Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 97
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Përmes Partneritetit Publiko-Privat për Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Kosova do të ketë një aeroport të klasës botërore

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...-01_%5B%5D.jpg
    Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me rastin e fillimit të implementimit të Partneritetit Publiko-Privat në këtë aeroport


    Prishtinë, 4 mars 2011

    Zonja dhe zotërinj;

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në ceremoninë e bartjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tek Partneri Privat, tek konzorciumi Turko-Francez Limak Kosovo – Aeroport de Lyon.

    Në mënyrë të veçantë, falënderoj për prezencë sot:


    ·Ambasadorët e Misioneve Diplomatike në Kosovë, Ambasadorin e SHBA-ve z.Dell, Ambasadorin e Francës, z.Fitou, dhe Ambasadorën e Turqisë zonjën Ozan

    ·Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare: Bashkimi Evropian, USAID, Banka Botërore, ICO, BERZH dhe të tjerët

    ·Përfaqësuesit e Partnerit Privat, z. Nihat

    ·Kryesuesin e Bordit të Aeroportit dhe stafin menaxherial

    ·Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës – Drejtorin e përgjithshëm të Aviacionit Civil;

    Të nderuar të pranishëm;

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës;

    Zonja dhe zotërinj;

    Sot, është një ditë që do të zë vend në kalendarin e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike të vendit.

    Përmes dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” po finalizojmë një kontratë të rëndësishme dhe me peshë ndërkombëtare.

    Ajo, pos tjerash, është një mesazh i mirë për investitorët, të cilët në të ardhmen kanë në plan që kapitalin e tyre ta orientojnë kah Kosova.

    Kosova ka nevojë për investime përmbajtjesore në infrastrukturë dhe shërbime publike në të gjithë sektorët ekonomik.

    Duke qenë në pozitë ku na mungojnë resurset financiare për plotësimin e të gjitha nevojave, Qeveria i trajton Partneritetet Publiko-Private si mundësi për të përmirësuar infrastrukturën e Kosovës pa i vënë barrë të tepërt financave publike.

    Partneritetet Publike-Private janë një komponentë kyçe e strategjisë sonë për promovim të rritjes së qëndrueshme ekonomike në Kosovë dhe sot ne po shënojmë një hap me rëndësi në implementimin e strategjisë së Partneriteteve Publiko-Private që do të përfshijë sektorë të shumtë në të ardhmen.

    Shembulli i këtij projekti dëshmon se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të mundësuar përfshirjen e kapitalit privat në projekte infrastrukturore në mënyrë që të zvogëlohet hendeku në mes të resurseve publike në dispozicion dhe shërbimeve infrastrukturore të nevojshme, si dhe të sigurohet që këto të ofrohen në mënyrë sa më efikase dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur për qytetarët e Kosovës.

    Ne që në vitin 2008, me anë të një vendimi, kemi krijuar kuadrin e politikave për Partneritetet Publiko-Privat, duke deklaruar “përkrahjen e qartë për implementimin e Partneriteteve Publiko-Private si mënyrë për stimulimin e investimeve në infrastrukturën publike dhe për ofrimin e shërbimeve publike”.

    Sot, pas përkushtimit të palodhshëm për krijimin e kornizës së përshtatshme ligjore dhe institucionale për Partneritetet Publiko-Private, pas një procesi të hapur dhe transparent ndaj partnerëve privat, ne kemi arritur në fazën e bartjes për operim dhe zgjerim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës - Adem Jashari konzorciumit turko-francez Limak Kosovo – Aeroport de Lyon.

    Partneri privat do të investojë në aeroportin tonë, duke e zgjeruar dhe operuar për 20 vitet e ardhshme.

    Populli i Kosovës do të përfitojë nga shërbimet dhe ofertat e zgjeruara që do t’i ofrojë Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” i cili parashihet që të ketë një ndërtesë të re moderne të terminalit dhe hapësira të aeroportit që mund të akomodojnë numër më të madh të pasagjerëve dhe linja të reja ajrore.

    Në anën tjetër, Buxheti i Kosovës do të marrë një përqindje nga të ardhurat e aeroportit, duke krijuar kështu të hyra shtesë që do të na mundësojnë të investojmë në prioritetet tjera shoqërore.

    Përmes këtij Partneriteti Publiko-Privat për Aeroportin e Prishtinës, Kosova do të ketë një aeroport të klasës botërore, të operuar me nivele shumë më të larta të cilësisë, që kontribuon me të hyra edhe në buxhetin publik.

    Rruga për të arritur këtu nuk ka qenë e lehtë, dhe Qeveria e Kosovës njeh faktin që këto janë instrumente mjaft komplekse prandaj do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar individët dhe institucionet që e kanë bërë të mundur këtë projekt.

    Së pari, do të doja të falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe USAID-in për përkrahjen e tyre për programin tonë të Partneriteteve Publiko-Private në përgjithësi, dhe në veçanti për këtë projekt.

    SHBA-të kanë qenë një partner strategjik në përpjekjet tona rreth Partneritetit Publiko-Privat dhe në sektorin e aviacionit në përgjithësi dhe ne shpresojmë sinqerisht që do të kemi asistencën e qeverisë së SHBA-së dhe të USAID-it në këtë dhe në projektet e ardhshme të Partneriteteve Publiko-Private.

    Dëshiroj gjithashtu të falënderoj punonjësit, menaxhmentin dhe bordin e drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për përpjekjet e tyre në lidhje me këtë projekt, si dhe për kontributin e tyre pozitiv për ta bërë Aeroportin atë që është sot.

    Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj Autoritetin e Aviacionit Civil për punën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme në realizim të këtij projekti.

    Në fund, dëshiroj të falënderoj Komitetin Drejtues Ndër-Ministror të Projektit dhe Njësinë për Partneritete Publiko-Private për përpjekjet e tyre të palodhshme drejt ekzekutimit të këtij projekti në mënyrë serioze dhe të zellshme.

    Në emër të tërë Qeverisë ju falënderoj për kontributin tuaj.

    Ndërsa jemi plotësisht të përkushtuar për Partneritetet Publiko-Private dhe investimet private në infrastrukturën publike, jemi gjithashtu të patundur në përkushtimin tonë për implementim të Partneriteteve Publiko-Private përmes procedurave konkurruese, të drejta dhe transparente; për të cilën gjë të gjithë jemi dëshmitarë.

    Transferimi i sotëm nuk është qëllim në vetvete e as fundi i bashkëpunimit tonë me partnerin privat, por është fillimi i një marrëdhënieje kontraktuale afatgjatë.

    Marrë parasysh këtë, ne njohim gjithashtu faktin që Qeveria duhet të përgatitet, të forcojë kapacitetet, dhe të fokusojë resurset adekuate për të qenë një homolog kompetent i partnerit privat.

    Ndërsa Qeveria insiston, pa përjashtim, që partneri privat t’u përmbahet besnikërisht obligimeve të tij, ne duhet ngjashëm të japim zotimin tonë për plotësimin e obligimeve tona.

    Në fund, me lejoni të theksoj se ky është projekti i parë që po realizojmë, por nuk do të jetë i fundit i këtij lloji.

    Përmes kësaj forme presim të aktivizohen potenciale të rëndësishme që ka Kosova, të ndihmojmë zhvillimin ekonomik, si dhe konkretisht të dëshmojmë se Kosova ka një ambient të sigurt dhe atraktiv për kapitalin privat.

    Së shpejti do të fillojmë me aplikimin e Partneriteteve Publiko-Private në ndërtimin dhe operimin e rrugëve dhe autostradave, spitaleve, shkollave, çerdheve, parkingjeve, parqeve, ndërtesave publike, transportit urban, e shumë të tjera të ngjashme.

    Në fund, dua të përsëris se Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për këtë projekt në mënyrë specifike, dhe më përgjithësisht për Partneritetet Publiko-Private. Ju faleminderit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga DriniM Lexo Postimin
    Kur Prishtina zyrtare flet për qëndrim konstruktiv të Beogradit
    18-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati

    Hashim Thaçi, në mbledhje Qeverie e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se zgjidhjet do bëhen në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës. Por kësaj radhe e tregoi edhe arsyen se për se beson se do jetë kështu: me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë. Pra, sipas Hashim Thaçit, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë për shkak të korrektësisë së ndërsjellë në porcesin negociator. Dhe të flasësh për korrektësinë e Serbisë, nuk është vetëm një qëndrim hipotetik, aspak shkencor, dhe akademik, por as politik, dhe ka rrezik se deklaratat për korrektësi të Serbisë të ikin si fluska sapuni. Të flasësh për korrektësi të Serbisë në raport me Kosovën, do të thotë të tregosh përralla me ujkun që na është bërë qengj, por kur këtë e thotë dikush që gjithë përgjegjësinë për strukturat e ashtuquajtura paralele në veri të Kosovës dhe nëpër enklava serbe ia kishte vënë mungesës së korrektësisë së Beogradit dhe të veprimeve të tij destruktive, e për më tepër, kur këtë e thotë dikush që ka monopolizuar të drejtën të flasë në emër të UÇK-së, atëherë nuk mund të konsiderohet vetëm mungesë përgjegjësie politike dhe amoralitet politik. Hashim Thaçi, ky njeri që në skenën politike të Kosovës hyri pas vrasjes së komandantëve të njohur të dy grupeve guerile të Kosovës: Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, por edhe të shumë bashkëluftëtarëve tyre, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë në raport me Kosovën, duhet të të tregojë të vërtetën e takimit të tij me Momçilo Trajkoviqit dhe me popin Artemije në Prishtinë, për takimet e Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, dhe me takimet e mëvonshme të tij me serbë të tjerë, e për më tepër për të vërtetën për krijimin e enklavave serbe dhe të ndarjes së Mitrovicës. Hashim Thaçi, duhet ta bëjë këtë, sepse me këto takime, legjitimuan dy qendrat e vendosjes politike serbe në Kosovë: qendrën e vendosjes politike serbe në Mitrovicë, që e kryesonte Oliver Ivanoviqi dhe që ka pasur dhe ka për qëllim realizimin e ndarjes së veriut të Kosovës, dhe qendrën e vendosjes serbe në Graçanicë, që e kryesonte Rada Trajkoviq, kurse vetë Momçilo Trajkoviq ishte përfaqësues i qeverisë serbe në Kosovë dhe kryesonte një Komitet serb që bashkërendonte veprimtarinë e dy qendrave të vendosjes serbe. Duhet thënë se Serbia, në përputhje me ambicet e saj për realizimin e interesave të saj në Kosovë, kishte trajtim, në dukje të ndryshme, për veriun e Kosovës, të cilin e kërkonte në shkëmbim me Preshevën dhe Bujanovcin, detyrë që i ishte besuar qendrës së vendosje serbe në Mitrovicë dhe që e kishte konfirmuar vetë Hashim Thaçi para dhjetë vitesh, dhe një autonomie për serbët në pjesët e tjera të Kosovës, e që i ishte besuar qendrës serbe të vendosjes në Graçanicë. Dhe në përputhje me këtë, serbët e veriut të Kosovës kurrë nuk u bënë pjesë të sistemit politiko-juridik të Kosovës, kurse serbët e pjesëve të tjera, dhe vetëm pas garancive autonomiste që iu dhanë nëpërmjet Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, kanë pranuar të jenë pjesë të qeverisjes në Kosovë, por jo edhe të pranojnë shtetin e Kosovës. Por të gjitha këto janë bërë me pajtimin e Beogradit. Se çka do të thotë kjo, mjafton ta përmendim rastin e Bogdanoviqit, ministrit aktual serb për Kosovën, i cili më parë ka qenë edhe ministër në qeverinë e Kosovës. Pra, aty ku Serbia ka ambicie për shkëmbime territoresh, aty ka dështuar tërësisht përpjekja për shtrirjen e pushtetit të Prishtinës, ashtu siç ka dështuar edhe e ashtuquajtura “stratgjia për veriun” e Hashim Thaçit dhe që iu besua (d)Ylberit të Veton Surroit, kurse në ato pjesë ku nuk ka pretendime të tilla, ka lejuar tërthorazi që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina. Dhe po t’u kërkojë Beogradi këtyre deputetëve serbë që përfundimisht të tërhiqen nga Kuvendi i Kosovës, dhe nga qeveria e Kosovës ata pa një pa dy do ta bëjnë këtë, duke e rrëzuar për tokë vetë Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dhe Hashim Thaçi e di se qëndrueshmëria e tij politike dhe si kryeministër i dedikohet pikërisht Beogradit dhe vullnetit të tij për ta mbajtur në këmbë një qeveri të pakicës politike kuvendore shqiptare. Dhe ndoshta këtë e quan Hashim Thaçi, korrektësi të Serbisë...
    Por, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë, Hashim Thaçi, duhet ta tregojë të vërtetën edhe për krijimin enklavave serbe në Kosovë, dhe për ndarjen e veriut të Kosovës gjatë konfliktit të armatosur dhe pas saj, sepse është njeriu që ka folur dhe flet në emër të një organizate politiko-ushtarake që duhej të mos lejonte krijimin e tyre, e as ndryshimin e relievit etnik të Kosovës. Është shumë me rëndësi të dëgjohet nga ai versioni se si ndodhi që pjesëtarë të UÇK-së ishin urdhëruar që të mos lejonin rikthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës në përfundim të konfliktit të aramatosur, ashtu siç është me rëndësi të dëgjohet nga ai e vërteta për veprimtarinë e Zonës Operative të Shalës, që mbulonte Mitrovicën dhe veriun e Kosovës, për ndikimin që kanë pasur te kjo Zonë njerëz të ndryshëm, disa prej të cilëve shokë shkolle me Nexhmedin Zekën - “Lulin”, dhe me Ismet Osmanin -“Currin” nga Broboniqi i Mitrovicës, si dhe për lidhjet e tyre me Ilija Trajkoviqin, komandantin e policisë serbe që mori pjesë në aksionin e masakrimit të jasharajve në Prekaz të Skënderajt, dhe koleg i Nuredin Ibishit – “Komandant Lekës”. Po them që të dëgjojmë nga Hashim Thaçi, sepse unë e kam thënë një pjesë të madhe të së vërtetës, edhe pse jo gjithë të vërtetën, qysh para dhjetë vjetësh, për ç’arsye edhe jam kërcënuar shumë herë. Dhe pasi ta thotë versionin e tij për të gjitha këto, mund të flasë për korrektësinë e Beogradit në raport me Kosovën, dhe për njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe kur është fjala për njohje të ndërsjellë, duhet të qartësohet fakti se nuk është Kosova ajo nqë nuk e njeh Serbinë, por është Serbia që nuk e njeh Kosovën. Kosova kurrë nuk ka deklaruar se nuk e njeh pavarësinë e Serbisë, por është Serbia ajo që ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk di që ndonjë nënshtetasi të Serbisë t’i jetë mohuar e drejta e lëvizjes me dokumente të Serbisë, me targa të ndonjë qyteti të Serbisë, e bile nuk u është mohuar e drejta e lëvizjes as qytetarëve serbë të Kosovës me dokumente të Serbisë dhe me targa të Serbisë, por u është ndaluar kategorikisht e drejta e lëvizjes shqiptarëve të Kosovës me dokumente të Kosovës dhe me targa të Kosovës.
    Sa u përket aspekteve autonomiste, Hashim Thaçi t’i japë fund spekulimeve me këtë çështje, sepse autonomia shumë e madhe për serbët është e garantuar me Pakon e Ahtisarit, që kishte për qëllim të zyrtarizonte ndarjen etnike në Kosovë, dhe Kushtetuta e Kosovës nuk është asgjë tjetër, pos emër tjetër për këtë Pako. Me këto dokumente, serbët e kanë të garantuar autonominë e madhe, që mund të jetë e barazvlershme me një status special, pasi që të gjitha çështjet në komunat serbe dhe në veri të Kosovës i kanë në të drejtën e tyre, e edhe raportet me Beogradin i kanë shumë të ngushta. Vetëm këtë vit Beogradi ka ndarë për veriun e Kosovës rreth 200 milionë euro, dhe këtë e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Prandaj, është spekulative, ashtu siç janë spekulative shumica e deklaratave, e qëndrimeve dhe e opinioneve që i ka shprehur Hashim Thaçi deri më tash. Pra, të thuash se zgjidhjet do të jenë në përputhje me Pakon e Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës, do të thotë se flet pikërisht për autonomi serbe në Kosovë, autonomi që tash e ka secila komunë serbe në vete. Pakoja e Ahtisarit, në anën tjetër, parasheh edhe të drejtën e komunave për t’u bashkuar në asociacione komunale (pika 9), pra parasheh edhe të drejtën që komunat serbe të bashkohen në një asociacion të veçantë dhe të bashkojnë autonomitë në një. Dhe serbët si hap i parë e duan këtë, kurse këto negociata që po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duhet të gjejnë formulimet juridiko-kushtetuese përkatëse që të bëhet kjo, kurse të tjerat më pastaj, sepse besoj se Hashim Thaçi e di se nuk përfundon gjithçka me këto negociata...
    kete qe e ka thene zoteri kastrati eshte e shume e vertete dhe e qarte!
    ne menyre shkencore ka dhen profilin e hashim thacit zoteri kastrati!

    hashim thaci vegla e serbise dhe mafies prej fillimit te aktivitetit te tij deri me sot!
    andaj nje njeri i till vetem mund ta demtoi ne cdo forme imazhin e uck -se sic e ka demtuar!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Prishtina.C

    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    ky ne foto ska presednik ende nje e zgjodhi por kushtetutja i tha se ishte mashtrim ahaahahha pra anti ligjor

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin

    hashim thaci vegla e serbise
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un mendoj se demin me te madh qe doti a bej luftes esht hashim thaqi hashimi dhe UCK jan dy gjera te ndara

  6. #56
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    beni ku jeton ti qe i ndajke kto gjera kshtu
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Ekip për lobim

    Qeveria do të zyrtarizojë së shpejti një Task Forcë, që detyrë kryesor do të ketë lobimin për njohje të Kosovës. Behgjet Pacolli do të ketë rol qendror në këtë ekip. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë për Express se aty do të përfshihen disa ministra, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe miq ndërkombëtarë
    Nga Valmir Klaiqi më 29 prill 2011 në ora 09:10

    Gjatë negociatave për ridizajnimin e marrëveshjes për koalicion qeveritar, Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i Koalicionit për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli kanë rënë në ujdi që të krijohet një Task Forcë, e cila do të merrej kryesisht me lobim për njohje të shtetit të ri.

    Përveç kësaj, në këtë ekip në të cilin rol qendror do të ketë Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, do të përfshihen zyrtarë të institucioneve, shoqërisë civile si dhe diplomatë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar çështjen e Kosovës.

    “Ministria e Punëve të Jashtme në përputhje me një vendim që është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ka hartuar një strategji, e cila strategji do të jetë po ashtu dokument bazë veprues edhe për këtë Taskë Forcë, ku z. Pacolli si Zëvendëskryeministër për njohje do ta ketë rolin shumë qendror”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, të enjten për Express.

    Ai ka folur për institucionet dhe njerëzit që mendohet të jenë pjesë e kësaj Taskë Force.

    “Përveç MPJ’së duhet të jetë edhe Ministria e Integrimeve, mirëpo ne mendojmë se përbërja e Taskë Forcës duhet të përfshijë edhe shumë personalitete të tjera, qoftë të jetës tonë politike, qoftë anëtarëve të Qeverisë, qoftë anëtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe personalitete të shoqërisë civile, të opinionbërësve, apo intelektualëve”, ka thënë ai.

    Krijimin e kësaj trupe, Ministri Hoxhaj e konsideron si fuqizim të kapaciteteve për sigurim të njohjeve të reja si dhe joshje të investimeve të huaja.

    “Ideja është që të kemi një politikë të jashtme aktive dhe ideja është që të angazhohen kapacitete vendore, por të angazhohen edhe shumë miq ndërkombëtarë, të cilët deri më tash kanë pasur rol kyç në proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova”.

    Pas marrëveshjes që u arrit të martën, ish-Presidenti Behgjet Pacolli është parë të enjten në Kuvend në ulëset e kabinetit qeveritar, si zëvendëskryeministër i Qeverisë.
    Sipas marrëveshjes, kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime sa i përket numrit të ministrive.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Ibrahim Makolli së shpejti do të heqë dorë nga postet e tij në Parlament për t’u bërë ministër.
    Makolli ka pranuar të udhëheqë Ministrinë e Diasporës, e cila pritet të formohet së shpejti.

    “Po, unë do të jem ministër i Diasporës. Zoti Ibrahim Gashi do të jetë zëvendësministër i përkohshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, derisa të ndodhë implementimi i çështjes së marrjes së një ministrie për ta udhëhequr”, ka deklaruar Makolli të enjten për Express.

    Sipas Makollit, marrëveshja e arritur mes Pacollit dhe Thaçit parasheh që Koalicioni për Kosovë të Re t’i ketë dy zëvendëskryeministra.

    “Lideri jonë, Pacolli dhe ministrja Mimoza Kusari-Lila do të jenë zëvendëskryeministra në Qeveri. Zoti Pacolli do të jetë zëvendëskryeministër i parë, me kompetencat që i janë përcaktuar ditë më parë”, ka treguar Makolli.

    Sipas tij, Koalicioni për Kosovë të Re deri të premten (sot) do të vendosë edhe për emrat e tetë zëvendësministrave që i takojnë dhe do t’ia dorëzojë kreut të Ekzekutivit.

    Procesin e emërimeve në Qeveri e ka konfirmuar të enjten edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

    “Po, tani shumë shpejt do të emërohen edhe zëvendësministrat. Por, kjo ‘shumë shpejt’ në Kosovë është relative. Kjo çështje është në dorën e Kryeministrit”, ka thënë Kuçi.
    Marrëveshja e ridizajnuar e koalicionit qeveritar ka ngjallur reagime të shumta nga partitë opozitare për rritjen e numrit të ministrive.

    Qeveria e vendit tani do t’i ketë gjashtë zëvendëskryeministra, 19 ministra, ndërsa për numrin e zëvendësministrave ende nuk dihet saktë, por jo-zyrtarisht thuhet se mund të jenë rreth 30 sish.

    Por, për akuzat e opozitës, zëvendëskryeministri Kuçi ka pasur një shpjegim të enjten, duke thënë se Ministria e Diasporës që pritet të krijohet, ka qenë edhe kërkesë e partive që tani ndodhen në opozitë.

    Megjithëkëtë, ai e pranon se Kosova ka kabinet të stërmadhuar, ndërkaq përmendi nevojën e një ridizajnimi të tërësishëm të Qeverisë. Por, jo në këtë mandat.

    “Me miratimin e Ligjit për Qeverinë, sigurisht do të ketë nevojë për një ridizajnim të tërësishëm qeveritar. Pas miratimit të ligjit do të ketë ridizajnim të dikastereve. Gjatë mandatit qeverisës njerëzit e kanë të vështirë ndoshta të bëjnë zvogëlime apo ndryshime të dikastereve, por një mandat i ri sigurisht gjithsesi se do të kërkonte zvogëlim të ministrive”, ka thënë Kuçi.

    Ai ka thënë se nuk ka përzierje të kompetencave ndërmjet zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ministrit të Jashtëm dhe Presidentes sa i përket politikës së jashtme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria do të riformatohet pas verimeve

    Publikuar: Sot, më 29 prill 2011

    Prishtinë, 29 prill – Kryeministri Hashim Thaçi ka në plan të zëvendësojë ministra dhe të bëjë rokada përbrenda kabinetit qeveritar, menjëherë pasi të përfundojë pushimi i verës shkruan sot në një shkrim të gjerë gazeta “Koha Ditore”
    Burime të gazetës të afërta me kreun e ekzekutivit kanë bërë të ditur të enjten se do të bëhet një vlerësim i punës të secilit ministër, 100 ditë pas vënies së tyre në krye të dikastereve dhe se në bazë të performancës së treguar nga ministrat do të vendoset për t’ua besuar më tutje udhëheqjen ose jo. Puna e vlerësimit i bie të nisë në fillim të qershorit.
    “Puna e secilit është duke u monitoruar dhe secili ministër do të notohet pas 100-ditësh. Asnjëri nuk e ka të garantuar postin me tapi dhe kryeministri do ta freskojë kabinetin qeveritar me ndonjë emër të ri”, ka thënë në kushte anonimiteti një zyrtar qeveritar, i afërt me kryeministrin Thaçi. “Gjithsesi se pas vlerësimit të performancës do të largohet ndonjë ministër dhe do të bëhet ndonjë rokadë brenda Qeverisë”.
    Shkrimin të plotë lexojeni në “Koha...”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria miraton krijimin e Institutit për Krimet e Luftës

    Publikuar: Sot, më 29 prill 2011

    Prishtinë, 29 prill - Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër krijimit të Institutit për Krimet e Luftës, detyra e të cili do të jetë hulumtimi i krimeve në periudhën 1990-1999. Propozimi është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se instituti përveç krimeve të luftës do të merret edhe me dëmet e luftës të shkaktuara në periudhën e sipërpërmendur. Gjithashtu, Qeveria ka miratuar edhe krijimin e Këshillin Konsultativ për Drejtësi, i cili ka për qëllim avansimin e sistemit të drejtësisë dhe organeve tjera prokuroriale dhe gjyqësore. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se ky Këshill do t’i ketë 15 anëtarë dhe do ta ketë emërimin nga një bazë e veçantë, nga Qeveria, Presidenti, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe shoqëria civile, ndërsa do ta ketë edhe kryetarin e vetë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 12 maj 2011

    Qeveria e Republikës së Kosovës i dënon fuqimisht manifestimin e dhunës ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e vizitës së sotme të shefit të delegacionit të Serbisë për dialogun teknik, Borislav Stefanovic. Kjo vizitë ka ndodhur me leje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Shprehja paqësore e pakënaqësisë dhe protestës është e drejtë demokratike dhe kushtetuese e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ushtrimi i dhunës ndaj organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, në që rast pati të lënduar, dhe vandalizmi ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, është i papranueshëm. Aktet e tilla tregojnë që ky grupim politik, ashtu si në të kaluarën, nuk heq dorë nga dhuna për realizimin e qëllimeve të ngushta politike.

    Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për maturi dhe siguron ata, që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja shteteve dhe integrimin e tyre në BE dhe NATO.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •