULEX-i për ta shtyrë përpara punën e rezolutës për imunitet. Kjo, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, refuzoi të merrej me këtë çështje, me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe duke sugjeruar që për secilin deputet për të cilin drejtësia ka nevojë ta zhveshë nga imuniteti, duhet të ketë kërkesë nga prokurori publik dhe vetëm atëherë ai do ta fusë në rend dite të legjislativit.

    Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë të dielën për gazetën se nuk është në kompetencat e tij të kërkojë që Parlamenti të aprovojë një rezolutë, me të cilën do të autorizohej Qeveria për të kërkuar një opinion nga Gjykata Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve.

    Në anën tjetër gazeta ka provuar të dielën që ta marrë një qëndrim nga shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Mirëpo Beqiri gjatë kësaj jave ka thënë se për çështjen e imunitetit, por edhe për deklaratat kundërthënëse Krasniqi-Dell, duhet të pyetet Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës.

    Njësoj si kolegu i tij nga LDK-ja, i pakontaktuar në telefon ka qenë edhe shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Por edhe Gjini ka theksuar këtë të enjte se sa i përket imunitetit, adresa është në PDK, sepse nga kjo parti vijnë të gjithë njerëzit e përfolur.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, edhe zyrtarisht e ka refuzuar të premten kërkesën e shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, që Kuvendi të nxjerrë rezolutë, me anë të së cilës do të autorizohej Qeveria për të kërkuar shpjegime nga Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së imunitetit të deputetëve.

    Në draftin e parë të letrës që Krasniqi u pati shpërndarë nënkryetarëve të Kuvendit, duke e marrë për bazë mendimin e Zyrës Ligjore të Kuvendit, pati thënë se nuk ekziston kurrfarë çështjeje kontestuese në legjislacionin që e rregullon imunitetin e deputetëve sa për t’u vënë në lëvizje gardiani i Kushtetutës. Më tepër, ai është shprehur i habitur me Qeverinë, që ka kërkuar ta ushtrojë një funksion kushtetues përmes një akti jodetyrues, siç është rezoluta.

    Paragrafi 10, nenit 93 i Kushtetutës e specifikon qartë se: “Qeveria mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”. Nisur nga kjo, kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se i takon Qeverisë nëse ka dëshirë ose jo që ta përdorë këtë kompetencë.

    Në rastin konkret, sipas Krasniqi, do të ishte krejt normale sikur Qeveria e cila ka shprehur interes për një rezolutë të tillë ta paraqiste këtë iniciativë në Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit më pas do ta trajtonte atë konform Rregullores së punës. Megjithëse ka thënë se i mbetet besnik opinionit të Zyrës ligjore dhe bindjes së tij personale për panevojshmërinë dhepa bazueshmërinë në ligj të një rezolute të tillë, ai është shprehur i gatshëm që t’i kryejë detyrat e tij ligjore në lidhje me çdo iniciativë që sillet në Kuvend.

    Javën e kaluar EULEX-i i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta miratojë një rezolutë, me anë të së cilës do t’u hiqej imuniteti deputetëve që janë nën hetime, dhe kështu do t’u hapej rruga arrestimit të mundshëm të tyre.

    Nëpërmjet një shkrese, misioni i BE-së për sundim të ligjit kishte kërkuar që legjislativi i vendit përmes asaj rezolute ta autorizonte Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të kërkonte mendim nga Gjykata Kushtetuese nëse deputetët që janë nën hetime mund të arrestohen ose jo (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #62
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Për imunitetin, konsultohet edhe Brukseli
    Selvije Bajrami | 18-07-2011 09:14 CET

    Deputetët e dyshuar për veprimtari joligjore, e që janë duke u hetuar nga Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, kanë vënë në siklet tashmë këta të fundit.

    Krerët e misionit EULEX pasi të premten pasdite kanë pranuar përgjigjen negative nga Kuvendi i Kosovës pas kërkesës së këtij misioni që i ishte drejtuar legjislativit nga i cili kishte kërkuar rezolutë për heqjen e imunitetit të deputetëve, po shqyrtojnë strategjitë e tjera për të përfunduar “lojën e nisur”.

    “EULEX të premten pasdite ka pranuar letrën dhe tashmë është vikend dhe nuk ka pasur kohë që ne të merremi shumë me të. Por, ajo letër do të shqyrtohet dhe do të mundohemi të gjejmë alternativa të tjera që të vijmë deri te zgjidhja më e mirë e pranueshme për të gjithë”, thotë për “Zërin” një zyrtar i lartë i EULEX-it në Kosovë.

    Sipas tij, javën që po hyjmë, kjo çështje do të diskutohet mes udhëheqësve të EULEX-it, me zyrtarët nga Brukseli, por edhe me organet kompetente në Kosovë, duke përmendur zyrën e kryeprokurorit të shtetit.

    “Nuk mendoj se është praktikë e mirë të bëhet vetëm shkëmbim letrash, por duhet të gjejmë alternativën që na çon deri te zgjidhja e problemit në mënyrë që EULEX të përfundojë hetimet të cilat ka nisur”, ka thënë ky zyrtar me kusht anonimiteti.

    Zëdhënësi i EULEX-it, Anne Blanksma, të dielën ka pohuar se nuk ka lëvizur asgjë nga e premtja përveç se është duke u shqyrtuar letra e kryeparlamentarit Krasniqi dhe zëdhënësi nuk jep afat kohor se kur do të përfundojë ky shqyrtim dhe se çfarë hapash do të marrë EULEX në ditët vijuese për t’i pasur rrugët e hapura për të arrestuar ndonjë deputet të Kuvendit të Kosovës i cili eventualisht është i dyshuar për veprimtari joligjore.

    “Ne vetëm jemi duke e shqyrtuar përgjigjen e marrë dhe do të shohim se çfarë lëvizjesh të reja do të ketë”, ka thënë të dielën Blanksma.

    EULEX është duke e shqyrtuar letrën të cilën të premten pasdite e kanë pranuar nga kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Letra e Krasniqit ka pasuar disa ditë pasi që shefi i misionit EULEX i ishte drejtuar Krasniqit me kërkesën për miratimin e një rezolute me anë të së cilës do t’u hiqej imuniteti deputetëve që janë nën hetime dhe të hapet rruga për arrestimin eventual të tyre.

    Pas shumë deklaratave, Krasniqi e ka kthyer këtë përgjigje, ndërsa në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar as nuk është hedhur në votim një rezolutë e tillë e kërkuar nga EULEX-i.

    Kryeparlamentari Krasniqi, një ditë më parë, i ka thënë gazetës se ka dhënë përgjigje negative kundrejt kërkesës së EULEX-it me arsyetimin se “po e mbron Kushtetutën e vendit”.

    “Ne ia kemi bërë të ditur EULEX-it se iniciativën për heqjen e imunitetit mund ta bëjë vetëm prokurori i përgjithshëm, bazuar në Nenin 9, pika 3 e Ligjit për Deputetët”, ka thënë Krasniqi.

    Por të dielën, kryeparlamentari Jakup Krasniqi e as kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi nuk janë lajmëruar në thirrjet e gazetës me gjithë përpjekjet e bëra.
    zeri
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Shteti ndertohet duke zbatu ligjin dhe kushtetuten e jo duke u bere bothlepires i nderkombetareve !
    ICO nuk ka te drejt e as fuqi ta shprendaj kuvendin ,per imunitetin ai nuk ka asnje kompetence,ai zhvillimet rreth imunitetit mundet veq me i veshtru prej shpati.

    Kushtetuta dhe ligji per deputetet jane te qart per imunitetin e deputeteve,prokuroria duhet ti drejtohet me kerkes per heqjen e imunitetit kuvendit te KOSOVES,vetem kuvendi mund t'ia heq imunitetin nje deputeti,kerkesen duhet ta beje kryeprokurori i KOSOVES dhe jo euleshi.

    Ne KOSOVE imuniteti nuk eshte pengese per hetimin dhe gjykimin e deputeteve,imuniteti duhet ti hiqet nje deputeti vetem nese ai eshte denuar me vendim gjykate,per ta mundesu arrestimin dhe dergimin ne vuajtje te denimit.
    po e marrum se nuk eshte si thash un me siper, atehere perse eshte ICO ne kusove vetem per te qen ketu apo qka leshin mendove ti, ICO eshte duke ju dhen koh kosovareve qe te reflektojn se ata nuk e folin fjalen e fundit te paren atyre nuk ju ngutet , ti the se shteti ndertohet duke zbatu ligjin mir atehere ta zbatojm at *** ligj qe thote se prokuroria kerkon heqjen e imunitetit qe kuvendi e ben at dhe me sa di un prokurori mbi prokurorin e kosoves eshte eulexi te cilin edhe ne vet e kemi ftuar ne kosove qe ka qen edhe kushte nga BE dhe SHBA per te na njohur si shtet, tash pyetja eshte pse gjithe ajo frig nga krasnici dhe limaj athua ato akuza jan te verteta se ne kleck jan vra njerze madje edhe patriot te medhenje madje edhe ky muti qeter kreu i therrandes vet me goj te vet ka deklaruar se ka qen i burgosur ne at burg dhe eshte keqtrajtuar etash behet burr i mir dhe thot se nuk deshmoj, jo si nuk deshmoj ti veq ke deshmuar para shum vite dhe at intervista jan ne transkripte te TV sikurse edhe ne gazeta ato kurr nuk humbin, po ti kthehemi edhe njeher ICO kushtetuta jon eshte e ndertuar ne baz te planit ahtisari qe e kemi pranuar edhe vet dhe kem be mir se ka qen kusht per me ardhe deri te pavarsia dhe ne ket plan thuhat se oer nje koh te caktuar kjo pavaresi duhet te mbikshyret qe do thot nese institucionet devijojn ajo ICO duhet te reagoj dua te kujtoj koleg se ICO pat reaguar ne zgjedhjen e kreut te BQK sepse kosovaret u treguan te pa aft me zgjithe at mendon ti se ICO nuk do reagoj ne ket rast qe eshte edhe me i rend se ai i bqk , jo ico do reagoj por jo pa u shterr te gjitha mundesit qe ket problem ta zgjithin vte kosovaret ketu ne duhet te tregohemi shtetformues, duhet then se ne te njejten gjendje ka qen edhe ramush haradinaj por ai zoteria e qiti shtetin perpara dhe u dorezua, mir po e zem se limaj nuk mund te arrestohet gjat ketij mandati deputeti por ky mandat nuk zgjat gjithemon ai eshte i kufizuar dhe pas perfundimit te tina ai do burgoset dhe veqanarisht per zhdukjen e vllezerve krasniqi komshit e limes per inate banale kujton se ata do ja falin limes jo zoteri se nuk ju ka bie ne bashqe lima, ai lima po thot se nuk ka qen ne kosove gjat asaj kohe mir le ta deshmoj ket ne gjykat dhe le te tregoj ken e ka autorizuar ne vend te vet gjat kesaj kohe dhe ai8 le te pergjigjet nese eshte ber diqka e pa drejt, ne at burg flitet se jan vra njerze me duar te lidhura or zoteri dhe jo serb por kryekput shqiptar dhe njerz te ndershem per qeshtje banale dhe per ket dikush duhet te pergjigjet

  4. #64
    Personalisht mendoj se kjo kinse heqja e imunitetit te depetuteteve te cilet jane ne hetime per korrupcion apo ndonje gje tejeter, nuk eshte asgje tjeter vecese nje farse e nedrkombetareve ne Kosove se bashku me kete Qeveri Servile te Kosoves per te vetmen arsye, e ajo eshte qe opinionit te gjere kombetar Shqiptar ne Kosove tja largojne vemendjen nga ajo qe eshte me e rendesishmja dhe me nedrlikuara, e ato jane keto bisedime apo negociata te padrejta qe po zhvillohen ndermjet Qeverise se Hashim Thacit dhe Qeevrise se Serbise ne lidhje me Kosoven dhe perbrenda saj.

    Pra qellimi i gjithe kesaj zhurme eshte qe popullit Shqiptar te Kosove ti veje edhe me shume mjegull para syve te tyre, edhe ashtu te mjegullosur, kinse ne Kosove EULEXI po miret me drejtesi dhe kinse eshte i interesuar ta vendos ligjin dhe rendin ne Kosove. Ligj e rend duhet vu ne veri te Kosoves, ligj e rend duhet vu aty ku jane strukturat okupuese Serbe te cilat jane te vendosura ne veri ilegalisht dhe kane perkrahje shume te madhe po nga keta nderkombetaret te Eulexit dhe ghithashtu nga ana e Dellit te cilet fare aspak nuk mirren me Veriun dhe me Strukturat Okupuese te Shtetit Serb te cilet edhe pas 13 vjete te perfundimit te Luftes se Kosoves qendrojne ilegalisht atje dhe asnjeherash askush nga bashkesia nderkombetare e as nga SHBA-te apo ndokush tjeter nuk mirren me ta, perkundrazi e detyrojne Kosoven dhe Popullit e saj permes kesaj qeverie Servile te hyjne ne bisedime te pabarabarta, te padrejta dhe jolegjitime me Shtetin i cili ende ka nen okupimin rreth 25-30% te territorit te Kosoves, me shtetin i cili ende nuk ka kerkuar falje per te gjitha ato te cilat ka bere ne Kosove, jo vetem gjate luftes se fundit ne Kosove por edhe gjithe shekullit te Kaluar.

    Kjo heqja e Imunitetit te deputeteve nen hetime eshte vetem edhe nje loje e ndekombetare se bashku me kete qeveri servile, te cilet ende mundohen ta mbajne popullin ne gjume, ta mbajne mjegullen para syve te popullit.

    Deputet e Kosoves te cilate jane nen hetime per Korrupcion mund te akuzojne dhe te denojne vetem Gjykata e Kosoves, e asesi ajo e EULEXIT dhe sidomos Dell.

    Personalisht mendoj qe ketu shkelesit me te medhnje te ligjeve dhe drejtesise ne Kosove pikerisht jane; Qeveria e Hashim Thacit, EULEXI dhe DELL. Te tjerit jane vetem viktima. Sepse edhe keto bisedime me shtetitin kriminel Serb i bejne keta para Qeveria e Hashim Thacit, EULEXIT dhe Dell, dhe aspak fare nuk i ben Kosova dhe Populli i saj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #65
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Hahaha cfare robi prostitutash.
    Jo vec mamin, por edhe babin e ke prostitute ti. Sipas gjitha gjasave. : D

    Si te jem une kopil serb ku te pushtoj ne cdo aspekt? Ashtu sikur qe te bej te braktisesh theniet tua intelektualisht me argumente, ashtu t'vi n'shpi ta sh*erdhej tere fisin para sysh e te deshmoj se je kopil greku, i bere per nenshtrim.

    Nder, kujt nderi i takon, gabel grek.
    Perkulu se t'q*het nena kurve.

    Shko mor kopil serbesh po me tregon argumente ti, langaraq-spiun. Injorant sllav.

    Ptu, te shkaperdhefsha rracen e shkartisme, fisshkerdhyme. Te bej hime per pula mor rrac e perdhunuar.

    Ik mor se po te shkaperdhejne gjinine serbet akoma para syve dhe ti rri si robine.

    Ik mor prostitute sllave ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    po e marrum se nuk eshte si thash un me siper, atehere perse eshte ICO ne kusove vetem per te qen ketu apo qka leshin mendove ti, ICO eshte duke ju dhen koh kosovareve qe te reflektojn se ata nuk e folin fjalen e fundit te paren atyre nuk ju ngutet , ti the se shteti ndertohet duke zbatu ligjin mir atehere ta zbatojm at *** ligj qe thote se prokuroria kerkon heqjen e imunitetit qe kuvendi e ben at dhe me sa di un prokurori mbi prokurorin e kosoves eshte eulexi te cilin edhe ne vet e kemi ftuar ne kosove qe ka qen edhe kushte nga BE dhe SHBA per te na njohur si shtet, tash pyetja eshte pse gjithe ajo frig nga krasnici dhe limaj athua ato akuza jan te verteta se ne kleck jan vra njerze madje edhe patriot te medhenje madje edhe ky muti qeter kreu i therrandes vet me goj te vet ka deklaruar se ka qen i burgosur ne at burg dhe eshte keqtrajtuar etash behet burr i mir dhe thot se nuk deshmoj, jo si nuk deshmoj ti veq ke deshmuar para shum vite dhe at intervista jan ne transkripte te TV sikurse edhe ne gazeta ato kurr nuk humbin, po ti kthehemi edhe njeher ICO kushtetuta jon eshte e ndertuar ne baz te planit ahtisari qe e kemi pranuar edhe vet dhe kem be mir se ka qen kusht per me ardhe deri te pavarsia dhe ne ket plan thuhat se oer nje koh te caktuar kjo pavaresi duhet te mbikshyret qe do thot nese institucionet devijojn ajo ICO duhet te reagoj dua te kujtoj koleg se ICO pat reaguar ne zgjedhjen e kreut te BQK sepse kosovaret u treguan te pa aft me zgjithe at mendon ti se ICO nuk do reagoj ne ket rast qe eshte edhe me i rend se ai i bqk , jo ico do reagoj por jo pa u shterr te gjitha mundesit qe ket problem ta zgjithin vte kosovaret ketu ne duhet te tregohemi shtetformues, duhet then se ne te njejten gjendje ka qen edhe ramush haradinaj por ai zoteria e qiti shtetin perpara dhe u dorezua, mir po e zem se limaj nuk mund te arrestohet gjat ketij mandati deputeti por ky mandat nuk zgjat gjithemon ai eshte i kufizuar dhe pas perfundimit te tina ai do burgoset dhe veqanarisht per zhdukjen e vllezerve krasniqi komshit e limes per inate banale kujton se ata do ja falin limes jo zoteri se nuk ju ka bie ne bashqe lima, ai lima po thot se nuk ka qen ne kosove gjat asaj kohe mir le ta deshmoj ket ne gjykat dhe le te tregoj ken e ka autorizuar ne vend te vet gjat kesaj kohe dhe ai8 le te pergjigjet nese eshte ber diqka e pa drejt, ne at burg flitet se jan vra njerze me duar te lidhura or zoteri dhe jo serb por kryekput shqiptar dhe njerz te ndershem per qeshtje banale dhe per ket dikush duhet te pergjigjet
    ICO ka kompetenca vetem ne fushat qe i ka percaktu pakoja e Ahtisarit:
    -decentralizimi , te drejtat e komuniteteve dhe trashigimia kulturore
    -banka qendrore dhe fondi i privatizimit(mirebesimit)dhe trustin pensional
    e keni pare qe ICO vendos kush do te zgjidhet guvernator i BQK dhe ankohet per burgosjen e guvernatorit te korruptuar h.rexhepi?

    Limaj dhe secili deputet mund te gjykohet pa ju heq imuniteti,deputetet e Kosoves nuk kan imunitet te fort qe i mbron nga hetimi dhe gjykimi,ata imuniteti i mbron vetem nga arrestimi.

    Cka nese euleshi e arreston secilin deputet kur ti teket,ta zem se ne kuvend vie propozimi qe veriut te KOSOVES ti ipet statusi special,deputet nuk e votoin,ata kerrcnohen nga euleshi me akuza per korrupcion,arrestohen,shantazhohen.........

    Ju po i perzieni gjerat shume keq,me ligj i dyshuari nuk duhet ta deshmoi pafajsine neper gazeta e debate por para gjygjit,ata qe ngrisin dyshime ,akuza kunder LIMAJT duhet te paraqesin fakte para gjykates qe ajo te beje aktakuze kunder Limajt,nuk mund te kete akuze pa fakte ,pse deri sot nuk ka akuz ndaj Limajt per korrupcion e as per krime lufte,sepse prokuroria te pakten deri sot nuk ka fakte qe do t'ia mundesonin gjykates ngritjen e aktakuzes ne baze te fakteve dhe dyshimit te bazuar se ai eshte i perfshire ne krime.

    Ju thuani kend e ka autorizu Limaj qe te komandoi me brigaden?askend,sepse kjo ishte kompetence e SHP te UCK dhe jo e komandantit te brigades.

    Para gjykates fjal te kafeneve te llojit flitet,po thon,tha njani um ka tha tjetri nuk vlejn duhen deshmi dhe prova per ta akuzu dhe denu diken,me keso shpifiesh po flitet e po thuhet dhe me deshmitar te rrejshem i kan denu famljem Kiqina pa asnje faje,e kjo me nuk mund te behet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 18-07-2011 më 10:18

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    po eshte kompetence e prokurorise te hetoi cdo krim qe ka ndodhe ne Kosove,euleshi kete pune mund ta kryej shume leht dhe pa zhurme,paraqet fakte se X deputeti eshte i dyshuar per X krimin, me keto fakte kryeprokurori i Kosoves shkon ne kuvend,ne komisionin per imunitet dhe mandate paraqet prova se ndaj X deputetit ka prova se eshte i perfshire ne X krimin ,kerkon heqjen e imunitetit te tije/saje,pastaj vendos seanca plenare.

    Fundja deputetet mund te hetohen dhe gjykohen pa ju heq imuniteti,ata vetem nuk mund te arrestohen.

  8. #68
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Shko mor kopil serbesh po me tregon argumente ti, langaraq-spiun. Injorant sllav.

    Ptu, te shkaperdhefsha rracen e shkartisme, fisshkerdhyme. Te bej hime per pula mor rrac e perdhunuar.

    Ik mor se po te shkaperdhejne gjinine serbet akoma para syve dhe ti rri si robine.

    Ik mor prostitute sllave ...
    Sikur te isha sllav do kisha hyjnizuar ushtrine serbe sikur ti qe ben.
    Kot e ke, e kam tradite familjare mos me i thene magjypit gje tjeter, perpos magjyp dhe per ta trajtuar si te tille. Kot maskohesh si shqiptar. Po ta ndjej neper virtualitet eren e jevgut qe t'i vije gjakut jevg. T'i nxjerri te vdekurit prej kanalizimeve ku i ka varrose E. Hoxha si magjype greke, t'i masakroj perseri dhe te regjistroj me zor si magjyp.

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    @chino
    @B.C.B.


    Me respekt per vajzat djema, mgjs nuk jam vajze. Vajzat quhen Baronesha mor djema.


    Nejse, duhet t'a dini qe Dell perfaqeson USA ne Kosove. Kosova eshte nje nga çeshtjet e nxehta te dipllomacise boterore dhe nje ambasador nuk mund t'i kerkoje per qejf te vet Krasniqit te liroje vendin qe ka. Ne biseda private Krasniqi ka refuzuar dhe e ka bere kerkesen publike, ndoshta per t'a poshteruar.

    Se kush ja dha lirine Kosoves e dini shume mire, dhe SHBA duhet ti faleni 5 here ne dite. Po te mos ish per ata sot ishit jabanxhinj neper bote.

    Mos peshtyni mbi ATE qe ju riktheu neper shpia.


    P.S. Chino, serbet po te mos jene SHBA ju zbythin prap nga shpiat vetem me rezervistat, jo me ushtrine e rregullt. Prandaj ule koken e mos boj p0rdh shume ...
    BlueBaron !!!

    SHBA-te si dhe Fuqite e tjera te NATOS, nuk intervenuan ne Kosove per Shkaqe te drejtesise, apo per shkaqe te humanizmit njerezor, por SHBA-te dhe Fuqite tjera te NATO-s nderhun ne Kosove per shkaqe shume te tjera dhe sidomos per Interesat e tyre, dhe aspak fare nuk kane nderhy ne Kosove per mbrojtjen e Popullit Shqiptar te Kosove.

    Kosova u Clirua ne ktheltart Serbo-Sllave nga ata te cilet luftuan, nga ata te cilet dhane jeten e tyre per Lirine dhe Pvarasine e ketij Vendi. Kosoven e Clriruan Deshmoret e Kombit, e Cliruan Luftetaret e Vertete te UCK-se ne Krye me Adem Jasharin.

    Gjaku i askujt tjeter nuk eshte derdhe ne Kosove, perpos gjaku i Shqiptareve, jo vetem ne luften e Fundit qe ishte para 13 vjetesh, por edhe gjate gjithe shekullit te kaluar nen Okupimin te Hekurt Serb.

    Kur Boshnjaket bene lufte te madhe jo vetem kunder Serbeve, por edhe kunder Kroateve dhe Forcave Tradhetare te Fikret Avdicit dhe me ne fund fare nuk u zhduken, por perkundrazi fituan nje siperfaqe te konsideruar te Bosnjes edhe pertej asaj qe kishin shume armiqe rreth tyre. Ndersa neve qe ishim me shume ne numer dhe shume me te oragnizuar mendon se do ta hambasim Luften.

    Perkundrazi nderhyrja e NATOS si ne Bosnje po ashtu edhe ne Kosove, e sidomos ne Kosove ishte me shume nje ndihmese e madhe per Serbine se sa vet per Shqiptaret e Kosoves, e kjo me se miri shihet se edhe pas 13 vjete perfundimi te Luftes se Kosoves me shume pyeten Serbet dhe Shteti Serb rreth dhe per Kosoven se sa vete Shqiptaret e Kosoves, e kjo eshte edhe me Pakon me Famkeqe te Ahtisarit.

    Mos te harrojme se krimet ne Bosnje i ka bere Vete Shteti Serb, dhe perkunder saj sa ishin bisedimet paqesore ne Dayton te SHBA-ve, Shteti Serb jo qe eshte akuzuar per krime lufte ne Bosnje, asaj i eshte dhene nje dhurate e madhe, nje shperblim i madh nga Fuqite e Medha si dhe nga SHBA-te, duke ia falur apo duke ia dhuruar 51 % te territorit te Bosnjes - Serbeve, e boterisht dihet se para Luftes Serb ne Bosnje nuk kishte me shume se 25%.

    Gjitahshtu e njejta gje behet me Kosoven. Kur boterisht dihet se krimet ne Kosove i ka bere Shteti Serb, dhe pervec saj sikurse BE-ja, njashtu edhe SHBA-te ne vende ta akuzojne shtetin serb per krime lufte ne Kosove, ata i ndjekin Shqiptaret, ata i ndjekin ushtarte e UCK-se per luften ne Kosove, ndersa Shtetin Serb ja dhurojne Veriun e Kosoves dhe Enklavat serbe.

    Nese ndonje deputet eshte nen hetime per Korrupcion apo Hajni me to do meret drejtesia e Kosoves e JO Eulexi apo Delli.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    18-07-2011
    Vera e vetmisë së H. Th.

    Beqë Cufaj

    Lufta është një vazhdimësi e politikës, duke futur në përdorim mjete të tjera... Të ketë qenë i njohur për Hashim Thaçin, dikur student i historisë, më pas udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky mendim i famshëm i Clausewitz-it, derisa Thaçi, si mijëra e mijëra të rinj të tjerë ëndërronte që ta largonte regjimin e Milosheviqit nga Kosova dhe më vonë, bashkë me shokët e tij organizoheshin në klube shqiptarësh në Zvicër, Austri e Gjermani... dhe më pas shtigjeve të maleve mes Shqipërisë e Kosovës, fshatrave, qytezave e qyteteve të vendit edhe përpiqeshin që përmes luftës, vazhdimësisë së politikës me mjete tjera, ëndrra të bëhej realitet? Kosova të çlirohej dhe shkëputej nga Serbia?

    Nuk e dimë nëse Thaçi e kishte të njohur teorinë e prusianit të famshëm, por ajo që ai me siguri e ka ditur dhe sot e zbaton është: historinë e shkruajnë gjithmonë fitimtarët. Dhe këtu, pikërisht këtu, tek shprehja "fitimtarët" duhet të ketë ngjarë dhe është duke ngjarë një prej keqpërdorimeve, e nëse doni edhe keqkuptimeve të mëdha që Hashim Thaçi po bën. Ai, në mënyrë brutale, herë më e herë pa vetëdije, prej pasçlirimit të vendit e deri në ditët e sotme, është duke provuar që nënshkrimin prej fituesi t'ia mveshë vetëm vetes.

    Nuk ka hapësirë as mundësi, vend as kuvend, rrethanë as rastësi, që mundte dhe guxonte t'i lejonte dikujt ta merrte primatin në fjalë. Edhe kur armiqësia e Thaçit me të ndjerin Dr. Rugova ishte në kulmin e saj - ishte i pari që në rolin e opozitarit "miqve ndërkombëtarë" ua kujtonte dhe ngriste gishtin kërcënues që ishte ai, që kishte bërë luftën dhe Rambouillet-in, çmilitarizimin e UÇK-së dhe krejt proceset e vështira të një vendi e populli të traumatizuar nga njëherë aparteidi e më pas sprova për shfarosjen e një populli.

    Dhe në krejt këtë, Thaçi gëzonte përkrahjen në njërën anë nga mbështetësit e tij të afërt dhe në anën tjetër nga aparati partiak i njohur ndryshe edhe si SHIK. Shumica prej tyre – ish-bashkëluftëtarë e bashkëmendimtarë - e jo pak prej tyre me simptoma të dukshme prej talenteve për të qenë edhe tregtarë. Por të gjithë këta misionarë me detyrën e shenjtë: krijimin e figurës politike me emrin Hashim Thaçi.

    Ngjau ajo që ngjau dhe vetëm pas 8 vitesh opozite "konstruktive", më 20 nëntor të vitit 2007, më në fund u realizua ëndrra e tij dhe e miqve të tij: në pushtet u ngjit Hashim Thaçi. Nga ajo kohë dhe deri më sot - në Kosovë kanë ngjarë shumë gjëra, duke filluar nga Shpallja e Pavarësisë e deri tek rreziku që kjo pavarësi dhe shtetësi të ngecin ku edhe janë. Në një vendnumërim të padëshirueshëm për ne dhe jetik për Thaçin. Sepse në pah, në krejt këto vite të qeverisjes së udhëhequr nga ky Hashim Thaç, nuk po del gjë tjetër pos: herë mesatarizmit e herë sharlatanizmit, herë egoizmit e herë improvizizmit.

    Të jesh i qeverisur nga Hashim Thaçi, pos faktit që është i vetmi politikan në Ballkan që në këmishat e tij i ka të qëndisura me monograme inicialet H. Th., do të thotë të jesh qytetar i gënjyer, mashtruar, tradhtuar dhe maltretuar. Sistemi i Thaçit quhet: sistemi është që nuk ka sistem.

    Dhe me këtë as qeverisje. Shikojani qeverinë e parë. Dhe tradhtitë që ua bëri partnerëve dhe sidomos kryepartnerit tragjikomik me emrin Fatmir Sejdiu. Shikojani qeverinë e dytë e cila më shumë i ngjet një klubi sportiv amatorësh me 6 zëvendës sesa një ekzekutivi shtetëror. Një amalgim prej kaosi dhe dëshpërimi. Sepse kemi të bëjmë me një shprehje mungese vizioni, vullneti, dëshire dhe pune... që vendi të lëvizë nga pika zero. Për të mos thënë minusi, saldo pasive dhe e tmerrshme që çdo ditë po e godet çdokënd.

    Rrethi i Thaçit po ngushtohet. Si asnjëherë më parë, ai këtë verë i ka dhënë vetes për detyrë të eliminojë dhe të asgjësojë ish-miqtë dhe ish-kolegët e tij më të afërt: Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn dhe plot të tjerë. Shkaqet dhe arsyet për këtë konfrontim tash për tash zor se do t'i marrim vesh. Por pasojat i dimë. Ato do jenë fatale. Për Thaçin së pari dhe pastaj edhe për partinë që ai udhëheq(te).

    Kjo verë është vera e vetmisë së madhe për të. Dhe pos atyre inicialeve që i ka të qëndisura në këmishat e tij - zor ta ketë dikë afër që do të mund t'i thotë se çfarë do ta presë nesër, pasnesër... e lëre më në vjeshtën apo dimrin që vjen. Sepse, për të folur sërish me prusianin Clausewitz, dikur studenti e më pas udhëheqësi i UÇK-së i shndërruar në politikanin Hashim Thaçi... politikën, prejse ka ardhur në pushtet, po e sheh, si vazhdim të mbijetesës personale me mjete tjera. Se cilat janë ato mjete - po e ndiejnë në kurriz ish-miqtë e tij politikë. Kurse fare në fund: më së shumti do ta shohë dhe do ta përjetojë vetë H. Th.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •