Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Berisha kundër FMN: S’do rrisim taksat, do rrisim pagat e pensionet

    TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se nuk do të ndjekë sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar por do të vazhdojë me reformat ekonomike duke mos rritur taksat por duke rritur pagat dhe pensionet.

    Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar PD, Berisha nënvizoi se qeveria do të vazhdojë me reformat ekonomike, dhe se modeli ekonomi i Shqipërisë funksionon. "Ka qenë i sukseshëm, dhe është shoqëruar me investimet më të mëdha në infrastrukturë dhe në rënie të ndjeshme të papunësisë. Janë shifra reale"- nënvizoi Berisha.

    BASHKEPUNIMI ME OPOZITEN
    Fillimisht kryetari i maxhorancës u ndal në vizitën që zhvilloi javën e kaluar në Bruksel, ku ishte i futar në samitin e Partisë Popullore Europiane.

    Kryeministri përshëndeti 35-vjetorin e themelimit të Partisë Popullore Europiane. Ai vlerësoi takimin me liderë të shteteve, si Merkel, dhe zyrtarë të lartë të PPE si moment “i shkëlqyer” për të informuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe rezultatin e tyre.
    “Përgëzimet ishin shumë të përzemërta. Ne dhamë garanci të plotë se qeveria do bëjë reformat dhe do bashkëpunënojmë me opozitën në kuadrin ligjor e Kushtetues dhe me çiltërsinë më të madhe”- informoi Berisha deputetët e grupit parlamentar të PD-së

    REFORMAT EKONOMIKE
    Duke u ndalur në krizën ekonomike botërore, si një pikë kyçe e diskutuar edhe në Bruksel, Berisha tha se “Modeli ynë ekonomik, është model i suksesit” dhe vlerësoi si një nga arritjet historike të këtij vendi suksesin e reformave ekonomike.

    “Këto bënë që Shqipëria të ketë rënie papunësie, dhe kjo është reale. Bënë që Shqipëria të vazhdojë projektet e saj transformuese të vendit, të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme rritjen e rrogave e pensioneve, ndërkohë që vendet e tjera i kanë ulur rrogat dhe pensionet, dhe u kërkohet të bëhen sërish ulje”

    "Jo vetëm që nuk pësuam rënie të të ardhurave, i dyfishuam në një hark kohor 4 vjecar"- nënvizoi Berisha, duke cilësuar sukses privatizimin e disa koorporatave të mëdha.

    “Modeli ynë ekonomik funksionoi pavarësisht nga lumi me baltë që u përpoq të hedhi opozita"- tha më tej ai.

    BERISHA KUNDER FMN
    Kryeministri shprehu “mirëkuptim” për disa nga kërkesat që FMN përcolli për Shqipërinë nëpërmjet kreut të këtij misioni, Gerwin Bell, por u shpreh hapur se nuk do i zbatonte, i bindur se "modeli ekonomik që ka ndërmarrë funksionon”.

    “Kam mirëkuptim për disa kërkesa që FMN ka bërë për vizitën e fundit. Nuk mund të them të rrisim taksat. Nuk do i rrisim, do rrisim performancat. Besojmë se duke konsoliduar disiplinën fiskale dhe mos rritur takstat krijomë më shumë vende pune. FMN jo pa arsye kërkoi rritje të taksave, duhet të jemi realist por modeli ynë funksionin. Kemi nevojë për biznese dhe suskes të biznesit”- tha Berisha duke nënvizuar “Do qëndrojmë vendi me taksa më të ulëta në Europë.”

    Sa i përket shqetësimit për rritjen e rrogave, Berisha tha “Kjo është e kuptueshme, por kjo ka të bëjë me investimet në burimet njerëzore, ndaj dhe ne do vazhdojmë me politikën e rritjes së rrogave, jo vetëm se është zotim elektoral por besoj se investimi më frytdhënës ështe tek njeriu ".

    Më 23 qershor Misioni i FMN-së, i kryesuar nga Gerwin Bell vizitoi Tiranën për të analizuar rishikimin e buxhetit të këtij viti, dhe borxhin publik. Ai porositi rritjen e taksave, dhe mosrritje të pagave. FMN-ja këshilloi gjithashtu të ulet borxhi publik në 50 për qind të PBB-së, nga afro 60, që është aktualisht, por kjo do të arrihej në pesë vjet.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-06-2011
    Vendndodhja
    Shtëpi
    Postime
    14
    Po nga do t'i merr te keqen Berisha paratë, nëse nuk rrit taksat apo tatimet, që më pas të rrit pensionet dhe pagat? Apo nga dënimet!?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Onyx91 Lexo Postimin
    Po nga do t'i merr te keqen Berisha paratë, nëse nuk rrit taksat apo tatimet, që më pas të rrit pensionet dhe pagat? Apo nga dënimet!?
    Modeli i suksesit TONE ekonomik,ka thane berisha?
    Ndonje ekonomist ketu ne forum na ndihmon dot?
    Do rrisi pagat dhe pensionet?
    Pis kungull milet paskemi qane...
    PS: kur berisha thote po kuptoheni JO.

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Mire e ka Saliu,shet gjithe bregdetin shqiptar dhe i lan duart.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga jakoblenz Lexo Postimin
    Modeli i suksesit TONE ekonomik,ka thane berisha?
    Ndonje ekonomist ketu ne forum na ndihmon dot?
    Do rrisi pagat dhe pensionet?
    Pis kungull milet paskemi qane...
    PS: kur berisha thote po kuptoheni JO.
    E kam publikuar edhe une dje kete artikull ne temen " gjendja ekonomike e shqiperise" e normalisht kam dhene edhe mendimin tim. Eshte per te te ardhur turp nga nje kryeminister qe genjen sa here hap goje

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    C'presin ekonomistet dhe qeveritaret e shteteve,filluar nga USA,si ekonomia me e madhe boterore,e deri te ajo me e vogela qe nuk perdorin kete sistemin e Sali universit looool

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Onyx91 Lexo Postimin
    Po nga do t'i merr te keqen Berisha paratë, nëse nuk rrit taksat apo tatimet, që më pas të rrit pensionet dhe pagat? Apo nga dënimet!?
    Nga privatizimet e pronave publike, nga rritja e pranise se investitoreve te huaj te interesuar ne ndermarjet qe privatizohen dhe ne taksat e uleta, dhe nga perfeksionimi i sistemit fiskal: aftesia e qeverise e ministrise se financave qe te monitoroje ekonomine dhe mbledhi taksat ndaj subjekteve private ne vend.

    Modeli i suksesit TONE ekonomik,ka thane berisha?
    Ndonje ekonomist ketu ne forum na ndihmon dot?
    Do rrisi pagat dhe pensionet?
    Pis kungull milet paskemi qane...
    PS: kur berisha thote po kuptoheni JO.
    Nuk duhet te jesh ekonomist qe te shikosh qe te ardhurat e buxhetit te shtetit ne Shqiperi jane dyfishuar ne nje kohe shume te shkurter. Qe niveli i korrupsionit eshte ulur ndjeshem fale edhe privatizimeve te korporatave te medha publike, dhe qe mireqenia sociale ne vend eshte permiresuar fale politikave sociale te qeverise, sic jane rritjet e pensioneve per shtresat me te pambrojtura te shoqerise, sic jane pensionistet e buxhetoret.

    Dhe te gjitha keto suksese kane ndodhur ne te njejten kohe kur gjithe bota ishte perfshire nga nje krize boterore e fqinji jone jugor eshte duke falimentuar pasi nuk eshte ne gjendje te paguaje as interesin e borxhit te vete te jashtem.

    Celesi i suksesit te ekonomise shqiptare eshte perfundimi sa me i shpejte i procesit te privatizimeve te ndermarjeve publike, dhe zgjidhja sa me e shpejte e problemit te prones. Po u zgjidhen keto te dyja, do te hiqen dy pengesat me te medha per investitoret private te vendit apo te huaj.

    Albo

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nga privatizimet e pronave publike, nga rritja e pranise se investitoreve te huaj te interesuar ne ndermarjet qe privatizohen dhe ne taksat e uleta, dhe nga perfeksionimi i sistemit fiskal: aftesia e qeverise e ministrise se financave qe te monitoroje ekonomine dhe mbledhi taksat ndaj subjekteve private ne vend.



    Nuk duhet te jesh ekonomist qe te shikosh qe te ardhurat e buxhetit te shtetit ne Shqiperi jane dyfishuar ne nje kohe shume te shkurter. Qe niveli i korrupsionit eshte ulur ndjeshem fale edhe privatizimeve te korporatave te medha publike, dhe qe mireqenia sociale ne vend eshte permiresuar fale politikave sociale te qeverise, sic jane rritjet e pensioneve per shtresat me te pambrojtura te shoqerise, sic jane pensionistet e buxhetoret.

    Dhe te gjitha keto suksese kane ndodhur ne te njejten kohe kur gjithe bota ishte perfshire nga nje krize boterore e fqinji jone jugor eshte duke falimentuar pasi nuk eshte ne gjendje te paguaje as interesin e borxhit te vete te jashtem.

    Celesi i suksesit te ekonomise shqiptare eshte perfundimi sa me i shpejte i procesit te privatizimeve te ndermarjeve publike, dhe zgjidhja sa me e shpejte e problemit te prones. Po u zgjidhen keto te dyja, do te hiqen dy pengesat me te medha per investitoret private te vendit apo te huaj.

    Albo
    Unë sinqerisht nuk arijë të kuptoj se si mund të dalësh në ato përfundimet e mësipërme kur fare mirë e shkruan dhe vetë se për tu bër gjith ato duhet ai "çelësi" i suksesit??
    Ai "çelës" ore zotëri ka vite që është hedhur në fund të oqeanit dhe nuk ka burrë nëne ta gjejë më.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    E kam publikuar edhe une dje kete artikull ne temen " gjendja ekonomike e shqiperise" e normalisht kam dhene edhe mendimin tim. Eshte per te te ardhur turp nga nje kryeminister qe genjen sa here hap goje
    turp eshte te vjedhesh, jo tu ngresh rrogen pensionisteve
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk duhet te jesh ekonomist qe te shikosh qe te ardhurat e buxhetit te shtetit ne Shqiperi jane dyfishuar ne nje kohe shume te shkurter. Qe niveli i korrupsionit eshte ulur ndjeshem fale edhe privatizimeve te korporatave te medha publike, dhe qe mireqenia sociale ne vend eshte permiresuar fale politikave sociale te qeverise, sic jane rritjet e pensioneve per shtresat me te pambrojtura te shoqerise, sic jane pensionistet e buxhetoret.

    Vertete i mendon keto? Pensionet jane rritur, eshte e vertete, por ato punonjeset qe shperndajne pensionet e di ti se sa rroge marrin?? Me pak se c'merr nje pensionist i thjeshte.....
    Te ardhurat e buxhetit jane dyfishuar ne sa vite? Po korrupsionin ku e ke pare ti qe te jete ulur, se une me c'kam pare e degjuar e shoh akoma ne nivel te larte. Mireqenia ne vend eshte permiresuar, per kete jam dakord, por jo fale por jo fale manovrave ekonomike qe jane bere.
    Vetem privatizimet po na japin cik shpesa qe ekonomia do eci para, por sa gjynah t'a mendosh qe s'po n'a mbetet gje me e jona, e tere po del ne dore te huaj!

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •