.....................
.....................
Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 15-07-2011 më 22:27 Arsyeja: Bashkim i shkrimeve!
Dell: Krasniqin e largon vetëm populli
bota Sot
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, është pajtuar me deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, se largimin e njerëzve nga politika në shtetet demokratike e bëjnë vetëm qytetarët e vendit përmes votës së lirë.
“Largimin e kryetarit të Kuvendit, Krasniqi, nga pozita që ka, mund ta bëjë vetëm populli përmes votës”, ka deklaruar Dell për “Jeta në Kosovë”.
Acarimet e raporteve erdhën pas refuzimit të kryekuvendarit Krasniqi për ta bërë një kërkese në Gjykatë Kushtetuese për interpretim të neneve ligjore që flasin për imunitetin e deputetëve.
Por ditë më parë vet Dell paragjykoi qëndrimin edhe më tutje të Jakup Krasniqit në postin e të parit në Kuvend me qëndrimin që ai po mban ndaj çështjes së imunitetit. Ambasadori Dell ka thënë se nuk do të ketë bashkëpunim me ata që pengojnë procese të rëndësishme.
Kantrimen: Krasniqi t’i drejtohet Gjykatës për opinion mbi imunitetin
Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen, i bëri thirrje Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi që Parlamenti t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për opinion lidhur me imunitetin e deputetëve. Zyrtari i lartë amerikan në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndalet edhe tek roli i Ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell për të cilin thotë se gëzon besimin e plotë të Uashingtonit.
Pyetje: Zoti Kantrimen, ju faleminderit për kohën që na kushtuat. Le të fillojmë me Kosovën. Duket se ka paqartësi për sa i përket procedurave që duhen ndjekur për heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetime. Të krijohet përshtypja sikur palët duan t’ia lënë njëra-tjetrës përgjegjësinë se kush do ta hedhë hapin për këtë nismë. Cili është mendimi juaj?
Tomas Kantrimen: Më lejoni t’ju përgjigjem duke thënë se gjëja më me fat në historinë e Shteteve të Bashkuara është se, kur ishim një republikë e re, kur sa kishim fituar pavarësinë, ne patëm një brez politikanësh që mendonin se kushtetuta dhe respektimi i ligjit ishin më të rëndësishme se politika. Që nga ajo kohë, kjo ka qenë në themel të stabilitetit tonë. Pyetja që ju shtroni nuk ka të bëjë vetëm me paqartësinë ose shmangien e përgjegjësive, por është një çështje po aq e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës sa atëherë, kur Shtetet e Bashkuara ishin një vend i ri. Ashtu siç u shpreh edhe ambasadori Dell në intervistën për Zërin e Amerikës, kjo ka të bëjë me atë nëse Kosova dëshiron të jetë një shtet ku sundon ligji apo ku sundon politika. Dallimi është thelbësor. Ajo që presim të shohim sot, janë udhëheqës që vihen në krye, të cilët marrin përgjegjësi për institucionet që drejtojnë dhe për rendin kushtetues të vendit. Kjo është ajo që ne presim nga Kryetari i Parlamentit, zoti Krasniqi, as më pak e as më shumë. Pra, se është koha të tregohet që Kosova është e aftë të ketë të njëjtat standarde të sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët e saj, përfshirë anëtarët e parlamentit. Gjykata Kushtetuese duhet të japë opinionin e saj, për të sqaruar disa nga paqartësitë që përmendni ju, por Gjykata nuk mund ta kryejë detyrën e saj nëse parlamenti, dhe konkretisht kryetari i tij, nuk janë të gatshëm të kryejnë detyrën. Nëse nuk e bëjnë këtë, nëse bien pre e tundimit për të mos bërë asgjë dhe për t’u mbrojtur pas imunitetit parlamentar, kjo nuk do t’i shërbente sundimit të drejtësisë në Kosovë. Kjo do të dëmtonte emrin e Kosovës jo vetëm në Bruksel, por edhe këtu në Uashington. Pra është koha që të mos drejtohet gishti tek tjetri për përgjegjësinë, por që parlamenti të mbajë përgjegjësi për vendimet e veta.
Pyetje: Por përse duhet pritur që rekomandimin ta bëjë parlamenti dhe jo qeveria, siç thotë zoti Krasniqi?
Tomas Kantrimen: Për dy arsye. Së pari, Kushtetuta e Kosovës, ashtu si ajo e Shteteve të Bashkuara dhe si shumë të tjera në Evropë, parashikon ndarjen e pushteteve, mes ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Që dega ekzekutive të kërkojë opinion për imunitetin e legjislativit, kjo e dëmton parimin e ndarjes së pushteteve. Së dyti, çdo institucion duhet të jetë përgjegjës për veten e tij. Nuk ka dyshim se kjo është një çështje shumë serioze. Ajo që duhet të sqarohet është se sa i gjerë është imuniteti që ofron Kushtetuta për anëtarët e parlamentit. Në se anëtarët e parlamentit, nuk janë në gjendje të marrim përgjegjësi për veten e tyre, dhe, në bazë të kushtetutës, të kërkojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo do të ishte një ditë shumë e keqe dhe një precedent shumë i keq për atë që ne presim nga udhëheqësit politikë. Kryetari i parlamentit duhet të marrë një vendim, ashtu siç morën politikanët në historinë e Amerikës, nëse dëshiron të veprojë si një politikan tipik ballkanas, apo dëshiron të kujtohet në histori si një politikan që, në një moment jetik të historisë së një vendi të ri, u tregua i vendosur.
Pyetje: Çfarë tregon një rast i tillë për funksionimin e institucioneve në Kosovë, pra në një moment kur bëhet fjalë për akuza serioze, gjithë energjia harxhohet për procedurat?
Tomas Kantrimen: Është e natyrshme që, në një shtet i cili ka qenë i pavarur për vetëm 3 vjet, të ketë manovra procedurale, para se të gjendet përgjigja e duhur. Megjithatë, mua më ka lënë mbresë pjekuria e sistemit politik të Kosovës gjatë vitit të fundit. Ai nuk është i përkryer, nuk është aq i efektshëm dhe aq i pastër sa ç’meritojnë qytetarët e Kosovës, por megjithatë shumë çështje të komplikuara politike dhe ligjore i ka zgjidhur si duhet përmes Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e ka angazhimin për të kryer detyrën e saj, qeveria e ka angazhimin për të kryer detyrën e saj, tani i takon parlamentit të tregojë të njëjtin angazhim.
Pyetje: Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të angazhuara në Kosovë që nga dita e parë e pavarësisë. Sot Ambasadori Dell po luan një rol shumë aktiv, kam këtu parasysh rastin e zgjedhjes së presidentit apo edhe tani për çështjen e imuniteteve. Kjo mund të ketë krijuar perceptimin se ambasadori amerikan mund të jetë angazhuar më tepër se ç’duhet, duke e kapërcyer rolin e tij. A është angazhimi i tij i justifikuar? Ai po përpiqet të ndihmojë, por a nuk mund të sjellë pasoja të kundërta kjo për një vend të ri, që po përpiqet të rritet?
Tomas Kantrimen: Komenti im i parë është se edhe ata që e kritikojnë duke thënë se ai është shumë aktiv, kërkojnë ndihmën e tij. Ne nuk ndihemi të turpëruar nga fakti që gëzojmë një besueshmëri të madhe në Kosovë, që banorët dhe politikanët e të gjithë spektrit politik, na besojnë si një palë që vepron në të mirë të Kosovës dhe jo si një palë që vepron në të mirë të këtij apo atij politikani, për këtë apo atë parti. Ky është roli që luajnë Shtetet e Bashkuara në Kosovë. Dhe ambasadori Dell e bën këtë punë jashtëzakonisht mirë. Ai gëzon besimin e plotë të Uashingtonit në këtë drejtim. Pa dyshim është e vërtetë se me pjekurinë e demokracisë në Kosovë, do të ishte plotësisht e drejtë që roli i Shteteve të Bashkuara të ishte më shumë ai i një partneri dhe më pak ai i një këshilltari, ose i një “vëllai të madh”, në se mund të shprehem kështu, çka nuk ka qenë kurrë synimi ynë. Dhe Kosova do të arrijë në këtë pikë. Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjë Kosova, qeveria, publiku dhe shtypi, është të çojë përpara marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Ne do të donim të shihnim që Bashkimi Evropian të gëzonte të njëjtin respekt në Kosovë që kanë Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ishte rruga e Kosovës drejt pjekurisë së plotë të demokracisë së saj.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Nuk ka te drejte te kerkoje kete gje. Ne shqiptaret qe jetojme jashte vendit, e dime kete gje mire nga praktikat e vendeve perendimore. Askush nuk mund te kerkoje nga Kuvendi qe ky - si vete ligjdhenesi, si "nena e ligjit" - te pyes Gjykaten Kushtetuese per interpretim/kuptim te Kushtetutes. Ambasadori Dell duhet te gjeje rruge tjeter per ta cuar kete ceshtje prane Gjykates Kushtetuese.
EULEX, si Haga
Zijadin Gashi | 16-07-2011 09:12 CET
Misioni i EULEX-it mbetet në kërkim të zgjidhjes për heqjen e imunitetit deputetëve që janë nën hetime. Një rezolutë e Kuvendit të Kosovës për imunitetet e cila do t’i dërgohej Qeverisë për kërkimin e mendimit nga Gjykata Kushtetuese, konsiderohet se do të ishte i mjaftueshëm për këtë mision që të vazhdonte me ekzekutimin e vendimit për arrestim që i ka mbetur në sirtar. Për realizimin e këtij qëllimi, pritet që të aktivizohet edhe diplomacia dhe zyrtarë nga BE-ja, të cilët do t’i shtojnë trysnitë mbi kryetarin e Kuvendit që të gjejë zgjidhje për imunitetin.
Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, ka kohë që i ka informuar përmes një shkrese kryeprokurorët e EULEX-it se zbatimi i urdhërarrestit për një deputet kërkon mendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi që deputetët i mbron imuniteti.
Burime të “Zërit” thonë se EULEX-i po synon që me arrestimin e parë të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, të krijohet precedent edhe për raste tjera që besojnë se do të ketë në të ardhmen e afërt.
Ky burim thotë se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese do të hapte rrugë përfundimisht për çdo rast, kurse një rezolutë e Kuvendit, do të ishte një precedent për raste të tjera, ngase, sipas tij, Kuvendi i Kosovës po shndërrohet si vendi ku po fshihen njerëzit nën hetime prapa imunitetit.
Rasti i parë që EULEX-i kërkon ta zgjidhë është ai i deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj. Bazuar në disa dosje të ish-administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, si dhe disa hetimeve shtesë të EULEX-it, Limaj dyshohet nga drejtësia e misionit të BE-së për krime lufte. Deputeti Limaj kishte fituar tashmë një betejë me këto akuza në procesin ndaj tij në Tribunalin e Hagës. Madje, edhe forma se si mendohet që Limaj të vihet para drejtësisë u ngjason veprimeve që shfrytëzon Haga.
I njëjti burim thotë se taktika që EULEX-i dëshiron të përdorë në këtë rast është që të kryhet arrestimi dhe mëpastaj të fillojnë hetime shtesë dhe mbledhje e dëshmive. Një veprim i tillë u ngjason atyre që aktualisht po bën Tribunali i Hagës ndaj Ramush Haradinajt. Dallimi është vetëm vendi se ku po zhvillohen proceset.
Mirëpo, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, të cilat EULEX-it ia ka sqaruar edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, një deputet i Kuvendit të Kosovës që mund të jetë nën hetime dhe të paraqitet edhe para gjykatës dhe madje edhe nëse shpallet fajtor, ai nuk mund të arrestohet përderisa të merret vendimi i shkallës së dytë, apo vendimi i prerë.
Në këtë rast, Kuvendi vendos t’i heqë imunitetin deputetit vetëm nëse ai shpallet fajtor. Një përkufizim i tillë kushtetues u ka pamundësuar prokurorëve të EULEX-it që përmes organeve të drejtësisë të procedojnë çështjen tutje në ekzekutim dhe arrestim.
Po ashtu, edhe rruga që e ka kërkuar EULEX-i që çështjen e arrestimit ta zgjidhë përmes rezolutës së Kuvendit me të cilën i kërkohen veprime qeverisë drejt Gjykatës Kushtetuese, duket të jetë pak e besueshme se do të realizohet.
Një votë e Kuvendit, me shumicë PDK-në, pro-rezolutës që de fakto do të nënkuptonte pro-arrestimeve të reja për krime lufte, edhe atë të njërit prej figurave kryesore të luftës së UÇK-së, mund të përcillet me pasoja të rënda politike për partinë dhe liderin e saj Hashim Thaçi. Po ashtu, në PDK janë të vetëdijshëm se pas Limajt, menjëherë pas mund të arrestohet edhe një deputet tjetër që ndërlidhet me rastin Bllaca.
Për këto sfida, janë të vetëdijshëm edhe ndërkombëtarët. Ata tani, sipas të njëjtit burim që është shumë afër gjithë këtij procesi, do të përdorin edhe metodat e presionit diplomatik mbi Kuvendin e Kosovës, sidomos mbi kryetarin Krasniqi, por edhe mbi qeverinë e Thaçit. Shtimi i presioneve ndaj Kuvendit, sipas këtij burimi, mund të çojë edhe te dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili kohët e fundit duket të mos jetë aspak në vijë me qëndrimet e disa diplomatëve perëndimorë.
Por, Krasniqi ka thënë se ai nuk po bën asgjë që nuk është në harmoni me ligjin dhe se në Kuvend ai do të jetë në vazhdimësi për zbatimin e ligjit.
zeri
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Krasniqi i përgjigjet me “Jo” EULEX-it
16-07-2011 09:18 CET
Përkundër presioneve të vazhdueshme politike, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka lëshuar pe sa i përket çështjes së imunitetit të deputetëve që janë nën hetime. Ai të premten në orët e pasdites ia ka kthyer përgjigjen negative, shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se letra që i është dërguar EULEX-it, nuk ka pësuar ndryshime përmbajtjesore nga drafti i parë.
“Letra ka mbetur e njëjtë. Ka pasur disa ndryshime, të cilat më shumë kanë qenë gjuhësore, se sa përmbajtjesore”, tha ai.
“Ne ia kemi bërë të ditur EULEX-it, se iniciativën për heqjen e imunitetit mund ta bëjë vetëm Prokurori i Përgjithshëm, bazuar në Nenin 9, pika 3 e Ligjit për Deputetët”, ka thënë Krasniqi.
Sipas draft-letrës, të cilën e kishte siguruar gazeta “Zëri”, potencohet se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, qeveria vetë mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetit.
“Në rastin konkret, do të ishte normale që qeveria e cila ka shprehur interes për një rezolutë të tillë, ta paraqesë këtë iniciativë në Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë sipas rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimi i saj do të bëhet në pajtim me rendin e përcaktuar në rregulloren e Kuvendit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Jakup Krasniqit. Sipas kësaj letre, nuk ka nevojë të miratohet një rezolutë përderisa qeveria me Kushtetutë i ka të përcaktuara të drejtat e saj në këtë drejtim.
Ndërkohë përpos ambasadorit Dell, edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, se ai po e pengon heqjen e imunitetit të deputetëve që janë nën hetime.
Mirëpo, Krasniqi vazhdon që edhe më tutje të mbetet i palëkundur në qëndrimet e tij. I pyetur nga gazeta se si i komenton ai deklaratat e Countryman, Krasniqi ka thënë se ai vetëm po e bën punën e tij, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Të shohim, java e re, nafaka e re”, ka thënë në fund Krasniqi. “Ashtu siç u shpreh edhe ambasadori Dell në intervistën për Zërin e Amerikës, kjo ka të bëjë me atë nëse Kosova dëshiron të jetë një shtet ku sundon ligji apo ku sundon politika. Dallimi është thelbësor. Ajo që presim të shohim sot, janë udhëheqës që vihen në krye, të cilët marrin përgjegjësi për institucionet që drejtojnë dhe për rendin kushtetues të vendit. Kjo është ajo që ne presim nga kryetari i Parlamentit, zoti Krasniqi, as më pak e as më shumë”, është shprehur Kantrimen në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Po mbaroj nga te qeshurat![]()
Trimat si puna jote, gjithmone ne "femininat" i kemi pasur qejf. Sidomos kur hiqeni si pasanike. Jeni mjaft te kendshem edhe ne muhabet kur tregoni "bemat" ne Gjermani e Zvicer. Vetem se jeni pak shpiuna dhe perfundoni si kullese makaronash.
P.S. Sa per te te heq kuriozitetin jam 187 cm dhe 89kg.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
bota sot
--
Lmaj: Mund t’më fusin në burg, por jo t’më eliminojnë!
Ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limaj, në një deklarim televiziv, u ka bërë me dije të gjithëve se mund ta harrojnë idenë se mund ta eliminojnë politikisht.
“Edhe nëse më fusin në burg, kurrë nuk mund të më eliminojnë. Le ta harrojnë. Mund të më eliminojë vetëm vota e popullit”, ka thënë Limaj në emisionin "Debat" në RTK.
Ai ka pohuar se nëse imuniteti nuk i merret në Kuvend me 61 vota, çdo veprim tjetër do të jetë i paligjshëm. Limaj ka pohuar se edhe mund ta arrestojnë në ndërkohë, por këtë familja e tij do ta konsideronte si kidnapim.
Deputeti i PDK-së është treguar i gatshëm për ballafaqim me drejtësinë, duke thënë e di se do të dalë prapë i pastër, si në rastin me Ministrinë. Ka shprehur bindjen që rrjedhimisht nuk ka asgjë në rastin që po akuzohet.
“Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Agim Çeku, Kadri Veseli, Ramë Buja, që të gjithë e dinë se unë nuk kam qenë në Kosovë, në kohën për të cilën akuzohem. Të gjithë e dinë”, ka thënë Limaj.
Shpërndaje Komente (19) Kthehu | 16.07.2011
Z..Limaj do te del fitimtar prap por vullneti i popullit eshte qe ti pergjigjet seancave ne menyre qe te krijojm nje kultur te ndritshme. Fatmir Limaj ka kontribuar jashtzakonisht shume per Kosovesn edhe do te kontribon prap.
DRENICAKI 16.07
Haga nuk mujti mi denue, Eulexi beni boll zhurm per ministri po deri me sot kurgja , atehere une nuk po di se qa po dojn me te ? Veq hajde te denojm ? Vetem kqyerni sa te pa drejt jan nderkombtaret : Kerkojn drejtesi kurse ate vet nuk e praktikojn, kerkojn qe te mos shkelet ligji e ate vet e shtrejn per toke duke e shkelur, kerkojn kerkush mbi ligjin kurse vet hypin edhe mi zotin, kerkojn te respektohet shumica kurse vet e respektojn pakicen ( eshte rasti i 5 shteteve qe ende nuk e kan njofur kosoven ) kta vendimin e ktyre 5 shteteve e marrin si vendim te shumices dhe thojn se eulexi eshte neutral ndaj statusit , burgosin shqiptar sa te munden ne emer te krimeve te luftes, i ndjekun shqiptaret bash si maca minin etj etj etj etj
Labi 16.07
Mas lufte qesi komandanta te vet shpallen neper kafe tui fol e tui rrejt popullin kemi pre e gri sa kemi mujt ne luft shki kishe kur ja nisi haga me i marr ne pytje do ata tjert u kthyn jo mor ne kuzhin kemi pre sallata ju dulen rrenat ne shesh. Po i kthehna zotit limai po ku mundet ty me te likfidu populli kur ju e keni likfidua moti popullin vet ja keni marr kashaten e gojes.per me e ba njeri ghjith at pasuri qe e keni ju dhe hajnat e juv duhet gjih jeta me te shku tui punu dit e nat me bab e vllazen
agron 16.07
Valla more Bardhi, me pas kon bisht i Limajt se nuk kishe mujt me dit se ku o kone Limaj ni nat pa u vra ai e ni nat pa u vra ky.Rrej bre burre per toke nashta t\'beson dikush, se pi jep qaq hajat qi as mu spo ma mush menen se jo tjerve.Qisi mileti si shiptart hale skom pa.qysh muni me ja fut kot pa pas asni fakt te gjall kunder atyne qi po folni.Ani kur po qkrujn shumica qi as para lufte as gjat lufte nuk jon kon n,Kosove,pom doket qi neve kurgju sna ka gjet qa u duft mo na gjet.Te shohum ni her qa po thot gjykata e tona i shajna bashk,se tybe ata qi kan bo diqka nuk um dhimen edhe mi vra, veq me fol pa kurfar karari nuk e han udha hiq.
Destan Begu 16.07
me vjen shum keq kr dikush nga nderkombetaret me ndihmene serbis apo te beogradit zyrtar kan deshir ta eliminojn me largim nga politika e kosoves dhe njihereit ta dobesojn ket politk deri ne at moment ku vet te luajn si hokej ne te;por edhe shum komentator te pa shpirt dhe me zemer te shkaut menzi po presin qe fatmiri me shok te burgoset dhe te kthehet perseri regjmi i serbis;kur shqiptari se mbron shqiptarin nga nderkombetaret ta din se nuk mujn as veten e familjen e vet ta mbrojn;nderkombetaret se kan qliruar kosoven dhe ta din se vend nuk kan aty me ber qka te dojn sepse nuk jan keta per drejtesi sikur tshin per drejtesi kahere i kishin gjetur 2500 viktima te pa fajshme shqptare se nuk dhet ku jan ne serbi dhe ne radh te par keta nderkombetar jan edhe hajna po me doket .AMERIKAN DELL dhe jam i bindur qnd per qind se asht i korreptuar ne firmen BEKTEL TE AUTOSTRADES SEPSE KJO FIRM AMERKANE E KA FITUAR TENDERIN DELLI PER KET DHET TE HETOHET .
luftetari 16.07
Lereni demagogjine z.Lima,çdo gje e keqe gjat lufte dhe pas lufte qe eshte sajuar ne dem te popullit shqiptar eshte rezultat i juaj,Thaqit,Jakupit,Xhavitit,Rexhep Selimit dhe disa tjere qe tani me boterisht dihen dhe njihen. Patriotizmi juaj eshte falso sikurse edhe i Klanit te juaj.Keni likuiduar njerez me metoden enveriane.Demi eshte i madh.Analistet kur te analizojne veprimet e juaja gjat lufte dhe pas lufte,pa drojtur prej SHIK-ut famkeq,do te kuptojne se Klani juaj aq sa e ka ndihmuar Kosoven,gadi me shume e ka degraduar ;ne fushe te luftes dhe ne ndertim te shtetit te Kosoves deri edhe sot.Kosoves ju ne lufte ia keni plagose krihet,varros kembet ndersa pas lufte pokeshtu,e keni vazhduar avazin ne fushen materiale dhe te ndertimit.Sot do te ishte patriotizem t\'i hapni letrat dhe te rrefeni kush çka ka bere ne keto dy periudha te shkurtera por te rendesishme per historine e popullit tone.Ket koment po e shkruaj si ngushllim,atdheut,dhe familjeve qe padrejtesisht ua kene vrar burrat
DENISI 16.07
shifeni figuren e prishte qe e ka,tashe po del se kta komandantat nuk jane kane ne kosove ne ate kohe aaa.Po ju po thoni se keni luftu tane kohen qe eshte kane lufta.Po jeni tu shku tu ja qite vetite rrenat se jeni tu harru qka keni fole para nje muji.Ti je ai more pise qe gjdo njeri qe eshte vra kundershtare te tu politik te LDK,nje nate pare se me u vra Uke Bytyqi je kane ne shpie te ati qe e ka vra edhe ate deri ne oret e mengjesite.Ti je ai qe me jakupe krasniqine edhe banden e juje te kriminelve keni festu nje jave kure eshte vra Komandante Drini,ti je ai qe ke qen ne shpin e ati nje nate pa u vra kryetari i komunes se Klines Ismet Raci.Tashe dele ktu e me baheshe kingje i bute kishe.Ju komandantve te vetquajture edhe me ju vare ose vra eshte gjuna duhet me ju ba si Ben Ladenite me gjujte ne deti me ju hupe faren.Bota ju lutem botone komentin.
bardhi 16.07
dikush eka makinen e te hollave,na jep te holla me bollekdikush e ka fabriken e armeve dhe mund tna jep arme sa te duam dhe municion sepse dikush na e din mir mentalitetin dhe mendjemadhesin ,kokefortesin,dhe bajraktarizminqe e lakmojm,tgjitha keto veq per vllavrasje.ai qe te jap diqka mallra ai te ka ne dore,dhe kur te don ai te mbyll,kur mebetet njeriu pa askend ku te drejtohet veq te zoti ai na ka krijue dhe ai na merr jeten ai e din kur.pershendetje dhe shendet per tgjithzenel gubetini nga vushtrria-britani
zenel gubetini 16.07
Disa politikan vendas dhe nderkomtar mendojn se burgosja e zotit Limaj doti shptoj ata mirpo dote ndodh e kundrta nese vjen deri te burgosja e Fatmir Limajt dal ngadal gjith qka dote zbulohet dhe fajtoret kryesor dotjen ata qe duhet te prgjixhen para drejtsis ejo zoti Limaj te beht KURBANI i tyre e sidomos disa shpiun te UN-NATO dhe disa politikanve tan qe veq jan ber te shitur me zotin Limaj nuk dote ndohe siq ndodhi me zotin Haradinaj por dote zbulohet e vrteta----???
Musa 16.07
Disa politikan vendas dhe nderkomtar mendojn se burgosja e zotit Limaj doti shptoj ata mirpo dote ndodh e kundrta nese vjen deri te burgosja e Fatmir Limajt dal ngadal gjith qka dote zbulohet dhe fajtoret kryesor dotjen ata qe duhet te prgjixhen para drejtsis ejo zoti Limaj te beht KURBANI i tyre e sidomos disa shpiun te UN-NATO dhe disa politikanve tan qe veq jan ber te shitur me zotin Limaj nuk dote ndohe siq ndodhi me zotin Haradinaj por dote zbulohet e vrteta----???
Musa 16.07
Faktet po flasin qe z Limaj eshte i pa fajshem sken qa mi bo
gari 16.07
jo more po mendoni me vjedh me vran te pafajshem.e mshefni mas imunitetin.veq ne shqipri dhe ne ks.behet kjo me imunitet ne tjera vend nuk te vet akuzohesh meniher te kap edhe te vendi.po keta jan te gjith me m.. te perlyer.kushtetuta nuk ka arrdh prej zoti njerzit ekan bo kushtetuten .si e ndryshut per presindetin edhe imunitetin hekne prej kushtetutes.pse qytetari mi vjedh 1 euro fusin ne b urg e keta kastraveca me miljona vjedhin. dhe i bron imuniteti duhet krejt me jek me ligj ket imunitet.dashi me perparu se dryshe politikat e rjepen kosoven e lima qysh eke ly eke gjet ishalla nuk del kurr prej bires
austriaku 16.07
E ke hanger kep te shkupit prej hashimit!!!!!!
kepa 16.07
Pershendetje e more Fatmir Limaj a nuk u rrase mend ne Sloveni ather po zoti te pshtoj dole i paster te priti Populli si Hero te Vertet pate koh te Mendosh nuk dite ja pafsh hajrin un mendoj qe ti je i paster po ta dinte Populli si un kurr nuk te kish lshu por kta shokt e tu qe rrishin neper Hotele te Tiranes e /Konfliktin/ Luften e kan pa vetem ne TVnuk kan meshir se jan marr vesh qysh para lufte qka me ba e qysh me na e ba pra kshtu ka ndodh edhe ne 1945 ne jugo ne Shqiperi e hiq mos u qudit ishalla zoti esht me ty e pshton se i ri je e ki koh me mendu.
ZOGU 16.07
per qaushine more pleher ku pe dine ti se kushe kujna ja ka ba kulaqin.apo hajte futja ketu komente se kushe nuke edin se kushe qa po shkruan,une nuke jam simpatizant i pdk por nuke ben te dalesh ketu e te shkruashe keso feliqesirashe si ti more i ndyer se eshte turpe.po njerzit si ti lypin edi ti qa
eleganti montreal 16.07
Une kisha dashte qe, te gjithe hajnat dhe kriminelat, te dalin te pafajshem, qe do te thot, te mos jene, as hajna e as kriminela, po dikush Kosoves ja bani keto te zeza. Ish kane mire Fatmir, me i trgue Kosoves, kush e solli ne kete hall, kush e vrau, kush e dhunoi, kush e vodhi dhe kush tani po e torturon Kosoven, ne e dime qe ti vet nuk mundesh me i ba te gjitha keto, po nisu prej vetes e tregoj edhe shoket tu, ndoshta akuzohesh per gjana qe nuk i ke ba, po tregoj ato qe i ka ba, te pakten per hire te Kosoves, keni rrezikue shume per Kosoven, dikush ne lufte e dikush neper hotele e bordele, dikush n`istikame e dikush n`fotele, e tash shumica jeni ne fotele, e disa neper shatorre edhe pas kaq vitesh pas lufte. Pranoni gabimet qe i keni ba, mos pritni qe populli tua hjek maskat, se populli i di te gjitha, te gjitha i ka pa dhe i ka vuejt me lekuren e vet. Drejtesi ndoshta vonon, por kurr nuk harron. E di qe e keni zor, se keni hy ne histori si heroj, po si dote dilni prej saje, mos vet
Alem Qukalia 16.07
ketu po shifet qart se nuk ka te beje fare me drejtesin por me politiken e pa skrupullt qe egziston ne kosove .
bajrami 16.07
E kishin testuar arushen se sa esht e dashur per klyshin e saj , e kishin futur ne nji kafaz ku bazamenti (dyshemeja shkonte duke e mar temperatur (, duke u nxe ) arusha duke e par te voglin e vet ne ket situat e muar dhe e qiti ne qaf , por temperatura gjithnji vinte duke u rrit dhe arushes nisen ti djegen kembet , e me ne fund duke mos mundur me te i perballoi djegjes te voglin e saj e futi nen kembet e veta e ishpetoi djegjes I DUA TE GJITH PO SIKUR VETEN ASKEND) P O P U LL I
SHAL E BAJGORES 16.07
po more lim qeni keq ta bjen ujkun ne torisht ju e qut menje gisht vet thaqin tash pritne mujshi me prit tonve don meju rras ne qus si ramushin sija boni kulaqin ashtu tye me shok ka mejau boe shpejt osht nje rac e qene aj person qe sjellet mir e kqyr e man ijap ushqim ne fund qato e han
qaushi 16.
se mohon askushe ndihmen amerikane,pore po te pyse ty ku ishte athua ky zoti delle kure ne 1998-90ju morre kosoves kushtetuta nga serrbija pse ky zotri nuk u kujdes ne ate kohe te mbronte ate kushtetut dhe te mose lejonte dhunen sistematike serbe debimet masive nga puna poashtu edhe largimine nga dhuna e mese 600mije shqiptarve nga kosova.
Nuk thashe jam trim, por prostive si ti ua mbushi vrimen. Rob me tradite qindvjecare nenshtrim mo, te merr malli per te. Tregojne postimet tua, more kry si lope me pellitje kunder ceshtjeve kosovare, por kur te tregova cfare morri je ti per kosovare, u kthjelle. >Robin ta rrotulloj sa here e kerkon, kopil greku.
Kosovaret nuk shiten pasanike. Lexo forumin, kudo marin pjese ne biseda ku mbjellet morali, ku u mesohet nenshtrakeve si ti dinjiteti. Per shembull qe nuk shitet motra ne Itali apo ne Serbi per leke, nuk regjistrohet njeriu grek per leke. Kosovaret per bacilet si ti jane antitrupa, kundershtare natyrale.
Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 16-07-2011 më 12:24
Krijoni Kontakt