Berisha kunder FMN-se: Do te kemi taksat me te ulta ne Europe!
Reformat e qeverisë bënë që Shqipëria të vazhdojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve, në një kohë kur vendet e prekura nga kriza i kanë ulur me 35 për qind. Të duket e paimagjinueshme të ngrihen rrogat në kohën e krizës globale, por kjo tregon që modeli ynë ekonomik funksionoi”, tha Berisha sot gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve të PD-së.
Duke folur gjatë për krizën që ka prekur vendet e zonës së euros, Berisha u shpreh se reformat e qeverisë së tij e kanë shpëtuar vendin nga kjo krizë, e cila është shoqëruar me papunësi që varion nga 20-40 për qind. “Kjo është krizë më e madhe nga ç’mund të mendohet, por ne sollëm një model ekonomik që rezultoi model suksesi”, tha kryeministri.
Në një kohë kur shifrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike ndryshojnë nga ato të qeverisë, Berisha gjeti hapësirë për optimizëm, duke shtuar se sivjet vendi ynë pret fluksin më të madh turistik historinë e tij.
Pavarësisht rekomandimeve të FMN-së disa ditë më parë, Berisha premtoi se nuk do të ketë rritje të taksave, por vetëm të rrogave dhe pensioneve. “Mirëkuptoj kërkesat e FMN-së, por ne nuk mund të rrisim taksat, do të rrisim performacën. Fondi jo pa arsye kërkon rritje taksash, por modeli ynë funksionon. Ne do të qëndrojmë vendi me taksat më të ulëta në Europë”, tha ai.
Une sa me shume lexoj per ekonomine shqiptare, aq me shume bindem qe po shkojme drejt fundit. Njehere del ministri i financave tere optimizem mbi ekonomine e vendit tone, e pastaj rri urte si "pule e lagur" kur FMN hedh poshte ate qe ai kishte thene me pare.
Tani, n'a del ky gjeniu qe kemi per kryeminister e ben disa deklarata qe te ben te mendosh: po ky eshte aktor i zoti e genjen popullin, apo genjen edhe veten e vet?
Flet per nje krize te vogel ne shqiperi, thote qe papunesia arrin ne 20-40% ne nje vend qe as 3 milion banor nuk i ka (flas per banoret e afte per pune), flet qe nuk do rris aspak taksat por do vazhdoj te rrise rrogat e pensionet... ?????????
Po si do vazhdoj ti rris keto rroga e pensione kur ne radhe te pare keto rritje vijne vetem si pasoje zgjedhjesh te aferme, e ne radhe te dyte borxhi publik sa vjen e rritet? Ku do i gjej ai tere keto fonde per rritje?
Apo nga turizmi...sepse sipas tij kete vit do kemi shumehere me shume turisa! Se nga i merr keto te dhena ai, une s'di gje.... sikur te jete shqiperia vend qe prenotohet muaj meperpara, ndaj kompanite turistike e dijne se sa te huaj do vijne ne shqiperi.
Epo... modeli yne ekonomik funksjonoj!

Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura te ballkanit, s'vuajme fare nga papunesia, nga inflacioni etj etj
Gjer kur do vazhdojme te degjojme keto brockulla?

Krijoni Kontakt