keta tanet te zgjuar? kontrollon c'shkruan ti re! nje ish llogaritar kooperative qe behet minister financash, mjere shqiperia ne c'duar ka rene. mallkimi kunder nesh do zgjase shekuj te tjere. njoh financiere shqiptare qe kane mbaruar universitetet me te mira ne perendim dhe punojne kameriere ose ne ndertim. ska si te jete ndryshe, kooperativistet i bejme ministra...ec aty shqiperi e bukura e dheut e sales, mbreteresha e turizmit boteror...damn
ps. ka dy gjera, ose berisha ka shkare nga trute komplet dhe beson ate qe thote, ose ai eshte troppo furbo dhe mendon qe shqiptaret ne shumice jane idiote.
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 28-06-2011 më 02:49
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
I vetmi njeri që mund ta sfidojë të madhin Lek Plepi, është vetëm Prof. Dr. Sali Berisha.
Po punojmë me goditje të përqendruar për të shitur pasuri kombëtare ndërkohë që Greqia e falimentuar nguron ta bëjë atë.
Po i hedhim sytë me nostalgji nga popujt miq të Kinës, Rusisë, Serbisë dhe Azerbajxhanit.
Prof. Dr. Berisha e di më së miri!
pse paskemi qene kaq te mallkuar dalan ?(dhe nuk flas per vete, skam pritur qe keta legene te politikes te zhvillojne vendin. kam care ferren ne perendim qe 20 vjet me pare)
mjere ai popull nga cfare plerash eshte qeverisur.
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
po po ne krize eshte italia, tutti al mare, ec nje xhiro ketej nga liguria, strapieno.
te shtune dhe te djele bli ushqime ne smarket, mos shpreso te gjesh vende ne restorante.
mos krahaso italine me shqiperine, jane me shekuj perpara nesh. ne te gjitha kuptimet...as me malin e zi nuk jemi te krahasueshem(6 vjet shtet, vend kandidat i BE)
jemi vendi me mizerabel i europes.
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 28-06-2011 më 07:27
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Mos flit kot. Analizo ngjarjet. FMN-ja si institucion nuk është kredibël. Në Amerike shumica do që të dalë, ai kryesori u kap me manjakërira, Greqia, Spanja, Portugalia, Irlanda etj janë duke falimentuar. Mos flisni kot. Parametrat e borxhit në Shqipëri janë në linjë me ato që ka Mali i Zi, Serbia dhe rrajoni më gjërë.
Universitetet Perëndimore të mira, në shkencat sociale fatkeqsisht glorifikojnë Marksin dhe Frojdin, dhe perëndimi akoma hesht ti bëj analizë sistemit komunist, pasi po e aplikon vetë. E di ti si funkionon politikisht Europa e bashkuar ? Po këto organizata ?
Ulja e taksave është gjëja më ekonomike që mund të bëhet në kohë krize, nga pikpamja ekonomike Sala ka të drejtë. Se cdo bëj realisht pastaj, ajo është dicka komplet tjetër, dhe shumë herë e kundërta e asaj që thuhet.
Sic thashë, nga do i gjej taksat ?
Për kuadrot jashtë shtetit bie plotësisht dakort. Shqipëria sot do ishte Luksemburg po të lejohet truri të kthehet. Nëse ke lexuar shkrime të mia nuk do ngurroje kaq shpejt të kritikoje. Ekonomikisht në kohë krize taksat duhet të ulen që biznesi të vloj. Ata që duan ngritje taksash janë burokratët që duan të sigurojnë karriket e tyre për shekuj për fëmijët e tyre dhe sistemin burokratik që duan të ndërtojnë.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-06-2011 më 07:20
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
nuk besoj qe taksat ja zene frymen biznesit. eshte korrupsioni skandaloz ne te gjitha nivelet( vetem ne afrike gjen nje korrupsion te tille)
persa i perket trurit, ai do mbetet gjithmone i ikur, nuk ke cte besh ne shqiperi, ne ate ambjent mbytes anadollakesh, ku me vulehumburi i nepunesve do pjesen e tij te ryshfetit. WTF
dyshoj seriozisht qe kemi aftesi shtetformuese, faktet jane shume kokeforta.
ps. mos harro evazionin fiskal qe ne shqiperi eshte shume i larte dhe konkurenca e ndershme shkon per lesh.
hec e investo po deshe ne shqiperi, punen e nje jete te tere te ta hane alabaket e atjeshem te pushtetit.
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 28-06-2011 më 08:11
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Po ti po kerkon te bejme krahasim ne mes Italise e Shqiperise? Po te them vetem dicka.... nderkohe qe kriza globale u pranuar nga cdo shtet (perfshire ketu edhe italine), Berluskoni gjithmone e ka pranuar qe jemi te prekur nga kriza e do bejme te pamunduren per te mos patur demtim te madh. Ndersa Berisha jone, nuk e ka pranuar kurre qe shqiperia eshte prekur nga kriza, por thote: ne s'kemi probleme, kemi rritje ekonomike te larte etj etj.
Pervec kesaj, mjafton te llogarisesh qe italia eshte qindra here me e madhe se shqiperia e mbi te gjitha eshte pjese e BE....
Plus, nje budallek te thote Berluskoni, e kapin direkt kundershtaret edhe e bejne te ditur. Sa here kane dale ato te opozites e kane hedhur poshte ato qe Berluskoni thoshte? Ama, Tremonti nuk krahasohet me ministrin tone... nata me diten me duken mua!
Po te citoj vetem pak gjera pasi jam dakord me shkrimin tend. FMN-ja mund te kete humbur kredibilitetin, por nese gjate kerkimesh arrin ne konkluzionin qe shqiperia ka nje rritje 2.7% nderkohe qe ministri yne thote 5%, ketu njeriu mendon qe ka dicka qe nuk shkon.
Ndersa per sa i perket taksave, taton plot shteti yne, pavarsisht se me shume e vuan shtresa e mesme, se ato parelinjt e biznesmenet kane miqesi edhe s'paguajne gje (ose nuk paguajne aq sa duhet - mendimi im).
Ne te njejtin arsyetim, taksime nuk ben, borxh publik i larte, turizmi "c'ka"... atehere nga do i gjej parate per te paguar pensionet e rrogat me te larta ky?
La vita non si spiega, si VIVE!
Forumista sapo kthehem nga tirona(hera e katert per 12 muaj).
Rinia punon per 200mij lek te vjetra ne muaj e ka nga ata qe prej vitesh nuk shkojne as ne Durres.
20%e popullit jetojne si evropian,te tjeret punojne te shtune e te diele se munden e pa asnje shtim o perqindje rroge,skan akoma asistenc(un jam ne itali prej tre vjetesh kriz ne fabrik por rrogen e kam mare vazhdimisht e jetoj me mire se perpara se kam kohe per vete dhe familjen,gje qe ne shqiperi smundesh,kjo pra eshte forca e vendve te zhvilluara.
Avash avash edhe per demelet ne Tiron po i vjen fundi ,e do i vi fundi akoma me shume ketyre tipave kur te ndodhi si me tha nje kushuri i Enverit82 vjec:kur ju gomeret atje ne evrope te perfundoni te nisni leket atehere dhe ku popull do ndryshoje per mire e do i pervishet punes!!ngela si mu-.
Krijoni Kontakt