Filloi ndërtimi i fabrikës për ujin e pijshëm në Vushtrri
Ka filluar ndërtimi i fabrikës së shumë përfolur për përpunimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Vushtrrisë e cila do të ndërtohet në fshatin Balinc, dhe ka koston e 8 milion e 270 mijë euro para këto të siguruara nga Qeveria e Kosovës.
Vushtrri, 28 maj - Ka filluar ndërtimi i fabrikës së shumë përfolur për përpunimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Vushtrrisë e cila do të ndërtohet në fshatin Balinc, dhe ka koston e 8 milion e 270 mijë euro para këto të siguruara nga Qeveria e Kosovës.
Pas fillimit të procedurës për shpronësimin e pronave private në lokacionin ku do të ndërtohet ujësjellësi, zyrtarët komunal deklaruan se tani janë krijuar kushtet për fillimin e punimeve nga kompania zbatuese e këtij projekti, që është konsorciumi i dy ndërmarrjeve NN R&Rukolli me seli në Skenderaj, dhe TBË – Technische Buro Werner nga Gjermania, ku sipas dinamikës së paraparë punimet priten të përfundojnë tek në vitin 2013.
Fillimin e këtij projekti më kapital për qytetarët e Vushtrrisë, kryetari i Komunës Bajram Mulaku, e ka vlerësuar si ditë të veçantë. “Është një ditë e madhe për banorët e komunës sonë, pasi me ndërtimin e kësaj fabrike për përpunimin e ujit, do ta zgjedhim problemin e ujit të pijshëm me të cilin jemi përballur me dekada të tëra”, ka thënë Mulaku, me rastin e fillimit të punimeve të ujësjellësit.
Krijoni Kontakt