Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin
    TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se nuk do të ndjekë sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar por do të vazhdojë me reformat ekonomike duke mos rritur taksat por duke rritur pagat dhe pensionet.

    Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar PD, Berisha nënvizoi se qeveria do të vazhdojë me reformat ekonomike, dhe se modeli ekonomi i Shqipërisë funksionon. "Ka qenë i sukseshëm, dhe është shoqëruar me investimet më të mëdha në infrastrukturë dhe në rënie të ndjeshme të papunësisë. Janë shifra reale"- nënvizoi Berisha.

    BASHKEPUNIMI ME OPOZITEN
    Fillimisht kryetari i maxhorancës u ndal në vizitën që zhvilloi javën e kaluar në Bruksel, ku ishte i futar në samitin e Partisë Popullore Europiane.

    Kryeministri përshëndeti 35-vjetorin e themelimit të Partisë Popullore Europiane. Ai vlerësoi takimin me liderë të shteteve, si Merkel, dhe zyrtarë të lartë të PPE si moment “i shkëlqyer” për të informuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe rezultatin e tyre.
    “Përgëzimet ishin shumë të përzemërta. Ne dhamë garanci të plotë se qeveria do bëjë reformat dhe do bashkëpunënojmë me opozitën në kuadrin ligjor e Kushtetues dhe me çiltërsinë më të madhe”- informoi Berisha deputetët e grupit parlamentar të PD-së

    REFORMAT EKONOMIKE
    Duke u ndalur në krizën ekonomike botërore, si një pikë kyçe e diskutuar edhe në Bruksel, Berisha tha se “Modeli ynë ekonomik, është model i suksesit” dhe vlerësoi si një nga arritjet historike të këtij vendi suksesin e reformave ekonomike.

    “Këto bënë që Shqipëria të ketë rënie papunësie, dhe kjo është reale. Bënë që Shqipëria të vazhdojë projektet e saj transformuese të vendit, të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme rritjen e rrogave e pensioneve, ndërkohë që vendet e tjera i kanë ulur rrogat dhe pensionet, dhe u kërkohet të bëhen sërish ulje”

    "Jo vetëm që nuk pësuam rënie të të ardhurave, i dyfishuam në një hark kohor 4 vjecar"- nënvizoi Berisha, duke cilësuar sukses privatizimin e disa koorporatave të mëdha.

    “Modeli ynë ekonomik funksionoi pavarësisht nga lumi me baltë që u përpoq të hedhi opozita"- tha më tej ai.

    BERISHA KUNDER FMN
    Kryeministri shprehu “mirëkuptim” për disa nga kërkesat që FMN përcolli për Shqipërinë nëpërmjet kreut të këtij misioni, Gerwin Bell, por u shpreh hapur se nuk do i zbatonte, i bindur se "modeli ekonomik që ka ndërmarrë funksionon”.

    “Kam mirëkuptim për disa kërkesa që FMN ka bërë për vizitën e fundit. Nuk mund të them të rrisim taksat. Nuk do i rrisim, do rrisim performancat. Besojmë se duke konsoliduar disiplinën fiskale dhe mos rritur takstat krijomë më shumë vende pune. FMN jo pa arsye kërkoi rritje të taksave, duhet të jemi realist por modeli ynë funksionin. Kemi nevojë për biznese dhe suskes të biznesit”- tha Berisha duke nënvizuar “Do qëndrojmë vendi me taksa më të ulëta në Europë.”

    Sa i përket shqetësimit për rritjen e rrogave, Berisha tha “Kjo është e kuptueshme, por kjo ka të bëjë me investimet në burimet njerëzore, ndaj dhe ne do vazhdojmë me politikën e rritjes së rrogave, jo vetëm se është zotim elektoral por besoj se investimi më frytdhënës ështe tek njeriu ".

    Më 23 qershor Misioni i FMN-së, i kryesuar nga Gerwin Bell vizitoi Tiranën për të analizuar rishikimin e buxhetit të këtij viti, dhe borxhin publik. Ai porositi rritjen e taksave, dhe mosrritje të pagave. FMN-ja këshilloi gjithashtu të ulet borxhi publik në 50 për qind të PBB-së, nga afro 60, që është aktualisht, por kjo do të arrihej në pesë vjet.

    Prit tash kur të vijnë nga Evropa: "Aman o Sali na ndihmo se jemi keq me ekonominë. Na jepni modelin tuaj se mbaruam".
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    FMN jep fonde vetem at`here kur shteti mer masa diciplinore te rrepta duke rritur taskat sic eshte duke bere Greqia

    ky rast eshte i njejte me Kosoven qe nuk i ul pagat dhe nuk i permbahet rregullores se FMN-s perderisa eshte ashtu sdo perfitoje asnje fond!
    Po pse eshte Greqija para falimentimit nuk e kane fajin shqiptaret,e kane vet fajin greket.Atehere pasi grekete me vet fajin e tyre,me keqmenagjim dhe para falimentimit,atehere pse po i ndihmon FMN-ja.A ka pasur rekomandime nga FMN-ja Greqija para se te ndodhin keto,nese po,pse lejon ndihmat e tilla edhe perkunder padegjueshmerise greke.

    Sec kam nje pershtypje se kjo FMN,jo rralle here ka gabuar,kemi rastin ne Kosove kur ndaloi 140 milion euro gjersa Greqise i jap me miliarda,dhe ate pa mbulesa,sepse po i jep nje shteti qe eshte duke falimentuar.Po te ishte ne nje gjendje te tille Shqiperija a besoni se do e jepte te njejten ndihme edhe per Shqiperine??


    BE aprovon ndihmën urgjente për Greqinë

    Publikuar: 03.07.2011 - 11:20

    Bruksel, 3 korrik - Ministrat e eurozonës hapën rrugën për Greqinë që të marrë fondet urgjente për të shmangur falimentimin, por tërhoqën vërejtjen se do të duhen javë për të për të mbyllur pakon e re të shpëtimit.

    Greqia pritet t’i marrë 12 miliardë euro nga BE dhe FMN më 15 korrik, pasi që ministrat miratuan këstin e pestë të kredise prej 160 milionë dollarësh, raporton REL.

    FMN-ja pritet që të hapë rrugë për pjesën e saj të këstit prej 3.3 miliardë eurosh në javën e ardhshme. Eurozona ia jep Greqisë 8.7 miliardë euro.

    Ministrat e financave pas takimit përmes një deklarate kanë thënë se do të përcaktojnë javën e ardhshme detajet e pakos së dytë të shpëtimit për Greqinë, përfshirë pjesëmarrjen në sektorin privat.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    E di si eshte kjo pune, hani ca te hani nga Berisha se nje dite per lesh e ka dhe ekonomia shqiptare.Berisha nuk eshte budalla kur thote se nuk do te rrise taksat, pra eshte e pa mundur.
    Berisha kerkon privatizimin sa me te shpejte , te rrise rrogat e pensionet me ato para, te krijoje performance per stabilitet dhe te marre keshtu sa me shume kredi te ulta apo borxhe.Nje dite pas kesaj europa mund te lahet me " breket e Sheros".Atehere do te jete europa e interesuar per te shpetuar gjendjen.Pra do te bleje per 5 lek pacavuren e ndertimeve shqiptare ne bregdet,tashme te falimentuar, do te rindertoje shqiperine nga e para me pronare te huaj dhe forca pune free.Kush do te jene bisnesment qe do te mund te hedhin parate ne shqiperi?Natyrisht mafioze ne kembim te pastrimit te parave te tyre,ruse te Putinit o ndoshta dhe nga vendet arabe islamike.Une nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  4. #34
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Po pse eshte Greqija para falimentimit nuk e kane fajin shqiptaret,e kane vet fajin greket.Atehere pasi grekete me vet fajin e tyre,me keqmenagjim dhe para falimentimit,atehere pse po i ndihmon FMN-ja.A ka pasur rekomandime nga FMN-ja Greqija para se te ndodhin keto,nese po,pse lejon ndihmat e tilla edhe perkunder padegjueshmerise greke.

    Sec kam nje pershtypje se kjo FMN,jo rralle here ka gabuar,kemi rastin ne Kosove kur ndaloi 140 milion euro gjersa Greqise i jap me miliarda,dhe ate pa mbulesa,sepse po i jep nje shteti qe eshte duke falimentuar.Po te ishte ne nje gjendje te tille Shqiperija a besoni se do e jepte te njejten ndihme edhe per Shqiperine??
    Nqoftse i ul pagat/pensionet e rrit taskat at`here mund te perfitoje nga FMN por Thaci duke ritur pagat deshiron te perfitoje nga qytetaret edhe nqoftse demtohet buxheti sepse eshte ne kollaps ashtu si Berisha!

    PS : Nuk thash qe shqiptaret kane faj per Greqine por vetem morra shembull per masat e rrepta qe merr Greqia per te perfituar fonde!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Edhe une e pata fjalen tek standardet e dyfishta qe perdorë FMN-ja kundruall shteteve te ndryshme.Ne njeren ane kritikon Kosoven e Shqiperine ne shume sfera,e ne anen tjeter krejt ndryshe sillen ndaj Greqise ose shteteve tjera.A nuk kishte edhe Greqia rekomandime nga po kjo trupe e FMN-se para se ti ndodhnin keto gjera?Une them qe po,mirepo prapeseprape po i jep miliardat me euro ndihma.
    Sa i perket pagave,p.sh. ne Kosove pavaresisht kushdo te ishte kryeminister do te perballej me greva dhe protesta gjithpopullore ne rast te mos ngritjes se pagave.Dhe ato protesta dhe greva do e shpienin vendin mu ketu ku eshte edhe Greqija sot,per dallim qe Kosova sdo merrte ndihma nga FMN-ja sikurse Greqia.Njejte eshte edhe ne Shqiperi.
    Zyrtaret e FMN-se per nje nate hargjojne per orgjite e tyre me kurva,aq sa merr nje shqiptar pagen per te mbajtur familjen per nje muaj.Dhe flasin pastaj per rekomandime,le te provojne keta te FMN-se me 200 euro ne muaj ta kalojne muajin me familje...

  6. #36
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Nuk e lidha vetem me ate qe FMN-ja ka thene. E kisha ne pergjithesi qe une personalisht nuk e shoh kete rritje ekonomike te shqiperise, nuk shoh tere keto taksa te ulta apo rritje rrogash. Per mua shqiperia ben nje hap para e dy mbrapa. Papunesia vazhdon te jete e larte, korrupsioni po ashtu.... e mbi te gjitha fakti qe qeverisemi nga 20 vjet nga te njejtet njerez eshte dicka negative per mendimin tim. Duhet rotazion, duhen mendje te ndryshme per te ecur para.
    Mendimi yt personal eshte i pavlere. Cfare je ti ndonje ekspert ne fushen e finances?
    Me jepni pershtypjen e atyre njerzve qe shkruani thjesht per te shkruar dicka dhe pretendoni se shkrimi juaj ka shije.
    A e imagjinon se sa kunder kuptueshmeris te asaj qe shkruan je?
    Me trego nje vend qe nuk ka korrupsion? nje vend qe nuk ka papunsesi?
    Nuk jemi nje shtet me histori kapitaliste ne, prandaj mos pirdhni nga goja.
    Prodhimi i brendeshem bruto ka nje rritje te dukshme kjo i intereson ekonomis shqiptare.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  7. #37
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Mendimi yt personal eshte i pavlere. Cfare je ti ndonje ekspert ne fushen e finances?
    Me jepni pershtypjen e atyre njerzve qe shkruani thjesht per te shkruar dicka dhe pretendoni se shkrimi juaj ka shije.
    A e imagjinon se sa kunder kuptueshmeris te asaj qe shkruan je?
    Me trego nje vend qe nuk ka korrupsion? nje vend qe nuk ka papunsesi?
    Nuk jemi nje shtet me histori kapitaliste ne, prandaj mos pirdhni nga goja.
    Prodhimi i brendeshem bruto ka nje rritje te dukshme kjo i intereson ekonomis shqiptare.
    Ti zoteri cik si shume po e tepron me keto komentet e tua kundrejt meje!
    Nese mendimet e mia nuk te pelqejne apo te duken te pavlera, vazhdo me tej... kalo e lexo te ato shkrime qe ty te duken me vlere! S'te detyron njeri t'i lexosh. Pervec kesaj, edhe nese nuk je dakord, perpiqu (nese e ke kete aftesi) te replikosh me edukate e kulture (gjithmone nese i ke).
    Mendimi im personal mbetet i imi, te pakten kam fytyre e them qe eshte i imi si mendim, e jo te marr te shkruaj shkrime qe lexoj nga te tjeret. Nuk jam eksperte ne fushen e finanzes, por kam mbaruar shkollen per finanze, ndaj arrij te bej nje llogjikim ne baze te asaj qe une di (qe fare mire dija ime ty mund te duket e barabarte me zero, por aq me ben... sahati 12 me rri).

    Shko hidhi cik sheqer shkrimit tim ti se normale qe per persona te idhet si puna jote s'kane shije.
    Ku dreqin e lexove nga une qe te thosha: vetem shqiperia ka korrupsion, vetem shqiperia ka papunesi??? Po sheh endrra me sy hapur apo s'je fare ne terezi??

    Shyqyr qe keni mesuar se c'eshte GDP edhe o burra aty bazohemi!! Vetem kjo i intereson ekonomise shqiptare.... sigurisht!
    Nuk eshte e nevojshme te jesh ekspert ekonomie apo finanze per te pare qe ekonomia shqiptare sa vjen e keqesohet, nuk duhet ndonje shkolle per te pare qe cmimet po kapin stratosferen ne shqiperi nderkohe qe rrogat vazhdojne ne po ato nivele. Rritje ekonomike i thencin...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #38
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Edhe une e pata fjalen tek standardet e dyfishta qe perdorë FMN-ja kundruall shteteve te ndryshme.Ne njeren ane kritikon Kosoven e Shqiperine ne shume sfera,e ne anen tjeter krejt ndryshe sillen ndaj Greqise ose shteteve tjera.A nuk kishte edhe Greqia rekomandime nga po kjo trupe e FMN-se para se ti ndodhnin keto gjera?Une them qe po,mirepo prapeseprape po i jep miliardat me euro ndihma.
    Sa i perket pagave,p.sh. ne Kosove pavaresisht kushdo te ishte kryeminister do te perballej me greva dhe protesta gjithpopullore ne rast te mos ngritjes se pagave.Dhe ato protesta dhe greva do e shpienin vendin mu ketu ku eshte edhe Greqija sot,per dallim qe Kosova sdo merrte ndihma nga FMN-ja sikurse Greqia.Njejte eshte edhe ne Shqiperi.
    Zyrtaret e FMN-se per nje nate hargjojne per orgjite e tyre me kurva,aq sa merr nje shqiptar pagen per te mbajtur familjen per nje muaj.Dhe flasin pastaj per rekomandime,le te provojne keta te FMN-se me 200 euro ne muaj ta kalojne muajin me familje...
    Po tani edhe nuk mund te krahasohet Shqiperia me nje shtet apo me shtetet e Eurozones secili ka specifikat e veta psh...une dhe ti a mund te kemi te njejten reputacion? sigurisht qe jo, para se te ndodhte kriza nuk mendoj se Greqia kishte rekomandime sic u tha edhe me lart i vetmi shpetim i ketij shteti eshte qe qytetaret grek te punojne dhe menjanimi i aferave te larta korruptive,si erdhi ne pushtet qeveria Papandreu at`here filloi kollapsi...

    Ehh,at'here ben mire qe Thaci mos te mbaje premtime per rritje pagash nqoftse nuk ka planifikuar buxhet ,vetem e vetem ta zere poziten e kryeministrise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 03-07-2011 më 15:42

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Ti zoteri cik si shume po e tepron me keto komentet e tua kundrejt meje!
    Nese mendimet e mia nuk te pelqejne apo te duken te pavlera, vazhdo me tej... kalo e lexo te ato shkrime qe ty te duken me vlere! S'te detyron njeri t'i lexosh. Pervec kesaj, edhe nese nuk je dakord, perpiqu (nese e ke kete aftesi) te replikosh me edukate e kulture (gjithmone nese i ke).
    Mendimi im personal mbetet i imi, te pakten kam fytyre e them qe eshte i imi si mendim, e jo te marr te shkruaj shkrime qe lexoj nga te tjeret. Nuk jam eksperte ne fushen e finanzes, por kam mbaruar shkollen per finanze, ndaj arrij te bej nje llogjikim ne baze te asaj qe une di (qe fare mire dija ime ty mund te duket e barabarte me zero, por aq me ben... sahati 12 me rri).

    Shko hidhi cik sheqer shkrimit tim ti se normale qe per persona te idhet si puna jote s'kane shije.
    Ku dreqin e lexove nga une qe te thosha: vetem shqiperia ka korrupsion, vetem shqiperia ka papunesi??? Po sheh endrra me sy hapur apo s'je fare ne terezi??

    Shyqyr qe keni mesuar se c'eshte GDP edhe o burra aty bazohemi!! Vetem kjo i intereson ekonomise shqiptare.... sigurisht!
    Nuk eshte e nevojshme te jesh ekspert ekonomie apo finanze per te pare qe ekonomia shqiptare sa vjen e keqesohet, nuk duhet ndonje shkolle per te pare qe cmimet po kapin stratosferen ne shqiperi nderkohe qe rrogat vazhdojne ne po ato nivele. Rritje ekonomike i thencin...
    Ju pelqen ose jo, Shqiperia njeh rritje ekonomike me te larte ne rajon.
    Nuk e di se ku bazoheni per statistikat, por per mua si specialist rritja e prodhimit te brendshem eshte e dukshme dhe baze per pretendimet e rritjes ekonomike.
    Sigurisht paralel me kete po ecin edhe rrogat dhe pensionet.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ju pelqen ose jo, Shqiperia njeh rritje ekonomike me te larte ne rajon.
    Nuk e di se ku bazoheni per statistikat, por per mua si specialist rritja e prodhimit te brendshem eshte e dukshme dhe baze per pretendimet e rritjes ekonomike.
    Sigurisht paralel me kete po ecin edhe rrogat dhe pensionet.
    Ne rajon?? Interesante vertete... epo urime shqiperise atehere ( e shume here urime shqiptareve)!!! Do Zoti jane te vertete keto statistikat....

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •